Mesazhi.com: “DY ORË GJUMË, TË MJAFTUESHME?” plus 9 more |
- DY ORË GJUMË, TË MJAFTUESHME?
- Frytet e fetarisë, do i shohim këtu apo atje?!
- Gjermania kërkon fonde shtesë nga BE-ja për autostradën Shqipëri-Kosovë-Serbi
- Pamje mahnitese te Stambollit te realizuara me dron
- Trump: SHBA tërhiqen nga marrëveshja e Parisit
- Forcat izraelite qëllojnë rëndë të miturën 15 vjecare, pastaj e ofendojnë (VIDEO)
- Apostolova, subjekteve politike: Përmbahuni nga gjuha denigruese
- Thaçi nis vizitën zyrtare në Kroaci
- Beteja në Filipine, ushtarët bombardohen gabimisht
- Historia e islamit në Zvicër, ja ku qëndrojnë shqiptarët në këtë mes
| Posted: 01 Jun 2017 07:03 PM PDT Kuptimi origjinal i sawm-agjërimit reflektohet edhe si pushim-prehje. Kjo gjendje abstenimi përfshinë traktin gastro-intestinal, kardiovaskular, aktivitetin seksual, sytë, gojën, veshët, pra të gjithë organizmin, duke bërë përpjekje për të vënë nën komandë shpirtërore gjymtyrët e trupit. Faza tranzitore për një abstenim të tillë llogaritet rreth 12-14 orë. GJUM APO FJETJE? Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm! The post DY ORË GJUMË, TË MJAFTUESHME? appeared first on Mesazhi.com. |
| Frytet e fetarisë, do i shohim këtu apo atje?! Posted: 01 Jun 2017 06:17 PM PDT Nën Hijen e Hadithit Kudsij The post Frytet e fetarisë, do i shohim këtu apo atje?! appeared first on Mesazhi.com. |
| Gjermania kërkon fonde shtesë nga BE-ja për autostradën Shqipëri-Kosovë-Serbi Posted: 01 Jun 2017 05:20 PM PDT Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel i ka bërë thirrje krijimit të një fondi nga Bashkimi Evropian për projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se Brukseli duhet të jetë më i angazhuar dhe të investojë në rajon."Ne kemi nevojë tani për të përshpejtuar projektet e mëdha të infrastrukturës që janë me rëndësi ekonomike. Projektet me rëndësi të madhe si autostrada ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë. Që kjo të realizohet ne propozojmë për të krijuar një fond shtesë për projektet e infrastrukturës", tha Gabriel, transmeton lajmi.net. Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal, duke shtuar se Gjermania është e interesuar për këtë zonë.Gabriel vuri në dukje se shteti gjerman mbushtet integrimin ekonomik të Balkanit Perëndimor, i cili duhet të bazohet në standarde evropiane.Këto komente ai i bëri gjatë takimit me tetë ministrat e punëve të jashtme të Evropës Juglindore, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe politik të Ballkanit Perëndimor. The post Gjermania kërkon fonde shtesë nga BE-ja për autostradën Shqipëri-Kosovë-Serbi appeared first on Mesazhi.com. |
| Pamje mahnitese te Stambollit te realizuara me dron Posted: 01 Jun 2017 03:14 PM PDT Nje pilot – dron ka realizuar pamje spektakulare te njerit prej qyteteve me te bukura ne Turqi. Si qytet i rreth 15 milion banoreve, Stambolli eshte nje perzierje mes se shkuares dhe modernes, dhe nje metropol ku e gjen veten gjithsecili. /MESAZHI/”
The post Pamje mahnitese te Stambollit te realizuara me dron appeared first on Mesazhi.com. |
| Trump: SHBA tërhiqen nga marrëveshja e Parisit Posted: 01 Jun 2017 02:31 PM PDT Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi këtë të enjte vendimin e tij për t'i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga akordi i Parisit për ndryshimet klimatike, një hap i madh ky që përmbush një nga premtimet e fushatës së tij presidenciale, por ndërkohë dëmton seriozisht përpjekjet globale për të frenuar ngrohjen globale. Vendimi kundërshton kështu përpjekjet mbarëbotërore për të ushtruar presion ndaj Trump që të qëndronte pjesë e marrëveshjes, e cila është nënshkruar nga 195 vende të botës. Udhëheqës të huaj, drejtues ekzekutivë biznesesh, e madje edhe vajza e Trump lobuan me forcë që ai t'i qëndronte marrëveshjes së Parisit, por duket se të gjithë kanë humbur përballë konservatorëve, që pretendojnë se plani është tejet i keq për Shtetet e Bashkuara. "Për të përmbushur detyrën time solemne për mbrojtjen e Amerikës dhe qytetarëve të saj, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga akordi i Parisit për ndryshimet klimatike, për të nisur negociatat për të rihyrë në marrëveshjen e Parisit, ose në një marrëveshje tërësisht të re me kushte më të drejta për Shtetet e Bashkuara", tha Trump nga "Rose Garden" i Shtëpisë së Bardhë. "Ne po tërhiqemi". Megjithatë, për të aktivizuar procedurat zyrtare të tërheqjes, Trump do të ndezë një proces të gjatë që nuk do të mund të përfundojë përpara nëntorit të vitit 2020, muajin kur ai pritet të rikandidojë për president, duke siguruar kështu se çështja do të bëhet një temë e rëndësishme debati në garën e ardhshme presidenciale. E teksa lajmi për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit doli në media qysh ditën e mërkurë, udhëheqës biznesi dhe krerë shtetesh të huaja nisën ta quanin vendimin si një braktisje e mjerueshme e lidershipit amerikan. Elon Musk, shefi ekzekutiv i "Tesla"-s tha se do të jepte dorëheqjen nga Këshilli i Bizneseve të Shtëpisë së Bardhë, nëse Trump do të vijonte me këtë vendim. Edhe shefi ekzekutiv i "Apple", Tim Cook i bëri thirrje Trump që ta rikonsideronte atë. The post Trump: SHBA tërhiqen nga marrëveshja e Parisit appeared first on Mesazhi.com. |
| Forcat izraelite qëllojnë rëndë të miturën 15 vjecare, pastaj e ofendojnë (VIDEO) Posted: 01 Jun 2017 07:13 AM PDT Një vajzë e mitur 15 vjecare është qelluar rëndë nga forcat izraelite, dhe gjendet ne spital ne gjendje kritike. Videolajmi i shperndare nga Al Jazeera tregon se forcat izraelite pervec se e kane plagosur, e kane lene duke gjakderdhur ne mes te rruges, dhe e kane fyer. Te njejten gje e kane bere edhe kolonet izraelit qe kalonin andejpari. Vajza 15 vjecare u qellua pasi sipas tyre, “ajo ka goditur nje ushtar izraelit”, transmeton Al Jazeera. Ngjarjen e kane konfirmuar edhe forcat izraelite. /MESAZHI/ N The post Forcat izraelite qëllojnë rëndë të miturën 15 vjecare, pastaj e ofendojnë (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Apostolova, subjekteve politike: Përmbahuni nga gjuha denigruese Posted: 01 Jun 2017 06:45 AM PDT Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova u ka bërë thirrje të individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor. "Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, jam takuar me një sërë palësh të interesit. Të gjithë kanë shprehur pritshmëritë për zgjedhje të qeta dhe transparente të 11 qershorit, në një ambient të barabartë, si parakusht i domosdoshëm që Kosova të ecë përpara në zhvillimin e saj demokratik. Raportet e kohëve të fundit që përmendin kërcënimet janë në kundërshtim me këto pritshmëri. Prandaj shfrytëzoj këtë mundësi për t'u bërë thirrje të gjithë individëve përgjegjës, kandidatëve dhe drejtuesve të ardhshëm të subjekteve politike që të përmbahen nga gjuha denigruese dhe të refuzojnë të gjitha format e presionit që mund të dëmtojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kjo është jetike dhe njerëzit e Kosovës duhet të ndjehen të sigurt se janë të lirë nga çdo presion në mënyrë që të bëjnë zgjedhje të pavarur dhe të lirë.", thuhet në deklaratën e Apostolovas. The post Apostolova, subjekteve politike: Përmbahuni nga gjuha denigruese appeared first on Mesazhi.com. |
| Thaçi nis vizitën zyrtare në Kroaci Posted: 01 Jun 2017 06:06 AM PDT Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, me të cilën po takohet në Zagreb, ku po qëndron për vizitë zyrtare. Thaçi do të takojë edhe kryeministrin Andrej Plenkoviq, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviq. The post Thaçi nis vizitën zyrtare në Kroaci appeared first on Mesazhi.com. |
| Beteja në Filipine, ushtarët bombardohen gabimisht Posted: 01 Jun 2017 05:10 AM PDT 10 ushtarë u vranë si pasojë e një sulmi ajror të qeverisë në qytetin e trazuar të Maravit, në Filipine. 8 ushtarë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e gabimit tragjik të aviacionit që po bombardonte terroristet e organizates ISIS ne qytetin e Maravit. Gjatë ditës së fundit, ushtria e Filipineve është angazhuar në beteja të ashpra urbane me përkrahesit e ISIS pushtuan qytetin Maravi. Më shumë se 100 persona kanë mbetur të vrarë, megjithëse bilanci është provizor. Beteja në Maravi nisi pasi ushtria tentoi të arrestonte një lider të militantëve dhe qindra prej këtyre të fundit u hodhën në betejë. E befasuar nga sulmi masiv i terroristëve, i paprecedent në Azi, ushtria përdori grushtin e hekurt dhe sulmoi qytetin me artileri e forca ajrore, percjelle Top Channel. Duket se nxitimi për të dëbuar dhe mposhtur militantët ka sjellë edhe gabime në bombardime. Ministri filipinas i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana tha se ajo që ndodhi ishte një tragjedi dhe se predhat e avionëve ranë mbi ushtarët filipinas. Në ishullin e Mindanaos, ku gjendet qyteti Maravi, është shpallur ligji ushtarak dhe pavarësisht incidentit tragjik, operacionet e ushtrisë nuk kanë shfaqur ngadalësim. Sipas autoriteteve filipinase, mes militantëve të vrarë ka njerëz me shtetësi të ndryshme si sauditë, jemenas dhe çeçenë. The post Beteja në Filipine, ushtarët bombardohen gabimisht appeared first on Mesazhi.com. |
| Historia e islamit në Zvicër, ja ku qëndrojnë shqiptarët në këtë mes Posted: 01 Jun 2017 04:52 AM PDT Islami në Zvicër ka arritur kryesisht nëpërmjet emigracionit, kah fundi i shekullit të 20-të. Ndonese dikur përbënte vetëm 1% të popullsisë së përgjithshme, përqindja e muslimanëve është pesëfishuar në tridhjetë vitet e fundit. Tani ajo vlerësohet të jetë mbi 5%, pas matjeve të vitit 2013. Shumica e myslimanëve vijnë nga Kosova, ndërsa 20% e tyre nga Turqia. Disa nga muslimanët e famshëm të Zvicrës jane: Tariq Ramadan, Frithjof Schuon, Titus Burckhardt dhe Isabelle Eberhardt. 6.72% Basel-Stadt Ne vitin 1980 ishin vetem dy xhami, por rritja e shpejtë e imigracionit të muslimanëve nga Ballkani dhe Turqia gjatë dekadave të ardhshme, kanë bërë që të shtohet nevoja për to. Sot ka shumë xhami dhe mesxhide në të gjithë vendin, kryesisht në pjesët urbane. Zvicra zhgënjeu myslimanët e vet, kur në vitin 2007 Këshilli i Qytetit të Bernit hodhi poshtë planet për të ndërtuar një nga qendrat më të mëdha kulturore islamike në Evropë. Në të njëjtën kohë, Këshilli miratoi nismën për të ndaluar minaret nga xhamitë, rrjedhimisht edhe thirrjen e ezanit me altoparlant. Por islami filloi të hyjë ngadalë edhe në skenën politike. Partia Popullore e Zvicrës, e cila ka dominuar në skenën politike të viteve të fundit, ishte "tronditur" nga konvertimi në Islam i Daniel Streich, një anëtar i këshillit brenda partisë. Reagimet e elektoratit dhe politikanëve lidhur me konvertimin e Streich ishte një tregues se si elektorati zviceran po zhvendoset gjithnjë në drejtim të së djathtës ekstreme. MESAZHI/
The post Historia e islamit në Zvicër, ja ku qëndrojnë shqiptarët në këtë mes appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





