“Këta janë deputetët e Vetëvendosjes” plus 9 more Ferizaj Press

“Këta janë deputetët e Vetëvendosjes” plus 9 more Ferizaj Press


Këta janë deputetët e Vetëvendosjes

Posted: 29 Jun 2017 07:34 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 mandate, koalicioni PAN do të ketë 39 sish, ndërsa koalicioni LDK-AKR do të ketë 29 mandate në Kuvendin e Kosovës

Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në një konferencë për media ka shpallur rezultatat përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Nga to del se koalicioni PDK-AAK-NISMA ka marrë 33.74 për qind të votave(39 deputetë), Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 27.49 për qind të votave(32 deputetë), koalicioni LDK-AKR është votuar nga 25.53 të zgjedhësve(29 deputetë), ndërsa Lista Serbe ka marrë 6.12 për qind të votave(9 deputetë).

Depuetetët e Vetëvendosjes:

Albin Kurti

Shpend Ahmeti

Dardan Molliqaj

Visar Ymeri

Dardan Dejdiu

Aida Dërguti

Glauk Konjufca

Albulena Haxhiu

Fisnk Ismaili

Donika Kadaj Bujupi

Rexhep Selimi

Adem Mikullovci

Dukagjin Gorani

Liburn Aiu

Ali Lajçi

Driton Caushi

Sami Kurteshi

Besa Baftiu

Faton Topalli

Ismajl Kurteshi

Salih Salihu

Fatmire Kollcaku

Mutaher Haskuka

Arbërie Nagavci

Frashër Krasniqi

Qendron Kastrati

Valon Ramadani

Arbër Rexhaj

Shqipe Pantina

Drita Millaku

Saranda Bogujevci

Fitore Pacolli.

Deputetët e koalicionit PDK-AAK-NISMA

Posted: 29 Jun 2017 07:30 AM PDT

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka marrë 33.74 për qind të votave(39 deputetë), Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 27.49 për qind të votave(32 deputetë), koalicioni LDK-AKR është votuar nga 25.53 të zgjedhësve(29 deputetë), ndërsa Lista Serbe ka marrë 6.12 për qind të votave(9 deputetë).

Deputetët e PAN-it:

Kadri Veseli

Ramush Haradinaj

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Enver Hoxhaj

Mërgim Lushtaku

Memli Krasniqi

Elmi Reqica

Sala Berisha- Shala

Teuta Haxhiu

Andin Hoti

Fatmir Xhelili

Agim Aliu

Bekim Haxhiu

Haxhi Shala

Zafir Berisha

Milaim Zeka

Bilall Sherifi

Ganimete Musliu

Time Kadrijaj

Abdyl Salihu

Ahmet Isufi

Shkumbin Demalijaj

Rrustem Berisha

Nezir Qoqaj

Xhavit Haliti

Pal Lekaj

Zenun Pajaziti

Hajdar Beqa

Blerim Kuqi

Rasim Selamanaj

Evgjeni Thaqi- Dragusha

Blerta Deliu

Mexhide Topalli- Mjaku

Flora Brovina

Luljeta Hysenaj- Gutaj

Albulena Balaj

Safete Haderxhonaj

Xhevahire Izmaku

Lista e deputetëve të koalicionit LDK-AKR

Posted: 29 Jun 2017 07:24 AM PDT

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit, koalicioni PDK-AAK-NISMA ka marrë 33.74 përqind të votave (39 deputetë), Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 27.49 për qind të votave(32 deputetë), koalicioni LDK-AKR është votuar nga 25.53 të zgjedhësve(29 deputetë), ndërsa Lista Serbe ka marrë 6.12 përqind të votave(9 deputetë).

Deputetët e LDK-AKR:

Avdullah Hoti

Vjosa Osmani

Behgjet Pacolli

Driton Selmanaj

Lumir Abdixhiku

Anton Quni

Mimoza Kusari-Lila

Kujtim Shala

Ilir Deda

Labinot Tahiri

Lutfi Zharku

Arben Gashi

Ramiz Kelmendi

Teuta Rugova

Fidan Rekaliu

Arban Abrashi

Valentina Bunjaku-Rexhepi

Ismet Beqiri

Haxhi Avdyli

Korab Sejdiu

Islam Pacolli

Lirije Kajtazi

Naser Rugova

Armend Zemaj

Imet Rrahmani

Hykmete Bajrami

Besa Gaxherri

Doruntine Maloku-Kastrati

Mirjeta Kalludra

Komuna e Ferizajt  hap rrugë të reja përmes shpronësimit

Posted: 29 Jun 2017 07:18 AM PDT

Ferizaj.29.06.2017. Është rrënuar sot një shtëpi private në afërsi të rrugës "Astrit Bytyqi" për t'u hapur një rrugë e re që lidh qendrën e Ferizajt me këtë pjesë.

Komuna e Ferizajt ka arritur që përmes shpronësimit të paguaj rreth 350 mijë euro dhe të zbatoje me përpikmëri planin urbanistik që parasheh hapjen e rrugëve të reja.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa e vlerësoi mjaft të rëndësishëm gjithë këtë punë.

"Ne në fakt po realizojmë njërin nga planet urbanistike i cili është përcjellur që nga viti 1986 d m th kemi të bëjmë me realizim të projekteve që kanë qenë të parapara 40 vite më parë dhe të cilët janë bartur në secilin plan urbanistik dhe rregullues dhe të cilët nuk janë realizuar për shkak të mungesës së aftësisë së paraardhësve të mi. Kjo hapësire lidh rrugën "Astrit Bytyqi" përmes afërsisë së oborrit të shkollës "Gjon Serreqi" me rrugën "Ahmet Kaçiku". Ne me këtë po i krijojmë mundësi zonës së qytetit , qendrës edhe një lidhje me magjistralen Prishtine –Ferizaj , sepse ne tashmë e kemi lidhur rrugën "Astrit Bytyqi" me këtë magjistrale nëpërmjet lagjes së Bajraktarëve dhe në këtë pjesë po e realizojmë lidhjen më të mirë përmes shpronësimit dhe të gjitha procedurave që i kemi realizue dhe të cilat shpenzime i kanë krijuar një kosto prej 350 mijë eurosh buxhetit të komunës. Është një shpronësim me sipërfaqe prej 7 ari. Përkundër rezistencave që kanë pasur këta banorë për çmimin e shpronësimit dhe shumën, ne kemi qenë të vendosur që këtë ta realizojmë", ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar qytetarët dhe pronaret e kësaj shtëpie që jetojnë përkohësisht jashtë atdheut dhe që janë pajtuar të shpronësohet kjo pjesë edhe pse kanë shfaqur ankesat e tyre të cilat do të mund t'i adresojnë, nëpër organet kompetente siç janë gjykatat e nivele të tjera.

"Komuna është përcaktuar që t'i zbatojë planet urbanistike si pjesë e planit qeverisës që dalin nga programi ynë qeverisës dhe natyrisht për realizimin e interesit qytetar sepse kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Për fat të keq ne nuk kemi qenë të vëmendshëm që të shpronësojmë sasi më të madhe nga kjo sipërfaqe sepse këtu ka qen vend i përshtatshëm për ndërtimin e ndonjë rreth rrotullimi kurse për të ardhmen do t' kemi parasysh në pjesë të tjera", është shprehur kryetari Svarqa.

Komuna e Ferizajt është zotuar se në të ardhmen do të shtoj vëmendjen për të ndarë më shumë buxhet rreth shpronësimeve të tokave të cilat janë të nevojshme për projekte të tjera madhore. U theksua se deri më tani ka qenë një sfidë mungesa e buxhetit për këto projekte.

Fshati Pojatë bëhet me rrugë të reja

Posted: 29 Jun 2017 07:09 AM PDT

Të enjten në fshatin Pojatë edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin dhe asfaltimin e 4 kilometrave rrugë.

Banorët e fshatit Pojatë të komunës së Ferizajt, i janë gëzuar pa masë rregullimit dhe asfaltimit të rrugëve të tyre. Ata thanë se investime të tilla në këtë fshat nuk ka pasur që nga paslufta.

"Këto investime kanë qenë shumë të nevojshme për ne, sepse kemi pasur probleme të shumta të qarkullimit sidomos gjatë sezonës së dimrit", tha Ajet Kamberi.

Nga afër punimet në rregullimin e rrugëve i ka përcjellur kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtoret e tij, por edhe bashkëpunëtore të tjera.

Kryetari Svarqa, tha se investime të tilla po bën në çdo lokalitet të komunës së Ferizajt, në mënyrë të vetme që t'ju lehtësohet jeta banorëve të këtyre vendeve.

"Është një nga projektet më të rëndësishme për banorët e fshatit Pojatë, për shkak se ka të bëjë me asfaltimin e 15 rrugicave të fshatit, të cilat kapin një gjatësi mbi 4 kilometra dhe gjerësi 5 dhe 6 metra. Rregullimi i rrugicave të këtij fshati po bëhet në mënyrë që të krijojmë parakushte që të fillojmë më vonë edhe asfaltimin e rrugës kryesore", ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shtuar se rruga kryesore e fshatit Pojatë do të rregullohet me një projekt të Ministrisë së Infrastrukturës, i cili segment rregullon dhe lidh nder vete edhe fshatrat e këtij rajoni.

U bë e ditur se ky projekt komunës së Ferizajt i kushton 260 mijë euro. Punimet në këtë rrugë do ti kryeje operatori ekonomik "Berisha Company".

Asfaltohet rruga “Ajet Gërguri”

Posted: 29 Jun 2017 06:57 AM PDT

Të enjten është bërë asfaltimi i rrugës "Ajet Gërguri"në Ferizaj.

Nga afër këtë asfaltim e ka inspektuar edhe kryetar i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij.

Me këtë rast mbikëqyrësja e këtij projekti, inxhinierja e ndërtimtarisë Leonora Zeqiri, është shprehur se në këtë rrugë është bërë ndërrimi i gypit të ujësjellësit, është bërë rregullimi i kanalizimit si dhe asfaltimi i kësaj rruge. Ajo u shpreh tejet e kënaqur edhe më cilësinë e punimeve që janë bërë në këtë rrugë.

"Është ky një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj pjesë të qytetit. Në këtë rrugë është intervenuar edhe në gypin e ujësjellësit, por edhe në kanalizim. Nga takimet që kemi pasur edhe me banorët e kësaj lagje të gjithë janë shprehur tejet të kënaqur me këto investime që janë bërë në këtë rrugë", është shprehur inxhinierja Zeqiri.

Edhe banorët e kësaj rrugë janë shprehur tejet mirënjohës komunës së Ferizajt për realizmin e këtij projekti jetik për ta.

U bë e ditur se vlera e këtij projekti kap shumën rreth 10 mijë euro.

Merren vendime të rëndësishme në mbledhjen e Kuvendit

Posted: 29 Jun 2017 06:51 AM PDT

Miratohet edhe Korniza Afatmesme Buxhetore për periudhën 2018-2020

Kuvendi i komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku diskutuan e u votuan çështje të rëndësishme. Mbledhjen e kryesisë e hapi kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri i cili prezantoi pikat e rendit të ditës të planifikuara për këtë mbledhje.
Fillimisht para kuvendarëve ferizajas u prezantua një rregullore për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2018.
U tha se kjo rregullore është vazhdimsi e viteve paraprake ndërsa nuk ka pësuar ndonjë ndryshim në përbërje. Kryetari i komunës së Ferizajt theksoi se kjo rregullore nuk prek shumë interesin ekonomik të askujt dhe nuk ka nevojë të zvoglohet asnjë normë brenda saj. Por shtoi se duhet tw sqarohet se nuk do të tatimohet toka në asnjë rast por vetëm objektet e ndërtuara
" Unë jam për atë që t'i shohet një fusnotë këtij dokumenti apo vazhdimsi e tekstit ku sqarohet se tatimi nuk ka ta bëjë me tokën bujqësore, por vetëm për pronën e paluajtshme. Kjo rregullore është harmonizuar me të gjitha politikat fiskale dhe dokumentet e tjera në Ministrinë e Financave dhe nuk është gjetur asnjë vërejtje apo korigjim për t'u aprovuar këtu në kuvend. Ne si të tillë e kemi trashëguar dhe kështu e kemi propozu për aprovim.
Nuk ka asnjë element të flasim politika të zhvillimit ekonomik për shembull duke i zvogëluar këto norma kur kemi një hov të zhvillimit ekonomik në komunën e Ferizajt. Derisa para 4 vitesh kanë qenë rreth 7 mijë biznese deri në maj të këtij viti ne kemi të regjistruara mbi 11 mijë e 160 biznese dhe nuk ka kuptim të flasim për zvoglim të këtyre normave tatimore, sepse kjo nuk është ndonjë nxitje e zhvillimit ekonomik" deklaroi kryetari Svarqa në mbledhjen e sotme të Kuvendit.
Rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2018 u votua më shumicë votash pas këtij diskutimi.
Kuvendarët ferizajas gjatë mbledhjes së sotme pas disa diskutimeve i kanë kaluar nën menaxhim një hapësirë publike kompanisë "Ambienti" e cila do të funksionalizojë atë si WC publike tek nënkalimi në qendër të Ferizajt.
Ndërkaq prezantimi i Kornizës Afatmesme buxhetore për vitet 2018-2020 mori po ashtu një vëmendje të veçantë. U tha se rritja e shumave nëpër disa kategori dhe rritja e buxhetit për më shumë se 2 milionë euro në vitet e ardhshme është një garancë për buxhet stabil dhe punë efikase gjatë kësaj kohe.
Këshilltarët komunal prezantuan nevoja të ndryshme infrastrukturore e humane të cilat duan trajtim, ndërsa drejtorët e qeverisë komunale thanë se mundësitë e tanishme kanë qenë të tilla për të inkuadruar këto projekte.
Në Kornizën Afatmesme Buxhetore të miratuar sot në Kuvendin e komunës së Ferizajt janë paraparë të realizohen brenda dy viteve të ardhshme një numër i madh i projekteve të rëndësishme infrastrukturore.

Kryetari Svarqa pret në një takim vëllazëror familjet shqiptare nga Turqia

Posted: 29 Jun 2017 06:48 AM PDT

Kryetari Svarqa, pret në një takim disa familje shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Turqi e që vijnë nga qyteti i Ferizajt.

Në kuadër të vizitës që ka organizuar Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, për familjet shqiptare që jetojnë dhe veprojnë në Turqi, edhe kryetari i Komunës së Ferizajt ka pritur një delegacion të tillë.

Kryetari Svarqa ka pritur profesorin e Universitetit "9 shtatori" docent, Dr. Bilgin Çelik(Svarqa) historian dhe studiues i popullit shqiptar.

Me këtë rast kryetari Svarqa, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me të arriturat e deritanishme të komunës së Ferizajt, por edhe më projektet e shumta që janë duke u realizuar.

E nga ana tjetër profesori i Universitetit "9 shtatori" docent. dr. Bilgin Çelik(Svarqa), është ndjere tejet i kënaqur me këto zhvillime dhe ka theksuar se bashkëpunimi me Ferizajn mund të vazhdohet në të ardhmen me projekte të ndryshme. Në fund të këtij takimi kryetari Svarqa, dha edhe një dhuratë modeste për profesorin universitar docent. Dr. Bilgin Çelik(Svarqa).

 

Në Sazli të Ferizajt aksident komunikacioni me fatalitet, humb jetën 17 vjeçari

Posted: 29 Jun 2017 06:36 AM PDT

Ferizaj.29.06.2017. Në Sazli të Ferizajt rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet ku ka humbur jetën një i ri 17 vjeçar.

Në rrugën mes fshatrave Talinoc i Muhaxherwve dhe Sazli në një kthesë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Me këtë rast ka pësuar një i ri 17 vjeçar . Në vendin e ngjarjes kane dalë njësiti i policisë dhe ndihma e shpejtë. Ekipet e emergjencës të aksidentuarin e kanë dërguar në emergjencën e qytetit  por sipas burimeve të FerizajPress  ka qenë  e pamundur ti ndihmohet dhe mjekët në emergjncë vetëm kanë konstatuar vdekjen e këtij të riu.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur pasiqë ngasësi i veturës me targa lokale,  L.S tashmë i ndjerë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalur nga rruga dhe më pas duke u rrokullisur me automjet.

Me urdhër të Prokurorit,  trupi i pajetë  është dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e Njësisë së trafikut rrugorë Ferizaj

 

Ministri malazez: Demarkacioni, problem i brendshëm i Kosovës

Posted: 29 Jun 2017 04:30 AM PDT

Mirëpo, për vonesat në implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe izolimin e kosovarëve Mali i Zi thotë se fajtorë nuk janë ata.

Ministri i Integrimit Evropian i Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq, në një intervistë të shkurtër dhënë gazetës "Zëri", në Dubrovnik, ka thënë se Mali i Zi nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj marrëveshjeje, për këtë arsye edhe ka kohë që e ka ratifikuar atë në parlamentin e saj.

"Mali i Zi nuk ka kurrfarë problemi sa i përket kësaj marrëveshjeje", ka thënë Pejoviq.

I pyetur nga "Zëri" rreth deklaratave të kandidatit për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, se kjo marrëveshje nuk do të kalojë në formën në të cilën është dhe si e sheh mënyrën e përfundimit të kësaj çështjeje, Pejoviq është shprehur i rezervuar. "E di, mirëpo nuk mund të flas për këtë pasi që kjo është një çështje politike e brendshme e Kosovës", ka thënë ai.

Ministri malazez është shprehur i rezervuar edhe rreth mundësisë së rinegocimit të kësaj marrëveshjeje pasi të formohen institucionet e reja në Kosovë.

"Kjo është një pyetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Realisht unë nuk mund ta komentoj këtë", ka thënë ai. Megjithatë, ai nuk është shprehur i rezervuar sa u përket marrëdhënieve në mes të dyja vendeve. Sipas tij, ato janë të mira.

"Mund të them se marrëdhëniet në mes të dyja vendeve janë të mira. Kemi nënshkruar një numër marrëveshjesh dhe kemi nisur bashkëpunimin në praktikë", ka thënë ai, duke treguar detaje të finalizimit të një projekti konkret mes dy shteteve.

"Edhe sot kemi folur me ministren Mimoza Ahmetaj për finalizimin e një marrëveshjeje në mes të dyja shteteve për krijimin e një komiteti të përbashkët, i cili do të merrej me shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve. Mali i zi do të mundë t'i jepte Kosovës eksperiencat e saj sa i përket IPA-së, përdorimin e fondeve e po ashtu edhe krijimin e një sistemi me kolegët në Prishtinë", ka thënë Pejoviq.

Në këtë kontekst ai ka treguar se çdo muaj zyrtarë nga Prishtina shkojnë në Podgoricë për t'u njohur me praktikat e punës atje. "Çdo muaj ne tashmë kemi dikë nga Prishtina që vjen në Podgoricë për të diskutuar se si ne i bëjmë gjërat, praktikat tona, ata ulen me kolegët tanë në Ministri. Pra, ka shumë mundësi praktike për bashkëpunim dhe kjo është shumë e mirë", ka përfunduar Pejoviq.