Mesazhi.com: “A e dini pse u fsheh nata e Kadrit?” plus 9 more

Mesazhi.com: “A e dini pse u fsheh nata e Kadrit?” plus 9 more


A e dini pse u fsheh nata e Kadrit?

Posted: 16 Jun 2017 05:12 PM PDT

Të gjithë e dijm se nata e Kadrit mbeti në kalendar, por nuk jemi të sigurt që kjo natë nuk është në ndonje ditë tjetër.
Profeti tha kërkojeni natën e Kadrit në 10 netët e fundit tek, (21,23, 25, 27, 29).
Hoxha jep sqarim për arsyen e fshehjes së natës se Kadrit.

Pse e ka fsheh dhe si e ka fsheh?

Ndiceni videon…

The post A e dini pse u fsheh nata e Kadrit? appeared first on Mesazhi.com.

Te gjithë hanë por jo Barani… ZDF me dokumentar për 12 vjecarin gjerman që agjëron

Posted: 16 Jun 2017 04:47 PM PDT

E merrni dot me mend qe nje djalosh 12 vjecar te kete vullnetin per te agjeruar ne nje ambient krejt i vetem?

Keshtu ka kurajon 12 vjecari gjerman me prejardhje muslimane, Barani, i cili ka vullnet te palekundur per te agjeruar.

Pavaresisht oreve te gjata mesim dhe kohes se nxehte, Baran meson, luan, dhe del me shoket. Pervec ketyre, agjeron dhe ndjehet i bindur ne vendimin e tij. Shikojeni dokumentarin e bere vetem per te nga ZDF. #shperndaje #/MESAZHI/

The post Te gjithë hanë por jo Barani… ZDF me dokumentar për 12 vjecarin gjerman që agjëron appeared first on Mesazhi.com.

Njihuni me karakteristikat e veçanta të Llapit

Posted: 16 Jun 2017 04:35 PM PDT

Qyteti i Podujevës me rrethinë që njihet si ndryshe Llapi, ka disa karakteristika që nuk i ka asnjë qytet tjetër në Kosovë.

Podujeva edhe pse ka një hapësirë të madhe dhe përbëhet nga 78 katunde del të jetë i vetmi qytet në Kosovë me 100 % popullësi myslimane.

I vetmi Qytet në Kosovë me 100 % popullsi etnike shqiptare.

I vetmi qytet në Kosovë që posedon lum, liqen, si dhe Aeroportin në Fshatin Dumosh.

Njëkohsisht edhe Komuna e dytë më e madhe në Kosovë.

Llapi po ashtu është rajoni i vetëm në Kosovë nga i cili asnjë qytetar nuk i është bashkuar organizatave terroriste në Siri dhe Irak./Mesazhi.con/

The post Njihuni me karakteristikat e veçanta të Llapit appeared first on Mesazhi.com.

Shtrohet iftar për banorët e ndërtesës së djegur në Londër

Posted: 16 Jun 2017 04:21 PM PDT

Bashkësia lokale myslimane nga Londra organizoi sonte iftar në rrugë për banorët e ndërtesës Grenfell Tower, të cilët humbën gjithçka nga shpërthimi i zjarrit.

Vullnetarët nga shoqata Penny Appeal vendosën të shtrojnë iftar për të gjithë banorët që kanë jetuar në ndërtesën shumëkatëshe.

Gjatë kohës së iftarit ata u shërbyen me ujë, lëngje, bukë, gjellë dhe pemë.

Ndryshe, qindra njerëz kanë dhënë donacion rroba dhe ushqime, ndërsa janë lansuar kampanja të shumta për mbledhjen e të hollave për banorët që kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Deri më tash janë mbledhur më shumë se 3,4 milionë euro.

The post Shtrohet iftar për banorët e ndërtesës së djegur në Londër appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan, Macron dhe Al Thani diskutojnë për krizën e Gjirit

Posted: 16 Jun 2017 01:54 PM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, nëpërmjet një telekonference kanë diskutuar për tensionet mes vendeve të Gjirit dhe Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale bëhet e ditur se liderët në bisedën ku ka ndarë me njëri-tjetrin diskutimet në takimet e kryera për të gjetur zgjidhje për krizën, kanë theksuar se duhet të ulen menjëherë të gjitha tensionet.

Liderët kanë tërhequr vëmendjen se tensioni aktual, jo me sanksione, por mund të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe negociatave dhe se duhet të mbështeten përpjekjet në këtë drejtim.

Ndër të tjera liderët duke shprehur se janë kundër çdo lloji të terrorizmit, kanë theksuar se organizatat terroriste duhet të përcaktohen në mënyrë të qartë duke shmangur përdorimin sipas dëshirës.

Gjithashtu liderët kanë rënë dakord në çështjen për të kryer takime të afërta në periudhën në vijim.

The post Erdoğan, Macron dhe Al Thani diskutojnë për krizën e Gjirit appeared first on Mesazhi.com.

Mevlan Kurtishi: “Dua të bëhem shëmbëlltyrë për rininë”

Posted: 16 Jun 2017 01:48 PM PDT

Mevlan Kurtishi, 21 vjeç, nga Shkupi, interpretuesi i ilahive dhe recitues i Kur’an-it u shpreh se dhurata më e madhe që ai mund t’i japë botës me praninë e tij, është që të paraqes tek ummeti i profetit Muhammed a.s një shëmbëlltyrë të mirë.

Ai duke folur për punimet dhe projektet që i ka bërë deri tani tregon se ka shpërndarë disa pjesë kuranore të cilat i ka kënduar me melodi (mekame) të ndryshme arabe.

Ai thotë se ka pasur një reagim të mirë dhe është ndjekur nga mbarë bota.

Në videoklip ‘ummeti’ ka paraqitur gjendjen në ditën e gjykimit kur njerëzit nuk do dijnë se nga do shkojnë, atëherë gjithë pejgamberët do dëshirojnë që ta ndërmjetësojnë popullin e tyre. Por Allahu këtë mundesi do t’i ja japë vetëm Pejgamberit a.s që ta ndërmjetësoj popullin e tij duke i thënë ‘zgjohu dhe bëj ndermjetesim kë të duash’. Këtë gjendje e kam paraqitur me një melodi të quajtur kurd, melodi melankolike dhe e kam paraqitur këtë gjendje duke e përfunduar me një salavat ndaj pejgamberit a.s.”, u shpreh Kurtishi.

Pjesët nga Kur’an-i i reciton duke e përshtatur kuptimin e pjesës me melodi

Ajo që e veçon Kurtishi-n nga interpretuesit të tjerë, siç thotë ai, është ngaqë ka pasur përvojat e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është duke ndjekur studimet, si dhe ka ndjekur kurse të ndryshme për të mësuar meloditë me ndihmë e një profesori të tij.

Shembull për këtë Kurtishi thotë se është që kur fillon të recitoj ndonjë pjesë të Kur’an-it, kuptimin e asaj pjese e përshtat me melodi. “Për shembull nëse është diçka melankolike që flet për xhennetin ose diçka që flet për mirësitë e Allah-ut atëherë këndohet me makamin ‘nihavend’, që quhet makami i dashurisë ose melodia e dashurisë. Ndërsa nëse flet për diçka e dhimbshme, flet për ata që nuk e respektojnë prindërit atëherë këndohet në makamin ‘bejat’ dhe është më i dhimbshëm, është një makam i prekshëm. Besoj se kjo është ajo që më dallon nga disa këndues të tjerë”, thotë ai.

Kurtishi më tej duke treguar se e pëlqen stilin e traditës së vjetër arabe, tha se “Është një stil që këndohet pa tempo, sikur poezitë, por të radhitura me melodi. Këtë e kanë bërë edhe sahabët, kur e kanë shkruar një poezi të bukur dhe kanë dal para pejgamberit kanë kënduar me melodi të ndryshme”.

Duke përmendur disa mekame (melodi) që përdoren në këndim ose recitim, Kurtishi thotë se çdo shkronjë e ka mekamin e vet. “Edhe nëse e dëgjojmë një këngë angleze pa tjetër ta ketë kthimin te ndonjëra prej këtyre mekameve. Absolutisht nuk gjendet ndonjë melodi që kthimin nuk e ka tek këto”, tha Kurtishi.

Projekti i ri pritet që të publikohet në vitin 2018

Kurtishi tani është duke e përgatitur projektin e tij të ardhshëm që përmban ilahi në pesë gjuhë, konkretisht në gjuhën shqipe, turke, boshnjake, angleze si dhe arabe.

Ai thotë se që një vit e gjysmë është duke punuar shumë në përgatitjen e albumit të ri për të cilën shpreson që të ketë sukses. “Mendoj që do të publikohet në vitin 2018, domethënë ende ka punë për të bërë”, tha ai.

“Ndonjërën nga ilahitë që do të realizoj në gjuhën turke kam dëshirë që ta realizoj në Turqi, kam dashuri të veçantë për Turqinë, pa dyshim edhe për popullin turk. Mendoj që populli turk do ta presë këtë projekt me një dashuri të madhe.” tha Kurtishi për AA.

Ai më tej duke treguar se mbështetjen më të madhe kur ka marrë pjesë në garën botërore, në vitin 2015 për solo këndim “Munshid Sharika”, në qytetin Sharjah, e ka pasur nga Turqia, tha se “Kam arritur deri në gjysmë finale. Kur e kam parë mbështetjen time se nga po vjen sepse ishte me votime, më shumë se 50 për qind kam pasur mbështetje nga Turqia”.

Kurtishi në fund shton se me rrugën që ndjek është një rrugë sikurse një libër i gjallë që ecë në tokë, me stilin që dëshiron të jetë si simbol ose shembull për rininë.

The post Mevlan Kurtishi: “Dua të bëhem shëmbëlltyrë për rininë” appeared first on Mesazhi.com.

Agjërimi në udhëtim

Posted: 16 Jun 2017 12:46 PM PDT

Dr. Prof. Abdul Fettah Idris

Prishja e agjërimit në udhëtim e sipër është një lehtësim, për të cilin të gjithë dijetarët kanë mendim unanim. Sakaq, debatet shfaqen lidhur me faktin nëse është më mirë të agjërosh gjatë udhëtimit, apo ta prishësh. Shumica e dijetarëve mendojnë se është më mirë të agjërohet gjatë udhëtimit, nëse udhëtimi është i lehtë dhe pa vuajtje e vështirësi. Kushdo që i studion hadithet e cekura në këtë aspekt, e kupton se i dërguari i Allahut a.s nuk e lejonte prishjen e agjërimit gjatë udhëtimit, veçse si përjashtim kur agjërimi bëhej tejet i vështirë dhe i papërballueshëm. Prandaj, për një udhëtar të ditëve të sotme, kur dhe vuajtjet dhe vështirësitë e udhëtimit janë minimizuar, wshtw mw mirw të agjërojë dhe mos e prishë.

Thotë prof. Dok. Abdul Fettah Idris, profesor i fikut krahasues në Ez'her:

Dijetarët myslimanë kanë mendim unanim se agjëruesit i lejohet ta prishë agjërimin gjatë Ramazanit, nëse është në udhëtim, në atë distancë ku i lejohet të shkurtojë dhe namazin. Debati mes tyre ka lidhje me faktin nëse është më mirë të agjërohet gjatë udhëtimit, apo të prishet. Leja për prishjen e agjërimit është e kushtëzuar me udhëtimin. Thotë Zoti në Kuran:"nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas." (Bekare, 184)

Pra, nëse dikush prej jush është i sëmurë apo në udhëtim dhe e prish agjërimin, ditët që nuk i ka agjëruar mund ti kompensojë më vonë.

Shumica e sahabëve, brezit të tabi'inëve dhe katër imamët, mendojnë se agjërimi në udhëtim është më i mirë se prishja. Kjo, nëse agjërimi është i mundur dhe nuk shoqërohet me vuajtje dhe vështirësi. Këtë gjykim të tyrin, e kanë mbështetur në disa hadithe:

Tregon Aisheja, Zoti qoftë i kënaqur me të:"Dola me të dërguarin e Zotit a.s për të kryer Umren gjatë Ramazanit. Ai e prishi agjërimin, kurse unë jo, ai e shkurtoi namazin kurse unë jo. E çuditur unë e pyeta:"O i dërguar i Allahut! Unë agjërova kurse ti e prishe, unë i fala namazet e plota kurse ti i shkurtove!" Ai u përgjigj:"Të lumtë o Aishe!"

Pra, Profeti a.s e vlerësoi aktin e Aishes e cila nuk e prishi agjërimin edhe pse ishte në udhëtim, ndërkohë që mund ta kishte prishur. Kjo tregon se agjërimi në udhëtim është më i mirë se prishja.

Transmeton Ebu Seid El-hudrij:"U nisëm drejt Mekes me të dërguarin e Allahut gjatë Ramazanit. Kur mbërritëm në një vend të caktuar, ai na tha:"Ju i jeni afruar armikut tuaj dhe shoh se është më mirë ta prishni agjërimin." Megjithatë, disa prej nesh e prishën dhe disa të tjera e mbajtën agjërimin. Kur mbërritëm në një vend tjetër, Profeti a.s na tha:"Jemi afruar shumë pranë armiqve tuaj, prandaj më mirë ta prishni agjërimin. Kështu që prisheni!" Në këtë rast, ai ishte më i vendosur dhe të  gjithë ne e prishëm." Mandej, Ebu Seid thotë:"Herë të tjera ne kemi agjëruar bashkë me Profetin a.s edhe gjatë udhëtimit."

Transmeton Ebu Darda:"Dolëm me të dërguarin e Allahut a.s në një ditë të nxehti të muajit Ramazan. Aq nxehtë ishte saqë mbulonim kokat me duar. Askush prej nesh nuk agjëronte, përveç të dërguarit të Zotit a.s dhe Abdullah ibnu Revaha."

Kështu, fakti që Profeti a.s dhe shokët e tij orvateshin që të agjërojnë edhe në udhëtim, tregon se agjërimi në këtë rast është më i mirë se prishja. Ekzistojnë disa hadithe të tjera të cilat tregojnë se Profeti a.s e ka lejuar prishjen e agjërimit gjatë udhëtimit, me qëllim që edhe shokët e tij të ndjekin të njëjtat gjurmë dhe ta lehtësojnë udhëtimin. Aq më tepër që ata nuk vepronin veçse atë që vepronte Profeti a.s.

Transmeton Xhabir ibnu Abdilah se i dërguari i Allahut a.s u nis drejt Mekes në muajin Ramazan, në të njëjtin vit që ishte marrë Meka. Ai e mbajti agjërimin derisa arriti në Kiraul Gamim, po ashtu dhe njerëzit. Atje, ai kërkoi një enë me ujë të cilën e ngriti lart derisa e dalluan të gjithë njerëzit, e mandej piu ujë duke e prishur agjërimin. Pas kësaj ndodhie, dikush i thotë:"O i dërguar i Allahut! Disa njerëz e mbajtën agjërimin dhe nuk e prishën." Ai i tha:"Ata janë gjynahqarë. Ata janë gjynahqarë."

Në një transmetim tjetër të Xhabir:"Profetit a.s iu tha:"Njerëzit i ka rënduar shumë agjërimi." Atëherë ai kërkoi një enë me ujë pas iqindie dhe piu prej saj, ndërkohë që të gjithë e panë. Pas tij, e prishën agjërimin dhe një pjesë e myslimanëve, kurse një pjesë tjetër e mbajtën. Kur Profeti a.s dëgjoi se disa nuk e prishën agjërimin tha:"Ata janë gjynahqarë, ata janë gjynahqarë."

Në një transmetim të tretë të Ibnu Abasit, ai thotë:"Vitin që morëm Mekën, Profeti a.s u nis për në Mekë gjatë Ramazanit. Kur kaloi pranë një burimi në rrugë në kohën e drekës, të gjithë njerëzit i kishte mbërthyer etja. Ata ia zgjasnin kokat që ti shohë Profeti a.s, i cili kërkoi një enë me ujë. Mandej e ngriti lart enën derisa e panë njerëzit dhe piu prej saj. Edhe njerëzit e tjerë pinë pas tij."

Të gjithë transmetimet e mësipërme, tregojnë se Profeti a.s dhe shokët e tij e fillonin agjërimin edhe ditën e udhëtimit. Profeti a.s nuk i lejonte ta prishin agjërimin veçse pas iqindie, kur e kuptonte se agjërimi i ka sfilitur dhe rënduar. Vetë myslimanët refuzonin ta prishin agjërimin, derisa ta prishte i dërguari i Zotit a.s më parë. Për këtë, Profeti a.s e ngrite enën me ujë lart që ta dallojnë të gjithë se ai vetë po e prish agjërimin dhe ata të vepronin të njëjtën gjë më pas.

Thotë Ebu Seid El-hudrij:" Profeti a.s u afrua tek një pellg me ujë shiu, ndërkohë që myslimanët udhëtonin në këmbë, agjërueshëm në një ditë të nxehtë vere. Teksa qëndronte mbi mushkë, Profeti a.s u tha:"Pini o njerëz!" Ata refuzuan. Mandej u tha:"Unë nuk jam si juve, pasi jam në kushte më komode. Unë udhëtoj i hipur mbi mushkë." Megjithatë, njerëzit sërish refuzuan ta prishin agjërimin. Atëherë, Profeti a.s përkuli gjunjët dhe u ul e piu ujë, edhe pse nuk donte ta prishë. Mandej të gjithë njerëzit e pasuan. "

Edhe ky hadith, si hadithet e tjera tregon se Profeti a.s e mbante agjërimin edhe gjatë udhëtimit dhe nuk lejonte të prishej, pasi e konsideronte se agjërimi në udhëtim është më i mirë se prishja. Ai e lejonte prishjen e agjërimit vetëm atëherë kur rëndoheshin myslimanët. Vetë myslimanët nuk pranonin ta prishin agjërimin, pa e prishur vetë i dërguari i Allahut.

Nëse shohim në ditët tona, ku udhëtari nuk ndjen vështirësi sikur ti bjerë tokës rreth e qark, aq sa ndjen dikush që kalon nga një fshat në një tjetër, kuptojmë se për udhëtarin është më mirë të agjërojë sado e gjatë të jetë distanca dhe cilido qoftë mjeti i udhëtimit.

Megjithatë, Zoti e di më mirë.

Burimi: ardhmeriaonline.com

The post Agjërimi në udhëtim appeared first on Mesazhi.com.

Kushtetuta po e bllokon shtetin

Posted: 16 Jun 2017 10:17 AM PDT

Në mungesë të konsensuseve politike, Kushtetuta ishte lënë "fajtore" për dështimin e reformave, ajo ishte lënë "fajtore" edhe për mosthemelimin e Ushtrisë së Kosovës e po ashtu, kjo Kushtetutë po shihet e paqartë edhe kur është në pyetje formimi i Qeverisë pas zgjedhjeve.

Ekspertët e çështjeve juridike dhe kushtetuese, thonë se Kosova ka Kushtetutë të tipit të vështirë për t'u ndryshuar, pasi që ajo bazohet mbi një marrëveshje ndërkombëtare, siç është Plani i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit ishte shpallur pavarësia e koordinuar e Kosovës me faktorin ndërkombëtar.

Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se Kushtetua e Kosovës duhet të jetë Kushtetutë e të gjithë qytetarëve të saj, por jo edhe Kushtetutë e cila nga mënyra e interpretimit, nganjëherë mund ta kushtëzojë jetën e përgjithshme në vend.

"Unë them se asnjë akt kushtetues, në këtë rast as Kushtetuta e Kosovë, nuk bie në tipin e kushtetutave të ngurta, por bën pjesë në tipin e kushtetutave që duhet të zhvillohen në proces".

"Gjithmonë në pajtim me parimet themelore mbi të drejtat dhe liritë njerëzore, por edhe të drejtat nacionale dhe natyrisht në parimet e zhvillimit të mëtejmë të demokracisë në vend", tha Sejdiu.

"Me rëndësi është që Kushtetuta e Kosovës të lexohet në frymën e saj", thotë tutje Sejdiu. Ai tërheq dhe vërejtjen se aktualisht nuk po i kushtohet kujdes zbatimit të saj.

Ish-presidenti i Kosovës, u bën thirrje edhe përfaqësuesve politikë serb, që të tregohen më fleksibil dhe ta kuptojnë që ndryshimet kushtetuese nuk duhet të mbahet të bllokuara përjetësisht.

"Në këtë kuadër, paralelisht flas edhe në fajësinë e një pjese të komunitetit serb, posaçërisht ata që dëshirojnë që përmes shkronjës, do ta quaja të vrazhdë të Kushtetutës, ta bëjnë një keqpërdorim të pozitës së tyre në dëm të zhvillimit normal të Kosovës", tha Sejdiu.

Po ashtu, Sejdiu mendon se me një mirëkuptim duhet të shkohet më tutje drejt ndryshimit të Kushtetutës dhe se, sipas tij, ka dispozita kushtetuese të cilat kërkojnë sqarime më të hollësishme për ata të cilët i kanë keqkuptuar ato.

Ndërkohë, ish-anëtari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, njëherësh Ministër i Arsimit në Qeverinë në largim, Arsim Bajrami, vlerëson se Kushtetuta e Kosovës, ka realizuar misionin e saj historik dhe primar, që ka të bëjë me shtet-ndërtimin dhe implementimin e pavarësisë.

Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës për nga natyra dhe thelbi është kushtetutë moderne e një shteti liberal dhe demokratik, që është kampione për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ai tha se Kushtetua përmban edhe disa kompromise sa u takon disa segmenteve, ku bashkësia ndërkombëtare ka pasur rol të rëndësishëm.

"Kushtetua nuk është fajtore për krizat që krijon shoqëria kosovare, si mungesa e kulturës politike dhe emancipimi politik. Dhe, asnjë kushtetutë nuk është çelës për të zgjidhur krizat".

"Kushtetua është çelës për të përcaktuar parime demokratike të një shoqërie të civilizuar. Mirëpo, me kalimin e kohës, sidomos pas përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare, në një moment të caktuar mbi bazën e një konsensusi nacional, politik, ndëretnik dhe ndërkombëtar ka mundësi të hapet çështja e ndryshimeve kushtetuese", tha Bajrami.

Për këto nëntë vjet, janë ndërmarr disa nisma për ndryshimin dhe amendamentimin e kësaj Kushtetute, por të cilat në fund u përmbyllën pa sukses.

Bajrami mendon se ndryshimet kushtetuese në Kosovë janë të vështira, pasi që sipas tij, ajo kushtetutë benë pjesë në radhën e kushtetutave të ngurta e cila është hartuar mbi bazën e planit Ahtisaari (Dokumenti Gjithëpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës) i bazuar në konceptet e kompromiseve.

"Na duhen tri nivele të pajtimit për ndryshime kushtetute. E para, niveli kombëtar dhe niveli i partive politike shqiptare, pastaj niveli ndëretnik, pajtimi me komunitetet që ato të përkrahin cilin do ndryshim të Kushtetutës, sepse e kanë mekanizmin e votës së dyfishtë me të cilin mund të bllokojnë cilindo ndryshim. Dhe natyrisht niveli ndërkombëtar, sepse ndryshimet kushtetuese në Kosovë kanë për të qenë një çështje ku bashkësia ndërkombëtar ka për te qenë e involvuar", tha Bajrami.

Ai ka shtuar se komuniteti serb në Kosovës, në vend se të përdorë të drejtat që i jep Kushtetuta për të mbrojtur vetveten, ky komunitet i ka shndërruar në instrument të bllokimit të shtetit.

Si shtet shumë etnik, Kosova ka një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.

Kushtetua e Kosovës, kishte hyrë në fuqi katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008. Ajo e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.

Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës, me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

The post Kushtetuta po e bllokon shtetin appeared first on Mesazhi.com.

Vdes Helmut Kohl, arkitekti i Euros dhe ribashkimit të Gjermanisë

Posted: 16 Jun 2017 09:42 AM PDT

Ish-kancelari i Gjermanisë dhe arkitekti i ribashkimit të vitit 1990, Helmut Kohl, ka vdekur sot në moshën 87 vjecare.
Kohl udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (nga 1982 në 1998). Ai njihet për bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, pas rënies së Murit të Berlinit.
Së bashku me presidentin e tij francez François Mitterrand, ai ishte “arkitekt” për futjen e euros në përdorim.
Kohl, i cili udhëhoqi kristiandemokratët e qendrës së djathtë, ishte kancelari që më së gjati qëndroi në pushtet.
Një i pasionuar i integrimin evropian, ai i bindi gjermanët të heqin dorë nga demokracia e tyre e çmuar në favor të monedhës së përbashkët evropiane.
Z. Kohl pësoi një aksident në vitin 2008 dhe kishte mbetur në karrige me rrota.
Ai vdiq në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në shtetin perëndimor të Rheinland-Pfalz, shkruan gazeta Bild. /MESAZHI/

The post Vdes Helmut Kohl, arkitekti i Euros dhe ribashkimit të Gjermanisë appeared first on Mesazhi.com.

Ilahi nga Aida Doci – Iftari i nanes

Posted: 16 Jun 2017 09:11 AM PDT

Kjo eshte ilahija me e re e kengetares Aida Doci.

Kenga e re flet per dhimbjen e nenes qe ka per mungesen e femijeve te saj ne Ramazan.

Degjoje dhe shperndaje. /MESAZHI/

The post Ilahi nga Aida Doci – Iftari i nanes appeared first on Mesazhi.com.