Lajmi.net: “Qytetet ku koalicioni LDK-AKR-Alternativa fituan më shumë vota” plus 8 more |
- Qytetet ku koalicioni LDK-AKR-Alternativa fituan më shumë vota
- Hailey Baldwin
- Përse është i rëndësishëm leximi me zë
- Kryeministri i Maqedonisë takohet me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s
- Ja komunat ku udhëheqë PAN, VV dhe çfarë i mbeti LDK-së
- Fitore e madhe e Shqipërisë, do të qesheni çfarë kanë bërë mediat në Izrael (FOTO)
- Hulumtim: Besimi në Zot ndihmon në luftën kundër diabetit
- Rita Ora publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri (Foto)
- 7 thënie të mençura për të nisur ditën
| Qytetet ku koalicioni LDK-AKR-Alternativa fituan më shumë vota Posted: 11 Jun 2017 11:48 PM PDT ![]() Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa shumicën e votave e kanë arritur në këto komuna: Istog, Lipjan, Podujevë, Dragash Koalicioni LDK-AKR-Alternativa vazhdon të figurojë e treta në renditjen e numërimit të votave nga KQZ |
| Posted: 11 Jun 2017 11:47 PM PDT |
| Përse është i rëndësishëm leximi me zë Posted: 11 Jun 2017 11:46 PM PDT ![]() Leximi me zë është shumë argëtues dhe mund të "lozet" si ritual natyral, aq më parë në ditët e zymta kur të gjithëve u mungon fantazia për organizim të kohës së lirë, transmeton Telegrafi. Edhe për ç'arsye është me rëndësi që prindërit t'u lexojnë fëmijëve nga vegjëlia dhe vogëlushët t'u lexojnë atyre apo para tyre? * Në këtë mënyrë punohet në preventivën e vështirësisë së leximit. * Leximi i librit në këtë mënyrë është në qendër të vëmendjes së fëmijës dhe burim i dobishëm dhe përvojë e këndshme. * Pasuron fjalorin e më të rinjve dhe dijen e tyre të përgjithshme, sepse atë që e lexojnë mund ta lidhin me ato që shohin dhe dëgjojnë përreth vetes. * Kur prindërit lexojnë me zë, bëhen shembull i mirë i fëmijëve dhe transmetojnë tek ata dashurinë ndaj librit. * Vogëlushët njihen me gjuhën e letërsisë, e cila dallon nga ajo e përditshmja, gjë që është e rëndësishme për arsimim. * Derisa dëgjojnë, fëmijët fantazojnë për njerëzit, vendet dhe situatat të cilat nuk i kanë njohur dhe përjetuar. |
| Kryeministri i Maqedonisë takohet me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s Posted: 11 Jun 2017 11:42 PM PDT ![]() Siç është kumtuar, qëllim i kësaj vizite është që Qeveria e Maqedonisë ta vërtetojë përkushtimin e saj të plotë për integrimet në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i këtij vendi dhe që të paraqes prioritetet e reformave, në agjendën për kthimin e Maqedonisë në rrugën e integrimeve evroatlantike. Delegacioni i Maqedonisë, që kryesohet nga kryeministri Zaev, takohet me presidentin e Bashkimit Evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe me komisionarin për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn. |
| Ja komunat ku udhëheqë PAN, VV dhe çfarë i mbeti LDK-së Posted: 11 Jun 2017 11:39 PM PDT ![]() PDK AAK Nisma: Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Junik, Klinë, Malishevë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Gllogovc, Deçan, Klinë. Vetëvendosje: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Kaçanikë, Han i Elezit, Vushtrri, Fushë Kosovë, Viti LDK AKR Alternativa: Istog, Lipjan, Podujevë, Dragash
|
| Fitore e madhe e Shqipërisë, do të qesheni çfarë kanë bërë mediat në Izrael (FOTO) Posted: 11 Jun 2017 11:37 PM PDT ![]() "Kjo është një nga humbjet më turpëruese në historinë e ekipit kombëtar dhe publiku iu përgjigj me vërshëllima", shkruan "Ynet". "Shqiptarët dukeshin më kërkues dhe më të përgatitur për këtë ndeshje. Kjo ishte mungesë respekti ndaj 'Sami Ofer'. Ekipi kombëtar ka prekur një nga pikët më të ulëta të historisë së tij", shkruan “Panorama Sport”. Ndërkohë, portali "One" i ka vënë thjesht titullin "Turpërim kombëtar" artikullit për ndeshjen, ku thekson se si Izraeli ishte një skuadër shumë e dobët në fushën e lojës. Njëkohësisht, e cilëson suksesin shqiptar "një hakmarrje të shërbyer të ftohtë", që i kushtoi vendin e tretë Izraelit. |
| Hulumtim: Besimi në Zot ndihmon në luftën kundër diabetit Posted: 11 Jun 2017 11:35 PM PDT Edhe pse i diskutueshëm, ky hulumtim nënvizon se nëse të sëmurët janë të vetëdijshëm se Zoti u qëndron afër në sëmundjen e tyre, ata janë më të gatshëm të ndjekin dietat strikte. Disa çifte ku njëri prej partnerëve vuante nga diabeti janë bërë pjesë e hulumtimit që konkludoi rezultatin se besimi në Zot është armë e fortë në luftën ndaj diabetit. |
| Rita Ora publikon pamje nga xhirimet e klipit të ri (Foto) Posted: 11 Jun 2017 11:32 PM PDT ![]() Këngëtarja së fundi ka realizuar këngën 'Your Song' e cila së pari doli vetëm në versionin audio, shkruan lajmi.net. Por, tashmë ajo është duke përfunduar me përgatitjet për klipin e kësaj kënge, që pritet të jetë shumë i veçantë. Kjo ngase, që kur dul kënga e re, Ritës iu kushta edhe një 'filtër' në rrjetin social Snapchat. /Lajmi.net/ |
| 7 thënie të mençura për të nisur ditën Posted: 11 Jun 2017 11:30 PM PDT ![]() [William Shakespeare] Nëse miqësia është pika jote e dobët, atëherë je personi më i fortë në botë. [Abraham Lincoln] U jam mirënjohës të gjithë atyre që më thanë 'JO', sepse falë tyre ja dola mbanë vetë! [Albert Einstein] Është shumë e lehtë të mposhtësh dikë, por është shumë e vështirë të fitosh dikë. [Dr Abdul Kalam] I dobëti nuk mundet të falë kurrë. Falja është cilësi e të fortit. [Mahatma Gandhi] Ne duhet të mësojnë të jetojnë së bashku si vëllezër, ose do zhdukemi të gjithë si budallenj. [Martin Luther King] Bota vuan shumë. Jo për shkak të shunës së njerëzve të këqij, por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë. [Napoleon Bonaparte] |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |














