“Në fshatin Tërrn fillon asfaltimi i rrugicave në vlerë prej 200 mijë eurove” plus 7 more Ferizaj Press

“Në fshatin Tërrn fillon asfaltimi i rrugicave në vlerë prej 200 mijë eurove” plus 7 more Ferizaj Press


Në fshatin Tërrn fillon asfaltimi i rrugicave në vlerë prej 200 mijë eurove

Posted: 14 Jun 2017 06:14 AM PDT

Banorët e fshatit Tërrn sot i janë gëzuar fillimit të punimeve për asfaltimin e disa rrugicave në fshatin e tyre . Këto rrugica kanë një kosto të përgjithshme në vlerë prej 200 mijë eurove dhe kanë një gjatësi prej 3 kilometrave.
Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast deklaroi se edhe rruga kryesore e këtij fshati, një projekt madhor i Ministrisë së Infrastrukturës së shpejti do të realizohet me fonde dhe procedura të kësaj Ministrie ndërsa shpjegoi se komuna nuk ka pasur kompetenca në këtë projekt, por vonesat janë shkaktuar nga ana e Ministrisë Infrastrukturës.
" Këtu në fshatin Tërrn po fillon një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e këtushëm dhe për komunën e Ferizajt. Banorët e këtij lokaliteti për fat të keq një kohë të gjatë nuk kanë pasur investime për shkak të pritjeve që kemi pasur për fillimin e punimeve për realizimin e projektit të financuar nga Ministria Infrastrukturës. Bëhet fjalë për rrugën që fillon nga Babushi përmes fshatit Bablak e që kalon këtu në Tërrn ,pastaj në lagjen e Lubovcve dhe përfundon në Koshare. Ne e kemi konsideru njërin ndër projektet më të rëndësishme prandaj shpresojmë edhe më tutje se do të fillojë së shpejti . Ky projekt për fat të keq ende mbetet peng i procedurave të prokurimit ndërsa është i vetmi projekt me të cilin ne nuk i kemi udhëhequr punët, kurse në projektet e tjera që i kemi menaxhuar ne tashmë kanë përfunduar punët. Sido që të jetë këto rrugica do të lidhen me rrugën kryesore dhe do ta lehtësojnë jetën e banorëve të këtushëm" deklaroi kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa.
Edhe banorët e fshatit Tërrn u shprehën të gëzuar që infrastruktura në vendbanimin e tyre po trajtohet me prioritet nga komuna e Ferizajt. Sabit Avdiu përfaqësues i fshatit Tërrn tha se me asfaltimin e rrugicave të fshatit do të plotësohet e gjithë infrastruktura moderne rrugore dhe e natgyrave të tjera në fshatin e tyre, ndërsa shtoi se ka marrë konfimrim nga Ministria e Infratrukturës që edhe rruga kryesore do të fillojë të rregullohet pas pak mujash.

Recituesja ferizajase Vanese Sadriu e ftuar nderi ne Festivalin Ndërkombëtarë Sofra Dardane ne Bajram Curr.

Posted: 14 Jun 2017 04:08 AM PDT

Vanesa Sadriu, recituesja e cila tashme njihet për recitimet e saj ne Kosove dhe jashtë saj, ishte e ftuar nderi në natën e trete te festivalit ndërkombëtarë Sofra Dardane ne Bajram Curr te Shqipërie qe organizohet për çdo vit radhazi, edhe këtë vit Vanesa përlot dhe rrenqeth gjithë publikun tropojanë të cilët prisnin me padurim te dëgjonin recitimet e saj.

