Mesazhi.com: “Shqetësuese: Afër 50 mijë vota të pavlefshme” plus 9 more

Mesazhi.com: “Shqetësuese: Afër 50 mijë vota të pavlefshme” plus 9 more


Shqetësuese: Afër 50 mijë vota të pavlefshme

Posted: 11 Jun 2017 05:32 PM PDT

Si asnjëherë më parë nga zgjedhjet e kaluara, këto zgjedhje po karakterizohen me votime të pavlefshme, shkruan Indeksonline.

Kjo është shqetësuese pasi nga mbi 1 milion votues të rregjistruar, gjysma e tyre, rreth 50 mijë deri në këto momente nga KQZ janë shpallur të pavlefshme.

Vota e pavlefshme do të thotë që qytetarët kanë gabuar gjatë procesit të votimit ose nuk kanë dashur që vota ti shkojë asnjë partie, duke e bërë të pavlefshme,

The post Shqetësuese: Afër 50 mijë vota të pavlefshme appeared first on Mesazhi.com.

KQZ numëron mbi 80 për qind të votave- Kjo është renditja e partive politike

Posted: 11 Jun 2017 04:32 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shkuar mbi 80.08 për qind të numërimit të votave nga 1 mijë e 994 kuti të votimit.
Nga këto rezultate, KQZ nxjerr fituese koalicionin PAN i cili ka marrë 35.33 për qind.

Me 25.39 për qind është renditur i dyti koalicioni LDK-AKR-AL.

Ndonëse me shumë pak diferencë me vota në mes të koalicionit të LDK-AKR-AL dhe Vetëvendosjes, kjo e fundit radhitet e treta me 25.22 për qind.

The post KQZ numëron mbi 80 për qind të votave- Kjo është renditja e partive politike appeared first on Mesazhi.com.

DnV me rezultatet e fundit për sot: PAN – 33.1%; LVV – 26,6%; LAA – 25.3%

Posted: 11 Jun 2017 02:23 PM PDT

Demokracia në veprim ka publikuar rezultatet nga, siç thonë, 87 për qind e vendvotimeve, transmeton Telegrafi.

Rezultatet janë si më poshtë:

Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) – 33.1%

Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) – 25.3%

LVV – 26.6 %

Lista Srpska (GISL) – 4.8%

Të tjera – 10.1%

The post DnV me rezultatet e fundit për sot: PAN – 33.1%; LVV – 26,6%; LAA – 25.3% appeared first on Mesazhi.com.

Triumf bindës i Shqipërisë ndaj Izraelit

Posted: 11 Jun 2017 02:04 PM PDT

Shqipëria ka bërë një lojë fantastike në triumfin prej 3-0 kundër Izraelit në ndeshjen e zhvilluar Sammy Ofer Stadium në Haifa.

Ishte një gjysmë e parë mbresëlënëse e Kuqezinjve, në të cilën ata i shënuan dy gola.

Armando Sadiku ishte protagonisti i dyfishtë në këtë pjesë lojë, pasi e gjeti dy herë rrjetën (22' dhe 44').

Skuadra mysafire realizoi edhe një gol në pjesën e dytë me anë të Ledian Memushajt (71').

Kjo është fitorja e tretë e Shqipërisë në Grupin G, ndërsa ka edhe po aq humbje – do të thotë numëron nëntë pikë.

Pas xhiros së gjashtë, Kombëtarja jonë pozicionohet në vend të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Izraelin që është një vend më poshtë.

Dy vendet e para në këtë grup mbahen nga Spanja dhe Italia që numërojnë nga 16 pikë.

The post Triumf bindës i Shqipërisë ndaj Izraelit appeared first on Mesazhi.com.

DnV nga 70 për qind të vendvotimeve: PAN – 34.2%; VV – 26.3%; LAA – 25.8%

Posted: 11 Jun 2017 01:23 PM PDT

Demokracia në Veprim ka sjell rezultate tjera për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershorit 2017.

Sipas DnV-së, rezultatet nga 70 për qind e vendvotimeve të numëruara janë si më poshtë:

Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) – 34.2 %

Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) – 25.8 %

LVV – 26.3%

Lista Serbe (Gisli) – 4.2%

Tjera – 9.5 %

The post DnV nga 70 për qind të vendvotimeve: PAN – 34.2%; VV – 26.3%; LAA – 25.8% appeared first on Mesazhi.com.

DnV publikon rezultatet e para preliminare: PAN i pari, LAA e dyta, VV e treta

Posted: 11 Jun 2017 12:49 PM PDT

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet pas 50% të votave të numëruara.

Sipas këtyre rezultateve koalicioni PAN vazhdon të kryesojë me 36.0% të votave, kurse një luftë e ashpër po zhvillohet për vendin e dytë.

LDK-AKR-Alternativa ka 25.9% të votave, kurse Vetëvendosja 25.4% të votave

 

The post DnV publikon rezultatet e para preliminare: PAN i pari, LAA e dyta, VV e treta appeared first on Mesazhi.com.

Rezultatet LIVE të zgjedhjeve

Posted: 11 Jun 2017 12:24 PM PDT

Në linkun më poshtëm i keni rezultatet LIVE të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

http://rezultatet.kqz-ks.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

 

 

 

 

 

The post Rezultatet LIVE të zgjedhjeve appeared first on Mesazhi.com.

DnV prezanton 30 për qind të votave të numëruara: PAN e para, LAA e dyta, VV e treta

Posted: 11 Jun 2017 12:19 PM PDT

Demokracia në Veprim thotë se ka proceduar 30 për qind të numërimit të votave në të gjithjë Kosovën dhe sipas këtij koalicioni të OJQ-ve, në këtë fazë e para është PDK-ja me koalicionin e saj.

LDK-ja dhe aleatët e saj mbesin në pozitën e dytë, derisa Vetëvendosje në vendin e tretë.

PAN: 36.9 për qind

LAA: 26.2 për qind

VV: 24.7 për qind

Srpska: 3.5 për qind

Të tjerat: 8.8 për qind

Nuk përfshihen votat me kusht dhe votat nga jashtë.

The post DnV prezanton 30 për qind të votave të numëruara: PAN e para, LAA e dyta, VV e treta appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje nis festën

Posted: 11 Jun 2017 10:59 AM PDT

Pas rezultatit të exit-pollit të Klan Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje janë duke festuar para selisë së tyre.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se partia e tyre ka dalë partia numër një vend. Ai ka shtuar se Vetëvendosje tani do ta bëjë edhe qeverinë ndryshe për të cilën kanë votuar qytetarët.

The post Vetëvendosje nis festën appeared first on Mesazhi.com.

VV: Mposhtëm koalicionet me dhjetëra parti, rezultati është reflektim i popullit

Posted: 11 Jun 2017 10:54 AM PDT

Gjate nje konference per media te mbajtur menjehere pas Exit-Pollit, kryesuesit e Levizjes Vetevendosje tha se partia e tyre del e para perballe Koalicionit qe pati 17 parti, dhe 5 a 6 parti te tjera.

Dardan Sejdiu, i cili eshte nenkryetar i partise, tha se VV del e para si parti me 33-34% te votava, pasi qytetaret e Kosoves kane vendosur per ndryshime.

Ndersa Albulena Haxhiu, tha se duke e pare panikun e koalicionit te nates, partia e saj eshte e mobilizuar per te mbrojtur vullnetin e qytetarve. /MESAZHI/

The post VV: Mposhtëm koalicionet me dhjetëra parti, rezultati është reflektim i popullit appeared first on Mesazhi.com.