Koha.net: “Pamje mahnitëse të Prishtinës gjatë shtrëngatës së sotme” plus 29 more |
- Pamje mahnitëse të Prishtinës gjatë shtrëngatës së sotme
- Shënohet 44 vjetori i avokatisë së Kosovës
- DnV-ja ka dorëzuar në PZAP 69 ankesa gjatë vëzhgimit të fushatës parazgjedhore
- Arsenali kërkon Calhanoglun
- Besa në futsall zyrtarizon portierin Arbnor Krasniqi
- Vdes “Batmani” i parë
- Aksidentohet ish-udhëheqësi i “Top Gear”
- Përurohet sheshi “Skënderbej”, koncert në sheshin simbol të shqiptarëve
- Mustafi shënon ndaj San Marinos
- Ftohja e marrëdhënieve mes BE-së dhe SHBA-së, krye-temë në “E diela me Koha Ditore”
- De Biasi: Nuk mendoj për rinovimin e kontratës
- Unitedi zyrtarizon Lindelofin
- Pesë këmbësorë shkelen me veturë në Amsterdam
- D+ dhe Çohu dyshojnë se pas dy OJQ-ve qëndrojnë partitë politike
- Fatos Beqiraj shënon ndaj Armenisë
- Rivalet Swift-Perry, iniciativa të reja muzikore
- Vetëvendosje përgatit kallëzim penal ndaj një OJQ-je dhe listës së saj të vëzhguesve zgjedhorë
- Rama: Flamuri kuq e zi, i ripërtërirë në sheshin e të gjithë shqiptarëve
- Kampionati i kartingut, garuesit pejanë dominojnë në turneun e Prishtinës
- Vulin për Haradinajn: Me arrestim më kërcënoi një vrasës
- Shkupi fiton turneun “Çlirimi i Prishtinës”
- Kane shpëton Anglinë nga humbja
- Kosovë – Turqi, testimet e fundit të përgatitjes së ndeshjes
- Prezantohet Mustang i veçantë, shitja e të cilit do të rrisë fondin për hulumtime për kancer
- Ujkani dhe Alushi thonë se janë të gatshëm për Turqinë
- Komuna e Gjilanit pa zgjidhje për familjen Vranovci që jeton në kushte të rënda ekonomike
- Sporti në terr, për 30 minuta ndalet rryma në përballjen Kosovë – Gjeorgji
- Bunjaki e cilëson si më të vështirën deri më tani përballjen ndaj Turqisë
- Paralajmërohet mundësia e abuzimit me votën e të sëmurëve psikikë
- Shënohet 44 vjetori i avokatisë së Kosovës
Pamje mahnitëse të Prishtinës gjatë shtrëngatës së sotme Posted: 10 Jun 2017 02:50 PM PDT Shumëkush që posedon një fotoaparat dhe ka pasion fotografinë, mundohet që në momente të caktuara të shkrep ndonjë pamje që do të mbetet në kujtesën e tij/saj apo edhe të opinionit të gjerë. Këtë është munduar ta bëjë sonte edhe Mendim Rugova, i biri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili për pasion ka fotografinë dhe meteorologjinë. Ai sonte ka arritur të kap disa fotografi të mrekullueshme derisa qiellin e Prishtinës e kishte mbuluar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shënohet 44 vjetori i avokatisë së Kosovës Posted: 10 Jun 2017 02:47 PM PDT Është shënuar dita e avokatisë në vend. Kryetari i Odës së Avokatëve Osman Havolli, tha se sot është 44-vjetori i themelimit të avokatisë së Kosovës, por që daton edhe më herët. Avokatët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nënshkruan marrëveshje e bashkëpunimit për themelimin e Unionit të Avokatëve shqipfolës në botë, raporton KTV. Dita e avokatisë nis edhe fillimit e ditëve të diasporës në vend. Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, tha se dikasteri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
DnV-ja ka dorëzuar në PZAP 69 ankesa gjatë vëzhgimit të fushatës parazgjedhore Posted: 10 Jun 2017 02:46 PM PDT 69 ankesa ndaj subjekteve politike janë deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga koalicioni i OJQ-ve për monitorimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”. Ky koalicion gjatë fushatës dhjetëditëshe ka vëzhguar 655 aktivitete të subjekteve politike, raporton KTV. DnV-ja ka identifikuar 57 vetura zyrtare dhe 49 nëpunës civilë të përfshirë në fushatë. Natyra e ankesave, sipas Albert Krasniqit, në shumicën e rasteve ka të bëjë me vendosjen e posterëve në vende të palejuara,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 10 Jun 2017 02:31 PM PDT Arsenali synon që ta transferojë mesfushorin e Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, raporton Aksam. Më parë edhe Chelsea kishte shprehur interesim për shërbimet e turkut, ndërsa raportohet se edhe Lazio është në garë për të, transmeton Koha.net. Madje raportohet se Lazio është i gatshëm të ofrojë 20 milionë euro për shërbimet e tij. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Besa në futsall zyrtarizon portierin Arbnor Krasniqi Posted: 10 Jun 2017 01:52 PM PDT Besa e Pejës në futsall është përforcuar me portierin e përfaqësueses së Kosovës në futsall, Arbnor Krasniqi. Krasniqi, që këtë sezon ndihmoi Liburnin të shpallet kampion, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Besën, transmeton Koha.net. “Portieri Arbnor Krasniqi i bashkohet klubit dhe nënshkruan kontratë 3 vjeçare, 2017-2020”, thuhet në faqen zyrtare të klubit. Krasniqi është prezantuar në konferencë për media nga trajneri i Besës, Adnan Hyseni. Ai është shprehur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 10 Jun 2017 01:50 PM PDT Aktori amerikan, Adam West, i njohur për rolin kryesor në versionet e para të ekranizuar për Batman, të cilat janë transmetuar gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. West vdiq në Los Anxhelos, pas luftës së shkurtër me leukeminë, njoftoi zëdhënësi i familjes. Ai ishte lindur më 1928 në Walla Walla, Washington dhe nisi karrierën si aktor në Havaje, në vitin 1950. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Aksidentohet ish-udhëheqësi i “Top Gear” Posted: 10 Jun 2017 01:45 PM PDT Ish-prezantuesi i emisionit të famshëm televiziv për automobilizëm, “Top Gear”, Richard Hammond, është dërguar me aeroplan në spital në Zvicër pas një aksidenti dramatik derisa po xhironte për emisionin e tij të ri, por sipas një zëdhënësi, mësohet se lëndimet nuk janë serioze. Hammond, 47-vjeç, ishte duke ngarë një veturë elektrike gjatë xhirimeve për emisionin “The Grand Tour” kur ndodhi aksidenti, ka thënë një zëdhënës i emisionit, raporton...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Përurohet sheshi “Skënderbej”, koncert në sheshin simbol të shqiptarëve Posted: 10 Jun 2017 01:22 PM PDT Plot 100 vite nga krijimi, sheshi “Skënderbej”, vendi simbol i shqiptarëve, merr një pamje të re. Sot përurohet shndërrimi i këtij sheshi, për të cilin u deshën 10 muaj punë për të krijuar një hapësirë pedonale prej 28 mijë metrash katrore. Sheshi “Skënderbej” në Tiranë mori këtë emër në vitin 1913 dhe në një shekull ka pësuar shumë ndryshime. Bashkia e Tiranës mban një koncert festiv madhështor në përurimin e sheshit, ndërsa me mijëra...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Mustafi shënon ndaj San Marinos Posted: 10 Jun 2017 01:26 PM PDT Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi që mbron ngjyrat e Gjermanisë ka shënuar në përballjen e sotme ndaj San Marinos. Ylli i Arsenalit ka shënuar golin e pestë të Gjermanisë në minutën e 47 nga afërsia, transmeton Koha.net. Gjermania është lider në Grupin C me gjashtë fitore në po aq ndeshje në kualifikimet për Botëror. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ftohja e marrëdhënieve mes BE-së dhe SHBA-së, krye-temë në “E diela me Koha Ditore” Posted: 10 Jun 2017 02:00 PM PDT “Ftohja e aleatëve” është krye-temë e së dielës në “Koha Ditore”. Në një varg shkrimesh për këtë temë, shpërfaqen dallimet dhe përkeqësimi i marrëdhënieve ndërmjet Evropës dhe SHBA-së, si dhe ndikimi i këtyre zhvillimeve në Kosovë dhe Ballkan. Si çdo të diel, nuk mungojnë edhe shkrime tjera interesante nga rubrikat e zakonshme të numrit special të gazetës. Ftohja e marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
De Biasi: Nuk mendoj për rinovimin e kontratës Posted: 10 Jun 2017 01:15 PM PDT Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin, ajo që ka bërë më shumë përshtypje në ato që tha Gianni De Biasi, ishte për çështjen e rinovimit me Shqipërinë. Ai u pyet nëse e mendon rinovimin e kontratës me Kombëtaren shqiptare pas përfundimit të këtyre eliminatoreve dhe përgjigja ishte e shkurtër: “Jo”. Megjithatë nuk është e qartë nëse me këtë përgjigje De Biasi ka dashur të thotë që është i përqendruar te ndeshja e radhës...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Posted: 10 Jun 2017 01:12 PM PDT Manchester Unitedi përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e Victor Lindelofit, transmeton Koha.net. “Jemi të kënaqur të konfirmojmë se kemi arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e Victor Lindelofit”, thuhet në faqen zyrtare të klubit. We are pleased to announce we have reached agreement with Benfica for the transfer of Victor Lindelof. More: https://t.co/xGQKgCuCrX #MUFC pic.twitter.com/93QhW9JnMU — Manchester United (@ManUtd) June 10, 2017 ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Pesë këmbësorë shkelen me veturë në Amsterdam Posted: 10 Jun 2017 01:05 PM PDT Pesë persona kanë mbetur të lënduar pasi vetura ka goditur këmbësorët janë stacionit të trenit në Amsterdam, raporton The Telegraph. Raportohet se vozitësi është arrestuar, transmeton Koha.net. Policia ka konfirmuar dy nga të lënduarit janë hospitalizuar, dhe tre të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes. Vozitësi kishte parkuar veturën në një vend të ndaluar, dhe e ka vozitur atë kur i është afruar Policia dhe është përplasur në një mur. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
D+ dhe Çohu dyshojnë se pas dy OJQ-ve qëndrojnë partitë politike Posted: 10 Jun 2017 12:48 PM PDT Demokracia Plus dhe Çohu përmes një komunikate për media kërkuan nga KQZ-ja dhe organet tjera që të përkujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve që të kenë vëmendje të shtuar në raport me vëzhguesit e Institutit Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike dhe Institutit për Studime Ndërkombëtare, pasi dyshojnë se prapa këtyre organizatave mund të qëndrojnë subjektet politike. Ato njëherësh u bëjnë thirrje organeve kompetente që të bëjnë hetime...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Fatos Beqiraj shënon ndaj Armenisë Posted: 10 Jun 2017 12:42 PM PDT Sulmuesi shqiptar Fatos Beqiraj që mbron ngjyrat e Malit të Zi ka shënuar në përballjen e sotme ndaj Armenisë. Ai shënoi golin e epërsisë pas vetëm dy minutave lojë, transmeton Koha.net. Beqiraj shënoi nga afërsia pas asistmit nga Jovetiq, i cili në minutën e 28 dyfishoi epërsinë e Malit të Zi. Me këtë rezultat Mali i Zi mban vendin e dytë në Gurpin E me dhjetë pikë, në kualifikimet për Botëror. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rivalet Swift-Perry, iniciativa të reja muzikore Posted: 10 Jun 2017 12:39 PM PDT Taylor Swift e riktheu muzikën e saj në të gjitha shërbimet “streaming”, gati tre vjet pasi u ankua publikisht se ato nuk i paguanin mjaftueshëm artistët, dhe në të njëjtën ditë që rivalja e saj Katy Perry publikoi albumin e ri, Swift, një prej yjeve më të suksesshme të pop-it, vuri këngët e saj në dispozicion në shërbime të tilla si Spotify, Pandora, Amazon.com dhe Tidal. Më parë, katalogu i saj gjendej vetëm në shërbimin e Apple. Këngëtarja 27-vjeçare tërhoqi...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vetëvendosje përgatit kallëzim penal ndaj një OJQ-je dhe listës së saj të vëzhguesve zgjedhorë Posted: 10 Jun 2017 12:35 PM PDT Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka përgatitur kallëzim penal për OJQ-në “Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike” dhe listës së saj të vëzhguesve zgjedhorë. “Roli i vëzhguesve vendorë e ndërkombëtarë në procesin zgjedhor është i rëndësishëm. Angazhimi i tyre përmes monitorimit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe denoncimi i shkeljeve e shpërdorimeve i kontribuon...