INSAJDERI: “Ymeri: Këta të tjerët i ka kapur paniku” plus 19 more

INSAJDERI: “Ymeri: Këta të tjerët i ka kapur paniku” plus 19 more


Ymeri: Këta të tjerët i ka kapur paniku

Posted: 01 Jun 2017 10:37 AM PDT

Në ditën e dytë të fushatës, pas tubimit në Pejë, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti tubim në komunën e Artanës.

Para qytetarëve të Artanës kandidatët për deputetë dhe kryetari Visar Ymeri prezantuan projektin e VETËVENDOSJE!-s që funksionalizon shtetin e Kosovës dhe ftuan ata që të mbështesin ndryshimin me 11 qershor.

Kandidati për deputet nga kjo komunë, Emin Gerbeshi, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës janë të vendosur për ndryshimin. Ai tha se me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s do të rriten kapacitetet prodhuese dhe zhvilluese dhe do të përfitojnë të gjitha shtresat e popullatës.

"Me VETËVENDOSJE! do të rimëkëmbet miniera e Artanës. Do të investojmë në repartet e fabrikave të cilat tani janë shndërruar në gërmadha, pra ne do t'i shndërrojmë në fabrika prodhuese dhe aty do të punësojmë brezin e ri", tha Emin Gërbeshi, duke potencuar po ashtu se komuna e Artanës është komuna më e prekur nga procesi i decentralizimit etnik.

Kandidati tjetër për deputet, Shemsi Syla, tha se VETËVENDOSJE! premton trajtimin adekuat dhe me dinjitet për dëshmorët dhe veteranët e UÇK-së.

"U deshën të rinj dhe të reja që i takojnë një organizimi që quhet VETËVENDOSJE! që të ngjallën shpresat për rimëkëmbje të asaj ndjenjes të artë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", tha Syla, duke kujtuar çlirimin e Kosovës dhe degradimet e qeverisjeve të pasluftës.

Kurse, kandidatja tjetër për deputete, Albana Gashi, tha se qytetarët e kanë humbur shpresën dhe kjo nuk ndodhi as rastësisht, as aksidentalisht. Ajo theksoi se humbja e shpresës popullore është pasojë e keq-qeverisjes të gjatë menga dy partitë – PDK e LDK.

"PDK e LDK janë bashkëpjesëmarrës edhe në shkatërrimin e shëndetësisë, rrënimin e arsimit e kapjen e drejtësisë. Ata janë të njëjtë. Ata kanë qeverisur bashkë dhe janë sot të ndarë vetëm e vetëm për shkak të përfitimeve klanore. Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja kundërshti reale e tyre. Ne jemi për investime në shëndetësi, riformulimin e arsimit, dhe reformimin e drejtësisë", tha ndër të tjera në fjalë e saj, Albama Gashi.

Ndërkaq, anëtarja e Kryesisë, e po ashtu kandidate për deputete, Nazlie Bala, prezantoi disa nga 40 prioritet tona, duke theksuar se VETËVENDOSJE! ka mbetur e vetmja alternativë për qytetarin e varfër të Kosovës, të cilit ky pushtet ia ka mbytur edhe shpresën.

"Ne synojmë që permes programit 40 pikësh, t’i ofrojmë secilt qytetar vendbanim të përhershëm, duke i ndërtuar 4000 banesa. Do i ofrojmë secilit student shkollim falas, shujtë ushqimi për secilin nxënës në krejt Kosovën, dhe stimulim financiar nga dhjetë euro në muaj për secilin femijë nen moshen 15 vjeç", tha Nazlie Bala.

Pas saj, fjalën e mori Nënkryetari i Prishtinës, Nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s dhe kandidati për deputet, Dardan Sejdiu, i cili kujtoi fitoren në Prishtinë për gjithë ata që ishin skeptikë në zgjedhjet e vitit 2013.

Ai kritikoi kapjen e shtetit dhe domosdoshmërinë e çkapjes së tij, e po ashtu theksoi se puna në Prishtinë është modeli që mund të aplikohet në të gjithë Republikën, pasi që në kryeqytet krimi u ndal, dosjet u dorëzuan në prokurori, fëmijëve u jepet ushqim, shëndetësia u transformua komplet e ndërmarrjet publike u rimëkëmbën.

"VETËVENDOSJE! me datën 11 qershor i ofron popullit të Kosovës një Alternativë, e cila sigurohet që i papuni punësohet, punëtori mbrohet, qytetari është i barabartë dhe pushtetari në shërbim", tha para qytetarëve të Artanës, Dardan Sejdiu.

E në fjalën përmbyllëse, Kryetari Visar Ymeri tha se pushteti ka synuar që ta lodhë qytetarin nga papunësia, e jo nga puna, si dhe përmblodhi 40 masat ndërhyrëse e kujtoi fitoret e opozitës përkundër skepticizmit të kohës.

"Shumëkush e njeh, por shumë na pyesin në rrugë, në shesh, e gjithandej për programin tonë dhe prioritetet tona për Republikën sepse shohin prej kohësh tashmë te VETËVENDOSJE! të vetmen shpresë dhe të vetmen garancën që kjo Republikë edhe do të ekzistojë, edhe do të zhvillohet, edhe do të jetë Republikë që do ta mbajë popullin brenda dhe jo ta përjashtojë jashtë siç bëjnë ata. Kam ardhur sot këtu bashkë me kandidatët e tjerë për deputetë t'ua themi se te ju, te qytetarët e kësaj Republike, ne shohim të vetmen shpresë”, ka thënë ai.

“Këta të tjerët i ka kapluar paniku dhe frika. E kanë futur njëri-tjetrin në sqetull: Kadri Veseli AAK-në dhe Nismën, Avdullah Hoti AKR-në e të tjerët. VETËVENDOSJE! nuk është subjekt që frikësohet dhe as subjekt që bashkohet nga paniku, sepse VETËVENDOSJE! gjithnjë ka qenë e bashkuar me qytetarët e popullin dhe ashtu do të vazhdojmë gjithnjë. Asnjëherë, në asnjë organizim, ne nuk jemi ndarë prej jush, dhe as ju pre nesh, por me 11 qeshor angazhimin dhe devotshmërinë ndaj Republikës e shprehim me votë", tha Visar Ymeri.

Kryetari Ymeri e mbylli këtë tubim duke bërë thirrje për të votuar numrin 35, ku qëndron e vetmja vijë e kuqe. Ai tha se deri më 11 qeshor duhet të punojmë shumë, që me 12 qershor të festojmë, dhe me 13 qershor t'i rikthehemi punëve për ta ndërtuar Republikën.

The post Ymeri: Këta të tjerët i ka kapur paniku appeared first on INSAJDERI.

Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll humb ndaj Malit të Zi

Posted: 01 Jun 2017 10:32 AM PDT

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka humbur ndaj Malit të Zi, me rezultat 3-0 në sete (25:20, 25: 7 dhe 25: 5).

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Japoni, raporton Insajderi.

Një ditë më parë, Kosova humbi ndaj Turqisë. /Insajderi.com

The post Përfaqësuesja e Kosovës në volejboll humb ndaj Malit të Zi appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq deklaroi se do ta ruajë territorin e Kosovës – kundërpërgjigjet Thaçi

Posted: 01 Jun 2017 10:23 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitën e tij shtetërore në Republikën e Kroacisë e filloi me takimin me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç. Përpos ekonomisë, tema të takimit ishin paqja dhe stabiliteti në rajon, marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe rruga euroatlantike e saj.

“Kroacia mbështet Kosovën në rrugën e integrimit, jo vetëm në BE dhe NATO, por edhe në anëtarësimin në organizatat tjera. Procesi i integrimeve euro-atlantike është një rast i mirë për përmbushjen e të gjitha reformave dhe forcimit të shoqërisë dhe institucioneve”, tha presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Homologu i saj, tha se Kosova gjithmonë do të përpiqet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu.

“Ne jemi duke punuar për liberalizimin e vizave, por edhe formimin e ushtrisë së Kosovës që do të jetë sipas standardeve të NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Presidentja kroate ka thënë se Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në Iniciativën A5 dhe transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe në konsultim me aleatët e NATO-s.

“Ne duam stabilizimin e situatës në Kosovë, si për shumicën shqiptare dhe popullin, ashtu edhe për të gjitha pakicat që jetojnë në Kosovë”, ka thënë presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Thaçi tha se do të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Me të gjithë partnerët tanë, ne do të punojmë për reformat në gjyqësi dhe ekonomi, si dhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit”, tha Thaçi.

I pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e djeshme të Aleksandar Vuçiç, gjatë betimit si President i Serbisë, i cili u shpreh për ruajtjen e territorit të Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën, Thaçi tha:

“Kjo nuk është asgjë e re që ne dëgjojmë nga Beogradi. Kosova është Kosovë, Serbia është Serbi. Ne jemi dy shtete të pavarura dhe presidenti i Serbisë e di shumë mirë se Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga 114 vende të botës”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se: “Kjo ishte një deklaratë për përdorim të brendshëm”.

I pyetur nëse bëhet fjalë për standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për çështjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi dhe me këtë edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve të Kosovës, presidentja ka thënë se këto ndjenja të standardeve specifike kanë pasur dhe vende të tjera para anëtarësimit në BE dhe NATO, njëra prej të cilave edhe Kroacia.

“Në fund të fundit përmbushja e këtyre standardeve është në interesin tuaj. Kroacia ka mbështetur dhe mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Sigurisht, këtu nevojitet të përmbushen disa kriteret të caktuara. Besoj se pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, do të arrihet një zgjidhje për këtë situatë”, tha Grabar -Kitaroviç.

Thaçi ka theksuar se pret që Kroacia dhe Kosova të jenë faktor stabiliteti në rajon.

Presidentja Grabar-Kitaroviç tha se jemi të përkushtuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, ku në përputhje me këtë Kroacia këtë muaj, së bashku me Gjermaninë dhe Poloninë do të nis projektin e binjakëzimit që synon forcimin e institucioneve. /Insajderi.com

The post Vuçiq deklaroi se do ta ruajë territorin e Kosovës – kundërpërgjigjet Thaçi appeared first on INSAJDERI.

Vendi më paqësor në botë

Posted: 01 Jun 2017 10:17 AM PDT

Niveli i paqes në botë është përmirësuar lehtësisht, për të parën herë që nga fillimi i luftës në Siri. Por harmonia ka njohur rënie në SHBA dhe terrorizmi është rritur.

Sipas një instituti studimesh me qendër në Sidnej, "Instituti për Paqen dhe Ekonominë", kostoja e konflikteve ka pasur pasoja të jashtëzakonshme në ekonomitë botërore. Studiuesit kërkuan që më shumë parà të shpenzohen në ndërtimin e paqes.

Raporti zbulon se bota është bërë 0.28 për qind më e paqtë vitin e shkuar. Kjo ka ardhur nga një rënie e dhunës shtetërore, përfshirë torturën, vrasjet pa gjykim dhe një rënie të shkallës së vrasjeve. Efekti i vonuar i tërheqjes së trupave amerikane dhe britanike nga Afganistani ka ndikuar në këtë përfundim.

Por trendi nuk është i tillë brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një rritje e vrasjeve dhe një nivel më i lartë i krimit ka bërë që perceptimi i paqes të njohë rënie. Ndërsa niveli i terrorizmit është rritur në Europë, kontinenti mbetet rajoni më paqësor në planet.

Numri i vendeve me një bilanc më të rënduar vdekjesh nga terrorizmi ka shkuar në 23. Mes tyre Danimarka, Suedia, Franca dhe Turqia. Kërkuesit kanë arritur në përfundimin se 60 për qind e vendeve kanë një shkallë më të lartë terrorizmi sesa 10 vite më parë.

Kërkimi nuk përfshin periudhën e sulmit në Manchester të Britanisë së Madhe, muajin e shkuar. Ndërkohë, rritja e mbështetjes për populizmin në Europë, sipas raportit korrespondon me një përkeqësim të niveleve të paqes, teksa rritet pabarazia e pasurisë, liritë e mediave tkurren dhe pranimi i të drejtave të të tjerëve nga ana e njerëzve duket se po vështirësohet.

Siria është vendi më pak paqësor në botë për të pestin vit radhazi. Para shpërthimit të luftës civile atje, Siria klasifikohej si vendi i 65-të mes atyre më pak të paqtëve. Katër vendet e tjera më të dhunshme janë Afganistani, Iraku, Sudani Jugor dhe Jemeni. Në anën tjetër, Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një vend që e mban këtë rekord që prej vitit 2008. Katër vendet e tjera më paqësore janë Zelanda e Re, Portugalia, Australia dhe Danimarka.

The post Vendi më paqësor në botë appeared first on INSAJDERI.

“O sa farsë” – Si u përdor një serial për qëllime politike

Posted: 01 Jun 2017 10:15 AM PDT

Kur para dy muajsh, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ishte nisur në një udhëtim nëpër vend që e quajti "Turi i Dëgjimit" ai kishte bërë edhe një paraqitje në një nga serialet komike që transmetohet në Kohavision, të gjithë këtë e kishin menduar si një taktikë interesante të Veselit për të treguar se sa "cool" është.

Ekipi i serialit "O sa mirë" madje kishte vendosur që t'ia dedikoj tërësisht një episodë Veselit i cili merr mendimet e "studentëve" të kolegjit.

"Të dashur miq, këtë javë bëra një ndalesë të pazakontë në kolegjin 'O Sa Mirë'. Ju ftoj ta ndiqni vizitën time atje", kishte shkruar Veseli duke postuar një "selfie" me aktorët e serialit.

Episodi kishte marrë qindra mijëra klikime dhe ishte një ndër episodet më të komentuara të serialit duke e bërë këtë serial temë të diskutimeve në rrjete sociale dhe media.

"O sa farsë" – Si u përdor një serial për qëllime politike

Tre muaj pas pjesëmarrjes në këtë serial u zbulua se nuk kishte qenë krejtësisht e natyrshme dhe e zakonshme pjesëmarrja e Veselit në lojën e serialit.

Tash kur "Turi i Dëgjimit" ka përfunduar dhe është kohë fushate, seriali "O sa mirë" ia ka kthyer favorin Veselit.

Skenaristi i serialit televiziv "O Sa Mirë", Ard Islami dhe aktori Fisnik Ademi, shkuan në zyret e PDK-së për të bërë një fotografi me Veselin e kësisoj treguan se kanë vendosur t'i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Njoftimi për aderimin e tyre në PDK u bë nga kryetari Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook ku Veseli shihet me Islamin dhe Ademin teksa mbajnë duart së bashku.

Veseli ka thënë se edhe arti dhe kultura kanë nevojë për energji të reja dhe lidership të ri.

Unë "aderova" javë më parë në një episod të serialit më të mirë, "O sa mirë". Ndërsa sot pata nderin t'u uroj mirëseardhje skenaristit Ard Islami dhe aktorit Fisnik Ademi në platformën tonë "Fillimi i Ri". Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend! #FillimiRi", ka shkruar Veseli./Insajderi.com

The post "O sa farsë" – Si u përdor një serial për qëllime politike appeared first on INSAJDERI.

Për 9 vite, zhvilluesit kanë fituar 70 miliard dollar nga App Store

Posted: 01 Jun 2017 09:49 AM PDT

Në fillesat e tyre të gjithë i shikonin aplikacionet si një mision i pamundur. Por stastikat e ditëve të sotme tregojnë sesa gabim e kishim të gjithë.

Pak ditë përpara Konferencës së Zhvilluesve e cila pritet të mbahet javën e ardhshme në San Francisco, Apple zbuloi sesa kanë fituar zhvilluesit që kur hapin dyert e dyqanit virtual App Store më 10 Korrik 2008.

Në fillesat e tyre të gjithë i shikonin aplikacionet si një mision i pamundur. Por stastikat e ditëve të sotme tregojnë sesa gabim e kishim të gjithë.

Apple thotë se përgjatë 9 viteve të fundit zhvilluesit kanë fituar më shumë se 70 miliard dollar. Sipas disa raportimeve të fundit App Store ofron dyherë më shumë mundësi sesa Google Play Store për tu bërë milioner.

Apple vijon të tej duke thënë se shkarkimi i aplikacioneve është rritur me 70% që nga viti i kaluar. Si rezultat abonimet me pagesë gjithashtu janë rritur më 58%.

Kategoritë me rritjen më të madhe janë Games and Entertainment, Lifestyle, Health dhe Fitness. Ndërsa kategoria me rritjen më të shpejtë është Photos dhe Video. /PCWorld Albanian

 

The post Për 9 vite, zhvilluesit kanë fituar 70 miliard dollar nga App Store appeared first on INSAJDERI.

Ministri i Arsimit i thur lavde një kolegji privat në prag të regjistrimit të studentëve

Posted: 01 Jun 2017 09:46 AM PDT

Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami ka shfrytëzuar një takim elektoral me studentë për të lavdëruar një institucion arsimor privat në një kohë kur studentët priten t'i nënshtrohen provimit për regjistrim në universitet.

Bajrami ka lavdëruar kolegjin AAB duke e quajtur si kolegji për "cilësor në Kosovë por edhe në rajon".

"Këtë nuk edhe them për shkak se jam këtu dhe ndihem mjaft mirë, por e them sepse edhe në rankimet që kanë ndodhur, Kolegji AAB është rankuar më së miri në Kosovë, i dyti pas UP-së, por edhe ndër kolegjet me të mira në rajon", ka thënë Bajrami, thuhet në një komunikatë për media.

Ai më pas ka thurur të tjera lavde duke e quajtur këtë kolegj privat si një institucion që ka "ndërtuar një mision më tepër se si një institucion i arsimit jo publik, një mision për të ndërtuar një institucion të respektuar të arsimit të lartë".

Ai më pas edhe ka folur për premtimet që partia e tij i bënë në fushën e arsimit./Insajderi.com

The post Ministri i Arsimit i thur lavde një kolegji privat në prag të regjistrimit të studentëve appeared first on INSAJDERI.

Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje për sigurimet sociale

Posted: 01 Jun 2017 09:32 AM PDT

Delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës përfunduan sot negociatat dhe miratuan tekstin final të marrëveshjes bilaterale për sigurimet sociale.

Grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative, si dhe formularët e nevojshëm që do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Me miratimin e sotëm të marreveshjes i hapet rrugë kësaj marrëveshje që të kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit të saj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë me ritëm të njëjtë të punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procdurat e nevojshme në Kosovë dhe të ratifikohet sa më shpejtë.

Për dy vite punë arritëm të kthejmë besimin në institucionet e Kosovës dhe t'i ofrojmë zgjidhje një problemi mbi 5 vjeçarë duke nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale në fushën e sigurimeve sociale për Republikën e Kosovës, dhe më e rëndësishmja t'u ofrojmë një mundësi mijëra bashkëatdhetarëve tanë që kanë kontribuar në vazhdimësi në ndërtimin e Kosovës.

The post Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje për sigurimet sociale appeared first on INSAJDERI.

Plazhet më të rrezikshme në botë

Posted: 01 Jun 2017 09:30 AM PDT

Natyra fsheh surpriza të pafundme rreth saj. Në çdo vend të botës, mund të magjepsesh nga bukuria e natyrës, por disa prej tyre nuk na ofrojnë qetësi. Përkundrazi, këto vende mund të fshehin rreth vetes rreziqe të frikshme.

Ne po ju prezantojmë me plazhet më të frikshme në botë, ku ju nuk duhet të shkoni atje, pavarësisht se mund të josheni nga pamja e bukur e tyre.

Gansbai, Afrika e Jugut – Kjo zonë është konsideruar si kryeqyteti i peshkaqenëve të bardhë. Është mjaft e populluar me këtë specie dhe të notosh në ujërat e këtij bregdeti, është shumë e rrezikshme. Sipas statistikave, në këtë zonë jeton një koloni prej rreth 60 mijë fokash, e cila tërheq kopenë e peshkaqenëve të mëdhenj dhe të bardhë, të cilët i sulmojnë.

Kilauea në Hauai – Plazhi me rërë të zezë në Kilauea, në ishullin më të madh të arkipelagut, është vendi më i keq për të hapur peshqirin tuaj të plazhit. Gjendet pranë vullkanit më aktiv në botë. Kilauea është aktiv që prej 3 janarit 1983. Ka pak gjasa që ju ta gjeni atë në qetësi dhe se llava e nxehtë derdhet në oqean. Në disa vende temperature e ujit arrin deri në 45 gradë Celsius.

Praia de Boa Viegem, Brazil – Ky plazh i famshëm në Recife të Brazilit tërheq turistë nga e gjithë bota. Sa keq që në vitin 1992 janë regjistruar të paktën 50 sulme peshkaqenësh, ku 19 prej tyre kanë qenë fatalë. Ambientalistët thonë se shkaku mund të jetë shkatërrimi i ekosistemit të bregdetit në këtë zonë, shkaktuar nga anijet e peshkimit që rriten afër bregdetit. Por shqetësues është edhe shkalla e krimeve të dhunshme që ndodhin në qytet. Departamenti Amerikan i Shtetit e përkufizon "kritike" gjendjen e sigurisë për turistët.

Shenzen, Cina – Këtu rreziku vjen nga mbipopullimi i njerëzve. Plazhi është aq kaotik saqë të fut frikën. Kjo sjell situatë të ndryshme mes njerëzve, nga ato më të papëlqyeshmet, e deri tek ato të rrezikshme. Gjithçka ndodh për shkak të mungesës së hapësirës në bregdet.

Zona veriore e Kunsilend, Australi – Çdo vit, mes tetorit dhe prillit, të tërë kandilat e detit detyrohen që të dalin në bregdetin e Australisë veriore. Pavarësisht përmasave të vogla, këto meduza janë një ndër krijesat më helmuese në botë dhe përgjegjës për vdekjen e tw paktwn 70 njerëzve që prej vitit 1883. Pickimet e shkaktuara prej tyre janë shumë të dhimbshme dhe provokojnë arrest kardiak dhe kjo mund të ndodhë në ujë, përpara se të dilni në bregdet.

Plazhi Zipolit, Meksikë – Disa thonë se emiri "zipolite", vjen nga gjuha nahuatl dhe që do të thotë "plazh i vdekur". Ky plazh, ndonëse i vogël si vijë bregdetare është i njohur për dallgët dhe rrymat e rrezikshme. Në vitin 1995, është krijuar një barrierë për të ndaluar fuqinë e dallgëve dhe numri i viktimave ka rënë dukshëm. Pavarësisht kësaj, ujërat janë me të vërtetë të rrezikshëm, njofton gazeta-shqip.

The post Plazhet më të rrezikshme në botë appeared first on INSAJDERI.

Veseli në Gjakovë premton rritje pagash 30 për qind

Posted: 01 Jun 2017 09:29 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shpalosur para qytetarëve të Gjakovës platformën qeverisëse "Fillimi i Ri", e cila siç tha ai do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe perspektivë të sigurt për Republikën e Kosovës.

Veseli tha se Gjakova ka nevojë për zhvillim ekonomik, për infrastrukturë më mirë dhe vende të reja të punës si të gjitha qytetet e vendit. Ndërsa tha se Kosovës i duhet një vizion i guximshëm, një lidership që merr vendime për ndërmarrësit dhe fermerët.

Kreu i PDK-së tha se platforma qeverisëse "Fillimi i Ri" do të rrisë mbështetjen për sektorin privat përmes ndihmës dhe lehtësirave ligjore për bizneset, si dhe përmes rritjes së granteve e subvencioneve në bujqësi prej 120 milionë euro.

Veseli i siguroi nga Gjakova të gjithë punëtorët e administratës, mësimdhënësit, mjekët dhe gjithë shërbyesit publik, se do të kenë rritje pagash prej 30 për qind.

"Do të fuqizohet sektori publik. Gjithë administrata, gjithë punonjësit e arsimit, punonjësit shëndetësor, do të kenë përkrahje. Do të rrisim pagat e tyre për 30 për qind. Në të njëjtën kohë do të përmirësojmë infrastrukturën e punës së tyre, kushtet e punës dhe të drejtat e tyre", tha Veseli.

Veseli ndër të tjera tha se pensionistët nga të gjitha kategoritë, do të kenë rritje të pensioneve prej 25 për qind. Ndërsa premtoi se do të krijohen kushtet për punësimin e gjithë mjekëve, specialistë dhe specializantë.

"Nuk do të ketë më në Republikën tonë mjek, doktorë të papunë. Nuk do të ketë më doktor në Republikën tonë, që mëson gjuhën e huaj e për shkak të pagave dhe kushteve të punës ta lëshon atdheun e vet. Kjo më nuk do të ndodhë në Republikën tonë. Do t'i përkrahim ata, do t'ju rrisim pagat atyre. Në të njëjtën kohë, do tu përmirësojmë kushtet e punës së tyre, që të na shërbejnë më mirë ne qytetarëve të këtij vendi", tha Veseli.

The post Veseli në Gjakovë premton rritje pagash 30 për qind appeared first on INSAJDERI.

Thaçi takon kryeministrin kroat, kërkon punësim sezonal për kosovarët në Kroaci

Posted: 01 Jun 2017 08:56 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentarin, Gordan Jandrokoviq.

Presidenti Thaçi, pas takimit me kryeministrin Plenkoviq ka thënë se Kosova dhe Kroacia duhet të punojnë më shumë në rritjen e shkëmbimit tregtar si dhe të bashkëpunimit në fushën e arsimit, teknologjisë, kulturës dhe sportit.

"Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, duhet të jetë prioritet i dy shteteve tona. Hapat e menjëhershëm, konkretë, mund të jenë hapja e Odës Ekonomike Kroate në Kosovë si dhe mundësia e punësimit sezonal të kosovarëve në Kroaci", u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, me kryeparlamentarin, Gordan Jandrokoviq, presidenti Thaçi ka biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në mes dy shteteve.

"Kroacia përbën një model për shtetet e rajonit në jetësimin e reformave që janë kriter kryesor i përshpejtimit të rrugës së shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian", u shpreh presidenti Thaçi.

The post Thaçi takon kryeministrin kroat, kërkon punësim sezonal për kosovarët në Kroaci appeared first on INSAJDERI.

PDK thumbon Limajn në Malishevë: Kush ka dalë nga PDK-ja nuk ka bërë asgjë

Posted: 01 Jun 2017 08:51 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës është rikthyer në Malishevë pas shumë vitesh që kur ky qytet u shndërrua në një bastion të partisë NISMA me liderin ish- nënkryetarin e PDK-së, Fatmir Limaj.

Tash që PDK dhe NISMA janë bërë bashkë në një koalicion bashkë edhe me AAK-në, Kadri Veseli si kryetar i PDK-së është rikthyer në këtë qytet në tubimin e fushatës zgjedhore, por qysh në hapje të këtij tubimi janë thumbuar ata që kanë dalë nga PDK-ja.

"Të gjithë ata që kanë bërë diçka për Malishevën kanë bërë gjatë kohës sa kanë qenë në PDK. Dhe nuk kanë bërë as para e as pasi kanë ikur nga PDK-ja", u tha në hapje të hapjen e tubimit në të cilën po promovohet kandidati për deputet nga ky qytet, Isni Kilaj.

Kilaj i humbi zgjedhjet lokale në Malishevë nga kandidati Ragip Begaj nga NISMA që është ende kryetar komune.

Por në këtë tubim, Kilaj është cilësuar si personi që ka shndërruar Malishevën nga një qytet i shkatërruar në një qytet me plotë kuptimin e fjalës.

E vet Kilaj vazhdoj me të njejtën gjuhë. Tha se PDK-ja do ta kthejë qeverisjen në Malishevë. Madje këtë ja ka premtuar edhe Veselit./Insajderi.com

The post PDK thumbon Limajn në Malishevë: Kush ka dalë nga PDK-ja nuk ka bërë asgjë appeared first on INSAJDERI.

Mustafa: Behgjet Pacolli u kërcënua

Posted: 01 Jun 2017 08:50 AM PDT

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka falënderuar kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli që iu bashkua partisë së tij në koalicion parazgjedhor, duke nxjerrë Avdullah Hotin kandidat për kryeministër.

Kryeministri i shkarkuar, Isa Mustafa tha se Pacolli përkundër se u shantazhua dhe u kërcënua, ai iu bashkua vizionit të LDK-së.

"Behgjet Pacolli nuk u zmbrapsë të bëjë koalicion edhe përkundër kërcënimeve", tha Mustafa në tubimin e hapjes së fushatës zgjedhore në Prishtinë.

Mustafa falënderoi edhe Mimoza Kusarin e Ilir Deden dhe anëtaret tjerë të 'Alternativës' dhe po ashtu ata të shoqërisë civile, që po ashtu janë bërë pjesë e listës së koalicionit LDK-AKR.

"Ekspertet nga shoqëria civile pasuruan frymën. Ne u bashkuam si në kohen e Ibrahim Rugoves", tha kreu i LDK-së, Isa Mustafa. /Insajderi.com

The post Mustafa: Behgjet Pacolli u kërcënua appeared first on INSAJDERI.

Kur do të debutojnë në Evropë Trepça ’89 dhe Prishtina

Posted: 01 Jun 2017 08:46 AM PDT

Trepça 89′ dhe Prishtina do t’i mësojnë kundërshtarët për garat evropiane më 19 qershor, në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës, ndërsa garat nisin në fund të qershorit.

Fitorja e Besës në finalen e Kupës së Kosovës, i ka dhënë mundësinë FC Prishtinës, të sigurojë garën evropiane të Europa Leagues, përmes rundit të parë të kualifikimeve.

Prishtina fituese e Kupës së Kosovës dhe Trepça '89 kampione, do të debutojnë në garat evropiane, natyrisht nëse licencohen nga UEFA-ja.

Kështu Trepça '89, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 27 apo 28 qershor, ndërsa atë të kthimit një javë më pas.

FC Prishtina në Ligën e Evropës do të zhvillojë ndeshjen e parë më 29 qershor, ndërsa atë të kthimit më 6 korrik. /Insajderi.com

The post Kur do të debutojnë në Evropë Trepça ’89 dhe Prishtina appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i PPE-së: Mustafën nuk e ndalën as molotovët

Posted: 01 Jun 2017 08:31 AM PDT

Koalicioni LDK-AKR sot në ditën e dytë të fushatës zgjedhore mbajtën tubim zgjedhor me simpatizantët e tyre në Gjilan.

Përveç lidershipit dhe strukturave të koalicionit, në tubim mori pjesë edhe presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.

Daul tha ka ardhur në Kosovë për ta mbështetur LDK-në në këtë fushatë. Sipas tij është një frymë e re për të cilën Kosova ka sot nevojë.

"LDK është besnik i vlerave për të cilat i ka mbrojtur në vazhdimësi. Reforma ekonomike që keni bërë që të rinjtë mos të largohen nga Kosova. Me qeverisjen e Mustafës ka pasur trefish rritje ekonomike. Menaxhimi i mirë financiar ka bërë që Kosova të marr miliona euro nga institucionet ndërkombëtare. Ky zhvillim nuk mund të bëhet pa një luftë të rreptë kundër korrupsionit, shtet i së drejtës dhe gjyqësi e pavarur. Me këto edhe investimet e huaja gjithsesi se nuk do të mungojnë. Mustafën nuk e ndalen as koktelet molotov", theksoi Joseph Daul.

Daul tha se edhe BE nuk ka qenë fer me Kosovën dhe deri në anëtarësim BE nuk është e plotë. Ai porositi për të mos i dëgjuar sirenat e Rusisë por porositë e BE.

Edhe kryetari i komunës së Gjilanit dhe njëherësh nënkryetar i LDK-së Lutfi Haziri shprehu bindjen se LDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se për dy vjet kanë pasur një qeveri të mirë me rritje ekonomike.

"Tani në Gjilan kanë filluar investimet për rrugë dhe do të zgjidhet problemi i ujërave të zeza. Jam i bindur se do të hapim 80 mijë vende të reja të punës. Kemi me bërë mirëqenien e qytetarëve sepse është vlerë e LDK-së me duar të pastra. Ne nuk e kritikojmë Brukselin por do t'i kryejmë detyrat tona", tha Hoti. /Insajderi.com

The post Presidenti i PPE-së: Mustafën nuk e ndalën as molotovët appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Turqia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën

Posted: 01 Jun 2017 08:19 AM PDT

Fatih Terim ka publikuar sot listën e plotë të futbollistëve turq të grumbulluar për ndeshjet ndaj Maqedonisë dhe Kosovës.

Në listë janë përfshirë edhe futbollisti i Barcelonës Arda Turan dhe talenti i Dortmundit Emre Mor, raporton Insajderi.

Turqia do të ndeshet me Kosovën më 11 qershor.

Lista e plotë e futbollistëve të Turqisë:

Berke Özer Altınordu A.Ş.
Harun Tekin Bursaspor
Volkan Babacan Medipol Başakşehir FK
Gökhan Gönül Beşiktaş A.Ş.
Kaan Ayhan Fortuna Düsseldorf
Şener Özbayraklı Fenerbahçe A.Ş.
Ahmet Yılmaz Çalık Galatasaray A.Ş.
Çağlar Söyüncü SC Freiburg
Mehmet Topal Fenerbahçe A.Ş.
Semih Kaya Galatasaray A.Ş.
Caner Erkin Beşiktaş A.Ş.
Hasan Ali Kaldırım Fenerbahçe A.Ş.
İsmail Köybaşı Fenerbahçe A.Ş.
Ozan Tufan Fenerbahçe A.Ş.
Selçuk İnan Galatasaray A.Ş.
Emre Mor Borussia Dortmund
Serdar Gürler Gençlerbirliği
Volkan Şen Fenerbahçe A.Ş.
Deniz Türüç Kayserispor
Emre Akbaba Aytemiz Alanyaspor
Oğuzhan Özyakup Beşiktaş A.Ş.
Emre Çolak RC Deportivo de La Coruña
Yusuf Yazıcı Trabzonspor A.Ş.
Arda Turan FC Barcelona
Cengiz Ünder Medipol Başakşehir FK
Olcay Şahan Trabzonspor A.Ş.
Burak Yılmaz Beijing Guoan FC
Cenk Tosun Beşiktaş A.Ş.
Enes Ünal Villarreal CF
Yunus Mallı VfL Wolfsburg

The post Zyrtare: Turqia publikon listën e futbollistëve për ndeshjen me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Na duhen votat për ta rrëzuar Demarkacionin

Posted: 01 Jun 2017 08:06 AM PDT

Lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma tha në Obiliq se do ta nxisin KEK-un që të ndajë bursa për nxënësit e dalluar por të mbështeten edhe në sfera tjera këtë lokalitet.

Haradinaj tha se Kosova nuk është mirë dhe ai e ka planin si me ta fillojë punën me planin e Fillimit të Ri.

Ai shtoi se ky plan ka pikat e veta që fillon nga sundimi i rendit dhe ligjit, ekonomia me mbështetjen e sipërmarrësve duke mos i lënë vetëm.

Pretedenti për kryeministër tha se buxhetin synojnë ta rrisin buxhetin pa ndalë por pa saktësuar shifrën sa.

Haradinaj përmendi edhe shëndetësinë si prioritet të qeverisjes së ardhshme. Haradinaj tha se iu duhen vota për Demarkacionin por për ta rrëzuar atë në kokërr të shpinës.

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi ka ftuar qytetarët e kësaj komune t'i mbështesin kandidatët për deputetë nga komuna e Obiliqit.

Kandidati për deputet Avni Klinaku theksoi se këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe. Klinaku tha se padrejtësisht po quhen krahu i paqes dhe i luftës sepse do duhej quajtur krahu i ngecjeve dhe krahu i zhvillimit. Kjo e fundit iu referua koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Klinaku ka ftuar qytetarët të votojnë masovisht që qeverinë e ardhshme ta bëjnë pa ndihmën e serbëve, në mënyrë që të krijojnë ushtrinë pa ndihmën e tyre, sepse po që se hynë në pazare me ta atëherë do të kërkojnë numrin dy në ushtri, numrin dy në AKI dhe sipas Klinakut një ushtri e tillë nuk iu duhet.

The post Haradinaj: Na duhen votat për ta rrëzuar Demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Stadiumi i Juventusit ndryshon emër

Posted: 01 Jun 2017 08:00 AM PDT

Në shtator të 2011, Juventusi luajti ndeshjen e parë në stadiumin e ri, krejtësisht pronë e klubit e që deri më 30 qershor do ta mbajë emrin "Juventus Stadium".

Themi deri në fund të qershorit pasi bardhezinjtë njoftuan arritjen e një marrëveshjeje për të riemëruar klubin dhe bëhet fjalë për një sponsor të fuqishëm, i njëjti që ka emëruar edhe stadiumin e Bajernit të Mynihut.

Por ndryshe nga "Arena", në Torino, impianti i bardhezinjëve do të mbajë emrin "Allianz Stadium".

Marrëveshja është zyrtare dhe është njoftuar nga vetë skuadra torineze, që thotë se ka gjetur gjuhën e përbashkët me degën italiane të kompanisë së sigurimeve Allianz dhe Lagardere Sports, kompania që zotëronte të drejtat e emrit të Juventus Stadium.

Detajet financiare të kësaj marrëveshjeje nuk bëhen të ditura, por ajo që është bërë publike është se me emrin "Allianz", shtëpia e bardhezinjëve do të njihet deri në vitin 2023.

Në shtatë sezone, stadiumi i Juventusit ka pritur mbi 6 milionë tifozë. Në total, në këtë impiant janë luajtur 156 ndeshje, ku në 136 raste biletat janë shteruar plotësisht.

The post Stadiumi i Juventusit ndryshon emër appeared first on INSAJDERI.

Skenaristi dhe aktori i serialit “O Sa Mirë” aderojnë në PDK

Posted: 01 Jun 2017 07:49 AM PDT

Skenaristi i serialit televiziv – 'O Sa Mirë', Ard Islami dhe aktori Fisnik Ademi, kanë vendosur t'i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Njoftimi për aderimin e tyre në PDK u bë nga kryetari Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.

Veseli ka thënë se edhe arti dhe kultura kanë nevojë për energji të reja dhe lidership të ri, raporton Insajderi.

"Unë “aderova” javë më parë në një episod të serialit më të mirë, “O sa mirë”. Ndërsa sot pata nderin t’u uroj mirëseardhje skenaristit Ard Islami dhe aktorit Fisnik Ademi në platformën tonë “Fillimi i Ri”. Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend! #FillimiRi", ka shkruar Veseli. /Insajderi.com

The post Skenaristi dhe aktori i serialit “O Sa Mirë” aderojnë në PDK appeared first on INSAJDERI.

Sezoni i Xhakës në numra

Posted: 01 Jun 2017 07:42 AM PDT

Katër gola të shënuar dhe 3 asiste ka realizuar Granit Xhaka në sezonin e tij të parë me Arsenalin.

Siç shkruan sot uebfaqja zyrtare e Arsenalit, mesfushori ka luajtur plot 3,553 minuta në sezonin e tij debutues me klubin anglez.

Po ashtu, futbollisti me origjinë nga Kosova ka realizuar mbi 3 mijë pasime. Ai ka krijuar edhe 46 mundësi për gol, raporton Insajderi.

Xhaka u transferua në Arsenal  verën e vitit të kaluar, për një shumë prej rreth 40 milionë eurove. /Insajderi.com

The post Sezoni i Xhakës në numra appeared first on INSAJDERI.