Lajmi.net: “Kosovarët e Zvicrës: “Nuk mund të jemi përjetësisht ent social për Kosovën”” plus 8 more

Lajmi.net: “Kosovarët e Zvicrës: “Nuk mund të jemi përjetësisht ent social për Kosovën”” plus 8 more


Kosovarët e Zvicrës: “Nuk mund të jemi përjetësisht ent social për Kosovën”

Posted: 15 Jun 2017 12:03 AM PDT

Gjashtë nga dhjetë të rinj kosovarë janë të papunë, kujdesi shëndetësor është në fund të pusit dhe korrupsioni është i gjithëpranishëm. Por, shpresat janë te një parti opozitare, madje edhe me mbështetjen e shqiptarëve nga Kosova në Zvicër, shkruan 'watson.ch'.

Njomza Gutaj ka një mendim të qartë për "burrat e fortë" të Kosovës (ish komandantët në qeveri). "Ata e kanë shkatërruar Kosovën në dekadën e fundit", ka thënë 33-vjeçarja, që ka edhe nënshtetësi kosovare, përveç asaj zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Me këtë opinion mesa duket ajo nuk është e vetme. Humbës në zgjedhjet e 11 qershorit dolën ish-komandantët e UÇK-së, kurse VV shënoi rritjen më të madhe.

Ndërkohë, vendi vuan nga një papunësi e të rinjve prej mbi 60 %, kurse është i dyti në Evropë pas Moldavisë për të ardhurat më të ulëta për kokë banori. Ndihma nga diaspora shqiptare përbën 17 % të prodhimit të brendshëm bruto në Kosovë ose 850 milionë euro, ekuivalent me gjysmën e buxhetit të shtetit. Kosova ndodhet në vendin e 40-të nga 50 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore të "Transparency International" për korrupsion.

Për shkak të këtyre faktorëve, është partia opozitare Vetëvendosje fituesi më i madh i zgjedhjeve me mbi 27 %, po u bë krahasimi në mes të partive veç e veç. Njomza Gutaj është e kënaqur. Ajo është anëtare e kreut të seksionit zviceran të Vetëvendosjes. Gutaj ka punuar në mobilizimin e shqiptarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. Ajo për këtë qëllim ka organizuar bashkë me aktivistë dhe shoqata të ndryshme  vendosjen e një stende në Bahnhofstrasse të Cyrihut, ku kosovarët janë informuar për ecurinë e votimit nga jashtë në zgjedhjet kosovare.

Procedura e zgjedhjeve për ata që jetojnë jashtë vendit, është aq e komplikuar saqë në zgjedhjet e vitit 2014 morën pjesë më pak se 3400, edhe pse në diasporë jetojnë rreth 700 mijë kosovarë, duke përfshirë edhe 100 mijë në Zvicër. Përveç kësaj edhe 70 mijë kanë rrënjë nga Kosova, por nuk kanë nënshtetësi.

Vetëvendosje mori më së shumti vota në diasporë në zgjedhjet e fundit, 2014, kurse kjo përqindje është rritur masivisht, thotë Njomza Gutaj, transmeton albinfo.ch. Ajo akuzon ish-komandantët se po e shfrytëzojnë Kosovën si tokë të tyre private. Ndërsa shqiptarët e këtushëm, nga përditshmëria e tyre në Zvicër e kanë të njohur se mund të ishte ndryshe. Pra, të zgjedhurit e popullit duhet të përfaqësojnë interesat e zgjedhësve.

Këtë mendim e ndan edhe Osman Osmani. Sindikalist dhe ish deputet i Partisë Zvicerane SP në Kantonin e Schaffausen-it. Ai ka qenë po ashtu  edhe kandidat i vetëvendosjes për Parlament, në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2014. "Ne shqiptarët në diasporë jemi të lumtur të japim kontributin tonë në zhvillimin e Kosovës, por jo edhe në pasurim e politikanëve të korruptuar, komandantëve dhe klaneve të tyre familje", thotë 60-vjeçari.

Si Osmani, ashtu edhe Gutaj besojnë se Vetëvendosje është zgjedhur kryesisht për shkak se është alternative më e mirë, sidomos nga kosovarët në diasporë.

Gutaj po ashtu thotë se diaspora kosovare ndihmon sa të mundet. "Por nuk bën që ne përjetësisht të shërbejmë si të thuash sigurim social i Kosovës, vetëm për faktin se qeveritë e deritashme nuk kanë pasur sukses të ndërtojnë institucione stabile. Në vend të kësaj, ata më me dëshirë i kanë futur në xhepat e tyre se në zhvillimin e vendit paratë e ndihmave të ardhura nga jashtë që nga pas lufta.

Vetëvendosja, vazhdon artikulli, e ka dëshmuar se e ka seriozisht me luftën e saj kundër korrupsionit, në pushtetin lokal që e mban prej mbi tri vitesh në Prishtinë. Atje, siç vlerësojnë njohësit e situatës, VV ka ndërprerë trendin e korrupsionit, ndërtimeve pa leje, ka arritur suksese në çështje infrastrukturale, të arsimit etj. Për këtë arsye ajo ka gjetur më shumë mbështetje te të rinjtë. Por, ndërkombëtarisht kjo lëvizje është e kontestuar për synimin që ajo ka për të zhvilluar një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërsa për Osmanin, qëndrimi që në mënyrë demokratike të vendoset për një gjë të tillë nuk përbën nacionalizëm.

Një shqiptar në Roc Nation, G4SHI nënshkruan me produksionin e njohur (Foto)

Posted: 15 Jun 2017 12:00 AM PDT

Kohë më parë, pjesë e këtij produksioni ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila doli nga ky grup, duke ngritur edhe një padi për ish kolegët.

Por me daljen e Ritës, aty i është bërë vend një tjetër shqiptari.

Fjala është për reperin me prejardhje shqiptar, Larry Gashi i njohur me nofkën G4ashi, i cili ka nënshkruar kontratë me përfaqësuesit e të famshmit Roc Nation.

Në faqen zyrtare të këtij grupi në Instagram, atij i dëshirohet mirëseardhje e po ashtu, edhe ftohen fansat e tij ta dëgjojnë këngën e re.

@rocnation 4⃣⬆️🚀

A post shared by G4SHi (@g4shi) on

Real Madrid e ‘tepron’ me çmimin e Moratas (FOTO)

Posted: 14 Jun 2017 11:55 PM PDT

Real Madrid është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për sulmuesin Alvaro Morata.

Por, mediat spanjolle raportojnë se ylli spanjoll mund të largohet nga klubi vetëm për një ofertë me vlerë prej 90 milionë euro.

Morata kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea, Manchester United e Napoli janë në garë për transferimin e tij. /Lajmi.net/

Tërmeti dridhë Shkupin në mëngjesin e sotëm

Posted: 14 Jun 2017 11:53 PM PDT

Sipas Qendrës evropiane-mesdhetare seizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometër në veriperëndim të Shkupit, në thellësi prej 10 kilometër.

Enca sjell foton më seksi me gjoks jashtë: Kam nevojë për…. (Foto)

Posted: 14 Jun 2017 11:48 PM PDT

Këtë herë si duket nuk e ka pasur qëllim tërheqjen e vëmendjes ani pse në njëfarë mënyre e ka bërë, shkruan lajmi.net

Enca thotë se ka nevojë për nxirjen e trupit të saj dhe si duket në imazhin e fundit të publikuar është bërë gati për plazh.

Bukuroshja seksi ka mahnitur edhe pa grim../Lajmi.net/

Akuzohet për plagjiaturë fituesi i çmimit “Nobel për Letërsi”, Bob Dylan

Posted: 14 Jun 2017 11:38 PM PDT

Shkrimtarja Andrea Pitzer, e cila ka analizuar fjalimin e rokerit për gazetën "Slate", thekson se ka gjetur ngjashmëri të forta mes referencave të Dylan në romanin "Moby Dick" dhe analizës së një faqe interneti për studentë në fushën e letërsisë, "SparkNotes".

Romani i Herman Melville i publikuar në vitin 1851 bën pjesë në veprat e cituara nga rokeri në fjalimin që duhej t'i përçonte në minutat e fundit akademisë suedeze për të marrë paratë e çmimit të tij, 923 mijë dollarë.

Në fjalimin e tij, Bob Dylan skicon një poetikë të këngës duke përmendur Homerin dhe "Moby Dick". Ai citon Melville duke e quajtur balenën Moby mishëruesja e së keqes.

Por, Pitzer vëren se kjo fraze nuk shfaqet në roman, por në një rezyme në faqen e internetit "SparkNotes".

Sipas shkrimtares, fjalimi i Bob Dylan përmban 20 referenca ndaj romanit "Moby Dick" që i ngjajnë shumë analizës së "SparkNotes".

Pitzer kujton se Dylan prej shumë kohësh ka praktikuar përshtatjen e muzikave apo pasazheve letrare në këngët e tij.

"Dylan është shumë i varur nga kjo formë pune, sa që të kërkosh burimet e tij është shndërruar në një industri të vërtetë", theksoi ajo.

Të frymëzohesh nga vepra të tjera është më e shpeshtë në muzikë sesa në letërsi, ku edhe akuzat për plagjiaturë mund edhe të dëmtojnë reputacionin.

Por, edhe Akademia e Nobelit i habiti të gjithë duke zgjedhur këngëtarin dhe poetin amerikan për çmimin e letërsisë.

Në fjalimin e tij, Dylan përmend shumë prej frymëzuesve të tij duke si Servantes, Herman Melville apo Uilliam Shekspir madje pranon se kërkon frymëzim në burime të ndryshme të artit nëpër shekuj nga Homeri tek Buddy Holly.

Sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Sara Danius e cilësoi fjalimin e këngëtarit si të jashtëzakonshëm dhe elokuent.

Top-deputetët e partive

Posted: 14 Jun 2017 11:22 PM PDT

Ndërsa disa nga "prurjet" e reja të partive politike kanë arritur maksimumin e votave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake, duke mos qenë i sigurt se ka arritur t'i marrë votat e nevojshme më 11 qershor.

Për dallim nga Mustafa, Vjosa Osmani, e cila ishte lënë poshtë në listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së, përkatësisht duke ia rezervuar numrin 81, ka arritur të marrë rekord votash. Jozyrtarisht mësohet se Osmani ka marrë më shumë se 50 mijë vota në zgjedhjet e 11 qershorit.

Vota maksimale nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa mësohet se kanë marrë edhe ish-drejtori i institutit "Riinvest", Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj, Antoni Quni, Ilir Deda, Mimoza Kusari-Lila, Behgjet Pacolli, etj.

Nga lista e PDK-së, përpos kryetarit Kadri Veseli, vota për t'u bërë deputet ka arritur të sigurojë edhe Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Zafir Berisha, etj.

Ndërsa nga lista e deputetëve të "Vetëvendosjes", përpos Albin Kurtit, besimin e elektoratit e ka fituar edhe sekretari Dardan Molliqaj, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu, etj.

Muhamet Mustafa kërkon hetim për votat e pavlefshme

Posted: 14 Jun 2017 11:08 PM PDT

"Kërkoj publikisht nga KQZ dhe DnV që të bëjnë një auditim detal dhe profesional, që mund të konstatojë edhe fabrikimin eventual, dhe të sqarojë burimin dhe shkaqet se pse kemi një numër kaq të madh votash të pavlefshme", ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Mustafës, pak më pak se 10% vota të pavlefshme mund ta deformojnë rezultatin zgjedhor dhe verdiktin e votuesve.

Sipas tij, duhet të konstatohet sa vijon:

Cilat janë shkaqet që kanë bërë të shpallen kaq shumë vota të pavlefshme, cilat janë gabimet teknike dhe cila është natyra e tyre?

A ka mundur që gjatë numërimit të votave të shtohet numri i votave të pavlefshme dhe si ka qenë kjo eventualisht e mundur?

Cilat koalicione, parti ose eventualisht kandidatë për deputetë kanë qenë më të dëmtuar me këtë numër kaq të madh të votave të pavlefshme?

A është proporcionale shtrirja gjeografike e votave të pavlefshme apo kemi një koncentrim më të madh të këtyre votave në rajone?

"Këtë postim po e bëjë këtu në formë të ftesës publike, por ftoj të gjithë kolegët e mi kandidatë që këtë ta bëjmë edhe zyrtarisht. Këtë mund ta bëjë edhe DnV, aq më parë kur kjo organizatë ende nuk e ka sqaruar këtë fenomen", ka shkruar Mustafa.

Ndryshe Mustafa para dy ditësh ka vendosur të tërhiqet nga jeta politike.

Gjilani shënon ditën e Çlirimit me një sërë aktivitetesh

Posted: 14 Jun 2017 10:54 PM PDT

Përveç tjerash, në kuadër të kësaj dite do të bëhet edhe zhvendosja e shtatoreve të heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Kryetari Lutfi Haziri ka deklaruar se për këtë ditë të bardhë, familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre.

"Në këtë ditë, të gjithë ata që janë dëshmitarë të kohës, të gjithë ata që e përjetuan 18-vite më herët ditën e çlirimit të Gjilanit duhet të ndihen krenarë, duhet të tregojnë respekt dhe mbi të gjitha duhet të marrin mbi vete tërë atë angazhim në përgjithësi që kanë ndaj atyre që këtë vend e bënë me nam, me nderë dhe të lirë".

"Familjet e dëshmorëve sakrifikuan bijtë e tyre për të njomur themelet e shtetit të Kosovës me gjakun e tyre. Duhet t'i respektojmë e nderojmë edhe veteranët e luftës që rastësia ka dashur që ata janë gjallë", ka thënë Haziri.