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Rama: Flamuri kuq e zi, i ripërtërirë në sheshin e të gjithë shqiptarëve Posted: 10 Jun 2017 12:15 PM PDT Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në Facebook shkruan se flamuri kuq e zi do të shpaloset i ripërtërirë në sheshin më të madh urban të të gjithë shqiptarëve, atë të sheshit Skënderbej. “Flamuri kuq e zi që do të shpaloset i ripërtërirë për pak në sheshin më të madh urban të të gjithë shqiptarëve, atë të Skënderbeut, do të jetë edhe shëmbëlltyrë historike e atyre gegëve e toskëve të mëdhenj që me...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kampionati i kartingut, garuesit pejanë dominojnë në turneun e Prishtinës Posted: 10 Jun 2017 12:03 PM PDT Për herë të parë në këtë edicion, është mbajtur gara e kartingut, organizuar nga Federata e Automobilizimit të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë garë, ishin vozitësit e rinj, të ndarë në dy kategori, klasa e 2-të dhe klasa e 7-të, raporton KTV. Lidhur më këtë garë, ka folur anëtari i bordit të Federatës së Automobilizimit të Kosovës, Valdet Stavileci. Në këtë garë dominuan garuesit nga skuadra e Pejës, duke dal në pozitat e para në të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Vulin për Haradinajn: Me arrestim më kërcënoi një vrasës Posted: 10 Jun 2017 11:58 AM PDT Ministri për Punë në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin i është përgjigjur paralajmërimit që Ramush Haradinaj ka bërë një natë më parë në KTV për arrestimin e tij. “Kur me arrestim ju kërcënon një vrasës i dëshmuar dhe udhëheqësi i njërit prej nark-klaneve më të njohur në Evropë, atëherë duhet ta dini se kjo është serioze”, u ka thënë Vulin gazetarëve në Beograd kur është pyetur nëse i merr seriozisht deklaratat e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shkupi fiton turneun “Çlirimi i Prishtinës” Posted: 10 Jun 2017 11:53 AM PDT Shkolla e futbollit për të rinj Vigani, ka mbajtur për herë të dytë turneun tradicional për Ditën e “Çlirimit të Prishtinës”. Në këtë turne për grumposhat e reja, kanë marrë pjesë shtatë skuadra nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia, transmeton KTV. Nga Kosova ishin katër ekipe, shkolla e futbollit Vigani, Arsenali, Feronikeli dhe Drenica, nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi, ndërsa nga Kosova Lindore, Presheva. Organizatori i këtij turneu Fetah Veliu, u shpreh i lumtur me ecurinë e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kane shpëton Anglinë nga humbja Posted: 10 Jun 2017 11:49 AM PDT Anglia ka siguruar një pikë në minutat e fundit në derbin britanik, ndaj Skocisë në kualifikimet për Botëror. Chamberlain kaloi anglezët në epërsi në minutë e 70, raporton Koha.net. Skocia e përmbysi rezultatin përmes Griffithsit që shënoi dy herë në minutat 87 dhe 90, por Harry Kane arriti të gjejë rrugën e golit në minutën e 90+3. Në Grupin F anglezët janë lider me 14 pikë, deri Skocia në vendin e katërt ka tetë pikë. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Kosovë – Turqi, testimet e fundit të përgatitjes së ndeshjes Posted: 10 Jun 2017 11:09 AM PDT Janë duke u bërë testimet e fundit të përgatitjeve para ndeshje Kosovë – Turqi. KTV-ja ka siguruar pamje nga testimi i zërimit, si dhe flamujve që vendosen në fushë para fillimit të ndeshjes. Kosova e pret nesër Turqinë në Loro Boriçi të Shkodrës nga ora 20:45. Sportiii by kohanet ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Prezantohet Mustang i veçantë, shitja e të cilit do të rrisë fondin për hulumtime për kancer Posted: 10 Jun 2017 11:01 AM PDT Kompania nga Australia Tickford, e cila merret me modifikimin e veturave, ka përgatitur modelin e veçantë Ford Mustang. Të gjitha paratë nga shitja e këtij do t’i dhurohen qendrës për mirëqenie dhe hulumtime për kancer të quajtur “Olivia Newton-John Cancer Wellness & Research Center”. Ky Ford Mustang unik vjen me eksterier me ngjyrë të gjelbër “Olivia Green”, shirita për gara me ngjyrë të zezë, rrotat nga alumini me ngjyrë të zezë, etiketat Tickford, transmeton Koha.net. Gjithashtu, Tickford...