Mesazhi.com: “ADRENALINA DHE NORADRENALINA (fitnesi natyral)” plus 9 more |
- ADRENALINA DHE NORADRENALINA (fitnesi natyral)
- Al Jazeera e Katarit, nën sulmin e hakerave
- SKANDALOZE, birra dhe rakia e shpisë ishte pija kryesore në IFTARIN e Fillimit të Ri në Batllavë!
- Kush e mbështetë Katarin e kush jo? (VIDEO)
- Në këtë vend të botës, agjërimi zgjatë 22 orë
- Thaçi kërkon nga Quint-i të mos tolerojnë përzierjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë
- Më shumë se 29 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
- 14 shenja të nivelit alarmant të sheqerit në gjak
- Qesharake: Ja si duhet ta ndihmojë vëllau – vëllaun (Video)
- Delawie: Qytetarët kanë të drejtë të votojnë pa mashtrime
| ADRENALINA DHE NORADRENALINA (fitnesi natyral) Posted: 09 Jun 2017 08:15 PM PDT Adrenalina dhe noradrenalina janë katekolamina që luajnë rol të madh në rregullimin e ‘botës së brendshme‘ të organizmit nga truri. Noradrenalina (sinonim me norepinefrinën) është neurotransmiteri kryesor i sistemit nervor simpatik, përgjegjës për ndryshimet tonike dhe refleksive kardiovaskulare. Adrenalina ka rolë relevant në sfidat metabolike ndaj homeostazës, si hipoglikema dhe manifestimet e shqetësimeve emocionale. Gjatë gjithë vitit, individi religjioz kryen lutjet e përditshme 5-kohët ditore, si dhe ato fakultative, sipas mundësisë. Kjo përfshinë stërvitjen e butë fizike, duke aktivizuar çdo muskul në trup. Gjatë muajit të Ramazanit, pas iftarit, kryhen gjithashtu lutjet shtesë prej 8 deri 20 (të rekomanduara) rekate (njësia fizike e lutjes). Përafërsisht, 200 kilokalori shpenzohen gjatë çdo njësie fizike të lutjes. Ushtrimi i tillë plotësues shfrytëzon çdo kalori shtesë të marrur në iftar rreth 1-2 orë më parë. Njëkohësisht, niveli i glukozës në gjak vjen duke u shtuar nga lëndët ushqyese; glukoza qarkullon dhe oksidohet (zbërthehet) në CO2 dhe H20. Për më tepër, takimet gjatë lutjeve dhe aktivitetet e tjera shoqërore shpirtërore do të veprojnë si një zeit-geber (dhurues i kohës). Ky është mekanizëm i cili sinkronizon dhe rregullon ritmin biologjik të desinkronizuar "Fitnesi natyral" Lëvizjet fizike gjatë lutjeve (ritualit fetar-namazi) përmirësojnë fleksibilitetin, bashkërendimin-koordinimin dhe relaksimin. Gjithashtu reduktojnë reagimet autonome të stresit dhe lehtësojnë ankthin dhe depresionin eventual. Adrenalina dhe noradrenalina shtohen në sasi-sekretim gjatë ushtrimit fizik (namazit). Këto substanca kimike në organizëm janë përgjegjës për dinamizmin pasues, i cili tani kombinon qetësinë dhe kënaqësinë, për shkak të sekretimit të enkefalinës, endorfinës, dinorfinës etj. Ndërsa lutjet gjatë natës, në muajin Ramazan, janë unike në kuptimin e dinamizmit të kombinuar në të njëjtën përmasë me qetësinë, dëlirësinë dhe dinjitetin e bashkësisë. Efektet e adrenalinës dhe noradrenalinës janë të dukshme, pas lutjeve të gjata gjatë natës, dëshmohet aktiviteti i gjallërisë gjatë ditës. Në fakt, edhe perceptimi i menduar-planifikuar për të kryer lutjet është i mjaftueshëm për të aktivizuar sistemin nervor simpatik. Sigurisht këtu qëndron sekreti biologjik pse personat që agjërojnë dhe kryejnë lutjet me pietet të thellë, ndihen shumë mirë, më të shëndetshëm dhe vigjiluar. Përgatiti: Rrahman FERIZI
The post ADRENALINA DHE NORADRENALINA (fitnesi natyral) appeared first on Mesazhi.com. |
| Al Jazeera e Katarit, nën sulmin e hakerave Posted: 09 Jun 2017 01:56 PM PDT Rrjeti satelitor i Katarit, "Al Jazeera" është përballur me një sulm të fortë kibernetik, por mbetet sërish funksional, thanë burime pranë kompanisë mediatike për gazeten britanike "The Guardian". "Po ndeshemi me një ndërhyrje të 'hacker'-ave, por jemi duke u kundërpërgjigjur", citohet të ketë thënë një drejtues i lartë i saj, emri i të cilit nuk bëhet publik. Disa orë më vonë, televizioni shtetëror i Katarit njoftoi se do të mbyllte përkohësisht faqen e tij "online" për arsye sigurie. Incidenti vjen në kohën kur Katari përballet me fushatën e paprecedentë të kryesuar nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini, për shkëputjen e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike me të, nën argumentin se shteti i gjirit ka lidhje me "Vëllazërinë Myslimane", Hamasin dhe Iranin. Që të 4-ta këto vende tërhoqën ambasadorët e tyre nga Doha, e kulmi i krizës mbërriti të enjten, kur Emiratet e çuan ngërçin një hap më tej, duke refuzuar të dërgonin postën në Katar. Ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj bllokadës së fqinjëve, e thotë se izolimi i tij do të destabilizojë të gjithë rajonin. Gjermania bën thirrje që kriza e Katarit të zgjidhet në rrugë diplomatike. "Jemi të bindur se tani është momenti i diplomacisë, se duhet të flasim me njëri-tjetrin. Bashkë me kolegët tanë amerikanë, por mbi të gjithë ata në rajon, ne duhet të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që të hiqen bllokadat ajrore e detare, e kjo situatë të marrë fund", tha Sigmar Gabriel, ministër i Jashtëm gjerman. Nismës së Arabisë Saudite iu bashkuan edhe Jemeni e Maldivet, ndërsa Katari pretendon se komentet "online" që nxitën këtë armiqësi ishin rrjedhojë e një sulmi kibernetik. The post Al Jazeera e Katarit, nën sulmin e hakerave appeared first on Mesazhi.com. |
| SKANDALOZE, birra dhe rakia e shpisë ishte pija kryesore në IFTARIN e Fillimit të Ri në Batllavë! Posted: 09 Jun 2017 12:21 PM PDT PDK në krye me Kadri Veselin kanë organizuar një iftarë me simpatizantët e PDK-së së Podujevës. Ky iftarë u shtrua buzë Liqenit Batllava. Organizatorët dhe sipatizantët e PDK-së u shërbyen me pija alkoolike deri në dehje. Ata kanë dalë jasht kontrollit nga pija e tepërt. Si pasojë e kësaj edhe kanë hedhur shumë mbetje të pijes dhe ushqimit. Liqenin Batllava, Misioni I Ri, i prirë nga Kadri Veseli, e lanë në gjendje të tmerrahme. Po ua sjellim këto fotografi që dëshmojnë gjendjen te Liqeni.
The post SKANDALOZE, birra dhe rakia e shpisë ishte pija kryesore në IFTARIN e Fillimit të Ri në Batllavë! appeared first on Mesazhi.com. |
| Kush e mbështetë Katarin e kush jo? (VIDEO) Posted: 09 Jun 2017 09:31 AM PDT Goditja që i bënë vendet arabe fqinjit të tyre Katarit ka “luhatur” jo vetëm tregjet dhe politikën e lindjes së mesme, por edhe më gjerë. Ka një disproporcion mes mbështetësve dhe oponentëve të Katarit ndërsa ky i fundit po reagon me qetësi ndaj lëvizjeve të fundit. Videoja e mëposhtme na tregon për mbështetësit dhe oponentët. Video Credits: TRT /Mesazhi/ The post Kush e mbështetë Katarin e kush jo? (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com. |
| Në këtë vend të botës, agjërimi zgjatë 22 orë Posted: 09 Jun 2017 09:23 AM PDT Muslimanët që jetojnë në Islandë, shtetin ishull në Oqeanin Atlantik, kalojnë ditët në Ramazan duke bërë agjërimin më të gjatë në botë prej rreth 22 orësh, shkruan Anadolu Agency (AA). Afërsisht 1.500 muslimanë që jetojnë në Islandë hapin iftarin thuajse në mesnatë, teksa koha për lënien e ushqimit është rreth orës 02:00. Megjithatë, muslimanët nuk ankohen aspak nga ky agjërim që zgjat rreth 22 orë. Xhamitë në kryeqytetin e Islandës, Rekjavik, me ardhjen e muajit të Ramazanit shndërrohen në vende ku bëhen iftaret. Besimtarët që takohen në Fondacionin Islam të Islandës që shërben edhe si xhami, fillimisht pijnë ujë me thirrjen e ezanit në orën 23:48, kurse më pas menjëherë ngriten për të falur namazin e akshamit për të mos u ikur koha. Pas faljes së namazit, ata shpërndajnë nëpër tryeza ushqimet e përgatitur së bashku dhe kalojnë në ngrënien e iftarit. Muslimanë nga vende të ndryshme, që jetojnë në Islandë dhe refugjatë të porsaardhur, bëjnë iftarin së bashku. “Tre ditët e para i kanë të vështira, por pastaj i kthehen normales” Imami me origjinë nga Maroku, Abdulaziz Uvlani, thekson se muslimanët nuk e ndiejnë kohëgjatësinë e agjërimit, për arsye se kalojnë kohën së bashku. “Sado që të jetë i gjatë agjërimi, muslimanët këtu nuk e ndiejnë për arsye se mblidhen së bashku. Ne jemi si familje këtu. Gjatë ditës, vijnë këtu, lexojnë Kur’an, adhurojnë Zotin dhe përgatisin ushqimet. As që e mendojnë kohën e iftarit. Tre ditët e para i kanë të vështira, por pastaj i kthehen normales”, thotë imami Uvlani. Ndërkaq, studenti pakistanez Furkan Khan thotë se