Mesazhi.com: “OPERACIONI NATYRAL, PA DHIMBJE!” plus 9 more |
- OPERACIONI NATYRAL, PA DHIMBJE!
- E jashtëzakonshme – Ja si e festuan titullin ekipi turk Besiktas (VIDEO)
- Albin Kurti: pro vajzave me shami në shkolla e administratë (VIDEO)
- Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Vetëvendosjes
- Ai, është Zot ne qiellë dhe Zot në tokë (VIDEO)
- Harmonia fetare, vlera që shqiptarët mund t’ia ofrojnë Evropës
- DEASH kryen sulm vetëvrasës, 32 ushtarë irakianë të vrarë
- Policia arreston 12 persona pas sulmit të Londrës
- Zyrtarët harrojnë obligimet shtetërore, të gjithë në fushatë
- Shqetësuese përfshirja e fëmijëve në fushatë zgjedhore
| OPERACIONI NATYRAL, PA DHIMBJE! Posted: 04 Jun 2017 07:55 PM PDT SINTETIZIMI I ANALGJETIKEVE NATYRAL EKSTAZË SHPIRTËRORE AGJERIMI-OPERACION PA DHIMBJE Përgatiti: Rrahman FERIZI The post OPERACIONI NATYRAL, PA DHIMBJE! appeared first on Mesazhi.com. |
| E jashtëzakonshme – Ja si e festuan titullin ekipi turk Besiktas (VIDEO) Posted: 04 Jun 2017 05:46 PM PDT Kjo ishte festa e çmendur e tifozeve te Besiktashit. The post E jashtëzakonshme – Ja si e festuan titullin ekipi turk Besiktas (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Albin Kurti: pro vajzave me shami në shkolla e administratë (VIDEO) Posted: 04 Jun 2017 05:36 PM PDT Në kulmin e fushatës elektorale në Kosovë, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, ish-lideri i kësaj force Albin Kurti, është shprehur qartazi kundër ndalimit të arsimimit të vajzave me shami. "Për ne me rëndësi është se çka ke në kokë e jo mbi kokë", u shpreh Kurti, i pranishëm në një iftar. Për më tepër, njeriu që është afër ardhjes në pushtet dhe qeverisjes së Kosovës, tha se do e luftojë islamofobinë, fenomen që karakterizon disa segmente të shoqërisë kosovare, në pushtet apo media. The post Albin Kurti: pro vajzave me shami në shkolla e administratë (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Vetëvendosjes Posted: 04 Jun 2017 04:42 PM PDT Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e Vetëvendosje-s në fshatin Studençan të Therandës. Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor. Ndër të tjerash është theksuar se sulmi ndaj shkollës është akt qyqar në vetvete, sidomos kur kjo është bërë me synim prishjen e tubimit të Lëvizjes, në të cilin merrnin pjesë kandidatët Donika Kadaj dhe Dugagjin Palushi. "Nga policia presim zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes.Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.Por ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, e me fitoren e Lëvizjes krimi do të marrë goditjen më të madhe.Asgjë nuk e ndal fitoren me zemër!", përfundohet në komunikatën për media nga Lëvizja Vetëvendosje. The post Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Vetëvendosjes appeared first on Mesazhi.com. |
| Ai, është Zot ne qiellë dhe Zot në tokë (VIDEO) Posted: 04 Jun 2017 10:29 AM PDT Nën Hijen e Hadithit Kudsij The post Ai, është Zot ne qiellë dhe Zot në tokë (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Harmonia fetare, vlera që shqiptarët mund t’ia ofrojnë Evropës Posted: 04 Jun 2017 09:46 AM PDT Shqipëria e ruan harmoninë fetare si një aset solid të shoqërisë. Për këtë diskutuan në Berlin përfaqësues të komuniteteve fetare nga Shqipëria. "Komunitetet fetare në Shqipëri: një model frymëzues i harmonisë fetare në kohët e ekstremizmit fetar", ishte tema e një forumi zhvilluar në Berlin, me nismën e Ambasadës së Shqipërisë në Gjermani dhe me mbështetjen e organizatës së ndihmës Nehemiah Gateway. Ambasadori i Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, nënvizoi se bashkëjetesa paqësore e religjioneve duhet të pranohet si një vlerë e rëndësishme evropiane që Shqipëria mund ta ofrojë me krenari në BE. "Për fëmijët tanë është e natyrshme të rriten duke dëgjuar nga dritaret e shtëpive si lutjen e myslimanëve nga xhamia, ashtu edhe jehonën e kambanave nga kisha", tha ai. "Sot më shumë se kurrë harmonia fetare nuk mund të jetë vetëm një dëshirë, por ajo është domosdoshmëri. Bota ka nevojë për dialog e harmoni ndërfetare, pikërisht në kohën kur përmes teknologjive të reja po përhapen edhe keqinterpretimet e besimit dhe po nxitet ekstremizmi", u shpreh Gazmend Aga, nënkryetar i komunitetit mysliman në Shqipëri. Aga nënvizoi se në dialog me drejtuesit e besimeve të tjera në Shqipëri synohet që të nxirren të pah vlerat e përbashkëta, në frymën e traditës shekullore të mirëkuptimit që kanë shërbyer gjithmonë mes shqiptarëve si faktor stabilizues dhe madje kanë kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar përtej besimit. Në të njëjtën frymë u shprehën edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare, peshkopi Andon (Merdani), mitropoit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit. Ndërkaq, Dom Gjergj Meta, vikar i përgjithshëm i dioqezës së Tiranës e Durrësit, tërhoqi vëmendjen për domosdoshmërinë që të punohet dhe të mbrohet kjo vlerë e harmonisë edhe në të ardhmen. "Sfida e sotme në botën e kërcënuar prej ekstremizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar kërkon që ngjarjet të analizohen në kontekstin e kohës, e aq më tepër rëndësi fiton shpirti i dialogut dhe harmonia fetare, siç ekziston tradicionalisht në Shqipëri", thotë Edmon Brahimaj – Baba Mondi, kryegjyshi i komuniteti të bektashinjve në Shqipëri. "Harmonia fetare është një nga shtyllat që mban Shqipërinë dhe një model për Evropën", tha presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, i cili mori pjesë në këtë aktivitet në Berlin. "Ky është modeli më i mirë që Shqipëria mund t'i japë Evropës sot". Duke e vlerësuar dialogun ndërfetar si një tematikë shumë sensisitive të kohës dhe shembullin e Shqipërisë si unik, koordinatori për çështjet fetare në Parlamentin gjerman, Fearghas O'Bearami, theksoi se një aktivitet i ngjashëm duhet të zhvillohet edhe Bruksel, për të prezantuar këtë vlerë evropiane të Shqipërisë. The post Harmonia fetare, vlera që shqiptarët mund t'ia ofrojnë Evropës appeared first on Mesazhi.com. |
| DEASH kryen sulm vetëvrasës, 32 ushtarë irakianë të vrarë Posted: 04 Jun 2017 09:36 AM PDT Të paktën 32 pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë janë vrarë në sulmet nga terroristët e DEASH-it në Mosul në 24 orët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA). Oficeri i ushtrisë irakiane Ali Al-Karbalai për AA, tha se 12 ushtarë u vranë në shpërthimet vetëvrasëse që kanë kryer tre pjesëtarë të DEASH-it ndaj pozicioneve të forcave irakiane në qarkun Al-Shifa, në veriperëndim dhe qendër të Mosulit. Edhe 13 ushtarë u vranë në një seri sulmesh me bomba që terroristët kryen në qarkun Zanjili, në perëndim të qytetit të Mosulit, e cila është fortesa kryesore e DEASH-it në Irak. Al-Karbalai tha se sulmuesi vetëvrasës me një autobombë në lagjen Bab Sinxhar ka vrarë të paktën shtatë ushtarë dhe ka shkatërruar një autokolonë prej 11 automjeteve të forcave irakiane. Terroristët e DEASH që nga vera e vitit 2015 kontrollojnë qytetin e dytë më të madh në Irak, Mosul. Pas tre muajve të operacioneve të forcave të bashkuara irakiane me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar në janar kanë çliruar pjesën lindore të Mosulit ndërsa më 19 shkurt edhe operacionin për çlirimin e qendrës së qytetit i cili ndodhet në perëndim të lumit Tigër. Mosuli në Irak dhe Rakka në Siri janë të njohur si dy bastionet më të mëdha të terroristëve të DEASH-it. The post DEASH kryen sulm vetëvrasës, 32 ushtarë irakianë të vrarë appeared first on Mesazhi.com. |
| Policia arreston 12 persona pas sulmit të Londrës Posted: 04 Jun 2017 09:25 AM PDT Policia britanike ka arrestuar 12 të dyshuar të lidhur me sulmin e së shtunës në Londër, tha Policia Metropolitane. Policia kundër terrorizmit bastisi disa adresa në periferi të Londrës dhe në lindje të Barking. Katër gra u panë duke u larguar nga policia, edhe pse nuk ishte e qartë nëse ato ishin mesin e atyre që u arrestuan. Të paktën shtatë vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi sulmuesit sulmuan këmbësorët prane Ures se Londres. Sulmi përfundoi pasi policia vrau tre sulmues të dyshuar. /MESAZHI/ The post Policia arreston 12 persona pas sulmit të Londrës appeared first on Mesazhi.com. |
| Zyrtarët harrojnë obligimet shtetërore, të gjithë në fushatë Posted: 04 Jun 2017 08:31 AM PDT Analistët politikë në Prishtinë, kritikojnë zyrtarët e institucioneve [nga radhët e partive politike që po marrin pjesë në zgjedhje], se po lënë shumë çështje të papërfunduara në institucione dhe po marrin pjesë në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit. Ata thonë se me mosparaqitjen e tyre në punë, në masë të madhe dëmtohet vendi dhe bashkë me të, edhe qytetarët. Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se derisa ata zyrtarë marrin paga dhe janë zyrtarë në detyrë, do të ishte dashur t'i kryejnë obligimet ligjore që kanë dhe më pas të shkojnë në fushata. "Ata paguhen për të kryer punën si zyrtarë të emëruar në institucione. Unë besoj se edhe në këtë rast përgjegjësia është shumë e madhe, duke filluar që nga kreu më i lartë, në këtë rast kryeministri në detyrë, por edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë, ministra e zëvendësministra në detyrë", thotë Mushkolaj. Edhe analisti tjetër, Artan Muhaxhiri, mendon se veprimet e tilla janë të dëmshme për institucionet pasi, sipas tij, në shumë institucione mbesin peng plane e projekte. "Në Kosovë është bërë traditë që me fillimin e shfaqjes së indikacioneve për zgjedhje, të gjithë ata përfaqësues të partive politike që janë në institucione, t'i lënë pas dore obligimet dhe detyrat e tyre në institucione dhe të fokusohen krejtësisht në fushatat e partive të tyre respektive", thotë Muhaxhiri. "Për fat të keq kjo çështje nuk është sanksionuar me ligj, sepse do të duhej që ligji të ishte shumë më i qartë", thotë Muhaxhiri. Në Ligjin për zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë thuhet se "subjektet politike nuk mund të shfrytëzojnë nëpunësit civilë që përdorin pozitën, burimet, ose personelin për fushatë gjatë zgjedhjeve". Aty, po ashtu, theksohet se "përdorimi i zyrave publike, burimeve ose personelit të cilitdo institucion në nivel qendror ose lokal, me qëllim të mbështetjes së një subjekti politik në zgjedhje, është rreptësisht i ndaluar". The post Zyrtarët harrojnë obligimet shtetërore, të gjithë në fushatë appeared first on Mesazhi.com. |
| Shqetësuese përfshirja e fëmijëve në fushatë zgjedhore Posted: 04 Jun 2017 08:30 AM PDT Demokracia në Veprim (DnV) ka vazhduar monitorimin e fushatës zgjedhore në nivel vendi me anë të 60 vëzhguesve afatgjatë, të cilët raportojnë në baza ditore mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore që po zhvillojnë subjektet politike të cilat po garojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 qershor 2017. Në raportin e DnV, thuhet se në bazë të raportimeve, në 4 ditët e fushatës zgjedhore, vëzhguesit afatgjatë kanë monitoruar 245 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike. "Polica e Kosovës është përkujdesur për 65% e këtyre aktiviteteve, në 10% ka pasur të pranishme institucione tjera të sigurisë përfshirë këtu kompani private të sigurimit, ndërsa në 25% të të gjitha aktiviteteve nuk është vërejtur prani e sigurimit" thuhet në raport, transmeton Telegrafi. Pjesa më e madhe e aktiviteteve zgjedhore të monitoruara nga DnV kanë qenë takime me 50 deri në 500 pjesëmarrës, ndërsa 18 prej tyre kanë qenë tubime me mbi 1000 pjesëmarrës. "Pjesëmarrja e grave në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të fushatës zgjedhore ka qenë mesatarisht rreth 15%. Në baza gjinore, në aktivitetet e subjekteve politike kanë folur 810 burra (përkatësisht 79%) dhe 217 gra (përkatësisht 21%)" thuhet në raport. Sipas DnV, mbetet shqetësues fakti i përfshirjes së fëmijëve në fushatë. "Në 72 aktivitete të fushatës zgjedhore të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët. Në total numri i fëmijëve që ka marr pjesë në aktivitetet e zhvilluara në 4 ditë fushatë zgjedhore ka shkuar afërsisht në 1284 fëmijë. Vërehet përdorimi i fëmijëve në mënyrë të organizuar, të cilët bartin materialet propaganduese të subjekteve politike që po garojnë në zgjedhje", thotë DnV. Në 46 nga 245 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV, pjesëmarrës kanë qenë personat me aftësi të kufizuara, në total kanë marr pjesë rreth 112 persona. Ndërsa në 52 aktivitete zgjedhore në vendin ku është mbajt aktiviteti personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje. Sipas DnV, mediat nuk kanë qenë të pranishme në 50% të aktiviteteve zgjedhore të monitoruara në nivel vendi, ndërsa në aktivitet në të cilat kanë marr pjesë nuk janë penguar të raportojnë lirshëm. "Përdorimi i resurseve publike është vërejtur në 42 nga 245 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV ku janë vënë re përdorimi i veturave zyrtare dhe pjesëmarrja e shërbyesve civil" Më tej në raport thuhet se në 17 aktivitete është raportuar që subjektet politike kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe në vetëm 2 raste është raportuar që atmosfera gjatë aktivitetit zgjedhor ka qenë e tensionuar. DnV është duke bërë monitoruar gjithashtu përdorimin e rrjetit social Facebook nga koalicionet dhe subjektet politike që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore. Në katër ditë të fushatës zgjedhore, subjektet politike që janë pjesë përbërëse e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) kanë bërë më së shumti postime në faqet e tyre zyrtare në Facebook përkatësisht 48 postime, pasuar nga subjektet politike që janë pjesë e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) përkatësisht 21 postime dhe subjektit politik LVV përkatësisht 11 postime. The post Shqetësuese përfshirja e fëmijëve në fushatë zgjedhore appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