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Ujkani dhe Alushi thonë se janë të gatshëm për Turqinë Posted: 10 Jun 2017 11:00 AM PDT Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, Samir Ukani dhe Enis Alushi në konferencë për media kanë thënë se janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Turqisë që zhvillohet në Loro Boriçi. “Jemi gati, kemi punuar tërë kohën bashkë, fati i keq është pakës se kemi pasur disa lëndime. Por, besoj se jemi gati për ndeshjen e nesërme, dhe kemi dëshirën për ta fituar këtë ndeshje”, është shprehur Ujkani, transmeton Koha.net. Kurse Enis Alushi ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Komuna e Gjilanit pa zgjidhje për familjen Vranovci që jeton në kushte të rënda ekonomike Posted: 10 Jun 2017 10:37 AM PDT Bukurie Vranovci nga Komuna e Gjilanit, ka më shumë se 10 vjet që është e sëmurë dhe prej kohësh është pothuajse e palëvizshme. Pos kësaj, Bukuria jeton edhe në gjendje të vështirë ekonomike. Ajo thotë të mos ketë mundësi të sigurojë as barnat, raporton KTV. Për shkak të gjendjes shëndetësore të Bukurisë, edhe bashkëshorti i saj e ka të pamundur të punojë pasi ajo ka gjithmonë nevojë për shoqërues. Kjo familje tash e 12 vjet nuk e ka të zgjidhur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Sporti në terr, për 30 minuta ndalet rryma në përballjen Kosovë – Gjeorgji Posted: 10 Jun 2017 10:37 AM PDT Hendbollistet kosovare sot kanë filluar aventurën për kualifikimin në Evropian 2018 në përballjen e parë ndaj Gjeorgjisë. Por, kjo ndeshje nuk filloi mirë, pasi në minutat e para të takimit u ndal rryma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke i lënë në terr skuadrat për 30 minuta, raporton KTV. Kosova është në Grupin B së bashku me Gjeorgjinë dhe Izraelin në raundin e parë të kualifikimeve. Ndeshjen tjetër Kosova e luan nesër në ora 17:00 ndaj Izraelit. Kosova ka dështuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Bunjaki e cilëson si më të vështirën deri më tani përballjen ndaj Turqisë Posted: 10 Jun 2017 10:25 AM PDT Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjaki në prag të përballjes me Turqinë ka thënë se pret që kjo të jetë ndeshja më e vështirë e Kosovës që ka zhvilluar deri më tani. Ai ka konfirmuar gjithashtu se nuk ka asnjë lojtarë të lënduar, dhe të gjithë janë në dispozicion për Turqinë, transmeton Koha.net. “Sot kemi pasur edhe stërvitjen e fundit. Nuk kam asnjë raport tjetër rreth lëndimeve. Të gjithë lojtarët janë në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Paralajmërohet mundësia e abuzimit me votën e të sëmurëve psikikë Posted: 10 Jun 2017 11:53 AM PDT Në mesin e qytetarëve me të drejtë vote, janë edhe 79 votues të regjistruar nga dy institucione në Shtime. Në Qendrën për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik, janë regjistruar 51 votues, e në Institutin Special 28 të tjerë, raporton KTV. KTV-ja ka provuar t’i konfirmojë numrat, duke kontaktuar me drejtorët e dy institucioneve, por njëri nuk është paraqitur, e drejtori i Institutit Special, Xhemajl Dugolli, i ka thënë KTV-së, se numri prej 28 personave me të drejtë vote,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
Shënohet 44 vjetori i avokatisë së Kosovës Posted: 10 Jun 2017 10:18 AM PDT Është shënuar dita e avokatisë në vend. Kryetari i Odës së Avokatëve Osman Havolli, tha se sot është 44-vjetori i themelimit të avokatisë së Kosovës, por që daton edhe më herët. Avokatët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria nënshkruan marrëveshje e bashkëpunimit për themelimin e Unionit të Avokatëve shqipfolës në botë, raporton KTV. Dita e avokatisë nis edhe fillimit e ditëve të diasporës në vend. Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, tha se dikasteri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |