Mesazhi.com: “Gjenocidi në Srebrenicë nuk do të shfaqet në tekstet serbe në Bosnje” plus 9 more |
- Gjenocidi në Srebrenicë nuk do të shfaqet në tekstet serbe në Bosnje
- Lavdrim Muhaxheri vritet në Siri, e konfirmon edhe familja
- Rusia armatos Serbinë, e bën me sistem raketor shumë modern
- Bioritmi IDEAL
- PDK ndan pitalka për syfyr në këmbim të votës
- Policia e Kosovës jep detaje zyrtare për plagosjen e katërfishtë në Pejë
- Turqia shkatërron kartelin e drogës, konfiskon sasi rekorde të heroinës
- Letra emocionuese e fqinjit të një myslimaneje
- Emiratet ja teprojnë, 15 vite burgim nëse…
- Zhduket avioni ushtarak me 116 persona në bord
| Gjenocidi në Srebrenicë nuk do të shfaqet në tekstet serbe në Bosnje Posted: 07 Jun 2017 05:36 PM PDT Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocid. Presidenti i Republikës serbe, Milorad Dodik, ka qenë shumë i qartë të martën. Ai denoncoi dëshirën për të mashtruar studentët që duan të mësojnë në shkolla se një masakër është kryer më 1995, si dhe për rrethimin e Sarajevës. Nxënësit serbë në Bosnjë nuk do të gjejnë më në librat e tyre shkollore përmendjen e masakrës së Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës, paralajmëroi të martën presidenti i saj, Milorad Dodik. Kjo, pavarësisht nga fakti se për drejtësinë ndërkombëtare vrasja nga forcat serbe të Bosnjës të më shumë se 8.000 burrave dhe të rinjve myslimanë boshnjakë në korrik 1995 përbën një akt të gjenocidit. Kjo është masakra më e keqe që është kryer në tokën evropiane që prej Luftës së Dytë Botërore. Dhe, gjatë luftës ndërkomunitare nga viti 1992 deri më 1995 Sarajeva ishte nën rrethim nga të njëjtat forca të armatosura, ku bombat dhe snajperët vranë rreth 10'000 persona. Në këtë drejtim, gazeta "Courrier des Balkans" ofron një "pasqyrë të çështjeve dhe polemikave në vendet e ndryshme" në këtë rajon të Evropës, sepse asgjë, sipas kësaj gazete, nuk "është më e ndjeshme se sa përmbajtja e teksteve shkollore, veçanërisht në disa disiplina, ku bëhet fjalë për "identitetin", pra në fushën e historisë dhe letërsisë, transmeton albinfo. Përkundër përpjekjeve nga disa rrjete për të promovuar një qasje pluraliste ndaj historisë, tekstet janë përdorur shpesh për t'i futur versionet nacionaliste. Prandaj, edhe gjejmë një titull shumë të qartë të botuar nga gazeta "Blic", një tabloid serb i botuar në Beograd: "Fëmijët nuk do të mësojnë se serbët kryen gjenocid, sepse kjo nuk është e vërtetë". The post Gjenocidi në Srebrenicë nuk do të shfaqet në tekstet serbe në Bosnje appeared first on Mesazhi.com. |
| Lavdrim Muhaxheri vritet në Siri, e konfirmon edhe familja Posted: 07 Jun 2017 05:24 PM PDT Pjesëtari i organizatës terroriste, ISIS, kosovari Lavdrim Muhaxheri është vrarë sot gjatë një sulmi nga amerikanët. Lajmi për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, Sheukan Koraqi një shok i ngusht i Lavdrimit, i cili kohë më parë ishte arrestuar në dyshimin për terrorizëm. Vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes tani e ka konfirmuar edhe vëllai i pjestarit të ISIS, Bajrami. Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se "vëllai i ka rënë shehid", dhe lutet që "Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë". The post Lavdrim Muhaxheri vritet në Siri, e konfirmon edhe familja appeared first on Mesazhi.com. |
| Rusia armatos Serbinë, e bën me sistem raketor shumë modern Posted: 07 Jun 2017 04:45 PM PDT Serbia po armatoset fuqimisht nga aleati i saj historik, Rusia, me armë moderne. Vuçiç dhe Putini, në takimin e tyre në Moskë para disa javësh, u pajtuan mes tjerash për blerje të madhe të teknologjisë së avancuar luftarake ruse për mbrojtjen raketore nga ajri. Me blerjen e sistemeve të avancuara të raketave tokë-ajër, Serbia synon të ndërtojë një sistem të mbrojtjes ajrore me tre unaza të mbrojtjes, transmeton Indeksonline. Së pari është sistemi balistik S-300 me rreze të gjatë veprimi prej 300 kilometra, që është një prej sistemeve më të avancuara të raketave tokë-ajër. Mjafton një nga këto sisteme raketash për të kontrolluar hapësirën ajrore për 280 000 kilometra katrorë. Gjithashtu, janë sistemet e raketave BUK me rreze veprimi të mesëm prej 50 kilometra, si dhe sistemet Tunguska dhe Tor me rreze të shkurtër veprimi. Me këtë infrastrukturë të mbrojtjes ajrore të marrë nga Rusia, Serbia synon që të paralizojë epërsinë ajrore të avionëve luftarakë të NATO-s. Në këmbim të marrëveshjes së blerjes së këtyre sistemeve, Rusia pritet t'i falë Serbisë nga rezervat e saj një paketë të majme armatimesh. Në këtë paketë, sipas mediave serbe, janë përfshirë gjysmëskuadroni prej 6 avionë gjuajtës bombardues Mig-29, që do t'i shtohen 4 avionëve që janë tashmë në përdorim nga flota ajrore serbe. Këta avionë tashmë janë dorëzuar në muajin mars në bazën ajrore të Batajanicës. Pjesë e marrëveshjes Vuçiç-Putin është gjithashtu modernizimi i helikopterëve ekzistues serb Mil. Si pjesë e armatosjes së mëtejshme me armë ruse, serbët pritet që të marrin në dorëzim së shpejti si dhuratë nga Rusia edhe 30 tanke të rënda T-72 dhe 30 mjete të blinduara BRDM-2. Në fillim të këtij viti, pasi Kroacia shpalosi planet për të blerë avionë të rinj luftarak, edhe Serbia menjëherë tregoi se do të merrte edhe 8 avionë të tjerë Mig 29 prej Bjellorusisë. Në qershor të vitit të kaluar, Serbia mori në dorëzim nga Rusia edhe dy helikopterë Mi-17V-5, si pjesë e planit për të krijuar një flotë prej 12 helikopterësh të tillë brenda vitit 2020. Këta janë helikopterë me përdorim të gjithanshëm që mund të përdoren edhe si transportues, por edhe gjuajtës dhe secili prej tyre ka kushtuar 12.65 milionë euro. Serbia vazhdon ende të mbajë një buxhet të madh për mbrojtjen prej 500 milionë eurosh. Ndërkohë që, ajo vazhdon të mbështesë edhe një industri të zhvilluar armatimesh, e cila vetëm gjatë vitit të kaluar ka eksportuar 483 milionë dollarë armatime e municione. The post Rusia armatos Serbinë, e bën me sistem raketor shumë modern appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 07 Jun 2017 10:29 AM PDT SINKRONIZIMI CIRKADIAN Personat të cilët kanë agjëruar rregullisht që nga fëmijëria, akomodohen më lehtë në kohë dhe hapësirë, duke qenë se janë ekspozuar ndaj ndryshmeve të cikleve gjumë-zgjim dhe dritë-errësirë në baza ditore gjatë një muaji hënor brenda vitit. Për këtë arsye, për persona të tillë mund të jetë më e lehtë për të sinkronizuar ritmin cirkadian (ritëm që e përsëritet për çdo 24 orë), bioritmin lunar-hënor dhe vjetor, edhe në kushte të vështira. Për këtë arsye, pritet që personat të cilët agjërojnë rregullisht sfidohen më pak nga çrregullimet e modeleve të gjumit për shkak të udhëtimit nëpër zona kohore (jet lag) gjatë ndryshimit të ritmin cirkadian. Simptomet e jet lag përfshijnë ndjenjën gjumit gjatë ditës, mungesën e gjumit gjatë natës, ndjenjë të përgjithshme të plogështisë. Po ashtu problemet shëndetësore gjatë zhvendosjes së orarit të punës (ditë-natë) për punëtorët që praktikojnë agjërimin do të jenë minimale. ORA BIOLOGJIKE CIRKADIANE Në fakt, ora biologjike cirkadiane është e vendosur në qendrën e bërthamës së hipotalamusit, e cila përbëhet prej rreth 10.000 neuroneve, lokalizuar mbi kiazmat optike rreth 3 cm pas syve. Normalisht nevojiten e 1-2 orë/ditë për re-akomodim për t’u përshtatur një ndërrimi të vendit dhe orarit të punës. Megjithatë ka variacione individuale në shpejtësinë e re-sinkronizimit të orës biologjike. Personat të cilët rregullisht agjërojnë dhe të cilët kanë pasur trazim-ndryshim të ciklit zgjuar/fjetur në baza ditore brenda një muaji hënor gjatë vitit, munden më lehtë të përshtaten me kushtet e ndryshme gjatë udhëtimit ndërkombëtar. Po ashtu adaptohen më shpejtë duke kaluar zonat kohore ndërkontinentale dhe nuk vuajnë nga efektet e anësore të jet lag. Ekziston korrelacion pozitiv në mes kohë-zgjatjes së agjërimit, dhe bio-ritmeve normale cirkadiane, për këtë arsye disa persona fillojnë agjërimin sporadik, apo edhe përgatitjen për muajin Ramazan gjatë muajit paraprak Shavval. Llogaritet se, një periudhë tre javore është e nevojshme për t’u re-sinkronizuar në mesin e punëtorëve me orar të ndryshëm të punës, ndërsa problemet shëndetësore që fillimisht i kanë punëtorët, të personat agjërues do të jenë të papërfillshme, për arsye se proceset e sinkronizimi do të jenë më të shpejta, qoftë gjatë muajit Ramazan apo ndonjë kohe tjetër. Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm! Përgatiti: Rrahman FERIZI The post Bioritmi IDEAL appeared first on Mesazhi.com. |
| PDK ndan pitalka për syfyr në këmbim të votës Posted: 07 Jun 2017 09:36 AM PDT Pitalka që brenda paketimit të tyre e kanë pasur kartëvizitën e një kandidateje për deputete të PDK-së, janë dhënë të martën falas në Gjilan. Furra "Pashtriku" në Gjilan për syfyrin e së martës ka dhënë pitalka falas, ndërsa këto prodhime brenda e kanë pasur kartëvizitën e Leonora Morina- Bunjakut, kandidates për deputete të Koalicionit PDK-AAK-Nisma. Kandidatja për deputete, kartëvizitat e së cilës ishin në paketimin e pitalkave, e mohon se organizoi këtë aktivitet, duke thënë se dikush e ka keqpërdorur emrin e saj. "Ai s'ka qenë aktivitet, e as iniciativë e imja. Unë sinqerisht u kërkoj falje gjithë qytetarëve të Gjilanit që dikush në një mënyrë kaq të ulët ka tentuar të bëjë fushatë kundër meje. Kjo nuk është as në natyrën, as në përvojën time s'ka ndodhur. Unë bamirësi bëj me spitale, me njerëz të cilët kanë nevojë, e jo me furrë. Nuk bohet fushatë me bukë", tha Morina-Bunjaku për KALLXO.com. Ajo dyshon se aktivitetin me pitalka e zhvilluan kundërshtarët e saj politikë. "Unë nuk e di kush e ka bërë këtë, sepse nëse e kisha ditë kisha dalë publikisht", tha Morina- Bunjaku. Pasi qytetarë të Gjilanit reaguan në Facebook duke u çuditur se si një furrë buke dha pitalka falas duke u përfshirë në fushatë zgjedhore, Ekipi i KALLXO.com shkoi mbrëmë në furrën "Pashtriku" për të parë nëse ende ka pitalka falas në këtë vend, por kjo "mundësi" kishte qenë vetëm një natë përpara. Një qytetar i Gjilanit që deshi të mbetet anonim dhe që mori një pitalkë falas në Furrën "Pashtriku" tha se më vonë e mori vesh se ato kishin kartëvizitën e kandidates së PDK-së. Ai e konsideroi të padrejtë manipulimin e tillë me njerëz. "E vërtetë është, dje në syfyr kanë dhanë pitalka falas, njëherë mu dok e habitshme, por tu dalë e pashë që ka një kartë të një kandidati të PDK-së, brenda në qese. Po më doket që është e padrejtë duke e ditë realitetin në Kosovë, gjendjen ekonomike, është e padrejtë prej anës tyre, nuk kanë nevojë me manipulu kështu me njerëz. Kandidati është Leonora, nuk ia di mbiemrin, është prej koalicionit PDK-AAK-Nisma. Unë e kam marrë veç një pitalkë, ndërsa 1 pitalkë kushton 20 centë", tha qytetari i Gjilanit për KALLXO.com. Pronari i furrës "Pashtriku", Zekë Duraj tha për KALLXO.com se nuk e di kush i ka paguar pitalkat. "Ku e di unë kush i ka pagu, tha po du me i dhanë paret për 200 pitalka për ramazan, kush u kanë, tek u kanë, ku e di unë, tha po kam qef me i pagu edhe qaq", tha pronari Duraj. Ai mohoi se i ka futur në mbështjellësin e pitalkave kartëvizitat e kandidates për deputete. "A i kanë shti, a s'i kanë shti kartëvizitat, unë nuk e di, se unë kam punu deri mas iftarit, kah ora 9 në mbramje, e në syfyr s'kam qenë aty se unë kom shku me fjetë, unë nuk e di a i kanë shti, a s'i kanë shti kartëvizitat", tha Duraj për KALLXO.com. Pronari i furrës tha se këto pitalka nuk kanë prapavijë politike, ndërsa deklaroi se nuk e njeh kandidaten Leonora Morina- Bunjaku, kartëvizitat e së cilës ishin në paketimin e pitalkave. The post PDK ndan pitalka për syfyr në këmbim të votës appeared first on Mesazhi.com. |
| Policia e Kosovës jep detaje zyrtare për plagosjen e katërfishtë në Pejë Posted: 07 Jun 2017 09:20 AM PDT Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, ka njoftuar se sot rreth orës 15:08 është pranuar informatë se në rrugën "Lekë Dukagjini" në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante të policisë së Kosovës menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe sipas të dhënave të para është mësuar se nga të shtëna me armë zjarri janë të plagosur katër (4) persona, dy (2) nga të plagosurit ishin të involvuar në rast, ndërsa dy (2) personat e mitur ishin kalimtar rasti. Të plagosurit me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për t'ju ofruar ndihma adekuate mjekësore me ç 'rast dy (2) nga të plagosurit (të involvuarit) në këtë rast nën përcjelljen e Policisë së Kosovës janë dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm, sipas vlerësimit të ekipit mjekësor të Spitalit Rajonal Pejë. Personat e plagosur në këtë rast janë: B.K. m/k/sh (1983) Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05 njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme. Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast. The post Policia e Kosovës jep detaje zyrtare për plagosjen e katërfishtë në Pejë appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqia shkatërron kartelin e drogës, konfiskon sasi rekorde të heroinës Posted: 07 Jun 2017 08:48 AM PDT Forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar më shumë se një ton heroinë, të fshehur në një anije mallrash me flamur të Republikës Demokratike të Kongos, gjatë një kontrolli në ujëra ndërkombëtare. Policia turke thotë se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të konfiskuar në historinë e Turqisë. Operacioni nisi pasi skuadrat antidrogë morën një informacion mbi anijen që po udhëtonte drejt Turqisë, me një sasi të madhe droge. Forcat e Marinës turke, ato të Rojes Bregdetare dhe forcat speciale nga provinca lindore e Mersinit morën pjesë në aksion, duke konfiskuar 40 thasë me heroinë të fshehur në disa ndarje sekrete në anije. Policia tha se 9 pjesëtarë të ekuipazhit ishte arrestuar në operacion, ndërsa anija ishte transportuar drejt një baze detare në Marmaris, në Turqinë jugperëndimore. Sipas policisë, vlera në treg e drogës së konfiskuar shkonte në 200 milionë lira ose 57 milionë dollarë. The post Turqia shkatërron kartelin e drogës, konfiskon sasi rekorde të heroinës appeared first on Mesazhi.com. |
| Letra emocionuese e fqinjit të një myslimaneje Posted: 07 Jun 2017 08:38 AM PDT “Sapo dëgjova një të trokitur në derë – nuk prisja asnjeri, kështu që e hapa derën me goxha nervozizëm. Një grua, që ishte e besimit islam, ishte duke qëndruar përballë meje me një kuti ushqim. Ajo u prezantua dhe kërkoi falje për trokitjen që ishte mbase pak vonë, dhe më shpjegoi se fqinje e imja. Gruaja më tregoi se si po ecte shtëpi më shtëpi për t’u dhënë njerëzve dhurata, në këtë rast, ushimë. Duke pasur parasysh se nuk e kisha parë ndonjëherë, dhe nuk kishe pasur rast ti flas, ajo e hapi çantën dhe më dha një përzgjedhje ushqimesh me aromë të mrekullueshme, të mbështjellura me fletë të vogël, dhe me një shënim të vogël ku thuhej: "Të dashurve me dashuri. Aty ishte një kavanoz i mbushur me sheqerka, dhe një shënim që fliste për Ramazanin. Ajo më tha se donte të ndante diçka me të gjithë fqinjët, për t'ua shpjeguar se çfarë është Ramazani në të vërtetë. Ushqimi korrespondonte me kohën kur myslimanët bëjnë iftar, dhe letra shpjegonte se çfarë është Ramazani, pse praktikohet nga ndjekësit e Islamit dhe cilat janë principet e Islamit. Me thënë të drejtën, unë prisja të më trokas në derë ndonjë fqinj i pakënaqur që ankohej për parking, apo mos e dhashtë Zoti, ndonjë politikan. Por nuk prita vizitë nga dikush që thjesht donte të ndante shpirtin e komunitetit, bujarinë që e karakterizon shumicën e myslimanëve. Përballë vetes kisha dikënd që e kuptonte se cfarë është e rëndësishme, dikush që dëshironte të ndante qëndrimet e një feje që është aktualisht në qendër të sulmeve pas ngjarjeve të fundit dhe që është pjesë përbërëse e jetës së mbi një të tretës së popullsisë së planetit. Kohët e fundit ka pasur shumë tituj në lajmet që i referohen Islamit në lidhje me ngjarjet e tmerrshme që po ndodhin rregullisht. Për mua, është zemërthyese dhe zhgënjyese të shoh komente në internet ku bëhet thirrje për stigmatizim, vetëm pse një pjesë e vogël e individëve barbar, pervers ndjejnë nevojën kryejnë veprime të tmerrshme në emër të Perëndisë, e që gabimisht besojnë se po i shërbejnë. Disa njerëzve duhet të ua kujtojmë që këto sulme nuk kryhen nga ndjekësit e vërtetë të Islamit; Këto ngjarje janë kryer nga ekstremistët që kanë besimet e tyre të rrënuara. Njerëzit më të prekur nga këto ngjarje janë vet komuniteti musliman, të cilët duhet të luftojnë kundër pretendimeve të bëra nga të ashtuquajturat Shteti Islamik. Sot, unë isha shumë me fat që mësova për një fe, për të cilën nuk ndava pak kohë nga jeta ime që ta njoh. Nëse njerëzit që kryejnë këto vepra shkatërruese do të kishin sadopak tru, ata do të mësonin të lexonin Kur’ann, sepse siç e kuptoj, ata po e lexojnë qartë një libër tjetër, pasi në Kuran nuk thuhet që të shkojnë e të therin të pafajshmit, burra, gra dhe fëmijë pa asnjë arsye apo shkak. Duhet të ketë më shumë njerëz si fqinjët e mi, sepse është e mahnitshme se çfarë mund të na bënë këto pak mirësi, në një kohë kur pothuajse çdo gjë që lexojmë në lajme është negative. Çfarë zonje mahnitëse! ” Postuar nga Sam Kiley /MESAZHI/
The post Letra emocionuese e fqinjit të një myslimaneje appeared first on Mesazhi.com. |
| Emiratet ja teprojnë, 15 vite burgim nëse… Posted: 07 Jun 2017 07:56 AM PDT Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë kërcënuar me dënim prej 15 vitesh burg, për secilin që do të shfaq simpati me Katarin, raporton Anadolu Agency (AA). E përditshmja shtetërore Albayan, ka cituar prokurorin e përgjithshëm të shtetit, Hamad al-Shamsi, të ketë thënë se shprehja e simpatisë ndaj Katarit ose kundërshtimi i vendimit për ndërprerje të marrëdhënieve me Dohan zyrtare përmes rrjeteve sociale ose në të shkruar, do të paraqes krim që mund të dënohet me 15 vite burg dhe gjobë prej 136.000 dollarë. Të hënën, pesë vende arabe – Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Jemeni, ndërprenë lidhjet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar Dohën për mbështetje të terrorizmit. Katari mohoi akuzat, duke thënë se masa ishte “e pajustifikuar” dhe se ka për qëllim të vendos kujdestari mbi këtë shtet të Gjirit. Përshkallëzimi i fundit erdhi dy javë pasi ueb faqja e agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, dyshohet të ketë qenë e hakuar nga individë të panjohur të cilët thuhet se publikuan një deklaratë të rreme e cila i ishte atribuuar emirit Sheik Tamim Bin Hamad al-Thani. Incidenti shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike midis Katarit dhe fqinjëve të tij, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite. The post Emiratet ja teprojnë, 15 vite burgim nëse… appeared first on Mesazhi.com. |
| Zhduket avioni ushtarak me 116 persona në bord Posted: 07 Jun 2017 06:10 AM PDT Ushtria e Mianmarit, ka njoftuar se avioni i cili fluturonte nga Kryeqyteti Yangon në Myeik, vend ky në lindje të Mianmarit, është zhdukur nga radarët. Në deklaratën e ushtrisë thuhet: “Ka humbur kontakti me avionin rreth orës 13.35 sipas kohës lokale (10:35 me orën e Turqisë) deri sa ishte në 32 kilometra në perëndim të qytetit Dawei”. Ndërkohë kanë filluar operacionet e kërkim-shpëtimit kanë filluar. The post Zhduket avioni ushtarak me 116 persona në bord appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






