“OKB: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore” plus 15 more Radio Evropa e Lirë |
- OKB: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore
- Putin mbetet optimist megjithë largimin amerikan nga marrëveshja për klimë
- Këngëtarja Ariana Grande i vizitoi të plagosurit në spital
- SHBA: Synimi atomik i Koresë Veriore paraqet rrezik
- Kabul: Nga eksplodimet janë vrarë disa persona
- Bloomberg: Do të respektohet Marrëveshja e Parisit
- Gjyqësori në Maqedoni, nën llupën e Qeverisë së Zaevit
- Gjermani: Hapet festivali muzikor i ndërprerë për shkak të terrorit
- Kardif: Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë
- Gordy: SHBA-së, nën Trumpin, nuk mund t’i besohet
- Podgoricë: Ndalesë e hyrjes për 149 rusë dhe ukrainas
- SHBA: Organizohet ceremonia e pranimit të Malit të Zi në NATO
- Greqi: Protestuesit e bllokuan konvojin shqiptar për ushtrime të NATO-s
- Engel e dënoi moslejimin e hyrjes së Jahjagës në Serbi
- Monedhat virtuale arrijnë në Kosovë
- Në arkivolin e ish-presidentit polak gjenden mbetje të huaja
| OKB: Sanksione të reja kundër Koresë Veriore Posted: 03 Jun 2017 09:33 AM PDT Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka imponuar sanksione të reja kundër individëve dhe entiteteve të Koresë Veriore, pas një serie të lansimeve raketore këtë vit. Mbrëmë vonë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e ka miratuar propozimin amerikan dhe kinez për imponim të ndalesës së udhëtimit dhe bllokim të pasurive të 14 zyrtarëve të Koresë Veriore, përfshirë prsonin, Cho Il U, që besohet se është i ngarkuar me operacionet e spiunimit të jashtëm të Phenianit. Në mesin e katër entiteteve, gjendet edhe Koryo Bank. Sipas të dhënave të Koresë Jugore, kjo bankë i kryen transakcionet tejoqeanike për një trup sekrete, që i menaxhon fondet e fshehta private të udhëheqjes së Koresë Veriore. Kjo është rezoluta e parë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të cilën kanë arritur pajtueshmëri Shtetet e Bshkuara dhe Kina, prej inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump, më 20 janar të këtij viti. Kina është aleati kryesor dhe i vetëm i Koresë Veriore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Putin mbetet optimist megjithë largimin amerikan nga marrëveshja për klimë Posted: 03 Jun 2017 08:47 AM PDT Derisa shumë liderë botërorë gjatë ditës së djeshme kanë thënë se kanë shqetësime për të ardhme të zymtë, pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja për ndryshim klimatik të vitit 2015 në Paris, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mbeti optimist për këtë çështje. "Mos u shqetëso, bëhu i lumtur", ka bërë shaka Putin në një forum ekonomik në Shën Petersburg të Rusisë. Ai tha se marrëveshja për klimë nuk është e plotëfuqishme deri në vitin 2021, prandaj vendet do t'i kenë disa vite për të gjetur zgjidhje të mëtejshme konstruktive për ta luftuar nxehjen globale. Putin tha se nuk dëshiron ta gjykoj presidentin amerikan, Donald Trump, për vendimin e tij. "Marrëveshja është e mirë. Është një dokument përkatës që synon zgjidhjen e problemeve të sotme globale", tha Putin. Rusia e ka nënshkruar këtë marrëveshje, por nuk e ka ratifikuar ende. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Këngëtarja Ariana Grande i vizitoi të plagosurit në spital Posted: 03 Jun 2017 07:50 AM PDT Këngëtarja amerikane e pop muzikës, Ariana Grande, e ka bërë një vizitë befasuese te simpatizuesit e rinjë, të cilit ishin plagosur në një koncert që ajo e kishte mbajtur në Mançester, muajin e kaluar. Me të arritur mbrëmë, ajo shkoi në spitalin në Mançester, ku po trajtohet pjesa më e madhe e të lënduarve. Mediat lokale kanë raportuar se Ariana Grande ka sjellur dhurata dhe ka bisdeduar me dashamirët e rinjë, përfshirë edhe 10 vjeçarin, Jaden Farell-Mann, i cili ka pësuar thyerje në të dy këmbët dhe ka kaluar nëpër dy operacione. Në koncertin e nesërm humanitar "One Love Manchester" do të këndojnë edhe Justin Biber, Miley Cyrus, Katy Perry, Pharrell Williams, e të tjerë. Bileta gratis u janë ofruar pjesëmarrësve të shout të madh të këngëtares Grande, pas të cilit kishte ndodhur sulmi vetëvrasës. Nga shitja e biletave për koncertin e nesërm do të formohet fondi We Love Manchester, i cili do t'i ndhmoj familjet e goditura dhe viktimat e sulmit. Sulmuesi vetëvrasës, Salman Abedi, më 22 maj i ka vrarë 22 vetë, përfshirë fëmijë dhe i ka plagosur 116 persona të tjerë. Në kuadër të hetimeve për këtë sulm janë arrestuar 11 vetë nga policia e Mançesterit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Synimi atomik i Koresë Veriore paraqet rrezik Posted: 03 Jun 2017 05:52 AM PDT Uashingtoni i shikon përpjekjet e përshpejtuara të Koresë Veriore për sigurimin e raketave me armatim atomik, si kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera dhe se ato paraqesin "rrezik të qartë", ka thënë sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis. Duke folur sot në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Singapor, zoti Mattis vlerësoi se Koreja Veeriore është "kërcënimk urgjent ushtarak". "Ne po punojmë në mënyrë diplomatike dhe ekonomike, ne po provojmë t'i përdorim të gjitha alternativat e mundshme për ta shmangur këtë garë për armatim atomik, që paraqet shkelje të kufizimeve të Kombeve të Bashkuara për aktivitetet atomike të Koresë Veriore", tha Mattis. "Ne dëshirojmë që këtë ta ndalim dhe e konsiderojmë atë çështje urgjente", tha ai. Megjithatë, zyrtari i lartë amerikan, Jim Mattis, tha se administrata e presidentit, Donald Trump, është e inkurajuar nga përkushtimi i ripërtrirë i Kinës për të punuar me Amerikën dhe të tjerët, që Koreja Veriore të mos ketë armatim atomik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kabul: Nga eksplodimet janë vrarë disa persona Posted: 03 Jun 2017 05:02 AM PDT Disa njerëz janë vrarë në tri eksplodime të sotme në Kabul, afër vendit ku bëhej ceremonia e varrimit të një viktime të përleshjeve të djeshme vdekjeprurëse ndërmjet policisë dhe protestuesve, kanë thënë dëshmitarët dhe zyrtarët e sigurisë. Një zyrtar i Ministrisë së shëndetësisë tha se nga eksplodimet janë vrarë katër vetë. Në një raport ku citohet një burim i paemëruar i sigurisë, thuhet se janë vrarë 12 vetë dhe janë plagosur 18 të tjerë. Televizioni i Afganistanit, Tolo News, ka raportuar se janë vrarë së paku 18 vetë. Dëshmitari, Abdul Wudood, i tha agjencisë AFP se eksplodimet kanë ndodhur në funeralin e personit, Salim Ezadyar, djal i jë politikani të njohur afgan, që ishte vrarë në përleshjet e djeshme. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bloomberg: Do të respektohet Marrëveshja e Parisit Posted: 03 Jun 2017 04:47 AM PDT Shtetet amerikane, qytetet dhe bizneset, do t'i plotësojnë përkushtimet e bëra nga SHBA-ja sipas Marrëveshjes së Parisit për ndryshime klimatike, pavarësisht se presidenti, Donald Trump, e ka tërhequr SHBA-në nga kjo marrëveshje, tha mbrëmë ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjyqësori në Maqedoni, nën llupën e Qeverisë së Zaevit Posted: 03 Jun 2017 04:32 AM PDT Qeveria e re e Maqedonisë ka paralajmëruar reforma të thella në Gjyqësor, si një nga institucionet më të kritikuara për shkak të ndikimeve politike dhe pranisë së lartë të korrupsionit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjermani: Hapet festivali muzikor i ndërprerë për shkak të terrorit Posted: 03 Jun 2017 03:53 AM PDT Një festival muzikor në Gjermani pritet të vazhdoj sot, pasi policia nuk ka lejuar hapjen e tij mbrëmë, për shkak të kërcënimit potencial terrorist. "Pas kërkimeve intensive në gjithë hapësirën e festivalit, dyshimi nuk është shndërruar në situatë akute të kërcënimit", thanë organizatorët në faqen e tyre në Facebook, dhe njoftuan se policia ka lejuar që koncerti të mbahet. "Ne jemi të lumtur me ju! Festivali vazhdon", ka shkruar sot policia lokale në rrjetin Twitter. Policia më herët tha se posedonte "elemente konkrete, në dritën e asaj që kërcënimi i mundshëm terrorist nuk përjashtohet" dhe ka kërkuar nga pjesëmarrësit që ta pastrojnë terrenin e festivalit mbrëmë, kur ai është dashur të hapet, për të mundësuar hetime. Policia ka zhvilluar hetime deri sot herët në mëngjes. Në këtë ngjarje triditëshe, në pjesën veriore të Gjermanisë, pritet të marrin pjesë afro 90 mijë vetë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kardif: Finalja Juventus – Real Madrid nën masa të shtuara të sigurisë Posted: 03 Jun 2017 02:32 AM PDT Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet sot më vonë gjatë ditës në Kardif të Uelsit. Policia e Uellsit Jugor e ka përshkruar finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy ekipeve, si "operacionin më të madh të sigurisë sportive" në Britani, pas sulmit terrorist në Mançester muajin e kaluar, nga i cili u vranë 22 vetë, shumë prej tyre fëmijë. Real Madrid ka marrë pjesë në tri finale në katër sezonet e fundit, duke fituar titullin nël vitet 2014 dhe 2016. Tash, ekipi i Real Madridit po synon ta mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar dhe të bëhet skuadra e parë që e arriti këtë. Po ashtu, Reali synon ta fitoj për të 12 herë titullin e skudrës më të mirë evropiane. Juventusi i Torinës synon titullin e tij të tretë, pasi nuk ka fituar që nga viti 1996. Në vitin 2015, ky ekip nga Italia në finale humbi nga Barcelona. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gordy: SHBA-së, nën Trumpin, nuk mund t’i besohet Posted: 03 Jun 2017 02:04 AM PDT Analisti Eric Gordy i cilëson si korrekte vlerësimet e liderëve evropianë se Shtetet e Bashkuara, nën presidentin Donald Trump, janë partner i paqëndrueshëm, i paparashikueshëm dhe i pabesueshëm. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Podgoricë: Ndalesë e hyrjes për 149 rusë dhe ukrainas Posted: 03 Jun 2017 02:03 AM PDT Mediat kanë raportuar dje se Mali i Zi ua ka ndaluar hyrjen në këtë vend 149 rusëve dhe ukrainasve, në përgjigje të ndalesës aktuale të Moskës ndaj shtetasve të Malit të Zi, që udhëtojnë në Rusi. Këta persona, që janë vendosur në listën e zezë të Malit të Zi, janë selektuar për shkak të rolit të tyre në aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014, me ç'rast është shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës, kanë raportuar mediat në Podgoricë, duke i cituar zyrtarët qeveritarë. Sipas raporteve, në listën e personave të padëshiruar përfshihen, zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, shefi i shërbimeve të inteligjencës, Nikolai Patrushev, presidenti i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e të tjerë. Në vitin 2014, Mali i Zi iu bashkua sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të imponuara për shkak të agresionit të Moskës në Ukrainë. Ky faktor ishte dhënë si shpjegim kur autoritetet e Rusisë, më 28 maj, nuk e lejuan hyrjen e ligjvënësit malazez, Miodrag Vukoviq, në Rusi. Pas këtij incidenti, zyrtarët e Malit të Zi thanë se Rusia e kishte një listë sekrete të afro 50 liderëve të Malit të Zi, të cilëve nuk u lejohej hyrja në Rusi, përfshirë kryeministrin, Dusko Markoviq, kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq, dhe liderin e partisë udhëheqëse në qeveri, Millo Gjukanoviq. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Organizohet ceremonia e pranimit të Malit të Zi në NATO Posted: 03 Jun 2017 01:46 AM PDT Nënsekretari amerikan i shtetit, Thomas Shannon, do të jetë mikripitës i ceremonisë, me të cilën mirëpritet anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, më 5 qershor, ka njoftuar dje Departamenti amerikan i shtetit. Në këtë ceremoni, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, zyrtarisht do ta depozitoj të ashtuquajturin "instrument të pranimit", duke e bërë Malin e Zi anëtarin e 29 të aleancës. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg. Pas kësaj ceremonie, flamuri i Malit të Zi do të valojë për të parën herë në selinë e NATO-s, më 7 qershor. "Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të mbështes integrim më të madh, reformë demokratike, tregti, siguri dhe stabilitet, me të gjithë fqinjët e vet", tha Departamenti amerikan i shtetit, dhe ka shtuar se ky pranin, po ashtu, "e riafirmon tek vendet e tjera aspirante se dera e NATO-s mbetet e hapur për ato vende, që janë të gatshme të bëjnë reforma të domosdoshme për arritjen e standardeve të larta të NATO-s, dhe t'i pranojnë rreziqet, përgjegjësitë dhe, po ashtu, përfitimet nga anëtarësimi This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Greqi: Protestuesit e bllokuan konvojin shqiptar për ushtrime të NATO-s Posted: 03 Jun 2017 01:26 AM PDT Autoritetet e Greqisë thonë se protestuesit e Partisë Komuniste të Greqisë e kanë bllokuar autostradën veriore për disa orë për ta parandaluar një konvoj ushtarak të Shqipërisë nga arritja në një ushtrim të NATO-s në Rumani. Dhjetëra protestues dje i ndalën shumë makina ushtarake që të kalojnë nëpër autostradë afër qytetit verior grek, Kozani, për më tepër se katër orë, raporton agjencia AP. Protestuesit i lejuan të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik që të kalojnë. Ata mbanin mbishkrimin "vrasësit nga NATO-ja shkoni në shtëpi". Konvoji ushtarak i Shqipërisë pastaj e shfrytëzoi një rrugë alternative. Shtamadhoria e ushtrisë së Shqipërisë kumtoi se ushtarët po shkonin "drejt destinacionit final". "Të gjithë ushtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohen me masa të ashpra të sigurisë nga ushtria e Greqisë dhe autoritetet civile", thuhet në njoftimin dërguar agjencisë, Associated Press. Afro 2 mijë ushtarë dhe më tepër se 500 makina, janë nisur për në kompleksin stërvitor, Cincu, në pjesën qendrore të Rumanisë, për ushtrime ushtarake të NATO-s. Në këtë ushtrim, pos Shqipërisë, marrin pjesë edhe Britania, Gjermania, Holanda, Spanja, Polonia dhe Norvegjia. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Engel e dënoi moslejimin e hyrjes së Jahjagës në Serbi Posted: 03 Jun 2017 01:12 AM PDT Anëtari njohur i Komitetit të punëve të jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, demokrat, e ka dënuar veprimin e autoriteteve serbe për ndaljen e ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, derisa ajo përpiqej të hynte në Serbi, ka njoftuar mbrëmë Zyra e tij. Vizita ishte e planifikuar që Jahjaga të fliste për përdorimin e dhunimit si armë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Për këtë çështje, zoti Engel, i ka shkruar një letër përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ku thekson se mosgatishmëria e Serbisë për tu ballafaquar me krimet e saj në të kaluarën, është arsye për ngadalësimin e procesit të këtij vendi për integrim në Bashkimin Evropian. "Për Serbinë, vend ballkanik, megjithatë, për ta evituar diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet e kohës së luftës paraqet një problem shumë serioz", ka shrkuar Engel në këtë letër, dhe ka shtuar se "sinqerisht, Beogradi thjesht nuk është i gatshëm për tu bashkuar në komunitetin e demokracive të BE-së, nëse ai nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse atje nuk ekziston përgjegësi për krime të luftës". This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Monedhat virtuale arrijnë në Kosovë Posted: 02 Jun 2017 10:32 PM PDT Monedhat virtuale apo digjitale po përdoren edhe në tregun e Kosovës, thonë ekspertë për çështje financiare, por institucioni i BQK-së paralajmëron qytetarët për rrezikun eventual. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Në arkivolin e ish-presidentit polak gjenden mbetje të huaja Posted: 02 Jun 2017 10:30 AM PDT Hetuesit polakë thanë se mbetjet e dy njerëzve të tjerë janë gjetur në arkivolin e ish-presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, i cili, së bashku me dhjetëra zyrtarë të tjerë, ka vdekur nga rrëzimi i aeroplanit, në vitin 2010. Njëzeteshtatë zhvarrime janë bërë deri më tash, prejse Polonia ka nisur hetime të reja, vitin e kaluar. Mbetjet e viktimave janë përzier në 11 arkivole, thanë hetuesit. Aeroplani është rrëzuar pranë Smolenskut, në perëndim të Rusisë. Hetuesit rusë dhe polakë kanë konstatuar se aksidenti është shkaktuar me gabim të pilotit. Por, partia polake për Ligj dhe Drejtësi (PiS), e udhëhequr nga vëllai binjak i Lech Kaczynskit, Jaroslav, ka marrë pushtetin në tetor të vitit 2015 dhe ka nisur hetime të reja. Disa anëtarë të kësaj partie besojnë se aeroplani është rrëzuar me eksploziv. Disa po ashtu thonë se kontrollorët e trafikut ajror rus qëllimisht e kanë kequdhëzuar ekuipazhin. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Radio Evropa e Lirë. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





