Mesazhi.com: “MREKULLIA PSIKOLOGJIKE E AGJËRIMIT” plus 9 more |
- MREKULLIA PSIKOLOGJIKE E AGJËRIMIT
- REAL MADRID thyen mallkimin e L.K, “pushton” sërish Evropën
- Hakerët zbulojnë raportet e ngushta mes Emirateve dhe Izraelit
- Presidenti Thaçi mori pjesë në Samitin Brdo-Brione
- I përdorim çdo ditë, por a e dini se si bëhen?
- Amazon.com befason me hapin e fundit
- Rusi-Turqi: Prodhim i përbashkët i avionit luftarak
- KQZ me video-mesazh për qytetarët e Kosovës (Video)
- Eksperiment social në Irak (Video)
- Historia interesante e ushtarit që e pranoi Islamin (VIDEO)
| MREKULLIA PSIKOLOGJIKE E AGJËRIMIT Posted: 03 Jun 2017 07:23 PM PDT Ekzistojnë efekte signifikante psikologjike të agjërimit, manifestuar në paqe dhe qetësi-prehje psikike. Bezdisja personale është minimale dhe shkalla e kriminalitetit zvogëlohet në shoqëri. Agresioni dhe luftërat nëpër vende të cilat njohin kufijtë e njerëzores reduktohen dhe ofrohet qëndrim paqësor, për hater të muajit Ramazan. Myslimanët pasojnë këshillat universale nga Profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) i cili ndër të tjera thotë: “Nëse dikush ju ofendon ose shfaq agresivitet ndaj jush, thoni, jam duke agjëruar”. LUTJA, UVERTURË The post MREKULLIA PSIKOLOGJIKE E AGJËRIMIT appeared first on Mesazhi.com. |
| REAL MADRID thyen mallkimin e L.K, “pushton” sërish Evropën Posted: 03 Jun 2017 02:13 PM PDT Skuadra mbretërore ka mposhtur 4:1 Juventusin në finalen e Cardiffit, për ta mbrojtur titullin e fituar një vit më parë.'Los Blancos' bëhen skuadra e parë në histori të Ligës së Kampionëve që fitojnë dy vite radhazi trofeun. Ky është titulli i 12-të i Ligës së Kampionëve për Real Madridit, dhe i treti në katër vitet e fundit.Në minutat e parë të ndeshjes, ishte Juventusi që provoi dy herë brenda pak minutave, me anë të Higuain dhe Pjanic, por portieri Navas ishte në krye të detyrës.Një kundërsulm i nisur shpejtë nga Modric, solli golin e epërsisë për Realin, kur topin në rrjetë e dërgoi Cristiano Ronaldo, për t'u bërë lojtari i parë që shënon në tre finale të Ligës së Kampionëve.I menjëhershëm ishte reagimi i Juventusit, që në minutën e 27-të barazoi në 1:1, kur Mario Mandzukic shënoi ndoshta golin e sezonit në këtë garë.Me rezultat të barabartë 1:1, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.Real Madrid e nisi mirë pjesën e dytë, duke arritur të kontrolloi Juventusin, e në minutën e 61-të rikthej epërsinë kur Casemiro lëshoi një "bombë" për ta mposhtur Giggi Buffonin.Më keq për Juventusin u bën gjërat tre minuta më vonë, kur Ronaldo shënoi për 1:3.Për ta vulosur fitoren e Realit, u përkujdes Asensio, që shënoi për 4:1 në minutën e 91.Real Madrid janë kampion të Evropës për vitin 2017. The post REAL MADRID thyen mallkimin e L.K, "pushton" sërish Evropën appeared first on Mesazhi.com. |
| Hakerët zbulojnë raportet e ngushta mes Emirateve dhe Izraelit Posted: 03 Jun 2017 12:38 PM PDT Hakerët kanë lëshuar serinë e parë të emaileve të rrjedhura nga llogaria e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara, Yousef al-Otaiba. Portali informativ amerikan Intercept njoftoi të shtunën se emailet e lëshuara nga një grup i quajtur “Rrjedha globale” tregojnë marrëdhëniet midis El-Otaibas dhe një think-tanku proizraelit, neokonzervativ. Email-et, disa prej të cilave datojnë nga viti 2014, zbulojnë një nivel të lartë të bashkëpunimit në mes të think tankut i cili financohet nga miliarderi pro-izraelit Sheldon Anderson dhe Emirateve te Bashkuara Arabe. Emailet gjithashtu tregojnë bashkëpunim të qartë midis think tankut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një fushatë për të ulur imazhin dhe rëndësinë e Katarit si një fuqi rajonale dhe globale, duke përfshirë edhe nxitje te gazetarëve për të botuar artikuj që akuzojnë Katarin dhe Kuvajtin për mbështetjen e “terrorizmit”. Ziad Jilani, një nga autorët e raportit të Intercept, tha për Al Jazeera se email-et mbështesin pretendimet “se ekziston një bashkepunim midis disa vendeve të Gjirit, si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Izraelin”. /MESAZHI/ The post Hakerët zbulojnë raportet e ngushta mes Emirateve dhe Izraelit appeared first on Mesazhi.com. |
| Presidenti Thaçi mori pjesë në Samitin Brdo-Brione Posted: 03 Jun 2017 10:06 AM PDT Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në Samitin Brdo-Brione të vendeve të Ballkanit, i cili po mbahet në bashkëorganizim të presidentit Pahor të Sllovenisë dhe presidentes Grabar-Kitaroviq të Kroacisë. Presidenti Thaçi shprehu falënderimin e tij për organizimin e këtij samiti, "në këtë moment kritik për rajonin", por njëkohësisht edhe kohë kur po "triumfojnë idetë e orientimit euro-atlantik". "Është e vërtetë që, në shikim të parë, rajoni i Ballkanit duket i trazuar. Kriza politike janë parë në të gjitha vendet e rajonit. Por, në të njëjtën kohë, kemi parë fillim të zgjidhjes së këtyre krizave… E rëndësishme është se në të gjitha këto procese, ngadhënjyese po dalin opsionet e orientimit pro-perëndimor, pro-NATO-s dhe pro-BE-së. Në këtë unë shoh një momentum të ri në rajon, të stabilizimit politik e veçanërisht të konfirmimit të orientimit euro-atlantik të rajonit", tha presidenti Thaçi. Presidenti Thaçi, tha se është qenësore që kërkesa e Ballkanit për afrim me NATO-në dhe BE-në, të marrë përgjigje konkrete, pozitive, nga Brukseli. "Më saktësisht, kërkojmë dialog strategjik me Brukselin. Brukseli duhet të shikojë shtetet e Ballkanit Perëndimor nga prizmi gjeo-strategjik", theksoi presidenti Thaçi. Ai më tej tha se vendet e Ballkanit duhet të plotësojnë kriteret që kërkohen qoftë për të hyrë në NATO, qoftë për të hyrë në Bashkimin Europian. Në fjalimin e tij, Presidenti Thaçi tha se "kërkojmë vizion dhe lidership në Bruksel, për të ardhmen e rajonit, për bashkëpunimin e Ballkanit me BE-në, për vendin e Ballkanit në BE". Duke folur më tej për ide të ndryshme që po promovohen për bashkëpunimin në mes vendeve të Ballkanik, presidenti Thaçi tha se rajoni i Ballkanit tanimë ka korniza për bashkëpunim. "CEFTA ofron kornizën për bashkëpunim ekonomik dhe përafrim të tarifave doganore në mes vendeve anëtare. SEECP ofron kornizën për bashkëpunim politik, në të gjitha nivelet, në mes vendeve të Ballkanit", pohoi Thaçi. "Shqetësuese është se këto ide nuk duken se kanë synim inkurajimin e bashkëpunimit rajonal por janë indikator i mungesës së vizionit dhe lidershipit në BE", vijoi presidenti. Presidenti Thaçi ndër të tjera tha se Samiti Brod-Brione gjatë viteve ka dhënë ide konkrete për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe të afrimit me Bashkimin Europian. Procesi i Berlinit i dha një shtytje të re përpjekjeve të Ballkanit Perëndimor për afrim me BE-në. Ai tha se tani është koha për veprime konkrete. "Ideja si ajo e CORE NETWORK, rrjetit të autostradave që do të lidhin kryeqytetet e Ballkanit, janë hapa konkretë që krijojnë kushte për afrim të popujve, komunikim më të mirë, shembim dhe bashkëpunim më të mirë ekonomik", shtoi presdienti Thaci. Këtë vit, mysafir special i Samitit Brdo-Brione ishte presidenti i Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier. The post Presidenti Thaçi mori pjesë në Samitin Brdo-Brione appeared first on Mesazhi.com. |
| I përdorim çdo ditë, por a e dini se si bëhen? Posted: 03 Jun 2017 08:19 AM PDT Ngrënia ose shërbimi me enë të metalta, të çelikut apo inoksit është vecori e kohëve të fundit. Më parë, ushimet nëpër shtresat e privilegjuara shërbeheshin me lugë argjendi. Argjendi artizanal duhej të rafinohej, prandaj edhe arriti me vonesë në Evropën Veriore. Derisa hynë në përdorim enët e metalta, u deshën disa shekuj. Luga ishte një nga shpikjet më të hershme të njeriut, ndoshta po aq e vjetër sa zakoni për të pirë lëngje të nxehta. Në Evropën Veriore, lugët e para ishin gdhendur nga druri. Më vonë, lugë të ngjashme u formuan nga brirët e bagëtive, fildishi, bronzi, dhe përfundimisht nga metali. Videoja e mëposhtme sqaron procedurat se si arrihet deri te një lugë metalike, proces ky që kalon nëpër disa faza. /MESAZHI/
The post I përdorim çdo ditë, por a e dini se si bëhen? appeared first on Mesazhi.com. |
| Amazon.com befason me hapin e fundit Posted: 03 Jun 2017 07:16 AM PDT Gjiganti i shitjeve online Amazon hapi dy dyqane ushqimore në Seattle dhe një librari në New York City javën e kaluar, duke i shtuar sipërmarrjes edhe lokacionin e blerjes. Masivi i shitjeve tani ka edhe nëntë dyqane gjithsej – shtatë librari dhe dy dyqane ushqimore. Amazon kishte 136 miliarde $ shitje vitin e kaluar qe eshte 43% e të gjitha pazareve online. Në vitin 2016, e-commerce përbënte vetëm 1.9 trilionë dollarë nga 22 trilionë dollarë në shitjet totale me pakicë, sipas eMarketer, kështu që rritja e zgjerimit në tregun offline është masive. Dyqanet fizike Amazon, më të rejat prej të cilave janë vendosur në zemër të Manhatanit, përmbajnë seksione si Librat e fëmijëve dhe më të dëshiruarat nga Amazon.com. Strategjia është e bazuar në të dhëna, duke ofruar produkte që kompania tashmë di ti shesë mirë në internet. E fundit, dhe ndoshta më e rëndësishmja është se do të hapen vende të reja pune. /MESAZHI/
The post Amazon.com befason me hapin e fundit appeared first on Mesazhi.com. |
| Rusi-Turqi: Prodhim i përbashkët i avionit luftarak Posted: 03 Jun 2017 06:52 AM PDT Drejtuesi ekzekutiv i Rostec, kompanisë shtetërore të industrisë së mbrojtjes së Rusisë, Sergey Çemezov, ka theksuar se janë drejt fundit bisedimet teknike të Rusisë me Turqinë për sistemin S-400, dhe se aktualisht po bisedojnë për çështjet në lidhje me financimin e S-400. Rusia është e gatshëm të prodhojnë së bashku sistemet S-400, por se para kësaj çështjeje ka disa pengesa. Ai ka shtuar më tej se “Në Turqi ka mangësi në çështjen e ekspertëve të kësaj fushe dhe për bazën ku mund të bëhet i gjithë ky prodhim. Për arsyen se ju nuk keni patur ndonjëherë më parë një prodhim të tillë kjo iniciativë nuk do të jetë shumë fitimprurëse. Çemezov ka rikujtuar se Turqia mund të kryejë montimin e avionëve të saj dhe ka shprehur se “Si rezultat i të gjitha këtyre zhvillimeve mund të krijojmë gjëra të reja dhe moderne”. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se më parë nuk i kanë prodhuar jashtë vendit sistemet S-400, “Por asgjë nuk është e pamundur”. The post Rusi-Turqi: Prodhim i përbashkët i avionit luftarak appeared first on Mesazhi.com. |
| KQZ me video-mesazh për qytetarët e Kosovës (Video) Posted: 03 Jun 2017 06:28 AM PDT Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, përmes një video-mesazhi, u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor. "Secili prej nesh ka obligim ndaj këtij vendi, që të japë kontributin e tij në ndërtimin dhe fuqizimin e demokracisë. E drejta e votës është e drejtë demokratike e juaja. Bëhu pjesë e këtij vendimi, jepe kontributin tënd…", ka thënë Daka në video mesazhin që ua ka dedikuar qytetarëve të Kosovës. Tashmë ka filluar fushata zgjedhore e partive politike të cilat po garojnë për këto zgjedhje. The post KQZ me video-mesazh për qytetarët e Kosovës (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Eksperiment social në Irak (Video) Posted: 03 Jun 2017 05:14 AM PDT Ja çfarë veprojnë irakianët kur shohin një femijë i cili ka të ftohtë! Femija qe ka te ftofte kërkon nga kalimtaret rrobat e tyre, dhe shikoni se si vepruan ata. Askush nuk ngurron qe t’ia jap nje pallto apo rrobe djaloshit, sepse e konsiderojne me te pambrojtur se veten e tyre. /MESAZHI/ The post Eksperiment social në Irak (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Historia interesante e ushtarit që e pranoi Islamin (VIDEO) Posted: 03 Jun 2017 03:43 AM PDT Kjo eshte historia e nje ushtari amerikan qe pranoi Islamin. Kjo histrori nise me misionin e tij jashte vendit, me konkretisht ne vendet islame. Ushtarit iu kishte dhene detyra qe ta mbroje nje pikekalim, dhe kishte per detyre te qelloj kedo qe perpiqet te hyje brenda pikekalimit. Ne nje moment, prane ushtarit ishte shfaqur nje njeri, te cilin nuk e qelloi per nje arsye qe nuk e kuptoi as ai vet. Pasi e ndaloi dhe e pyeti pse po kalon kur e ka te ndaluar, personi i tha se nuk i frikesohet armes se tij, por se i frikesohet vetem Allahut. Ushtari e konsideron kete bisede si “pike kthese” ne jeten e tij, dhe me tu kthyer ne SHBA, kishte frekuentuar xhamite e aferta, dhe me pas ishte kthyer ne Islam. Ushtari, identiteti i te cilit nuk paraqitet ne video, thote se rregulli numer nje eshte te mos ju besojme interpretimeve te te tjeree, por ta shohim islamin nga afer, dhe ta kuptojme vet. /MESAZHI/ The post Historia interesante e ushtarit që e pranoi Islamin (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





