Mesazhi.com: “Dështimi i t.q. “Parti konservatore”” plus 9 more

Mesazhi.com: “Dështimi i t.q. “Parti konservatore”” plus 9 more


Dështimi i t.q. “Parti konservatore”

Posted: 12 Jun 2017 06:20 PM PDT

Nga: Muhidin Ahmeti

Për sa i përket partive konservatore të cilat kanë dalë nga Partia e Drejtësisë ka qenë e pritur që të pësojnë një debakël të tillë në këto zgjedhje.

Debakli i tyre qëndron në faktin që „Partia e Drejtësisë" si subjekti i pare i këtij lloji, që nga fillimi i saj devijoi nga rruga, vizioni dhe kauza e përcaktuar nga themeluesit e saj. Partia e drejtësisë u shndërrua në „Parti të copëtimeve dhe individualizimeve" dhe nga e njëjta u krijuan 5 parti të tjera.

Për mendimin tim këtu duhet kërkuar arsyen e dështimit të tyre, e madje e shuarjes së tyre. Nuk ka elektorat të tillë, i cili do të votonte copëtimin e pafund të një partie.

Qëllimi fillestar i themelimit të kësaj partie ka qenë unifikimi dhe bashkimi i shqiptarëve dhe krijimi i një elite me personalitete me integritet të pa-kontestuar moralo-shpirtëror dhe socio-politik. Mirëpo, kështu nuk ndodhi dhe për këtë arsye në zgjedhjet e 11 Qershorit u dënuan nga elektorati i tyre. Ky me një fjalë është komprometimi i llojit të vet.

Prandaj, mos e bëni popullin fajtor, sepse ai këtë radhe ka qenë në krye të detyrës dhe e ka bërë punën e vet me përgjegjësi. Është dashur edhe pak më shumë ta kishte përdorur çekiçin intelektual të Ibrahimit (profetit) në dënimin dhe rrënimin e disa miteve dhe idhujve të instaluar gjatë këtyre 17 viteve në Kosovë në mënyrë që të kuptohej edhe më mirë fataliteti dhe destruktiviteti i tyre.

The post Dështimi i t.q. “Parti konservatore” appeared first on Mesazhi.com.

Nje muslimane ne aeroplan (Video)

Posted: 12 Jun 2017 02:53 PM PDT

A muslim on the airplane është një video e realizuar nga TedTalks, ku Amal Kassir flet dhe diskuton mbi Islamofobinë dhe eksperiencën e saj mbi të.

The post Nje muslimane ne aeroplan (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Mundesi e pazevendesueshme per fitimin e Xhenetit (Video)

Posted: 12 Jun 2017 02:41 PM PDT

Fjori Sokoli: Ramazani – Mundesi e pazevendesueshme per fitimin e Xhenetit

The post Mundesi e pazevendesueshme per fitimin e Xhenetit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Numërohen 99,64 për qind të vend votimeve, këto janë rezultatet e fundit

Posted: 12 Jun 2017 12:30 PM PDT

Komisioni Qendror Zgjedhor deri më tani ka përfunduar së numëruari të gjitha votat e vendvotimeve të qyteteve të Kosovës, përveç Prishtinës Prizrenit dhe Mitrovicës së Jugut.

Prishtina dhe Prizreni si rajonet më të mëdha në Kosovë pritet të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve nacionale, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, shkruan Indeksonline.

KQZ, pritet që gjatë orëve të mbrëmjes ti publikoj rezultatet në mënyrë zyrtare, duke përcaktuar fituesin e parë të këtyre zgjedhjeve.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni PAN ka marrë 34.02 për qind, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27.07 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë.

Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.71 për qind të votave.

Siq njoftohet deri më tani janë mbi 52 000 vota që janë shpallur të pa vlefshme gjatë procesit të numërimit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

The post Numërohen 99,64 për qind të vend votimeve, këto janë rezultatet e fundit appeared first on Mesazhi.com.

Mavraj viziton Al Aksan (Foto)

Posted: 12 Jun 2017 10:49 AM PDT

Qendermbrojtesi i Kombetares Shqiptare, Mergim Mavraj, ka vizituar xhamine e shenjte Al Aksa qe ndodhet ne Jerusalem.

Fotot jane publikuar nga imami shqiptar Ahmed Kalaja, i cili eshte njekohesish mik me Mavrajn. Mavraj, i cili eshte praktikues i besimit islam, njihet per shprehje te entuziazmit kombetar dhe fetar, dhe kjo eshte nje tjeter arsye pse ai eshte kaq i pelqyer edhe per fansat e futbollit. /MESAZHI/

 

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed Kalaja

Fotografia e Ahmed KalajaFotografia e Ahmed Kalaja

The post Mavraj viziton Al Aksan (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Tani Google ju tregon Kiblën (Foto, app)

Posted: 12 Jun 2017 09:18 AM PDT

Google ka hapur një aplikacion për t’ju ndihmuar të gjeni Kiblën – drejtimin për ta falur namazin.

Shfrytëzuesit e telefonisë celulare tani mund ta dijnë edhe më saktë drejtimin e Kiblës duke përdorur këtë app. Përdoruesve u kërkohet të lëvizin telefonin e tyre për të kërkuar Kiblën dhe kur ata t’a kenë përballë Meken, shihet një ilustrim i Qabesë së Shenjtë.

Aplikacioni mund të shkarkohet edhe në versionin e desktopit. Mund ta downloadoni ketu: https://qiblafinder.withgoogle.com/intl/en/desktop

/MESAZHI/

The post Tani Google ju tregon Kiblën (Foto, app) appeared first on Mesazhi.com.

Tërmet i fuqishëm në Izmir të Turqisë

Posted: 12 Jun 2017 08:49 AM PDT

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Turqisë perëndimore, duke u ndjerë deri në Stamboll dhe në disa ishuj në Greqi.

Epiqendra e tërmetit 6.3 ballësh ishte 84 kilometra në veriperëndim të qytetit të Izmirit.

Në Turqi ende nuk ka të dhënë për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa dëme të lehta janë raportuar në ishullin grek të Lesbos, i përdorur edhe si vendqëndrimi për emigrantët.

The post Tërmet i fuqishëm në Izmir të Turqisë appeared first on Mesazhi.com.

Qëndrim zyrtar i LDK-së : Nuk do të jemi pjesë e asnjë koalicioni ku është PDK-ja

Posted: 12 Jun 2017 06:56 AM PDT

Drejtuesit e subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi janë takuar të hënën dhe kanë e vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor.

Drejtuesit e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi vlerësojnë lart dhe falënderojnë qytetarët e Republikës së Kosovës për një proces të rregullt zgjedhor, për kulturën e treguar dhe për mbështetjen që i kanë dhënë koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi.

"Partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, pas procesit të djeshëm, presin certifikimin e rezultatit nga ana e KQZ-së, për të ditur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershori", thuhet në një komunikatë për media.

Koalicioni përsërit qëndrimin e palëkundur se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie, në të cilën është edhe PDK-ja.

LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi theksojnë se koalicioni është unik në të gjitha qëndrimet. Koalicioni është pajtuar që kryetari i LDK-së ta përfaqësojë këtë koalicion.

The post Qëndrim zyrtar i LDK-së : Nuk do të jemi pjesë e asnjë koalicioni ku është PDK-ja appeared first on Mesazhi.com.

Kosova ishte e do mbetet rojtare, e jo “tregtare” e shqiptarisë

Posted: 12 Jun 2017 06:49 AM PDT

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë treguan se ka arritur gjenerata e votuesve që nuk përkulet përpara 'çlirimtarëve', që lavdinë e djeshme e përdorin për ta 'mbuluar' hajninë e sotme! Pra zgjedhjet e djeshme në Kosovë shënojnë dështimin e mendësisë së vetme politike që e njihnin shumica e burrështetasve të 'Klanit Pronto' – asaj të robëruesit të deridjeshëm! Me çka ia dolën që Kosovën – djepin e atdhedashurisë dhe shqiptarisë – ta bënin vend nga do vinin edhe lajme rrëqethëse për liridashës të rinj, që burgu i ktheu në shtëpi të vdekur, siç ishte rasti i të riut Astrit Dehari ! Pra, me çka ia dolën që Kosovën ta bënin 'varrezë masive' të ëndrrave të vrara rinore!

Dhe e arritën këtë ngaqë Kosovën 'demokratike' e ndërtonin sipas mendësisë politike të pushtuesit të deridjeshëm serb, e cila mendësi në thelb kishte parimin se forca e pushtetarit nuk matet nëpërmjet përuljes që tregon ndaj popullit tënd, por nëpërmjet arrogancës dhe armiqve të brendshëm që asgjëson, e të cilët armiq, nëse nuk ekzistojnë, atëherë duhet t'i trillosh!

Po pra, sot në Kosovë ka filuar 'varrosja' e kësaj mendësie sunduese, mendësi e cila e flijoi edhe shtetin për të mbetur në pushtet, mendësi e cila duke u ndje inferiore ndaj kundërshtarëve të jashtëm, popullin e mbante në ethet e frikës nga 'armiqtë e brendshëm', mendësi që i pru kosovarët në situatë të diferencohen brenda vetvetes, mendësi që arrestonte 'terroristë' të llojeve më të ndryshme, vetëm që ta mbulonte të vërtetën se Kosova u bë dhembje e tanishme, që të rikujtonte atë të djeshmen, se Kosova ishte viktimë e keqqeverisjes dhe e atyre që atë e bënë pronë private të veten!

Shkurt e shqip: Kosovën e lënduan dhe dëmtuan rëndë strukturat politike, të cilat nuk e kuptuan se politika që e ka vëlla të keqen, politika që ushqehet nga e keqja, herdo kurdo e helmon tërë shoqërinë! Andaj sot duhet të ndjehen mburrshëm votuesit që e 'çliruan' Kosovën nga disa 'çlirimtarë' që këtë fole të atdhedashurisë, e bënë vend ku bëhej distancimi mes shqiptarëve besnik ndaj shqiptarisë dhe atyre që dikush ua vrau këtë besnikëri! Andaj urime Kosovës që na e riktheve mburrjen edhe neve që e dimë se ishe, e do mbetet rojtare, e jo 'tregtare' e shqiptarisë!

The post Kosova ishte e do mbetet rojtare, e jo "tregtare" e shqiptarisë appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli aprovon kolonitë më të mëdha të paligjshme që nga viti 1992

Posted: 12 Jun 2017 06:42 AM PDT

Izraeli ka dhënë dritën e gjelbër për ndërtimin e më shumë se 8000 vendbanimeve të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor, ku një e treta prej tyre do të shkojnë në ndërtim menjëherë. Lajmin e bëri të ditur për Reuters ministri i mbrojtjes Avigdor Lieberman.

Pjesa më shqetësuese është se këto janë vendbanimet më të mëdha në territoret e pushtuara që nga viti 1992.

Bregu i pushtuar Perëndimor edhe me ligjer ndërkombëtare konsiderohet si territor palestinez, dhe kolonitë hebreje janë dënuar edhe me konventa ndërkombëtare.

Por përkundër kesaj, Izraeli ka vazhduar me ndërtimet e paligjshme, dukë tkurrur edhe më tej territoret palestineze, dhe duke instaluar kolonët e rinj që vijnë nga vise të tjera. /MESAZHI/

 

The post Izraeli aprovon kolonitë më të mëdha të paligjshme që nga viti 1992 appeared first on Mesazhi.com.