INSAJDERI: “Vajza që mban emrin e një partie politike të Kosovës” plus 19 more |
- Vajza që mban emrin e një partie politike të Kosovës
- Pacolli viziton fabrikën e tij me 120 punëtorë, premton hapjen e “shumë fabrikave si kjo”
- Delawie: Ambasada amerikane do t’i vëzhgojë vendvotimet
- Veseli në Rahovec thotë se ai ka arritur ta implementojë filozofinë e Ukshin Hotit
- Hoti: Tubimi në Ferizaj është ‘sondazhi’ ynë për fitoren e së dielës
- Parandalimi i veprave penale në zgjedhje – prokuroria dhe policia nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
- Olympiacos prezanton Besnik Hasin si trajner
- Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë punën e Prokurorisë së Shtetit
- Ngritet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se vrau një grua në Deçan
- A është refuzimi i funeraleve të terroristëve një dekurajim për kryerjen e sulmeve?
- Bayern ofron 100 milionë euro për Sanchez
- 15 mijë kërkesa për azil në Gjermani gjatë muajit të kaluar
- OKB: IS-i vrau mbi 230 civilë që iknin nga Mosuli
- Mandati i KFOR-it zviceran vazhdohet edhe për tri vite
- BIK njofton për të pamen e Lavdrim Muhaxherit
- Djali i kryeministrit shqiptar me të cilin u dashurua Coco Chanel
- Gëzuar vdekjen tënde Lavdrim!
- Plas sherri mes gazetarëve në qendrën e votimit në Britani
- Maxhuni njofton për planin e policisë gjatë ditës së zgjedhjeve
- Putin: Lufta SHBA-Rusi, holokaust bërthamor, nuk mbijeton askush
| Vajza që mban emrin e një partie politike të Kosovës Posted: 08 Jun 2017 09:33 AM PDT Një kosovar që jeton në Belgjikë e ka emërtuar vajzën e tij me emrin e një partie politike të Kosovës. Bedri Peposhi nga Lipjani, vajzës që i kishte lindur më 29 nëntor 2015, ia kishte vënë emrin Vetëvendosje. Peposhi këtë e ka treguar vet përmes ekstraktit të vajzës së tij, të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook. /gazetametro.net/ The post Vajza që mban emrin e një partie politike të Kosovës appeared first on INSAJDERI. |
| Pacolli viziton fabrikën e tij me 120 punëtorë, premton hapjen e “shumë fabrikave si kjo” Posted: 08 Jun 2017 09:29 AM PDT Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidati për Kryeministër Avdullah Hoti dhe Kryeministri Isa Mustafa, kanë vizituar sot gjatë ditës Fabrikën IMK (Industria Metalike e Kosovës) në Ferizaj, investim ky i kryetarit të AKR-së. Kjo fabrikë e cila përdorë teknologji moderne, posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë dhe në stafin e saj numëron qindra punëtorë. Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj Fabrike, Presidenti Pacolli tha se një nga synimet kryesore të koalicionit është ngritja e shumë fabrikave të tjera. "Tendenca është hapja e shumë Fabrikave të tjera, me këtë lloj avancimi në ekonominë vendore, do të krijojmë kushte për hapjen e fabrikave gjigante dhe të rrisim numrin e të punësuarve", ka shtuar më tej Pacolli. Kjo fabrikë ka të regjistruar 120 punëtorë, sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (IRBK). /Insajderi.com The post Pacolli viziton fabrikën e tij me 120 punëtorë, premton hapjen e “shumë fabrikave si kjo” appeared first on INSAJDERI. |
| Delawie: Ambasada amerikane do t’i vëzhgojë vendvotimet Posted: 08 Jun 2017 09:27 AM PDT Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie ka thënë se vendi i tij është i interesuar për zgjedhje të lira dhe pa kërcënime në Kosovë, dhe se të gjithë kandidatët kanë të drejtë të bëjnë fushatë pa pasur frikë nga kërcënimet. Ai këto komente i bëri të enjten gjatë ceremonisë së organizuar nga Demokracia në Veprim të ndarjes së pesë çmimeve në kuadër të garës për videon më të mirë "As Unë nuk do të votoj për kandidatët e korruptuar". Delawie ka kërkuar nga Task Forca për zgjedhje, që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. "SHBA është e interesuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të besueshme, pa kurrfarë lloji të dhunës apo kërcënimit politik. Të gjithë kandidatët nga çdo parti kanë të drejtë të bëjnë fushatë në përputhje me vlerat dhe pikëpamjet e tyre dhe kanë të drejtë ta bëjnë këtë pa frikë nga kërcënimi apo frikësimi. Tashmë kemi parë më shumë së që duhet incidente të dhunës, frikësimit", ka thënë ai "Andaj iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politik, që publikisht të dënojnë kërcënimin e kandidatëve dhe të votuesve dhe të ndihmojnë që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë. Po ashtu kërkojmë nga TASK Forca për zgjedhje, që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. Ambasada amerikane do t'i bashkohet organizatave tjera ndërkombëtare, duke dërguar ekipe të vëzhguesve nëpër vendvotime nëpër tërë Kosovën. Ne do të bëjmë vëzhgime edhe gjatë ditës gjatë votimit, e po ashtu dhe gjatë numërimit", tha Delaëie. Ndërsa shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova tha se zgjedhjet e 11 qershorit janë një mundësi e mirë, në të cilën qytetarët mund të ndikojnë duke votuar për të ardhmen e tyre. Ajo tha se populli i Kosovës, meriton përfaqësues që do të punojnë për të hapur mundësi për investime dhe vende te reja pune, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë. "E drejta juaj për t'i zgjedhur përfaqësuesit tuaj pa frikë apo ndërhyrje është parim i shenjtë për Kosovën, që të ecën përpara. Çdo gjë më pak se kaq, nuk është demokracia të cilën ju e prisni populli i Kosovës dhe meritoni. Me ju BE qëndron e bashkuar, kundër kandidatëve të korruptuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë në Kosovën, që të çojmë përpara sundimin e ligjit. Një qytetari aktive dhe angazhim të fuqishëm të grave dhe të të rinjve në procesin politik. E dimë që demokracia nuk ndalon kur mbyllen vendvotimet. Ju vazhdimisht duhet t'i mbani të përgjegjshëm, apo do të kërkoni llogari nga përfaqësuesit tuaj, në mënyrë që ata të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë transparente në interesin tuaj", tha Apostolova. Ndërkaq Ismet Kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës tha se qëllimi i iniciativës qytetare është që të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatët e përfshirë në afera korruptive, njofton rtklive.com "Qëllimi i iniciativës qytetare "As unë nuk do të votojë për kandidatët e korruptuar", është që të nxisë pjesëmarrjen qytetare në procesin e votimit dhe përmes angazhimit dhe votës së tyre të refuzojnë tolerancën ndaj korrupsionit dhe kandidatëve, të cilët janë të përfshirë në afera korruptive. Kjo votë do të ndikojë në rritjen e integritetit politik, për përfaqësim më të denjë dhe llogaridhënës", tha ai. Ndryshe, në këtë garë në të cilën ishin 27 video, çmimin e parë e mori Albulena Uka. Çmimin e dytë e fitoi Besfort Berisha, të tretin Egzona Shabani, të katërtin Shaip Mziu dhe të pestin Tringa Alidemi. The post Delawie: Ambasada amerikane do t'i vëzhgojë vendvotimet appeared first on INSAJDERI. |
| Veseli në Rahovec thotë se ai ka arritur ta implementojë filozofinë e Ukshin Hotit Posted: 08 Jun 2017 09:11 AM PDT Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mbajtur një takim elektoral në Rahovec, të cilin e ka quajtur qytetin më punëtor në Kosovë, por nuk është mjaftuar me kaq. Ai u ka thënë qytetarëve se është i lumtur që gjendet në Rahovec e mbi të gjitha për faktin se ky qytet është baza e filozofisë së shtetndërtimit të Kosovës, duke iu referuar politologut të zhdukur qysh nga lufta e fundit në Kosovë, Ukshin Hoti. I biri i Hotit, Andin Hoti, është kandidat për deputet nga PDK-AAK-NISMA. E Veseli ia ka dhënë vetës një epitet të rëndësishëm në këtë tubim. Tha se ai është implementues i filozofisë së Ukshin Hotit. "Jam i lumtur që kam arritur ta implementoj strategjinë e heroit të gjallë, heroit të përjetshëm Ukshin Hoti, për Kosovën dhe vizionin e saj", ka thënë Veseli, raporton Insajderi. Më pas ai u ka dhënë një premtim. "Kjo filozofi e Ukshin Hotit, do të bëhet komplet realitet dhe nuk do të guxojë që të cenohet nga askush", ka thënë Veseli në Rahovec./Insajderi.com The post Veseli në Rahovec thotë se ai ka arritur ta implementojë filozofinë e Ukshin Hotit appeared first on INSAJDERI. |
| Hoti: Tubimi në Ferizaj është ‘sondazhi’ ynë për fitoren e së dielës Posted: 08 Jun 2017 09:09 AM PDT Para mijëra simpatizantëve dhe qytetarëve të Ferizajt, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten se tubimet masovike siç është ky në Ferizaj janë dëshmia më e fortë dhe 'sondazhi' më i mirë se fitorja jonë në zgjedhjet e së dielës është e pashmangshme. "Ne nuk i bartim njerëzit me autobusë nëpër tubimet tona. Neve na bashkon vetëm një ideal dhe ai është ideali i Presidentit Rugova për ta bërë Kosovën demokratike të zhvilluar, anëtare të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", ka thënë Hoti. "Për dy vjet e gjysmë qeverisje, gjithmonë kam shprehur respekt të veçantë për Ferizajn, sepse është një qytet me shpirt të fuqishëm ndërmarrës dhe ekonomik, është qyteti që pas Prishtinës kontribuon më së shumti në zhvillimin e shtetit me pagimin e taksave", ka thënë Hoti, njofton LDK përmes një komunikate për media. Ai ka shtuar se bashkë me partnerët tanë kemi punuar në përpilimin e një programi, i cili siguron vazhdimin e zhvillimit ekonomik, ofron punësim, të ardhura dinjitoze dhe kujdes ndaj të gjitha kategorive të shoqërisë. "E kemi gjetur vendin me rritje ekonomike me 1 për qind, e kemi çuar në 4 për qind, do ta çojmë në 8 për qind dhe kjo na siguron se të rinjtë e të rejat tona do të mund të gjejnë një vend pune dhe do të kenë një jetë më të mirë", ka deklaruar Hoti. Ai ka potencuar se programi ynë është kontratë me qytetarin, prandaj do ta zbatojë me përpikëri. "Ne kërkojmë besimin tuaj, për të cilin tashmë jemi të bindur se e kemi ashtu siç e kishim në kohën e Rugovës. Në sytë e të gjithë juve e kemi parë dëshirën për ndryshimin e madh dhe ky ndryshim do të ndodhë më 11 qershor", ka nënvizuar Hoti. "Kemi shumë punë për të bërë, por jemi vetëm ne, vetëm kjo listë, ky koalicion që mund ta çojë Kosovën përpara, sepse këtu janë bërë bashkë njerëzit më të mirë të Kosovës", ka thënë kandidati i djathtë për kryeministër. Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa ka thënë se jemi pranë një momenti të rëndësishëm për të ardhmen afatmesme të vendit tonë. "Dega e LDK-së në Ferizaj e ka pasur parasysh rëndësinë e këtij momenti dhe është përgatitur si asnjëherë më parë, sepse është e bindur që me Avdullah Hotin dhe këtë listë do të hapet rruga e qeverisjes me duar të pastra, qeverisjes që e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar", ka shtuar Sfarqa. Sipas tij, LDK-ja është e orientuar kah qytetari i shekullit XXI, i cili e dallon lehtësisht mitin nga fakti, glorifikimin nga vlera e vërtetë dhe premtimet përrallore nga ato reale. Kreu i komunës ka thënë se ferizajasit e mbajnë thellë në shpirt vizionin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilin e kanë shndërruar në udhërrëfyes brezash e gjeneratash. Labinot Tahiri, kryetar i degës së AKR-së në Ferizaj ka thënë se për mbi 70 për qind e shqiptarëve nuk kishte rëndësi se çfarë numri kishte Presidenti Rugova në zgjedhje. "E rëndësishme ishte që në ai e kishte 10-she në zemrat e shqiptarëve. Presidenti Pacolli pati besim tek unë dhe më ka renditur në numrin 10 të kësaj liste, e cila do të shënojë fitore të madhe", ka thënë Tahiri. Kryeministri Isa Mustafa ju ka thënë ferizajasve se në Kaçanik dhe Han të Elezit këndonin: 'Kush është më i forti? Avdullah Hoti'. "Unë u garantoj se Avdullah Hoti është më i forti nga të gjithë kandidatët për kryeministër, lista jonë është më e mira, koalicioni ynë është më i miri. Përkrahja kaq e madhe që po na bëhet është nder i madh për ne. Ferizaj e ka kuptuar më së miri se çka është zhvillimi ekonomik dhe ky zhvillim ekonomik është arritur nga ky koalicion i mrekullueshëm. Të nderuar qytetarë, po bëjmë fushatë për zhvillim ekonomik, për demokratizim, sepse ne jemi sinonim i demokracisë, ndërsa askush si ne nuk mund të udhëheqë zhvillimin ekonomik", ka thënë Mustafa. Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari Lila ka thënë se sot tre vjet u mbajtën zgjedhjet e kaluara, të cilat nuk sollën shumë të mira, sepse nuk lejoi partia e cila më 11 qershor do të shkojë në opozitë. "Ata do të rrinë në opozitë, sepse ne e kemi përkrahjen tuaj, ne kemi punë me Kosovën. Ka ardhur koha që Kosovës t'i japim drejtimin e duhur. Mendoni kush ia ka dhënë gjithmonë drejtimin e duhur, kush ka qenë ideator i ushtrisë së Kosovës, kush ka qenë ideator i Pavarësisë. E tash, kjo ide e këtij njeriu të madh e vizionar, i ka mbledhur këta burra e gra, djem e vajza, në një koalicion të madh për ta çuar Kosovën përpara", ka thënë kryetarja e Gjakovës. "Shikojini dallimin në mes dy taborëve, sepse realisht, në garë janë vetëm dy taborë. Në njërin tabor nuk i ke as liderët bashkë, bëjnë fushatë të ndarë, kanë premtime të ndara dhe me kalimin e kohës po iu zvogëlohen përkrahësit. E, koalicioni ynë e ka një vlerë shumë të madhe. Ne nuk tregtojmë me vlerat kombëtare, me vlerat fetare. Tek ne nuk janë luftërat për karrige, përkundrazi, është lëshimi i rrugës për gjeneratat e reja", ka thënë Kusari Lila. The post Hoti: Tubimi në Ferizaj është 'sondazhi' ynë për fitoren e së dielës appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 08 Jun 2017 09:03 AM PDT Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune, përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutoi për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, i njoftoi të pranishmit se Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të vitit 2017. Kryeprokurori Lumezi theksoi në këtë kontekst është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes të Prokurorit të Shtetit, KQZ-së, PZAP-it, KGJK-së dhe Policisë së Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për parandalimin e shkeljeve ligjore duke përfshirë hetimin, ndjekjen dhe gjykimin efikas të të gjitha veprave penale kundër të drejtave të votimit (kapitulli XVIII të Kodit Penal). Gjithashtu, kryeprokurori Lumezi i informoi të pranishmit se është miratuar dhe ka hyrë në fuqi Plani i veprimit të sistemit prokurorial qe përcakton detyrat dhe obligimet e prokurorëve gjatë procesit zgjedhor. Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës kanë miratuar "Procedurat standarde të veprimit" me qëllim të specifikimit të veprimeve të përbashkëta standarde në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit zgjedhor. Në planin e veprimit të sistemit prokurorial është përcaktuar funksionimi i dhomës operative për koordinim me të gjithë prokurorët që do të kryejnë detyrën e tyre në të gjitha 38 komunat e Republikës së Kosovës, respektivisht në 7 objektet e prokurorive themelore dhe në 31 stacionet e policisë në ato komuna ku prokuroria nuk ka objekt të vetin. Kreu i Prokurorit të Shtetit ndër të tjera informoi se në këto zgjedhje të parakohshme do te angazhohen rreth 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i personelit të sistemit prokurorial. Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi iu bëri thirrje përfaqësuesve të OJQ-ve që nëse kanë ndonjë informatë se mund të jetë kryer ndonjë vepër penale që ndërlidhet me zgjedhjet t'ia paraqesin ato Prokurorit të Shtetit. Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqërisë civile e informuan kryeprokurorin Lumezi për angazhimin e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit dhe u zotuan që për çdo parregullsi që do të shohin do të bashkëpunojnë me institucionin e Prokurorit të Shtetit.
The post Parandalimi i veprave penale në zgjedhje – prokuroria dhe policia nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi appeared first on INSAJDERI. |
| Olympiacos prezanton Besnik Hasin si trajner Posted: 08 Jun 2017 09:01 AM PDT Besnik Hasi u zyrtarizua, ashtu siç pritej, si trajneri i ri i Olympiacosit, skuadra e njohur greke e futbollit që vendos t'i besojë gjakovarit frerët e ekipit për sezonin e ri. Ish-futbollisti i kombëtares kuqezi u prezantua nga drejtuesit më të lartë të klubit, në selinë në Athinë, duke firmosur një kontratë dyvjeçare. "Jam shumë i emocionuar që jam pjesë e Olympiacos, pasi kam luajtur këtu kur isha me Anderlechtin dy herë, dhe e di sesa i madh është ky klub. Në çdo ndeshje më ka lënë mbresa, klima që krijojnë tifozët në shkallët e stadiumit, madje në një rast lojtarët e mi u frikësuan", tha trajneri Besnik Hasi. Olympiacos mungoi në fazën e grupeve të Championsit, vitin e kaluar, e ky prezantohet si objektivi i ri i trajnerit shqiptar. Ekipi nga Pireu mori para pak javësh titullin e 7 radhazi të kampionit të Greqisë, por pritshmëritë e larta për ekipin grek imponojnë arritje edhe në Europë. Besnik Hasi ka drejtuar më parë ekipe si Anderlecht dhe Legia e Varshavës, ndërsa ka qenë në negociata me FSHF-në edhe për stolin e kombëtares shqiptare. The post Olympiacos prezanton Besnik Hasin si trajner appeared first on INSAJDERI. |
| Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë punën e Prokurorisë së Shtetit Posted: 08 Jun 2017 08:59 AM PDT Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune, një delegacion nga projekti i BE-së, për mbështetjen dhe fuqizimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm, kryesuar nga Ian McDonald, udhëheqës i ekipit. Gjatë këtij takimi kryeprokurori Lumezi, i njoftoi të pranishmit me efikasitetin e sistemit prokurorial, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, njofton zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate. Kreu i Prokurorit të Shtetit, potencoi se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës. Ndërkaq, përfaqësuesit e projektit të BE-së, për mbështetjen dhe fuqizimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, në krye me kryeprokurorin Lumezi, shprehën gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që ky projekt mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi. Konkretisht është ofruar ndihmë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve në fushën e sekuestrimit dhe konfiskimit, si dhe u ofrua mbështetje në fushën e marrëdhënieve me publikun. /Insajderi.com The post Përfaqësuesit e BE-së vlerësojnë punën e Prokurorisë së Shtetit appeared first on INSAJDERI. |
| Ngritet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se vrau një grua në Deçan Posted: 08 Jun 2017 08:56 AM PDT Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit N.P. për veprën penale: Vrasje e rëndë dhe për veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas aktakuzës, i pandehuri N.P. me datën 09.11.2015 rreth orës 14:30 në bjeshkët e Strellcit të komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore ka privuar nga jeta të ndjerën D.P, njofton Prokuroria Themelore në Pejë. Derisa e ndjera ka qenë duke shkuar në punë në këmbë, aty kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, e merr të ndjerën, e dërgon në bjeshkët e lartcekura, ku fillimisht e privon nga jeta duke shtënë dy herë në kokë të saj, e më pas për të humbur gjurmët të njëjtën e mbulon me disa drunjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. E ndjera gjendet pas më shumë se një muaji e vdekur. Andaj, i pandehuri me këto veprime ka kryer veprën e lartcekur penale. Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. The post Ngritet aktakuzë ndaj personit që dyshohet se vrau një grua në Deçan appeared first on INSAJDERI. |
| A është refuzimi i funeraleve të terroristëve një dekurajim për kryerjen e sulmeve? Posted: 08 Jun 2017 08:52 AM PDT Sulmuesit, të cilët kanë pasur cak njerëzit në Urën e Londrës fundjavën e kaluar, deklaruan që po vepronin ashtu në emër të Islamit. Sidoqoftë, ky pretendim nga ana e tyre ka nxitur zemërim ndër shumë myslimanë. Në një deklaratë të fuqishme të hënën, liderët religjiozë kanë përshkruar "veprat e paarsyetueshme" të terroristëve si "tërësisht jashtë mësimeve islame". Ata shtuan se duke kryer sulme, sidomos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, demonstrohet "se si terroristët janë tërësisht të devijuar dhe të largët nga besimi ynë dhe përbuzjen që ata zotërojnë për vlerat e tij", shkruan BBC news. Si një tjetër përbuzje ndaj terroristëve, nënshkruesit thanë se ata "nuk do të kryenin lutjen e funeralit tradicional Islamik për kriminelët" dhe bënë thirrje që edhe të tjerët të ndiqnin shembullin e tyre. Për të kuptuar se pse kjo është e rëndësishme, është qenësore të dihet rëndësia e lutjeve të funeraleve – të njohura si janaza (xhenaze) – për myslimanët. Qëllimi i tyre është të kërkohet të falet personi i vdekur. Funeralet myslimane zakonisht kanë një qasje të "shtëpisë së hapur" ku gjithkush mund t'i bashkohet shërbimit, edhe nëse nuk kanë njohur të vdekurin dhe nuk është e pazakontë të shohësh shumë njerëz të mbledhur. "Sa më shumë njerëz që ka, më përfituese është për personin e vdekur pasi që do të ketë më shumë njerëz të cilët luten për shpirtin e tij", thotë Dr. Asim Yusuf, një akademik islam dhe psikiatër i cili ka nënshkruar deklaratën e së hënës. "Duke mos e bërë këtë, ti në mënyrë efektive ua kthen shpinën. Është sikur të thuash nuk do të lutem për faljen e atij personi, e kjo është një gjë e tmerrshme për tu bërë", thotë ai. Ahmed Patel, thirrës kundër ekstremizmit në kampanja, ka zgjedhur për të mos shkuar në funeralin e kunatit të tij Mohammed Sidique Khan, njërit nga katër sulmuesit vetëvrasës në bombartimin në Londër në vitin 2005. "Nuk kam shkuar në varrimin e tij. Unë as nuk e di ku është varrosur dhe as nuk më intereson", ka thënë ai. Ai mendon se duke ua mohuar terroristëve ritet e funeralit mund të ketë efekt t'u mbushet mendja sulmuesve potencialë të mos kryejnë sulmet. "Unë mendoj që fakti që ata thonë që nuk do të të varrosim, e as nuk do ta bëjmë xhenazen tënde, është shumë më e fuqishme se sa të dalësh jashtë me postera dhe mbajtjes së manifestimeve të heshtura", ka thënë Patel. Nuk është hera e parë që liderët myslimanë kanë refuzuar të varrosin një terrorist – disa xhami në SHBA raportohet të kenë thënë që nuk do të bëjnë funeralin e njërit prej sulmuesve të maratonës së Bostonit në vitin 2013. Megjithatë, mbetjet e Shehzat Tanweer – njërit prej bombarduesve, i ishin dhënë një varrim islamik afër vendlindjes së tij në Pakistan. Terroristët Islamikë shpesh përdorin një sure në Kuran, e cila njihet si surja e shpatës, si justifikim i të bëmave të tyre. Kjo sure thotë "vrit paganët sa herë që i gjen dhe kapi ata dhe rrethoji… por nëse ata pendohen […] lëri të largohen". Dr Yusuf thotë që kjo i referohet një incidenti gjatë kohës së Profetit Muhamed ku ushtrisë myslimane "i ishte dhënë leja për të sulmuar fiset pagane të cilët kishin thyer një marrëveshje, duke pasuar me një pushim katër-mujor për të rinegociuar". Ai thotë që surja shpesh keqkuptohet nga konteksti, dhe shton se edhe nëse ndodh lufta nuk duhet të vriten të pafajshmit sipas kodit të luftës. "Mund të luftosh vetëm me ata njerëz që dalin në luftë kundër teje, jo me kalimtarët e rastit apo shikuesit", ka thënë ai. Ai ka thënë se fakti që sulmuesit e Londrës kanë thënë se po veprojnë në emër të Islamit "ishte krim kundrejt vetë religjionit dhe i sjell religjionit emër të keq". /Insajderi.com The post A është refuzimi i funeraleve të terroristëve një dekurajim për kryerjen e sulmeve? appeared first on INSAJDERI. |
| Bayern ofron 100 milionë euro për Sanchez Posted: 08 Jun 2017 06:42 AM PDT Futbolli gjerman është rritur shumë në vitet e fundit, si në nivel kombëtareje ashtu edhe kampioni i Bundesliga. Kjo është për meritë të një pune madhështore të bëra me ekipet e moshave, por tani ka ardhur momenti të hidhet një tjetër hap, me investime madhore. Bayern Munich në katër vitet e fundit është eliminuar tre herë në gjysmëfinalet e Champions League dhe një herë në çerekfinale. Asgjë dramatike, e thënë në këtë mënyrë, por në këtë klub objektivi është titulli kampion i Europës dhe për ta bërë diçka të tillë duhet rritur niveli. Për të qenë në garë me klubet më të mëdha të Europës, si Bayern, ashtu edhe skuadrat e tjera të Gjermanisë, kanë filluar të ofrojnë shifra mbresëlënëse. Sipas asaj që ka shkruar një nga gazetat më të besueshme në Gjermani, "Kicker" , bavarezët kanë ofruar 25 milionë euro në vit për Alexis Sanchez për ta bindur të largohet nga Arsenal dhe mos pranojë ofertat e City, United apo Chelsea. Një pagë e tillë do të përbënte rekord absolut në Bundesligë, nëse kiliani thotë "po". Aktualisht futbollisti më i paguar te Bayern është Lewandowski me 15 milionë euro në sezon. Sanchez është i domosdoshëm për Bayern, pasi mund të luajë në çdo rol të sulmit duke i ndarë minutat me Lewandowski, Robben dhe Ribery për të ruajtur freskinë gjatë gjithë sezonit. Megjithatë, Wenger deklaroi javën e kaluar se nuk kishte ndërmend ta shiste Sanchez, edhe në rast se e humbet me kosto zero në qershor 2018. Në këto kushte, Bayern rrit presionin mbi futbollistin me një pagë, e cila nuk është parë kurrë në historinë e futbollit gjerman. Nëse Sanchez firmos për 4 vjet, ashtu si pritet të ndodhë, do të marrë 100 milionë euro. Uli Hoeness, presidenti i Bayern, pranoi për "Kicker", se ka mbetur pa fjalë nga shifrat që ka dëgjuar kohët e fundit, shkruan Telesport. "Problemi është se po lëvizim në një merkato ku shpenzohen shifrat të cilat nuk ka kishin shkuar kurrë ndërmend, megjithatë klubi ynë ka një buxhet prej më shumë se 600 milionë eurosh dhe kjo tregon se mund të marrë cilin futbollist të konsiderojë të rëndësishëm për të fituar trofe," – tha ai. Megjithatë nuk mund të shpenzojë vetëm Bayern, sepse Real e Barça kanë qenë gjithmonë në të tilla nivele, ku po afrohen edhe ekipet italiane, ndërsa Premier League ka kohë që i përket një planeti tjetër. Sivjet, ashtu si ndodhi edhe vitin e kaluar, mendohet se do të vendoset rekordi i paràve të shpenzuara për transferimin e futbollistëve. The post Bayern ofron 100 milionë euro për Sanchez appeared first on INSAJDERI. |
| 15 mijë kërkesa për azil në Gjermani gjatë muajit të kaluar Posted: 08 Jun 2017 06:25 AM PDT Muajin e kaluar në Gjermani 14.973 persona kanë bërë kërkesë për azil, njofton Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Sipas njoftimit me shkrim të ministrisë, 3.675 nga azilkërkuesit kanë qenë sirianë, 1.632 nga Iraku dhe 1.094 shtetas të Eritresë. Ndërkaq, numri i azilkërkuesve turq është rritur në 498 në muajin qershor, pasi në prill ishte 360. Në pesë muajt e parë të vitit, gjithsej 77.148 persona kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani. Në krye të azilkërkuesve radhiten sirianët, me 18.879 azilkërkues, raporton AA. Në periudhën e njëjtë, numri i azilkërkuesve nga Turqia ka qenë 2.401. The post 15 mijë kërkesa për azil në Gjermani gjatë muajit të kaluar appeared first on INSAJDERI. |
| OKB: IS-i vrau mbi 230 civilë që iknin nga Mosuli Posted: 08 Jun 2017 06:20 AM PDT Kombet e Bashkuara thanë se kanë pranuar raporte të besueshme që tregojnë se grupi militant Shteti Islamik ka vrarë mbi 230 civilë irakianë, gjatë përpjekjeve të tyre për të ikur nga luftimet në qytetin Mosul. Në deklaratën e lëshuar të enjten, Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së tha se së paku 204 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë qëlluar dhe vrarë për tre ditë të javës së kaluar. Sipas OKB-së, civilët kanë bërë përpjekje të ikin nga lagjja Al-Shifa në perëndim të Mosulit, pas intensifikimit të luftimeve midis luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe forcave pro-qeveritare. Forcat irakiane, me mbështetjen e një koalicioni shumëkombësh, kanë nisur ofensivën për rikthimin e Mosulit qysh në muajin tetor. Që atëherë, ata kanë rimarrë kontrollin e pjesës lindore të qytetit, ndërsa vazhdojnë betejën për anën perëndimore, njofton rel. Mosuli ka rënë nën kontrollin e militantëve në verë të vitit 2014.
The post OKB: IS-i vrau mbi 230 civilë që iknin nga Mosuli appeared first on INSAJDERI. |
| Mandati i KFOR-it zviceran vazhdohet edhe për tri vite Posted: 08 Jun 2017 06:20 AM PDT Misioni i KFOR-it zviceran në Kosovë do të vazhdohet edhe për tri vite të tjera, deri në dhjetor të vitit 2020, por me numër të redukruar të ushtarëve, ka vendosur sot Këshilli Kombëtar zviceran. Kjo është vendosur me 100 vota pro, 76 kundër dhe 1 abstenim. Këshilli shtetëror megjithatë do të zvogëlojë numrin e ushtarëve përgjatë këtyre viteve. Sot, një maksimum prej 235 anëtarëve të ushtrisë mund të jenë të përfshirë. Nga prilli i vitit 2018 e tutje numri maksimal do të reduktohet: në tetor të 2019-ës 190 anëtarë, në fund të 2020 në 165. Partisë së Njerëzve të Zvicrës (SVP) dhe partisë së Gjelbër nuk u pëlqen kjo: ata duan që Swisscoy të përfundojë mandatin më së largu në vitin 2020. Për këtë arsye, ata kërkesën e tyre për përfundim të mandatit e dërguan në Këshillin Federal. Të Gjelbërit gjithashtu duan që Këshilli Federal të përdorë fondet për zhvillimin e projekteve për ndihma dhe zhvillim në Kosovë. Kërkesa e tyre u kundërshtua nga SVP, prandaj dhe nuk kaloi. Por, si arsye se pse duhet të vazhdohet mandati, sipas Pierre Alain Frizez i cili ka folur në emër të komisionit përgatitor, është se Kosova është ende në gjendje të dobët, zënë mes korrupsionit dhe papunësisë. "Problemi është se vendi ka vetëm një një embrion ushtarak dhe duke marrë parasysh komunitetin e fortë kosovarë në Zvicër, qeveria federale është shumë e interesuar për paqen në Kosovë", është shprehur ai. Këshilli tha se Swisscoy ka bërë një punë të mrekullueshme dhe dikur misioni duhet të përfundojë, "por tani është shumë herët". /Insajderi.com The post Mandati i KFOR-it zviceran vazhdohet edhe për tri vite appeared first on INSAJDERI. |
| BIK njofton për të pamen e Lavdrim Muhaxherit Posted: 08 Jun 2017 06:06 AM PDT Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kacanik, Florim Neziraj ka njoftuar zyrtarisht për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri. Neziraj tha se mëngjesin e sotëm familjarët e Muhaxherit e kanë njoftuar BIK-un për vdekjen e tij, duke kërkuar që si BIK në të bëjëm publike njoftimin. "Në e kemi realizuar kërkesën e tyre dhe njëkohësisht u kemi shprehur ngushëllime. Qytetarëve të Kaçanikut ju kemi njoftuar vdekjen e Lavdrim Muhaxhir dhe ceremonia e ngushëllimeve do të vazhdoj pesë ditë" "Me të takuar vëllaun e tij e kemi diskutuar nëse është e konfirmuara vdekja e tij, dhe ai më tha se ka fakte të mjaftueshme nga bashkëluftëtarët e tij që janë atje dhe se kanë biseduar me shokët e tij që kanë qenë me të vendin e ngjarjeve. Familjarët me kanë thënë se vdekja ka ndodhur në Siri po nuk më është treguar vendi i sakt ku", tha ndër të tjera Neziraj. /Insajderi.com The post BIK njofton për të pamen e Lavdrim Muhaxherit appeared first on INSAJDERI. |
| Djali i kryeministrit shqiptar me të cilin u dashurua Coco Chanel Posted: 08 Jun 2017 06:04 AM PDT Eric Faye, nën përkujdesjen e të cilit doli dhe libri "Kujtimet e një evropiani", do të shprehej: "… A mund të ndodhin vallë në Evropën e sotme, në historinë tonë bashkëkohore, përvoja e fate aq verbuese, aq të pasura, dramatike e plot të papritura si jeta e atij njeriu? …Me një fëmijëri alla nabukov e "rini të artë", shoqëruar me shumë vite studimesh, të cilat, më pas kultivuan tek ai një shpirt e karakter të fortë, të aftë për t'u bërë ballë situatave nga më të komplikuara, përfshirë edhe kampet staliniste të punës alla Solxhenicin…" Jusuf Vrioni lindi në Korfuz më 1916. I ati, Iliaz Vrioni, pat qenë dy herë kryeministër i Shqipërisë: në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës më 1921 e më pas, pak muaj para revolucionit demokratik të Fan S. Nolit, më 1924. Mbas triumfit të Legalitetit, A. Zogu e emëroi Vrionin ministër të plotfuqishëm të Shqipërisë në Paris, kështu që krejt familja u instalua në 11 bis, avenue Victor Hugo. Në qytetin Lumière, jeta e Jusufit të vogël 9-vjeçar, mori dimensione e hapësira të reja magjike. Regjistrimi, së bashku me vëllanë në liceun Janson-de-Sailly, integrimi në shkollë e në jetën e Parisit, zbavitjet, lodrat me patinazh, garat sportive, leximet, pushimet në Saint-Tropez, Bretagne e Loire, – të gjitha këto e bënë të zbulojë e të përjetojë bukurinë e një bote të re, gjer atëhere krejt të panjohur. Vitet kalojnë pa u kuptuar. E ja, mes argëtimeve e pasioneve rinore, papritmas, një dramë familjare. Në moshë 16 vjeç ai provon një humbje mjaft të rëndë. Më 17 mars 1932, vdes i ati. Duke qenë Grand Officier du Légion d' honneur, Vrioni përcillet me nderime të veçanta. Trupi i tij varroset në Shqipëri, ndërkohë që familja vendos të qëndrojë në Paris. Plaga mbyllet shpejt e djaloshi u përkushtohet pasioneve të moshës, veçanërisht muzikës, letërsisë e argëtimeve. Autorët e tij të preferuar? Proust, Mauriac, Montherlant, Gide. Dëfrimet? Në shoqëri të zgjedhur. Në Villa d'Este mes orkestrave të xhazit. Në Hotel de Caux, ku njihet me të famshmen Coco Chanel, stilisten dhe krijuesen e parfumit të njohur Chanel 5, etj. "Fundi i viteve '30, qe për mua diçka e mrekullueshme. Më ndodhte shpesh të zgjohesha në mes të natës e të thosha me Vete: O Perëndi! Ç'mrekulli është të jetosh këtu! Ato ishin edhe vitet më të bukura të jetës sime…" Në vjeshtën e vitit 1938, ai regjistrohet në fakultetin e drejtësisë e shkencave politike. Ndërkohë, atmosfera e një lufte të re në Evropë ndihet përditë e më e pranishme. Mars 1939, Gjermania pushton Çekosllovakinë. Gazetat shkruajnë se pushtimi i Shqipërisë nga Musolini pritet me ditë. E, vërtet, në 7 prill trupat italianë zbarkojnë në plazhin e Durrësit. Të nesërmen, Jusufi me vëllanë vendosin të kthehen në atdhe… Si pjesëtarë të një familje me emër e mjaft influencë, ai e rrethi i tij shihen nga italianët me sy të mirë e ofertat për t'i shërbyer pushtetit të ri s'mungojnë. Vëllai emërohet me punë në ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Italiane, e bashkë me të në Romë shkon dhe Jusufi, i cili dëshiron të vazhdojë studimet e lëna përgjysmë në Francë. Jeta në kryeqytetin italian, duket se është vazhdimi i asaj të Parisit. Vizita, gosti e miqësi të reja mes rinisë së artë romane. Me Edda Cianon, vajzën e Mussolinit, gjatë pushimeve në Sestriere. Me Susanna Agnellin, në mjediset e Albergo dei Duchi. Me Gioia Marconin, vajzën e të famshmit Gugleielmo Marconi, fitues i çmimit Nobel në fizikë. Me Anna Magnanin, aktoren e madhe të kinemasë italiane. "…Ndieja adhurim të veçantë për njerëzit që kisha njohur. Por jeta prej paraziti në mjedise të tilla mondane, natyrisht, shpeshherë më provokonte një ndjenjë poshtërimi, sepse dëfrimet, në thelb, nuk më sillnin veç kënaqësi të përciptë. Ndieja se duhej të merresha me diçka më të rëndësishme, por si, ku e qysh, nuk dija. Ajo gjendje shpirtërore, ato mendime e vrarje ndërgjegje, nuk vazhduan gjatë. Një ditë, një mik i ngushtë, më tha: Jusuf! Më fal që po të pyes, po ti ç'bën këtu? Nuk mendon se vendi yt është të ndodhesh në Shqipëri? Dhe ish pikërisht gjatë verës së vitit 1943 që më së fundi vendosa të kthehem në atdhe. Ndofta atje mund të merresha me diçka. Bie fjala, të botoja një gazetë…" Vrioni kthehet në Tiranë duke bërë një jetë, siç shprehet ai, relativisht të sigurt, por në një gjendje pasiviteti pothuajse fajtore. "Shoqërohesha me ca miq, të cilët, ashtu si unë, kishin studiuar jashtë e nuk ishin të angazhuar. Takoheshim së bashku pothuajse çdo ditë dhe e kalonim kohën duke diskutuar në Tennis Club apo te Kafé Sahati, pranë xhamisë ( … ) Ndërkohë, në 29 nëntor 1944, qeveria partizane e formuar në Berat, mbërriti në Tiranë. Viti në vazhdim, shënoi një periudhë pritje për Shqipërinë. Komunistët nisën të zbatonin politikën e "dorashkave të kadifenjta ". Ngado dukej fryma e njëfarë "tolerance". Megjithatë, në prill 1945 u zhvillua një proces i madh kundër "kolaboracionistëve", i cili përfundoi me rreth 20 ekzekutime. Shumë të tjerë u pushkatuan në vend, nën akuzat se kishin denoncuar tek pushtuesit, baza apo guerrilas të rezistencës. Ndërkohë, doli fjala se, në fshehtësi, Garda e Mbrojtjes së Popullit me në krye sekretarin organizativ të Partisë, Koçi Xoxe, kish nisur nga spastrimet …" – Ti je Jusuf Vrioni? Hajde me ne! Kemi ca pyetje për të bërë! Paradhoma e vdekjes. Kështu e quan J.Vrioni qelinë e tij. Aty ku e mbajnë të lidhur ditë e natë me zinxhirë dhe e torturojnë mizorisht. "Kur erdhi radha e seancës së pyetjeve, fillimisht këmbëngula se nuk dija gjë. Atëhere filluan sharjet me fjalët më të ndyra, shoqëruar me shuplaka, grushte e shqelma në pjesët më delikate të trupit. Pastaj metodat e torturës u ndryshuan. Nisën të më godasin me çomange, vazhduan me elektroshok e përfunduan duke më shtrirë mbi një bankë të quajtur "jeleku". Ajo lloj torture niste me lidhjen e duarve e këmbëve e kalimin mes tyre të një trari. Pastaj, në atë pozicion të kryqëzuar, pa pasur mundësi për mbrojtjen më të vogël, fillonin goditjet me shkopinj para e mbrapa, duke kërkuar që të rrëfeja. Atë metodë torture ma bënin gjashtë herë në javë. ( … ) Por më çnjerëzoret ISHIN ato 15 ditë e 15 net, kur më varën nga duart në tavanin e qelisë, duke më hedhur rreth qafës 30 a 35 kg ZINXHIRË. Nuk kisha ku të mbahesha. Dyshemenë arrija ta prekja vetëm me gishtat e këmbëve. Çdo gjë qe llogaritur që të mos mbështetesha diku. Pyetjet që më bënin ishin më tepër në drejtim të misioneve ushtarake angleze e amerikane si edhe rreth marrëdhënieve që kisha pasur me personelin e tyre. Donin të dinin se çfarë informacionesh u kisha dhënë. Pastaj mundoheshin të provonin e të faktonin veprimtarinë time politike gjatë të ashtuquajturave zgjedhje " demokratike". Me kë isha takuar? KUSH QENË anëtarët e grupit tonë " armiqësor"? Cili qe qëllimi i mbledhjeve tona? …Unë mohoja, duke pranuar vetëm një gjë: qëllimi ynë ish të formonim një opozitë legale sipas neneve të parashikuara nga Ligji Elektoral. ( … ) HETIMET VAZHDUAN nga shtatori gjer në nëntor e pastaj më transferuan në një qeli tjetër. Aty pranë, ngjitur me mua, lëngonte shkrimtari Mitrush Kuteli, i cili herë pas here më recitonte me zë të ulët vargje nga poema e tij 'Kosova'…" Me sentencën e 29 qershorit 1950, Vrioni u dënua me 15 vjet burg, i akuzuar si agjent i shërbimeve të huaja sekrete. "…Vizita e parë në burg, 34 muaj mbas arrestimit, qe ajo e nenës. E gjora nenë! …Që përtej hekurave mundohej ta mbante veten. Por sytë i kish mbushur plot lot. Ashtu si dhe unë nga ana tjetër. Më pyeti për shëndetin e pastaj më foli për veten, për gjithë ç'kishë hequr mbas arrestimit tim. Fillimisht e kishin dëbuar nga Tirana dhe kish mundur të strehohej te ca kushërinj në Durrës. Por edhe aty s'e kishin lënë të qetë. E kishin çuar në fshatrat e Fierit, ku jetonte në një kasolle. Pa tavan e dysheme. Direkt e mbi argjilë…". E pastaj vijojnë vitet e tmerrshme nëpër burgjet shqiptare. Vuajtje, punë e detyruar, poshtërime e fyerje. Takime me të burgosur, njerëz të njohur, intelektualë të shquar. Me Fiqri Llagamin, Arshi Pipën, Suad Asllanin e dhjetëra e dhjetëra të tjerë, të cilët lëngonin në ferr. Në verën e vitit 1952 e transferojnë në Burrel. Aty, në kampin skëterrë e mbajnë tri vjet. Udha e Golgotës vazhdon pastaj nëpër gulagë të tjerë. Në Berat, Rinas, Shtyllas e Radostine, aty ku mijëra e mijëra të burgosur punonin në kushte çnjerëzore. E, së fundi, më 3 dhjetor 1959, mbas 12 vjetësh burg, vjen dita e lirimit… Pse u lirua Vrioni? Shtetit komunist nuk i leverdiste që ta mbante të kyçur nëpër burgje një mendje si të Vrionit. Më 1960, për nevojat e propagandës ndërkombëtare të regjimit diktatorial, emërohet në Tiranë si përkthyes. Ndër përkthimet e tij të para numërohet 'Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur' i Ismail Kadaresë, i cili më vonë u botua në Paris. Ndërkaq, emri i tij si përkthyes do të fillonte të figuronte nëpër botimet në Francë vetëm në vitet 1980. Edhe pse pjesën më të madhe të kohës e shpenzonte duke përthyer dhe redaktuar tekstet propagandistike të Enver Hoxhës, Jusuf Vrioni gjente kohë për të përkthyer romanet e tjera të Ismail Kadaresë. Falë elegancës së frëngjishtes së tij, romanet e Ismail Kadaresë nisën të tërheqin vëmendje të jashtëzakonshme në publikun frankofon. Rreth fundit të viteve '80, Jusuf Vrioni nisi të gëzojë famë si përkthyes i pashoq në qarqet intelektuale dhe artistike të kryeqytetit. Në vitet e para të Shqipërisë post-diktatoriale, Jusuf Vrioni, falë posturës së tij multidimensionale si intelektual, angazhohet në qarqet e shoqërisë civile dhe për një kohë shërben si Kryetari i Kominetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Kriza famëkeqe e vitit 1997 do ta detyronte tashmë burrin e moshuar që ai ish të largohej sërish nga atdheu i tij dhe të rikthehej në Parisin e tij të dashur. Më 1998 emërohet Amabasor i Republikës së Shqipërisë në UNESCO dhe më 22 maj të këtij viti, për kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhrin Chevalier de la Légion d'Honneur, ashtu si dikur i ati, Ilias Bej Vrioni, ish dekoruar në fund të viteve 1920 me urdhrin Grand Officier de la Légion d'Honneur nga Republika Franceze. Jusuf Vrioni ndërroi jetë në Paris në maj 2001 ndërsa shërbente si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në UNESCO. Berati, vendlindja e Vrionasve, nëpërmjet bashkisë së qytetit, do ta nderonte Jusuf Vrionin pas vdekjes së tij, më 18 qershor 2001, me titullin Qytetar Nderi. Për mirënjohjen dhe vlerësimin e përkthyesve me kontribut të çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë më 2006 krijoi çmimin Jusuf Vrioni. Eric Faye, nën përkujdesjen e të cilit doli dhe libri "Kujtimet e një evropiani", do të shprehej: "… A mund të ndodhin vallë në Evropën e sotme, në historinë tonë bashkëkohore, përvoja e fate aq verbuese, aq të pasura, dramatike e plot të papritura si jeta e atij njeriu? …Me një fëmijëri alla nabukov e "rini të artë", shoqëruar me shumë vite studimesh, të cilat, më pas kultivuan tek ai një shpirt e karakter të fortë, të aftë për t'u bërë ballë situatave nga më të komplikuara, përfshirë edhe kampet staliniste të punës alla Solxhenicin…". Shkrim i marrë nga Konica.al./ KultPlus.com The post Djali i kryeministrit shqiptar me të cilin u dashurua Coco Chanel appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 08 Jun 2017 06:04 AM PDT Një burrë i luajtur mendsh kthehet në shtëpi. Së pari rrah gruan. Pastaj nënën. Djali përpiqet t'u dalë në ndihmë gjyshes dhe nënës së tij. Burri i luajtur mendsh rrah edhe djalin. Situata përshkallëzohet deri në atë pikë saqë burri nxjerr armën. Krejt familjen e tij e merr peng. Fqinjët dëgjojnë zhurma. Lajmërojnë policinë. Forcat e rendit dalin pak me vonesë në vendin e ngjarjes. Trokasin në derën e shtëpisë së familjes që mbahej peng nga burri i luajtur mendsh. "Hape derën", – sinjalizojnë forcat e rendit. Një e shtënë dëgjohet nga brenda. Patrulla policore kërkon forca shtesë kur merr vesh se nuk është rendi që të hapet dera nga brenda. Ulërimat e familjarëve të burrit të luajtur mendsh dëgjohen jashtë. Njësitet Speciale të Policisë provojnë të negociojnë me burrin e luajtur mendsh. Pa sukses. Ai refuzon të dorëzohet. Forcat e rendit bëjnë planin operativ. Thyejnë derën e shtëpisë. Ndodhen përball burrit të luajtur mendsh, i cili mban të mbërthyer në krah djalin e tij teksa revolen nuk ia heq nga koka. Njësitet Speciale nuk kanë rrugë tjetër pos ta qëllojnë burrin e luajtur mendsh. Një e shkrepur plumbi çan kokën e pengmarrësit anë për anë. Djali shpëton pa lëndime të rënda fizike. Vdekjes së burrit të luajtur mendsh i gëzohen të gjithë – njësitet speciale, bashkëshortja e tij, djali i marrë peng. Madje edhe nëna e pengmarrësit. Rastet kur dikush i gëzohet vdekjes së dikujt janë të rralla. Një gëzim të tillë besoj se sot po përjeton populli i Kosovës për vdekjen e terroristit nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri. Prej vitit 2013, Muhaxheri ka zënë faqet e para të gazetave të botës. Terrorist shqiptar që vret civilë dhe pret në fyt fëmijë – e cilësonin atë. Muhaxheri, një i ri nga Kaçaniku ishte njëri prej të parëve kosovarë që i ishte bashkuar ISIS-it në Siri. Rrugën për "në tokën e Shamit" e kishte zbuluar nëpërmjet Naman Demollit, një tjetër kosovar nga Prishtina i vrarë atje. Ditë pas dite, e muaj pas muaji, grupi i të parëve që përbëhej prej 20 terroristësh kosovarë, shkonte duke u rritur. Lavdërimi mbante namin e udhëheqësit të tyre. Me çmenduritë e tij, ai dhe të tjerët nuk i shkaktuan dëm vetëm vetes dhe familjeve të tyre, por gjithë Kosovës. Sa herë që flitej për ekstremizmin në rajonin e Ballkanit, Lavdrim Muhaxheri zinte hapësirën më të madhe, krahas Azem Sylës dhe shokëve të tij kur raportohet për korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë. Lavdërimi nuk jeton më. Ky është një prej lajmeve më të mira që kanë ardhur nga Siria. "Lavdia" e këtij monstrumi ka marrë fund me konfirmimin zyrtar se terroristi numër një shqiptar është vrarë. Sot të gjithë duhet të jemi të gëzuar. Monstra nga Kaçaniku nuk do të ketë më mundësi të presë koka fëmijësh. Të vrasë njerëz me zollë të lidhur për shtyllash elektrike. Të përdhunojë gra e vajza të pafajshme. Sot të gjithë duhet të jemi të gëzuar sepse terroristi i dalë prej gjirit tonë nuk do të mund të zë faqet e para të gazetave për krimet tjera që do të mund t'i kryente. Ai deshi lavdinë prej terroristi. E pati atë. Ai deshi të vdesë si "shehid". I tillë tashmë është për të gjithë ata që mendojnë si ai. Ai tashmë ka nisur "jetën seksuale" me 72 virgjëresha në xhenetin e synuar. Sot duhet të festojmë për vdekjen e tij. Për "jetën e përjetshme" të tij. Gëzuar Lavdrim! Vafsh në xhehenem. Ti aty e ke vendin, në zjarrin e tij. Sot, do të festoj për vdekjen tënde. Do të ngre dolli duke të uruar që zjarrin e ndëshkimit ta përjetosh në mënyrën më të rëndë, ashtu siç e ka përjetuar fëmija i pafajshëm tehun e thikës tënde në fyt, teksa i merrje jetën. Gëzuar Lavdrim! The post Gëzuar vdekjen tënde Lavdrim! appeared first on INSAJDERI. |
| Plas sherri mes gazetarëve në qendrën e votimit në Britani Posted: 08 Jun 2017 06:01 AM PDT Një kameraman dhe një fotograf janë parë të grinden me njëri tjetrin për të marrë plane nga votimi i Tim Farron. Në Britaninë e Madhe po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme dhe ata kanë qënë në një qendër votimi në Cumbria, në pritje të daljes së liderit liberademokrat Tim Farron. Në pamje duket se mes tyre ka një sherr se kush dhe ku duhet të filmojë. The post Plas sherri mes gazetarëve në qendrën e votimit në Britani appeared first on INSAJDERI. |
| Maxhuni njofton për planin e policisë gjatë ditës së zgjedhjeve Posted: 08 Jun 2017 05:47 AM PDT Policia e Kosovës ka mbajtur një takim lidhur me angazhimin e Policisë së Kosovës në implementimin e planit policor për "Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 11 qershor 2017". Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, njoftoi lidhur me planifikimet, vlerësimet dhe angazhimet e Policisë së Kosovës në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, si një proces mjaft i rëndësishëm për vendin. Maxhuni kërkoi nga eprorët e lartë policorë që të gjitha detyrat dhe plani policor për ditën e zgjedhjeve të realizohet me profesionalizim dhe me përkushtim të lartë. Në takimin morën pjesë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, Laura Pula nga Prokuroria e Shtetit, Jan Braathu shef i misionit të OSBE-së, përfaqësues të lartë nga KFOR-i, EULEX-i dhe Misionit evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. U diskutua edhe rreth inicimit dhe procedimit të çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrjes së të gjitha masave procedurale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet . "Në këtë takim nga të gjithë të pranishmit u diskutua për angazhim të plotë në gjithë territorin e vendit duke përfshirë edhe veriun, me qëllim të ofrimit të sigurisë për t'iu mundësuar të gjithë qytetarëve të vendit të ushtrojnë të drejtën e votës pa ndikime dhe pa pengesa", thuhet në njoftimin e policisë. The post Maxhuni njofton për planin e policisë gjatë ditës së zgjedhjeve appeared first on INSAJDERI. |
| Putin: Lufta SHBA-Rusi, holokaust bërthamor, nuk mbijeton askush Posted: 08 Jun 2017 05:39 AM PDT Një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë do të çonte në një holokaust bërthamor, nga i cili askush nuk do të mbijetonte. Janë këto fjalët e presidentit rus Vladimir Putin, në intervistën e tij të gjatë për regjisorin Oliver Stone, pjesëza të së cilës janë publikuar në mediat e huaja. Stone e pyet Putin nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin dominante në një konflikt të tillë. "Nuk besoj se ndonjë nga ne do t'i mbijetonte një konflikti të tillë", thotë Putin. Kur Stone e pyet kreun e Kremlinit nëse ka shpresë për një ndryshim në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës, ai përgjigjet: "Gjithmonë ka shpresë. Derisa të jenë gati të na çojnë në varreza dhe të na varrosin". Udhëheqësi rus ka thënë gjithashtu se vendet që i bashkohen NATO-s bëhen në mënyrë të pashmangshme "vasalë" të Amerikanëve. "Kur një vend bëhet anëtar i NATO-s e ka shumë të vështirë t'u rezistojë presioneve të SHBA. Dhe krejt papritur çdo armatim mund të vendoset në territorin e këtij vendi. Për shembull një sistem anti-raketë, baza të reja ushtarake dhe, nëse duhet, sisteme të reja sulmuese", ka thënë Putin. Presidenti ka nënvizuar se veprimet e Rusisë janë një përgjigje ndaj atyre që ajo i sheh si kërcënime, që vijnë nga NATO dhe që po përhapen drejt kufijve të saj. "Na duhet t'i drejtojmë sistemet tona drejt objektivave që përbëjnë kërcënim për ne. Situata sa vjen e bëhet më e tensionuar", ka thënë Putin. Stone e pyet gjithashtu se sa të besueshme janë informacionet që tregojnë se ai u ka mbijetuar të paktën 5 atentateve. Putin refuzon të japë një përgjigje direkte, por shprehet: "Unë bëj detyrën time, agjentët e sigurisë bëjnë të tyren dhe po e bëjnë me sukses". Duke shprehur besimin tek agjentët, ai ka cituar edhe një fjalë të urtë ruse: "Ata që janë të destinuar të varen nuk kanë shanse të mbyten". The post Putin: Lufta SHBA-Rusi, holokaust bërthamor, nuk mbijeton askush appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





