Lajmi.net: “Blunt dhe Real 1 po sjellin diçka të re (Video)” plus 8 more

Lajmi.net: “Blunt dhe Real 1 po sjellin diçka të re (Video)” plus 8 more


Blunt dhe Real 1 po sjellin diçka të re (Video)

Posted: 05 Jun 2017 11:54 PM PDT

Në rrejte sociale dyshja kanë publikuar coverin e këngës që nga muzika dhe pamja e shkëputur nga klipi duket të jetë me motive arabe, por të miksuara me stilin e tyre, shkruan lajmi.net.

Nga ajo që kuptohet përmes postimit të tyre, titulli i këngës do të jetë "Do you love me", lansimi i të cilës do të bëhet shumë shpejt.

Kujtojmë që kënga e fundit e Blunt dhe Real 1 është 'My lova', këngë kjo e publikuar me 6 maj dhe u prit mirë nga publiku. /Lajmi.net/

Du Ju Llov Mi ? 😜 #bluntandreal #doyouloveme

A post shared by BLUNT & REAL (Legjendat) (@bluntandreal) on

5 ushqimet që frenojnë plakjen dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të rinj

Posted: 05 Jun 2017 11:53 PM PDT

Por para se ta bëni këtë, hidheni shikimin tek nëna Natyrë dhe tek produktet e saj të mrekulleshme që jo vetëm fshijnë hijet e viteve, por ndimojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të freskët.

Këto janë pesë ushqimet që luftojnë moshën dhe ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të rinj:

1.Agrumet: Tashmë e keni ëmsuar që agrumet janë burimi kryesor i vitaminës C, por jo vetëm. Qitroja, portokalli, mandarina dhe limoni përmbajnë gjithashtu vlera të tjera ushqyese ku ndër më kyesorët përmendim acidin folik dhe antioksidantët. Këta përbërës ulin kolesterolin e lartë dhe acidin urik në gjak, parandalojnë oksidimin e venave të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

2.Domatet: Domatet janë ndër perimet që nuk duhet të mungojnë kurrë në tryezën tuaj. Janë të pasura me vitaminë A , vitaminë C dhe acid folik. Licopeni është antioksidanti më i fuqishëm që gjendet tek domatja dhe mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe mbron organizmin nga infeksionet e ndryshme.

3.Hudhra: Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të ëmdha sa nuk mund ta merrni me mend. Ka veti anti-bakeriale dhe anti-inflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara.

 

 

4.Çokollata e zezë: Me siguri dashamirësve të çokollatës së zezë do t'ju pëlqejë ky lajm dhe gjetën justifikimin perfekt ëpr të ngrënë akoma më shumë. Çokollata e zezë mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit, si dhe e hidraton atë.

5.Karotat: Edhe pse është fund ii sezonit të tyre, karotat janë shumë të ushqyeshme për trupin, mendjen dhe lëkurën. Beta-karoteni që gjendet tek karota mbron retinën e syrit nga dëmet e ndryshme dhe përmirëson shikimin, ndërkohë që edhe trupi përfiton prej dobive të saj pasi ky përbërës mbron lëkurën nga rrezet ultra-vjollcë.

Australi: Rrëmbyesi i vrarë nga policia kishte kryer “akt terrori”

Posted: 05 Jun 2017 11:39 PM PDT

Policia ndihmon në largimin e trupit të rrëmbyesit të vrarë në Melburn

Gjatë të shtënave, policia e vrau një person për të cilin tha se dje e mbante peng një femër brenda një ndërtese banimi në Melburn.

Policia e shpëtoi femrën e cila ishte zënë peng, pas një situate të tensionuar, që zgjati për më tepër se një orë në lagjen Brighton.

Gjatë të shtënave janë plagosur tre policë.

Pos personit që e kishte kryer rrëmbimin, kishte vdekur edhe një njeri tjetër nga plagët e pësuara, ka njoftuar policia.

Agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik, Amaq, ka raportuar se sulmi ishte ndërmarrë për shkak të pjesëmarrjes së Australisë në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili lufton kundër grupit militant në Irak dhe Siri.

Lista Serbe mesazh Prishtinës: Serbët nuk mund t’i bëni të dëgjueshëm

Posted: 05 Jun 2017 11:31 PM PDT

Por Jabllanoviq, i cili është liruar pasi që ka dhënë deklaratë në Polici, ka thënë se nuk e ka kërcënuar askënd me armë dhe se janë militantët e Listës Serbe të cilët, siç ka thënë ai, ia kanë vjedhur materialin zgjedhor dhe afishet që kishte filluar t'i vendoste në Leposaviq.

Në tubim kanë folur Lubomir Mariq, koordinator i "Zajednicës", pastaj ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, i cili është edhe kryetar paralel i Zveçanit, kryetari legal i Zveçanit, Vuçina Jankoviq, shkruan gazeta Zeri.

Lubomir Mariq ka thënë se në Kosovë e sheh vetëm Listën Serbe. "Ata që thonë se Serbi në Kosovë nuk ka, se serbët në Kosovës e Metohi janë të përçarë, ashtu thonë edhe mediet e tyre se serbët në Kosovë e Metohi janë më shumë kolona.

Disave prej tyre nuk do t'ua jepja as delet për t'i ruajtur. Qytetarëve të Serbisë në Kosovë do t'ua bëja një pyetje, a do të guxonin t'ua besonin ndonjërit prej tyre, natyrisht përpos Listës Serbe, kur shqiptarët po përpiqen që me ndryshime kushtetuese të krijojnë terren për formimin e së ashtuquajturës ushtri e Kosovës.

Jam i sigurt se disave prej tyre, të cilëve nuk dua t'ua përmendi emrat, nuk do t'ua besoja as delet për t'i ruajtur, e kurrsesi t'ua besoj interesat esenciale ekonomike e të sigurisë së familjeve të tyre", ka thënë mes tjerash ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i Republikës së Kosovës, Lubomir Mariq./Zeri/.

30 foto rreth botës, vajzat duke shkuar në shkollë

Posted: 05 Jun 2017 11:28 PM PDT

Girls walk past a U.S. soldier on a patrol with the Iraqi police in Baghdad's Ameen district October 14, 2008. REUTERS/Thaier al-Sudani (IRAQ)

Përkundër përparimit që është bërë në luftën për të drejtat e barabarta të grave, duket se ende ka një rrugë të gjatë për të shkuar, transmeton lajmi.net

Sipas Unicef, rreth 31 milionë vajza të moshës shkollore fillore dhe 32 milionë vajza të moshës së shkollës së mesme të ulët kanë dalë jashtë shkollës në vitin 2013.
Afrika Sub-Sahariane ka përqindjen më të ulët të vendeve me barazi gjinore: vetëm dy nga 35 vende.

Fotot e mëposhtme tregojnë se si është një vajzë që shkon në shkollë në vende të ndryshme të botës. /Lajmi.net/

Somali
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Somalia

Japoni
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Japan

Filipine
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Philippines

Indi
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - India

Iran
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Iran

Afrikë Jugore
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - South Africa

Shtetet e Bashkuara
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - The United States

Hong Kong
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Hong Kong

Brazil
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Brazil

Irak
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Iraq

Siri
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Syria

Kinë
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - China

Afganistan
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Afghanistan

Kenia
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Kenya

Rusi
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Russia

Gambi
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Gambia

Haiti
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Haiti

Bangladesh
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Bangladesh

Iran
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Iran

Angli
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - England

Marok
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Morocco

Pakistan
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Pakistan

Spanjë
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Spain

Sri Lanka
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Sri Lanka

Gjermani
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Germany

Korea Jugore
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - South Korea

Republika Qendrore Afrikane
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Central African Republic

Kuba
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Cuba

Ekuador
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - Ecuador

Indi
30 Beautiful Pictures Of Girls Going To School Around The World - India

 

Xhensila po vjen me projekt të ri, ja detajet (Video)

Posted: 05 Jun 2017 11:25 PM PDT

Saktësisht ajo po sjell këngën e punuar nga Granit Dërguti dhe në këtë këngë Xhensila do të jetë mysafire, shkruan lajmi.net.

Kënga mbanë titullin 'Lova' dhe të publikohet nesër në orën 18:00, këngë kjo me muzikë nga Mixey.

Kënga 'Lova' do të jetë këngë ritmike dhe pritet që të hyjë në mesin e hiteve që janë lansuar së fundi.

Vetë Xhensila përmes rrjeteve sociale e ka bërë të ditur lajmin se kur do të publikohet kënga e re, ndërsa fansat e saj e presin me padurim publikimin e saj. /Lajmi.net/

@mixeyofficial @granitderguti @authentic.ent 🙌

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Kryetarët në ‘ekzil’!

Posted: 05 Jun 2017 11:21 PM PDT

Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu i kanë vënë përkohësisht "vijë të kuqe" drejtimit të Komunës së Prishtinë pasi angazhim kryesor aktualisht e kanë fushatën në terren për të grumbulluar vota për zgjedhjet e 11 qershorit.

Kryetari Ahmeti dhe nënkryetari Sejdiu janë kandidatë për deputetë nga radhët e lëvizjes "Vetëvendosje", ndonëse i mbajnë njëkohësit dy pozitat kryesore në Komunë të Prishtinës. Ata shihen në tubimet partiake të lëvizjes "Vetëvendosje" gjithandej Kosovës përderisa nuk është parë ta kenë zhvilluar ndonjë takim me rëndësi brenda objektit të Komunës, shkruan gazeta Zeri.

Njëjtë si Ahmeti e Sejdiu është duke vepruar edhe kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, si dhe kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj.

Të kontaktuar nga gazeta "Zëri" kryetarët e këtyre komunave kanë thënë se po arrijnë të qëndrojnë mirë në të dyja anët.

Mirëpo në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se primare për të dyja palët do të duhej të ishte komuna, të cilën e udhëheqin. Sipas tyre, është e pamundur që në këtë kohë të angazhimit në nivel qendror të mos neglizhohet niveli lokal.

Zgjidhni një çelës dhe zbuloni çfarë tregon për karakterin tuaj

Posted: 05 Jun 2017 11:10 PM PDT

Këtë gjë duhet të bëni dhe tani, të zgjidhni mes 6 çelësash, për të mësuar se çfarë tregon zgjedhja juaj për anët e fshehta të karakterit tuaj. Pasi të keni zgjedhur në çelës klikoni në fotogalerinë e mëposhtme për të gjetur përshkrimin e personalitetit tuaj.

1. Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë, që do të thotë jeni tejet racionalë, të vendosur dhe analitikë, por ndodh që të jeni dhe të lëkundur dhe të brishtë kur mendoni se po ju cënohet e drejta juaj.

2.Çelësi i dytë hap derën e një kështjelle magjike. Jeni karizmatikë, të fortë dhe mendjehapur. Merrni lehtë atë çfarë doni sepse jeni të pavarur.

3.Ky çelës ka një formë të veçantë, gjë e cila përkthehet në vetëbesim të lartë! Ju keni zgjedhur një çelëz të pazakontë që do të thotë ju nuk keni frikë të guxoni pasi besoni në zgjedhjet tuaja. I pranoni sfidat pa u menduar dy herë dhe keni gjithçka tuajën në kontroll.

4.Keni zgjedhur çelësin që i ngjason një tërfili. Jeni një person optimist, që pëlqen të shoqërohet me shumë njerëz. Kini kujdes pasi shpesh herë bini pre e impulisivitetit tuaj, duke u future në situata të pakëndshme.

5.Ky çelës i bukur me shumë detaje, tregon për ju që jeni një njeri tejet kreativ me një imagjinatë të shfrenuar. Jo rrallë herë i merrni gjërat shumë personale, gjë që ju vendos në situata konfliktuale me të tjerët. Duhet të jeni më praktikë.

6.Çelësi i gjashtë është ai klasiku. Jeni racionalë dhe gjithmonë përpiqeni të nxirrni më të mirën nga të tjerët. E keni shumë të lehtë të përqëndroheni dhe nuk rrezikoni shumë. Jeni shumë besnikë dhe të njëjtën gjë kërkoni dhe nga njerëzit që ju rrethojnë

Çfarë ka gjoksi i Morenës? (Foto)

Posted: 05 Jun 2017 11:04 PM PDT

Ka pak ditë që Morena është kthyer nga pushimet super-luksoze në Maldive, në të cilat nuk dihet nga kush u shoqërua, shkruan lajmi.net.

Në imazhin e fundit të postuar në Instagram, këngëtarja ka ekspozuar shumë gjoksin duke marrë pozë provokuese dhe duke zbuluar tatuazhin që ka poshtë gjoksit.

Kënga e fundit e Morenës është 'Inat', ndërsa tani është duke punuar rreth projektit të saj më të ri. /Lajmi.net/

Related Posts: