“Kapet sasi e cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press |
- Kapet sasi e cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt
- A mund të duam për së gjalli
- Diskursi i fushatës zgjedhore po ndryshon në Kosovë
- Ekspozitë jubilare e ‘Zef Kolombit’
- Një i arrestuar për sulm seksual në Ferizaj
- Konferencë e përbashkët e studentëve të UShAF dhe Universitetit Bujqësorë të Tiranës
- Luboteni në champions takohet me Groningenin
- Haradinaj e Delawie bisedojnë për formimin e qeverisë së re
- ‘Mungesa e Qeverisë, shtyn liberalizimin’
- Daka: Zgjedhjet e 11 qershorit, më të mirat të mbajtura në Kosovë
| Kapet sasi e cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt Posted: 15 Jun 2017 07:49 AM PDT Dogana e Kosovës njofton se dje gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të vërejnë sasi të duhanit pa banderola.Siç njofton Dogana, njësitë e tyre menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar. “Pas fillimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola por gjatë kontrollit të automjetit të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit. Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse dhe hetimore për prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim. Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, është zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar: · 870 kg duhan fletë. · 280 kg duhan i grirë · 2 makina për bluarjen e duhanit · 1 pistoletë Derisa bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmangur të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40000 €. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse, sipas tyre, vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. |
| Posted: 15 Jun 2017 07:39 AM PDT Dukuria e të dashuruarit pasi të ikim nga kjo botë është specialitet për vendin tonë. Për së gjalli, këta individ mund të ishin asgjë hiçi, por vlera e atributet për individin prezanton vetëm atëher kur individi të largohet nga kjo botë. Sinqeriteti, bujaria e vyrtytet të këtij rahmetliu, prezantohen në ceremoninë mortore. Të lejnë pa mend kur fillojnë t'i vargojnë këto të mira për këtë të ndjerë, e që ndoshta, e ke pasur fatin ta njohësh, por që si ke njohur këto vërtyte e mirënjohje të panumërta. Besa ke mundur ta dëgjosh ndonjë injorim, apo përulje nga më të ndryshmet, por jo ato që i dëgjon në këto ceremoni mortore. Në ceremonin mortore, për të ndjerin sjellin lule të freskëta, evokojnë kujtime nga e kaluara për të ndjerin, ani pse nuk e kanë njohur, e kjo bëhet kryesisht nga akteret e skenës politike, njerëzit e pasur, për qëllime të caktuara, për ta prezentuar atë brishtësinë që bartin brenda vetës, thurrin lavde, ngrisin në pjesdestal këtë ramehtli, që për së gjalli ndoshta ishe bërë barrë e rëndë e shoqërisë. Athua, këta individ sa ishte gjallë ky rahmetliu, u kishte ikur nga mendja personaliteti i tij, apo kishin frikë të ndaleshin e të bisedonin me të për familjen, për gjendjen ekonomike, për tu interesuar për shëndetin e tij, për ta kuptuar luftën që bëntë për jetën. Më ngjallin neveri ky soj i këtyre njerëzve, të cilët prezantojnë pafytyrësin e tyre, duke u munduar që me fjalime boshe të prezantonin para masës, bashkëdhimbjen që ndjejnë me familjarët e të ndjerit. Besa akteret e skenës politike, nga cili t'duash subjekt politik, pa fije turpi, po tu iepej mundësia do të kërkonin votën në kohë fushatash, jo vetëm nga të pranishmit e familjarët, por këtë gjë do ta bënin edhe nga ky rahmetli, e besa individet e ndryshem, se kishin pasur fije problem, që edhe në këto raste mortesh, të sjellnin për vete përfitime material. Dukurit e vetëvrasjeve të pasluftës, është një problem që kërkon studim të mirëfillt. Ajo më shqetësuese për popullatën në përgjithësi mbetet privimi nga jeta të vetëvetes nga ish-ushtarët e UÇK-së, që dikur nuk kishin kursyer asgjë, që të vihen në fronte përballë makinerisë serbe. Që nga përfundimi i luftës së Kosovës, me dhjetra ushtarë çlirimtarë, përfunduan të jetuarit, jo pse jeta u kishte sjellë befasira të këndshme. Gjendja e vështirë ekonomike, mundësi të pakta për të krijuar një jetë normale për trashëgimtarët e tyre, udhëtimi në kohë për t'i gjykuar veprimet e gabimet e bëra, duke shikuar në horizont, pasurimin e individëve, që në të kaluarën s'kishin asgjë rreth vetës, i detyroi që të shkaktojnë vetëvrasje, sepse truri i tyre ishte i bllokuar për të kërkuar më shumë, e zgjodhën t'i pushonin këto torturime që po i përcillnin ditë pas ditë. Këtyre ditëve qyteti ynë humbi një luftëtarë lirie, humbi një luftëtarë që kishte lënë pjesë të gjymtyrëve të tij nëpër beteja, humbi invalidin e luftës së UÇK-së Njazi Bytyçin. I ndjeri sa ishte gjallë, për pos problemeve shëndetësore që kishte nga plagët e marruna nëpër beteja, kishte probleme të mëdha ekonomike. Për aq sa jetoi, bëri një jetë mizore, në luftë për ti siguruar një kafshatë buke, e një të ardhme pasardhësve të tij. Kishte pasur shumë herë ndërhyrje kirurgjikale në plagët që i kishte shkaktuar lufta, por ishin të pakët individët që ishin munduar ta ndihmonin. Gjendja e tij ekonomike e shpirtërore po përmbysej për çdo ditë, por ai gjykoi gabim, përfundoi jetën e tij në formën më të padëshiruar për familjen e tij, për trashëgimtarët e bashkluftëtarët. Nuk mundi më të luftonte vdekjen, ishte i pafuqishëm, e kishin lënë energjit e krenarisë që e mbajtën për kaq kohë në luftë me vdekjen, përfundoi jetën e tij për t'mos e parë jetën e paprespektivë për të dhe pasardhësit e tij. Në ceremonin mortore, të pranishëm kishte numër të madhë të luftëtarëve të tij, të cilët nuk u pajtuan me humbjen e tij. Edhe sa vdekje duhet të shkaktohen nga luftëtarët e lirisë, që dikur ishin motive ynë për të jetuar, ishin krenaria jonë për të shpresuar. Edhe sa vdekje duhet për të pasur një kujdes më të mirfilltë institucional, i cili ju ka munguar kësaj kategorije njerzish, të cilët kanë mbetur në mëshirën e kohës, e bëjnë një jetë me një asistencë sociale. Këta luftëtarë, nuk është se kërkojnë lëmoshë, atyre u duhet dinitetë, krenari, që asnjëher nuk ua dha shteti për të cilin kishin luftuar. U prehesh në paqe, Njazi Bytyqi, lavdi të qoftë për mundin e djerësësn që bërë për lirin e Kosovës, edhe pse asnjëher nuk u shpërbleve me atë që meritoje ti dhe bashkluftetarët e tu. Uroj që kjo të jetë ,,Vdekja e Fundit" e luftetarëve, në formën që zgjodhe ti. Lavdi!!!!!!!!!!
MA: Nexhat Shahini (Magjister i Historisë) Veteran i Luftës së UÇK-së |
| Diskursi i fushatës zgjedhore po ndryshon në Kosovë Posted: 15 Jun 2017 07:36 AM PDT Shkruan : Hanife Salihu Fushata zgjedhore e zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtë me 11 qershor të këtij viti ka ndryshuar dukshëm, për të mbarë. Ishte një fushatë e cila tregoi një kulturë të pluralizmit dhe të demokratizimit në Kosovë. Gjuha fyese dhe denigruese ishte e përmbajtur si në aspektin medial të debatetve (me ndonjë përjashtim) po ashtu edhe në takim me qytetarët. Kam qenë pjesmarrëse thuajse në të gjitha tubimet e fushatës zgjedhore të PDK-s në Komunën e Ferizajt. Në asnjë tubim me qytetarët, që ka mbajtur PDK në Ferizaj nuk ka atakuar asnjë subjekt politik dhe kandidat të partive të tjera. Të tre kandidatët për deputet nga Ferizaj dhe herë pas here pjesë e tubimeve ka qenë edhe kandidati për deputet nga Komuna e Kacanikut, të gjthë këta kandidat kanë shpalosur platformën e PDK-s dhe anagzhimet e tyre në të mirë të qyetetarëve dhe të vendit, duke pasur parasysh që Kosovën e presin zhvillime të rëndësishme politike. Po ashtu, tubimet nuk ishin të përmasave të mëdha siç jemi mësuar t'i shohim në të kaluarën , pasi që, qytetari ka ndryshuar dukshëm duke shkuar drejt modelit të botës Evropiane të zgjedhjeve që mbahen atje. Tani më Kosova po shkon rrugës, ku votuesi, sovrani merret me platformën e partisë politike. Por, në këto zgjedhje , përveç platformës politike është shikuar edhe Lideri. E këto dyja, në këto zgjedhje, e kanë nxjerr Kryetarin e PDK-s , z. Kadri Veselin më të votuarin në vend. Sfida e radhës në zgjedhjet e ardhshme mbetet ndarja e Kosovës në zona zgjedhore. Por e di që, në zgjedhjet lokale që do të bahen në vjeshtë të këtij viti është e pamundur të realizohet. Por, gjithësesi, pas katër viteve kur do të mbahen zgjedhjet, Kosova duhet të ndahet në zona zgjedhore, në mënyrë që kandidatëve t'iu mundësohet fushata zgjedhore vetëm me votuesit e zonës së vet, të merren dhe platformën e subjektit politik, ta shtjellojn gjërsisht atë. Kështu që gara mbrenda kandidatëve të subjektit politik eliminohet dhe rritet gara në mes kandidatëve të subjekteve të ndryshme politike që garojnë në zgjedhje. Dhe po ashtu, e gjithë barra nuk bije mbi Liderin e Subjektit Politik, Degët e Partive politike mobilizohen më fuqishëm në mënyrë që të përfaqësohen në Kuvend dhe eliminohet mundësia e Degëve që kanë përqindje të ulët të votuesve të përfaqësohen në Kuvend. Prandaj, uroj dhe shpresoj, që kjo të ndodhë pas katër viteve kur do të kemi zgjedhje nacionale . Por, gjithësesi se do t'i uroj dhe përgëzoj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit të 2017-të! |
| Ekspozitë jubilare e ‘Zef Kolombit’ Posted: 15 Jun 2017 05:30 AM PDT Si vizitori më i vjetër në ekspozitë shfaqet piktori Sheqer Shllaku, me mbi 80 vite jetë mbi supet e rënduara, i cili lëvizë me vështirësi edhe shkaku i emocioneve që e kanë kapluar, ndërsa vetë është njëri nga themeluesit e shoqatës së piktorëve “Zef Kolombi”, e cila dje në galerinë e arteve të qytetit të Ferizajt, nëpërmjet një ekspozite, shënoi 50 vjetorin e themelimit. Sheki, për këtë ngjarje të madhe të artit figurativ në komunën e Ferizajt, me veti kishte sjell edhe katalogun e parë të ekspozitës së përbashkët të shoqatës së artistëve figurativ “Zef Kolombi”, e cila ishte mbajtur menjëherë pas themelimit të shoqatës, përkatësisht në vitin 1972. Sheki, ndërsa dorëzoi këtë katalog të ekspozitës së parë të artistëve të kësaj ane, me shpresë se ai do të ruhet si një artefakt me rëndësi të veçantë, kujtoi ditët kur ekspozita e tyre kolektive kishte udhëtuar nëpër qendra të ndryshme të Kosovës si edhe nëpër qendra të ndryshme të ish Jugosllvisë. Ekspozita e artistëve ferizajas kishte shëtitur nëpër qendrat si Gjilani, Gjakova, Prishtina, Kumanova, Shkupi, Sarajeva, Beogradi e Zagrebi. Sheki, për gazetën “Zëri” kujton ditën e hapjes së ekspozitës në Beograd, ku kishin shkuar me frikë, por njëkohësisht thotë se atë kohë ndjehej krenar që ishte pjesë e një grupi artistësh nga Ferizaj që punimet e tyre po i shfaqnin nëpër qendrat më të mëdha të ish Jugosllavisë. Siç shihet edhe nga katalogu, ekspozita e parë kolektive e shoqatës “Zef Kolombi”, përbëhej nga artistë me përgatitje të lartë shkollore dhe me emra që kanë lënë gjurmë në artin figurativ. Mbase për punimet e njërit nga ta, përkatësisht për punimet e Musa Mehmetit, shprehet në superlativ edhe piktori më i madh shqiptar, Ibrahim Kodra, i cili për pikturat e Mehmetit shkruan në vitin e largët 1970. Nga themeluesit e shoqatës “Zef Kolombi” i pranishëm është edhe piktori Habib Musliu, tani 72 vjeçar. Po edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, Musliut i kujtohet mirë koha kur themeluan shoqatën dhe organizuan ekspozitën e parë. Për këtë kohë flet me emocione dhe vlerëson se ishte një ngjarje e madhe jo vetëm për kulturën në Ferizaj, por në përgjithësi për vendin tonë. Tani pas kaq vjetësh, përkrah artistëve që themeluan shoqatën, gjendet edhe piktori më i ri, përkatësisht grafisti, Behar Devça, student i vitit të parë në akademinë e arteve në Prishtinë. Ai qëndron para grafikës së tij i entuziazmuar nga fakti që ka pasur fatin të jetë një nga autorët pjesëmarrës në këtë ekspozitë kolektive, të organizuar në kuadër të një jubileu kaq të madh. “Po ndjehem shumë i nderuar dhe shumë i kënaqur që jam këtu me gjithë këta artistë të moshave të ndryshme”, shprehet Devça, teksa qëndron pranë grafikës së tij, ku duket një plak me një shikim të turbullt dhe përplot rrudha në fytyrë. Edhe piktorja tashmë e afirmuar, Laura Siner Brahimi duket e kënaqur me pjesëmarrje në këtë ekspozitë. Ajo shprehet kështu për gaztën “Zëri”: “Ky jubile është i veçantë, sepse na ka bërë bashkë të gjitha gjeneratat. Këtu janë të pranishëm edhe themeluesit e shoqatës “Zef Kolombi”, edhe ne anëtarët më të rinj që po provojmë t’i ruajmë dhe kultivojmë vlerat e artit figurativ” Ajo pastaj ka shprehur një kënaqësi edhe për motivet, stilet dhe vlerat e prezantuara në këtë ekspozitë, në ballë të së cilës qëndron piktura e dëshmorit Gursel Sylejmani, e cila brenda kornizës shpreh kuptimin e burgut, luftës dhe lirisë. Kjo pikturë e mrekullueshme e piktorit Sylejmani, ka edhe historinë e vet, ndërsa ka arritur të shpëtojë nga minimi i shtëpisë së veprimtarit Hyzri Varoshi, nga forcat serbe, ku edhe qëndronte gjatë kohës së luftës dhe bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Vajza e piktorit dëshmor, Pranvera Sylejmani, njëherazi kryetare e shoqatës “Zef Kolombi”, e cila edhe është më e merituara për organizimin e kësaj ekspozite në kuadër të këtij jubileu kaq të rëndësishëm, ka thënë: “Ne si shoqatë e artistëve figurativë po përpiqemi që ta avancojmë punën dhe aktivitetin e shoqatës. Tash me galerinë që kemi po kemi mundësi më të mira që t’u mundësojmë të gjithë krijuesve të artit figurativ që në mënyra të ndryshme të ekspozojnë punën e tyre dhe të shfaqin talentin që kanë” Kryetarja e shoqatës flet pastaj për planet që ka, ndërsa ka shumë dëshirë që me ndihmën e kësaj shoqate t’u mundësoi edhe autorëve të ndryshëm nga vendi dhe rajoni që të ekspozojnë këtu në këtë galeri, e cila ka bërë që të rritet dukshëm interesimi i dashamirëve të pikturës. Në ekspozitë ishte edhe kryetari i komunës, Muharrem Sfarça, i cili edhe bëri hapjen e kësaj ekspozite jubilare. Ai duke kujtuar të kaluarën e suksesshme të kësaj shoqate dhe duke qenë i kënaqur me aktivitet në vazhdim, ndër të tjera tha: “Duke shijuar vlerat e kulturës edhe politikanët pastaj reflektojnë kulturë më shumë”. Duhet theksuar se më këtë rast u shpërndanë edhe mirënjohje për krijuesit që u dalluan me aktivitetin e tyre në kuadër të kësaj shoqate, por nuk munguan mirënjohjet as për krijuesit që nuk janë më, por që veprat e tyre kanë mbetur një pasuri e madhe për shoqatën dhe për galerinë në Ferizaj. Sigurisht që kjo ekspozitë e organizuar në shenjë të një jubileu të madh ka merituar të jetë më mirë e organizuar dhe me një pjesëmarrje më kualitative, por është bërë vështirë që ngjarjet kulturore të kalojnë pa improvizime dhe pa ndërhyrjen e atyre që vlerat e tyre i shtyjnë me zor./Zëri/ |
| Një i arrestuar për sulm seksual në Ferizaj Posted: 15 Jun 2017 05:13 AM PDT Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimet për kryerjen e një sulmi seksual. Policia njofton se i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. |
| Konferencë e përbashkët e studentëve të UShAF dhe Universitetit Bujqësorë të Tiranës Posted: 15 Jun 2017 05:07 AM PDT Në Universitetin Bujqësorë të Tiranës u mbajt Konferenca e VI-të studentore me temë "Nxitja e zhvillimit të bujqësisë përmes përdorimit më të mirë të resurseve bujqësore – këndvështrime studentësh" në të cilën punimet e tyre i shpalosën studentë nga 6 Universitete, ndër to edhe nga UShAF si bashkëorganizatorë të Konferencës. Studentët e UShAF në Konferencë demonstruan njohuritë e fituara gjatë studimeve duke e prezantuar në mënyrë të denjë institucionin tonë, me temat: "Ndikimi i motivimit në performancën e punëtorëve", "Ndikimi i elementeve të marketingut në tregëtimin e produkteve të drurit në rajonin e Ferizajt", "Shqyrtimi i aspekteve ergonometrike te mobilet për fëmijë në kopshtet e rajonit të Ferizajt" dhe "Faktorët që ndikojnë në projektimin e proceseve të prodhimit në ndërmarrjet prodhuese në rajonin e Ferizajt". Dekani i fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, z. Rrahim Sejdiu shoqëroi studentët dhe u shpreh mjaft i kënaqur me suksesin e arritur gjatë prezantimeve në këtë Konferencë dhe të njejtit i faënderoi për përkushtimin e treguar.
|
| Luboteni në champions takohet me Groningenin Posted: 14 Jun 2017 09:43 PM PDT Eshtë hedhur shorti për garat e Champions në volejboll në konkurrencën e meshkujve. Në këtë garë Kosova përfaqësohet nge KV "Luboteni" nga Ferizaj. Në takimin e pare do të luajnë KV "Lubeteni" dhe KV "Abiant Groningen" nga Holanda. Takimi i parë zhvillohet me 18 tetor 2017. |
| Haradinaj e Delawie bisedojnë për formimin e qeverisë së re Posted: 14 Jun 2017 01:23 PM PDT Nëpërmjet një njoftimi, AAK ka thënë se takimi i Haradinajt me ambasadorin është |
| ‘Mungesa e Qeverisë, shtyn liberalizimin’ Posted: 14 Jun 2017 01:23 PM PDT Njohës të çështjeve të integrimeve evropiane dhe analistë politik thonë se vonesa e krijimit të Qeverisë mund të ketë efekte negative në procesin e liberalizimit të vizave. Analisti Adrian Çollaku, konsideron se pikërisht vonesa e krijimit të Qeverisë nga kush do qoftë, mund të shtyje edhe më tepër geton e kosovarëve. "Po natyrisht se do ta shtyjë sepse është një proces i cili ka mbet në gjysmë dhe është një nga kushtet për liberalizimin e vizave. Sa do që vonohet krijimi i Qeverisë do të vonohet edhe ky proces", tha ai për Tribuna Channel. Për këtë ai bënë fajtor spektrin politik, që edhe për vitet e kaluara Kosova pati regres në fushën e integrimeve evropiane. Edhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti ndanë mendimin se vonesa e krijimit të Qeverisë mund ta shtyjë edhe më tutje këtë proces. Madje për këtë ai e sheh edhe një fajtor. Hoti konsideron se qeverisja e kaluar e Isa Mustafës në një mënyre është fajtore sa i përket ngecjes së liberalizimit të vizave. |
| Daka: Zgjedhjet e 11 qershorit, më të mirat të mbajtura në Kosovë Posted: 14 Jun 2017 01:23 PM PDT "Si duket, partitë kanë kuptuar se fitojnë vetëm duke bërë zgjedhje të mira, fitojnë respekt, po më së shumti fiton Kosova, Ne si KQZ kemi bërë gjithë çka ka qenë e mundur nga ana organizative, ditën e zgjedhjeve, subjektet dhe komisionerët e tyre i kanë dhënë vulë këtyre zgjedhjeve, këto kanë qenë zgjedhjet më të mira që janë organizuar në Kosovë", tha Daka. Ajo ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se nëse zgjedhjet vazhdojnë të mbahen në Kosovë në këtë trend, atëherë nuk do të ketë më se çfarë të raportohet, në kuptimin e parregullsive. "Vëzhguesit vijnë për të gjetur gjëra negative, po të mos gjejnë, atëherë ata nuk duhet me qenë fare aty. Ata përcjellin procesin nga afër dhe gjejnë imtësirat më të vogla që prishin këtë proces, por mua më gëzon fakti se ata duke na gjetur këto imtësira na kanë shtyrë që të arrijmë që nëse shkojmë në këtë trend, zgjedhjet e ardhshme s'do të ketë çka të raportohet", tha ajo. Daka ka deklaruar po ashtu se vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 qershorit janë ndarë shumë të kënaqur me gjithë organizimin e tyre. "Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë qenë të fascinuar se si në një afat aq të shkurtër, kemi përfunduar aq shumë operacione, sepse janë me qindra operacione, që njerëzit e thjeshtë nuk munden ta paramendojnë se me çka ballafaqohemi. Ndërkombëtarët që kanë qenë më gjatë e që do të presin edhe certifikimin e zgjedhjeve edhe ata që kanë përcjellë këtë proces vetëm 2-3 ditë mendojnë se zgjedhjet kanë qenë të mira dhe mirë të organizuara. Ka vërejtje, që kanë të bëjnë më shumë jo me KQZ-në po me reformën politike, që u takon partive politike", tha Daka. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