krahasuar me vendin e tij, agjërimi është mjaft i gjatë. “Nëse krahasohet me vendin tim, agjërimi është mjaft i gjatë, afër 22 orë. Moti është shumë i mirë. Tani për tani është mjaft mirë, po kënaqemi”, thekson Khan. Edhe 32 vjeçari Imran Husejin nga Pakistani, i cili jeton në Islandë prej katër vitesh, konsideron se agjërimi në këtë vend është shumë i gjatë. Megjithatë, atij i pëlqen ky agjërim. “Edhe pse është i gjatë, neve na pëlqen. Ky është Ramazani im i katërt në këtë vend”, thotë Husejin. Ndërkohë, refugjati 24 vjeçar Zain Naseem, po ashtu nga Pakistani, thotë se ka pasur vështirësi gjatë agjërimit, meqenëse ky është agjërimi i tij i parë në Islandë. “Megjithatë, në vitet e ardhshme do të duhet të adaptohem në këso orë të gjata”, shton Naseem. Nga ana tjetër, Muhammed Aziz, pakistanez i sapoardhur në Islandë, thotë se ky është Ramazani më i mirë që ka kaluar. “Ky është Ramazani më mirë për mua. Mbajmë agjërim gjatë tërë ditës. Natën kryejmë adhurime. Lusim Zotin të na i pranojë agjërimin dhe veprat tona”, shprehet Aziz. Enes Ibrahimoviç nga Serbia, i cili prej 15 muajsh jeton në Islandë, tregon se teksa pret iftarin ndonjëherë bën gjëra të ndryshme në shtëpi, e ndonjëherë shkon në xhami. “Si çdo herë, falim namazin, lexojmë nga Kur’ani. Falë Zotit, është duke shkuar shumë mirë. Mundohem ta kaloj kohën deri në iftar”, rrëfen Ibrahimoviç. Imad Et-Turk, refugjat i ardhur në Islandë nga Libani, ankohet se Ramazani në Islandë është e pamundur të përjetohet jashtë xhamive. “E ndiejmë Ramazanin vetëm në këtë xhami. Fatkeqësisht, jashtë nuk ka asnjë vend që të bësh ta ndjesh Ramazanin”, thotë ai. Rreth 1.500 muslimanët që jetojnë në Islandë, përbëjnë 0.5 përqind të popullsisë së këtij vendi, i cili ka popullsi prej 330 mijë banorësh. Shumica e muslimanëve në këtë vend janë refugjatë. Burimi më i vjetër islam që flet për Islandën është vepra e Muhammed Al Idrisit në shekullin e 12-të, Nuzhetu’l-Mushtak fi Ihtiraki’l-Afak. Islandezët, të cilët në Mesjetë krijuan kontakte me muslimanët për shkak të aktiviteteve tregtare të vikingëve, rritën edhe më tepër ndërveprimin me muslimanët gjatë ekspeditave që i bënë në Jerusalem pasi pranuan Krishterimin rreth viteve 1000. The post Në këtë vend të botës, agjërimi zgjatë 22 orë appeared first on Mesazhi.com. |
| Thaçi kërkon nga Quint-i të mos tolerojnë përzierjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë Posted: 09 Jun 2017 06:47 AM PDT Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot ambasadorët e vendeve të Quint-it, të SHBA-së, Greg Delavie, Britanisë së Madhe, Ruairi O'Conell, Francës, Gjermanisë dhe Italisë si dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Natalyia Apostolova, me të cilët bisedoi për përgatitjet për zgjedhjet në Kosovë. Me presidentin Thaçi në takim ishin edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni. Presidenti Thaçi u shpreh se të gjithë janë të përqendruar që zgjedhjet e 11 qershorit të jenë demokratike, të lira dhe të kalojnë pa asnjë incident. Presidenti Thaçi u shpreh se ndjehet i sigurt se zgjedhjet do të kalojnë mirë, megjithatë "mbetet shqetësimi për frikësimin dhe kërcënimin" e qytetarëve serbë të Kosovës nga eksponentë të shtetit të Serbisë. "Shqetësim mbetet frikësimi dhe kërcënimi i qytetarëve, veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës, për të mos votuar të lirë", u shpreh ai. Thaçi kërkoi që vendet e Quintit t'i bëjnë të qartë autoriteteve të Serbisë që nuk do të tolerohet interferimi në çështjet e brendshme të Kosovës. "Ju bëj thirrje që t'i dërgoni mesazh të qartë autoriteteve në Serbi që të mos frikësojnë apo kërcënojnë qytetarët serbë të Kosovës dhe t'i pengojnë të shprehin të lirë vullnetin e tyre politik", u shpreh në takim Presidenti Thaçi. "Kjo përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të shtetit tonë ka kaluar kornizat e garës elektorale dhe bëhet cenim i integritetit të shtetit tonë dhe sigurisë së qytetarëve tonë", u shpreh Presidenti Thaçi. Kryetarja e KQZ-së, Daka, u shpreh se KQZ ka bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të jenë të drejta. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, u shpreh se Policia e Kosovës po bashkëpunon edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve në ditën e zgjedhjeve. Presidenti Thaçi falënderoi KZQ-në, PK-në, OSBE-në, mediat, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE dhe nga PE, që po bëjnë çdo gjë për të garantuar proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm. The post Thaçi kërkon nga Quint-i të mos tolerojnë përzierjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë appeared first on Mesazhi.com. |
| Më shumë se 29 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme Posted: 09 Jun 2017 06:42 AM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës për përgatitjet për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017. Mbledhja u mbajtë në Qendrën Mediale, e cila do të jetë një hapësirë për mediat e akredituara që do të përcjellin punën e KQZ-së. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi Grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim: 160 vëzhgues nga 8 Ambasada, 301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare, 8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore, 3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politikë pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 15 mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje, 27 vëzhgues nga Institucione Ndërkombëtare (Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës), 1 vëzhgues nga 1 Institucion Vendor, 468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Vendore, dhe 36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë Media Ndërkombëtare. The post Më shumë se 29 mijë vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme appeared first on Mesazhi.com. |
| 14 shenja të nivelit alarmant të sheqerit në gjak Posted: 09 Jun 2017 03:57 AM PDT Niveli i sheqerit në gjak tregon sasinë e glukozës në gjak. Glukoza është burimi kryesor i energjisë për shumicën e qelizave në trup. Hiperglicemia ose sheqeri i lartë i gjakut mund të shkaktohen nga dy faktorë dhe prandaj janë dy lloje të ndryshme. Njëri është diabeti i tipit 1 që shkaktohet nga teprica e glukozës dhe e tipit 2 gjatë së cilës trupi nuk është në gjendje të prodhoj sa duhet glukozën.Keto jane 14 shenja te cilat nuk guxoni ti anashkaloni, nese u jane paraqitur problemet me diabet.
/MESAZHI/ The post 14 shenja të nivelit alarmant të sheqerit në gjak appeared first on Mesazhi.com. |
| Qesharake: Ja si duhet ta ndihmojë vëllau – vëllaun (Video) Posted: 09 Jun 2017 03:27 AM PDT Sa here ju ka ndodhur qe ta ndihmoni me te voglin e familjes tuaj per te shpetuar nga djepi? Sa here e keni nxjerre vellaun apo motren nga situata? Kjo video e lezetshme po thyen rekordet e shikueshmerise! Shikojeni dhe shperndajeni. /MESAZHI/ The post Qesharake: Ja si duhet ta ndihmojë vëllau – vëllaun (Video) appeared first on Mesazhi.com. |
| Delawie: Qytetarët kanë të drejtë të votojnë pa mashtrime Posted: 09 Jun 2017 03:25 AM PDT Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, e ka inkurajuar pjesëmarrje e madhe e organizatave të shoqërisë civile që të angazhohen për zgjedhje. "Ky lloj i promovimit aktiv është thelbësor për Kosovën dhe për të organizuar vota të drejta. Të gjithë qytetarët kanë të drejt të votojnë pa mashtrime", ka thënë ai. Delawie ka deklaruar se zgjedhjet e vitit 2013-2014 treguan se institucionet mund të përgatisin zgjedhje më të mira, shkruan arbresh.info "Njerëzit i kanë mësuar dënimet që mund t'i marrin e kjo është meritë e juaja që po i promovon këto. Ne do të iu mbështesim gjatë gjithë procesit. Ambasada jonë i ka 40 ekipe që do të vëzhgojnë edhe procesin, por edhe në numërimin", ka bërë të ditur Delawie. Këto komente ai i ka bërë në tryezën me temën "Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit" të organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DnV) The post Delawie: Qytetarët kanë të drejtë të votojnë pa mashtrime appeared first on Mesazhi.com. |
| You are subscribed to email updates from Mesazhi.com. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |








