Lajmi.net: “Arian Çani dhe Edi Rama “bëhen”gazi i botës (Foto)” plus 8 more |
- Arian Çani dhe Edi Rama “bëhen”gazi i botës (Foto)
- Lamtumirë Porto, Casillas kthehet në La Liga te kundërshtari i Real Madridit (FOTO)
- Sot dhjetë vjet nga vizita historike e presidentit Bush në Shqipëri
- Ibrahimovic befason me ‘klubin’ e ri (FOTO)
- Incident pas mesnate në Shkup, makina përfshihet në flakë (VIDEO)
- Juventus mposht Interin, transferon sulmues fantastik (FOTO)
- Majlinda ‘habit’ me paraqitjen e radhës (Foto)
- Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
- Voto kundër korrupsionit!
| Arian Çani dhe Edi Rama “bëhen”gazi i botës (Foto) Posted: 09 Jun 2017 11:57 PM PDT Edi Rama dhe Arian Çani u takuan në emisionin e Çanit "Zonë e Lirë" ku nuk munguan as batutat nga dyshja, shkruan lajmi.net. Në një çast, Çani kishte kontrolluar Ramën nëse po mbante jelek anti-plumb, skenë kjo që bëri të gjithë për të qeshur. Në rrjete sociale, ka nisur gallata me dyshen, duke e krahasuar këtë pozicion me atë të filmit 'Titanik'. /Lajmi.net/ |
| Lamtumirë Porto, Casillas kthehet në La Liga te kundërshtari i Real Madridit (FOTO) Posted: 09 Jun 2017 11:54 PM PDT Iker Casillas mund të rikthehet në La Ligë. Portieri i Portos ka ofertë për të luajtur prapë në Kampionatin spanjoll. "Calciomercato.com" raporton se Sevilla është e interesuar për transferimin e Casillasit, përcjell "lajmi.net". Casillas ka përvojë të madhe nga La Liga ku për një kohë të gjatë ka luajtur për Real Madridin. /Lajmi.net/ |
| Sot dhjetë vjet nga vizita historike e presidentit Bush në Shqipëri Posted: 09 Jun 2017 11:48 PM PDT Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Aleksandër Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare. Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së. Presidenti po ashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë. Bush tha se SHBA-ja përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri. “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë (në NATO), unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan. Gjatë qëndrimit në Tiranë, zoti Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak. “U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë,” tha zoti Bush. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO. “Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike,” tha ai. Gjatë vizitës së zotit Bush në Tiranë janë në fuqi masa të rrepta sigurie. Bush takoi në Fushë-Krujë një grup biznesmenësh shqiptarë që kishin marrë mbështetje financiare nga agjenci amerikane zhvillimi. Pas takimit, zoti Bush doli, jashtë protokollit, në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë entuziastë. Presidenti amerikan Xhorxhe Bush është i pari dhe i vetmi president amerikan që ka vizituar Shqipërinë. |
| Ibrahimovic befason me ‘klubin’ e ri (FOTO) Posted: 09 Jun 2017 11:44 PM PDT |
| Incident pas mesnate në Shkup, makina përfshihet në flakë (VIDEO) Posted: 09 Jun 2017 11:40 PM PDT Portale lokale informojnë se makina e tipit "Ford Mondeo" në pronësi të shtetasit me inicialet D.S, është përfshirë nga flakët. /INA |
| Juventus mposht Interin, transferon sulmues fantastik (FOTO) Posted: 09 Jun 2017 11:32 PM PDT Patrick Schick do të jetë përforcim i ri i Juventusit. Mediat italiane konfirmojnë se skuadra kampione nga Serie A ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Sampdorias. Schick kërkohej edhe nga Inter, por "Bianconerët" kanë fituar garën duke vendosur të paguajnë dëmshpërblimin me vlerë prej 25 milionë euro, përcjell "lajmi.net". Schick pritet që së shpejti të nënshkruajë me Juventusin. /Lajmi.net/ |
| Majlinda ‘habit’ me paraqitjen e radhës (Foto) Posted: 09 Jun 2017 11:31 PM PDT Emri i saj u bë shumë i përfolur në medie pas lidhjes që pati me reperin Majk, shkruan lajmi.net. Javë më parë ajo ka sjellë në jetë vogëlushin që e pagëzoi me emrin Majk, shkruan lajmi.net. Tashmë ajo ka kthyer linjat trupore dhe në çdo paraqitje po del më tërheqëse se asnjëherë më parë. Fotoja e fundit e Majlindës të "habit" me bukurinë që rrezaton. /Lajmi.net/ |
| Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër Posted: 09 Jun 2017 11:30 PM PDT Dita e dytë e fundjavës, parashihet të fillojë me mot kryesisht të kthjellët, mirëpo gjatë ditës pritet paraqitje e vranësirave të cilat vende-vende mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 11 e 21 gradë celsius.
|
| Posted: 09 Jun 2017 11:19 PM PDT Më shumë se 1.7 milion qytetarë me të drejtë vote do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë mundësinë që t'i votojnë kandidatët për deputetë pa afera korruptive duke mos ua dhënë mundësinë politike edhe një herë atyre që e kanë shkatërruar të ardhmen e Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën më 11 qershor. Kështu ka njoftuar KQZ-ja, e cila ka bërë të ditur se ka certifikuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe ka bërë gati të gjitha materialet e nevojshme. Nga ana tjetër, edhe Policia e Kosovës ka njoftuar për "Zërin" se tashmë ka hartuar planin operativ, ku një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të PK-së pritet të angazhohen këtë të diele. Ndërkohë edhe përfaqësuesit e rrjetit të organizatave Demokracia në Veprim, kanë thënë se pavarësisht afatit të shkurtër kanë arritur t'i kryejnë të gjitha përgatitjet operuese për vëzhgimin e procesit zgjedhor. Me këtë rast, DnV-ja ka njoftuar se do t'i mbulojë të gjitha qendrat dhe vendvotimet, duke përfshirë edhe vendvotimet në komunat veriore, por edhe komunat tjera me shumicë serbe. Ndërkaq në veri pritet të jetë i pranishëm edhe misioni i OSBE-së, mirëpo jo për t'i monitoruar zgjedhjet, por për të ofruar mbështetje teknike. |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












