“Lirohet Halim Halimi, vëllai i Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare” plus 9 more Ferizaj Press |
- Lirohet Halim Halimi, vëllai i Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare
- Shpaloset shtatorja për katër martirët e fshatit Nerodime e Eperme
- Kush i humbi mbi 3 mijë vota në Ferizaj?
- Kjo është radhitja e subjekteve politike në Ferizaj pas procesimit të rreth 96% të vendvotimeve
- Ferizajt i kthehet i pavdekshëm Heroi i Kombit Ahmet Kaçiku
- Ferizaj shënon Ditën Çlirimit
- KQZ numëron mbi 91 përqind të votave, prin koalicioni PAN me mbi 34 për qind
- Cilat parti prijnë në cilën komunë
- Ferizaj: Me 28,36% të votave të numëruara, VV kthehet në vendin e parë
- Ferizaj: Me 21% të votave të numëruara, PDK-AAK-NISMA kalon VV-në
| Lirohet Halim Halimi, vëllai i Kryetarit të nëndegës së LDK-së në Koshare Posted: 12 Jun 2017 09:23 AM PDT Ferizaj.12.06.2017. Është liruar Halim Halimi, vëzhgues i LDK-së i arrestuar ditën e djeshme nga policia e Kosovës në shkollën "Dëshmorët e Kombit" gjatë mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.Valon Halimi kryetar i nëndegës së LDK-së,vëllai i Halim Halimit, përmes një komunikate ka bërë të ditur së Halimi është liruar si i pafajshëm dhe ka kaluar në procedurë të rregullt.Njoftimin e kryetarit të nëndegës së LDK-së të plotë mund ta lexoni në vazhdim.Të nderuar miq, votues dhe simpatizant të LDK-së! Dje ishte një ditë shumë me rëndësi për vendin, sovrani vendosi në formën dhe rrugën e tij që ishte zgjedhja e tij. Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe me shumë mesazh për qytetarin, elitën politike dhe njerëzit me rëndësi, që mendojnë të vazhdojnë në politikë dhe të përfaqësojnë subjekte dhe besueshmëri ndaj votuesve. Dje, në fshatin tim ndodhi një incident i lidhur me zgjedhjet, i projektuar si skenar pak i realizueshëm nga ata që i shërbejnë strukturave që e shkatërruan vendin, dhe shoqërinë. Montuan diçka të pa bërë ndaj vëllait tim, e më shumë ndaj meje si figurë politike e përfaqësues i LDK-së. Skenarin e regjisorit të quajtur “Strukturat e natës” sot, e hodhi poshtë Drejtësia dhe Prokuroria e vendit, duke e liruar vëllanë tim në procedurë të rregullt si i pafajshëm dhe ballëhapur.I falënderoj gjithë qytetarët për votën, respektin, besueshmërinë dhe përkrahjen. LDK është fitues moral, se asnjëherë si ka sjell ditë zeza Kosovës, qytetarit dhe largimin apo ftohje e miqve ndërkombëtar. Fituesit i përgëzoj, suksese dhe bashkëpunim në ndërtimin e shtetit, forcimin e ligjit dhe dërgimin e vendit drejt qëllimeve evropiane. Faleminderit Koshares, vendit tim që ka njerëzit më të mirë dhe të vendosur për të mirën e vendit! Kryetari i LDK-së nëndega Koshare Valon Halimi |
| Shpaloset shtatorja për katër martirët e fshatit Nerodime e Eperme Posted: 12 Jun 2017 08:57 AM PDT Ferizaj.12.06.2017. Në fshatin Nerodime e Epërme, në ditën e çlirimit të Ferizajt është bërë shpalosja e pllakës përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së martirëve+ Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhaj. Ne këtë ceremoni mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtore, familjarë të martirëve, drejtues të organizatave të dala nga lufta si dhe shumë mysafire të tjerë. I pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka falenderuar të gjithë ata që bënë të pamundur që vendi jonë të festojë i lirë, duke përmendur edhe ata që dhan më të shtrenjtën jetën e tyre, për lirinë që po e gëzojmë ne. Ai tutje të pranishmëve ju ka thënë se kanë qenë kohë të trishta, të cilave sot u kthehemi për të ndarë me të gjithë qytetarët e Ferizajt ndjenjën e papërsëritshme të lirisë, për t'u shprehur mirënjohjen e pafund të gjitha vendeve që i dolën përballë dhe e mundën të keqen, së bashku me ne. Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshendetur edhe Elmi Reçica, si dhe Muhamet Murati,i cili ka folur për jetën dhe vepën e martirëve. Të pranishmit në emër të familjes i ka përshëndetur Ali Nuha. Në fund u shfaq një program i pasur kulturo artistik i përgatitur nga nxënësit e shkollës "Konstandin Kristoforidhi" nga fshati Nerodime.
|
| Kush i humbi mbi 3 mijë vota në Ferizaj? Posted: 12 Jun 2017 05:52 AM PDT Zgjedhjet e 11 Qershorit nxorën edhe një fenomen i cili nuk është për tu injoruar. |
| Kjo është radhitja e subjekteve politike në Ferizaj pas procesimit të rreth 96% të vendvotimeve Posted: 12 Jun 2017 04:39 AM PDT Pas procesimit të 95,98% të vendvotimve nga Komisioni Qendror zgjedhor kjo eshtë radhitja e subjekteve politike në komunën e Ferizajt. |
| Ferizajt i kthehet i pavdekshëm Heroi i Kombit Ahmet Kaçiku Posted: 12 Jun 2017 04:11 AM PDT Drejtues të pushtetit lokal e atij qendrore, drejtues të subjekteve politike, familjarë dhe mysafirë të shumtë, këtë të hënë kanë marr pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit Ahmet Kaçiku. Fillimisht të pranishmëve në emër të këshillit organizativ për zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Ahmet Kaçiku i ka përshëndetur kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së Rafiz Sejdiu, i cili ka folur edhe për jetën dhe veprën e heroit. Ndërsa, portretin ushtarak të Ahmet Kaçikut e paraqiti gjeneral Imri Ilazi, i cili theksoi se 12 qershori është ditë e madhe për gjithë ferizajasit dhe me gjerë me të vetmin fakt se po kremtohet Dita e Çlirimit dhe në bronze po kthehet edhe heroi i kombit Ahmet Kaciku. E nga ana tjetër, numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka shprehur kënaqësinë e tij të rrallë që ishte I pranishëm në përurimin e shtatores së njërës prej emblemave të luftës për liri të popullit të shumëvuajtur, Heroit të Kosovës Ahmet Kaçiku. "Në një ditë të madhe si kjo, në ditën e çlirimit, e cila shënon ndarjen e dy epokave, asaj të robërisë dhe epokës së lirisë, ne po bëjmë edhe një vepër, për të forcuar kujtesën tonë kolektive dhe individuale ndaj asaj që ka ndodhur deri 18 vjet më parë: vuajtje, nëpërkëmbje, vrasje e tortura të pafund, vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare dhe bindjeve politike, dhe luftës së pareshtur për liri, për të drejta kombëtare e njerëzore, për pavarësi e jetë të dinjitetshme në tokën tonë. Me përurimin e kësaj shtatoreje, heroi Ahmet Kaçiku do të jetë më i pranishme në mendjet dhe në përfytyrimet e ferizajasve, e jo vetëm të tyre. Kjo shtatore, ashtu si edhe shumë të tjera, do të na kujtojnë përmasat e flijimeve e përpjekjeve që janë bërë, në mënyrë që ne sot të mund ta kremtojmë lirshëm përvjetorin e çlirimit, të punojmë e të mësojmë të lirë, ta bëjmë jetën më të mirë e pa ndërhyrje. Kjo shtatore do të na kujtojë ato kohë jo shumë të largëta, kur jeta jonë ishte bërë e pavlerë, për shkak të shtypjes, tiranisë, torturës e vrasjeve, për fajin e vetëm se kishim lindur shqiptarë. Do të na kujtojë atë lumë flijimesh që ky vend i bëri gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për të arritur një ditë si kjo e sotmja, që ta kemi në dorë e ta farkëtojmë fatin tonë ashtu siç e duam e siç mundemi, ka thënë kryetari Svarqa. Ai ka thënë se shtatoren e heroit Ahmet Kaçiku dhe lapidarët, bustet e përmendoret e dëshmorëve, martirëve e atdhetarëve, i kemi ndërtuar e po i ndërtojmë, për të nderuar e për të përjetësuar ndër shekuj vlerën tonë më të lartë: luftën dhe flijimin e pakursyer për liri, pavarësi, të drejta kombëtare e njerëzore; për t'ua kujtuar brezave të tashëm e të ardhshëm se pa liri, nuk vlen as pasuria, as ëndrrat, madje as jeta. "Shtatorja e Ahmet Kaçikut dhe lapidarët, bustet e përmendoret e dëshmorëve, martirëve dhe atdhetarëve, në fund të fundit, do të trokasin përjetësisht në ndërgjegjen tonë, për të na përmendur e për të na kujtuar se liria e këtij vendi dhe e kësaj toke, është paguar shumë shtrenjt, prandaj ne sot kemi detyrime ndaj këtij vendi, për ta ndërtuar të lirë, të bukur e sa më të pasur. Detyrimet që i kemi marrë përsipër, për të nderuar e për ta çuar në vend gjakimin e heronjve, dëshmorëve, martirëve e atdhetarëve, na nxjerrin përpara vetëm një rrugë: rrugën e punës, angazhimit e përkushtimit me devotshmëri, për ta ndërtuar të sotmen e të ardhmen më të mirë, për ta vendosur shtetin tonë të ri e të brishtë në themele sa më të forta, për ta bërë jetesën e qytetareve tanë sa më të mirë dhe për të ofruar sa më shumë mundësi krijuese për të gjithë. Idealet e larta kombëtare, liridashëse e njerëzore, janë paraprijëse të veprave të mëdha. Heronjtë si Ahmet Kaçiku, u udhëhoqën nga idealet e lirisë e të pavarësisë së vendit tonë. Idealet tona të sotme janë ndërtimi i jetëve tona të lira dhe ndërtimi i themeleve të së ardhmes më të mirë për fëmijët tanë. Për realizimin e këtyre synimeve, na duhet punë e përbashkët, pa ndasi, pa inate e pa armiqësi. Nëse për dekada e shekuj, kanë qenë të tjerët që na kanë lënë në terr e në vuajtje, sot nuk mund t'ia lëmë falin askujt për ngecjet tona. Prandaj, në vend të pengesave, ta ndihmojmë njeri-tjetrin në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt përparimit qytetërues. Jam i bindur se këtë porosi sot do ta kishin për ne edhe heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë ata që u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë", ka përfunduar kryetari Svarqa. Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe bashkëluftëtari i heroit Ahmet Kaçiku Elmi Reçica. Ndërkaq, në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur vajza e heroit Festina Kaçiku. Në fund u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik.
|
| Posted: 12 Jun 2017 04:02 AM PDT Të hënën në Ferizaj, është bërë shënimi i 12 Qershori-Ditës së Çlirimit. Aktivitete për shënimin e kësaj ditë kanë filluar me homazhe të cilat u bën të shtatorja e heroit Rexhep Bislimi, për të vazhduar tutje me homazhe tek heroina e qytetit Hyrë Eminin-Mira, tek shtatorja e Afrim Kalanicës, e tek Shtatorja e Naim Bekës-Skolit. Marshi ka vazhduar tutje edhe për tek varrezat e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku prehen të qetë 62 dëshmorë. Marshit për tek varrezat i i ka paraprirë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, së bashku me kryesuesin e kuvendit Faruk Gurin, si dhe kryetarin e organizatës së veteraneve të luftës, Rafiz Sejdiun. Në këto homazhe merrnin pjesë drejtues të subjekteve politike, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UCK-së, mysafirë të shumtë dhe qytetarë. |
| KQZ numëron mbi 91 përqind të votave, prin koalicioni PAN me mbi 34 për qind Posted: 12 Jun 2017 03:40 AM PDT Nga 91 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka fituar 34.6 përqind të votave. Pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje me 26.7 përqind, kurse koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.8 përqind të votave. Derisa, Lista Serbe ka fituar mbi 5 përqind. Dalja e votuesve në zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së ka qenë mbi 750 mijë apo rreth 42 përqind qytetarë, derisa të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 872 mijë. |
| Cilat parti prijnë në cilën komunë Posted: 11 Jun 2017 04:18 PM PDT Kur janë numëruar 70 për qind të votave në nivel të Kosovës dhe numërimet variojnë në nivel komunash, këto janë partitë që prijnë në komunat e vendit. PAN (14)– Deçan, Gjakovë, Gllogovc, Mitrovica e Jugut, Obiliq, Pejë, Rahovec, Dragash, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Prizren, Shtime, Suharekë. LAA (4)– Junik, Lipjan, Istog, Podujevë. VV (8)- Ferizaj, Hani i Elezit, Kamenicë, Prishtinë, Viti, Fushë Kosovë, Gjilan, Vushtrri. Srpska (10) – Kllokot, Shtërpcë, Zubin Potok, Graçanicë, Leposaviq, Mitrovica e Veriut, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Zveçan. Në disa komuna rezultatet në këtë pikë të numërimit të votimit rezultatet janë të ngushta dhe mund të ketë ndryshime. |
| Ferizaj: Me 28,36% të votave të numëruara, VV kthehet në vendin e parë Posted: 11 Jun 2017 02:45 PM PDT Me 28% të votave të numëruara dhe të publikuara nga KQZ , kthehet prap në vendin e parë VV-në duke e kaluar PDK-AAK-NISMA. Koalicioni me LDK-në është ende në vendin e tretë. Ndiqni FerizajPress për cdo ndryshim në numrin e votave në Ferizaj. |
| Ferizaj: Me 21% të votave të numëruara, PDK-AAK-NISMA kalon VV-në Posted: 11 Jun 2017 02:33 PM PDT Me 21% të votave të numëruara dhe të publikuara nga KQZ , PDK-AAK-NISMA kalon VV-në. Koalicioni me LDK-në është ende në vendin e tretë. Ndiqni FerizajPress për cdo ndryshim në numrin e votave në Ferizaj |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |













