Mesazhi.com: “Solidarity – Tariq Ramadan” plus 9 more |
- Solidarity – Tariq Ramadan
- 10 Hotelet e rekomanduara në Meke
- Aktivistja myslimane vjen me fjalim të fuqishëm pas përballjes me kërcënimet me vdekje
- Kështu dukej Mesxhid-i Aksa në xhumanë e parë të Ramazanit (Foto)
- Gjykatesi i kërkon vogëlushit të vendosë për dënimin e babait, por vogëlushi befason
- “Kur mbaron karburanti, foshnjat do të vdesin”
- Tronditë raporti i Save the Children për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (VIDEO)
- Sa kushtojnë zarfat e KQZ-së
- Daka: Nga listat e votuesve janë larguar rreth 70 mijë qytetarë
- Myslimanët amerikanë shtrojnë iftar përballë kullës së Trumpit (FOTO)
Posted: 02 Jun 2017 05:36 PM PDT By Tariq Ramadan This does not mean that all activities expressing solidarity should come to an end. On the contrary. Our thought is that they are insufficient, not that they are useless. Over the past two decades, acts of solidarity have multiplied in Western Muslim communities. After being at first expressions of solidarity only with Muslims, they have little by little extended to all groups in society. The "couscous de l'amitie´" in France and the food provided on university campuses during Ramadan (in the United States and some European countries) and to vulnerable people (e.g., the unemployed, the homeless) are examples of this. These actions have not always been welcomed as they should be by local political authorities and the media, who are often suspicious that there may be hidden motives (proselytism, fundamentalism), but they have nevertheless developed in the Muslim consciousness a sense of being at home in the West and of serving society. They have also given an opportunity for some citizens to come into contact with Muslims in a different way and to become aware of some of the social values of their religion. From a more long-term perspective, we must point out the work carried out by some Muslim groups in deprived areas and in prisons. Although generally directed toward the Muslim community, these activities have sometimes touched non-Muslim citizens, too. It is a matter of improving the quality of life, fighting against drugs, violence, marginalization, and illiteracy. The work carried out by Afro-Americans in this area is exemplary: the struggle against violence, drugs, and illiteracy has been effective in many parts of the country, and the commitment of the imam Siraj Wahhaj in the area around his Al-Taqwa Mosque in Brooklyn has been well known for years. This initiative from within has become more visible as more and more Muslim citizens have chosen to become social helpers and to get involved in working alongside young people in deprived areas. But separation between the affluent and the poor is, nevertheless, the rule, and the social commitment of the former is starkly inadequate compared with the needs of the latter. On a broader front, a commitment to solidarity toward the whole of society, with non-Muslim partners, remains an exception in the United States and Europe, for two reasons: such activities are often, as we have said, misinterpreted, and the possibility of working openly with non-Muslims remains something of which only a minority are aware. The post Solidarity – Tariq Ramadan appeared first on Mesazhi.com. |
10 Hotelet e rekomanduara në Meke Posted: 02 Jun 2017 04:33 PM PDT Keto janë 10 Hotelet me frekuantuara në Meke 1.Hajatt Regency The post 10 Hotelet e rekomanduara në Meke appeared first on Mesazhi.com. |
Aktivistja myslimane vjen me fjalim të fuqishëm pas përballjes me kërcënimet me vdekje Posted: 02 Jun 2017 10:26 AM PDT Aktivistja muslimane amerikane Linda Sarsour mbajti një fjalim të fuqishëm në një ceremoni akademike në qytetin e Nju Jorkut. Fjalimi i saj erdhi pak javë pas përballjes me kërcënime me vdekje dhe kritika ndaj saj. Dhe pavarësisht reagimit që ajo mori deri në ceremoni, Sarsour mori duartrokitje nga e gjithe salla. Sarsour e përdori fjalimin e saj në skenë për të nxjerrë një vizion ndërlidhës të drejtësisë shoqërore, duke argumentuar se aktivistët duhet të punojnë pa u lodhur për të mbrojtur të drejtat e të gjitha grupeve të margjinalizuara. “Në epokën e fakteve alternative, lajmeve të rreme dhe racizmit e ksenofobisë të inkurajuar, ne nuk mund të heshtim”, tha Sarsour gjatë ceremonisë qe u mbajt në Teatrin Apollo në Harlem. “Ne nuk mund të lejojmë që zërat e urrejtjes dhe ndarjes të jenë më të zhurmshem se zërat e solidaritetit dhe dashurisë.” “Ne duhet të qëndrojmë së bashku, në solidaritet, kundër shënjestrimit, demonizimit dhe mashtrimit të ndonjë grup njerëzish”, shtoi ajo. “Ne duhet të ndërhyjmë. Ne duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. ” Sarsour u zgjodh nga City University of New York (CUNY) për të mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes. Vendimi u denoncua nga një sërë kritikësh. Asambleja shtetërore demokratike e Nju Jorkut pretendoi se Sarsour, e cila është me prejardhje palestineze, është antisemite për shkak të kritikave të saj ndaj politikave të Izraelit ndaj palestinezëve. Personaliteti i mediave ekstreme të së djathtës, Milo Yianpoulos, e quajti Sarsour një “përqafuese terrorizmi”. Sarsour tha per The New York Times se ajo mori një numer të pashembullt të mesazheve të mbushura me urrejtje dhe kërcënime me vdekje që nga shpallja e zgjedhjes. CUNY mbrojti vendimin në bazë të fjalës së lirë. Dhe në përgjigje të akuzave se Sarsour është anti-semite, udhëheqësit progresiv hebrenj gjithashtu u shprehën pro saj. Më shumë se 130 udhëheqës amerikanë hebrenj nënshkruan një letër të hapur duke i quajtur sulmet ndaj Sarsour “të rrezikshme, të pavlera dhe kundërproduktive, duke minuar vlerat hebraike thelbësore të dhembshurisë, përulësisë dhe dinjitetit njerëzor”. “Ne nuk mund të pajtohemi me Sarsour për të gjitha çështjet. Ne nuk ofrojmë vulën tonë të miratimit për çdo “tweet” apo mesazh që ka postuar “, shkruajnë udhëheqësit në letër. “Ne kundërshtuam pa mëdyshje këto sulme ndaj saj dhe shpallim publikisht angazhimin tonë për të punuar së bashku me të për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë”, shkruante letra. The post Aktivistja myslimane vjen me fjalim të fuqishëm pas përballjes me kërcënimet me vdekje appeared first on Mesazhi.com. |
Kështu dukej Mesxhid-i Aksa në xhumanë e parë të Ramazanit (Foto) Posted: 02 Jun 2017 09:47 AM PDT Pavarësisht pengesave të Izraelit palestinezët janë mbledhur së bashku në Mesxhid-i Aksa për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA). Dhjetëra mijëra palestinezë që në orët e para të mëngjesit i janë drejtuar Mesxhid-i Aksa-së duke kaluar përmes pikave të kontrollit ushtarak mes Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit. Ushtarët izraelitë të cilët kanë mbyllur për trafikun rrugët në afërsi të rajonit të qytetit të vjetër të Jerusalemit, përveç autobusëve nuk kanë lejuar kalimin e asnjë automjeti tjetër. Palestinezët të cilët kanë mundur të mbërrijnë në Mesxhid-i Aksa duke ecur pas një udhëtimi që ka zgjatur me orë të tëra, për të falur namazin e xhumasë së parë të muajit të Ramazanit kanë mbushur përplot ambientin e jashtëm të rrethuar me mur të Aksa-së. Kryetari i Departamentit të Fondacioneve Islame, Azzam el-Hatib, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se në Aksa kanë falur namazin e xhumasë afërsisht 250 mijë palestinezë. Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Gaza të cilët në ditët normale nuk lejohen nga Izraeli të kalojnë në Jerusalem, kanë realizuar fotografi përpara Aksa-së dhe Kubbetu's Sahra. Ndërsa disa palestinezë vullnetarë të ngarkuar me detyrë nga Gjysmëhëna Palestineze janë përpjekur të pakësojnë ndikimin e të nxehtit duke spërkatur me ujë të tubuarit. Ndërsa pas namazit është vërejtur se për më shumë se një orë ka patur rrëmujë në dyert e Aksa-së, ku dhe për shkak të temperaturave të larta disa palestinezë kanë patur probleme shëndetësore. Gjithashtu qindra policë izraelitë brenda mureve të brendshme të Jerusalemit në pjesën që njihet Qyteti i Vjetër dhe në dyert e Mesxhid-i Akasa-së kanë qëndruar të gatshëm, ku vazhdimisht kanë marrë pamje me kamera nga ajri me helikopterë dhe balona. /aa/ The post Kështu dukej Mesxhid-i Aksa në xhumanë e parë të Ramazanit (Foto) appeared first on Mesazhi.com. |
Gjykatesi i kërkon vogëlushit të vendosë për dënimin e babait, por vogëlushi befason Posted: 02 Jun 2017 08:09 AM PDT A keni dëgjuar ndonjëherë ndojë rast ku gjykatësi lejon të afërmit e të akuzuarit të vendosin dënimin? Asnjë, apo jo? Frank Caprio, gjykatësi komunal në Providence, Rhode Island në SHBA, është bere hiti i internetit pasi theu keto rregulla. Në videon e postuar, gjykatesi Caprio ia la vendimin djalit 5-vjeçar të te denuarit, dhe e lejoj te vendosë për babain e tij. Por nuk ishte kushedi se cfare denimi. Ai u gjobit për parkim në anën e gabuar të rrugës. Videoja po behet virale në Facebook dhe njerëzit e duan atë, jo për shkak të gjyqtarit, por për shkak të Jakobit, i cili nuk e liron babanë e tij nga pagesa, edhe pse kishte mundesi, por e denon me 30 dollare. Videoja e postuar nga UNILAD ka grumbulluar më shumë se 7.8 milionë shikime. Video fillon me gjyqtarin i cili i kërkon Jakobit të dalë dhe ta ndihmojë me rastin, dhe perfundon me marreveshje se nese babai i tij e qet ne restaurant per te ngrene, i denuari del pa asnje gjobe. /MESAZHI/ The post Gjykatesi i kërkon vogëlushit të vendosë për dënimin e babait, por vogëlushi befason appeared first on Mesazhi.com. |
“Kur mbaron karburanti, foshnjat do të vdesin” Posted: 02 Jun 2017 07:53 AM PDT Rripi i Gazës Në spitalin al-Shifa, i cili eshte spitali më i madh në Gaza, 50 foshnja janë të shtrira ne dhomen e mbushur me 30 shtretër, e cila gjende në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Nga jashtë, oborri i ngjan një fabrike ndërsa gjeneratorët masiv rënkojnë dhe zhurmojnë, duke e shndërruar karburantin në energji elektrike, dhe duke furnizuar foshnjat me oksigjen përmes ventilatorëve. Për shkak të mungesës së energjisë elektrike në Gaza, gjeneratorët janë litari i vetëm i jetes se këtyre foshnjave të sapolindura. Por ky litar mund të pritet shpejt pasi rezervat e karburantit të Gazës pritet të shterrojne, duke rrezikuar jetën e pacientëve te vegjel. “Shumica e foshnjave janë të lidhura me ventilimin mekanik, nëse energjia elektrike ndërpritet, ato do të vdesin brenda pak sekondash”, tha Dr Allam Abu Hamida, drejtor i repartit neonatologjik të al-Shifa per Al Jazeera. “Oksigjeni duhet të jetë 90 dhe më lart, por ketu është vetëm 62.” Gjysma e foshnjave në repartin e neonatologjise kanë lindur parakohe, disa prej të cilave peshojnë vetëm 700 ose 800 gramë. Ato janë të varura nga gjeneratorët. “Nëse energjia elektrike nderpritet, fëmijet do të marrin edhe hipotermi dhe do të vdesin”. Kjo është vetëm një ditë tjetër e zakonshme në spitalin al-Shifa të Gazës, ku stafi rregullisht bëhet heroi i ditës, me ato që kanë. Qysh pas bllokades izraelito-egjiptiane, spitalet në Gaza kanë luftuar për vite me radhë me mungesë të rëndë të energjisë elektrike, por mjekët tani thonë se situata po arrin një pikë kritike për pacientët. /MESAZHI/ The post “Kur mbaron karburanti, foshnjat do të vdesin” appeared first on Mesazhi.com. |
Tronditë raporti i Save the Children për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (VIDEO) Posted: 02 Jun 2017 05:41 AM PDT Dje femjet shenuar ditet nderkombetare te tyre, per hire te se ciles pati mjaft aktivitete kudo ne bote. Te gjith biem dakord se femijet jane shtresa me e rendesishme e shoqerise, por cfare bejme ne per ta, duke qene kudoqofshin ata jane njesoj??? Videoja ne vijim sjelle 5 fakte shokuese, te mbledhura nga organizata per mbrojtjen e femijeve “Save the Children”.
The post Tronditë raporti i Save the Children për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
Posted: 02 Jun 2017 05:21 AM PDT 3 mijë e 770 euro do të kushtojnë vetëm zarfat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhje. Kështu bëhet e ditur në tenderin e publikuar nga ky institucion. "Furnizim me zarfa për periudhën e regjistrimit dhe periudhën e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017", është përshkrimi i dhënë në tender, shkruan Indeksonline. Kompania e ka pasur të lehtë për të fituar tenderin, pasi nuk ka pasur konkurrentë në garë. Furnizimin me zarfa do ta bëj kompania "ALBUS". Ndryshe, kontrata pritet të nënshkruhet sot. Deri tash ky institucion ka kryer furnizime tjera të nevojshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Shtypja e bexhave, furnizimi me bateri, e shtypja e formave zgjedhore, janë disa prej furnizimeve tjera të KQZ-së, Kujtojmë se zgjedhjet do të mbahen me 11 qershor, derisa fushata e partive politike ka filluar. The post Sa kushtojnë zarfat e KQZ-së appeared first on Mesazhi.com. |
Daka: Nga listat e votuesve janë larguar rreth 70 mijë qytetarë Posted: 02 Jun 2017 05:17 AM PDT Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka duke folur për procesin e pastrimit të listave të votuesve, ka thënë se listat vazhdimisht janë pastruar. Daka në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se janë larguar nga lista gati 70 mijë qytetar. "KQZ së bashku me agjencionin për regjistrim civil ka larguar nga listat e votuesve më shumë se 35 mijë të vdekur dhe 31 mijë qytetar të cilët kanë humbur shtetësinë apo kanë hequr dorë prej saj, që i bie gati 70 mijë qytetar apo votues janë larguar nga listat votuese", ka thënë Daka. Duke folur për kritikat që janë adresuar ndaj KQZ-së lidhur me regjistrimin e votuesve nga diaspora, Daka ka thënë se KQZ vetëm sa ua ka lehtësuar punën e regjistrimit të tyre. Ajo ka thënë se diaspora i ka pasur këtë herë 7 ditë në dispozicion për aplikim për regjistrim. The post Daka: Nga listat e votuesve janë larguar rreth 70 mijë qytetarë appeared first on Mesazhi.com. |
Myslimanët amerikanë shtrojnë iftar përballë kullës së Trumpit (FOTO) Posted: 02 Jun 2017 04:37 AM PDT Aktivistët myslimanë në Manhatan kanë bërë një veprim të veçantë, duke bërë iftar përballë Trump Tower, e cila është në pronësi të presidentit Donald Trump. Dy grupe të avokimit, Mpower Change dhe New York State Immigrant Action Fund, kishin organizuar këtë iftar në shenjë shenjë proteste ndaj qëndrimeve ksenofobike dhe anti-emigrante. Kësaj radhe, ata nuk mbanin asjë parollë apo slogan, por thjeshtë shtruan iftarin dhe u kënaqën me të. Ky është iftari i parë i organizuar nga këto organizata i cili kryehet në këtë mënyrë. Poashtu agjeruaesit falën namazin së bashku. Iftari nuk kaloi pa vëmendjen e publikut, dhe të policisë poashtu, të cilët bllokuan një prej rrugëve më të ngarkuara të vendit, dhe ofruan mbrojtje dhe siguri. Në iftar ishin të pranishëm edhe shumë persona që kundërshtojnë pikëpamjet e presidentit lidhur me emigracionin, të cilat janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit. /MESAZHI/ The post Myslimanët amerikanë shtrojnë iftar përballë kullës së Trumpit (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |