Koha.net: “Dy nga incidentet në Londër shpallen si sulme terroriste” plus 29 more |
- Dy nga incidentet në Londër shpallen si sulme terroriste
- Theresa May në mëngjes mban takim për sulmin në Londër
- Ambasada e Kosovës në Londër vë në dispozicion numrin emergjent
- CNN: Një kamariere theret në fyt në një restorant në Borough Market
- Policia britanike: Më shumë se një i vdekur në London Bridge
- Sulmi i tretë sonte në Londër
- Sulm tjetër në Londër
- Policia në kërkim të tre personave të dyshuar për sulmin në London Bridge
- Gjenden dhjetëra civilë të vdekur në rrugët e Mosulit
- Reuters: Dëshmitarët kanë parë njerëz të prerë në fyt në London Bridge
- Ronaldo: E mrekullueshme ta përfundosh sezonin me Ligën e Kampionëve
- Së paku 6 persona të goditur nga minibusi në London Bridge
- Kroos: Juve ekip i mirë, por ne treguam kualitetin
- Një minibus shtyp këmbësorët në London Bridge
- Buffon: Reali shfaqi klasin që duhet në këto lloj ndeshjesh
- Bujqit e Mamushës, në hall nga importi
- Dëme të mëdha në Skënderaj si pasojë e të reshurave të djeshme
- Disa të lënduar në “Fan Zone” në Torino
- Vuçiq: I kuptoj shqiptarët që thonë se Kosova është e pavarur, por provoni të hyni në këpucët tona
- Kronika zgjedhore – Dita 4
- Ronaldo përsërit festimin e “Topit të Artë”
- De Biasi: Kuqezinjve i mungon kapaciteti për të patur një objektiv gjithmonë madhor
- Reali “thyen mallkimin”, fiton dy herë radhazi Ligën e Kampionëve
- Ronaldo lë prapa Messin, shkruan historinë në finale të Ligës së Kampionëve
- Reali dy gola të shpejtë ndaj Juves
- Nishani: Gjendemi në një rajon që nuk është ende gati të përballet me të shkuarën e tij
- Zbulohet hormoni i plakjes
- Haradinaj e Limaj ndjekin së bashku finalen e Championsit
- “Cernica i thotë PO koalicionit të LDK-së, bashkë me Gumnishtën, Kravaricën e Vrapqiqin”
- Xhudistët kosovarë fitojnë tri të bronzta në gara zyrtare
| Dy nga incidentet në Londër shpallen si sulme terroriste Posted: 03 Jun 2017 05:09 PM PDT Dy nga tri incidentet që ndodhën në Londër mbrëmjen e së shtunës, janë deklaruar si incidente terroriste. Policia britanike ka thënë se sulmi në London Bridge dhe ajo afër Borough Market janë të lidhura me terrorizëm, ndërsa incidenti tjetër nuk ka këso lidhje. Në incidentin tjetër që ndodhi në Vauxhall ndodhi një sulm me thikë dhe thuhet se nuk lidhet me dy sulmet tjera Sipas mediave britanike, deri tani dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur, shkruan The Telegraph, transmeton Koha.net. Raportohet se...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Theresa May në mëngjes mban takim për sulmin në Londër Posted: 03 Jun 2017 04:55 PM PDT Kryeministrja Theresa May do të mbajë një takim në orët e para të mëngjesit të sotëm, kjo pas tri sulmeve që ndodhën në Londër ku raportohet për më shumë se një të vdekur, shkruan BBC, transmeton Koha.net. Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i Mayit, ndërsa vet ajo ka thënë se ky është një "sulm i tmerrshëm", dhe se duhet të trajtohet si "akt i mundshëm terrorist". May do të mbledhë kabinetin e saj të sigurisë emergjente...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ambasada e Kosovës në Londër vë në dispozicion numrin emergjent Posted: 03 Jun 2017 04:46 PM PDT Ambasada e Kosovës në Britani të Madhe ka vënë në dispozicion një numër emergjent pas sulmeve në mbrëmjen e së shtunës në Londër. Tre sulme goditën të shtunën Londër, ndërsa policia ka konfirmuar se më shumë se një person ka vdekur. Tani, ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grejçevci ka njoftuar për numrin emergjent në këtë ambasadë. “Sulmet në Londër! Numri emergjent i Ambasadës së Kosovës: +447961064763”, ka shkruar ai. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| CNN: Një kamariere theret në fyt në një restorant në Borough Market Posted: 03 Jun 2017 04:04 PM PDT Dy persona kanë hyrë në një restorant në zonën Borough Market afër London Bridge dhe kanë therur me thikë dy persona brenda, ka cituar transmetuesi CNN një dëshmitar të ketë thënë, derisa Policia ka thënë se po i përgjigjen incidenteve në qendër të kryeqytetit britanik. Dëshmitari i ka thënë CNN-it se një kamariere është therur në fyt dhe një burrë është therur në shpinë, raporton Reuters. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia britanike: Më shumë se një i vdekur në London Bridge Posted: 03 Jun 2017 03:54 PM PDT BBC, suke u thirrur në burime policore, raporton se në sulmin e ndodhur në London Bridge të Londrës është së paku një i vdekur. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 03 Jun 2017 03:51 PM PDT Policia britanike, përmes llogarisë në Twitter, ka njoftuar se është raportuar për një sulm të tretë në Londër. Sipas njoftimit, “policët janë duke reaguar ndaj një incidenti tjetër në zonën Vauxhall”. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 03 Jun 2017 03:39 PM PDT Policia britanike ka dalë në vendin e ngjarjes ku po raportohet për një incident të dytë në Borough Market, pas incidentit në London Bridge ku një minibus shtypi një numër këmbësorësh. “Përveç në London Bridge, policia ka reaguar edhe në një incident tjerët në Borough Market. Kemi dërguar forca të armatosura në vendngjarje”, ka shkruar Policia britanike në Twitter. Scene inside a restaurant at #boroughmarket pic.twitter.com/B0PDNo1vNN — Kevin Rincon (@KevRincon) June 3, 2017 ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Policia në kërkim të tre personave të dyshuar për sulmin në London Bridge Posted: 03 Jun 2017 03:34 PM PDT Policia është vënë në kërkim të tre të dyshuarve, raporton BBC. Sipas reporterit të BBC-së, disa persona janë therur me thikë. Prioritet aktual i policisë është të largojnë njerëzit nga zona. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjenden dhjetëra civilë të vdekur në rrugët e Mosulit Posted: 03 Jun 2017 03:12 PM PDT Dhjetëra kufoma të civilëve janë gjetur në rrugët e Mosulit, të cilët besohet se u përpoqën të shpëtojnë nga xhihadistët e ISIS-it. Kufomat janë gjetur në afërsi të rrugëve, jo shumë larg vijës së frontit, ku luftojnë forcat e armatosura të Irakut kundër xhihadistëve, njoftoi Reuters. Në mesin e të vdekurve ka burra, gra dhe fëmijë. Pranë tyre janë gjetur edhe çantat dhe gjësendet që ata mbanin me vete, gjatë tentimit të arratisjes nga qyteti i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Reuters: Dëshmitarët kanë parë njerëz të prerë në fyt në London Bridge Posted: 03 Jun 2017 03:08 PM PDT Një person që ka qenë në London Bridge pas incidentit të së shtunës i ka thënë gazetarit të Reutersit të ketë parë tre persona që janë dukur se janë prerë në fyt. Shërbimet e ambulancës së Londrës kanë shkruar në Twitter se i janë përgjigjur këtij incidenti, transmeton Koha.net. Deklarata e dëshmitares së Reutersit ende nuk është konfirmuar. Ndërkaq, dëshmitarë të tjerë kanë thënë për mediat lokale angleze se tre persona kanë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ronaldo: E mrekullueshme ta përfundosh sezonin me Ligën e Kampionëve Posted: 03 Jun 2017 02:59 PM PDT Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shprehur shumë i lumtur pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke e cilësuar si sezon të mrekullueshëm këtë përmbyllje. Portugezi sonte shëkqleu, duke shënuar dy herë në fitoren 1-4 ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha.net. “Ka qenë fantastike, edhe një sezon tjetër i mrekullueshëm. Ta përfundosh sezonin me Ligën e Kampionëve dhe rekordin, jam shumë i lumtur”, është shprehur portugezi, i cili sonte...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Së paku 6 persona të goditur nga minibusi në London Bridge Posted: 03 Jun 2017 02:50 PM PDT Një minibus i bardhë raportohet të ketë hyrë me shpejtësi në një zonë këmbësorësh në London Bridge të Londrës. Deri më tani, raportohet se minibusi ka goditur së paku 6 persona, raporton BBC. Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje, ndërsa gjendet në numër të madh në vend të ngjarjes. Kërkojnë nga qytetarët të shmangin zonën. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Kroos: Juve ekip i mirë, por ne treguam kualitetin Posted: 03 Jun 2017 02:49 PM PDT Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë Juventusi është një ekip shumë i mirë në mbrojtje, por Real Madrditi sipas tij sonte tregoi kualitetet. Reali mposhti Juventusin 1 me 4 në finalen e Ligës së Kampionëve, për ta fituar këtë trofe për herë të 12, transmeton Koha.net. “Nuk e kam menduar se ishte e mund ta mbronim titullin, është e vështirë ta fitosh njëherë. Por, ta fitosh tre herë brenda katër viteve do të thotë shumë, dhe ky nuk është ekip i mirë vetëm...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Një minibus shtyp këmbësorët në London Bridge Posted: 03 Jun 2017 02:40 PM PDT Një incident i ngjashëm me atë të para disa kohësh raportohet se ka ndodhur në Londër. Sipas mediave lokale, një minibus ka goditur qëllimisht disa njerëz në London Bridge, një prej pikave më të frekuentura të kryeqytetit britanik. Forca të shumta të armatosura janë në vendin e ngjarjes. Ende nuk ka të dhëna për viktima në këtë rast. More Police at scene, helicopters and civil police #LondonBridge pic.twitter.com/8UbG8XscY0 — Kaine Pieri (@PieriKaine) June 3, 2017 ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Buffon: Reali shfaqi klasin që duhet në këto lloj ndeshjesh Posted: 03 Jun 2017 02:38 PM PDT Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon pas humbjes ndaj Real Madridit është ndarë i zhgënjyer, por ka theksuar se Reali tregoi klasin që duhet në këto lloj ndeshjesh. Juventusi humbi 1 me 4 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit, në një ndeshje ku fjalën kryesore e pati portugezi Cristiano Ronaldo, transmeton Koha.net. “Jemi të zhgënjyer. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, menduam se kishim mjaftueshëm që ta fitonim lojën. Nuk e shpjegoj dot pse luajtëm ashtu në pjesën e dytë....... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bujqit e Mamushës, në hall nga importi Posted: 03 Jun 2017 02:34 PM PDT Bujqit e ndryshëm po kërkojnë nga shteti që të ndërmarrë hapa urgjentë për të mbrojtur produktet vendore, pasi importi megjithëse nuk është i freskët, po i mund me çmime të lira. Thonë se shteti e ka për detyrë të bëjë një gjë të tillë, pasi çdo vit ka investuar me miliona euro në rritjen e bujqësisë, raporton KTV. Edhe këtë vit, Ministria e Bujqësisë ka ndarë mbi 20 milionë për subvencione dhe po aq të tjera për grante për bujqit e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Dëme të mëdha në Skënderaj si pasojë e të reshurave të djeshme Posted: 03 Jun 2017 02:33 PM PDT Të reshurat e një nate më parë kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Skënderajt. Është viti i tretë që familjes Gjokaj uji i ka depërtuar brenda në shtëpi. Në këtë komunë janë edhe shumë familje që sa herë që ka të reshura, uji u depërton brenda në shtëpi duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme, raporton KTV. Këto familje gjatë ditës i kanë vizituar edhe zyrtarët komunalë për të bërë vlerësimin e dëmeve,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Disa të lënduar në “Fan Zone” në Torino Posted: 03 Jun 2017 02:25 PM PDT Një alarm për bombë në zonën e tifozëve në qytetin e Torinos ka shkaktuar panikë dhe disa të lënduar. Mijëra njerëz ishin mbledhur në sheshin San Carlo për të parë finalen e Ligës së Kampionëve të ekipit të qytetit të tyre me Real Madridin, transmeton KTV. Pasi që dikush ka bërtitur “Bombë, bombë”, njerëzit kanë ikur në panik dhe shumë janë lënduar duke ikur dhe në përplasje me njëri-tjetrin. Ekipe të shumta të emergjencës kanë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vuçiq: I kuptoj shqiptarët që thonë se Kosova është e pavarur, por provoni të hyni në këpucët tona Posted: 03 Jun 2017 02:21 PM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë për media në Brdo-Brione, ka thënë se bashkë me presidentin maqedonas, Gjorgje Ivanov, kanë shkëmbyer “fjalë të rënda e të mprehta me përfaqësuesit shqiptarë”, duke aluduar në presidentët Hashim Thaçi e Bujar Nishani, por kjo, sipas tij, është më mirë sesa që gjëra të tilla të transferohen në rrugë. Vuçiq ka thënë se nuk kujton një debat më të ashpër e më të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 03 Jun 2017 02:03 PM PDT Në ditën e katërt të fushatës, drejtues të partisë Fjala kanë vazhduar fushatën në qytetin e Pejës. Pasi janë prezantuar kandidatët e kësaj partie, kryetari i Fjalës, Gëzim Kelmendi, i ka cilësuar ata si shpresë për këtë qytet. Partia Fjala - Kronika Zgjedhore 4 by kohanet Koalicioni LDK-AKR-Alternativa në ditën e katërt të fushatës ka mbajtur tubime në Mitrovicë, Vushtrri, Graçanicë e Hajvali. Nga këto tubime janë përsëritur premtimet për rritje ekonomike,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ronaldo përsërit festimin e “Topit të Artë” Posted: 03 Jun 2017 02:03 PM PDT Cristiano Ronaldo ka përsëritur festën e tij të famshme kur kishte fituar Topin e Artë për vitin 2014. Ai këtë e bëri edhe sonte pas triumfit në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit, transmeton Koha.net. Portugezi vërtiti sërish përderisa ishte duke dhënë një intervistë. Real Madridi sonte fitoi Ligën e Kampionëve duke fituar 1 me 4 ndaj Juventusit, që është titulli i 12 për gjigantin spanjoll, dhe i dyti radhazi. SIUUUUUUUUUUUU pic.twitter.com/IbDjudxcrZ — Real Madrid Info (@RMadridInfo) June 3,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| De Biasi: Kuqezinjve i mungon kapaciteti për të patur një objektiv gjithmonë madhor Posted: 03 Jun 2017 01:56 PM PDT Pak orë nga përballja miqësore me Luksemburgun, trajneri i përfaqësueses kuqezi, Gianni de Biasi, i ka kërkuar lojtarëve të kenë një përqendrim maksimal, pasi të gjithë në këtë miqësore do të jenë në një test për ndeshjen zyrtare me Izraelin pas një jave. “Kjo ndeshje me Luksemburgun është një test shumë i rëndësishëm. Nuk duhet ta nënvlerësojmë. Lojtarët që do të luajnë në këtë ndeshje duhet të më japin sinjale të mira...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Reali “thyen mallkimin”, fiton dy herë radhazi Ligën e Kampionëve Posted: 03 Jun 2017 01:40 PM PDT Real Madridi është skuadra e vetme në histori të Ligës së Kampionëve që ka fituar dy herë radhazi këtë trofe. Vitin e kaluar Reali kishte mposhtur Atletico Madridin, kurse sonte në Cardiff “Los Blancos” shënuan fitore bindëse ndaj Juventusit, raporton Koha.net. “Mbretërit” shënuan fitore 1 me 4 sonte, në një ndeshje që shkëlqeu lojtari më i mirë në botë Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy herë. Kur po zhvillohej minuta e 20 Ronaldo kaloi Realin në epërsi pas një...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ronaldo lë prapa Messin, shkruan historinë në finale të Ligës së Kampionëve Posted: 03 Jun 2017 01:23 PM PDT Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur. Ai ka shkruar historinë në finale të Ligës së Kampionëve duke shënuar në tri finale të ndryshme. Me golat e shënuar sonte ndaj Juventusit ai lë prapa rivalin e tij te Barcelona, Leo Messin, i cili ka shënuar në dy finale të ndryshme, raporton Goal. Ronaldo kishte shënuar edhe në finalen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Chelseat më 2008, si dhe ndaj Atltico Madridit gjashtë vjet më vonë, transmeton Koha.net. Më mirë se ai në këtë aspekt qëndron vetëm...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Reali dy gola të shpejtë ndaj Juves Posted: 03 Jun 2017 01:11 PM PDT Real Madridi ka dyfishuar epërsinë ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve. Ishte Casemiro ai që riktheu epërsinë duke shënuar një gol të bukur në minutën e 61 nga largësia, transmeton Koha.net. Kurse pas tre minutave Ronaldo e dyfishon epërsinë ndaj Juves, duke e çuar rezultatin në 1 me 3. 1-3 Cristiano Ronaldo Goal HD - Juventus VS... by amgad-gogo ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Nishani: Gjendemi në një rajon që nuk është ende gati të përballet me të shkuarën e tij Posted: 03 Jun 2017 01:00 PM PDT Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani mori pjesë sot në takimin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, me ftesë dhe nën kujdesin e presidentit slloven, Borut Pahor e të presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitoaroviq. Në këtë takim, krahas presidentëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe bashkëkryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, ishte i pranishëm si i ftuar nderi presidenti Federal i Republikës së Gjermanisë, Frank-Walter...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Posted: 03 Jun 2017 12:55 PM PDT Studiuesit e Institutit Molekular Venecian, të universitetit të Padovas, kanë individualizuar hormonin e plakjes dhe se si ta luftojnë atë, duke i hapur rrugën terapive revolucionare për të jetuar më mirë dhe më gjatë. Dihej se përkeqësimi mitokondrive, që prodhojnë energji për qelizat, ishte e lidhur me plakjen dhe ekipi i Marco Sandri dhe Luca Scorrano zbuluan se shkaktar është prodhimi i një hormoni që quhet FGF21 që shkakton plakjen e gjithë sistemit, transmeton kp. jo vetëm kanë arritur të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj e Limaj ndjekin së bashku finalen e Championsit Posted: 03 Jun 2017 12:55 PM PDT Lideri i AAK-së dhe ai i Nismës për Kosovën, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sonte janë duke e ndjekur bashkë finalen e Ligës së Kampionëve, Real Madrid – Juventus. “Bashkë me Fatmirin po e shijojmë spektaklin e futbollit, finalen e Ligës së Kampionëve, Juventus vs. Real Madrid”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, të cilit shkrim ia ka bashkangjitur edhe një foto, ku shihet së bashku me Limajn duke e shikuar ndeshjen. ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| “Cernica i thotë PO koalicionit të LDK-së, bashkë me Gumnishtën, Kravaricën e Vrapqiqin” Posted: 03 Jun 2017 12:50 PM PDT LDK, përmes një komunikate për media, ka thënë se kandidatët për deputetë të kësaj partie në Gjilan po mbështeten në mënyrë madhështore nga qytetarët gjithandej territorit të komunës. Sipas komunikatë, një pritje të tillë ata e kanë gjetur sonte në Cernicë, ku simpatizantët e shumtë “i thanë një PO të madhe koalicionit të LDK-së, së bashku me Gumnishtën, Kravaricën e Vrapqiqin”. “Jemi në një fazë kur duhet t’i...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Xhudistët kosovarë fitojnë tri të bronzta në gara zyrtare Posted: 03 Jun 2017 12:50 PM PDT Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se xhudistët kosovarë sot kanë shënuar edhe një sukses në garat zyrtare të xhudos. Në garat e zhvilluara sot, xhudistët kosovarë morën tri medalje të bronzta, transmeton Koha.net. “Leibnitz të Austrisë, Loriana Kuka e bronztë, atje me Lorianën e Flakën kësaj radhe ishte trajneri im, Syla. Sot Kosova me tri medalje në gara zyrtare të xhudos, ekipi po rritet edhe me medalje. European Cup Juniors. Erza ende si ka mbush 15 vjet por sot me tri...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from KOHA.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





