Mesazhi.com: “Titanic – Këto janë pamjet nga thellësia e Detit (VIDEO)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Titanic – Këto janë pamjet nga thellësia e Detit (VIDEO)” plus 9 more


Titanic – Këto janë pamjet nga thellësia e Detit (VIDEO)

Posted: 06 Jun 2017 05:35 PM PDT

Historia e Titanikut

Titaniku, anija më luksoze e asaj kohe, është bërë e pavdekshme jo vetëm në sajë të mbytjes tragjike, por dhe për faktin se historia e saj ka qenë në qendër të shumë dokumentarëve, serialeve televizive apo filmave hollivudianë. Anija e nisi udhëtimin e saj të parë në 10 prill të 1912 nga porti i Southamptonit në Angli dhe ishte drejtuar për në Nju Jork.

Në bordin e saj ndodheshin disa nga njerëzit më të pasur të asaj kohe si dhe shumë emigrantë britanikë që i drejtoheshin Amerikës për një jetë më të mirë. Anija që mbante në bordin e saj 2.224 njerëz ishte e pajisur me një palestër, pishinë, bibliotekë si dhe restorant klasi, me pak fjalë ishte një anije ëndrrash.

Ajo ishte ndërtuar në kantierin "Harland and Wolff", në Belfast të Irlandës. Por udhëtimi i saj tragjik do të ndërpritej vetëm pak ditë pas nisjes, pikërisht në 14 prill, kur 375 milje larg brigjeve amerikane do të përplasej me një ajsberg. Përplasja fatale shkatoi një të çarë të thellë në trupin e anijes, që nisi të mbushej me ujë e të fundosej. Ajo kishte në bordin e saj varka shpëtimi për vetëm 1.178 njerëz, shumë më pak nga numri i përgjithshëm i personave që ndodheshin në të.

Një pjesë e ekuipazhit të anijes dhe pasagjerëve (rreth 710 persona) mundën të shpëtonin falë këtyre barkave, por pjesa tjetër u mbyt së bashku me anijen gjigande. Në orën 02.20 të mëngjesit të datës 15 prill "Titaniku" u zhyt përgjithmonë në ujërat e oqeanit Atlantik.

Mitet për Titanikun

Mbytja e anijes luksoze shokoi gjithë botën. Të mbijetuarit nga kjo tragjedi detare treguan në ato vite shumë nga momentet e fundit në bordin e saj, por dhe tani kur kanë kaluar 100 vjet sërish Titaniku dhe historitë rreth tij vazhdojnë të ngjallin kureshtje. Principi detar që thotë se kapiteni mbytet së bashku me anijen e tij i referohet pikë së pari shembullit të kapitenit të Titanikut, Edward Smith, i cili qëndroi deri në fund në bord.

Një histori tjetër e dhimbshme e 100 viteve të shkuara është ajo e orkestrës së anijes, që vazhdoi të interpretonte deri kur anija nisi të zhytej në ujërat e ngrira të oqeanit. Tetë anëtarët e saj vazhduan t'i binin veglave pavarësisht kaosit të krijuar në anije. Sipas shumë dëshmive mendohet se "Nearer, My God, to Thee" ishte muzika e fundit e interpretuar prej tyre.

Ndërkohë "Titaniku" rrëzoi edhe pretendimin se ka anije që nuk mund të mbyten. Pavarësisht deklaratave të pronarëve të saj dhe kantierit ku u ndërtua, realiteti tregoi se anija katër direkëshe nuk mundi të përballonte përplasjen me ajsbergun.

The post Titanic – Këto janë pamjet nga thellësia e Detit (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Benzema në iftarin e organizuar në Fatih të Stambollit (Foto)

Posted: 06 Jun 2017 02:35 PM PDT

Futbollisti francez me origjinë algjeriane Karim Benzema i cili luan tek Real Madrid ka marrë pjesë në organizimet e iftarit të zhvilluara në rrugët e rajonit Fatih të Stambollit

STAMBOLL (AA) – Futbollisti francez me origjinë algjeriane Karim Benzema i cili luan tek Real Madrid (La Liga) në Spanjë, ka marrë pjesë në organizimet e iftarit të zhvilluara në rrugët e rajonit Fatih të Stambollit nga Bashkia Fatih, raporton Anadolu Agency (AA).

Benzema pasi ka bërë iftarin në organizimin e kryer në hapësirën pranë kompleksit Haseki ka marrë pjesë në duanë (lutjen) e kryer dhe është takuar me futbollistët afrikanë që jetojnë në Fatih.

Benzema përpara pjesëmarrjes në organizimin e iftarit ka vizituar bashkinë Fatih ku është pritur nga kryetari i Bashkisë Mustafa Demir, i cili ka trasmetuar infromacione të shkurtëra në lidhje me historinë e Fatih-ut dhe çlirimin e Stambollit.

Në fund të vizitës Mustafa Demir, i ka dhuruar maketin e xhamisë Sulejmanije futbillistit Benzema, i cili pasi ka nënshkruar fanellën e Realit të Madridit ia ka dhuruar kryetarit të Bashkisë Fatih.

Ndër të tjera bëhet e ditur se futbollisti francez pas vizitës në bashkinë Fatih ka vizituar shtëpinë e Zekeriya Akgül i cili banon në atë rajon dhe është i paralizuar.

Benzema ka marrë informacione në lidhje me situatën shëndetësore të ish futbollistit amator Akgül i cili ka mbetur i paralizuar si pasojë e një aksidenti pas një përplasjeje nga një automjet 9 vite më parë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Benzema do të largohet nga Turqia ditën e nesërme.

The post Benzema në iftarin e organizuar në Fatih të Stambollit (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Xhamia që pavarësisht sfidave vazhdon të qëndrojë e fortë

Posted: 06 Jun 2017 11:09 AM PDT

Xhamia Bejturrahman në Açe të Indonezisë e cila sfidon vitet, njihet nga muslimanët e këtij rajoni si ‘Kalaja’ e Açe-s, shkruan Anadolu Agency (AA).

Xhamia e ndërtuar me materiale drusore, nga Sulltani i Açe-s, Skënder-i në vitin 1612, tërheq vëmendje edhe me historinë e saj interesante.

Xhamia e cila u dogj në vitin 1873 nga ushtarët holandezë të cilët kishin ardhur për të pushtuar vendin, u kthye në një pikë kthese dhe ndikoi që të rritej epërsia e Islamit dhe kryengritja e muslimanëve të rajonit.

“Kjo xhami në të cilën un jam imam, konsiderohet si Kalaja e Açe-s, nga e kaluara deri në ditët e sotme. Që prej ndërtimit të saj, xhamia ka qenë pre e sulmeve të kolonistëve, por me përpjekjet dhe kryengritjet e muslimanëve të zonës, ajo është ndërtuar përsëri”, thotë kryeimami i xhamisë Bejturrahman, Azman Ismail.

Duke vënë në dukje se kolonistët holandezë e dogjën xhaminë pasi e konsideronin atë si Kalanë e rajonit, Ismail në vijim shton: “Xhamia Bejturrahman është ndërtuar krejtësisht nga lëndët drusore. Kolonistët holandezë e dogjën atë në vitin 1873 me urdhër të një nga komandatët e tyre, Kjohler. Muslimanët të cilët nuk e pranuan një gjë të tillë, realizuan një kryengritje, në të cilën Khohler u vra në oborrin e kësaj xhamie”.

“Kryengritja e muslimanëve të Açe-s bëri që kolonistët të hedhin hap pas”

Ismail thotë se kryengritja e muslimanëve të Açe-s bëri që kolonistët të hedhin hap pas dhe shton:

“Vrasja e komandantit Khohler, i cili ishte bërë dhe shkaktar për djegjen e xhamisë, bëri që Holanda të pranonte që të ishte e sjellshme ndaj vlerave të Islamit. Qeverisja e asaj kohe e Holandës dha fjalën për rindërtimin e xhamisë, në mënyrë që të ulë tensionet tek muslimanët dhe në këtë mënyrë themeli i parë prej betoni i kësaj xhamie u hodh në vitin 1879”.

Shenja arkitekture të 3 vendeve

Xhamia, ndërtimi i së cilës u plotësua nga sulltani i fundit i Açe-s, Muhammed Daud Sjah në vitin 1881, mbart shenja arkitekture të 3 vendeve të ndryshme, thotë Ismail dhe më pas shton: “Themeli i parë i xhamisë u hodh nga Holanda. Më pas ndërtimi i saj u përfundua nga arkitektë arabë dhe sulltanët indonezianë. Për këtë arsye ajo mbart në vetvete shenja të arkitekturës nga 3 vende”.

Ismail thotë se xhamia fillimisht nuk u pranua nga muslimanët e Açe-s për shkak se themelet ishin hedhur nga Holanda, ndërsa tregon se më vonë ata pranuan pasi xhamia u plotësua nga arkitektët dhe kontribuesit muslimanë.

Nuk u ndikua nga Tsunami

Xhamia Bejturrahman në tërmetin e vitit 2004 dhe në tsunamin e krijuar pas tij arriti të mbijetonte edhe pse të gjitha ndërtesat përreth u shembën, ndërsa pemët u shkulën. Në tërmetin dhe tsunamin të cilët u bënë shkas për vdekjen e rreth 250 mijë njerëzve në këtë rajon, xhamia pësoi vetëm disa krisje.

Duke vënë në dukje se xhamia ka shpëtuar shumë njerëz gjatë kësaj fatkeqësie, Ismail në vijim thotë: “Kur ndodhi tsunami unë isha në shtëpi. Ndërkohë që shtëpia ime u shemb plotësisht nga një dallgë rreth 2 metra e lartë, xhamia nuk u ndikua fare. Pati vetëm disa plasaritje. Madje besimtarët dhe njerëzit e strehuar në xhami në atë kohë, shpëtuan mrekullisht dhe pa u plagosur”.

Rezistimi i xhamisë nga sulmet dhe fatkeqësitë e mëparshme, komentohet nga populli i Açe-s si një mrekulli.

Në xhaminë e ndërtuar në kohën e Sulltan Skënderit, thuhet se kanë shërbyer si dijetarë, njerëz të mëdhenj nga Turqia, Irani dhe bota arabe të cilët kanë dhënë mësim të dijeve fetare islame dhe që varret e tyre gjenden në Açe.

Xhamia fillimisht e ndërtuar me një minare, bashkë me shtesat e mëvonshme, momentalisht ka 7 kube, 8 minare dhe 32 kollona. Ajo është ndërtuar në një hapësirë prej 1.500 metrash katrorë dhë ka një kapacitet prej 30 mijë personash. Xhamia është futur në listën e UNESCO-s së trashëgimisë botërore.

The post Xhamia që pavarësisht sfidave vazhdon të qëndrojë e fortë appeared first on Mesazhi.com.

Ramazani – shtatë dobitë e agjërimit

Posted: 06 Jun 2017 10:53 AM PDT

Agjërimi gjatë muajit të bekuar të Ramazanit sjell më vete shumë dobi. Në këtë artikull do të nënvizoj vetëm shtatë prej tyre për të dhënë një aromë të bukurive të Ramazanit.

"Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj".[1]

Muaji Ramazan erdhi edhe njëherë tek ne. Është muaji që përmban natën e bekuar që përshkruhet si nata më e bukur se një mijë muaj dhe është muaji në të cilin shejtani mbyllet në pranga dhe dyert e xhenetit hapen për kërkuesit e së vërtetës.

Kurani i Shenjtë paraqet qëllimin kryesor të muajit të agjërimit që është të përvetësojmë druajtjen e devotshmërinë. Nuk është e lehtë për t'u bërë i devotshëm dhe kështu që Ramazani është një periudhë ku veprat e mira bëhen me lehtësi dhe bekimet qiellore bëhen të kapshme. Për më shumë kualitete të caktuara të cilat ndikojnë pozitivisht në devotshmërinë e njeriut bëhen të mundshme.

Përmbajtja

Disiplina
Pastërtia
Vetëkontrolli
Spiritualiteti
Përulësia
Asgjësimi i egos së njeriut
Dhembshuria

Disiplina

Islam do të thotë nënshtrim i plotë ndaj vullnetit të Zotit e cila na drejton tek paqja. Nënshtrimi i plotë sidoqoftë nuk mund të arrihet pa disiplinë dhe bindje.

Në këtë muaj, muslimanët urdhërohen të braktisin ushqimin, të zgjohen herët, të heqin dorë nga bisedat ose sjelljet e pahijshme dhe të përpiqen për t'u përmirësuar dhe të përparojnë në bërjen e veprave të mira. Kjo kërkon disiplinë e cila arrihet duke e shtyrë vetën të zgjohet herët (ose në pjesën e fundit të natës), duke e sakrifikuar kënaqësinë e gjumit për t'u falur.

Disiplina nuk është diçka që mund të arrihet për një ditë ose edhe për një javë kjo është pse muslimanët urdhërohen të agjërojnë për një muaj të tërë.

Pastërtia

Muslimanët mësohen të marrin abdes para çdo namazi dhe të jenë në gjendje të pastër sa më shumë të jetë e mundur për shkak se pastërtia e jashtme ndikon në pastërtinë e brendshme. Kjo është arsyeja pse Profeti Muhammed s.a.v.s. kishte thënë se pastërtia është gjysma e besimit. Kurani Famëlartë thotë:

"Vërtet, i shpëtuar është ai i cili e pastron vetveten".[2]

Është vërtetuar shkencërisht se agjërimi pastron trupin nga helmet dhe duke braktisur ushqimin për një kohë, trupi ndihmohet në riparimin e qelizave dhe në përdorimin e energjisë në disa pjesë të tjera të trupit. Trupi gjithashtu djeg yndyrën për të prodhuar energji e cila çon deri te humbja e peshës.

Sipas NHS-së: "Pas disa ditëve të agjërimit, shihet prani e lartë e endorfinës në gjak, duke u bërë juve më vigjilent dhe duke u dhënë një ndjenjë të përgjithshme të rehatisë mendore". Padyshim, siç ushqimi ndikon fuqimisht në trurin dhe emocionet tona, agjërimi ndihmon në pastrimin e papastërtive dhe ky detoksifikim rezulton me një ndjenjë të përgjithshme të rehatisë. Kjo arrihet nëse është bërë drejt edhe duke e mbajtur në balancë dietën gjatë ditëve të Ramazanit.

Vetëkontrolli

Kurani i Shenjtë thotë:

"Dhe ata që e përpijnë zemërimin dhe falin, Allahu i do mirëbërësit".[3]

Njeriu nxitet e tundohet nga faktorë të ndryshëm si njerëzit, përgjegjësitë, mendimet, emocionet e ndryshme në jetën e tij etj., të cilat ia bëjnë të vështirë t'i kontrollojë veprimet e tij. Shumë njerëz mundohen shumë për të hequr dorë nga ushqime të caktuara, zakone dhe praktika të shfrenuara por dështojnë, vazhdimisht. Ramazani dhe agjërimi ndihmojnë njeriun të edukojë ndjenjën e vetëkontrollit dhe të vigjilencës të cilat e bëjnë më të lehtë të heqë dorë nga zakonet e tij të këqija gjatë këtij muaji.

Duke hequr dorë nga ushqimi, i cili është i lejuar dhe esencial për ekzistencën e njeriut, ai e forcon vendosmërinë dhe i mundësohet të ketë vetëkontroll më të madh ndaj veprimeve të tij. Diçka që i sjell atij dobi edhe jashtë Ramazanit.

Spiritualiteti

Ne mësojmë përmes ngjarjeve të njerëzve të shenjtë të kaluar se agjërimi promovon dhe rrit spiritualitetin e njeriut. Ata pajisen me aftësinë për të qenë në gjendje të përjetojnë vizione dhe fenomene të tjera shpirtërore të cilat të tjerët nuk mund t'i arrijnë. Kjo është arsyeja që profetët dhe njerëzit e Zotit shkonin të rrinin në vetmi për një kohë dhe jetonin në mënyrë të thjeshtë për të zhvilluar aftësitë e tyre shpirtërore. Ramazani për muslimanët është e njëjta mënyrë e trajnimit shpirtëror e dizajnuar për të mprehur ndjenjat shpirtërore. Për më tepër, kjo arrihet edhe duke u fokusuar në recitimin dhe kuptimin e Kuranit të Shenjtë, zbritja e të cilit filloi pikërisht gjatë këtij muaji të bekuar te Profeti Muhammed s.a.v.s. dhe ishte kompletuar brenda periudhës 23 vjeçare.

Përulësia

"Vërtet, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe përulen para Zotit të tyre, janë prej banorëve të xhenetit ku do të jetojnë përgjithmonë".[4]

Muslimanët urdhërohen t'i dorëzohen Zotit dhe t'i nënshtrohen përulësisht vullnetit të Tij, duke mos qenë mosmirënjohës ndaj asaj që na dhuron e as të pabindur ndaj urdhrave të Tij. Arsyeja e të qenët të tillë është se ne nuk jemi më shumë se nevojtarë dhe shërbëtorë para Krijuesit dhe Mbretit të universit.

