Koha.net: “Gjuriq: Jabllanoviq, me veprimin e tij, është legjitimuar si “nxënës i UÇK-së terroriste”” plus 29 more

Koha.net: “Gjuriq: Jabllanoviq, me veprimin e tij, është legjitimuar si “nxënës i UÇK-së terroriste”” plus 29 more


Gjuriq: Jabllanoviq, me veprimin e tij, është legjitimuar si “nxënës i UÇK-së terroriste”

Posted: 04 Jun 2017 03:05 PM PDT

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që drejtohet nga Marko Gjuriq, ka dënuar ashpër sulmin e liderit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ndaj aktivistëve të listës Serbe në Leposaviq. Kjo zyrë ka apeluar ndaj të gjithë qytetarëve të Serbisë në Kosovë që të mos bien pre e politikanëve të cilët “i ka kandiduar Prishtina në mënyrë që të nxisin ndarje mes popullit serb në krahinën tonë jugore”. Në reagim......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“O Sa Mirë” – Episodi 112

Posted: 04 Jun 2017 02:53 PM PDT

Është publikuar në YouTube episodi më i ri i serialit “O Sa Mirë”. Se çfarë ndodhi në episodin 112 mund të mësoni përmes videos së mëposhtme. “O Sa Mirë” transmetohet çdo të diel prej orës 20:00 ekskluzivisht në KTV. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Kjo është Kosova, s’është Serbi”, thotë Lista Serbe të ketë kërcënuar Jabllanoviq

Posted: 04 Jun 2017 02:51 PM PDT

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, sipas medieve serbe, sonte ka kërcënuar aktivistët se Listës Serbe në Leposaviq, duke ngrehur çarkun e revoles ndaj tyre, transmeton Koha.net. Sipas TV Most, aktivistët e Listës Serbe në momentin kur i ka kërcënuar Jabllanoviq ishin duke vendosur posterë të partisë së tyre. Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i PSK-së, është arrestuar sonte. Arrestimin e tij e ka konfirmuar vetë kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq. “Jabllanoviq ka drejtuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Posted: 04 Jun 2017 02:46 PM PDT

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm në Londër ku mbetën të vdekur 7 persona dhe 48 janë lënduar, shkruan Reuters, transmeton Koha.net. Tre Sulmet ndodhën mbrëmë në London Bridge, Borough Market dhe zonën Vauxhall. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shaqiri nuk dëshiron largimin nga Stoke City

Posted: 04 Jun 2017 02:35 PM PDT

Xherdan Shaqiri nuk është duke u ngutur që të largohet nga Stoke City. Ylli shqiptar ka thënë se do të largohet nga ky klub vetëm nëse bindet që do të jetë më mirë te një klub më i madh. Reprezentuesi i Zvicrës iu bashkua Stoket në vitin 2015 nga Interi dhe që atëherë ka luajtur rol të madh në klubin anglez. 25-vjeçari përmendet vazhdimisht në afatin e transferimeve, por thotë se një largim nga Stoke nuk është prioritet i tij. “Kam kontratë me Stoken deri në vitin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbët e Graçanicës kërkojnë pajtim me shqiptarët

Posted: 04 Jun 2017 02:29 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Simiq: Jabllanoviq nisi të ikte nga Policia, por u kap dhe iu mor arma

Posted: 04 Jun 2017 02:26 PM PDT

Sllavko Simiq, lider i Listës Serbe, ka treguar për ngjarjen e sotme ku raportohet të jetë arrestuar ish-lideri i kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, që tani drejton Partinë e Serbëve të Kosovës. Simiq thotë se sonte në Leposaviq, “Jabllanoviq ka nxjerrë dhe ka përgatitur armën dhe ka kërcënuar se do të shtijë në drejtim të aktivistëve të Listës Serbe për shkak se kanë ngjitur posterë të partisë sonë”. “Sipas burimeve tona, Jabllanoviq e ka drejtuar armën kah......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serial: O sa mirë epis. 112 ®

Posted: 04 Jun 2017 07:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Film artistik

Posted: 04 Jun 2017 06:15 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

1 KAFE ME LABIN ®

Posted: 04 Jun 2017 03:45 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sporti Total

Posted: 04 Jun 2017 02:55 PM PDT

...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV: Është sulmuar salla ku po mbanim tubimin në Studençan të Therandës

Posted: 04 Jun 2017 02:16 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në mbrëmjen e së dielës dikush është përpjekur të prishë tubimin e saj në fshatin Studençan të Therandës. Partia e Visar Ymerit thotë se salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me lëndë shpërthyese. Ky veprim, sipas VV-së, vjen nga “parehatia e ish-pushtetit dhe për shkak të rritjes së madhe të kësaj partie”. Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes: Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Lëvizjes Rritja e madhe e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova i hakmerret Serbisë për Jahjagën, ia ndalon Vulinit hyrjen në Kosovë

Posted: 04 Jun 2017 02:12 PM PDT

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim të mos e lejoj hyrjen e ministrit të Punës në Serbi Aleksandër Vulin. Burime nga Qeveria e Kosovës, kanë bërë të ditur për Koha.net se ndalesa e Vulinit për të hyrë në Kosovë ka ardhur si masë reciprociteti për Serbinë, pasi kjo e fundit nuk lejoi hyrjen e ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ishte e ftuar në festivalin “Mirdita – dobar dan”, për të folur për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kronika zgjedhore – Dita 5

Posted: 04 Jun 2017 02:05 PM PDT

Vetëvendosje ka vazhduar sot fushatën e saj elektorale. Kandidati për kryeministër i këtij subjekti, Albin Kurti, ngriti alarmin, që sipas tij, edhe pse kanë kaluar 18 vjet nga çlirimi, qytetari i Kosovës po vazhdon të varfërohet. VV by kohanet Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa kanë mbajtur tubim zgjedhor në Pejë. Premtuan zhvillim ekonomik, rritje të pagave, trefishim të investimeve në bujqësi e punësim. Nga Peja, kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të lejojë që Kosova të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si u përcoll finalja e Ligës së Kampionëve në Kosovë

Posted: 04 Jun 2017 01:44 PM PDT

Finalja e madhe e Champions League, ndërmjet Juventusit dhe Real Madridit, mblodhi anë e kënd botës tifozët për të parë këtë ndeshje të madhe. Emocionet e finales së Ligës së Kampionëve, u përjetuan edhe në Kosovë, me organizime për të parë tifozët së bashku finalen. Tifozët e Juventusit dhe ata të Real Madridit, ishin mbledhur në numër të madh për të ndjekur finalen. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

LDK: RTK-ja fshehu tubimin madhështor të LDK-së në Pejë

Posted: 04 Jun 2017 01:42 PM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe partnerët e saj të koalicionit shprehin shqetësimin me, siç thonë ata, “tendencat e vazhdueshme të transmetuesit publik, RTK-së, për fshehjen e të vërtetës dhe shtrembërimin e realitetit në Kosovë”. RTK, në edicionin e sotëm të lajmeve qendrore, sipas këtij reagimi, “nuk e pasqyroi fare tubimin qendror të LDK-së në Pejë, ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë”. “Tubimi është mbajtur në orën 17.00 dhe RTK e ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berlini solidarizohet me londinezët

Posted: 04 Jun 2017 01:37 PM PDT

Porta Brandernburg e njohur si Harku i Triumfit, monumenti i shekullit të 18’të në Berlin është ndriçuar me ngjyrat e flamurit britanik për të treguar solidaritet për viktimat e sulmit të fundit në Londër, shkruan Reuters, transmeton Koha.net. Shtatë persona kanë humbur jetën dhe 48 janë lënduar në tre sulme terroriste mbrëmë në London Bridge, Borough Market dhe zonën Vauxhall. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trepça ’89 reagon pas dëmtimit të stadiumit, kërkon burgosjen e tifozëve të pandërgjegjshëm

Posted: 04 Jun 2017 01:31 PM PDT

Stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë, ishte arenë e dy ndeshjeve të barazhit, që u zhvilluan të shtunën dhe të dielën. Por, nga këto përballje, u dëmtuan ulëset e stadiumit të skuadrës kampione. Përderisa të shtunën në takimin, Ferizaj – Vllaznia e Pozheranit, u dëmtuan një numër më i vogël i ulëseve nga tifozët ferizajas, të dielën në përballjen, Dukagjini – Drita, tifozët nga Klina të njohur si “Hithat”, demoluan pjesën e tribunës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashota: Para tre vitesh hymë në koalicion me një subjekt të padëshiruar, por s’kishim zgjidhje tjera

Posted: 04 Jun 2017 01:33 PM PDT

Dega e PDK-së në Klinë ka mbajtur dy tubime elektorale më anëtarë dhe simpatizantë të fshatit Gllarevë, Caravikë dhe disa lokaliteteve të Malishevës në të cilat janë prezantuar kandidatët për deputetë të këtyre dy komunave Ramush Agushi e Ukë Berisha nga Klina dhe Isni Kilaj nga Malisheva. Në tubimin elektoral në Gllarevë, kryetari i degës së PDK-së, Sokol Bashota, ka thënë se para tre vitesh hymë në koalicion me një subjekt të padëshiruar por që ishte mundësia......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haziri: LDK nuk është parti e kushërinjve dhe dajve, por e popullit

Posted: 04 Jun 2017 01:30 PM PDT

Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan dhe kandidatët për deputetë nga radhët e kësaj partie, kanë zhvilluar një tubim parazgjedhor në lagjet “Dheu i Bardhë”, “Baja” e “2 korriku”. Haziri theksoi se masoiviteti në “Dheun e Bardhë” tregoi se ushtarët e Ibrahim Rugovës po shtohen përditë. “Masoviteti juaj tregon për fuqinë e koalicionit të LDK-së. Këta ushtarë të mirë po shtohen përditë dhe ne po bëhemi edhe më shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mavraj thotë se vet futbollistët janë fajtorë për humbjen nga Luksemburgu

Posted: 04 Jun 2017 01:17 PM PDT

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, thotë se vet futbollistët janë fajtor për paraqitjet e dobëta të kuqezinjve pas Evropianit, dhe për humbjen 2 me 1 në miqësoren ndaj Luksemburgut. “Nëse ne nuk japim 100 për qind në çdo ndeshje atëherë rrezikojmë gjithmonë për të humbur. Ky është problemi i skuadrave të vogla që kur arrijnë një synim, sikur 1 për qind më pak të japin rezultatet nuk janë të mira”, ka thënë Mavraj, raporton TCH. Ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çeku për posterin e Hoxhajt në objektin e Kino Lumbardhit: Largojeni atë dreq posteri ose e largojmë ne

Posted: 04 Jun 2017 01:08 PM PDT

Hajrulla Çeku nga organizata “Ec ma Ndryshe” ka reaguar ndaj një posteri të vendosur nga kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Enver Hoxhaj. Siç shihet në fotografinë e postuar në Facebook, posteri i Hoxhajt qëndron në muret e Kino Lumbardhit në Prizren, që është edhe monument i trashëgimisë kulturore, raporton Koha.net. Ky është postimi i Çekut në Facebook: Kino Lumbardhi është e qytetarëve, është e kulturës Idiota. Nuk mbulohet institucioni i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia konfirmon arrestimin e Jabllanoviqit

Posted: 04 Jun 2017 12:58 PM PDT

Policia e veriut ka konfirmuar se para gjysmë ore ka arrestuar Aleksandër Jabllanoviqin. Këtë e konfirmoi për KosovaPress shefi i Operativës në stacionin e veriut në Mitrovicë Zhelko Bojiq. Sipas Bojiqit, deri më tani nuk ka shumë informata në lidhje me këtë rast por vetëm mund të konfirmohet se tek ai është gjetur një armë e zjarrit. Versioni i parë i Policisë është se ai ka qenë duke pirë kafe afër një pompe dhe ka hasur në një grup persona duke vendosur posterë zgjedhor që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Në kohëra të vështira, dashuria ka kuptim më shumë”

Posted: 04 Jun 2017 12:56 PM PDT

Ai konsiderohet të jetë ndër romanet më të arrira të fundshekullit të 20-të dhe një kryevepër e autorit çek, Milan Kundera. Romani i famshëm “Lehtësia e papërballueshme e të qenit”, ka qenë temë bisede në CODEX të KTV-së, në edicionin e katërt të këtij emisioni. Ky roman i botuar së pari më 1984 dhe i ekranizuar në film katër vite më pas, më 1988, është sjell bashkë me dy romane të tjerë në CODEX, nga mysafirja e radhës në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cikalleshi: Nuk duhet ta bëjmë dramatike humbjen nga Luksemburgu

Posted: 04 Jun 2017 12:41 PM PDT

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi, se nuk i ka dhënë rëndësi humbjes në miqësoren e së dielës ndaj Luksemburgut. Kuqezinjtë pësuan 2 me 1 edhe pse ishin të parët në epërsi. Cikalleshi theksoi se kjo ishte thjesht një ndeshje miqësore, ku trajneri duhet të provonte skemat dhe vendosjen e lojtarëve në fushë. "Na vjen keq që humbëm, që më tepër ndaj Luksemburgut. Gjithsesi kjo ishte thjesht një ndeshje miqësore, ku trajneri provoi skema te ndryshme, ndaj nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ariana Grande ngjitet në skenë, 12 ditë pas sulmit vdekjeprurës në Manchester

Posted: 04 Jun 2017 12:40 PM PDT

Po bëhen pothuajse 2 javë pas sulmit terrorist në “Manchester Arena”, ku këngëtarja Ariana Grande po zhvillonte koncertin e saj, e që mbetën 22 persona të vdekur e mbi 100 të plagosur. Këtë koncert bamirësie që po e mban sot, këngëtarja e ka paralajmëruar ditë më parë, megjithatë as sulmi i mbrëmshëm në Londër ku mbetën të vdekur 7 persona e 48 të plagosur, nuk e ndalën që ajo të performoj para fansave të saj, për hir të viktimave që humbën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Roshi: Trajneri nuk na tha asgjë për humbjen nga Luksemburgu

Posted: 04 Jun 2017 12:38 PM PDT

Anësori i Shqipërisë, Odise Roshi, ka komentuar humbjen befasuese nga Luksemburgu në miqësoren e zhvilluar të dielën. Kuqezinjtë pësuan 2 me 1 ndërsa autori i golit të vetëm të Shqipërisë tha se kjo ishte një humbje e papritur për kuqezinjtë, ndaj edhe djemtë e ekipit janë të mërzitur. Ai zbuloi edhe diskutimet në dhomat zhveshjes, menjëherë pas ndeshjes, ku konfirmoi se trajneri De Biasi nuk ka thënë ende asnjë fjalë, raporton TCH. "Trajneri nuk na tha asgjë. Ishin tre katër......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Askush s’mund të na ndalojë të formojmë Ushtrinë këtë vit

Posted: 04 Jun 2017 12:30 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova do të bëhet me ushtri këtë vit. Ai, në një prononcim për televizionin publik, ka thënë se askush brenda apo jashtë vendit nuk mund ta ndalojë këtë proces. “Forcat e armatosura të Kosovës do të formohen gjatë këtij viti, në një proces të koordinuar me NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Do të jetë një forcë e standardeve të NATO-s. Një forcë multietnike. Do të jetë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Hoti e luftoi dhe ndali krimin dhe korrupsionin në dogana dhe ATK

Posted: 04 Jun 2017 12:28 PM PDT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryeministri në detyrë i vendit, Isa Mustafa, ka thënë të dielën në Klinë se kandidati për kryeministër Avdullah Hoti, e ka luftuar dhe e ka ndalur krimin dhe korrupsionin në Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore dhe si rezultat i kësaj janë shtuar të hyrat në arkën e shtetit për 400 milionë euro. “Profesor Hoti ka dhënë dëshmi se si luftohet krimi dhe korrupsioni. Meqenëse ai ka arritur që ta luftojë dhe ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ëmbëlsirat si buqeta lulesh

Posted: 04 Jun 2017 12:25 PM PDT

Juliana, është një kuzhiniere nga Berlini e cila përgatit ëmbëlsira tepër të veçanta, dhe është e njohur për stilin e saj të veçantë në shumë vende të botës. Ajo është unike në dizajnimin e ëmbëlsirave sikur me buqeta të luleve, transmeton Koha.net. “Janë ëmbëlsirat më të shijshme që mund të keni shijuar ndonjëherë”, ka thënë Juliana. Për një ëmbëlsirë të tillë, Julianës i duhen orë të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now