Vanesa është dhe vullnetare në klubin Rin’ON, klub ky ku vullnetaret bëjnë aktivitete humanitare vullnetare në të mirë të komunitetit, e as këtë here vullnetaret e këtij klubi madhështor Vanesën se kane lëne te vetme. Ja si u shpreh Vanesa për këtë:
“Ishte kënaqësi me qene e ftuar nderi ne natën e trete te Festivalit Ndërkombëtarë : ”Sofra Dardane” ne Bajram Curr, por dhe me e lumtur isha që pranë vetes kisha njerëzit qe me mbështesin gjate gjithë kohës, padyshim rininë më të mirë, vullnetarët e klubit Rin’ON .
Faleminderit familjes, faleminderit Rin’ON, faleminderit Tropojë!” ka thënë Vanesa.

Recitimin e Vaneses e keni ne linkun më poshtë :

Në Ferizaj mbi 1700 maturantë i nënshtrohen Provimit Shtetëror të Maturës

Posted: 14 Jun 2017 02:39 AM PDT

Sot në Ferizaj ora 10:00 maturantët i janë nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës.
Në të gjitha shkollat e mesme të Ferizajt 1752 maturant i janë nënshtruar Provimit Shtetëror të Maturës.
Sipas zyrtares për arsim të lartë në DKA të Ferizajt, Sadije Hajdini, testi ka filluar me kohë në të gjitha shkollat e mesme..
"Testi ka filluar me kohë dhe nuk është lajmëruar asnjë problem. Besoj që rrjedha do të vazhdojë normalisht dhe nxënësit do të kenë mundësi të shprehin atë që kanë arritur gjatë shkollimit të mesëm, i cili është një nga kushtet për vazhdimin e studimeve " ka thënë Hajdini.
Edhe Drejtori i DKA-së në Ferizaj, Muhamet Halili, e ka vlerësuar si proces të organizuar mirë dhe se gjithçka deri më tani është zhvilluar sipas dinamikës së paraparë.
“Përgatitjet për testin e maturës janë bërë me kohë dhe sot mbi 1700 nxënës i janë nënshtruar testit të maturës i cili në shtatë qendra po monitorohet nga 150 administratorë dhe përfaqësues të MASHT-it" ka thënë Halili.
Sot po mbahet pjesa e parë e testit të maturës i cili kryesisht është nga lëndët e përgjithshme ndërsa pjesa e dytë është paraparë që të mbahet më 24.Qershor.

Donika Gërvalla: Votat që mori Vjosa Osmani tregojnë qartë se kush është zëri i LDK’së

Posted: 13 Jun 2017 03:38 PM PDT

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se kandidatja e LDK’së për deputete, Vjosa Osmani, ka marrë mbi 60.000 vota.

Adem Salihaj: Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje

Posted: 13 Jun 2017 03:36 PM PDT

Salihaj ka thënë që  nëse Isa Mustafa nuk ofron dorëheqje menjëherë, do e  ftoj elektoratin e LDK-së që bashkërisht ta thërrasin Kuvendin e LDK-së dhe të i shkarkojnë të gjithë ata qe e sollën LDK-në në këtë situatë kaq të keqe.

Postimi i plotë nga Salihaj:

Të nderuar anëtarë të LDK-sëEpilogu i këtyre zgjedhjeve tregoi atë që kam thënë unë dhe disa kolegë qe tri vite me radhë. Koalicioni që bëri Isa Mustafa me PDK-në,në kundërshtim të plotë me vendimet e partisë dhe me vullnetin e elektoratit të LDK- së, përqafimi i tij me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin ,me urdhëndhënësit e vrasjes së veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, eleminimi i figurave te rëndësishme rugoviste nga organet e LDK-së dhe nga lista për deputetë,të gjitha këto lënduan pa masë dhe nxitën mllefin e anëtarësisë së LDK-së,e cila asnjëherë nuk i fali këto tradhëti dhe gabime të tij.

Elektorati i LDK-së,duke mos gjetur mënyrë tjeter, e ndëshkoi vetë LDK-në ,Isa Mustafën dhe të gjithe ata rreth tij,të cilët e shtynë drejt humnerës partinë e vlerave të mëdha të Presidentit Rugova.Deshtimi i LDK-së në këto zgjedhje është pasojë e drejtpërdrejt e gabimeve të vazhdueshme të Isa Mustafes dhe grupit rreth tij.Situata e krijuar nuk lejon asnjë lloj taktizimi dhe blerje kohe: Isa Mustafa menjëherë dhe pa ekuivoke duhet të japë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të LDK-së.

Prej se ai është instaluar në krye të LDK-së, LDK-ja ka dalë humbëse në të gjitha zgjedhjet. Bashkë me Isa Mustafën duhet të shkojne edhe të gjithe ata që koketuan me PDK-në dhe e përkrahen politikën e gabueshme të tij, duke shkaktuar pasoja të pariparueshme për LDK-në. Nëse Isa Mustafa nuk ofron dorëheqje menjëherë,unë ftoj elektoratin e LDK-së që bashkarisht ta thërrasim Kuvendin e LDK-së dhe t'i shkarkojmë të gjithë ata qe e sollën LDK-në në këtë situatë kaq të keqe. Kjo gjendje më nuk mund të vazhdojë kështu.

Ahmetaj: QNR ka pranuar të gjithë materialin e ndjeshëm

Posted: 13 Jun 2017 03:36 PM PDT

Ai tha se tani janë në procedimin e materialit, ku të gjithë formularët do t'i nënshtrohen procedimit manual.

Më tej, Ahmetaj shpjegoi se procedura e secilit formular i nënshtrohet dy herë procedimit nga dy stafe të ndryshme.

Formulari i nënshtrohet procedimit të dytë me qëllim që, sipas tij, ata t'i kenë rezultatet e sakta.

Sa i përket kohës që do ta marrë arritja në rezultatet finale, Ahmetaj tha se është vështirë që ta thotë se kur do t'i kenë, pasi që janë shumë procese dhe se nevojitet verifikim dhe kontrollim i saktë.

Ai bëri të ditur që tashmë rreth 25% e materialit është proceduar.

Ahmetaj foli për një proces transparent, ku ndër të tjera tregoi për risinë nga Këshilli Qendor Zgjedhor që për hap të parë kanë pasur skanimin e formularëve origjinal e tek pastaj janë proceduar.

Pensionimi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës erdhi nga ferizajasit

Posted: 13 Jun 2017 12:37 PM PDT


Shkruan:Gëzim Arifi

Ferizajasit, ka më shumë se tri vite që jetojnë të internuar nga pushteti lokal i cili udhëhiqet nga Lidhjes Demokratike e Kosovsë në krye me Muharrem Sfarqen.
LDK-ja kishte fituar zgjedhjet lokale të vitit 2013 në balotazh me PDK-në, e cila ne raundin e parë fitoi bindshëm dhe me një diferencë të madhe.
Mbasi AAK-ja hyri në koalicin me LDK-në, VV-ja mbeti partia e tretë, në atë kohë. VV-ja kishte pak asambleistë edhe ata pak që ishin një pjesë e tyre kaloi me koalicionin e opozitës dhe ata që mbeten besnik të kësaj organizate, nuk u është dëgjuar zëri fare për katër vite. VV-ja në Ferizaj kishte strukturen me të dobët politike, në krahasim me partitë tjera, prandaj, edhe dalja e sajë e para në këtë qytet të lënë anash nga të gjitha subjektet politike e çuditi edhe Shpend Ahmetin.
Vullneti politik në këtë qytet filloi të ndryshojë menjëherë pas zgjedhjeve lokale që u mbajten më 2013, kur pushtetin e mori LDK-ja me partneret e koalicionit. LDK-ja dhe "shpëtimtari i ferizajsve" kishin bërë një fushat me premtime astronomike dhe shpresëdhënse. Doli e kundërta! Anjë nga premtimet nuk është realizuar edhe që nga ajo ditë ferizajasit filluan ta kuptojnë gënjeshtren e madhe dhe në heshtje filluan të ikin nga Ferizaj në mënyrë masive.
Pas kësaj, për katër vite rresht kishtë punsime në baza familjare dhe partiake. U përjashtuan ata që mendonin ndryshe nga pushteti, u mashtruan dhe u zhgënjyen edhe ata që mendonin se Ferizaj do të bëhej kryqender ekonomike, kulturore e politike e Kosoves; me metro, teatro, kinema dhe qendra sporortive, ku do te hapeshin me mijëra vende pune.
Kulmi erdhi në këtë fushat ku përallat e vjetra vazhduan, por jo të njëjta, tashti më të avancuara por qytetari i mashtruar njëherë nuk e kishte të vështirë t'i kuptonte rrenat. Aktivizimi i militantëve që u lan anash qe katër vite nuk i’u bëri punë. Të akomoduarit kishin frikë nga ndërrimi i pushteteve dhe heshten. Muharrem Sfarqa, si një ‘kryetar i të gjithve’ dhe një dost dinak i Ises, qe nga koha e komunizmit duke vazhduar me 3%, e deri më sot, vazhdoi me logjikën e politikës së LKJ-së të viteve 80-ta, atë të internimit, hakmarrjes. Por në zgjedhjet e 11 qershorit edhe qytetarët iu hakomrën dhe e nxorën partinë e tij të tretën jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë qëndrorë.
Si rezultat i paknaqësive të qytetarve me qeverisjen lokale dhe përfaqësimin nënçmues të ferizajasve në qeverisjen qëndrore ndodhi që VV-ja t'i mposhtë të “pamposhturit”. Kjo paknaqësi shkoi aq larg, saqë, kaloi LDK-në provinciale dhe goditi edhe atë qëndrore. Ferizajasit nuk pranuan dhe kurrë nuk do të pranjonë politikën e inferioritetit, internimeve dhe ndëshkimeve.
Pra, VV-ja në Ferizaj nuk është ngritur as nga strukturat e saja të dobëta dhe të dyshimta, por as nga Albin Kurti! Ajo është ngritur si rezultat i qeverisjes së keqe në këtë qytet në veçanti dhe në tërë vendin në përgjithësi.

A do të kemi qeveri apo edhe njëher po hyjmë në krizë institucionale

Posted: 13 Jun 2017 12:19 PM PDT

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën të dielën në Kosovë, nga numërimin i 99.64 % të votave, solli fitues koalicionin të krijuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, si dhe një numër i partive të vogla që ishin në këtë koalicion. Kandidat i këtij koalicioni për kryeministër është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Por, fitorja e koalicionit të njohur si PAN, ishte një fitore jo Juridikisht e mjaftueshme , pasi që ata kanë siguruar 34.02 përqind të votave, dhe në legjislaturën e re do të kenë 39 deputetë.
Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të shënoj një rritje të konsiderueshme, ku VV do të ketë 31 deputetët, duke lënë në vendin e tretë Lidhjen Demokratike së bashku me partnerët e koalicionit, të cilët do të kenë 30 deputetë në legjislaturën e re.
Meqenëse asnjëri subjekt politik nuk ka arritur të sigurojë shumicën, atëherë formimin e qeverisë nuk mund ta bëj asnjëri subjekt politik pa koalicion, edhe me votat e minoriteteve (20 ulëse të rezervuara në parlament), gjithnjë sipas Kushtetutës se Kosoves .
Duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila është akti më i lartë juridik në vend, koalicionit fitues i takon formimi i Qeverisë. Në këtë rast, del që koalicioni PAN, me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, juridikisht do ta ketë mundësinë e parë për ta formuar qeverinë.
“Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emrimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”, thuhet në nenin 95, pika 1 dhe 2 të kushtetutës së Kosovës.
Sipas nenit 95, pika 3, Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, në rast se kandidati për kryeministër dhe përbërja e propozuar e Qeverisë, nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.
“Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtë procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në nenin 95, pika 4.

Shkruan : RINOR FRANGU