Lajmi.net: “Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit” plus 8 more

Lajmi.net: “Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit” plus 8 more


Serbia shkel Marrëveshjen e Brukselit

Posted: 03 Jun 2017 12:31 AM PDT

Atifete Jahjaga

Jahjaga ishte ftuar që të marrë pjesë në festivalin "Mirëdita, Dobar Dan!", i cili në Beograd ka filluar nga 31 maji dhe do të zgjasë deri më 3 qershor 2017.

Fjalimi i Jahjagës ishte paraparë të mbahet në promovimin e librit "Dua të më dëgjojnë – Librin e kujtimeve me rrëfimet e 20 mijë grave që i kanë mbijetuar përdhunimit në luftën e fundit në Kosovë", në ditën e tretë të festivalit, të premten.

Për këtë veprim të autoriteteve të Serbisë ka reaguar Qeveria e Kosovës, si dhe eurodeputetja Ulrike Lunaçek. Ndërsa revoltën e saj e ka shprehur dhe vetë Jahjaga, shkruan gazeta Zeri.

"Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovimin e librit 'Unë dua të dëgjohem' në kuadër të festivalit 'Mirëdita, Dobar Dan!', në të cilin u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd. Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë", ka thënë Jahjaga.

Ajo ka theksuar se autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd, sipas saj, kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën e saj. "Unë nuk kam iluzione që zyrtarët e sotëm të Serbisë do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sepse ata po e vazhdojnë politikën e viteve të '90-ta kur kanë qenë edhe protagonistë. Por, dua të shpreh respektin tim për organizatorët e festivalit, një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udhëheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufij", ka shkruar Jahjaga në rrjetin e saj social në "Facebook".

Lunaçek: Mos premtoni gjëra që nuk mund të realizohen

Posted: 03 Jun 2017 12:30 AM PDT

DW: Zonja Lunaçek, çfarë prisni nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë?

Ulrike Lunaçek: Unë pres që të gjithë kandidatët, pavarësisht përkatësisë partiake apo në koalicione, gjatë fushatës të bëjnë të qartë se edhe më tej do të ndjekin rrugën e integrimeve evropiane. Na radhë të parë pres që menjëherë pas zgjedhjeve të plotësojnë dy kushtet kryesore për liberalizhimin e vizave, sepse kjo është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë shpresoj që edhe fushata do të kalojë në një atmosferë të qetë dhe bashkëpunimi, të mos ketë kërcënime apo akte të dhunshme. Në të kaluarën kemi pasur zgjedhje shumë të qeta në Kosovë, ndaj shpresoj që kështu do të jetë edhe kësaj radhe.

DW: Ju keni vëzhguar edhe vetë zgjedhjet e mëparshme paralamentare në Kosovë, ndaj e dini se cila është atmosfera atje. Sa e kënaqur jeni me fushatën deritanishme?

Ulrike Lunaçek: Sa kam mundur të përcjell, përgatitjet kanë kaluar mirë. Listat zgjedhore janë pastruar dhe janë hequr personat e vdekur. Shpresoj që kjo është bërë në tërësi. Unë mendoj se është shumë me rëndësi që të mos jepen premtime të cilat nuk mund të realizohen. Kosovarët nuk e meritojnë që t'u premtohet mjaltë e sheqer apo parajsa, sepse ata tanimë e dinë shumë mirë se cilat gjëra mund të realizohen e cilat jo. Ata e dinë shumë mirë se cilat gjëra janë reale e cilat jo. Ndaj dëshiroj që kandidatët të mos premtojnë gjëra të kota.

DW: Për cilat kushte e keni fjalën konkretisht, sepse Kosova duhet të plotësojë shumë kushte në rrugën e saj drejt integrimit në BE?

Ulrike Lunaçek: Dy kushtet janë: ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje për demarkacionin e kufirit kanë rënë dakord dhe e kanë nënshkruar kryeministri dhe përfaqësuesit e LDK dhe PDK, në Vjenë më 25 gusht 2015. Kushti tjetër është dënimi i personave me funksione të larta të përfshirë në krimin e organizuar dhe korrrupsion. Pra nuk mjafton vetëm hapja e proceseve, por kërkohet edhe dënimi i tyre. Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është pra një prej dy kushteve. PDK dhe LDK të cilat tani janë në lista me parti të tjera, e kanë nënshkruar këtë marrëveshje në vitin 2015. Ato duhet t'u thonë qartë partnerëve në koalicione se ky kusht duhet të plotësohet dhe që marrëveshja të ratifikohet.

DW: Por në Kosovë ekziston edhe një subjekt tjetër i fuqishëm, Lëvizja Vetëvendosje, e cila pretendon se do t'i fitojë këto zgjedhje. Nuk do t'ju pyes për vlerësimet se kush do të fitojë, sepse e di që nuk do të prononcoheni, por më thoni shkurt: a është me rëndësi për Bashkimin Evropian se kush do t'i fitojë këto zgjedhje?

Ulrike Lunaçek: Unë me siguri që nuk do të jap sugjerime se për kë duhet të votohet, por unë, Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe të gjithë në Bashkimin Evropian duan që zgjedhjet të kalojnë në një atmosferë paqësore dhe që drejtuesi i ardhshëm i qeverisë të ndjekë rrugën e integrimeve evropiane. Ju kujtoj se këtë javë në Bruksel është vendosur që Kosova të futet në programet e BE, që është shumë me rëndësi për shkëmbimet kulturore, për arsimin në Kosovë dhe për ekonominë e këtij vendi. Shpresoj që Kosova do të ketë një qeveri stabile me një shumicë të duhur në Parlament, e cila mund të sigurojë zbatimin e detyrimeve kryesore të këtij vendi. Vetëm një qeveri e tillë e cila i plotëson kushtet e parapara, mund të sigurojë edhe liberalizimin e vizave.

DW: Kur jemi tek lieralizimi i vizave: ka dhe parti politike që premtojnë heqjen e shpejtë të vizave, përmenden madje edhe afate të caktuara. Sa seriozisht mund të kuptohen premtimet e këtilla?

Ulrike Lunaçek: Për këtë e kisha fjalën në fillim kur thashë se nuk duhet të jepen premtime që nuk mund të realizohen. Votuesit shpesh përballen para zgjedhjeve me premtime të cilat nuk mund të realizohen. Kjo nuk është reale dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Sa më parë zgjidhet një parlament, krijohet koalicioni qeverisës, ratifikohet marrëveshja për demarkacionin dhe krijohet lista e personave të denuar për krim të organizuar dhe korrupsion, aq më shpejt do të bëhet edhe liberalizimi i vizave. Por nuk më duket në rregull që të jepen premtime për kohën apo afatet se kur do të ndodhë kjo. Më mirë është që të thuhet qartë: po, ne do t'i kryejmë obligimet tona dhe kjo do t'i ndihmonte zgjedhësit që të kenë një situatë më të qartë.

DW: Zonja Lunaçek, ju po flisni për dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave, por Kosova përveç gjendjes ekonomike dhe sfidave të tjera, para vetes ka edhe dialogun me Serbinë. Disa parti në Kosovë kanë premtuar se do të kërkojnë rishikimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjet tjera me Serbinë. A është e mundur kjo dhe si e shihni ju fatin e dialogut me Serbinë?

Ulrike Lunaçek: Mendoj se është shumë me rëndësi që marrëveshjet e arritura të zbatohen në mënyrë të denjë – nga Republika e Kosovës (këtu e theksoj edhe njëherë: Republika e Kosovës dhe jo dikush tjetër) si dhe Serbia. Marrëveshja duhet të zbatohet. T'ju them sinqerisht: nuk dua të dëgjoj fare për premtimet se do të ketë rinegociim apo negociata të reja për marrëveshjet e arritura. Marrëveshjet e arritura vlejnë për të dy palët – Serbinë dhe Kosovën. Ne e dimë që kanë mbetur edhe shumë gjëra që Serbia duhet t'i realizojë. Por premtimet për rishikimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura, nuk janë serioze. Kosova dhe Serbia kanë humbur shumë kohë ndaj marrëveshjet duhet të zbatohen. Pra: zbatim, zbatim zbatim!

DW: E kuptoj që nuk doni të deklaroheni për epilogun e zgjedhjeve, por personalisht, a mund të paramendoni një dialog të suksesshëm mes Haradinajt apo Kurtit me Vuçiqin?

Ulrike Lunaçek: Shpresoj të më kuptoni mirë, por për këtë nuk dua të prononcohem dhe nuk dua të jap asnjë sugjerim. Për këtë duhet të vendosin zgjedhësit në Kosovë.

Edi Rama me parashikim ‘qesharak’ për finalen Juventus – Real Madrid (FOTO)

Posted: 03 Jun 2017 12:27 AM PDT

“Spectacles”, syzet “Snapchat” mbërrijnë në Evropë

Posted: 03 Jun 2017 12:17 AM PDT

Në "Snapchat" videot e kapura shfaqen në formatin e plotë, kur përdoruesit mund ta rrotullojnë imazhin për të parë çdo gjë të kapur.
Tashmë këto syze kanë mbërritur në Evropë, kur dolën në shitje në Londër, Paris, Berlin, Barcelonë dhe Venecia. Syzet kushtojnë 129 euro.
Është hera e parë që syzet e rrjetit social të fotove dhe videove që zhduken shiten jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Linjat ajrore më të mira në botë
Në një renditje të re të kompanive ajrore, "Singapor Airlines" udhëheq në drejtim të cilësisë dhe shërbimit, transmeton albinfo.ch.

Juventus – Real Madrid, shikojeni çfarë kanë bërë gazetat në Barcelonë (FOTO)

Posted: 03 Jun 2017 12:15 AM PDT

Luana edhe kuzhiniere e mirë, ja çka përgatiti (Foto)

Posted: 03 Jun 2017 12:10 AM PDT

Atë e shohim shumë aktive në rrjete sociale, duke postuar imazhe nga aktivitetet ditore që bën, shkruan lajmi.net.

Por, Luana nuk është e mirë vetëm në profesionin e saj, ajo duket se është shumë profesioniste edhe në kuzhinë.

Në profilin e saj në Instagram, Luana ka publikuar video duke përgatitur supë në orët e vona të natës.

'Supë për darkë' ka shkruar Luana sipër videos, në të cilën shihej duke përgatitur atë. /Lajmi.net/

Haradinaj sot në Prishtinë, Pejë, Istog e Klinë

Posted: 03 Jun 2017 12:10 AM PDT

Sipas njoftimit të  AAK agjenda e Haradinajt sot do të jetë kjo:

10:00 – Nënshkrimi i Memorandumit me BSPK, Lokacioni: Hotel Sirius;

14:00 – Tubim zgjedhor në Pejë, Lokacioni: Palestra e sporteve "Karagaqi";

16:00 – Tubim zgjedhor në Istog, Lokacioni: Ambienti i hapur para Shtëpisë së Kulturës;

18:00 – Tubim zgjedhor në Klinë, Lokacioni: Salla e Kulturës "Jehona e Dukagjinit".

Maqedoni: Qeveri e re, probleme të vjetra

Posted: 03 Jun 2017 12:06 AM PDT

Tri të shtëna nga një armë zjarri u dëgjuan në Shkup më 1 qershor, vetëm disa orë pasi ministrat e qeverisë së sapozgjedhur morën përsipër postet e tyre. Kjo ishtë një tentativë për vrasje, personi i synuar ishte Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë në qeverinë e kaluar të VMRO-DPMNE. Todorov e mbijetoi sulmin i padëmtuar.

Në shkurt të vitit 2015 ministri Todorov u kritikua pas vdekjes tragjike të nëntëvjeçares Tamara Dimovska, që nuk i dha leje për t’u kuruar jashtë vendit. Gjyshi i vajzës mori tani armën dhe e shkrepi drejt Todorovit. Tamara u bë si simbol lufte kundër korrupsionit të lartë në Maqedoni.

Shteti i korruptuar

“VMRO e ka helmuar shoqërinë duke ushqyer një nacionalizëm të tmerrshëm etnik. Qeveria e re tani duhet me zgjuarësi të qetësojë situatën në vend dhe jashtë vendit" tha njohësi i mirë i Ballkanit dhe deputeti i SPD-së në Bundestag Josip Juratovic. Ai vazhdoi se “kriza politike tani për tani mbaroi, por kriza ekonomike dhe sociale mbeten ende". Fakti që disa orë pas zgjedhjes së qeverisë ka pasur tentativë për vrasje kundër një ish-ministri paralajmëron qartë detyrën e vështirë që ka përpara Kryeministri Zoran Zaev.

Mazedonien Premierminister Zoran Zaev im Parlament in Skopje (picture-alliance/AP Photo/B. Grdanoski)

Sulmi ndaj parlamentit dhe ndaj deputetëve më 27 prill, shfaqi edhe një herë që korrupsioni i lartë ka mbërthyer të gjitha instucionet e shtetit duke përfshirë edhe forcat e sigurisë.

Borxhi i lartë

“Kriza e gjatë e formimit të qeverisë tani mori fund. Por që krizat në Maqedoni perfundimisht kanë mbaruar, nuk e besoj dot", kështu u shpreh për DW, Tobias Flessenkemper drejtori i Programit të Ballkanit në Qendrën Ndërkombëtare Evropiane (CIFE) në Nicë të Francës. Ai gjithashtu shtoi: “Do jetë një detyrë shumë e madhe dhe e vështirë, për të sjellë ndryshime sociale dhe për t’i kaluar problemet që u shfaqën vitet e fundit".

Përveç problemeve shoqërore, askush nuk mund të përshkruajë gjendjen reale ekonomike të shtetit. Deri në 5 milardë euro ka arritur borxhi i shtetit gjatë këtyre tetë viteve të fundit, ku në qeveri ka qenë Gruevski dhe partia e tij.

Mosmarrëveshja mbi emrin

Si pengesë kryesore për integrimet në BE dhe NATO mbetet mosmarrëveshja për emrin me Greqinë. Që nga viti 2008 Greqia vazhdimisht bllokon proceset e Maqedonisë për inegrimet në BE dhe NATO, për shkak të emrit.

Raportuesi për Maqedoninë në Bundestagun gjerman, Torsten Frei është i mendimit se çdo gjë tani është në duart e qeverisë së re. “Gjermania dhe BE-ja së bashku mbështesin pozicionin e Maqedoninë, dhe nëse ka progres në bisedime, unë jam i sigurt se presioni ndaj Greqisë për çështjen e emrit vazhdimisht do të rritet" tha Frei për DW. Dhe theksoi që është shumë herët për të hapur negociatat për anëtarësim në BE “pasi gjatë konflikteve politike vendi ka bërë hapa mbrapa në çështjen e integrimit. Së pari Maqedonia duhet të tregojë sinjale ndryshimi" – tha Frei./DW

Juventus – Real Madrid, ja çfarë ka bërë Kadri Veseli (FOTO)

Posted: 03 Jun 2017 12:01 AM PDT