Lajmi.net: “Rikthim nga Gjermania në Siri” plus 8 more

Lajmi.net: “Rikthim nga Gjermania në Siri” plus 8 more


Rikthim nga Gjermania në Siri

Posted: 01 Jun 2017 12:11 AM PDT

Aktualisht në Siri është në fuqi një armëpushim, por ai është i brishtë dhe madje vdekjeprurës, sepse nuk mungojnë sulmet e ndryshme gjatë të cilave ka të vrarë e të plagosur. Por pavarësisht rreziqeve shumë refugjatët që kanë gjetur strehim në Gjermani rikthehen te familjet e tyre në Siri.

Në një faqe arabisht në Facebook ofrohen hapur për shitje leje qëndrimi gjermane për refugjatët sirianë. Deri në tetë pasaporta të reja ofrohen në ditë: çmimi 1.600 euro për copë. Ne duam të dimë më tepër se si është puna dhe bëjmë sikur jemi të interesuar për të blerë një pasaportë.

Përmes faqes së FB lëmë takim me shitësin e një pasapote në Dyseldorf. “Këtu ndjehem mirë dhe kam një apartament të mirë. Po unë jam i martuar dhe familja ime është në Idlib, në Siri. Përveç kësaj, dy nga vëllezërit e mi u vranë disa muaj më parë. Unë duhet të kthehem. Ja ku është pasaporta ime.” – thotë siriani.

Deutschland Flüchtlinge Passüberprüfung BAMF (picture-alliance/dpa/J. Woitas)

Dhe vërtetë. Kjo është pasaporta blu, që lëshojnë autoritetet gjermane si dokument zëvendësues për të refugjatët që nuk i kanë pasur me vete dokumentet e tyre. “Shumë nga miqtë e mi janë kthyer tashmë, disa janë vetëm duke pritur për dokumentet e tyre gjermane që pastaj t’i shesin dhe të kthehen. Por më e çuditshmja është se ardhja ilegalisht për në Gjermani ishte e shtrenjtë dhe e rrezikshme, dhe tani që dua të kthehem duhet të gjej sërish një trafikant.” – thotë refugjati sirian që ka vendosur të rikthehet në vendlindje.

Përmes ç’rruge kthehen refugjatët?

Ne duam të marrim vesh se përmes ç’rruge kthehen refugjatët. Nga forumi në Facebook e dimë se Greqia, është vendi nga organizohet rikthimi. Nga Mynihu fluturojmë për Selanik. Në aeroport hyjmë në bisedë me dy sirianë që do të fluturojnë me të njëjtin avion. Bilali dhe Jusufi, dy vëllezër nga Aleppo, do të rikthehen në vendlindje.

“Në fund na u bë shumë e vështirë jeta në Gjermani, të gjitha ligjet ishin kundër nesh. Ne ishim prej 16 muajsh në Gjermani, por dokumentet na i dhanë vetëm para tre muajsh.” – thotë Jusufi.

“Gruan dhe dy fëmijët i kam ende në Aleppo. Kur u bë e qartë se për t’i sjellë ata në Gjermani është pothuajse e pamundur, vendosa të largohem nga Gjermania.” – shton Bilali.

Ata nuk na thonë nëse i kanë shitur tashmë dokumentet e tyre gjermane, ose nëse duan t’i shesin në Greqi,

Trafikantë të organizuar

Disa orë më vonë arrijmë në Selanik dhe kontaktojmë sërish forumin në Facebook: “Hi, jemi këtu në Selanik me dy refugjatë të tjerë. Ne duam të dimë si mund të shkojmë në kufi.”

Trafikanti na lë një mesazh zanor: “Ky është numri i kushëririt tim, merreni në telefon, i thoni se ju dërgon Habushi, dhe se duhet të merrni autobusin për Didymoticho.”

Të nesërmen nisemi me autobus në drejtim të kufirit. Udhëtimi zgjat tetë orë. Rruga kalon përgjatë lumit Evros, që ndan Greqinë nga Turqia. Në shumë vende lumi zëvendëson gardhet kufitare. Të paktën 1.500 vetë thuhet se janë mbytur në përpjekje për të kaluar lumin.

Überschwemmungskatastrophe in Bulgarien (dapd)

Pasdite arrijmë në qytetin kufitar Didymoticho dhe kontaktojmë sërish trafikantin. “Arritëm, po çfarë duhet të bëjmë tani?”

Kontrabandisti na thotë që të marrim një dhomë tek hotel “Anises”, ai do të vijë të na marr aty natën dhe do të na kalojë  në anën tjetër. Ne ndjekim udhëzimet e tij dhe marrim një dhomë.

E ku nuk bëhen marifete?

Në një takim me një nga kryetarët e komunave të rajoni, e pyesim se ç’di ai për biznesin me refugjatët. Ai s’do të flasë hapur me ne, por pranon të na jap intervistë fshehurazi.

“Unë nuk them se nuk ka rrjete si në anën tonë  edhe në anën tjetër. Sigurisht, ata punojnë së bashku për të trafikuar refugjatët. Por në shumicën dërrmuese trafikantë nuk janë vendasit. Dhe pa më thoni se ku nuk bëhen marifete!

Edhe pse në të dy anët fushat shkojnë deri tek bregu i lumit, zona është zonë e ndaluar ushtarake. Zyrtarisht këtu nuk lejohen filmimet na thotë kryetari i komunës, por ai do të bëjë një përjashtim dhe na tregon një nga vendet ku refugjatët kalojnë Evrosin.

Kthehemi në hotel. Bisedojmë sërish në chat me trafikantin: “Vëlla, çmimi nga Didimotichou deri në Stamboll është 200 Euro. Do vij t’ju marr sonte në darkë.”

Disa orë më vonë na vjen një mesazh nga dy sirianët, që kishim takuar rastësisht në avion. Ata kishin arritur ta kalonin kufirin. Më pas vijon në Facebook një video e trafikantit.

“Tani po vazhdojmë drejt Stambollit. Këta djem vijnë nga Gjermania. Kjo është ana tjetër e migracionit. Po e vë  online.

“Gjithçka në rregull djem? Jeni të kënaqur me trafikantin?”

“Po qe një rekomandim i mirë.  Edhe ju jeni të mirë djema.”./DW

Daka paralajmëron partitë për gjobë nëse nuk i respektojnë rregullat

Posted: 01 Jun 2017 12:07 AM PDT

Ajo ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të shqiptojë gjoba për ata që nuk i respektojnë rregullat në këtë proces zgjedhor.

Në një intervistë për gazetën "Epoka e re", Daka ka vlerësuar se, pavarësisht prej sfidave, KQZ-ja do të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike në çdo cep të Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se janë ndërmarrë masat për t'i parandaluar manipulimet e mundshme më 11 qershor.

"Në ditën e parë të fushatës nuk ka pasur ndonjë parregullsi apo shkelje të rregullave. Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ftoj të gjitha subjektet politike dhe të gjithë pjesëmarrësit e tubimeve të fushatave zgjedhore që gjatë këtyre ditëve t'u përmbahen rregullave të parapara, ta respektojnë Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, t'i respektojnë rregullat për fushatë zgjedhore, si dhe gjuha e fushatës të jetë demokratike e jo denigruese", është shprehur Daka.

Ajo ndër tjerash ka thënë se "me siguri se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të shqiptojë gjoba për ata që nuk u përmbahen rregullave të fushatës zgjedhore dhe dispozitave ligjore", ka deklaruar Daka.

Çiljeta prezanton për herë të parë motrën e Fernandos, ja sa shumë ngjajnë (Foto)

Posted: 01 Jun 2017 12:02 AM PDT

Me motrën e të birit na ka prezantuar sot vetë Çili. Ajo ka kërkuar nga miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale, që të votojnë për vogëlushen në një konkurs "online". Kjo nuk është motra e vetme e Fernandos nga ana e babait.

Ai është fëmija më i vogël midis motrave e vëllezërve nga ana e të atit, me të cilët mban një lidhje të ngushtë. Me sa dimë, ata vijnë nga dy bashkëjetesat e mëhershme të ish-partnerit të Çiljetës. Sakaq këngëtarja në rrethin e afërt të miqve, nuk e ka mohuar asnjëherë këtë detaj nga jeta e të birit.

Madje ajo ka marrëdhënie shumë të mira me ta përderisa janë prezentë në jetën e vëllait të tyre më të vogël. Kjo kuptohet qartë edhe nga postimi i këngëtares.

Di Maria i thotë “PO” klubit të madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Posted: 01 Jun 2017 12:02 AM PDT

Angel Di Maria është i gatshëm të transferohet në Juventus.

Ylli i Paris Saint-Germain dëshiron të largohet nga klubi francez, gjatë afatit kalimtar të verës.

Dhe, mediat italiane raportojnë se e ardhmja e tij mund të jetë në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Madje, Di Maria është i gatshëm të pranojë rrogë më të vogël se ajo që përfiton aktualisht në PSG (9 milionë euro në sezon) për të nënshkruar me kampionin e Serie A. /Lajmi.net/

Alarmi për pishinat! Shumimi i këtij paraziti na vë në rrezik!

Posted: 31 May 2017 11:53 PM PDT

Jo të gjithë kanë mundësinë që të udhëtojnë në vende bregdetare, për të kaluar fundjavat e verës, prandaj edhe pishinat ngelen mundësia e vetme për t'u argëtuar por edhe për të pushuar një ditë ndryshe.

Mirëpo, të gjithë e dimë që uji i pishinës nuk është më i rekomandueshmi. Mediat e huaja kanë dhënë alarmin për një parazit të rrezikshëm që gjendet në ujin e tyre. Mjekët amerikanë kanë folur për Cryptosporidium-in, parazitin që rritet në ujin e pishinave e që mund të dëmtojë organizmin e njeriut.

Ky parazit po rritet me rritme të shpejta sepse është dyfishuar numri i shpërthimeve epidemike në dy vitet e fundit.
Mundësia më e madhe për ta marrë është duke gëlltitur nga uji i pishinës por edhe nëse kjo nuk ndodh, pra edhe përmes lëkurës, nuk duhet të jeni të qetë.

Kur kjo ndodh në Amerikë, imagjinoni se sa parazitë të tjerë, të pa zbuluar gjenden këtu te ne ku mungesa e kontrollit është gjëja më e zakonshme! /Lajmi.net/

Jabllanoviq: Rafalët në Leposaviq, të porositur nga SNS-ja dhe Lista Serbe

Posted: 31 May 2017 11:51 PM PDT

Jabllanoviq ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Partisë Përparimtare Serbe – SNS e Aleksandër Vuçiqit dhe të Listës Serbe të Sllavko Simiqit, se ata kanë porositur sulmin me armë "me qëllimin që të vrasin njerëz".

"Me përgjegjësi të plotë them se ne dyshojmë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë ata të cilët deri më tani verbalisht dhe fizikisht na kanë sulmuar dhe në kanë kërcënuar, e ata janë Lista Serbe dhe SNS-ja. Këta rafalë janë të tyre, ata janë plumbat e tyre. Viktima fatkeqësisht do të ishim të gjithë ne", ka thënë Jabllanoviq në konferencën urgjente me gazetarë, duke komentuar ngjarjet e fundit në Leposaviq, në ndërtesën e Qendrës për Punës Sociale, ku ndodhen zyrat e partisë së tij, fjalët e të cilit i përcjell portali "Kossev" në veri të Mitrovicës.

"Këtë sulm ai i cili e ka menduar e ka bërë me qëllim që dikush të vritet, për shkak se në zyra që janë bërë blozë nga plumbat ndodheshin tre persona, pjesëtarë të sigurimit, kokat e të cilëve ndodheshin prej 5 deri në 10 centimetra larg nga plumbat që fluturonin. Vetëm fati ka dashur që ata të mos vriten dhe që ky sulm të mos përfundojë fatalisht për ta", ka shtuar Jabllanoviq. /ZËRI/

Big Brother 2017 i pëfshirë në skandale: Produksioni blen votat, dalin mesazhet (Foto/Video)

Posted: 31 May 2017 11:51 PM PDT

Duke filluar nga përjashtimi i konkurentëve e rikthimi i tyre sërish në lojë, tashmë dhe nga blerja e votave.

Këtë fakt na e bën të ditur ish konkurenti që u përfol nga të gjithë për favorizime Damiano Agalliu.

Nëpërmjet këtyre mesazheve ai na tregon se gjithçka është inskenuar më parë dhe fituesi gjithashtu është vendosur me kohë.

Ndërsa ky ishte rrugëtimi i Damianos:

Juventus me ndryshim të madh në formacion kundër Real Madridit (FOTO)

Posted: 31 May 2017 11:51 PM PDT

Juventus do të paraqitet me një ndryshim në formacion në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se Juan Cuadrado nuk do të luajë nga minuta e parë, përcjell “lajmi.net”.

Andrea Barzagli do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes kurse në rol më të avancuar do të luajë Dani Alves. /Lajmi.net/

Blerja e re e Guardiolës, 50 milionë euro për futbollistin e Atletico Madrid (FOTO)

Posted: 31 May 2017 11:42 PM PDT

Manchester City ka ofruar 50 milionë euro për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Lucas Hernandez.

E përditshmja sportive madrilene “AS”, shkruan se Pep Guardiola ka objektiv Hernandezin për afatin kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Hernandez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni në Vicente Calderon. /Lajmi.net/