Mesazhi.com: ““Balena e kaltër”, arrin edhe në Kosovë (Video)” plus 9 more |
- “Balena e kaltër”, arrin edhe në Kosovë (Video)
- Baran (12) fastet im Ramadan
- Policia e Kosovës paralajmëron prindërit për lojën ”Balena Blu”
- Izraeli ndalë rrymën në Gaza, palestinezët mbeten në terr në Ramazan
- Grupi i muslimanëve po përballet me tortura e përdhunime, reagon OKB-ja
- Ky është kryetari më i varfër në Kosovë
- Një iftar nga Droni në Rahovec (VIDEO)
- Turqi: Liçencohet Centrali i parë bërthamor turk Akkuyu
- (FOTO) Kënd lodrash në xhami, teravit falen pa preokupim
- KQZ dërgon 30 kuti në rinumërim, ja arsyet
| “Balena e kaltër”, arrin edhe në Kosovë (Video) Posted: 15 Jun 2017 06:00 PM PDT Këtë e ka treguar për Klan Kosovën një prej personave që ka dashur ta luaj këtë lojë. Loja, e cila cyt lojtarët që në fund të bëjnë vetëvrasje, është duke u shfaqur më të madhe nëpër shtetet e ndryshme në Botë. Ajo ka 50 etapa, ku gjatë këtyre etapave ka edhe tortura të përgjakshme. Zakonisht administratorët e kësaj loje targetojnë adoleshent dhe fëmijë. Në etapën e 50 gjithçka përfundon me fatalitet, pasi që fëmija apo adoleshenti që e ka luajtur lojën bën vetëvrasje. Për ardhjen në Kosovë të kësaj loje vdekjeprurëse ndiqeni raportin më poshtë. The post "Balena e kaltër", arrin edhe në Kosovë (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Posted: 15 Jun 2017 02:26 PM PDT Baran, ein 12 jähriger Schüler fastet den ganzen Ramadan. Die große Hitze ist die größte sorge für alle. Baran hindert das aber trotzdem nicht vom fasten. Die Mitschüler Respektieren die fastenden und versuchen Rücksicht auf sie zu nehmen The post Baran (12) fastet im Ramadan appeared first on Mesazhi.com. |
| Policia e Kosovës paralajmëron prindërit për lojën ”Balena Blu” Posted: 15 Jun 2017 12:22 PM PDT Duke iu referuar shifrave të larta të fëmijëve të cilët kanë pësuar nga loja tashmë e njohur ''Balena Blu'', Policia e Kosovës ka dal me një paralajmërim për prindërit, pasi kjo lojë e cila po zhvillohet përmes rrjeteve sociale, po del të jetë vetëvrasëse për të rinjtë, transmeton Klan Kosova. Në njoftimin paralajmërues nga Policia e Kosovës thuhet: "Të nderuar prindër, Duke e parë trendin e zhvillimeve globale në fushën e shfrytëzimit të rrjeteve sociale të komunikimit dhe lojërave 'online' për të rinjtë, tani më është paraqitur një nevojë e domosdoshme që seriozisht si prindër dhe shoqëri në përgjithësi të merremi me një mbikëqyrje dhe bashkëbisedim direkt me fëmijët tanë. Sipas informatave të qasshme në internet, është paraqitur dhe po përhapet me shpejtësi një lojë 'online' mjaft e rrezikshme për fëmijë që quhet "BLUE WHALE GAME" apo ndryshme po njihet edhe si "LOJA VETËVRASËSE". Me shpejtësi rekorde kjo lojë është duke u shpërndarë në shumë shtete të botës, përfshirë edhe shtetet e Evropës. Lajmet për përhapjen e kësaj loje të rrezikshme vetëvrasëse për të rinjtë vijnë duke pasur parasysh vetëvrasjen e rreth 130 të miturve në Rusi (informacione të publikuara në media). Sipas disa informatave të marra nga rrjetet sociale, kjo lojë origjinën dyshohet se e ka nga Rusia dhe se që nga viti 2016 është përhapur dhe ka fituar vëmendjen e të rinjve. Fatmirësisht, kjo lojë ende nuk ka mbërritur në masë në Republikën e Kosovës apo të paktën Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informacion/rast të tillë, por që Policia e juaj dëshiron të ngritë nivelin e vëmendjes tek të gjithë prindërit për mundësinë potenciale që edhe fëmijët tanë të mund të bien pre e kësaj loje degjeneruese dhe shkatërruese për ta. ÇKA ËSHTË KJO LOJË KAQ E RREZIKSHME PËR TË RINJTË? Loja "THE BLUE WHALE GAME" është një lojë që zhvillohet 'online' e cila kryesisht synon të shënjestrojë të rinjtë që janë të ndjeshëm apo sensitivë ku më pas, për një kohë të caktuar do t'i bindin të kryejnë VETËVRASJE. Kryesisht kjo lojë tek të rinjtë shpërndahet përmes rrjeteve sociale të komunikimit. Në momentin që të rinjtë futen për të luajtur këtë lojë, loja "THE BLUE WHALE GAME" nga një grup i personave që administrojnë me këtë lojë, fëmijëve u jepen detyra të cilat ata kanë afat 50 ditë për t'i kryer apo përfunduar. Këto detyra mund të përfshijnë p.sh. shikimin e filmave horrorë, të zgjohen herët në mëngjes me qëllim të çrregullimit të rutinës dhe aktiviteteve ditore. Këto detyra të dhëna nga administratorët e kësaj loje dita ditës vijnë duke u vështirësuar për të rinjtë dhe bëhen shumë ekstreme përgjatë 50 ditëve sa zgjat kjo lojë. Diku kah fundi i këtyre ditëve, disa anëtarë të administrimit të kësaj loje inkurajojnë të rinjtë që t'i shkaktojnë lëndime vetvetes duke i stimuluar ata që të gërvishtin deri në gjakosje dorën e tyre duke e vizatuar 'balenën e kaltër' dhe në njëfarë forme bëjnë 'shpëlarjen e trurit të të rinjve'. Në ditën e 50-të të lojës fëmijët që luajnë këtë lojë seriozisht inkurajohen nga administratorët e kësaj loje që të kryejnë vetëvrasje për të përfunduar lojën me sukses. ÇKA MUND TË BËJMË PËR TË MBROJTUR DHE PARANDALUAR KËRCËNIMIN PËR FËMIJËT TANË?
The post Policia e Kosovës paralajmëron prindërit për lojën "Balena Blu" appeared first on Mesazhi.com. |
| Izraeli ndalë rrymën në Gaza, palestinezët mbeten në terr në Ramazan Posted: 15 Jun 2017 10:53 AM PDT Pas vendimit të Autoritetit Palestinez për të paguar më pak për energjinë elektrike të konsumuar nga Rripi i Gazës, Izraeli ka vendosur ta presë energjinë. Vendimi mund të ketë pasoja fatale për kujdesin shëndetësor dhe mjedisin në enklavë. Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka vendosur njëzëri të hënën për të prerë furnizimin me energji elektrike. Vendimi u mor pasi Autoriteti Palestinez (PA) kufizoi pagesat për furnizimin me energji. "Ky është një vendim i Abbas (drejtuesi palestinez). Që izraelitët të paguajnë faturën e elektricitetit të Gazës është e pamundur", tha për Reuters ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan. Muajin e kaluar, Autoriteti Palestinez njoftoi Izraelin se do të mbulonte vetëm 70 për qind të kostos mujore të energjisë elektrike të furnizuar nga Korporata Elektroenergjetike e Izraelit në Rripin e Gazës. Rripi i Gazës është kontrolluar nga lëvizja islamike Hamas që nga konflikti i vitit 2007 me partinë Fatah, të udhëhequr nga Mahmoud Abbas, i bazuar në Bregun Perëndimor. Të gjitha përpjekjet për të arritur pajtimin midis dy palëve kanë dështuar deri më tani. Pagesa për energjinë elektrike zbritet nga Izraeli nga të ardhurat tatimore palestineze që mbledh në emër të ZM. Tel Avivi nuk bashkëpunon me Hamasin dhe e konsideron atë një grup terrorist. Një zyrtar i Autoritetit Palestinez pranoi haptazi se ndërprerja e energjisë elektrike ka për qëllim rikthimin e Rripit të Gazës në kontroll. "Ne rinisim thirrjen për lëvizjen e Hamasit dhe qeverinë de facto atje për të na dorëzuar të gjitha përgjegjësitë e institucioneve qeveritare në Gaza në mënyrë që qeveria të ofrojë shërbimet e saj më të mira për popullin tonë në Gaza", citon Reuters zëdhënësin Tareq Rashmawi. Vendimi mund të ketë pasoja fatale për gjendjen shëndetësore të Gazës, pasi që institucionet shëndetësore të enklavës tashmë mbështeten kryesisht në gjeneratorë të vegjël, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza Ashraf al-Qidra. The post Izraeli ndalë rrymën në Gaza, palestinezët mbeten në terr në Ramazan appeared first on Mesazhi.com. |
| Grupi i muslimanëve po përballet me tortura e përdhunime, reagon OKB-ja Posted: 15 Jun 2017 10:45 AM PDT Raportuesja e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, Yanghee Lee, ka theksuar se muslimanët Arakanë vazhdojnë të përballen me shkelje, si përdhunime, tortura dhe rrëmbime të fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA). Duke folur në seancën e 35-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së të mbajtur në Zvicër, Lee i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit që të zbatojë përgjegjësitë ndërkombëtare në çështjen e mbrojtjes së fëmijëve. Ajo është shprehur se në rajonin Arakan mbahen nga policia 13 fëmijë dhe ka theksuar më tej se fëmijët duhet të mbahen të ndaluar “si zgjidhja e fundit.” Ndër të tjera Lee ka ndarë informacionin se njëri nga fëmijët në paraburgim më pas ka humbur jetën, dhe i ka bërë thirrje për hetim qeverisë. Duke theksuar se pavarësisht të gjitha thirrjeve të bëra muslimanët Arakanë vazhdojnë të përballen me shkeljet si përdhunime, tortura dhe rrëmbime të fëmijëve, Lee ka bërë të ditur se në rajon nuk është vërejtur ulje e tensioneve. Pasi ka shprehur shqetësimet në lidhje me fëmijët që largohen nga Mianmari drejt vendeve fqinje, Lee tha se “Kam shqetësim kryesisht nga raportimet e ardhura për rritjen në kohët e fundit të numrit të personave që martohen në moshë fëmijërie në mesin e vajzave dhe grave që largohen drejt vendeve fqinje. Ndërsa vazhdon cikli i dhunës dhe varfërisë që përjetojnë këto vajza të reja”. The post Grupi i muslimanëve po përballet me tortura e përdhunime, reagon OKB-ja appeared first on Mesazhi.com. |
| Ky është kryetari më i varfër në Kosovë Posted: 15 Jun 2017 10:20 AM PDT
Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Suma ka deklaruar një shtëpi me sipërfaqe prej 197 metra katror e ndërtuar në vitin 2007 në vlerë prej 50 mijë eurosh. Suma këtë shtëpi e ka deklaruar si pasuri me prejardhje nga prindërit. I pari Hanit të Elezit ka deklaruar edhe një tokë prej 615.00 m2 vlera e të cilës është 60 mijë eurove. Kjo tokë sipas Sumës është e përbashkët me familjarët. Në rubrikën e Parave të Gatshme, Suma ka deklaruar se ka para në bankat e Kosovës. Vlera të gjithë këtyre pareve është hiç më shumë se 1 mijë e 400 euro. Kurse si para të kursyera të prindërve Suma i ka deklaruar se janë 4 mijë euro.Krejt në fund ai ka sqaruar se në deklarimin e pasurisë ai nuk e ka përfshirë edhe pensionin e familjes së dëshmorëve. Kurse, si të hyra vjetore Suma ka treguar se nga paga Kuvendi Komunal merr 14 mijë euro. Si dhe Pension i TMK-së në vlerë prej 2,628.00.Ndërkaq për dallim nga kryetarët e tjerë apo zyrtarë të shtetit, Suma nuk ka fare veturë personale.Ndryshe Suma njihet edhe si një nga kursimtarët më të mirë nga kryetarët e komunave. Ai është parë duke rregulluar varrezat e dëshmorëve, e duke hequr borën nga rrugët e Hanit të Elezit gjatë stinës së dimrit./Periskopi The post Ky është kryetari më i varfër në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
| Një iftar nga Droni në Rahovec (VIDEO) Posted: 15 Jun 2017 09:42 AM PDT Ifatar i organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Rahovec. Në këtë iftar ishin të pranishëm rreth një mijë agjërues. Ligjeratë rasti ka mbajtur kryetari i Këshillit të B.I. të Rahovecit Shani Sylka. The post Një iftar nga Droni në Rahovec (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Turqi: Liçencohet Centrali i parë bërthamor turk Akkuyu Posted: 15 Jun 2017 07:51 AM PDT Agjencia Rregullatore për Energjetikë e Turqisë ka lëshuar sot licencën për prodhimin e energjisë elektrike në centralin bërthamor Akkuyu në Mersin të Turqisë për një periudhë 49 vjeçare, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas njoftimit nga agjencia rregullatore, liçenca për prodhim në centralin në zhvillim e sipër Akkuyu hyn në fuqi duke filluar nga dita e sotme. Siç thuhet në njoftim, centrali bërthamor Akkuyu do të përbëhet prej katër reaktorësh me kapacitet 4.800 megavatë, kurse do të plotësojë 6 deri në 7 për qind të kërkesës për energji elektrike në tërë vendin. The post Turqi: Liçencohet Centrali i parë bërthamor turk Akkuyu appeared first on Mesazhi.com. |
| (FOTO) Kënd lodrash në xhami, teravit falen pa preokupim Posted: 15 Jun 2017 07:36 AM PDT Në Xhamin e Fakultetit të Ilahijatit pranë Universitetit të Marmaras është formuar një kënd lojërash për fëmijë. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative ka qenë tërheqja e fëmijëve që të frekuentojnë xhamit, por po ashtu që edhe prindërit të mund të falen lirisht dhe pa u penguar nga fëmijët. Ata gjatë namazit të teravisë kanë edhe kujdestare që merren me angazhimin dhe argëtimin e tyre. (Vazhdon pas reklames) Kjo iniciative ka ardhur nga studentet të cilët në bashkëpunim me Dekanin e këtij Fakulteti, Prof. Dr. Ali Köse dhe në koordinim me administrimin e xhamisë kanë realizuar këtë ide mjaft atraktive dhe tërheqëse për fëmijët. Kjo ka zgjuar kurreshtjen e fëmijëve saqë me përfundimin e namazit të teravisë nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Kjo është një form e re e tërheqjes së fëmijëve për frekuentimin e xhamive që është duke u praktikuar në Turqi. The post (FOTO) Kënd lodrash në xhami, teravit falen pa preokupim appeared first on Mesazhi.com. |
| KQZ dërgon 30 kuti në rinumërim, ja arsyet Posted: 15 Jun 2017 07:03 AM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të dërgojë në rinumërim 30 kuti të votave. Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, me miratimin e anëtarëve tjerë të komisionit ka dërguar në rivotim 30 kuti. Arsyeja pse këto kuti i kanë dërguar në rivotim është nga mungesa e nënshkrimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, mos përputhja me formularët e rezultateve, mungesa e librave të votimit. Mungesa e listës së botuesve, ndërrimi i shiritave të sigurisë etj The post KQZ dërgon 30 kuti në rinumërim, ja arsyet appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