"O njerëz, ju jeni nevojtarë ndaj Allahut, kurse Allahu është i Vetëmjaftueshmi, i Lavdëruari".[5]

Agjërimi në muajin Ramazan na përkujton se jemi plotësisht të varur nga Zoti dhe kërkojmë vetëm nga Ai për të na ushqyer dhe siguruar sepse Ai është Siguruesi më i mirë. Kjo ia rrit njeriut përulësinë gjithashtu edhe mbështetjen në Zotin, gjë që i mundëson të fitojë afërsinë me Zotin.

Asgjësimi i egos së njeriut

Asgjësimi i egos ose "fenā" do të thotë të liruarit e plotë nga dëshirat, pasionet, shpresat dhe ambiciet dhe të liruarit nga të gjitha mendimet e vetvetes në rrugën e Zotit. Kur njeriu e pastron vetveten ai arrin në shkallën e të liruarit nga pikëllimi dhe frika dhe vazhdon progresin e tij në rrugën e Zotit.

"Dëgjoni! Miqtë e Allahut me siguri nuk do të kenë as frikë e as nuk do të pikëllohen".[6]

Agjërimi dhe sakrifica janë mjete për të arritur në shkallën e vetëmohimit, sepse ne jo vetëm që nuk do të udhëhiqemi nga egoja jonë, dëshirat dhe motivet tona egoiste, por do t'i përshtatemi tërësisht vullnetit të Zotit dhe do të veprojmë ashtu siç dëshiron Ai deri në masën që ne të hamë, të flemë dhe të zgjohemi në përputhje me udhëzimin e Tij. Kur njeriu e arrin këtë dhe motivet ose qëllimet e tij nuk janë të prishura nga lakmia dhe materializmi, ai gëzon afërsinë me Zotin dhe kështu vazhdon udhëtimin e tij në drejtim të Zotit pafundësisht.

Dhembshuria

"Dhe ata i ushqejnë, nga dashuria për Zotin, të varfrit, jetimët, dhe të robëruarit".[7]

Dyshim i vogël që mbetet është se njeriu nuk mund të kuptojë plotësisht një fenomen të caktuar derisa nuk e ka përjeton vetë. Kështu agjërimi i ndihmon muslimanët të kuptojnë ndjenjën e mungesës së ushqimit, përjetimin e vështirësive dhe të dhimbjes së atyre që janë nevojtarë por që jetojnë në shoqërinë e tyre. Në këtë mënyrë agjërimi synon të zhvillojë fuqimisht dhembshurinë për njerëzit e tjerë. Kjo pa dyshim i nxit besimtarët për të bërë përpjekje humanitare duke ngritur të shtypurit e jo t'i shohin me përçmim, siç bëjnë një pjesë e madhe e të pasurve sot në botë.

Prandaj, agjërimi është një pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme në besimin Islam dhe ka shumë dobi të cilat mund të arrihen vetëm nga ai që i përmbush kërkesat e Ramazanit me zell dhe kujdes të madh.

Zoti na mundësoftë të veprojmë sipas këtyre pikave! Amin!

The post Ramazani – shtatë dobitë e agjërimit appeared first on Mesazhi.com.

Omrani që tronditi botën vitin e kaluar, sot shihet shëndosh e mirë (VIDEO)

Posted: 06 Jun 2017 10:09 AM PDT

Babai i Omran Daqneesh, djali i ri i cili u bë simbol global i Aleppos së shkatërruar nga lufta, përshkroi ngjarjet rreth fotografisë se djalit te tij që mori vëmendjen ndërkombëtare. Duke folur në Aleppo, Mohammad Kheir Daqneesh arriti në përfundimin se pamjet u keqpërdorën nga mediat dhe grupe te caktuara me qellim te perfitimeve dhe “propagandës”. Me e rendesishmja eshte se sot Omrani eshte mire dhe sigurt, në shtëpinë e tij në Aleppo në një zonë të cliruar nga Ushtria e Lirë Siriane. /MESAZHI/

The post Omrani që tronditi botën vitin e kaluar, sot shihet shëndosh e mirë (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

10 vendet më misterioze, për të cilat askush nuk jep spjegim (FOTO)

Posted: 06 Jun 2017 08:16 AM PDT

Toka kurrë nuk ndalon duke na befasuar. Çdo cep i planetit ofron një lloj veçorie natyrore të pashpjegueshme.

Disa nga këto vende janë sfiduese për t’i vizituar, disa të tjera janë destinacione turistike të zëna. Këto vende misterioze i bëjnë shkencëtarët të kërkojnë përgjigjet.

Ujëvara e Gjakut, Antarctica

natural oddities
Photo: National Science Foundation

Shumica e njerëzve nuk mund ta kenë mundësinë që të shohin Ujëvarën e Gjakut për shkak se nuk ka shansa të shkohet deri atje pa ekuipazh special. Megjithatë, pamjet nga forografia na lënë gojëhapur, se si ka mundësi që të ketë një ujëvarë të kuqe në sipërfaqen e bardhë të mbuluar nga bora. Specialistët e borës, të njohur si Glaciologjistë, ashtu si edhe mikrobiologjistët janë munduar së tepërmi ti kuptojnë shkaqet e kësaj rrjedhe misterioze.

Ata kanë ardhur në përfundim se ajo është burimi i një lumi nëntokësor, të pasur me hekur, i cili i jep ujëvarës ngjyrën e kuqe. Por besafia nuk mbaron këtu.

Zbulimet më të fundit kanë dalur me të dhëna se ka mikroorganizma që jetojnë 1,300 kilometra nën akull, të rrethuara nga hekuri dhe sulfuri që dominojnë ujin.

Kodra magnetike, Moncton, Kanada

natural oddities
Photo: Parks Canada Agency

Çfarë mund ta bëjë automobilin ngjitet përpjetë kodrës pa i dhënë gaz? Një forcë magnetike nga brendësia Tokës? Diçka edhe më fantastike? Që nga vitet 1930, kur fenomeni i kodrës magnetike u zbulua, ky fenomen u promovua si një atraksion turistik, dhe ende njerëzit janë duke u përpjekur të kuptojnë enigmën e saj.

 

Surtsey, Islandë

natural oddities
Photo: Getty Images / Gerard Gery

Kur njerëzit përpiqen të ju bindin se asgjë e re nuk ka ndodhur me tokën prej se e ka krijuar Zoti, atëherë tregohuni i zgjuar dhe tregojuni se Ai bën mrekullira kur të dojë.

Ky ishull nuk ka ekzistuar fare para vitit 1963, por u krijua pas një vullkani nënujor që shpërtheu në atë kohë. Pasi vullkani nuk ishte më aktiv, rreth vitit 1967, ajo që mbeti ishte një ishull që dikur nuk ekzistonte.

Moeraki Boulders, New Zealand

natural oddities
Photo: Karsten Sperling

Gurët e mëdhenj sferikë – rreth 12 metra me perimetër – janë të shpërndarë në plazhin Koekohe në bregun e Ishullit Jugor të Zelandës së Re. Ata u formuan miliona vjet më parë me mbledhjen dhe forcimin e sedimenteve dhe mineraleve të detit. Ato u formuan në këtë formë simetrikisht të habitshme, rreth një bërthame që i ngjanë strukturës së perlave.

Longyearbyen, Norvegji

natural oddities
Photo: Chris Jackson / Getty Images

Nga muaji prill, e deri në fund të gushtit, dielli asnjëherë nuk del mbi Svalbard, një akipelag Norvegjez që shtrihet pranë Grenlandës dhe detit Arktik. Ky fenomen i habit të gjithë turistët, dhe pas dy apo tre dite, ata nuk janë në gjendje të dallojnë nëse është ora 10 e mëngjesit apo e darkës.

Pamukkale, Turqi

natural oddities
Photo: Getty Images

 

Në Turqinë jugperëndimore, ajo që duket si një peizazh me dëborë, është në të vërtetë rezultat i depozitave të karbonatit të kalciumit nga 17 burime natyrore të nxehta që janë grumbulluar gjatë mijëra viteve. Duke filluar nga fundi  i shekullit të dytë p.e.r, kjo zonë pranë rajonit Denizli, ishte destinacion për ata që kërkonin përfitimet terapeutike të ujit të pasur me minerale, temperatura e të cilit arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Edhe sot, mund të shihni mbetjet e banjave të qytetit të lashtë Hierapolis. Nëse vizitoni Pamukkale, do të shijoni terraciat mahnitëse, shkëmbinjtë dhe ujëvarat e bardha të Pamukkales, apo i njohur ndryshe si “Pallati i Pambukut”.

Racetrack Playa, Death Valley, California

natural oddities
Photo: Getty Images

Si ka mundësi që gurët e zakonshëm të “lundrojnë” mbi sipërfaqen e Racetrack Playa në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni?  Ky është një fakt misterioz të cilin njerëzit janë përpjekur ta zgjidhin që nga viti 1915, kur një kërkues dhe gruaja e tij vunë re se gjurmët tregonin se gurët kishin lëvizur në drejtim të tokës së thatë. Eshtë e qartë se gurët kërkonin forca tokësore për t’i zhvendosur.

Por cilat forca? Teoria mbizotëruese aktuale për “gurët lundrues” të Racetrack Playa, është paraqitur nga një ekip fizikantësh në vitin 2011. Ata thanë se misteri shpjegohet nga akulli që formohet rreth gurëve, duke i bërë ata të lëvizin dhe të lënë gjurmë në prag të tyre. Shumë vizitorë ende shpresojnë për një shpjegim më mistik.

Eternal Flame Falls, Orchard Park, New York

natural oddities
Photo: MPMA Jewski

Pas ujëvarës të vogël në Parkun e Gështenjës në Nju Jork, ju mund të shihni atë që duket të jetë një iluzion optik: një flakë e zjarrtë. Në të vërtetë, do ta nuhatni para se ta shihni atë, dhe çuditërisht, është e vërtetë. Ajo erë e rëndë vie nga metani – gazi natyror që del nga toka.

Një fenomen gjeologjik lejon rreth 1 litër gaz metani në ditë për të dalur në sipërfaqe. Uji herë pas here e shuan flakën, por gjithmonë ka një turist që përdor çakmak për ta rindezur atë.

Old Faithful, Yellowstone National Park

natural oddities
Photo: AFP / Getty Images / Mark Ralston

Parku Kombëtar Yellowstone në SHBA ka përqendrimin më të lartë të gejzerëve në Tokë. Gejzerër janë burime të nxehta nëntokësore që rezultojnë në shpërthime. Më shumë se 60 parqe kombëtare mund të gjenden në të gjithë kontinentin amerikan, por asnjë nuk është i famshëm si Yellowstone.

Shpërthimet ndodhin çdo 55 deri 120 minuta dhe zgjasin dy deri në pesë minuta. Shpërthimet spektakolare mbeten burim i magjepsjes për më shumë se 3.5 milion njerëz që vizitojnë Yellowstone çdo vit. Fakti që shpërthimet nuk janë aq të rregullta sa mund të duken – dhe se kohëzgjatja mesatare e shpërthimit duket se po rritet – i lë geologët gojëhapur!

Relampago del Catatumbo, Ologa, Venezuela

natural oddities
Photo: Wikipedia Commons

Në sajë të lagështisë, pozicionit dhe përplasjes së erërave nga malet dhe deti, këndi jugperëndimor i Liqenit Maracaibo në Venezuelë ka frekuencën më të lartë të aktivitetit të rrufeve (250 rrufe për kilometër katror në vit).

Më shumë se 200 netë në vit, me muajt maj dhe tetor, rrufetë mbushin qiellin – ndonjëherë 25 ose më shumë rrufe në minutë.

Vendi është bërë atraksion edhe për turistët, të cilët rrinë zgjuar për të parë spektaklin e natyrë.  /MESAZHI/

Burimi: CNN.com

 

The post 10 vendet më misterioze, për të cilat askush nuk jep spjegim (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Të shtëna në katedralen Notre Dame në Paris

Posted: 06 Jun 2017 08:04 AM PDT

Policia franceze thotë se kanë qëlluar një person pranë katedrales së Notre-Dame në Paris, pasi ai u përpoq të sulmonte një oficer duke përdorur një çekiç.
Policia ka mbyllur zonën dhe po kërkon nga njerëzit qëtë qëndrojnë larg nga vendngjarja. Raportet thonë se sulmuesi është plagosur dhe gjendja e tij nuk bëhet e qartë.
Dëshmitarë okularë raportuan se turistët po iknin dhe ishin të tmerruar.
Franca është në gjendje të jashtëzakonshme, pasi sulmet e terroriste në Paris lanë 130 të vdekur në vitin 2015. /MESAZHI/

The post Të shtëna në katedralen Notre Dame në Paris appeared first on Mesazhi.com.

Kjo pritet ti ndodhë ambientit brenda 50 viteve

Posted: 06 Jun 2017 06:35 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka paralajmëruar se oqeanet janë duke u përballur me kërcënim të madh si asnjëherë më parë dhe se nëse nuk ndërmerren hapa, atëherë në vitin 2050 në oqeane do të ketë më shumë mbeturina plastike sesa peshq, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë deklaratë Guterres e ka bërë në “Konferencën Botërore të Oqeanit” që këtë vit organizohet për herë të parë nën patronazhin e zyrës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, që ka për qëllim të mbështesë Iniciativën për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030.

Guterres ka thënë se ndotja, peshkimi ekstrem dhe ndryshimet klimatike i kanë shkaktuar dëme serioze oqeaneve, të cilat, sipas tij, tani ndodhen në rrezik të madh si asnjëherë më parë. “Mbroni oqeanet, në mënyrë që ta parandaloni katastrofën globale”, ka thënë Guterres adresuar shteteve anëtare.

Sipas tij, “mbrojtja e oqeaneve dhe përdorimi i qëndrueshëm i tyre do të thotë mbrojtje e vetë jetës”.

Duke folur për të dhënat e hulumtimit të fundit mbi oqeanet, Guterres ka shtuar se ky punim ka treguar “që nëse nuk ndërmerren hapa për mbrojtjen e oqeaneve, atëherë në vitin 2050 në oqeane do mund të ketë më shumë mbeturina plastike sesa peshq”.

Edhe kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Peter Thomson, ka thënë se ka ardhur koha që të përmirësohet rruga e gabuar përmes së cilës është shtjelluar çështja e ndotjes së oqeaneve.

“Ne kemi lëshuar mbi oqean një fatkeqësi plastike që dëmton në mënyrë shumë tragjike natyrën”, ka potencuar Thomson.

Ndryshe, Konferenca Botërorë e Oqeanit ka si temë mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të oqeaneve, detrave dhe burimeve detare, ndërsa në të marrin pjesë krerë, ministra, diplomatë dhe aktivistë të mjedisit nga afërsisht 200 shtete.

The post Kjo pritet ti ndodhë ambientit brenda 50 viteve appeared first on Mesazhi.com.

Njësia Speciale zbarkon në veri

Posted: 06 Jun 2017 05:30 AM PDT

Policia e Kosovës ka paraparë shtimin e masave të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, atje po patrullon dhe po kontrollon Njësia Speciale e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i ka thënë lajmi.net se policia ka marr vendim që të shtohen masat e sigurisë pas incidenteve që ndodhen në veri nga mbështetësit të Listës serbe dhe të Partisë së serbeve të Kosovës.

"Është ndërmarr një planifikim në kuadër të vlerësimeve të sigurisë të cilat Policia e Kosovës i ndërmerr veçanërisht në kuadër të afrimit të ditës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme më datën 11 qershor", ka thënë Hoti.

Duke marrë parasysh përçarjen mes serbëve në politikë dhe jo vetëm, Hoti bëri të ditur, se e vetmja arsye është e shtimi i masave të sigurisë në patrullim dhe kontroll, është siguria, raporton lajmi.net.

"Duke marrë parasysh atë që ka ndodh në komunën e Leposaviqit disa incidente nga përfaqësuesit e Listës serbe për zgjedhjet në kuadër të komunitetet serb, pastaj problemet me kryetarin e komunës së Leposaviqit që kanë ndodh disa incidente, në kemi marr parasysh që t'i shtojmë masat e sigurisë dhe të kontrollit", theksoi Hoti.

I pyetur se a ka pasur ndonjë incident tjetër atje që nga kur policia po e vëzhgon më kujdes këtë pjesë, ai tha, se pas rastit të Aleksandër Jabllanoviqit i cili u përfshi në incident me armë, nuk ka pasur ndonjë incident tjetër.

The post Njësia Speciale zbarkon në veri appeared first on Mesazhi.com.

“Padrejtësia” e Allahut! – Hoxhë Husamedin Abazi (VIDEO)

Posted: 06 Jun 2017 04:39 AM PDT

Nën Hijen e Hadithit Kudsij
06 – “Padrejtësia” e Allahut!
Hoxhë Husamedin Abazi
Xhamia “Hasan Beg” – 4 llullat, Prishtinë
05.06.2017

The post “Padrejtësia” e Allahut! – Hoxhë Husamedin Abazi (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.