INSAJDERI: “Vuçiq i jep mandatin një gruaje për kryeministre të Serbisë” plus 19 more

INSAJDERI: “Vuçiq i jep mandatin një gruaje për kryeministre të Serbisë” plus 19 more


Vuçiq i jep mandatin një gruaje për kryeministre të Serbisë

Posted: 15 Jun 2017 09:43 AM PDT

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për medie ka njoftuar se i ka dhënë mandatin Ana Brnabiç për të formuar qeverinë e re të Serbisë.

Vuçiç tha se nuk ishte e lehtë për ta bërë marrë këtë vendim dhe se nuk është një humbje për partinë SNS, as për askënd tjetër, por ideja për të gjetur zgjidhjen më të mirë.

Vuçiq shtoi se Brnabiç është informuar se mund të sigurojë shumicën e deputetëve në parlamenti, raporton B92.

Ai më tutje tha se Brnabiç është person që posedon cilësitë profesionale dhe persona për këtë pozitë, ai tha se do të tregoj respekt për partitë të cilat do ta mbështesin kandidaten për kryeministër.

Ndryshe Ana Brnabiq është gruaja e parë që do të mbajë postin e  kryeministres në historinë e Serbisë. Ana Brnabiq ka hyrë vitin e kaluar në qeveri si një figurë jo partiake dhe ishte pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit tashmë President të Serbisë, Aleksandar Vuçiq saktësisht ishte pjesë e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal./Insajderi.com

The post Vuçiq i jep mandatin një gruaje për kryeministre të Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Disa fakte që mund të mos i keni ditur për Beyonce

Posted: 15 Jun 2017 09:39 AM PDT

Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce, megjithëse tash e një kohë është larguar nga skena muzikore, vazhdon të jetë temë e medieve rozë.

Së fundi, TFE Times ka listuar disa fakte që mund të mos i keni ditur për "divën" amerikane, që është në pritje të binjakëve:

Fjalët e folura në këngën e Beyonces, “Partition” janë pothuajse fjalë për fjalë të huazuara nga biseda që zhvillohet në gjuhen frënge në filmin, “The Big Leboëski”.

“All About That Bass” është shkruar nga një njeri me moshë të shtyer, i quajtur Kevin, i cili ka ofruar këngën Beyonces.

Një bubë është emëruar sipas këngëtares, shkruan TFE times.

Beyoncé ka kaluar çdo ditë, që nga viti 2005 të ndjekej me kamerë rregullisht nga ekuipazhi i saj personal, i cili dokumenton çdo moment të jetës së saj.

Beyoncé kurrë nuk arriti t'a përfundojë shkollën e mesme.

Beyoncé i dhuroi Jay-Z një mini aeroplan 40 milion dollarë, për nder të ditës së babait.

The post Disa fakte që mund të mos i keni ditur për Beyonce appeared first on INSAJDERI.

Pankarta anti-shqiptare vendosen para Parlamentit të Serbisë

Posted: 15 Jun 2017 09:31 AM PDT

Para Parlamentit të Serbisë në Beograd janë vendosur fotografi dhe mbishkrime të ndryshme, ku shqiptarët cilësohen si terroristë.

Aty thuhet më tej se shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë kidnapuar dhe kanë vrarë civilët serbë e që vazhdohet më tej duke u thënë se familjarët e tyre kërkojnë drejtësi.

Para parlamentit serb, qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj.

Në Serbi është duke qëndruar kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert. Gjatë një fjalimi në parlament, ai deklaroi se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, që të mund të anëtarësohet në BE

"Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO – KFOR – UNIMK – EULEX" shkruan në një pankartë, njofton Klan Kosova.

Po ashtu aty shkruan se kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte.

The post Pankarta anti-shqiptare vendosen para Parlamentit të Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare, Donnarumma nuk do të rinovojë me Milanin

Posted: 15 Jun 2017 09:23 AM PDT

AC Milan nuk do të rinovojë kontratën e Gianluigi Donnarumma e cila skadon në qershor të 2018. Një lajm që padyshim do të zhgënjejë të gjithë tifozët e Milanit.

Vendimi erdhi pas takimit që agjenti i lojtarit Mino Raiola me drejtuesit e Milan për të vendosur të ardhmen e portierit të talentuar.

Në një konferencë për shtyp pas bisedimeve drejtori sportiv Fasone ka deklaruar se Donnarumma nuk do të rinovojë.

"Jemi këtu për të lajmëruar se zgjedhja e lojtarit është të mos rinovojë kontratën e cila është pranë skadimit. Ky është vendimi i tij final", ka thënë Fasone.

The post Zyrtare, Donnarumma nuk do të rinovojë me Milanin appeared first on INSAJDERI.

18 persona dënohen me burgim të përjetshëm për puçin në Turqi

Posted: 15 Jun 2017 09:14 AM PDT

Në kuadër të vendimit të parë gjyqësor lidhur me tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar i cili u shpall sot në Ankara lidhur me rrëmbimin e sekretarit të përgjithshëm të Presidencës së Turqisë, Fahri Kasirga, 18 të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe me nga 12 vjet shtesë, raporton AA.

Pesë puçistë të akuzuar janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe dhjetë vjet burgim shtesë, ndërsa ish-komandanti i gardës së presidentit Muhsin Kutsi Baris u dënua me burgim prej 12 vjetësh.

Ndërkaq, dy ushtarë që ishin të akuzuar në këtë rast janë liruar.

The post 18 persona dënohen me burgim të përjetshëm për puçin në Turqi appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i Bundestagut: Serbia duhet ta ndryshojë kushtetutën

Posted: 15 Jun 2017 08:54 AM PDT

Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, gjatë vizitës në Beograd deklaroi se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, që të mund të anëtarësohet në BE

Tutje kryetari i Bundestagut gjerman, Lamert, theksoi mënyrën se si duhet të procedohet kjo çështje.

"Ndryshimi  Kushtetutës duhet të bëhet përmes dialogut që duhet zhvilluar në Parlament, ku pastaj do të mund të ecet përpara", theksoi kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, njoftojnë mediat serbe.

Ndërkohë që bëhet e ditur se Partia Radikale Serbe (SRS), ka bojkotuar mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, me arsyetimin se shteti gjerman ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmeton RTK.

Deputeti nga radhët e PRS-së, Miljan Damjanoviq, deklaroi se zyrtarët e lartë gjermanë insistojnë që Serbia t'ia kthejë shpinën Rusisë

 

The post Kryetari i Bundestagut: Serbia duhet ta ndryshojë kushtetutën appeared first on INSAJDERI.

PE miraton rregulloren për lejet e qëndrimit të refugjatëve

Posted: 15 Jun 2017 08:40 AM PDT

Parlamenti Evropian (PE) ka votuar rregullat të cilat do të jenë të vlefshme në të gjithë vendet anëtare dhe që përcaktojnë dhënien nga vendet anëtare të lejeve të qëndrimit 5-vjeçare për refugjatët që përmbushin kushtet e nevojshme.

Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së që vazhdon punimet në Strazburg u diskutua raporti për gjendjen e refugjatëve nga pikëpamja e vendeve anëtare dhe zhvillimin e politikës së përbashkët për refugjatët në vendet anëtare të BE-së, i përgatitur nga anëtarja sllovene e grupit social demokrat Tanja Fajon.

Sipas rregullores së re, personat të cilët kanë fituar statusin e refugjatit do të mund të marrin leje qëndrimi për 5 vite në vendet anëtare, dhe në mbarim të këtij afati do të mund të zgjatet edhe 5 vite të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Rregullorja e cila ka kaluar në Asamblenë e Përgjithshme bën të detyrueshme pranimin e refugjatëve mes vendeve anëtare dhe zbatimin e të njëjtave mënyra në kryerjen e procedurave. Sipas rregullores së re aplikimet e refugjatëve do të vlerësohen në të njëjtat kushte dhe norma në të gjitha vendet anëtare.

Kjo zbatueshmëri gjithashtu eliminon edhe ndarjen e personave si refugjatë dhe persona të marrë nën mbrojtje. Duke kundërshtuar kërkesën për rishikimin e statusit të refugjatëve në rast se ndryshojnë kushtet në vendet nga kanë ardhur refugjatët, eurodeputetët kanë miratuar heqjen e vendimit për mbrojtje nëse këto persona zbulohet se kanë kryer më parë krime të rënda.

Ndër të tjera bëhet e ditur se rregullorja e re do të jetë e vlefshme dhe për fëmijët që mbërrijnë në vendet e BE-së. Në rregulloren ku vihet theksi se fëmijët e refugjatëve do të kenë të drejta të barabarta me të gjithë fëmijët në vendet anëtare, vendoset kushti se këto fëmijë mundësisht të qëndrojnë tek të afërmit, familjet kujdestare apo qendra të veçanta të krijuara për këtë qëllim.

Raportuesja Tanja Fajon ka theksuar “Leja e qëndrimit 5 vjeçare do të ofrojë integrim të vërtetë për refugjatët” duke shtuar më tej se me rregulloren e re janë pakësuar barrat administrative të të gjithë vendeve anëtare dhe se ka lindur një “dritë shprese për të gjithë personat në nevojë”.

Rregullorja e pranuar në PE vlerësohet si një pjesë e punimeve të BE-së për reformat në sistemin e përbashkët të pranimit të refugjatëve, që Komisioni Evropian e kishte nisur vitin e kaluar.

The post PE miraton rregulloren për lejet e qëndrimit të refugjatëve appeared first on INSAJDERI.

Kante tregon pse refuzoi PSG-në për Chelsea

Posted: 15 Jun 2017 08:39 AM PDT

N'Golo Kante ka konfirmuar për "Le Parisien" se ai ishte shumë afër Paris Saint Germain verën e kaluar, pasi fitoi titullin e Premier League-s me Leicester City-n.

Ai ka treguar se ka pasur edhe oferta të tjera por lojtari preferoi të shkonte te Chelsea.

"Është e vërtetë që PSG më kërkoi ashtu si edhe klube të tjera, pas sezonit tim të bukur me Leicester-in. Por zgjodha Chelsea-n pasi kisha folur me trajnerin dhe drejtorin sportiv. Dhe nuk jam penduar aspak. Për më tepër që kampionati dhe mënyra e lojës në Angli më pëlqejnë shumë", shpjegoi për të përditshmen franceze mesfushori i Bluve.

Një zgjedhje e cila u shpërblye me titullin e Premier që në vitin e tij të parë në Londër dhe të dytin radhazi në karrierën  e tij.

The post Kante tregon pse refuzoi PSG-në për Chelsea appeared first on INSAJDERI.

Kinë, fund shpenzimeve marramendëse për futbollistët e huaj

Posted: 15 Jun 2017 08:35 AM PDT

Kina ka vendosur t’u japë fund shpenzimeve të "çmendura" për të blerë futbollistë të huaj.

Federata Kineze e Futbollit ka përpiluar një rregull, sipas të cilit, nëse klubet e dy kategorive kryesore të futbollit do të shpenzojnë më shumë se 6 milionë euro për një futbollist të huaj, atëherë ato do të duhet të paguajnë edhe një taksë që do të ketë të njëjtën vlerë, që do të thotë se ai futbollist do të kushtojë 12 milionë euro.

Gjithnjë sipas këtij rregulli, të ardhurat që do të akumulohen do të shkojnë për të bërë investime në akademinë e futbollit kinez, në mënyrë që të formohen sa më shumë lojtarë vendas.

Vetëm në vitin 2016, Super Liga kineze shpenzoi 400 milionë euro për futbollistë të huaj, shifër që do të ishtë shumë më e lartë nëse do të aplikohej rregulli i ri. Kështu, Oscar me rregullin e ri do t’i kushtonte Shangait 140 milionë euro, 70 milionë për kartonin e 70 milionë të tjerë që do të derdheshin në shtet në formën e taksave.

Nuk është hera e parë që qeveria e futbollit kinez ndërmerr masa për të minimzuar shpenzimet e "çmendura" në merkato. Kështu, në muajin janar u vendos që klubet të aktivizionin vetëm 3 lojtarë të huaj, ndërkohë që ato e kanë të detyrueshme që 15% të të ardhurave të tyre t’i akordojnë për të investuar te skuadrat zinxhir. Po kështu, klubet janë të detyruar që të kenë në skuadrën e parë 2 futbollistë të U-23, njëri nga të cilët i aktivizar në formacionin bazë, njofton tch.

Por, këto rregulla nuk rezultuan të  mjaftueshme, kështu që Federata e Futbollit Kineze u detyrua të vendosë këtë rregull të ri. Tani, nuk pritet gjë tjetër veçse të shihet efekti që ai do të ketë në merkaton e transferimeve.

The post Kinë, fund shpenzimeve marramendëse për futbollistët e huaj appeared first on INSAJDERI.

Sulm fizik ndaj deputetes franceze

Posted: 15 Jun 2017 08:34 AM PDT

Deputetja franceze Nathalie Kosciusko-Morizet ka qenë viktimë e një sulmi mbi të në qendër të Parisit, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të sulmuesit.

Politikania konservatore nga Partia Republikane, Kosciusko-Morizet është sulmuar në kohën kur po ndante afishe në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, të cilat do të mbahen të dielën, ndërkohë që ekipi i cili drejton fushatën e saj ka thënë se deputetja është dërguar në spital me vetëdije të humbur.

Kryeministri i Francës, Eduardo Philippe vizitoi deputeten e lënduar në spital, ndërkohë që në mediat sociale ka publikuar një mesazh në përkrahje të saj, shkruan AA.

Televizioni BFMTV ka publikuar një video të sulmit që tregon se si sulmuesi hedh një sasi më të madhe të afisheve në fytyrë të Kosciusko-Morizet.

Sulmuesi iu afrua asaj, e hedh për toke dhe pastaj largohet nga vendngjarja. Deputetja e lënduar 44 vjeçare më herët ka shërbyer si ministre e Ambientit, më konkretisht gjatë mandatit të ish-presidentit Nicolas Sarkozy.

The post Sulm fizik ndaj deputetes franceze appeared first on INSAJDERI.

Shpërthim në Kinë, vdesin shtatë persona

Posted: 15 Jun 2017 08:23 AM PDT

Autoritetet kineze ka thënë se shtatë persona janë vrarë në një shpërthim që ka ndodhur afër një kopshti të fëmijëve në provincën Jiangsu.

Qeveria e shtetit ka thënë se nga ky shpërthim janë lënduar 59 persona.

Televizioni kinez ka thënë se dy persona kanë vdekur në momentin e shpërthimit, ndërsa pesë të tjerët në spital.

Është bërë e ditur se nëntë persona janë të lënduar rëndë.

Ende nuk dihet për shkaqet e këtij sulmi.

Sipas raportimeve besohet se sulmi ka ndodhur afër hyrjes së kopshtit derisa fëmijët ishin duke daluar nga aty.

The post Shpërthim në Kinë, vdesin shtatë persona appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Nuk do të ketë bashkëpunim me VV-në dhe Albin Kurtin

Posted: 15 Jun 2017 08:19 AM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se partia e tij së bashku me partnerët e koalicionit do ta krijojnë qeverinë e re në vend.

"Ne e dimë se ne do ta kemi mandatin për krijimin e qeverisë, pasi ne jemi të parët. Jemi absolutisht të bindur se ne do ta krijojmë Qeverinë e Kosovës", ka thënë Krasniqi.

Krasniqi në emisionin 'Fakt Plus' ka konfirmuar se ende nuk kanë filluar bisedimet me ndonjë parti tjetër për krijimin e qeverisë.

"Ende nuk ka pasur asnjë bisedë, takime do të ketë por ende nuk i kemi bërë askujt ofertë dhe askush nuk na ka bërë", ka shtuar Krasniqi.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë që koalicioni PAN të ketë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe dhënien e hapësirës për postin e kryeministrit për Albin Kurtit siç ka ndodhur me propozimin e Ramush Haradinajt.

"Nuk e parashoh një gjë të tillë në kuptimin formal, për pozicionimin e secilit ne mendojmë se vendi ka nevojë për një opozitë të fuqishme. Pasi që në mungesë të një opozite të fortë edhe qeveria do të ishte më e fortë", ka thënë Krasniqi.

The post Krasniqi: Nuk do të ketë bashkëpunim me VV-në dhe Albin Kurtin appeared first on INSAJDERI.

Ende nuk janë numëruar votat me kusht

Posted: 15 Jun 2017 08:17 AM PDT

Ende nuk janë numëruar votat me kusht të qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë.

Zyrtarë së Qendrës së Numërimit të Rezultateve gjatë mbledhjes së sotme të KQZ-së kanë bërë të ditur se votat me kusht do të numërohen pas skanimit të listave përfundimtare të votuesve të rregullt.

"QNR është në proces të skanimit të listave përfundimtare të votuese, do të fillojë regjistrimi i votuesve me gusht. Dhe pas një kontrolle do të fillojë edhe valimidimi dhe më pastaj edhe numërimi i tyre", kanë thënë zyrtarë nga QNR.

Nga Qendra për numërimin e Rezultateve thonë se ky institucion po punon me tri ndërrime në mënyërë që të arrihen edhe rezultatet përfundimtare, njofton rtklive.

KQZ bëri të ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

The post Ende nuk janë numëruar votat me kusht appeared first on INSAJDERI.

Bizneset e Kosovës rrisin ndjeshëm praninë në portin e Durrësit

Posted: 15 Jun 2017 08:08 AM PDT

Bizneset e Kosovës kanë rritur ndjeshëm praninë e tyre në portin detar të Durrësit përmes lëvizjes së mallrave tranzit nga ky port.

Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se 10 për qind e mallrave që janë përpunuar në kalatat e këtij porti gjatë periudhës janar-maj të këtij viti kanë qenë tranzit nga ose drejt Kosovës.

Duke iu referuar të dhënave portuale, në terminalin lindor një anije e specializuar është ngarkuar me afro 18.6 mijë tonë mineral zinku, që vinte nga Trepça për të vijuar drejt porteve të vendeve perëndimore.

Ndërkohë, melamina, xhamat, çimento, llamarina dhe superfosfati janë mallrat e importit që kanë mbërritur me anijet tregtare në Durrës për të vijuar udhëtimin me automjete drejt tregut të Kosovës.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, gjatë 5 muajve të parë të këtij viti në këto janë përpunuar vetëm në terminalin lindor dhe atë të mallrave afro 608 mijë tonë mallra gjithsej, 61 mijë tonë prej të cilave për llogari të subjekteve kosovare.

Të larta deklarohet të jenë dhe volumet e përpunimit të mallrave dhe udhëtarëve drejt Kosovës edhe me tragete e kontejnerë. /TCh

 

The post Bizneset e Kosovës rrisin ndjeshëm praninë në portin e Durrësit appeared first on INSAJDERI.

Kurti: VV ka filluar kontaktet me LDK-në për formimin e qeverisë

Posted: 15 Jun 2017 08:00 AM PDT

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij me rezultatin "e jashtëzakonshëm" në zgjedhjet e fundit duhet të ketë të drejtën të formojë qeverinë e re.

"Lëvizja Vetëvendosje nga këto zgjedhje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërruam në partinë e parë politike në vend. Ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe besojmë se kjo shpresë e madhe e qytetarëve, pas kthimit të guximit tek ata që të votojnë për ndryshime që i duam të gjithë, duhet të rezultojë jo vetëm me një Kuvend të ri, por edhe me një Qeveri të re", ka thënë ai.

Ai ka thënë se llogaritë në koalicionin LDK-AKR-Alternativa dhe deputetë të tjerë të Kuvendit për Qeverinë e re. Në fakt, Kurti ka njoftuar se partia e tij tashmë ka filluar kontektet me disa parti.

"Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur kontakte edhe me LDK-në, unë kam pasur edhe me AKR-në dhe posa të marrim vesh se cilët deputetë do të jenë në Kuvendin e ardhshëm, në legjislaturën e gjashtë, ne do t’i fillojmë takimet dhe bisedimet për Qeverinë e re", ka treguar Kurti.

Kurti tutje ka thënë se "nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe" sepse sic thotë ai,  "jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t'i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin".

"Ne e kuptojmë që duhet të kemi ministra serbë në Qeveri, jo veç se kjo të behët duke pranuar kushtet e Beogradit, përkatësisht Listës Serbe e cila funksionon shumë e më tepër si përfaqësi politike e diplomatike e Beogradit në Kosovë, sesa si parti politike e serbëve të Kosovës. T'i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre", ka shtuar Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Ish-lideri i VV-së ka thënë se Presidenti Thaci duhet që t'ia jap atyre të drjetën për forminin e Qeverisë nëse koalicioni PAN nuk arrin të sigurojë votat e nevojshme për krijimin e institucioneve.

:Teknikisht ai do t'ia ofrojë këtë gjë koalicionit PAN dhe është i detyruar, është i obliguar që këtë të na e bëjë neve, porsa të dështojë formimi i Qeverisë nga ana e koalicionit PAN, që duket shumë e ngjashme tashmë. Në anën tjetër, ne do të mbledhim nënshkrimet, pasi që t’i fillojmë takimet duke dëshmuar se shumica parlamentare e cila duhet ta formojë Qeverinë e re ndodhet jashtë udhëheqjes së PAN-it", ka thënë ai./Insajderi.com

The post Kurti: VV ka filluar kontaktet me LDK-në për formimin e qeverisë appeared first on INSAJDERI.

Hapet fabrika për lajthi dhe arra “Ko’Nuts”

Posted: 15 Jun 2017 07:40 AM PDT

Është bërë inaugurimi i fabrikës së parë për përpunimin e arrave dhe lajthive 'Ko'Nuts', kompani aktualisht ka punësuar 13 punëtorë dhe gjendet në Graçanicë.

Projekti i themelimit të fabrikës Ko'Nuts është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat-PPSE dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

Bashkëthemeluesi i Ko'Nuts, Betim Selmanaj, tha se kjo është kompania e parë e përpunimit të lajthive dhe arrave në rajonin kosovar. Ai tha se qëllimi i tyre është të zgjeroj aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave.

"Kompania 'Selman's Network' ka arritur të fuqizojë një numër biznesesh të profileve të ndryshme duke ua mundësuar të njëjtave të bëhen liderë të besueshme në sektorët e tyre. Aktualisht qëllimi i 'Selman's Network' është të zgjeroj aktivitetin biznesor në njësi të përpunimit të lajthive dhe të arrave duke ndërtuar fabrikën e parë në Kosovë për përpunimin e lajthive dhe arrave. Ky proces përfshinë blerjen e lajthive dhe arrave nga plantacionet kosovare, kategorizimin, thyerjen dhe procesin e heqjes së lëvozhgës, konservimin, paketimin dhe shitjen fillimisht në tregun lokal, me kalimin e viteve një pjesë e prodhimit do të ofrohet edhe për tregjet e huaja", tha Selmanaj.

Ai tha se duke e pas parasysh që në këtë kompani janë investuar rreth 300 mijë euro, parashikojnë shtim të hyrave pas një viti si dhe krijim të vendeve të reja të punës.
"Duke e përshtatur fabrikën si dhe duke blerë pajisjet e nevojshme për përpunim kompania 'Selman's Network' parashikon shtim të hyrave menjëherë pas një viti me mbi 165 për qind, e gjithë kjo automatikisht përkthehet në hapjen e vendeve të reja të punës duke u bazuar në bilancin gjinor dhe komuniteteve në Kosovë. Kjo do i mundësoj kompanisë prodhimin e sasive të nevojshme për eksport, gjithashtu kjo është për herë të parë në Kosovë një fabrikë përpunimi", tha ai.

Ndërsa, Stefan Butcher, nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, tha se është shumë i nderuar që merr pjesë në inaugurimin e fabrikës për përpunimin e arrave dhe të lajthive. Po ashtu, ai tha se kjo kompani e jep shembullin më të mirë të zgjerimit të sektorit privat.

"Selman's është një kompani e shkëlqyer e cila na jep shembullin më të mirë të zgjerimit të sektorit privat dhe të mundësive të punësimit për njerëz për punë sezonale dhe për persona me kontratë afatgjate. Ata na tregojnë se është e mundur të bëhet biznes, disa nga ne ndoshta e fajësojmë motin e keq, sistemin bankar, mungesën e vullnetit politik, megjithatë po e shohim që ka mundësi të zhvillimit të këtij sektori", tha ai.

Menaxherja e projektit në PPSE, Sigrid Meijer, tha se qëllimi i tyre që kanë mbështetur themelimin e kësaj kompanie është që të krijojnë vende të reja të punës.

"Qëllimi ynë është që ne të krijojmë vende të reja të punës dhe shohim që sektori privat ka shumë rëndësi për zhvillimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Fondi i mundësisë është një fond i cili përballet me riskun e kompanive të cilat janë në këtë sektor dhe jemi të kënaqur të zhvillojmë këtë sektor", tha ajo.

Projekti i themelimit të fabrikës Ko'Nuts është mbështetur nga Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat-PPSE dhe financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.

The post Hapet fabrika për lajthi dhe arra "Ko'Nuts" appeared first on INSAJDERI.

Besim Beqaj ka të kursyera 234 mijë euro

Posted: 15 Jun 2017 07:38 AM PDT

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, bazuar në deklarimin e pasurisë të publikuar të mërkurën nga Kundër Korrupsioni, del se ka një shumë të konsiderueshme të parave të kursyera.

Plotë 234 mijë euro është shuma që Beqaj ka deklaruar se ka në të kursyera në bankat e Kosovës. 67 mijë euro janë në emrin e tij, 116 mijë në pronësi të përbashkëta, kurse të tjerat të bashkëshortes, prindërve dhe fëmijëve.

Beqaj ka deklaruar se merr 5 paga, 26 mijë euro nga Kuvendi, 23 mijë nga angazhimi në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Pejës dhe kolegjin AAB, si dhe honorara prej 12 mijë eurosh nga Gjimnazi Cambridge.

Si pasuri të paluajtshme Beqaj ka deklaruar shtëpinë me truall në vlerën e 232 mijë euro dhe prona tjera të përbashkëta vlerën e së cilave nuk e ka treguar.

Po ashtu ai ka deklaruar edhe dy vetura në vlerën e  37 mijë eurove  dhe një kredi për shtëpi prej 24 mijë e 607 euro të cilat është i detyruar t`i kthej në një afat prej 5 viteve. /Insajderi.com

The post Besim Beqaj ka të kursyera 234 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

Autobusë falas nga Greqia, por “votoni Dulen”

Posted: 15 Jun 2017 07:36 AM PDT

Në çdo palë zgjedhje, një rol jo të vogël kanë luajtur emigrantët shqiptarë nga Greqia, të cilët sillen falas me autobus, kryesisht në jug të vendit për të votuar.

Vota e tyre ka qenë e diktuar që në momentin kur ata kanë vendosur të udhëtojnë falas. As zgjedhjet e 25 qershorit nuk mund të bënin përjashtim nga ky rregull.

Prej disa ditësh qarkullojnë njoftime për udhëtime me autobus falas nga Greqia në drejtim të fshatrave të Himarës. Sipas njoftimit, janë të parashikuara dy nisje, pasditen e datës 23 qershor dhe pasditen e datës 24 qershor.

Ndërsa kthimi në datat 25 ose 26. Por në formularin që duhet të plotësohet për të përfituar nga udhëtimi falas në Shqipëri, çdo person është i detyruar të deklarojë se vota e tij do të jetë për PBDNJ dhe Vangjel Dulen, edhe pse në këto zgjedhje ata do të duhet të votojnë për Partinë Demokratike.

A është kjo një mënyrë e blerjes së votës? Këtë përgjigje duhet ta japin organet kompetente.

The post Autobusë falas nga Greqia, por "votoni Dulen" appeared first on INSAJDERI.

Bujar Dugolli merr nga UP-ja mbi 34 mijë euro në vit

Posted: 15 Jun 2017 07:31 AM PDT

Dekani i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bujar Dugolli, përveç pozitës së dekanit, ai paguhet edhe për disa punë tjera në këtë fakultet.

Paga vjetore si dekan arrin në 19.478 euro. Përveç kësaj, ai kompensohet edhe për mësimdhënie në vlerë vjetore prej 3.746 euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) për vitin 2017, dekani Dugolli e ka paraqitur shumë mbi 11 mijë euro që merr nga UP-ja për mentorim dhe pjesëmarrje në komisione profesionale.

Shuma e përgjithshme vjetore e përfitimeve të Bujar Dugollit nga UP-ja është rreth 35 mijë euro./Insajderi.com

The post Bujar Dugolli merr nga UP-ja mbi 34 mijë euro në vit appeared first on INSAJDERI.

Ja çfarë la pas zjarri në Londër

Posted: 15 Jun 2017 07:31 AM PDT

"Do të ishte mrekulli nëse dikush do të gjendej i gjallë në gërmadhat e ndërtesës", tha shefi i ekipeve te shpëtimit në Londër, duke shuar shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në pallatin shumëkatësh të shkrumbuar nga zjarri një ditë më parë.

Mëngjesin e sotëm janë konfirmuar 17 viktima, ndërsa njerëzit vazhdojnë të kërkojnë dëshpërimisht pjesëtarë të familjes apo miq që rezultojnë të zhdukur. Mbi 30 vetë mbetën të shtruar në spital, 17 nga të cilët në gjendje të rëndë. Kryeministrja Theresa May premtoi hetim të plotë të ngjarjes, ndërkohë që shumë pyetje janë ngritur mbi faktin që zjarri u përhap me një shpejtësi të tillë marramendëse.

Shkaqet e flakëve që u deshën 24 orë të viheshin nën kontroll nuk janë zbardhur ende plotësisht, ndonëse në media thuhet se zjarri nisi nga shpërthimi i një pajisjeje elektroshtëpiake, me gjasë, një frigorifer.

Ndërkohë, një ditë më pas nga rënia e zjarrit janë publikuar foto të ndërtesës së shkrumbuar totalisht, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen ende në godinë.

The post Ja çfarë la pas zjarri në Londër appeared first on INSAJDERI.