Lajmi.net: “Apostolova në terren: Kujdes kë zgjidhni” plus 8 more |
- Apostolova në terren: Kujdes kë zgjidhni
- Haradinaj: Fitorja më e madhe sot është nëse qytetarët dalin dhe votojnë (Video)
- 100 autobusë me serbë në zgjedhjet e Kosovës
- Luan Shqipëria, shikoni çfarë po ndodh me sigurinë në Izrael
- Era Istrefi plot me xixa nga Los Angeles (Foto)
- Abbey Clancy
- Bunjaku tallet keq me Turqinë para ndeshjes
- Alivanoset komisioneri i VV-së në Prizren
- Shqipëria duhet të fitojë, shikoni formacionin e De Biasit sonte (FOTO)
| Apostolova në terren: Kujdes kë zgjidhni Posted: 11 Jun 2017 12:15 AM PDT ![]() Ajo me këtë rast ka vizituar , Qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. "Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj prandaj kujdes së kë zgjedhni", tha Apostolova. Pas Prishtinës, ajo do të qëndrojë në Skenderaj, në qendrën e votimit në Gjimnazin "Hamëz Jashari". Më pas do të vizitojë qendrën e votimit në Shkollën fillore "Mustafa Bakia e re" në Gjakovë. Pesëmbëdhjete minuta pa u mbyllur qendrat e votimeve Apostolova do të shkojë në Graçanicë në Shkollën fillore "Mreti Millutin" në Graçanicë, në ora 18.45, njofton Klan Kosova. |
| Haradinaj: Fitorja më e madhe sot është nëse qytetarët dalin dhe votojnë (Video) Posted: 11 Jun 2017 12:13 AM PDT ![]() Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. "Ky vendim e ka peshën për 4 vite dh eta shfrytëzojnë këtë ditë dhe tqë votojnë". "Fitorja më e madhe sot është nëse të gjithë qytetarët dalin sot në votim dhe vendosin për fatin e vet", ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net Haradinaj ka thënë se do ta pranojnë çfarëdo rezultati./Lajmi.net/ |
| 100 autobusë me serbë në zgjedhjet e Kosovës Posted: 11 Jun 2017 12:09 AM PDT ![]() Si asnjëherë më parë që nga funksionimi i demokracisë parlamentare në Kosovë, prej vitit 2000 e këndej, kësaj radhe, në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, pritet të zhvillohet një betejë e ashpër politike dhe zgjedhore midis subjekteve që tubojnë politikanë serbë. Bëhet fjalë për garën për dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb. Kjo është radha e dytë që aplikohet modeli i ulëseve të garantuara që mundëson ndarjen për komunitetin serbe të dhjetë ulëseve. Më parë, siç dihet, në dy mandate, pas zgjedhjeve të vitit 2007 dhe 2010, ka qenë në fuqi modeli i ulëseve të rezervuara që ishte më i favorshëm për komunitetet pakicë, sepse mundësonte që pos këtyre dhjetë ulëseve gjithsesi të sigurta, komunitetet pakicë të marrin edhe mandate shtesë të fituara drejtpërdrejt në zgjedhje. Në zgjedhjet e para me mandate të garantuara, më 8 qershor të vitit 2014, Lista Serbe që ishte krijuar vetëm pak javë para këtyre zgjedhjeve, fitoi nëntë prej dhjetë mandateve të dedikuara për komunitetin serb, ndërsa një mandat i takoi subjektit të Nenad Rasic. Por, duket që raporti i forcave politike ndër serbët e Kosovës ka ndryshuar, ose, duket që do të ketë një dyluftim midis Listës Serbe, të favorizuar në të gjitha mënyrat e mundshme nga Qeveria e Serbisë, dhe subjekteve të tjera serbe, mbi të gjitha SLS të Slobodan Petrovic dhe partisë së Aleksandar Jablanovic. Raporti i forcave realisht favorizon ende në këtë garë Listën Serbe, të cilën formalisht e udhëheq Slavko Simic, që ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të kësaj Liste në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Serbisë ka mobilizuar të gjitha kapacitetet politike, ekonomike dhe sociale, për t'i fituar të dhjetë mandatet e garantuara në Kuvendin e Kosovës, sepse, në këtë mënyrë Presidenti Aleksandar Vucic synon të mbajë në fuqi ndikimin e tij përbrenda Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, shkruan politiko.net. Llogaritet që janë diku njëzet mijë serbë të Kosovës që marrin paga nga Serbia, në sistemin paralel administrativ – gati 6000 mijë – dhe në sistemin e arsimit dhe shëndetësisë në Kosovës – gati 14000 mijë. Ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet presidenciale në Serbi, kur të gjithë këta votuan për kandidatin e SNS, Kryeministrin Vucic, edhe kësaj here, Beogradi po bën gjithçka që të gjithë këta të votojnë për Listën Serbe, sepse në të kundërtën do të rrezikojnë të humbin vendin e punës. Në anën tjetër, janë diku rreth 1900 votues në Serbi, serbë të Kosovës, që janë certifikuar, nga ana e KQZ'së në Prishtinë, për të votuar me postë. Pritet edhe këtu që të gjithë këta serbë të Kosovës, që jetojnë në Serbi, ta përkrahin Listën Serbe. Megjithatë, këto dy veprime, dhe as një fushatë e egër kundër të gjitha subjekteve të tjera serbe që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit, nuk po shihen si të mjaftueshme në Beograd për t'i marrë të dhjetë mandatet. Siç ka marrë vesh Politiko.net nga burimet diplomatike ndërkombëtare në Prishtinë, Qeveria e Serbisë e ka ndërmend të sjellë të dielën në Kosovë, 70 deri 100 autobusë, në mos edhe më tepër, me votues serbë të Kosovës që jetojnë në Serbi, por që janë të pajisur me dokumente të rregullta identifikimi, për të votuar në së paku katër qendra të votimit, dy në Veri dhe dy në pjesë Lindore të Kosovës. Kemi të bëjmë me votat e kushtëzuara, validiteti i të cilave do të verifikohet më pas nga KQZ. Ky do të jetë rasti i parë në zgjedhjet kosovare kur kemi një organizim të këtij lloji të serbëve të Kosovës që jetojnë në Serbi. Pritet që 35005000 prej tyre do të votojnë në këtë mënyrë, gjë që gjithsesi pritet t'i shtojë gjasat e Listës Serbe për fitore. Në anën tjetër, sipas burimeve diplomatike perëndimore, i gjithë ky operacion i votimit në Kosovë, nga qytetarët serbë që do të sillen me autobusë në Kosovë, gjithsesi paraqet një sfidë për Policinë e Kosovës dhe për rregullsinë e këtyre votimeve. |
| Luan Shqipëria, shikoni çfarë po ndodh me sigurinë në Izrael Posted: 11 Jun 2017 12:02 AM PDT ![]() Edhe për ndeshjen e nesërme, Izrael-Shqipëri, që do të luhet në Haifa, masat janë ekstreme për tifozët vendës dhe ata shqiptarë. Kësisoj, dje përmes një komunikate për shtyp, institucioni i futbollit shqiptar sqaronte tifozët kuqezi për dokumentet që duhet të marrin me vete përpara se të futen në stadium. "Të gjithë sportdashësit që kanë blerë bileta dhe do të jenë të pranishëm në ndeshjen Izrael-Shqipëri, datë 11 qershor ora 20:45, në stadiumin 'Sammy Ofer' në Haifa, janë të lutur që ditën e ndeshjes për të hyrë në stadium, duhet patjetër të jenë të pajisur me një mjet identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti. Në rast të kundërt, nuk do të lejoheni të futeni në stadium për të mbështetur Kombëtaren", citohej dje në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kujtojmë që edhe në ndeshjen e fundvitit të kaluar në "Elbasan Arena" masat e sigurisë ishin ekstreme, duke bezdisur jo pak tifozët kuqezi. |
| Era Istrefi plot me xixa nga Los Angeles (Foto) Posted: 10 Jun 2017 11:58 PM PDT ![]() Ajo kësaj radhe erdhi e veshur me rroba plot me xixa, veshje në të cilën dukej për mrekulli, shkruan lajmi.net. Këngëtarja po qëndron në Los Angeles në kuadër të angazhimeve që ka rreth aktiviteteve muzikore. Era pasi për një kohë nuk kishte sjellë selfie, sipër fotos kishte shkruar 'Kohë e gjatë pa bërë selfie'. Kujtojmë që kënga e fundit e Erës është 'Redrum', e cila është publikuar 3 muaj më parë dhe ka marrë afro 23 milionë klikime. /Lajmi.net/ |
| Posted: 10 Jun 2017 11:55 PM PDT ![]() |
| Bunjaku tallet keq me Turqinë para ndeshjes Posted: 10 Jun 2017 11:52 PM PDT ![]() as problemeve brenda kombëtares turke, ylli i Barcelonës është larguar nga grumbullimi, duke munguar në ndeshjen ndaj Kosovës. E në konferencë për shtyp, Bunjaki është pyetur nëse e konsideron si përparësi për Kosovën mungesën e Turan. "Do të tregoj pas ndeshjes", është përgjigjur Bunjaki./Lajmi.net/ |
| Alivanoset komisioneri i VV-së në Prizren Posted: 10 Jun 2017 11:51 PM PDT ![]() Burime të Tribuna Channel tregojnë që komisioneri është alivanosur. Policia ka konfirmuar se komisioneri ka pasur probleme shëndetësore. |
| Shqipëria duhet të fitojë, shikoni formacionin e De Biasit sonte (FOTO) Posted: 10 Jun 2017 11:43 PM PDT |
| You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |
















