Lajmi.net: “Drama e familjes katëranëtarëshe, jetojnë mes sëmundjes dhe skamjes (FOTO)” plus 8 more |
- Drama e familjes katëranëtarëshe, jetojnë mes sëmundjes dhe skamjes (FOTO)
- Meda ‘trileqe’ me Big Mamën dhe Lorin (Foto)
- Demi Rose
- Pamjet se si anija amerikane u përplas me anijen filipinase (Foto)
- Tifozë të Real Madridit në Kosovë, ja ku ka shkuar për pushime Marcelo (FOTO)
- Lamtumirë Ronaldo, 5 super yjet që mund të transferohen në Real Madrid (FOTO)
- Reshitaj: Nuk joshemi me pozita, kemi koalicion me LDK-në
- Onati po vjen me këngë të re (Foto)
- Calderon: Ky do të jetë klubi i ri i Cristiano Ronaldos (FOTO)
| Drama e familjes katëranëtarëshe, jetojnë mes sëmundjes dhe skamjes (FOTO) Posted: 17 Jun 2017 12:00 AM PDT ![]() Çdo ditë bën rreth 10 kilometra rrugë në këmbë për të shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që ta marrë terapinë për sëmundjen e kancerit, me të cilën është diagnostifikuar tash e sa muaj. Gjendja e rëndë ekonomike me të cilën përballet nuk ia mundëson t'i hipën as autobusit. Për t'i kursyer 80 centë vajtje-ardhje Ramadan Bucolli shkon në këmbë nga lagjia "Kodra e trimave" në Prishtinë çdo ditë dhe merr infuzionin me terapi në Repartin Onkologjik të QKUK-së dhe kthehet këmbë po ashtu në barakën e improvizuar si shtëpi, ku jeton me gruan dhe dy fëmijët e tij. Po ashtu dy ditët tjera gjatë vikendit, kur i nënshtrohet rrezatimit pas terapisë, vepron ngjashëm, ecën këmbë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mirvetja, që po ashtu vuan nga një sëmundje e këmbëve. Sëmundja e kancerit thotë se ia ka mbytur fuqinë për të punuar dhe siguruar të ardhura për fëmijët e tij. Familja Bucolli jeton vetëm me të ardhurat e ndihmës sociale që ka filluar t'i marrë tre muajt e fundit pas një sërë kërkesash e ankesash që kanë bërë për gjendjen në të cilën ndodhen. Tani ky social është i vetmi burim për të pasur bukë, për t'i paguar rrymën e blerë barërat…E që nuk mjafton të ngopen me bukë dhe kjo familje jeton me shpresë se dikush mund t'ua ndajë vitrat (ndihma që ndahen sipas rregullit fetar islam) t'ua sjellë e që të mos mbesin pa ushqim. Gjithçka që kjo familje e goditur nga kanceri dhe skamja pret është një shtëpi, qoftë dhe një dhomë që ka dritare ku depërton drita dhe ajri nuk mbytet nga myku. "Të burgosur" në këtë barakë bashkë me varfërinë ata nuk janë vizituar nga institucionet për t'u përkrahur./Zëri
|
| Meda ‘trileqe’ me Big Mamën dhe Lorin (Foto) Posted: 16 Jun 2017 11:54 PM PDT ![]() Një numër i artistëve po qëndrojnë këto ditë në Turqi, të angazhuar rreth programeve verore të televizioneve tona, shkruan lajmi.net. Në mesin e tyre, janë edhe këngëtarët e njohur Meda, Lori dhe Big Mama, të cilët njihen edhe për shoqëri të mirë. Në profilin e saj në Instagram, Bigi ka postuar një foto bashkë me Medën dhe Lorin në një prej mbrëmjeve në vendin ku po qëndrojnë, por ka habitur mbishkrimi i saj. "Trileqe" shkroi këngëtarja sipër fotos, duke etiketuar në të edhe Medën dhe Lorin. /Lajmi.net/ |
| Posted: 16 Jun 2017 11:50 PM PDT ![]() |
| Pamjet se si anija amerikane u përplas me anijen filipinase (Foto) Posted: 16 Jun 2017 11:49 PM PDT ![]() Sipas njoftimeve fillestare, destrojeri ka pësuar dëme të mëdha, por asnjë nga anijet nuk ka rrezik të mbytet. Roja Bregdetare Japoneze po udhëheq kërkimet për shtatë personat e humbur. Zyrtarët e Marinës amerikanë nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e përplasjes. Anija me te kuqe eshte anija tregtare filipinase. ![]() ![]() ![]() |
| Tifozë të Real Madridit në Kosovë, ja ku ka shkuar për pushime Marcelo (FOTO) Posted: 16 Jun 2017 11:47 PM PDT |
| Lamtumirë Ronaldo, 5 super yjet që mund të transferohen në Real Madrid (FOTO) Posted: 16 Jun 2017 11:41 PM PDT ![]() Real Madrid bëhet gati për largimin e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez ka vendosur të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës. Kurse, e përditshmja sportive madrilene "Marca" ka publikuar një listë me pesë emrat e futbollistëve që mund të jenë zëvendësues të tij. Kylian Mbappe, Paulo Dybala, Robert Lewandowski, Antoine Griezmann ose Neymar, përcjell "lajmi.net". Kurse, Ronaldo spekulohet se mund të rikthehet në Manchester United. /Lajmi.net/ |
| Reshitaj: Nuk joshemi me pozita, kemi koalicion me LDK-në Posted: 16 Jun 2017 11:31 PM PDT ![]()
Bazë e çdo marrëveshjeje do të jenë programet për zhvillimin e Kosovës dhe interesi qytetar, e kurrsesi ai individual dhe partiak. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Albena Reshitaj, duke shtuar se partia e saj është në koalicion me LDK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi dhe për çdo çështje do të kenë veprim të përbashkët. Zëri: Znj. Reshitaj tashmë kur KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Sa jeni të kënaqur si koalicion parazgjedhor për rezultatin zgjedhor të së dielës? Reshitaj: Suksesi më i madh i këtyre zgjedhjeve mendoj se ka qenë realizimi i zgjedhjeve në frymë demokratike dhe pa incidente të mëdha. Sa u përket rezultateve pritjet tona kanë qenë më të mëdha bazuar në programin zhvillimor zgjedhor që kemi si dhe në kualitetin dhe cilësinë e kandidatëve të përfshirë në listën e koalicionit. |
| Onati po vjen me këngë të re (Foto) Posted: 16 Jun 2017 11:30 PM PDT ![]() Ai këtë lajm e bëri të ditur përmes profilit të tij në Instagram, ku nuk zbuloi shumë rreth saj, shkruan lajmi.net. "A je" është titulli i këngës më të re, të cilën Onati pritet ta lansojë këto ditë, së paku ashtu ka paralajmëruar. Kënga e fundit e tij është bashkëpunimi me Majk që mbanë titullin 'Le t'xhelozojnë' dhe ka marrë afro 12 milionë klikime. /Lajmi.net/ |
| Calderon: Ky do të jetë klubi i ri i Cristiano Ronaldos (FOTO) Posted: 16 Jun 2017 11:26 PM PDT ![]() Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United pas vendimit për largim nga Real Madrid. “Unë mendoj se është shumë e vështirë për të ndryshuar mendjen e Ronaldos. Unë e kisha të njëjtën situatë me Manchester Unitedin kur ai donte të largohej dhe unë e bleva. Ai tha, ‘Dua të largohem’ dhe kjo ishte ajo", ka deklaruar Calderon për BBC Sport, përcjell “lajmi.net”. " Si president, nuk mund të bësh asgjë tjetër veçse të mundohesh të arrish një marrëveshje sa më të mirë. Unë shpresoj se ai nuk ka vendosur të largohet, por nëse ai tashmë e ka ndarë mendjen, do të jetë e vështirë të ndryshohet situatën", tha ai. /Lajmi.net/ |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
























