Mesazhi.com: ““Islamic Relief Kosova“ ndihmoi 300 familje me nga një pako ushqimore” plus 9 more |
- “Islamic Relief Kosova“ ndihmoi 300 familje me nga një pako ushqimore
- Prifti evangjelist dhunoi katër vajza të vogla, dënohet me…
- Bariu i vetëm bën iftar dhe syfyr në kullosa (FOTO)
- Çaj për të gjitha disponimet (FOTO)
- Katari i shqetësuar për qytetarët e vet që gjenden në Vendet e Gjirit
- Putin ka “dy fjalë” për NATO-n
- Policia: Një kosovar është vrarë në Siri, nuk e dimë nëse është Muhaxheri
- BE paralajmëron: S’ka ushtri pa pajtimin e të gjitha komuniteteve
- Marka e veturave Ford bën mrekulli për bebet e vogla – VIDEO
- Regjimi i Asadit privon nga uji rajonin e rrethuar Hola
| “Islamic Relief Kosova“ ndihmoi 300 familje me nga një pako ushqimore Posted: 08 Jun 2017 10:13 AM PDT Organizata "Islamic Relief Kosova", e cila tradicionalisht ndihmon familjet me fëmijë jetim dhe familjet skamnore, edhe këtë radhë, për nder të muajit të Ramazanit, ka filluar shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet skamnore të Mitrovicës. Të enjten u është shpërnda nga një pako me gjëra ushqimore gjithsej 300 familjeve mitrovicase. Sipas drejtorit të organizatës, Ramadan Berisha, një pako përmban në vete të gjitha gjërat elementare për përgatitjen modeste të një iftarit për një familje. Vlen të theksohet kjo Organizatë po vazhdon të ndihmoj për çdo muaj fëmijët jetim me nga 40 euro. Drejtori i Drejtorisë per Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Qazim Nimani, falënderoj drejtuesit e kësaj organizate për përkujdesjen ndaj familjeve skamnore të Mitrovicës, të cilët me ndihma të ndryshme po bëjnë përpjekje maksimale që edhe këtyre ditëve të ramazanit të mbështesin familjet që vërtet kanë nevojë për to . The post “Islamic Relief Kosova" ndihmoi 300 familje me nga një pako ushqimore appeared first on Mesazhi.com. |
| Prifti evangjelist dhunoi katër vajza të vogla, dënohet me… Posted: 08 Jun 2017 09:05 AM PDT Një burrë australian, i cili nuk u identifikua nga autoritetet, ka abuzuar seksualisht me katër vajza të moshës nga tetë deri në 12 vjeç në shtëpinë e tij në Brisbane. Burri 42 vjecar , i cili mësohet të ishte prift evangjelist, kishte abuzuar me fëmijët gjatë kohës që po bënin praktikës në korin e kishës. Prifti u shpall fajtor dhe u denua me 13 vite burg për 21 shkelje ndaj fëmijëve, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim midis viteve 2011 dhe 2013. /MESAZHI/ The post Prifti evangjelist dhunoi katër vajza të vogla, dënohet me… appeared first on Mesazhi.com. |
| Bariu i vetëm bën iftar dhe syfyr në kullosa (FOTO) Posted: 08 Jun 2017 08:06 AM PDT Mumin Maldir, bari në provincën Kirklareli të Turqisë i cili prej më shumë se gjysmë shekulli kujdeset për bagëtinë, kalon ditët gjatë muajit të Ramazanit duke bërë iftarin dhe syfyrin në sofrat që i përgatit vet në kullosat ku kullot bagëtinë. Qoftë verë ose dimër, Maldir ushtron detyrën e blegtorit që prej 53 vitesh në zonën rurale pranë qytezës Yskyp në Kirklareli.
Maldir, i cili jeton vetëm, edhe gjatë Ramazanit shëtit dhentë e tij nëpër shpate, ndërsa sofrën e iftarit e shtron në bar nën qiell të hapur, pasi ta vendosë bagëtinë në vathë. Maldir gatuan ushqimin e tij në zjarrin që ndez duke cakërruar gurët, ndërkohë që fillon me ngrënien e ushqimit pasi dëgjon ezanin e akshamit nga radioja që ka. Pas një pauze të shkurtër pas iftari, ai përfundon punën e tij duke mjel delet. Në barakën ku qëndron, Maldir nuk ka qasje të energjisë elektrike. Ai shtron sofrën e syfyrit duke ndriçuar dhomën e tij me llambë gazi dhe pas syfyrit ai nis ditën e re duke përsëritur nijetin për të agjëruar ditën që e pret.
“Allahu është lehtësues për çdo gjë” Duke folur për AA, Maldir thotë se edhe syfyrin, edhe iftarin i bën në zonën rurale ku ruan dhentë, kurse dëshira e tij më e madhe është të bëjë iftar në një sofër familjare gjatë muajit të Ramazanit. “Të jesh bari nuk është punë e lehtë. Bariu nuk ka punë me ushqimin, as gjumin. Mundi i bariut gjendet në shkopin e tij. Jo secili mund të jetë bari. Që nga mosha 13 vjeçare, jeta ime ka kaluar në kullosa dhe vathë”, thekson Maldir.
Ai shton se ka dashuri të madhe për kafshët, porse për shkak të moshës së shtyrë kohë pas kohe ndien vështirësi. “Syfyrin e bëj me djathë, ullinj, domate, kurse iftarin me vezë dhe kos. Gjithsesi, këto janë gjërat e vetme që ha një bari. Bariu nuk ka kohë të ulet tërë ditën e të ziejë ushqim. Çdo gjë që ka bariu, e ka në torbën e tij; çajniku, uji, ushqimet për iftar dhe syfyr, të gjitha gjenden në torbën e tij. Në Ramazan na rëndohet pakëz barra, por Allahu është lehtësues i çdo gjëje. Çdo gjë ka anën e saj të lehtë, mjafton ta bëjmë punën duke e dashur atë. Bariu nuk ka orë. Bariu një herë ngop barkun e kafshëve, pastaj të vetin”, shprehet Maldir.
Ai thotë se në natyrë çdo gjë është e shijshme dhe e bukur. “Por, është e shijshme nëse bën punën duke e dashur. Madje edhe një copë bukë e thatë është e shijshme në iftar dhe syfyr. Megjithatë, unë kam dëshirë të shijoj një iftar si familje, por nuk ndodhi, pasi nuk munda të martohem. Ky mall do të qëndrojë brenda meje gjithmonë”, thotë për fund bariu Mumin Maldir për AA.
The post Bariu i vetëm bën iftar dhe syfyr në kullosa (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Çaj për të gjitha disponimet (FOTO) Posted: 08 Jun 2017 05:38 AM PDT Vetitë e cajit janë jashtëzakonisht të dobishme për organizmin, pasi ata jo vetëm që hidratojnë trupin, por edhe ndihmojnë në eliminimin e toksinave, qetësim e relaksim. Besoni apo jo, në botë ka më shumë se 3000 lloje cajërash, të gjithë me specifikat e tyre. Nëse keni nevojë për gjumë, antistres, reati, energji, dhe shumë benefite të tjera, shiheni fotografinë me shpjegime dhe vendoseni një caj pas iftarit! /MESAZHI/ The post Çaj për të gjitha disponimet (FOTO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Katari i shqetësuar për qytetarët e vet që gjenden në Vendet e Gjirit Posted: 08 Jun 2017 05:24 AM PDT Komiteti Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Katarit (NHRC) ka shprehur shqetësimin për mirëqenien e së paku 11,378 shtetasve të Arabisë Saudite, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe që jetojnë në Doha dhe për qytetarët e Katarit që jetojnë në rajonin e Gjirit. Ky shqetësim vie pas shkëputjes së marëdhënieve diplomatike dhe atyre të bashkëpunimit mes 5 vendeve të gjirit dhe Katarit. Në një konferencë për shtyp të mbajtur të enjten në kryeqytetin e Katarit, Doha, NHRC tha se ishte alarmuar për “shkeljen e të drejtave të njeriut”, pas shqiptimit të masave kundër Katarit, duke përfshirë edhe tërheqjen e qytetarëve. Takimi erdhi tre ditë pasi të trija vendet e Gjirit, së bashku me disa vende të tjera, shkëputën lidhjet me Katarin, duke pohuar se Doha ishte duke financuar grupe terroriste , ndërsa Katari kundërshton me forcë këto akuza. Mijëra qytetarë të Gjirit jetojnë në të gjithë rajonin. Shqetësimet më të mëdha janë ngritur lidhur me martesat e përziera, bizneset dhe qeveritë që punësojnë shtetas nga vendet fqinje të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC). Një shqetësim i vecantë është ngritur edhe për studentët që regjistrohen në universitet e Katarit të cilat janë ndër më prestigjiozet. Tre shtete të Gjirit kanë urdhëruar qytetarët e Katarit të largohen për në Doha. “Këta hapa ishin shkelje e qartë e të drejtave të njeriut që ndikojnë në lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë për të punuar, qasjen në shëndetësi dhe të drejtën për pronë”, tha Ali bin Smaikh al Marri, kryesues i NHRC. “Këta hapa rezultojnë në shkatërrimin e familjeve, ndërprerjen e bizneseve dhe ndërprerjen e arsimit të studentëve në të gjithë rajonin”. Ndërsa Katari nuk ua ka kërkuar qytetarëve të Arabisë Saudite, Emiratëve ose Bahrejnit të largohen nga Doha, të tre vendet kërkuan që shtetasit e Katarit të largohen pasi njoftuan një sërë masash ndëshkuese. Masat kundër Katarit përfshinin gjithashtu mbylljen e hapësirës ajrore, kufijve tokësorë dhe terriroreve detare. Linjat ajrore kombëtare të tre vendeve të përfshira kanë ndalur fluturimet në dhe nga Doha, duke shkaktuar konfuzion dhe kaos në aeroporte. /MESAZHI/
The post Katari i shqetësuar për qytetarët e vet që gjenden në Vendet e Gjirit appeared first on Mesazhi.com. |
| Putin ka “dy fjalë” për NATO-n Posted: 08 Jun 2017 04:33 AM PDT NATO është një “instrument i thjeshtë” i politikës së jashtme amerikane, tha presidenti rus Vladimir Putin në një seri intervistash me regjisorin Oliver Stone. The post Putin ka “dy fjalë” për NATO-n appeared first on Mesazhi.com. |
| Policia: Një kosovar është vrarë në Siri, nuk e dimë nëse është Muhaxheri Posted: 08 Jun 2017 02:52 AM PDT Mediat në Kosovë kanë raportuar se Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, është vrarë gjatë një sulmi amerikan kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri. Po sipas medieve kosovare, të thirrura në burime të veta brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, Muhaxheri është vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bashkë me Muhaxherin mësohet të jetë vrarë edhe Bilall Haqifi, vëllai i Ridvan Haqifit i vrarë në shkurt të këtij viti. Ndërkohë, nga Policia e Kosovës kanë thënë se posedojnë informacion për vrasjen e një kosovari në Siri, i cili është nga Kosova. Gjithsesi ata nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse i vrari është Lavdrim Muhaxhiri. "Policia e Kosovës posedon informacion për vrasjen e një personi kosovar në Siri, i cili është nga Kosova. Mirëpo referuar situatës ne Siri, PK nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij", thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, për Telegrafin. The post Policia: Një kosovar është vrarë në Siri, nuk e dimë nëse është Muhaxheri appeared first on Mesazhi.com. |
| BE paralajmëron: S’ka ushtri pa pajtimin e të gjitha komuniteteve Posted: 08 Jun 2017 02:22 AM PDT Partitë politike gjatë fushatës elektorale kanë premtuar qytetarët se Kosova do të jetë e sigurt më ushtrinë e saj. Liderët e partive politike, në programet e tyre qeverisëse nuk kanë lënë pa e përmendur se demarkacioni dhe ushtria do të jenë çështje të cilat me marrjen e mandatit do të fillojë realizimi i tyre. Kandidati për kryeministër nga koalicioni "PAN" , Ramush Haradinaj, ka premtuar qe brenda 3 muajve, do të themelojnë ushtrinë e Kosovës. Edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, kandidat për kryeministër, ka premtuar se ushtria është një nder prioritet kryesore të tij. Mirëpo, zëdhënësja e Komisionit Evropian,Maja Kocijançiq, për Indeksonline ka thënë se BE po përcjellë nga afër çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri dhe se paralajmëron që ky proces duhet të përfshijë pëlqimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke përfshirë edhe komunitetin serb. "BE po ndjek çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga afër. BE ndan pikëpamjet e NATO-s dhe SHBA-ve për këtë çështje. Ky transformim duhet të bëhet në një proces gjithëpërfshirës dhe multietnik duke siguruar pajtimin e të gjitha komuniteteve në Kosovë" thuhet në përgjigjen e Kociajançic. BE po ashtu ka paralajmëruar edhe njëherë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit duhet të jenë prioritet i menjëhershëm i çdo qeverie të re. Sipas tyre, kjo është kushti kryesor që BE të jep dritën e gjelbër lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës, të vetmit në Ballkan të izoluar ende. "Komisioni i njeh përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Siç është paraparë në propozimin legjislativ të Komisionit të majit 2016, ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është një kërkesë për liberalizimin e vizave. Është shumë e rëndësishme që ky proces të përfundohet në mënyrë që Komisioni të japë dritën e gjelbër për bashkë-ligjvënësit" thuhet në përgjigjen e BE-së për Indeksonline. Tash kur Kosova është në prag të zgjedhjeve parlamentare, BE ka bërë thirrje liderve politik që të sigurojnë që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet demokratike, derisa janë shprehur se këto të fundit po zhvillohen në një kohë kritike për Kosovën dhe reformat e saj lidhur me BE. The post BE paralajmëron: S’ka ushtri pa pajtimin e të gjitha komuniteteve appeared first on Mesazhi.com. |
| Marka e veturave Ford bën mrekulli për bebet e vogla – VIDEO Posted: 08 Jun 2017 01:24 AM PDT Ta vësh foshnjen në gjumë është një prej punëve më sfiduese për prindërit. Shumë prej tyre vendosin që në orët e vona ti vendosin bebet në veturë, pasi aty rehatohen më mirë, dhe i zë gjumi menjëherë. Marka e veturave Ford e ka “nuhatur” këtë dukuri, dhe e ka zhvilluar këtë krevat special, i cili imiton lëvizjet e veturës, dritat dhe vibrimin që bën vetura. Shtrati i vogël ka edhe zërim si të veturës, dhe kjo pajisje është “garantues” i gjumit të mirë! The post Marka e veturave Ford bën mrekulli për bebet e vogla – VIDEO appeared first on Mesazhi.com. |
| Regjimi i Asadit privon nga uji rajonin e rrethuar Hola Posted: 08 Jun 2017 01:10 AM PDT Regjimi i Bashar al Asadit në Siri ka ndërprerë ujin e pendës në rajonin e rrethuar Hola në pjesën rurale në veri të Homsit, raporton Anadolu Agency (AA). Rajoni Hola pranë qytetit të Homsit në pjesën qendrore të Sirisë, prej pesë vitesh gjendet i rrethuar nga forcat e regjimit. Forcat e regjimit nuk lejojnë dërgimin e ndihmave humanitare për 70 mijë civilë që jetojnë në rajon. Muajin e fundit regjimi ka penguar edhe rrjedhën e ujit të pendës së këtij rajoni, e cila ka kapacitet prej 16 milionë metrash kubë. Banorët e rajonit përpiqen t’i plotësojnë nevojat për ujë duke e blerë ujin me tankerë. Megjithatë, mungesa e ujit përbën kërcënim të madh për tokat bujqësore. Bujqit janë duke u përpjekur që t’i ujisin tokat e tyre të mëdha duke bartur ujin. Halid Ebu Rahhal, bujk i rajonit, për AA tha se ndalja e ujit nga ana e regjimit i ka dëmtuar të mbjellat. Ndërkaq, Jasir Salih, banor i rajonit, thotë ujin janë duke e blerë me tankerë. “Ujin po e blejmë me tankerë. Arat përpiqemi t’i ujisim me zorrë. Një tankerë me ujë kushton shtatë mijë lira siriane (rreth 14 dollarë). Shumë shtrenjtë. Kjo do të reflektojë edhe në çmimin e perimeve”, tha Salih. Ndryshe, regjimi muajin e kaluar ka ndalur ujin edhe në liqenin artificial në qytetin Rastan, i cili po ashtu gjendet nën bllokadën e regjimit, duke lënë në gjendje të vështirë bujqit dhe peshkatarët e rajonit. Sa herë që regjimi synon të marrë nën kontroll një zonë të caktuar, ai fillimisht përdor taktikën e rrethimit të asaj zone. Më pas, sulmon intensivisht nga ajri dhe toka zonat e rrethuara dhe pamundëson hyrjen e ndihmave humanitare, duke detyruar kështu popullatën të braktisin shtëpitë. Nga ana tjetër, duke mos dashur dëmtimin e mëtutjeshëm të civilëve, opozita ushtarake ndalon rezistencën dhe nënshkruan marrëveshje me forcat e regjimit për “evakuimin e civilëve dhe njësiteve ushtarake”. The post Regjimi i Asadit privon nga uji rajonin e rrethuar Hola appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











