Lajmi.net: “Eksporti i mallrave pësoi rënie me 4.8 për qind” plus 8 more |
- Eksporti i mallrave pësoi rënie me 4.8 për qind
- Edhe këtë gjë e bën në Kosovë Granit Xhaka (Foto)
- Një dekadë ballafaqim me Specialen
- Hyn në fuqi ndalesa e udhëtimeve të Trump
- Tironsja shet virgjërinë online për një arsye të çuditshme (Foto)
- Gjithçka ka një kufi! Ja si fansja e lëndoi veten për Ledrin (Foto)
- Luan Krasniqi emërohet ambasador i organizatës SOS-Kinderdorf
- “Fëmija” 50-vjeçar (Foto)
- AKR-ja mund ta mbështesë PAN-in
| Eksporti i mallrave pësoi rënie me 4.8 për qind Posted: 30 Jun 2017 12:00 AM PDT ![]() "Eksporti i mallrave arriti vlerën prej 309.7 milionë euro, që përkon me një rënie vjetore prej 4.8 për qind, kurse rritje prej 0.2 për qind kishte në vitin 2015", thuhet në raportin vjetor të BQK-së. Sipas këtij raporti Gjatë vitit 2016, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ka shënuar vlerën prej 534.6 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 471.4 milionë euro sa ishte në vitin paraprak, raporton RTKlive. "Kjo rritje e deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale i atribuohet rritjes së deficitit në llogarinë e mallrave dhe rënies së shënuar në bilancin pozitiv të llogarisë së të ardhurave parësore. Në anën tjetër,bilancet pozitive të shërbimeve dhe llogarisë së të ardhurave dytësore shënuan rritje, thuhet në raportin vjetor të BQK-së. |
| Edhe këtë gjë e bën në Kosovë Granit Xhaka (Foto) Posted: 30 Jun 2017 12:00 AM PDT ![]() Mirëpo, vizita e tij nuk mund të kalojë pa ndaluar një herë tek shoku i tij dhe fitnesi ku ka ushtruar sa herë ka qenë në Kosovë, shkruan lajmi.net Është trajneri i tij Gen Zeqiraj ai i cili në Instastory ka hedhur disa video dhe foto ku Graniti shihej duke ushtruar në Fit In bashkë me trajnerin tjetër Dren Grajqevci. Përpos kësaj, me të janë fotografuar edhe shumë fansa të tij./Lajmi.net/ |
| Një dekadë ballafaqim me Specialen Posted: 29 Jun 2017 11:59 PM PDT ![]()
Nga Gjykata Speciale nuk do të mundë të amnistohet askush, pavarësisht pozitës që mban në Republikën e Kosovës, po që se Prokuroria ka dëshmi se të njëjtit kanë kryer vepra penale nga juridiksioni i Gjykatës. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" Ehat Miftaraj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), duke shtuar se Gjykata Speciale, sipas ligjit të miratuar, duhet ta përfundojë punën brenda 5 vjetëve të ardhshme, por në rast nevoje mandati do t'i zgjatet edhe për 5 vjet të tjera.
|
| Hyn në fuqi ndalesa e udhëtimeve të Trump Posted: 29 Jun 2017 11:49 PM PDT ![]() Bazuar në këtë urdhër, njerëzit të cilët nuk kanë familjarë të afërt ose raporte biznesi në SHBA i mohohen vizat dhe i ndalohet hyrja në këtë vend. Personat që kanë bashkëshort, prind, fëmijë apo vëllezër, do të lejohen potencialisht të hyjnë në Amerikë. Urdhri vlen për njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për të gjithë refugjatët. |
| Tironsja shet virgjërinë online për një arsye të çuditshme (Foto) Posted: 29 Jun 2017 11:47 PM PDT ![]() Për habinë e të gjithëve ajo kishte nxjerrë një status në rrjetin social Facebook ku bënte një thirrje mjaft të pazakontë. Vajza shkruante se donte të shiste virgjërinë e saj përkundrejt pagesës për të shpëtuar motrën e sëmurë. Nuk dihet mirë nëse ky status ishte apo jo i vërtetë apo qe thjesht një shaka, por gjithsesi habiti mjaft nga ndjekësit e vajzës. /Lajmi.net/ |
| Gjithçka ka një kufi! Ja si fansja e lëndoi veten për Ledrin (Foto) Posted: 29 Jun 2017 11:40 PM PDT ![]() Por, ka edhe persona që aq shumë e duan Ledri Vulën, saqë janë në gjendje që për të ta lendojnë edhe veten e tyre, shkruan lajmi.net Një rast i tillë është të një vajzë e cila kishte shkruar në dorë inicialet e Ledrit duke i gërvishur deri në gjakosje. Është mirë të duash dikë por gjithçka ka një kufi!/Lajmi.net/ |
| Luan Krasniqi emërohet ambasador i organizatës SOS-Kinderdorf Posted: 29 Jun 2017 11:39 PM PDT ![]() Ishte vetë kryetari i Kryesisë së kësaj organizate të pavarur dhe mbikonfesionale, Wilfried Vyslozil që ia dorëzoi certifikatën e emërimit ambasador sportistit shqiptar me shtetësi gjermane. "Gëzohem shumë që Luan Krasniqi, prej më shumë se dhjetë vitesh na ndihmon që fëmijëve tu japin guxim për të ëndërruar" tha ndër të tjera kryetari Vyslozil, duke vënë dukje më tej se Krasniqi ka ndihmuar dhe ndihmon edhe tani të rinjtë gjermanë në orientimin e tyre profesional. Luan Krasniqi punon që prej vitit 2006 për organizatën humanitare "SOS Kinderdorf". /Lajmi.net/ |
| Posted: 29 Jun 2017 11:37 PM PDT ![]() Indiani Basori Lal vuan nga një sëmundje e rrallë, e cila e ka penguar rritjen e trupit të tij që në moshën 5-vjeçare. Ai është vetëm 73 centimetra i gjatë, aq sa një fëmijë i moshës 5-7 vjeçare. Në fshatin e tij ai është shumë i famshëm, por jo gjithnjë trupi i tij i ka sjellë favorizime. Kur ka qenë i ri ai ngacmohej nga bashkëmoshatarët e tij, ndërsa tani ai cilësohet si një "hero" nga familja e tij krenare. /Lajmi.net/ |
| AKR-ja mund ta mbështesë PAN-in Posted: 29 Jun 2017 11:36 PM PDT ![]() Po ashtu roli i këtij subjekti nuk zbehet edhe nëse kalon te koalicioni më i madh PAN, pasi që katër deputetët e kësaj partie ndihmojnë në sigurimin e votave të nevojshme për bërjen e Qeverisë. Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që deputetët e këtij subjekti të dalin individualisht në mbështetje të PAN-it dhe ta votojnë Qeverinë. Nga ana tjetër, përfaqësues të AKR-së thonë se ky subjekt do të vendosë se kah do të shkojë tek pas mbledhjeve që do të mbahen tash pas rezultateve zyrtare, shkruan "Zeri". Kandidatja për deputete e AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se për fatin e AKR-së do të vendoset pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. "Momentalisht duhet të priten rezultatet e KQZ-së e mandej vendoset kush kah po shkon. E gjithë esenca është që ne t'i kemi rezultatet, mandej mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues, mbledhja e Kryesisë dhe atëherë organet e Kryesisë dalin me vendim", ka deklaruar ajo për "Zërin" pak para se të dalin rezultatet zyrtare. Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se bërja e shpejtë e koalicioneve parazgjedhore sjell rrezikun që ato të mos qëndrojnë pas zgjedhjeve. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






















