Lajmi.net: “Arilena i shpeshton daljet pa… (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Arilena i shpeshton daljet pa… (Foto)” plus 8 more


Arilena i shpeshton daljet pa… (Foto)

Posted: 08 Jun 2017 11:43 PM PDT

Prandaj, ajo asnjëherë nuk heziton që para publikut të del pa grim ose shumë pak 'make up' të përdorur, shkruan lajmi.net

Edhe mbrëmë këngëtarja në Instastory hodhi një fotografi ku shihet e pa grimosur dhe dukej mjaft e freskët.

Të tilla si Arilena janë të rralla në paraqitje!/Lajmi.net/

19073739_2316205808604907_1597062316_n

Produktet që fshijnë njollat dhe shenjat e moshës (Foto)

Posted: 08 Jun 2017 11:43 PM PDT

Por pavarësisht kësaj këshille, vazhdoni të përdorni kremëra dhe solucione të cilat kanë në përmbajtjen e tyre kimikate herë të patestuara, por mbi të gjitha të dëmshme për lëkurën delikate të lëkurës.

Dëshira për të patur një fytyrë të pastër, të bukura, pa shenja vrajash, njollash apo aknesh tashmë është e mundur. Ju duhet vetëm të zgjidhni mes 3 produkteve të mëposhtme:

1.DOMATE

Një maskë natyrale me feta domatesh mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj të lodhur dhe me pore të hapura. Merrni një kokërr domate, lajeni dhe priteni në feta të tolla të cilat duhet t’i mbani mbi fytyrë të lagur për 20 minuta. Nëse keni inflamacion të lëkurës, lyejni fytyrën me lëngun e domates dhe vaj ulliri.

2.PATATE

Vetitë antioksiduese të patates e bëjnë atë një ndër përbërësit kryesorë të shumë maskave që kanë efekt lifting (shtrëngues), anti-rrudhë dhe siguron elasticitetin e duhur të lëkurës.

Mund ta aplikoni feta patateje direkt në fytyrë ose ta grini në rende duke shtuar edhe pak lëng limoni.

3.LIMONI

Acidi citrik dhe vitamina C e gjetur tek limoni jo vetëm që zbardhin shenjat kafe, pikat e zeza dhe njolla të tjera të kuqe, por gjithashtu i rikthejnë tonin e duhur lëkurës së fytyrës,e  zbusin atë dhe bëjnë që fyrtyra juaj të duket e pastër dhe e shndritshme. /Lajmi.net/

Mbi 400 mijë kosovarë në diasporë, vetëm 15 mijë votojnë

Posted: 08 Jun 2017 11:40 PM PDT

Më shumë se 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në diasporë, kurse vetëm rreth 15 mijë prej tyre u është dhënë e drejta e votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se janë pranuar mbi 20 mijë aplikacione të mërgimtarëve, mirëpo rreth 5 mijë e tyre janë refuzuar për shkak se nuk i kanë përfillur rregullat, shkruan “Zeri”.

Nga ana tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Diasporës vlerësojnë se numri i personave nga diaspora që pritet të votojnë këtë të diel është tejet i vogël në krahasim me numrin e tërësishëm të mërgimtarëve. Ata më tej kanë treguar se numri i qytetarëve që jetojnë në diasporë vetëm sipas regjistrimit preliminar kap shifrën 400 mijë.

Nga ana tjetër, aktivistë nga Kosova që jetojnë në diasporë konsiderojnë se mërgimtarët janë përjashtuar qëllimisht nga zgjedhjet parlamentare. Ata konsiderojnë se diaspora duhet të ketë qendra të votimit në shtetet ku jetojnë e jo t'u shkelet privatësia me anë të formularëve.

Agjenda e LDK-së për ditën e sotme

Posted: 08 Jun 2017 11:37 PM PDT

Për ditën e premte, 9 qershor 2017

17:00 – Koalicioni i djathtë i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësimbajnë tubimin qendror të përmbylljes së fushatës zgjedhore. (Pallati iRinisë në Prishtinë)

19:30 – Tubim zgjedhor në Gjonaj të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës)

21:00 – Tubim zgjedhor në fshatit Arbanë të Prizrenit. (Shkolla efshatit)

22:00 – Tubim zgjedhor në sheshin e fshatit Korillë të Prizrenit.

Agjenda e AAK-së

Posted: 08 Jun 2017 11:35 PM PDT

11:00 – Vizitë në Panairin e Librit, Lokacioni: Ambientet e Pallatit të Rinisë, Prishtinë.

15:00 – Mbyllja e Fushatës Zgjedhore, Lokacioni: Palestra "1 Tetori", Prishtinë.

Agjenda e AKR-së

Posted: 08 Jun 2017 11:34 PM PDT

11:00 – Tubim zgjedhor në Dabishevc – Shkolla "Azemi e Salihu"

13:00 – Vizitë në Panairin e Librit Prishtinë – Pallati i Rinisë

17:00 – Tubimi përmbyllës i Fushatës Zgjedhore – Salla e Sporteve – Pallati i Rinisë – Prishtinë

Kjo është agjenda e PDK-së për sot

Posted: 08 Jun 2017 11:32 PM PDT

Agjenda mediale e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për ditën e premte, 9 qershor 2017

  1. Kryetari i Partisë Demokratike Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në tubimin përmbyllës elektoral të koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Vendi: Salla “1 Tetori”  – Prishtinë.

Koha: 15:00

  1. Kryetari i Partisë Demokratike Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në tubimin përmbyllës elektoral në Prizren.

Vendi: Shadervan – Prizren.

Koha: 17:00

Kujdes nga keqpërdoruesit, aplikimet në Ambasadën italiane janë falas

Posted: 08 Jun 2017 11:28 PM PDT

Sipas Ambasadës, në muajt e fundit tashmë i kishte informuar forcat policore dhe autoritetet kosovare rreth problemeve që lidhen me përdorimin mashtrues të sistemit të prenotimeve online të terminëve për Zyrën e Vizave si rezultat i sinjalizimeve të përdoruesve.

Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se në mënyrë të veçantë, ka pasur një dyshim të fortë se palë të treta, tërësisht jashtë Ambasadës, ishin duke përfituar nga prenotimet online për caktimin e termineve, pas një pagese të një shume të hollave për prezantimin e aplikacioneve për vizë.

"Mësohet që hetimet e kryera nga autoritetet lokale në ditët e fundit kanë çuar në arrestimin e një të dyshuari. Me këtë rast, Ambasada Italiane në Prishtinë thekson se sistemi për prenotimin e terminëve online për Zyrën e Vizave ka qenë gjithmonë plotësisht pa pagesë, që nuk duhet asnjë ndërmjetësim tjetër për të marrë një vizë dhe se shuma  e vetme për të paguar është përqindja që duhet paguar zyrës konsullore. Çdo lloj ndërhyrje ndërmjetësuese nga palët e treta nuk është e autorizuar nga kjo Ambasadë dhe për këtë arsye është një abuzim: prandaj ne ftojmë përdoruesit për të denoncuar tek Autoritetet përkatëse lokale", thuhet në komunikatë.

Aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT vendosin poster para selive të partive (Foto)

Posted: 08 Jun 2017 11:25 PM PDT

Në njoftim thuhet se kjo erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë që ka ky komunitet ndaj fushatave zgjedhore.

"Partitë politike dhe kandidatët për deputetë kanë anashkaluar tërësisht këtë komunitet, duke dështuar të dalin publikisht në mbrojtje të komunitetit LGBT dhe duke mos paraqitur asnjë plan konkret për ndalimin e diskriminimit dhe dhunës të bazuar në orientim seksual dhe identitet gjinor. Pjesëtarët e komunitetit LGBT janë qytetarë të këtij vendi dhe shumë nga ta do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 qershorit", thuhet në reagim.

7-21 6-23 5-29 4-39 3-52 2-89 1-159