Lajmi.net: “Super-transferimi i ri e ka një lajm të madh për tifozët e Milanit” plus 8 more

Lajmi.net: “Super-transferimi i ri e ka një lajm të madh për tifozët e Milanit” plus 8 more


Super-transferimi i ri e ka një lajm të madh për tifozët e Milanit

Posted: 12 Jun 2017 11:32 PM PDT

Andre Silva beson që skuadra kuqezi mund ta fitojë Serien A këtë sezon.

“Zgjodha Milanin sepse është një klub me histori të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur që Milani më kërkoi dhe s’mund ta lëshoja këtë mundësi”, deklaroi Silva për Milan TV, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ne mund ta fitojmë Serien A. Shpresoj të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur dhe t’i arrijmë objektivat”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Vota ndëshkuese shkoi te ‘Vetëvendosje’

Posted: 12 Jun 2017 11:31 PM PDT

Kjo pasi që deri më tash VV-ja dhe LAA-ja janë deklaruar publikisht se nuk do të bëjnë koalicion me PAN-in, e ky i fundit nuk do ta ketë aspak të lehtë t'i sigurojë numrat për krijimin e qeverisë.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët thonë se gjasat janë mjaft të mëdha që "Vetëvendosje" dhe blloku LDK-AKR-Alternativa të lidhin koalicion paszgjedhor dhe ta formojnë qeverinë e re, në rast të dështimit të koalicionit më të madh, PDK-AAK-Nisma, për ta bërë një të tillë gjë.

Ata me këtë rast vlerësojnë se befasia e zgjedhjeve të 11 qershorit ka qenë pikërisht lëvizja "Vetëvendosje", e cila arriti ta dyfishojë rezultatin dhe ta dërgojë LDK-në në pozitën e tretë, ndonëse garoi bashkë me tri subjekte të tjera.

Biskota me fruta mali

Posted: 12 Jun 2017 11:29 PM PDT

250 ml ajkë e ëmbël
250 gr mascarpone (krem djathi)
250 gr djath i freskët pa kripë
100 gr sheqer
1 sheqer vanilje
300 gr biskota me kakao
400 gr fruta mali të ngrira ose vetëm mjedra

Hapat:
Përziejmë ajkën e ëmbël me sheqerin e vaniljes derisa të bëhet shkumë e fortë.
Përziejmë djathin e freskët me sheqerin, shtojmë mascarponen dhe përziejmë të gjitha së bashku.
Kremrat e djathit i shtojmë tek ajka e ëmbë e tundur në shkumë dhe të gjitha i përziejmë së bashku.
Në një tabaku vendosim një shtresë nga biskotat, një shtesë krem, një shtresë mjedra të ngrira ose të freskëta, prap biskota krem dhe mjedra.
Servojmë pasi të ftohet mirë, pas disa orëve ose të nesërmen. /Kuzhinashqiptare/

Mëngjesin më diell e ‘bëjnë’ më të nxehtë këto imazhe nga Kylie (Foto)

Posted: 12 Jun 2017 11:29 PM PDT

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe nga çdo aktivitet që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo postoi disa foto dhe video në rrjetin social Snapchat, ku shihet në bikini dhe format e saj lënë për tu dëshiruar.

Kylie muaj më parë i dha fund lidhjes me reperin Tyga, ndërsa tani flitet se ka filluar lidhje të re me një tjetër. /Lajmi.net/

Kelly Rohrbach

Posted: 12 Jun 2017 11:27 PM PDT

Tare i pandalshëm, transferon te Lazio edhe shqiptarin tjetër (FOTO)

Posted: 12 Jun 2017 11:25 PM PDT

Kjo ia ka hapur dyert atij në klube të rëndësime evropiane, ku sipas së përditshmes zvicerane "Blick", shtatë klube janë në kërkim të shqiptarit nga Maqedonia.

Ai ka ofertë jo vetëm nga emrat e mëdhej si Schalke, Hertha Berlin, Bayer Leverkusen, Eintracht Frankfurt, VfB Suttgart (ku Aliu është aktivizuar me prova në 2013) ose Leicester, por edhe klubi italian Lazio. Te Lazio drejtor sportiv është Igli Tare.

I vetmi që shqetësohet këtu është ish klubi i tij i Bernit, YB, që nuk diti ta shfrytëzojë gjatë kohës kur ishte atje.

Asnjë parti nuk mund ta formojë qeverinë pa LDK-në

Posted: 12 Jun 2017 11:23 PM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pavarësisht se doli më së keqi në zgjedhjet e 11 qershorit duke mbetur me vota pas koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe lëvizjes "Vetëvendosje" te ky subjekt është përsëri çelësi për formimin e qeverisë së re.

Kjo për faktin se në bazë të rezultatit zgjedhor koalicioni PAN nuk do të mundë ta formojë qeverinë e re edhe nëse i merr votat e minoriteteve.

Ky koalicion që e ka kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn nuk pritet t'i fitojë më shumë se 39 ulëse në Kuvend dhe me gjitha votat e minoriteteve (20) mund t'i arrijë vetëm 59 vota, dy më pak sesa duhen për ta formuar qeverinë e re, shkruan tutje Gazeta "Zëri".

Megjithatë, zyrtarët e LDK-së jozyrtarisht janë deklaruar se nuk do të shkojnë në koalicion me PAN-in, duke preferuar që qeverinë e re ta bëjnë me lëvizjen "Vetëvendosje".

Këto dy subjekte pritet t'i kenë 61 deputetë në Kuvendin e ri dhe me votat e minoriteteve mund ta sigurojnë një qeveri stabile.

 

Vjen vendimi, kjo është skuadra e Salah për sezonin e ri

Posted: 12 Jun 2017 11:19 PM PDT

Egjiptiani tashmë ka marrëveshje personale me 'The Reds', ndërsa tani pritet edhe akordi i anglezëve me Romën.

Liverpooli ka një ofertë të majme për Romën, pasi ka ofruar 35 milionë euro dhe 5 të tjera bonuse për ta transferuar sulmuesin.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Salah kalon në Premier Ligë, pasi që ai ka pasur një aventurë të shkurtër me Chelsean.

Ju prezantojmë bikinit me lesh për femra (Foto)

Posted: 12 Jun 2017 11:09 PM PDT

Me këto veshje plazhi që kushtojnë rreth 40 euro, gratë që i veshin do të duken sikur e kanë barkun dhe shpinën të mbuluar me qime

Gruaja që duket sikur ka trupin e mbuluar me qime
"Kjo sigurisht do t'i bënte të gjithë t'ju shikojnë derisa rreziteni, por jo për të mirë" është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.
Derisa shumë shikues kanë thënë se kurrë nuk do t'i vishnin, ka të tjerë që mendojnë se do të ishte interesante dhe aspak e çuditshme.

Dikujt edhe po u pëlqejnë

"Këto janë ndryshimet dhe barazia gjinore, pse të mos vishet", është një koment tjetër për kostumet.