Lajmi.net: “Me këtë pamje u zgjua sot Lori (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Me këtë pamje u zgjua sot Lori (Foto)” plus 8 more


Me këtë pamje u zgjua sot Lori (Foto)

Posted: 07 Jun 2017 12:23 AM PDT

Fjala është për Lorin e cila në Instastory ka hedhur një video ku shihet se është në Pogradec, shkruan lajmi.net

Bregdeti që kishte ofruar një pamje të mrekullueshme, e kanë bërë këtë mëngjes të saj akoma më të bukur./Lajmi.net/

19022089_2314805128744975_124375074_n

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Posted: 07 Jun 2017 12:19 AM PDT

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 26 -28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Shtatë humbje, një fitore (Video)

Posted: 07 Jun 2017 12:18 AM PDT

Nuk jeni të vetmit. Njerëzit janë të mbushur me kujtime, të cilat e bëjnë jetën më argëtuese, shkruan lajmi.net

Pavarësisht se në çka dështojmë, jemi të prirur të provojmë sërish deri në fitore. Por, disa njerëz thjesht kanë fat që të dalin fitues, ende pa e shijuar humbjen e parë.

Shikoni videon dhe do ta kuptoni. /Lajmi.net/

Paris, identifikohet agresori me çekiç

Posted: 07 Jun 2017 12:16 AM PDT

Me vete ai kishte edhe dy thika, shpjegojnë forcat e rendit, që theksojnë gjithashtu se agresori është qëlluar në të dy këmbët e jo në gjoks, siç u raportua më parë. I martuar me një suedeze, ai jetonte në veri të kryeqytetit francez. Në banesën e sulmuesit policia thuhet të ketë gjetur një video ku Ikken betohej për besnikeri ndaj ISIS-it e ku tregohej edhe qëllimi i kryerjes së atentatit.

Përpara se të godiste policin, 40-vjeçari ka thirrur me të madhe: "Kjo është për Sirinë!!" Deri tani, megjithatë, asnjë grup xhihadist nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e incidentit.

Franca është tronditur prej gati dy vitesh e gjysmë nga një seri e pashembullt sulmesh terroriste, prej të cilave kanë gjetur vdekjen në total gati 240 vetë dhe jo rrallëherë, shënjestra kanë qenë forcat e rendit. Në mesin e muajit prill, një polic u vra nga një atentator në mesin e shëtitores së famshme Champs-Élysées. /TopChannel/

Barcelona ndryshon formacionin me përforcimin e ri (FOTO)

Posted: 07 Jun 2017 12:13 AM PDT

Barcelona është e interesuar për transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Ousmane Dembele.

Në rast të ardhjes së tij, Barcelona pritet që të ndryshoj edhe formacionin 4-3-3, me të cilin ka luajtur në dekadën e fundit e që ka pasur shumë sukses.

Mundo Deportivo shkruan se Barcelona tashmë do të luajë me 4-2-3-1, për t'i bërë kështu vend në skuadër Dembeles, i cili do të luante në krahun e djathtë. /Lajmi.net/

Një investim humanitar në repartin e Onkologjisë së fëmijëve

Posted: 07 Jun 2017 12:13 AM PDT

Në pyetjen se si realizohen keto prejekte, profesoresha Bardha Qirezi, deklaroi se përmes prezantimit nga vetë studentët gjatë ligjëratave relaizojnë projekte të ndryshme, që deri më tani janë realizuara afro 4 projekte të tilla.

Në prezantimin e këtyre projekteve vihen në impaktt edhe grupe të ndryshme të interesit, duke ndikuar kështu në mbështetje financiare në ralizimin e këtyre projekteve, si psh UNICEF dhe shumë fondacione të tjera.

"Krejt kjo ka të bëjë në ndihmë të komunitetit ku jetojmë", shtoi Bardha Qirezi, profesoreshë në Staffordshire University.

"Në rastin konkret ky projekt ka të bë me ralizimin e knditë të lojërave për fëmijë, që së paku ka të bëjë me relaksimin e fë,ijëve pacientë që duke u trajtuar te mjeku, të mund të merren me gjëra relaksuese, pӕrmes lojërave të ndryshme të fëmijëve", deklaroi, për RTK, Bardha Qirezi.

Realizimi i këtyre ideve bëhet me anë të workshopeve nga ana e studentëve  të Kolegjit Riinvest.

Ndërkaq Bleona Foniqi, deklaroi se perms projekteve të tyre, të realizuara nga vetë studentët, janë përfshirë në mbësdhtetje edhe ambasada të ndryshme, duke marrë si mostër vendet tjera perëndimore, etj, për të realizuar në repartin e Onkologjisë pediatrike, ku fëmijët trajtohen për sëmindjen e leukemisë.

Ide të tilla gjejmë mbështetje nga grupe të ndryshme interesi, biznese të ndryshme, që, sikurse tani, është fituar mbështetja me shumë 2000 euro, tutje janբ projekte që mund të arrijnë shumën 4000 eurove etj.

Mendohet të realizohet një libër për fëmijët e nga fëmijët, që do të jetë i pregatitur nga njerëz seriozë në redaktim etj, që nga shitja e këtij libri të vijnë në ndihmë të fëmijëve të sëmurë, në repartin e Onkologjisë Pediatrike.

Arrestohet një person lidhur me sulmin në Manchester

Posted: 07 Jun 2017 12:08 AM PDT

"Ky person është arrestuar me dyshimin se ka kryer një vepër penale në kundërshtim me ligjin kundër terrorizmit dhe mbetet në paraburgim", thuhet në deklaratën e policisë britanike.

Në gjyqin për grabitje kërkohet hedhja e aktakuzës

Posted: 07 Jun 2017 12:04 AM PDT

Këtë e konstatoi në fillim të shqyrtimit gjyqësor kryetarja e trupit gjykues, e cila tha se një kërkesë të tillë e ka pranuar nga avokati Asdren Hoxha.

Me këtë rast, avokati zëvendësues me autorizim i Rinor Grajqevcit, Artan Qerkini, deklaroi se e kundërshton procesverbalin e intervistimit të dëshmitarit Adhurim Lepja, pasi që pandeh që ai nuk e ka thënë të vërtetën në atë intervistë. Po ashtu, avokati deklaroi se nuk e njeh as raportin e lëshuar nga PTK-ja.

"Në bazë të vërtetimit për konfiskimin e gjësendeve nuk vërtetohet se telefoni i të pandehurit është konfiskuar ndonjëherë për t'u bërë ky lloj i krahasimit edhe pse këtë raport të quajtur IMSI të PTK-së e konsideroj si të papranueshëm. Unë as këtë raport nuk e pranoj", deklaroi në arsyetimin për kërkesën për hedhje të aktakuzës avokati Qerkini.

Ndërsa prokurori i rastit, Armend Hamiti, e kundërshtoi këtë kërkesë për hedhje të aktakuzës me arsyetimin se pasi që të dëgjohet dëshmitari Armend Ejupi dhe pasi që të merren dëshmitë nga raportet e PTK-së do të vërtetohet që i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

"Lidhur me kërkesën për hedhje të aktakuzës mund të them se në shkresat e lëndës pasi që të dëgjohet i dëmtuari, dëshmitari Ardian Ejupi, i cili ka qenë i dëmtuar në këtë rast e po ashtu kur të merren parasysh edhe dëshmitë apo provat që janë paraqitur në raportin e PTK-së, do të vërtetohet dyshimi i bazuar se i akuzuari është kryes i veprës penale me të cilën ngarkohet në aktakuzë andaj mendoj se kjo kërkesë për hedhje të aktakuzës nuk duhet të pranohet", deklaroi prokurori Hamiti.

Lidhur me kërkesën për hedhje të aktakuzës kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, mori aktvendim me të cilin refuzoi kërkesën për hedhje të aktakuzës.

"Refuzohet kërkesa për shpallje të pavlefshme të provave dhe hedhje të aktakuzës sepse provat e propozuara në aktakuzë janë marrë në respektim të dispozitave të procedurës penale", tha në arsyetimin për refuzim të kërkesës për hedhje të aktakuzës gjyqtarja Shadije Gërguri.

Sipas aktakuzës, Rinor Grajqevci në maj të vitit 2013, në lagjen "Arbëria" në Prishtinë, në bashkëveprim me personin NN, me qëllim që t'i sjellë vetës dobi pasurore, të kundërligjshme, me veturës e tipit "VW GOLF 4", është afruar te dera e marketit të pompës së derivateve "Sllovenia Petrol", ku për shkak të afërsisë senzorët nuk e kanë mbyllur derën dhe duke e shfrytëzuar këtë situatë me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, me thikë në dorë, ka dalë nga vetura dhe ka hyrë me vrap në lokal.

Siç thuhet në aktakuzë Rinor Grajqevci posa ka hyrë brenda të dëmtuarit Ardian Ejupi ia ka vënë në fyt thikën, e ka vendosur në një kënd në raft, pastaj i ka marrë paratë në vlerë prej 560 euro si dhe 3 "boksa" cigare dhe me shpejtësi largohet nga vendi.

Në bazë të aktakuzës thuhet se Rinor Grajqevci me anë të këtyre veprimeve ka kryer veprën penale grabitje.

Pasi që në seancën e kaluar i akuzuari nuk ishte paraqitur në Gjykatë dhe mungesën nuk e kishte arsyetur, kryetarja e trupit gjykues për të siguruar prezencën e tij kishte lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij nga Policia./Kallxo.com

Të shtëna me armë në Parlamentin e Iranit

Posted: 07 Jun 2017 12:03 AM PDT

Sipas agjencisë Reuters, të paktën dy persona janë plagosur. Por, nga kryeqyteti iranian ka raportime konfliktuale në lidhje me incidentin, pasi ka informata se mund të jetë një pengmarrje ajo që po ndodh.

Agjencia e lajmeve iraniane Tasnim bën me dije nga llogaria në Tëitter se sulmuesit janë brenda Parlamentit dhe se shkëmbimi i zjarrit vazhdon.

Pengjet, sipas kësaj agjencie, janë personat që ndodheshin brenda Parlamentit në momentin që hynë agresoret.