Koha.net: “Kelmendi: Partisë Fjala mbi 50 mijë vota iu shpallën të pavlefshme” plus 29 more |
- Kelmendi: Partisë Fjala mbi 50 mijë vota iu shpallën të pavlefshme
- Me 10 për qind të votave pa u numëruar: PAN nën 35 %, VV 26% e LDK 25%
- Haziri: Pa rezultatet zyrtare të KQZ-së LDK-ja është e dyta
- Meta: LAA duhet të vendosë mes zgjedhjeve të reja apo koalicionit me VV-në
- 80 për qind të votave të numëruara, prin PAN e VV kalon LDK-në
- Haziri: As nuk do të ulemi në tavolinë me mosmirënjohësit
- Ahmeti: Varet nga LDK-ja se a do ta luftojë a do ta përkrahë të keqen
- Cilat parti prijnë në cilën komunë
- Veseli: Do të punojmë edhe për ata që nuk na votuan
- Haradinaj: Na presin shumë punë
- Kurti: Partitë tjera duhet të na përkrahin, s’do t’i revanshohemi askujt
- Ymeri: Prej sot VV-ja është subjekti më i madh politik në Kosovë
- Ahmeti: Qeverinë e ardhshme do ta bëjë Vetëvendosje
- KQZ ka numëruar mbi 52 për qind të votave
- Bunjaki: Turqia është më e fortë se ne
- Haradinaj: Fitore modeste e PAN-it
- Si votoi Prishtina?
- Krasniqi dëshiron koalicion mes PAN-it dhe VV-së
- Mavraj: Kur mbaj shiritin e kapitenit ndihem krenar dhe i lumtur
- Sipas Gjuriqit, Lista Serbe ka fituar që të dhjetë mandatet e garantuara
- Shala: Na falni që po ju dëshpërojmë
- Daka: Nuk e kemi të qartë arsyen e rënies së uebfaqes së KQZ-së
- Kthehet uebfaqja e KQZ-së, të proceduara rreth 15 për qind
- Rezultatet zgjedhore pas 87 për qind të votave të numëruara, sipas DnV-së
- Vetëvendosje mbush sheshin “Zahir Pajaziti”
- Aksident në magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë, dy të lënduar
- PAN-i shtyn për në orën 24 festën e fitores
- Kryetari “Lexhendar”: Çdo rezultat për ne është fitore
- Ish-kryegjyqtari i kushtetueses shpjegon situatën e re nga zgjedhjet
- SHBA: Nuk mund të konfirmojmë vrasjen e al-Bagdadit
| Kelmendi: Partisë Fjala mbi 50 mijë vota iu shpallën të pavlefshme Posted: 11 Jun 2017 06:30 PM PDT Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është deklaruar pas numërimit të mbi 90 për qind të votave të zgjedhjeve të 11 qershorit. Lideri i Fjala, që mori vetëm 1 për qind të totalit apo 6 mijë vota dhe që nuk arrin të futet në kuvend, ka thënë se në numërim ka pasur mashtrime dhe se votat për partinë e tij janë shpallur si vota të pavlefshme. Ky është postimi i tij në Facebook: Faktet flasin vet ! - Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Me 10 për qind të votave pa u numëruar: PAN nën 35 %, VV 26% e LDK 25% Posted: 11 Jun 2017 05:20 PM PDT Teksa kanë mbetur edhe vetëm 10 për qind të votave pa u numëruar, koalicioni PAN që po prin në rezultate ka rënë nën 35 për qind to votave totale. Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 34.66 për qind të votave. Me 90.00 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka forcuar pozitën e dytë duke arritur në 26.57 për qind të votave totale. Kjo parti ka rreth 4 mijë vota më shumë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa që mbetet me 25.83 për qind të totalit. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haziri: Pa rezultatet zyrtare të KQZ-së LDK-ja është e dyta Posted: 11 Jun 2017 05:14 PM PDT Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nuk ka dashur të konfirmojë nëse partia e tij ka mbetur e treta në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën në Kosovë. “Ne respektojmë këtë vullnet [sovranit] mirëpo pa u konfirmuar rezultatet nga KQZ-ja, LDK-ja mbetet e dyta”, ka thënë Haziri derisa ka konfirmuar se në Gjilan fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje. “Deri në këtë fazë kemi numëruar 86 të votimeve, por jo edhe rezultateve të vendvotimeve të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Meta: LAA duhet të vendosë mes zgjedhjeve të reja apo koalicionit me VV-në Posted: 11 Jun 2017 04:42 PM PDT Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, i është drejtuar votuesve të tij me një mesazh duke thënë se LDK nuk do të bashkohet më me PDK-në për të qeverisur vendin. Sipas votave të numëruara deri tani, PAN prin me rreth 35 për qind, ndërsa VV është e dyta me 25 për qind, pak para LAA-së që është e treta. Ai ka thënë se gjatë ditëve në vijim koalicioni LAA duhet të vendosë për zgjedhje të reja apo për koalicion me VV-në që të marrin pushtetin dhe të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| 80 për qind të votave të numëruara, prin PAN e VV kalon LDK-në Posted: 11 Jun 2017 04:34 PM PDT Kur janë numëruar rreth 80 për qind të votave, vazhdon të prijë koalicioni PDK-AAK-Nisma, ndërsa Vetëvendosje ka arritur të dalë edhe zyrtarisht si partia e dytë. Në uebfaqen zyrtare të KQZ-së, pas 82.57 për qind të votave të numëruara, PAN ka 35.23 për qind të votave, Vetëvendosje ka 25.53 për qind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është në vendin e tretë, me 25.50. Vetëvendosje ka rreth 100 vota më shumë se LAA, aktualisht. Në këto rrethana, asnjëra nga tri subjektet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haziri: As nuk do të ulemi në tavolinë me mosmirënjohësit Posted: 11 Jun 2017 04:24 PM PDT Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së ka thënë se kjo parti nuk do të ketë asnjë marrëveshje me ata që u treguan mosmirënjohës, duke mos precizuar parti politike. Sipas rezultateve aktuale të numëruara nga KQZ, LDK me koalicionin LAA pritet të dalë partia e tretë duke mbetur prapa koalicionit PAN dhe Vetëvendosjes. Haziri, që bëhet fytyra e parë e LDK-së që flet pas këtyre rezultateve, ka thënë se me mosmirënjohësit as nuk do të ulen në tavolinë. Haziri që nga radhët e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ahmeti: Varet nga LDK-ja se a do ta luftojë a do ta përkrahë të keqen Posted: 11 Jun 2017 04:09 PM PDT Shpend Ahmeti, në një intervistë në KTV ka përmendur vendet ku prin Vetëvendosje. Ai ka thënë se kjo është fitore për ta, pasi si subjekt janë rritur për 120 për qind. “Me 70 për qind të votave të numëruara nga KQZ, 12 mijë vota ne jemi para LDK-së”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se kjo është fitore për ta. Ndërkaq për qeverisjen e ardhshme që do të bëhet nga PAN-i, kjo sipas rezultateve të deri tashme, Ahmeti ka thënë se “Varet nga LDK-ja se a do ta...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Cilat parti prijnë në cilën komunë Posted: 11 Jun 2017 03:57 PM PDT Kur janë numëruar 70 për qind të votave në nivel të Kosovës dhe numërimet variojnë në nivel komunash, këto janë partitë që prijnë në komunat e vendit. PAN (14)– Deçan, Gjakovë, Gllogovc, Mitrovica e Jugut, Obiliq, Pejë, Rahovec, Dragash, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Prizren, Shtime, Suharekë. LAA (4)– Junik, Lipjan, Istog, Podujevë. VV (8)- Ferizaj, Hani i Elezit, Kamenicë, Prishtinë, Viti, Fushë Kosovë, Gjilan, Vushtrri. Srpska (10) – Kllokot, Shtërpcë, Zubin...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Veseli: Do të punojmë edhe për ata që nuk na votuan Posted: 11 Jun 2017 03:38 PM PDT Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, para simpatizantëve ka thënë se gjithë Kosova duken të gëzuar për këtë fitore. “Kjo fitore është shembull i një shteti të pavarur e sovran, kjo është Kosova jonë e pavarur e perëndimore”. Veseli ka thënë se “do të punojmë fuqishëm për ju për një Fillim të Ri”, duke shtuar se do të punojmë edhe për ata që nuk votuan për ta sepse jemi një popull. “Kjo është fitore për t’i ndihmuar...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Na presin shumë punë Posted: 11 Jun 2017 03:36 PM PDT Për kandidatin për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, që i është drejtuar masës në sheshin “Skënderbeu” ka thënë se sot Kosova ka vendosur. “Janë zgjedhjet më të mira që kemi mbajtur. Po ashtu Kosova ja ka dhënë sot fitoren koalicionit tonë PDK-AAK-Nisma. Ne jemi këtu sot për t’iu falënderuar veç e veç. E dimë që na presin shumë punë, por jemi këtu për të kryer bashkë këto punë”, ka shkurt Haradinaj. PDK-AAK-Nisma në...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kurti: Partitë tjera duhet të na përkrahin, s’do t’i revanshohemi askujt Posted: 11 Jun 2017 03:27 PM PDT Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, ka falënderuar qytetarët për votën që i dhanë në zgjedhjet e 11 qershorit, që sipas votave të numëruara nga DnV e kanë nxjerrë si partinë e dytë, me dyfishim të votave në krahasim me zgjedhjet e 2014-s. Para qytetarëve të tubuar në sheshin e Prishtinës, Kurti ka thënë se kjo fitore duhet të përkrahet edhe nga partitë tjera për të cilat ka vlerësuar se nuk man inat dhe se nuk do t’i revanshohet askujt. Ka thënë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ymeri: Prej sot VV-ja është subjekti më i madh politik në Kosovë Posted: 11 Jun 2017 03:20 PM PDT Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se partia e tij nga sot është subjekti më i madh politik në Kosovë dhe subjekti i vetëm që vazhdon të rritet. Ymeri ka thënë se u dëshmua që qytetarët e duan një Kosovë pa krim dhe korrupsion. “Sot u dëshmua që qytetarët e duan një Kosovë plotësisht ndryshe. Këtë përkrahje që na e keni dhënë gjatë tërë këtyre viteve, nëpër protesta e aksione politike dhe në ditën e zgjedhjeve, e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ahmeti: Qeverinë e ardhshme do ta bëjë Vetëvendosje Posted: 11 Jun 2017 03:16 PM PDT Shpend Ahmeti nga Vetevendosje para simpatizantëve të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti", ka falënderuar qytetarët që votuan me mendje të pastër e me zemër. Ai ka thënë se sot janë bërë subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës. “Kohë të mira po vijnë për qytetarët tanë. Jemi të parët në shumicën e qyteteve më të mëdha në Kosovë”, ka shtuar Ahmeti. “Prej 100 mijë votave nga viti 2014, tani kemi 220 mijë vota, këto vota...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| KQZ ka numëruar mbi 52 për qind të votave Posted: 11 Jun 2017 03:15 PM PDT KQZ-ja ka numëruar më shumë se 52 për qind të votave. Në këtë kuotë koalicioni PDK-AAK-Nisma ka fituar 36.48 për qind, LDK-AKR-Alternativa është e dyta me 24,69 për qind, ndërsa rezultatet e rendisin Vetëvendosjen të tretën me 22.9 për qind. Nga 87 për qind të votave që ka proceduar DnV-ja, rezultati mes të dytës dhe të tretës është përmbysur. Aty Vetëvendosje është e dyta. Aktualisht paria e Vetëvendosjes po mban fjalime në sheshin “Zahir Pajaziti”. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bunjaki: Turqia është më e fortë se ne Posted: 11 Jun 2017 03:12 PM PDT Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë të ketë ditur se do të ballafaqohet me një përfaqësuese të fortë siç është Turqia. Në konferencën për media pas përfundimit të takimit, Bunjaki ka sqaruar se për herë të parë ka luajtur me pesë mbrojtës, derisa ekipi ishte i përqendruar të realizonte gola me kundërsulme. “E kemi ditur se do të jetë vështirë duke pasur parasysh me çka jemi ballafaquar, mirëpo nuk dua t’ia...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Fitore modeste e PAN-it Posted: 11 Jun 2017 03:02 PM PDT Daut Haradinaj në një intervistë për KTV-në, e ka quajtur fitore modeste atë të PAN-it në zgjedhjet e parakohshme. “Në Deçan ka qenë rezultat i mirë, ndoshta për herë të parë pas luftës ka qenë rezultat enorm. Në rezultatet totale është fitore e suksesshme, jo ku me ditë sa mirëpo ia uroj PAN-it një fitore modeste”, ka thënë Haradinaj. “Unë shoh që populli i ka dhënë besim, megjithatë është rezultat i kënaqshëm”, ka shtuar ai. I pyetur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 11 Jun 2017 02:54 PM PDT Në faqen zyrtare të KQZ, në Prishtinë janë proceduar rreth 10 për qind e votave. Aty pritej garë e fortë në mes të LDK-së që ka udhëhequr gjatë Prishtinën dhe Vetëvendosjes që me Shpend Ahmetin është në përfundim të mandatit të parë. Në këtë pikë të numërimit zyrtar të votave, Vetëvendosje prin me 41 për qind të votave ndërsa LDK-ja ka 35 për qind të votave. Kjo përqindje mund të ndryshojë deri në fund të procesit të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Krasniqi dëshiron koalicion mes PAN-it dhe VV-së Posted: 11 Jun 2017 02:44 PM PDT Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se Kosovës më së shumti i duhet tani të mendoj për një koalicion të madh, e kjo sipas tij të ndodh mes PAN-it dhe Vetëvendosjes. Këtë propozim, ai e ka dhënë përmes një shkrimi në Facebook, duke shtuar se kjo krijon mundësi të shumta për Kosovën. Shkrimi i plotë në Facebook i Krasniqit: SOVRANI FOLI - POLITIKA DUHET TA LEXOJ DREJTË Nëse ndonjëherë Republikës së Kosovës i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mavraj: Kur mbaj shiritin e kapitenit ndihem krenar dhe i lumtur Posted: 11 Jun 2017 02:39 PM PDT Mërgim Mavraj, shtylla e mbrojtjes së kombëtares, u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e Shqipërisë sot dhe për mbajtjen e shiritit të kapitenit. "Kur mbaj shiritin e kapitenit, ndihem krenar dhe i lumtur, ashtu siç do ndihej çdonjëri prej nesh, por tani duhet t'ia kthej shiritin Agollit, sepse është ai kapiteni ynë. Shiriti është mjaft i rëndësishëm, por më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë", u shpreh Mavraj. Mbrojtësi i kuqezinjve vlerësoi angazhimin maksimal të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Sipas Gjuriqit, Lista Serbe ka fituar që të dhjetë mandatet e garantuara Posted: 11 Jun 2017 02:34 PM PDT Lista Serbe ka fituar së paku 90 për qind të votave në mjediset serbe në zgjedhjet e sotshme të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe me siguri që të 10 mandatet e garantuara. Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Shala: Na falni që po ju dëshpërojmë Posted: 11 Jun 2017 02:28 PM PDT Mesfushori Herolind Shala, i cili nuk u inkuadrua në humbjen 4 me 1 nga Turqia, ka kërkuar falje për këtë rezultat negativ. Në një postim të shkurtër Shala ka shkruar: “Na falni që po ju dëshpërojmë”. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Daka: Nuk e kemi të qartë arsyen e rënies së uebfaqes së KQZ-së Posted: 11 Jun 2017 02:23 PM PDT Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, ka thënë se ende nuk e kanë të qartë arsyen pse ka rënë uebfaqja e KQZ-së për më shumë se një orë. Uebfaqja zyrtare e KQZ-së tani është rikthyer, ndërsa Daka thotë se vazhdojnë të mos e dinë arsyen. “Disa thotnë që ka rënë rrjeti, disa thonë se është hakeruar. Sapo të kuptojmë problemin do të prononcohemi për media”, ka thënë Daka për KTV. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kthehet uebfaqja e KQZ-së, të proceduara rreth 15 për qind Posted: 11 Jun 2017 02:17 PM PDT Është rikthyer në funksion pas më shumë se një ore uebfaqja zyrtare e KQZ-së. Aty janë përpunuar të dhënat e 14.78 për qind të votave. PAN-i: 36,73 për qind LAA: 22.65 për qind LVV: 18.75 për qind DnV-ja ka proceduar me numërimin e 87.31 për qind dhe aty është përmbysur rezultati i të dytit me të tretin. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rezultatet zgjedhore pas 87 për qind të votave të numëruara, sipas DnV-së Posted: 11 Jun 2017 02:10 PM PDT Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve pas 87.31 për qind të votave të numëruara. Koalicioni PDK-AAK-Nisma vazhdon të udhëheqë me 33.1 për qind, ndërsa garë më e fortë po zhvillohet për partinë e dytë. Vetëvendosje ka 26.6 për qind, apo 1.3 për qind më shumë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa, që ka 25.3 për qind të votave. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vetëvendosje mbush sheshin “Zahir Pajaziti” Posted: 11 Jun 2017 02:10 PM PDT Sheshi “Zahir Pajaziti” është mbushur me një numër të madh të simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëvendosje po feston për fitoren, që siç e kanë quajtur ata është fitorja më e madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Festa ka nisur në orën 22:30 dhe duket një numër i madh i njerëzve që i janë bashkangjitur. Në konferencën për media, Vetëvendosje kanë konsideruar fitore të dyfishtë dhe kanë thënë se janë subjekti i parë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Aksident në magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë, dy të lënduar Posted: 11 Jun 2017 02:05 PM PDT Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë - Fushë Kosovë, afër ETC-së. KosovaPress raporton se të lënduar janë dy persona, por janë jashtë rrezikut për jetë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, nga të cilat njëra është taksi. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| PAN-i shtyn për në orën 24 festën e fitores Posted: 11 Jun 2017 02:03 PM PDT Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka shtyrë për orën 24 festën e fitores së zgjedhjeve të parakohshme. PDK-ja njofton se pjesëmarrës në sheshin “Skenderbe” do të jenë edhe krerët e këtij koalicioni. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kryetari “Lexhendar”: Çdo rezultat për ne është fitore Posted: 11 Jun 2017 02:02 PM PDT Kryetari “Lexhendar” i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ka komentuar për rezultatet e parakohshme të këtyre zgjedhjeve. I infiltruar nga të gjitha partitë, ai ka thënë se çdo rezultat për ta do të thotë fitore. Shkrimi i plotë i Arifajt: Një sqarim për popullin (dhe të tjerët): Partia e Fortë është e infiltruar në të gjitha partitë, andaj çdo rezultat do të thotë fitore për ne. Urime! ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ish-kryegjyqtari i kushtetueses shpjegon situatën e re nga zgjedhjet Posted: 11 Jun 2017 01:45 PM PDT Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është ftuar nga KTV-ja për të komentuar situatën aktuale të rezultateve preliminare dhe zhvillimet e mundshme pasi që deputetët e legjislaturës së re të ulen në Kuvendin e Kosovës. Sipas Hasanit, nëse LAA e LVV nuk shkojnë në koalicion me PAN-in, dhe ky i fundit nuk arrin numrin prej 41 deputetëve edhe sikur hipotetikisht të kishte koalicion me pakicat nuk do të mund ta zgjedhë vetë as kryetarin e Kuvendit. Në variantin e dytë, sikur PAN-i të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| SHBA: Nuk mund të konfirmojmë vrasjen e al-Bagdadit Posted: 11 Jun 2017 01:25 PM PDT Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se nuk kanë informata për të konfirmuar apo përgënjeshtruar njoftimet se është vrarë nga një goditje ajrore udhëheqësi i ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi. Ekspertë të pavarur kanë vënë në pikëpyetje njoftimet që janë përhapur me shpejtësi lidhur me vrasjen e al-Bagdadit, sipas të cilave vrasja u njoftua të shtunën në televizionin shtetëror sirian. Por BBC-ja tha të dielën se nuk kishte pasur njoftime për vrasjen as nga televizioni shtetëror...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





