“Komogllava u jep mbështetje kandidatëve të PDK-së” plus 9 more Ferizaj Press

“Komogllava u jep mbështetje kandidatëve të PDK-së” plus 9 more Ferizaj Press


Komogllava u jep mbështetje kandidatëve të PDK-së

Posted: 09 Jun 2017 09:40 AM PDT

Ferizaj.09.06.2017. Mbrëmë në tubimin zgjedhor të PDK-së kishin ardhur qindra banorë të Komogllavës për ti dhënë mbështetje Koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Platformës Fillimi i Ri.

Të pranishmëvë me nga një fjalë rasti iu drejtuan kandidatët për deputetë nga komuna e Ferizajt; Elmi Reçica, Agim Aliu, Mexhide Mjaku-Topalli, si dhe kandidati i vetëm nga Komuna e Kaçanikut Xhelal Gashi.

Në një atmosferë impozante dhe festive, të pranishmëve iu drejtua edhe Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bajrush Xhemajli, i cili ftoi bashkëvendasit e tij që në mënyrë sa më masovike të dalin për të votuar bashkëpartiakët nga Ferizaj dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

AVONET nxjerr sondazhin e Ferizajt për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017

Posted: 09 Jun 2017 09:19 AM PDT

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka realizuar një sondazh në komunën e Ferizajt, lidhur me mbështetjen që disponojnë qytetarët e Ferizajt për partitë apo koalicionet që marrin pjesë më datë 11 qershor në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017.
Ekzistojnë tre faktorë që përcaktojnë madhësinë e intervalit të besimit për një nivel të caktuar të besueshmërisë: madhësia e mostrës, përqindja dhe madhësia e popullatës.
Madhësia e mostrës në këtë sondazh përbëhet prej 1.818 pyetësorëve të ngjajshëm me fletëvotim.
Sondazhi është realizuar me 1.818 respodentë, mostra është përcaktuar sipas nivelit të besimit prej 99%, me interval të besimit prej 3 %, bazuar në numrin prej 107.032 që figurojnë në listat e votuesve të komunës së Ferizajt.
Sondazhi është realizuar duke u ndarë shpërndarë në dy pjesë, pjesa e qytetit (e cila është realizuar në 8 blloqe apo pjesë të qytetit) prej 48.63 % të mostrës, përkatësisht është zhvilluar me 884 respodentë, ndarje e cila është në harmoni me numrin e votuesve që përmban regjistri zyrtar, si dhe në fshatra (43 fshatra) 51.37 % të mostrës përkatësisht 933 respodentë.
Ky sondazh është realizuar në formë votimi, që ka pasur në ballë të tij një pyetje për një përgjigje që u është paraqitur qytetarëve të Ferizajt.
Sondazhi është realizuar ngjajshëm sikurse me ditën e votimit gjatë zgjedhjeve, me vetëm një pyetje: Për cilën parti apo koalicion do të votoni më 11 qershor për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017?
Respodentët e përfshirë në këtë sondazh, në pyetjen: Për cilën parti apo koalicion do të votoni më 11 qershor për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2017? Janë përgjigjur si vijon:

Reagojnë enveristët:Zgjedhjet e jashtëzakonshme me kualitete të pazakonshme

Posted: 09 Jun 2017 09:13 AM PDT

Z.Pacolli kur Kosova digjej flake ju e ndërtonit Kremlinin

Rutina e fushatës zgjedhore edhe për zgjedhjet e 11 Qershorit 2017, duket e njejtë me ato të zgjedhjeve të cilat në vendin tonë në vazhdimësi janë mbajtur për dy dekada me radhë. Megjithatë kësaj radhe ndodhi një veqori e cila nuk I karakterizoj zgjedhjet e kaluara. Fjala është për fenomenin e vërshimit të gazetarëve, analistëve politikë, opinionistëve dhe gjithëfar bashibuzukëve, nëpër listat e bandave politike. Ishin pikërrisht ata njerz të cilët duke shfrytëzuar ndikimin e tyre nëpër mediat e informimit publik, nuk lan gjë të turpshme pa thënë për bartësit e politikës në Kosovë. Dhe si për qudi vet u rreshtuan mu në ato formacione të politikës, të cilat pa rreshtur I kishin flliqur me ofendime tejmasë.
Ne enveristët në një prononcim tonin të mëhershëm ata I kemi quajtur llaskuc të politikës. Kualifikimin që e kemi bërë ne në rrethanat aktuale u dëshmu se ishte tepër I saktë.
Veqori tjetër e zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore është edhe zbritja e zyrtarëve politikë të vetëvendosjes, nga panteoni I fantazmës se të gjithë shqipëtarët do ti tubojnë në një shtet të vetëm të quajtur Shqipëri, dhe se bartësit e asaj politike me sa duket hoqën dorë nga përdorimi i kubzave të betonit dhe gazit lotësjellës dhe jukthyen përfundimishtë kollareve të dedikuar për shërbëtorët e politikës.
Megjitghatë fokusimi ynë kësaj radhe është për debatine 3 qershorit 2017 mbajtur nga jeta Xharra në televizionin 21 ku të pranishëm për ti shpalosur programet elektorale ishin përfaqësuesit e dy kualicioneve të mëdha por pa përfaqësuesit e PDK-së mandej lëvizja Vetëvendosje dhe ashkalinjët.
Derisa vetëvendosja herë me arsye e herë pa të sulmonte nga të gjitha drejtimet sikur vetë ata të ishin engjuj të përkryer dhe sikur në radhët e tyre të mos ishte infiltru llumi I pistë I partive tjera. Njëri nga gazetarët, tani kandidat për deputet parlamenti nga nisma për Kosovën: Milaim Zeka, pa fije turpi duke menduar që po bënte burrëri u deklaroi mbrojtësve të programit të vetëvendosjes se ai personalisht 90% dakordohej me programin e tyre. Atëherë natyrshëm lind pyetja se pse ky njeri zhurmaxhi nuk është kandidat I vetëvendosjes por I nismës për Kosovën, apo ndoshta siq ndodh jo rrallë në Kosovë fill pasi të fitohet mandate në një parti, ai ti stërshitet partis tjetër sot askush nuk dinë saktë se si ti quaj këta njerz: mercenarë, kontrabandistë, hipokritë apo prostitutë të politikës. Në debat u pa qartë se Milaim Zekën akoma pa mbaru debati e lshoj bateria sepse ai në konfrontim e sipër me vetëvendosjen I ra ndërmend se pot u dëshmonte këtyre të fundit për të bërat e njerëzve të partisë së tyre, atëher atyre kapaku I kokës do tu shpohej nga dëshprimi.
Në anën tjetër mbrojtësit e platformës politike të LDK-së të cilët duke vajtuar si kukubajkat për shkarkimin e qeverisë edhe pse ata vetë e bartin përgjegjësinë kryesore sepse për demarkacionin disa deputet u sollën si ganster, ishin më të merituarit për rrëzimin e qeverisë e cila i takonte partis së tyre. Ata duke e ndjer veten si humbës të betejës e cila sapo kishte filluar, si rëndomt I nxorën mbi sipërfaqe vrasjet e pasluftës në Kosovë duke e dedikuar fajtorin në polin e kundërt domethënë në krahun e luftës në Kosovë.
Personalishtë mendojë se po ti trajtojmë me kujdes zhvillimet në LDK gjatë dy dekadave të fundit detyrimisht shpien në një konkludim racional, se goditjet e këtij formacioni politikë burimin e kanë në garën për të kapur kupolën e partisë dhe spastrimet e brendshme dhe jo nga ndërhyrjet e jashtme.
Po a ishin përleshjet me karrike përplasje e brendshme. Mandej a ishte vetë LDK-ja ajo që e nxorri zvarrë nga salla e mbledhjes së kuvendit vajzën e të madhit Jusuf Gërvalla po a janë vetë zyrtarët e LDK-së ata që vajtojnë për Enver Malokun kurse vajzën e tij edhe pse kishte kualifikim të lartë e lënë pa punë. Një gjë është tepër e sigurt se më të pa interesuarit për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës janë ata që ato vrasje I përdorin për spekulim dhe shantazh.
A mund të kuptohet ndryshe përpos si histeri neveritëse deklarata e B.Pacollit në tubimin electoral të kualicionit LDK-AKR e të tjerë, mbajtur me 6 qershor në Istog, duke thënë, se ne jemi këtu për ti , eleminu dhe zhduk nga skena ata që se duan Kosovën dhe nuk u dhimbset ajo duke aluduar në krahun e luftës.
Sikur ka harruar ky kokë prishur që aqë shumë po e dashka Kosovën, se në rrethanat kur vendi ynë po digjej në flakë nga stuhia e zjarrtë e luftës të shkaktuar nga krimineli Miloshoviq. Djelmoshat heroik të Kosovës marshuan nëpër flakë shumë prej tyre I dogji zjarri I luftës për liri, e ca të tjerë e mbietuan luftën dhe vendit I dhanë liri por në ato rrethana ç'bëri Pacolli me vëllaun e Milosheviqit, kur Kosova po shkatërrohej, ai po e ndërtonte Kremlinin edhe sot dyshimet janë se ai e synon kupolen e shtetit kosovarë për ta zhvat dhe grabitë atë që ka mbetur dhe ndoshta për ta ndërtuar Beogradin.
Vërtet qlirimtarët kanë bërë një lëshim të pafalshëm sepse nuk e nxorën ligjin për pengimin e kthimit në atdhe për të gjithë ata të cilët gjatë kohës së luftës nuk donin të dëgjonin se kishin vendlindje.
Dikur ata që sot pretendojnë pushtetin, në prag të zgjedhjeve ju sugjeronin kosovarëve se nëse e doni vëndin tuaj atëherë në ditën e zgjedhjeve fleni dhe mos dilni në votime.
Aktualisht edhe ne duke patur në konsideratë si kualitetin e zgjedhjeve ashtu edhe bartësit e politikave konkuruese dhe përqindjen e njerzve që dalin në zgjedhje. Ne I ftojmë të pa bindurit në shantazhet e garniturave politike që me siguri do të jenë mbi 60% të shtetasve të Kosovës. Me 12 qershor të barikadohen para dyerve të institucioneve dhe të mos lejojnë futjen brenda të zyrtarëve pa legjitimitet të plotë. Sepse nga të gjitha premtimet e dhëna vetëm një sigurt do të përmbushet, rrëmbimi dhe vjedhja edhe I ati pak thesari kombëtarë e shtetëror që ka mbetur dhe tjetërsimi I tij për interest ë politikanëve.

REMZI HASANI

12 Qershor, fillimi i ri për Kosovën!

Posted: 09 Jun 2017 08:57 AM PDT

Shkruan: Hanife Salihu

      12 qershori, më kujton një fillim të mbarë për vendin tonë, një fillim të ri. Kjo datë është e veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Kjo datë është historike për vendin tonë, pasi që më këtë datë u shpërndanë në qiell rrezet e lirisë, tokës së saj ju kthyenë banorët e saj, të cilët okupatori i kishte larguar me force nga vendi i tyre. E për Kosovën, filloi një fillim i ri me 12 qershor të vitit 1999-të, siç do të fillon fillimi i ri me 12 qershor të këtij viti (2017). 

   Pikërisht, këto zgjedhje më asocojn në përfundimin e luftës në Kosovë. Pasi që, më 9 qershor të vitit 1999-të Serbia pushtuese e nënshkroi marrëveshjen me NATO-n, të cilët e përkrahën luftën çlirimtare të K-së dhe lirinë e popullit të saj.  Edhe pse ishte bë sakrificë me shekuj për liri, edhe pse çlirimtarët për lirinë e vendit të tyre nuk kishin ndalur asnjëherë ndër vite, edhe pse NATO e përdori forcën e saj ndaj Serbisë. Disi mbetëm të heshtur me 11 qershor të vitit 1999-të, kur hyri në fuqi marrëveshja për largimin e Serbisë nga Kosova. Kështu më asocon 11 qershori i vitit 1999-të kur mbetëm të heshtur, me 11 qershorin e vitit 2017-të, kur populli  masivikisht, fuqishëm do t'a votonë fillimin e ri, për t'i votuar ata që sjellën fillimin e ri në vitin 1999-të. E me 12 qershor filloi festa e lirisë, çlirimtarët marshuanë rrugëve të Kosovës, filloi një fillim i ri për vendin, sikurse që do të fillon një fillim i ri me 12 qershor të këtij viti, do të fillon një mbarësi ku secili qytetar i Kosovës do të jeton dinjitetshëm me fillimin e ri. 

Urime Kosovë, fillimi i ri!    

Topalli e Haskuka presin mërgimtarët në Vërmicë (Video)

Posted: 09 Jun 2017 08:41 AM PDT

 9 Qershor 2017

Anëtarë e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli dhe Mytaher Haskuka kanë dalë në pikë kufitare të Vërmicës, që ndan Kosovën me Shqipërinë që pre presin disa mërgimtarë.

Këta mërgimtarë – simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ardhur nga Gjermania, njofton Klan Kosova.

Topalli ka mirëpritur ata, duke ju thënë që me qeverisjen e Vetëvendosjes askush nuk do tu marrë më haraç në pikat kufitare.

Ai ka ftuar edhe mërgimtarët tjerë që nuk kanë pasur mundësi të vijnë në Kosovë, që së paku t'i ftojnë familjarët e tyre që të dalin të dielën dhe të votojnë.

Ndërsa Haskuka ka thënë se bashkë me këta mërgimtarë do të festojnë më 11 qershor fitoren e tyre.

Ai ka thënë se diaspora ka qenë gjithmonë që ju ka prirë ndryshimeve, prandaj edhe meritojnë trajtimin e duhur.

Enver Haliti i bashkohet LVV-së

Posted: 09 Jun 2017 08:29 AM PDT

Asamblisti i Kuvendit Komunal, Enver Haliti, i cili deri në seancën e fundit të këtij Kuvendit ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje.
Haliti tha se ka vendosur t'i bashkohet këtij subjekti politik, pasi konsideron që Vetëvendosje është alternativa e vetme për Kosovën, si dhe e vetmja parti e cila një ndër shtyllat e programit të saj e ka sundimin e ligjin.

"Unë kam vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti që do ta çoj vendin përpara, do ta bëj ndryshimin në Kosovë dhe për këtë arsye kam zgjedh VV-në për shkak se konsideroj se është e vetmja alternativë që i duhet Kosovës dhe më së shumti Kosova këtë kohë ka nevojë për sundim të ligjit dhe siç dihet Vetëvendosje një nga shtyllat kryesore të programit të saj e ka sundimin e ligjit, asnjëherë Kosova nuk ka pasur nevojë më shumë se sa sot për sundim të ligjit dhe këtë mund ta bëj vetëm nëse Qeverinë e Kosovës e udhëheq LVV me të nominuarin e saj Albin Kurtin'', tha Haliti.

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, tha se ardhja e Enverit në VV dëshmon se ky subjekt po mbedh njerëz të cilët janë të gatshëm të sakrifikohen për të mirën e Republikës së Kosovës.

"Ardhja e Enverit dhe shumë njerëzve si Enveri në Lëvizjen Vetëvendosje po dëshmon se LVV është strumbullari i transformimit politik dhe të qeverisjes në Republikën e Kosovës dhe si i tillë i mbledh rreth vetës të gjithë ata njerëz të cilët e kanë dëshmuar se janë të gatshëm të sakrifikojnë për një republikë sovrane dhe të sakrifikojnë për një republikë që garanton mirëqenie për qytetarët", tha Ymeri.

Pas përfundimit të konferencës për media ku u bë publik aderimi i Enver Halitit në Vetëvendosje, kryetari i këtij subjekti politik Visar Ymeri, vizitoi fabrikën e pjesëve të makinave që është në pronësi të Halitit, ku nga aty tha se fabrika të tilla do të përkrahen edhe në ngritje të cilësisë edhe në përgatitjen e fuqisë punëtore.

4 kamionë me inventar shkollor vijnë nga Gjermania për shkollat e Ferizajt

Posted: 09 Jun 2017 06:37 AM PDT

Disa kamionë me ndihma në material shkollor kanë arritur sot në Ferizaj nga qyteti i Deggendorfit të Gjermanisë për disa shkolla të këtushme.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa është shprehur i lumtur që fëmijët ferizajas do të kenë më shumë mjete konkretizimi për lëndët e ndryshme e veçanërisht për nisjen e një bashkëpunimi të ri me shkollat gjermane . Ai theksoi se mjetet kanë ardh nga një Gjimnaz në qytetin Deggendorff i cili ka rrënuar objekti e vjetër, por inventarin e ka sjellë në Ferizaj.

"Ne kemi marrë raportin falë zotit Holbruk i cili ka punuar jashtëzakonisht shumë për ardhjen e këtij donacioni. Shkollat tona kanë pasur shumë nevojë për këto lloj mjete. Ne shpesh nuk kemi mund t'i plotësojmë nevojat për shkak të kufizimeve buxhetore por edhe pot e blihej nga ne ky inventar nuk do të kishte këtë cilësi sepse këto mjete që kanë ardhur janë shumë pak të përdoruara nga Gjimnazi "Robert Koch" i cili i ka dhuruar për shkak se është ndërtuar një objekt i ri. 360 metra kub material ka ardhur nga Gjermania këtu. Brenda materialit ka shumë kompjuterë e mjete të tjera konkretizimi madje ka edhe një piano për shkollën e muzikës. Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar ndërsa shpresoj se do të rritet bashkëpunimi në mes Gjimnazit tonë dhe Gjimnazit të Deggendorfit. Natyrisht ne kemi nevojë shumë për bashkëpunim dhe përvojat gjermane janë të mirëseardhura në aplikimin e mësimit cilësor. Besoj se bashkëpunimi në arsim do të thellojë bashkëpunimet edhe në shëndetësi e fusha të tjera ku njerëzit kanë më shumë nevojë", ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërkaq mysafirët nga Gjermani u shprehën të entuziazmuar me mikpritjen e shkollave dhe institucioneve ferizajase. Premtuan edhe bashkëpunime të tjera.

"Mua më vjen mirë që pas një viti që kur kemi nisur përpjekjet dhe premtimet kemi arritur ta sjellim këtë kontigjent mobiljesh në Ferizaj dhe jam shumë i lumtur që ajo që u premtua para një viti po përmbyllet me sukses. Ka shumë gjëra brenda këtij kontingjenti që fëmijët ferizajas do të mund t'i shfrytëzojnë. Jemi shumë mirënjohës për Gjimnazin "Robert Koh" nga Deggendorfi dhe për institucionet siç është drejtoria e Arsimit. Dua t'i falënderoj edhe gjithë komunitetin shqiptar nga ky qytet të cilët kanë ndihmuar pa masë që të vijnë ndihmat këtu. Ne kemi pasur kontakte me shkollat e këtushme dhe me komunën të cilët na kanë treguar nevojat dhe kemi sjellur ulëse, banka, tabela mësimore dhe material përcjellës, që do t'u ndihmojë nxënësve të mësojnë më lehtë e të arrije suksese me shumë sepse po shihet që ka nxënës mjaft të mirë " tha Christian Hoefbruckel udhëheqës i delegacionit gjerman.

Kontribut të veçantë për ardhjen e ndihmave shkollore ka dhënë edhe asambleisti ferizajas Xhevat Sallahi i cili është shprehur i lumtur për realizimin e këtij projekti.
Ndërsa drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët "Gjon Serreqi", Milazim Derguti, tha se donacioni ishte më së i nevojshëm.

Me ardhjen e këtij donacioni në qytetin e Ferizajt, kanë arritur edhe 15 nxënës të gjimnazit ""Robert Koch", të shoqëruar edhe nga profesori i tyre Enc Shutz, të cilët janë ndjere tejet të kënaqur me vizitën që bënë në Ferizaj. Ata janë pritur edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Përfitues të materialit shkollor janë edhe shkollat Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" , shkolla e muzikës "Çesk Zadeja" si dhe shkolla fillore "Tefik Çanga".

Përkujtohet dëshmori “Arsim Rexhepi” në Sazli si dhe shënohet dita e shkollës në këtë fshat

Posted: 09 Jun 2017 06:26 AM PDT

Në shënimin e kësaj dite mori pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij, veteranë të luftës së UCK-së, prindër, mësimdhënës si dhe veteranë të arsimit kësaj vatre diturie.

Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur, drejtoresha e kësaj shkolle Zerjete Hamza-Shahini, e cila foli fjalë miradie për dëshmorin që mban emrin shkolla, por edhe për sukseset dhe rezultatet e nxënësve të kësaj shkolle.

E nga, ana tjetër kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka shpalosur një historikë të shkurtër të fshati Sazli si dhe ka përmendur të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të madh për këtë fshat.

"Sot, në ditën e shkollës suaj, ne presim me kënaqësi rezultatet, angazhimet dhe sukseset tuaja. Është një ditë kur të gjithë ne shprehim nderimin dhe krenarinë që kjo shkollë e mban emrin e dëshmorit Arsim Rexhepi, shembëlltyra e të cilit na obligon të gjithëve që të mos kursejmë mundin e djersën, përpjekjet dhe angazhimin, për krijimin dhe avancimin e vlerave të përbashkëta, siç janë arsimimi dhe edukimi cilësor, profesionalizmi, humanizmi e solidariteti", ka deklaruar kryetari Svarqa.

Të pranishmeve më një fjalë rasti i është drejtuar edhe babai i dëshmorit Rexhep Rexhepi, komandanti i brigadës 138 të Koshares Rrustem Berisha, ndërsa në emër të organizatës së veteraneve të luftës së UCK-së të pranishmëve i është drejtuar edhe Luan Jahiri, si dhe deputeti i deritanishëm i Kuvendit të Kosovës, nga ky fshat Elmi Reqica.

Në fund u vendosën kurora të freskëta me lule pran bustit të dëshmorit Arsim Rexhepi, ndërsa nxënësit shfaqën një program të pasur kulturo-artistik.

 

Në Fshatin e Vjetër filloi së realizuari projekti për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve

Posted: 09 Jun 2017 04:56 AM PDT

Këtë të premte në Fshatin e Vjetër filloi rregullimi i rrugëve.

Nga afër punimet në Fshatin e Vjetër i ka përcjellë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri si dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, theksoi se rëndësia e këtyre projekteve për banorët e këtij fshati është shumë e madhe dhe dukshëm përmirëson jetën e qytetarëve.

"Asfaltimi i rrugicave natyrisht i lidh rrugët kryesorë të fshatit që shpien në drejtime të ndryshme edhe në drejtim të magjistrales Ferizaj- Gjilan. Fshati i Vjetër është një fshat shumë i rëndësishëm në komunën e Ferizajt, edhe për shkak të afërsisë gjeografike që ka, por edhe për shkak të zhvillimit të një numri të madh të bizneseve të cilat tashmë po e realizojnë veprimtarinë tyre të suksesshëm të afarizmit, dhe të cilat sigurisht kontribuojnë në hapjen e vendeve të reja të punës", ka deklaruar kryetari Svarqa, duke thënë se kjo është një dukuri tepër e mirë për qeverinë komunale dhe qytetarët, që po arrijmë të asfaltojmë rrugë dhe në një mënyre po përshpejtohet edhe ndërmarrësia me vetiniciativa për hapjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

"Do të thotë funksioni nuk ka të bëjë vetëm me rrugën, por edhe me funksione të tjera të shumëfishta që ndërlidhen edhe me përshpejtim të zhvillimit ekonomik, dhe natyrisht është synim i yni në një kohë kur po bëhet edhe regjistrimi i bizneseve të reja në komunën e Ferizajt, dhe tashmë komuna jonë po merr primatin e njërës ndër komunat me atraktive për të bërë biznes, si dhe për kaluar jetën, sepse po bëhet i dashur për të jetuar, jo vetëm për banorët tanë por edhe për banorët e komunave të tjera të largëta si Prizreni dhe Gjilani", është shprehur kryetari Svarqa.

Edhe banorët e këtij fshati e kanë mirëpritur rregullimin e rrugicave të tyre. Thanë se kjo gjë është dashur të bëhet qysh me parë.

"Kjo është një gjë shumë e mirë që po bëhet në fshatin tonë. Ne kemi pasur nevoja shumë të ,mëdha për rregullimin e rrugëve tonë" u shpreh Bajram Bucaliu, banor i Fshatit të Vjetër.

U bë e ditur se rregullimi dhe asfaltimi i këtyre rrugicave buxhetit komunal do ti kushtojë afër 100 mijë euro.
Rregullimin e rrugëve të Fshatit të Vjetër do ta bëjë "Berisha Company" nga Ferizaj.

Alarmon Ambasada italiane në Kosovë: Kujdes, dikush po ju mashtron për termine te ne

Posted: 09 Jun 2017 12:52 AM PDT

Sipas Ambasadës, në muajt e fundit tashmë i kishte informuar forcat policore dhe autoritetet kosovare rreth problemeve që lidhen me përdorimin mashtrues të sistemit të prenotimeve online të terminëve për Zyrën e Vizave si rezultat i sinjalizimeve të përdoruesve.

Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se në mënyrë të veçantë, ka pasur një dyshim të fortë se palë të treta, tërësisht jashtë Ambasadës, ishin duke përfituar nga prenotimet online për caktimin e termineve, pas një pagese të një shume të hollave për prezantimin e aplikacioneve për vizë.

"Mësohet që hetimet e kryera nga autoritetet lokale në ditët e fundit kanë çuar në arrestimin e një të dyshuari. Me këtë rast, Ambasada Italiane në Prishtinë thekson se sistemi për prenotimin e termineve online për Zyrën e Vizave ka qenë gjithmonë plotësisht pa pagesë, që nuk duhet asnjë ndërmjetësim tjetër për të marrë një vizë dhe se shuma  e vetme për të paguar është përqindja që duhet paguar zyrës konsullore. Çdo lloj ndërhyrje ndërmjetësuese nga palët e treta nuk është e autorizuar nga kjo Ambasadë dhe për këtë arsye është një abuzim: prandaj ne ftojmë përdoruesit për të denoncuar tek Autoritetet përkatëse lokale", thuhet në komunikatë.

Related Posts: