Lajmi.net: “Rritet numri i vdekjeve në vendin e punës” plus 8 more |
- Rritet numri i vdekjeve në vendin e punës
- Gruaja e Medes del pa grim, ja si duket ajo (Foto)
- KQZ nuk e di se kur do të përfundojë numërimi i votave
- “Ciao” Napoli, Hysaj në Premierligë?
- Europol: Kosova dhe vendet e Ballkanit, nën kërcënimin e sulmeve terroriste
- Ministria e Shëndetësisë blen barnat më shtrenjtë sesa çmimi në treg
- Guardiola: Ky futbollist i Real Madridit dua të transferohet në Man City (FOTO)
- Ministri i Jashtëm gjerman i akuzon amerikanët se ndjekin interesa personale
- U lejuan kopjimet në testin e maturës
| Rritet numri i vdekjeve në vendin e punës Posted: 16 Jun 2017 12:13 AM PDT ![]() Nëntë persona kanë vdekur sivjet në vendet e tyre të punës. Ky numër ka shënuar rritje për dallim prej vitit të kaluar. Valon Leci, inspektor i punës, i ftuar në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", ka thënë se ky është një lajm i keq për faktin se derisa vetëm për këta muaj kemi pasur gjatë këtij viti nëntë vdekje në vendin e punës, gjatë tërë vitit të kaluar kanë ndodhur 9 raste të vdekjeve në vendet e punës, , raporton RTK Leci, ka thënë se megjithatë Inspektorati i Punës ka punuar maksimalisht çdo ditë pune që të ketë repsekt sa më të madh të të drejtave të palëve në vendet e tyre të punës. "Nuk mund shumë të jemi aq të kënaqur për shkak të aksidenteve që po ndodhin në vendet e punës. Por situata nuk është shumë dramatike", ka thënë ai, duke bërë me dije se gjendja është më e mirë se në vendet e rajonit. Inspektori Leci, ka thënë se Inspektorati nuk ka përdorur gjithnjë gjobat si mekanizëm për vetëdijësimin e kompanive, por kjo sipas tij, nuk nënkupton që të amnistohen shkeljet. Janë shqiptuar rreth 80 gjoba për kompani të ndryshme. "Shumat janë deri në 35 mijë euro", ka thënë ai. Së fundi, tha ai, po mbahet një konferencë vetëdijësuese "Paketa e re legjislative nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë", e cila sipas tij, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për sigurinë dhe shëndetin në punë. Inspektori ka thënë se numrat e atyre që duan të parashtrojnë ankesat e tyre janë në ueb faqe. Aty është numri pa pagesë ku palët mund të ankohen për të drejtat e tyre në punë. |
| Gruaja e Medes del pa grim, ja si duket ajo (Foto) Posted: 16 Jun 2017 12:08 AM PDT |
| KQZ nuk e di se kur do të përfundojë numërimi i votave Posted: 16 Jun 2017 12:08 AM PDT ![]() Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka thënë për "Zërin" se janë duke punuar në tre ndërrime, 24 orë pa ndërprerë, që ky proces të përfundojë sa më parë. Sipas tij, deri më tani rreth 50 për qind e materialeve të formularëve të rezultateve janë procesuar në bazën e të dhënave mirëpo, siç shprehet ai, ende ka punë për t'u bërë. "Jemi në procesin e punës, mirëpo kemi edhe shumë procese të tjera. Pra, është duke u përgatitur raporti i auditimit, po ashtu e kemi raportin e karantinës, do t'i kemi skanimin e votuesve të rregullt, regjistrimin e votuesve me kusht dhe numërimin e votave me kusht", ka thënë Ahmetaj. Ai ka shtuar se gjithë këto procese duhet të kompletohen dhe pasi të kompletohen të gjitha këto do të mundë t'i kenë edhe rezultatet nga QNR-ja, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i shpallë. "Pra, nuk mund të themi se mund të kryhen shumë shpejt, nuk mund të themi që mund të kryhen brenda disa ditëve, mirëpo QNR-ja do t'i bëjë të gjitha përpjekjet në tre ndërrime, në 24 orë, në mënyrë që sa më parë të kryhen të gjitha këto procese", ka deklaruar Ahmetaj. Sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve të 11 qershorit, edhe pse në tërësi ishin të qeta dhe pa ndonjë incident, as këto nuk shpëtuan pa parregullsi të ndryshme. Ahmetaj ka thënë për "Zërin" se ka pasur parregullsi në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve, ku ka pasur mospërputhje brenda formularit të rezultateve. "Parregullsitë mund të jenë të ndryshme, sidomos në regjistrimin e të dhënave nga formularët e rezultateve, ku ka mospërputhje brenda formularit të rezultateve, mirëpo të cilat Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do t'i korrigjojë të gjitha këto mospërputhje dhe do të dërgojë rekomandime tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për të gjitha ato vendvotime ku mospërputhjet mund të evitohen", ka shpjeguar ai duke shtuar. "Pra, ka raste kur subjekti ka vota ndërsa kandidatët nuk kanë ose subjekti nuk ka vota dhe kandidatët kanë apo ndonjë kandidat ka më shumë vota sesa subjekti. Pra, raste të ndryshme dhe të gjitha këto raste do t'i evidentojë Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Pra, do të dërgohen rekomandimet tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të marrë vendim për to", ka treguar Ahmetaj. Kurse, sa i përket votave të pavlefshme, ai thotë se ende nuk dihet arsyeja e këtij fenomeni. Ahmetaj ka thënë se ndoshta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta krijojë një komision të veçantë për ta gjetur arsyen se përse ka pasur kaq shumë vota me kusht dhe të pavlefshme. "Ndoshta është shumë vështirë për ta ditur arsyen dhe shkaqet se përse ka një numër kaq të madh të votave me kusht. Edhe pse në bazë të rezultateve preliminare janë diku rreth 50 mijë vota me kusht, që do të thotë rreth 20 mijë vota më tepër krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare. Është shumë herët të flitet në këtë aspekt, mirëpo me siguri KQZ-ja do të krijojë komision dhe do t'i shikojë të gjitha shkaqet dhe arsyet se përse ka mundur të ketë numër kaq të madh të fletëvotimeve me kusht dhe arsyet pse janë dëmtuar apo janë të pavlefshme, pra numërimi i këtyre votave. Kështu që KQZ-ja ndoshta do të formojë komision", ka deklaruar Ahmetaj. |
| “Ciao” Napoli, Hysaj në Premierligë? Posted: 16 Jun 2017 12:07 AM PDT ![]() Elseid Hysaj ditë më parë deklaroi se do të mbetet në Napoli, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm. Por, sipas mediave në Britani, reprezentuesi i Shqipërisë mund të transferohet në Premierligë gjatë verës, ku Arsenal dhe Chelsean kanë shfaqur interesim për të. Radio më e madhe sportive angleze, "TalkSport", e sheh Elseid Hysajn si një prej alternativave më të mundshme për të zënë te Arsenali vendin e Hector Bellerinit, i cili ndiqet me interes nga Barcelona dhe sipas statistikave të "WhoScored", bën krahasimin mes lojtarëve. "Një titullar te skuadra e Serisë Ai, ai është mësuar të luajë në skuadra që kanë zotërimin e topit dhe kjo reflektohet në statistikat e tij. Ai plotëson 16,7 pasime më shumë për ndeshje në krahasim me Bellerin dhe ka një përqindje saktësie pasimi më të lartë se mbrojtësi i Arsenalit. Megjithatë, ai ka më pak pasime "vendimtare", por realizon më shumë krosime dhe pasime të gjata të sakta për ndeshje", shkruan "TalkSport". |
| Europol: Kosova dhe vendet e Ballkanit, nën kërcënimin e sulmeve terroriste Posted: 16 Jun 2017 12:04 AM PDT ![]() Në lidhje me kërcënimin të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor thanë se do të jenë më të përgatitur që një gjë e tillë të mos ndodh, shkruan lajmi.net. Ekspertët e sigurisë në vend, thanë se në Kosovë ekziston rrezik i njëjtë, por jo më shumë se që kanë kërcënuar xhihadistet e organizatës terroriste ISIS, ata paralajmëruan se organet kompetente duhet të marrin masat paraprake, shkruan lajmi.net. Sipas Sputnik, shanset më të mëdha për sulm terroristë këto ditë i ka Kroacia. Mirëpo, në një raporti të rregullt vjetor të forcës evropiane të policisë, Europol, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si dhe në vend islamik ka luftëtarët më të larta nga Bosnja e Hercegovina, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Pra sipas raportit në fjalë, vendet e lartë përmendura kanë gjasë të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste, që mund të jenë të papritura siç edhe ndodhin. /Lajmi.net/ |
| Ministria e Shëndetësisë blen barnat më shtrenjtë sesa çmimi në treg Posted: 16 Jun 2017 12:02 AM PDT ![]() Por, zyrtarë shëndetësorë thonë se ky buxhet është i pamjaftueshëm për të përmbushur listën esenciale dhe nevojat e pacientëve. Nga Qendra Klinike Universitare adresohen kritika në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë në largim të Kosovës, për blerjen e barnave me çmime larta sesa çmimi real në treg. Lista esenciale me barna, asnjëherë nuk ka arritur të përmbushet në tërësi që nga paslufta e fundit në Kosovë. Shemsi Veseli, anëtar i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Ministria e Shëndetësisë i blen barnat me çmim shumë më të shtrenjtë sesa çmimi real i tyre. Andaj, kjo sipas tij, ka ndikuar që lista esenciale të mos mund të përmbushet për mungesë të buxhetit. "Listën esenciale e bën Ministria e Shëndetësisë. Ndonëse kemi dërguar propozime, ato nuk merren parasysh. Buxheti për barna nga Qendra Klinike është alokuar në Ministrinë e Shëndetësisë". "Kontratat e lidhura nga Ministria e Shëndetësisë që i blejnë barnat për QKUK-në , i kanë më të shtrenjta 2 milionë euro, sesa të njëjtat kur janë blerë nga QKUK-ja vite më parë. Ta zëmë, një ilaç, 'fermibarbiton' që në treg kushton 1.5 euro, Ministria e Shëndetësisë e blen 9 euro", ka deklaruar Veseli. Mungesat në listën esenciale të barnave, sipas ekspertëve shëndetësorë, vlerësohet të ketë ardhur si pasojë e alokimit të buxhetit për barna në vlerë prej 15 milionë euro, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë. Zyrtarë të lartë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar qysh në fillim të planifikimit të blerjes së barnave, iu kanë munguar 5 milionë euro. Në anën tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se çdo zyrtar shëndetësor ka mundësinë e diskutimit në rast se ka shkelje ligjore dhe kjo të korrigjohet në përputhshmëri me ligjin. Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri tha se nuk mund t'i komentojë të gjitha ankesat që vijnë nga sistemi shëndetësor. "Nuk mund t'i komentojmë pohimet që mund të shprehen në kuadër të sistemit shëndetësor, pasi pavarësisht nëse dikush punon në kujdesin parësor, dytësor apo tretësor e ka mundësinë ideale që nëse ka çështje që mund të korrektohen të shprehen në vijën institucionale, të diskutohen, të shihet nëse janë të vërteta ose jo dhe më pas të përmirësohet procesi i furnizimit", ka thënë Hoti. Ndërkaq, Shemsi Veseli thotë se buxheti është i pamjaftueshëm në përgjithësi për sektorin e shëndetësisë. ''Buxheti duhet rritet edhe sa gjysma e buxhetit aktual. Vetëm për aparaturë të re nevojiten 60 milionë euro shtesë. Për shëndetësi nuk është paraparë rritje e buxhetit as për vitet e ardhshme", ka thënë Veseli. Derisa Faik Hoti ka dhënë detaje për mjetet e ndara për barna për këtë vit nga Qeveria e Kosovës. "Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për barna dhe material shpenzues dhe për citostatikë për vitin 2017, është mbi 21 milionë euro. Prej kësaj shume, 15 milionë euro janë të dedikuara për kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësorë, ndërsa 6 milionë të tjera për Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komuna". "Furnizimi gjatë këtij viti ka qenë afërsisht në limitet e mundësive financiare dhe furnizimi me barna shkon deri në 80 për qind ndonëse ka ndryshime, derisa furnizimi çalon në materialin shpenzues", është shprehur Hoti. Kurse drejtori i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ekrem Hyseni, tha se furnizimin me barna e kanë stabil, duke përmendur disa mungesa të kohëpaskohshme, por që me kërkesë emergjente, po zgjidhen. "Klinika Onkologjik është stabile me furnizim. Ka shumë mundësi që nga java e ardhshme do t'i kemi tri produkte në mungesë, e që jemi duke u munduar të bëjmë zgjidhje derisa të fillojë tre mujori i tretë". Sido që të jetë, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë deklaruar se alokimi i buxhetit nga një institucion në tjetrin, ka qenë kërkesë e donatorëve dhe është miratuar nga Kuvendi i Kosovës./REL |
| Guardiola: Ky futbollist i Real Madridit dua të transferohet në Man City (FOTO) Posted: 15 Jun 2017 11:58 PM PDT ![]() Pep Guardiola ka filluar bisedimet me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos. “Don Balon” raporton se menaxheri i Manchester Cityt kërkon reprezentuesin gjerman, gjatë afatit kalimtar të verës. Ish trajneri i Barcelonës ka kontaktuar me menaxherin e Kroos me të cilin ka diskutuar rreth mundësisë së transferimit të yllit gjerman nga Real Madrid, përcjell “lajmi.net”. Por, “Los Blancos” vështirë se do ta konsiderojnë shitjen e Kroos. /Lajmi.net/ |
| Ministri i Jashtëm gjerman i akuzon amerikanët se ndjekin interesa personale Posted: 15 Jun 2017 11:57 PM PDT ![]() Së bashku, ministri i Jashtëm gjerman dhe kancelari i Austrisë, Christian Kern i kritikuan sanksionet e e reja të planifikuara nga SHBA kundër Rusisë, për të cilat Senati në Uashington u shpreh me shumicë dërrmuese votash. Është për të ardhur keq që SHBA nuk u koordinuan me evropianët për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës, shkruajnë ata në një deklaratë të përbashkët. Një mënyrë veprimi i koordinuar është sipas tyre ajo që nevojitet për zgjidhjen e krizës së Ukrainës. “Megjithatë ne nuk mund ta pranojmë kërcënimin me sanksione ekstraterritoriale në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare kundër sipërmarrjeve evropiane, që marrin pjesë në zgjerimin e furnizimit me energji”, thuhet më tej. Me një sinqeritet që të tërheq vëmendjen, projektligji i SHBA përshkruan interesin e vërtetë të amerikanëve: shitjen e gazit të lëngshëm amerikan dhe spostimin e furnizimeve ruse me gaz nga tregu evropian”, kritikojnë dy socialdemokratët. Objektivi është që të sigurohen vendet e punës në industrinë e naftës dhe të gazit të SHBA. Instrumentat e sanksioneve politike nuk duhet të vihen në lidhje me interesat ekonomike, shkruajnë më tej ata. SHBA e shohin botën si “arenë lufte” “Furnizimi me energji i Evropës është një çështje e Evropës dhe jo e SHBA!”, shkruajnë Gabriel dhe Kern.”Për atë që na furnizon me energji dhe si na furnizon, vendosim ne, në bazë të rregullave të sinqeritetit dhe të konkurrencës në ekonominë e tregut”. Edhe në një aktivitet në Berlin, Gabrieli shprehu pakënaqësinë e tij për politikën e SHBA nën Presidentin Donald Trump. Ai e kritikoi Amerikën që po kalon gjithnjë e më tepër në konfrontim me komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se SHBA nuk e shohin më bashkësinë ndërkombëtare si një forum të përbashkët me marrëdhënie me rregulla, por si një “arenë lufte” dhe si “shesh lufte”, tha politikani socialdemokrat të enjten në Berlin. Kjo është krejt e kundërta e idesë së Perëndimit, tha ai. Sepse ajo fokusohet në një vlerë të shtuar, e cila krijohet kur i afrohesh tjetrit në marrëdhënie të besueshme dhe të rregulluara juridikisht, politikisht dhe ekonomikisht, të cilat bazohen në liri, demokraci, respekt reciprok, dashuri për paqen dhe shkëmbim kulturor, tha Gabrieli në një fjalim në Kongresin Federal për Politikat Kulturore./DW |
| U lejuan kopjimet në testin e maturës Posted: 15 Jun 2017 11:48 PM PDT ![]()
Sipas Agnesa Qerimit nga kjo organizatë shqetësues mbetet situata e keqe e administrimit dhe e publikimit të testit në rrjete sociale. "Ne kemi monitoruar në 45 shkolla, në 77 qendra, në rreth 18 komuna të vendit, në këto vende kemi vërejtur 74 raste, kemi identifikuar kopjim dhe bashkëpunim mes nxënësve, dukuri tjetër është edhe përdorimi i telefonit gjatë testimit edhe pavarësisht që në fillim u janë marrë telefonat, prapë është vërejtur përdorimi i tyre, sepse pas fillimit të testit në "Facebook" janë publikuar një mori e madhe e pyetjeve dhe përgjigjeve, mbi 45 postime të tilla, tjetër shqetësim është edhe keqadministrimi. Ne kemi vërejtur 38 raste ku administrata ka ndihmuar nxënësit ose ka lejuar të ndodhin kopjimet dhe bashkëpunimet", ka thënë ajo për gazetën "Zëri". Ajo më tutje thotë se edhe këtë vit ka pasur raste ku administruesit nuk kanë shkuar me kohë, ka pasur ngjashmëri të pyetjeve në grupet e ndara, ndërsa ka bërë të ditur se nga tërë qendrat që kanë monitoruar kanë qenë 23 maturantë të cilët janë përjashtuar nga testimi. Por për Ministrinë e Arsimit tentimet për të manipuluar dhe kopjuar gjatë mbajtjes së testit këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla. Të paktën kështu kanë deklaruar në komunikatë, të cilën e kanë dërguar për medie. "Komisioni Shtetëror i Maturës konsideron se këtë vit tentimi për manipulim, kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjete sociale ka qenë dukshëm më i vogël së herëve të tjera", thuhet në komunikatë. Më tej aty thuhet se Komisioni ka bërë të ditur se të gjithë ata të cilët kanë manipuluar do të sanksionohen. "Janë identifikuar dhe raportuar disa raste të izoluara të tentimit për shpërndarje të testit dhe të përfshirë në to, të cilët do të sanksionohen". Sipas Ministrisë së Arsimit të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë dhe nuk kanë pasur vonesa, ndërsa materiali i testimit nuk ka munguar në asnjë qendër, kanë përfunduar në komunikatë. Testi i Maturës është zhvilluar në 201 qendra në tërë vendin, ndërsa kanë marrë pjesë 30 mijë maturantë. Pjesa e dytë e testit të maturës do të mbahet më 24 qershor. Tërë procesin dhe keqpërdorimet që po bëhen gjatë testimit të maturantëve njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, e sheh si rezultat i administrimit të dobët. "Pika më e dobët e provimit të maturës është administrimi i tij, i cili nuk e parandalon kopjimin dhe manipulimin gjatë testit. Çdo vit jemi dëshmitarë se si përdoren telefonat dhe rrjetet sociale", ka thënë Pupovci. Ai tutje vazhdoi së këtë vit ka pasur edhe më pak përpjekje për këtë proces për shkak të fushatës zgjedhore". Provimi i maturës është më rëndësi pasi paraqet instrumentin e vetëm që e ka shteti për ta siguruar përmbushjen e një standardi minimal. Përgjegjësia kryesore bie tek Ministria e Arsimit, por edhe mbi drejtoritë komunale të arsimit, por nga përgjegjësia nuk mund të amnistohen as prindërit, të cilët sipas Pupovcit shpesh me entuziazëm bëjnë përgatitjet së bashku me maturantët për të kopjuar, në vend që të bëjnë presion mbi shkollën për përgatitjen e nxënësve mbi testin e maturës", ka përfunduar ai. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















