Mesazhi.com: “OSTEOPOROZA-TRAJTIMI NATYRAL” plus 9 more

Mesazhi.com: “OSTEOPOROZA-TRAJTIMI NATYRAL” plus 9 more


OSTEOPOROZA-TRAJTIMI NATYRAL

Posted: 10 Jun 2017 07:20 PM PDT

Osteoporoza është një sëmundje kockore për shkak të mungesës së kalciumit. Si rezultat kockat humbin forcën dhe dendësinë. Njerëzit zakonisht nuk janë në dijeni se posedojnë këtë simptomë, derisa të shkaktohet ndonjë thyerje spontane e kockave.
Lëvizjet e përsëritura-kordinuara dhe të rregullta të trupit gjatë lutjeve (namazit) përmirësojnë tonin dhe fuqinë e muskujve, forcën e tendinëve, fleksibilitetin dhe vitalitetin kardio-vaskular. Lëvizjet dinamike 30 ditore të trupit gjatë këtij muaji, kontribuojnë në parandalimin e osteoporozës në kockat osteoporotike, sidomos te personat e moshuar, ku është e zakonshme kjo dukuri.

Tromboza venoze:
Tendosja e gjymtyrëve, gjatë forcës fizike në lëvizjet e trupit gjatë lutjeve, shton përmbajtjen e mineraleve në kocka, me këtë rast edhe kalciumit. Ngarkesat e ndryshme të gjymtyrëve gjatë lutjeve, lëvizjet e larmishme, shkaktojnë efekt rehabilitues dhe një rrjedhë mbrojtëse të fluideve sinoviale në inde kockore (qeliza kockore). Përforcimi i muskujve të gjymtyrëve nëpërmjet lëvizjeve aktive, pengon trombozën (mbylljen e pjesërishme) e venave të këmbëve, sidomos në të moshuarit.

Kolagjeni, shkëlqim për lëkurë:
Ushtrimet fizike parandalojnë sëmundjet koronare të zemrës, përmirësojnë tolerancën ndaj karbohidrateve dhe diabetin e tipit-II. Sekretimi i hormonit të rritjes shtohet po ashtu gjatë agjërimit, i cili aktivizohet më tej duke ushtruar-lëvizje fizike, lutje të gjata gjatë natës.
Meqë ky hormon është i domosdoshëm për formimin e kolagjenit (ndërtues të strukturës proteinike jashtë qelizore) mund të jetë faktor përcaktues në shkëlqimin e lëkurës për praktikuesit e agjërimit, si dhe ata që kryejnë lutjet rregullisht!.
Përgatiti: Rrahman FERIZI

The post OSTEOPOROZA-TRAJTIMI NATYRAL appeared first on Mesazhi.com.

Turqia shtron sofrën për jetimët nga 15 shtete

Posted: 10 Jun 2017 05:31 PM PDT

Unioni i Studentëve të Anadollit nga Turqia do të shtrojë sofra vëllazërore me rastin e “15 Ramazanit – Ditës Botërore të Jetimëve” në 15 shtete të botës, përfshirë edhe Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën dhe Maqedoninë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës nga Unioni, studentë universitarë nga e gjithë Turqia kanë tubuar ndihma në para në kuadër të fushatës “Sofra e Vëllazërisë” e cila ka filluar në muajin e Ramazanit në mbi 100 universitete në 70 provinca të Turqisë.

Me paratë e tubuara do të shtrohen sofra vëllazërore për jetimët, nën organizimin e Shoqatës për Ndihmë dhe Solidaritet Iylik-Der.

Sofrat e vëllazërisë do të shtrohen në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Halabxha (Irak), Somali, Kirgistan, Burkina Faso, Jemen, Bangladesh, Niger, Jerusalem, Qipro dhe Erbil, ndërsa në to do të shprehet vëllazëri, mirësi, mëshirë dhe dhembshuri për fëmijët jetimë.

Vitin e kaluar, Unioni i Studentëve të Anadollit shtroi sofra vëllazërore për pesë mijë persona për jetimët në Gaza.

The post Turqia shtron sofrën për jetimët nga 15 shtete appeared first on Mesazhi.com.

Mbahen marshime anti-myslimane në disa qytete amerikane

Posted: 10 Jun 2017 05:26 PM PDT

Marshuesit e krahut të djathtë kanë dalë në rrugë në disa qytete anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të ashtuquajturin “Marshimin Kombëtar kundër Sheriatit”, një fushatë anti-muslimane që është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut.

Duke iu përgjigjur një thirrjeje nga “ACT for America”, pjesëmarrësit e marshit dolën në të paktën 28 ​​qytete të 20 shteteve.

Organizata monitoruese Southern Poverty Law Center (SPLC) e përshkroi organizaten ACT for America si një organizatë “ekstremiste” dhe grupi më i madh antimusliman në vend.
Por shumë qytetar amerikan u grumbulluan në disa qytete për të kundërshtuar marshimet, dhe u shënuan edhe përplasje dhe grindje gjatë marshimit.

Duke folur për Al Jazeera, Corey Saylor i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islamike (CAIR) përshkroi marshimet si “islamofobike” dhe pjesë e një fenomeni që shpie në “krijimin e një mjedisi ku dhuna kundër muslimanëve bëhet e lejueshme “.

Alia Salem, një aktivist i drejtësisë sociale me qendër në Dallas, argumentoi se ksenofobia anti-muslimane ka zënë fillin edhe përpara presidencës së Donald Trump.

“Islamofobia nuk u krijua nga Donald Trump,” i tha Salem Al Jazeeras.

“Por ajo u fuqizua në një farë mase. Më shumë se çdo gjë, ideja e “epërsisë së të bardhëve” brenda segmenteve të popullsisë sonë është fuqizuar nëpërmjet presidencës së tij.” /MESAZHI/

The post Mbahen marshime anti-myslimane në disa qytete amerikane appeared first on Mesazhi.com.

Vëzhguesit e huaj kanë arritur në Kosovë

Posted: 10 Jun 2017 08:27 AM PDT

Vëzhguesit e huaj kanë arritur në Kosovë
Në Kosovë po qëndrojnë përfaqësues të huaj që do të përcjellin nga afër procesin zgjedhor të së dielës në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e institucioneve të menaxhimit të zgjedhjeve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia, Pakistani dhe nga Asociacioni i Zyrtarëve Botëror Zgjedhor (Kore e Jugut) vizituan sot Kuvendin e Kosovës.

Ata u njohën me historikun e shtetit të Kosovës dhe në veçanti për procesin e zgjedhjeve për Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 27 vëzhgues nga Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve. Këta vëzhgues do të vizitojnë qendra të ndryshme votimi. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për këto zgjedhje është: 29,264.

The post Vëzhguesit e huaj kanë arritur në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Video që nuk duhet të lihet pa e parë: Ja si reagojnë fëmijët kur shohin bashkëmoshatarët e tyre në luftë

Posted: 10 Jun 2017 06:50 AM PDT

Video që nuk duhet të lihet pa e parë: Ja si reagojnë fëmijët kur shohin bashkëmoshatarët e tyre në luftë

The post Video që nuk duhet të lihet pa e parë: Ja si reagojnë fëmijët kur shohin bashkëmoshatarët e tyre në luftë appeared first on Mesazhi.com.

Kjo është mënyra si ta plotësoni fletëvotimin (Video)

Posted: 10 Jun 2017 06:02 AM PDT

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë publike forma se si qytetarët duhet ta plotësojnë fletëvotimin.

Përmes kësaj videoje, ju mund të mësoni se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e nesërme parlamentare (11 qershor).

Përmes një njoftimi zyrtar të Komisionit Qendror Zgjedhor, thuhet se konferenca e parë për media do të mbahet në orës 08:00 nesër më 11 qershor, derisa vendvotimi hapet në orën 07:00.

The post Kjo është mënyra si ta plotësoni fletëvotimin (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Kjo tortë është aq e shijshme, por edhe e lehtë -VIDEO

Posted: 10 Jun 2017 03:55 AM PDT

Pasi qe Festa e Bajramit po afrohet, ndoshta jeni ne dilema se si ta mbushni shtepine me ushqimet me te shijshme. Kjo zgjidhje nuk ju deshperon aspak, perkundrazi.

Torta ka keta perberes:

Nje paketim biskota te bluara

Buter i shkrire

2 cokolata te zeza

1 paketim ajke e embel

1 paketim akullore cokolate

1 paketim biskota petit beurre

Marshmallow (Sipas deshires)

Procedura eshte e thjeshte dhe tregohet me detaje ne video. Ju befte mire. /MESAZHI/

The post Kjo tortë është aq e shijshme, por edhe e lehtë -VIDEO appeared first on Mesazhi.com.

Saranda Bogujevci rrëfen në TEDx historinë e mbijetesës (Video)

Posted: 10 Jun 2017 03:41 AM PDT

Ky eshte rrefimi prekes i Saranda Bogujevcit, e cila eshte nder te mbijeturata e pakta te masakres qe forcat paramilitare serbe te quajtura “Scorpion” kryen ndaj familjes se saj.

Ndiqeni videon e TEDx me titra shqip, dhe mesoni se si Saranda nuk u dorezua asnjehere dhe kerkoi drejtesi per familjen e saj. /MESAZHI/

The post Saranda Bogujevci rrëfen në TEDx historinë e mbijetesës (Video) appeared first on Mesazhi.com.

10 vende misterioze që ndalohen për tu vizituar – Foto

Posted: 10 Jun 2017 03:30 AM PDT

Lista e meposhtme na tregon se cilat vende ne bote jane te ndaluara te vizitohen per turistet, dhe na shpjegon arsyet pse.

10. Club 33, Disneyland, SHBA

Image result for club 33 disneyland
Edhe pse nuk eshte nen kontrollin qeveritar, eshte e pamundur te hysh ne kete klub. I vendosur në pjesën e re të parkut të Nju Orleans Square, ky është një klub për anëtarë ekskluzivë. Disa kanë pritur gjithë jetën e tyre për të hyrë, he nuk e kanë siguruar kurrë lejën. Nuk ka asnjë vlerë që të hysh, përveç se thjeshtë që të thuash se je anëtar. Klubi kushton 10,000 $ në vit me një tarifë fillestare për t'u bashkuar prej 25,000 dollarë, dhe ju nuk merrni asgjë në këmbim.

9. Arkivi i fshehtë i Vatikanit, Qyteti i Vatikanit

Image result for vatican secret archives

Ata që duan të hyjnë në këtë librari për qëllime kërkimore, duhet të kalojnë në një procedurë tejet rigoroze. Por nëse shkon aty për ndonjë gjë të botuar para vitit 1939, harroje. Ato janë të paartishme.

Shpella bohemiane, Kaliforni

Related image

Ky është vendi i fshehtë në pyjet e Kalifornisë, ku vetëm më të pasurit dhe më të pushtetshmit e botës mund të shkojnë. Politikanë të rangjeve të lartë mblidhen aty për të bërë gjëra pak a shumë të cuditshme. Xhorxh Bushi dhe të tjerë kanë folur me shaka për ato që ndodhin aty. Eshtë thënë se atje kanë ndodhur rituale të cuditshëm dhe ngjarje, por askush nuk e pranon haptazi.

RAF, Menuith Hill, Britani

Image result for menwith hill

Thuhet se është në gjendje të pikasë cdo lloj sulmi me raketë përreth botës. Ky është vendi më i madh monitorues elektronik ibotës.

Shpellat Lascaux, Dordogne, Francë

Image result for lascaux dordogne france

Një vend i ruajtur me kujdes i Trashëgimisë Botërore, vetëm pak shkencëtarë kanë të drejtë që të hyjnë, për shkak të lashtësisë dhe natyrës së veprave të rëndësishme të lashta që ndodhen aty brenda.

Metro 2, Moskë, Rusi

Image result for metro 2 moscow russia

Mbështjellur me mister, një teori thotë se ky sistem nëntokësor hekurudhor ruhet për agjentët e fshehtë rusë dhe zyrtar të lartë qeveritarë.

Hendeku i Pishave, Australi

Image result for pine gap australia

Njohur si Zona 51 e Australisë, ky është i vetmi vend në Australi ku ndalohet fluturimi.

Mezhgorie, Republika e Bashkortostanit, Rusi

Image result for mezhgorye bashkortostan

Një prej qyteteve më misteriozë në botë, u ndërtua fillimisht për të ruajtur nga ndonjë sulm bërthamor në kryeqytet. Pavarësisht ndryshimeve në politikë dhe garën e armatimit bërthamor, nuk ndryshim ndalim kalimi në zonë, dhe ajo është e ruajtur fort gjatë gjithë kohës.

Dhoma 39, Fenian, Korea e Veriut

Image result for room 39 north korea

Njohur gjithashtu si Zyra 39, kjo është një degë e fshehtë e qeverisë koreano veriore, që prodhon financime për udhëheqjen e partisë, përmes përdorimit të tregtisë së paligjshme të drogës, si dhe kontrabandën e mallrave të paligjshme.

Zona 51, Nevada, SHBA

Image result for 51 area nevada

Asnjë listë si kjo nuk do të ishte e plotë, pa përfshirë Zonën 51. Kjo është shtëpia e famshme e eksperimenteve të fshehta qeveritare, përplasjeve aliene, etj. As edhe Obama nuk e di se cfarë ka aty.

The post 10 vende misterioze që ndalohen për tu vizituar – Foto appeared first on Mesazhi.com.

Amnesty International kërkon shfuqizimin e masave të ndërmarra ndaj Katarit

Posted: 10 Jun 2017 03:10 AM PDT

Organizata joqeveritare ndërkombëtare Amnesty International (AI) ka dënuar masat të cilat janë ndërmarrë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kundër Katarit dhe kërkoi që menjëherë të shfuqizohen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë thuhet se masat e ndërmarra nga tre vendet e Gjirit paraqesin neglizhencën ndaj jetës së mijëra njerëzve, si dhe një pengesë të rëndësishme kur bëhet fjalë për ekzistencën dhe arsimimin e popujve të këtyre vendeve.

Amnesty International kërkoi që masat urgjentisht të shfuqizohen.

Ndihmës drejtori i Programit për problemet globale të AI, James Lynch, i cili çdo javë viziton kryeqytetin Doha, tha se këto masa radikale do të kenë pasoja të mëdha.

“Fëmijët do të ndahen nga nënat dhe baballarët e tyre. Familjet do të shpërndahen. Kjo nuk ka të bëjë vetëm për Katarin, por edhe për tre vendet që kanë ndërmarrë këto masa. Viktimat e këtyre masave mund të humbasin punën e tyre ose të drejtën për arsimim. Unë u bëj thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që minojnë të drejtat e njeriut “, ka thënë Lynch.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti, Bahreini dhe Jemeni të hënën njftuan se i kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë për destabilizim të rajonit.

Arabia Saudite, EBA dhe Bahreini mbyllën hapësirat e tyre ajrore për Katarin dhe dhanë urdhër që diplomatët e Katarit të braktisin këto vende në afat prej 48 orësh.

Autoritetet e Jordanisë, gjithashtu iu bashkuan Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera dhe paralajmëruan degradimin e marrëdhënieve diplomatike me Katarin.

The post Amnesty International kërkon shfuqizimin e masave të ndërmarra ndaj Katarit appeared first on Mesazhi.com.