INSAJDERI: “SHBA dërgojnë 4 mijë trupa shtesë në Afganistan” plus 19 more |
- SHBA dërgojnë 4 mijë trupa shtesë në Afganistan
- Aksidentohen rëndë dy çiklistë, Federata e shqetësuar me kushtet në komunikacion
- Një burrë i madh shteti – për vdekjen e Helmut Kohlit
- Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e Kohlit
- Presidenti i Barcelonës: Messi ishte afër Interit
- Nënkryetari i AKR-së kërcënon me dorëheqje, nëse krijohet koalicioni me PDK-në
- Deputeti i LDK-së me tri banesa, një shtëpi dhe 60 ari tokë
- Pacolli flet për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen
- Një fëmijë me gërvishtje në dorë lajmërohet në polici, luante “Balenën Blu”
- Trump pranon se është nën hetime
- Dyshohet se falsifikoi rezultatin e votimit në Deçan, ngritet kallëzim penal ndaj një personi
- Haradinaj priti në takim ambasadorin që “kishte gënjyer” kundër tij
- Donnarumma zëvendësues i Buffonit tek Juventusi
- Vdiq ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl
- Eurozona i jep 8.5 miliardë euro Greqisë
- Pasuria milionëshe e këshilltarit të Thaçit
- Kleriku budist pranon abuzimin me fëmijët
- Bahtiri e pëlqen idenë e koalicionit me VV-në
- 12 kallëzime penale ndaj 13 personave për shkelje ligjore gjatë zgjedhjeve
- Miley Cyrus ka hequr dorë nga marihuana
| SHBA dërgojnë 4 mijë trupa shtesë në Afganistan Posted: 16 Jun 2017 10:38 AM PDT Departamenti amerikan i Mbrojtjes pritet të dërgojë 4 mijë trupa shtesë në Afganistan në fillim të javës së ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur një burim zyrtar për "Associated Press", pak pasi presidenti Donald Trump i dha sekretarit James Mattis autoritetin për të përcaktuar numrin e trupave për të çuar në vendin e përçarë nga lufta. Dërgimi i njësive të reja e çon numrin e trupave amerikane në Afganistan në mbi 14 mijë. Gjithashtu, ky vendim përbën vendosjen më të madhe ushtarake amerikane të presidentit Trump, që kur ai mori detyrën në janar. Sipas "Associated Press", shumica e trupave të reja do të kryejnë detyra "këshillimi dhe asistimi", ndërsa një pjesë e vogël e tyre do të kryejnë operacione anti-terror kundër talebanëve dhe ISIS. Lajmi vjen në një moment jetik për Pentagonin dhe planet e tij për t'i dhënë fund luftës 16-vjeçare. Më 14 qershor, pak orë para se Trump të njoftonte dorëzimin e autoritetit tek Mattis, ky i fundit kishte prezantuar një përllogaritje në komisionin e forcave të armatosura në Senat. "Aktualisht nuk jemi duke fituar në Afganistan dhe do të punojmë që ta ndryshojmë këtë situatë sa më shpejt të jetë e mundur", kishte thënë Mattis. The post SHBA dërgojnë 4 mijë trupa shtesë në Afganistan appeared first on INSAJDERI. |
| Aksidentohen rëndë dy çiklistë, Federata e shqetësuar me kushtet në komunikacion Posted: 16 Jun 2017 10:29 AM PDT Federata e Çiklizmit të Kosovës, përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin e thellë për numrin e aksidenteve në trafik, të ndodhura në kohët e fundit, ku cak kanë qenë edhe çiklistët. Së fundmi, pasditen e 15 qershorit, 2017 në ora 19:20, dy nga sportistët e klubit të çiklizmit "AS Prishtina", Përparim Ibrahimi dhe Lorik Shabani, janë aksidentuar në aksin rrugor Prishtinë – Llukar, afër pompës së benzinës "Qamerlija". Prej këtij aksidenti çiklisti, Përparim Ibrahimi është lënduar më rëndë me 41 qepje (penj), dëmtim në qafë, në boshtin kurrizor dhe këmbë, ndërsa Lorik Shabani është i lënduar kryesisht në fytyrë. "Ne si Federatë, kërkojmë nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe me raste të tjera që sportistët tanë të ndihen më të sigurt në trafik. Gjithashtu, kërkojmë nga Mediat që rasteve e tilla t'ju jepet hapësirë për më shumë informim", thuhet në komunikatën që ka nënshkrimin e kryetarit të FÇK-së, Avni Nuha. The post Aksidentohen rëndë dy çiklistë, Federata e shqetësuar me kushtet në komunikacion appeared first on INSAJDERI. |
| Një burrë i madh shteti – për vdekjen e Helmut Kohlit Posted: 16 Jun 2017 10:26 AM PDT Helmut Kohl-i ishte kancelari i bashkimit të Gjermanisë dhe i bashkimit të Evropës. 16 vjet ishte ai Kancelar Federal i Gjermanisë, një çerek shekulli kryetar i CDU-së – të gjitha këto flasin për një aftësi të pabesueshme për të rezistuar, një aftësi të habitshme për t’u imponuar, një dëshirë të çeliktë për pushtet, por edhe një fat demokratik në zgjedhje. Katër herë u zgjodh kancelar Helmut Kohli, një arritje politike imponuese e jetës së tij. Si kryetar me sa duket i përjetshëm i CDU-së, ndjesia e tij për zhvillimet në radhët e veta, mosbesimi përballë rrymave kritike ishte legjendar. Megjithatë: kur në në vitin 1989 po luftonte për të mbijetuar politikisht në një kongres partie në Bremen, atë e ndihmoi hapja e Perdes së Hekurt. Dhe: Kohli e shfrytëzoi shansin që u hap për të dhe për Gjermaninë, prej rënies së diktaturave komuniste. Ai shkroi histori. Ai e shfrytëzoi dritaren e shansit historik. Kohli u bë në këto muaj burrë shteti. Pa dyshim: Helmut Kohli është kancelari i bashkimit të Gjermanisë. Ai ishte politikani, që nuk përfilli qëndrimet e lëkundura, frikërat, rezervat brenda dhe jashtë vendit – dhe synoi që prej nëntorit 1989 unitetin e Gjermanisë, të cilin e bëri realitet në 3 tetor 1990. Ai tregoi instinkt politik, historik në atë moment kur duhej ta tregonte. Me këtë për disa ai u bë Bismarck-u i shekullit të 20-të. Helmut Kohli megjithatë nuk ishte vetëm një patriot gjerman, i cili e shfrytëzoi dhuratën e shndërrimeve historike në Lindje të Evropës. Kancelari rekord ishte edhe një evropian i bindur. Një politikan, i cili për 16 vjet dhe në takime të panumërta evropiane të nivelit të lartë ishte gjithmonë i gatshëm për ta avancuar bashkimin e Evropës. Kjo vlejti për Komunitetin e vjetër Evropian, për komunitetin e zgjeruar të Bashkimit Evropian, për perspektivat e anëtarësimit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, perspektiva që u realizuan me zgjerimin e vitit 2004. Helmut Kohli ishte edhe – dhe kjo i jep atij nivelin e një burri shteti evropian – bashkëthemeluesi i monedhës së përbashkët evropiane, Euro. Sepse ai – duke menduar në linja të gjëra historike – e kuptoi, se vetëm një monedhë e përbashkët evropiane, heqja dorë nga Dojçmarka e fortë do të ndihmonin kapërcimin e antipative eventuale në Francë, në Britaninë e Madhe dhe në vende të tjera të BE. Një vendim i drejtë, që e bëri të pakthyeshëm unifikimin e kontinentit të vjetër. Helmut Kohli ishte burrë shteti. Ai ishte një politikan që përfaqësonte njëkohësisht si ribashkimin e Gjermanisë, ashtu edhe bashkimin e Evropës. Një burrë me vendosmëri të madhe personale, i cili atë që e konstatonte të drejtë, edhe e arrinte. Kjo e bëri atë, pavarësisht nga shumë kritika veçanërisht në Gjermani, një politikan të respektuar dhe të vlerësuar veçanërisht në botën e jashtme.(DW)
The post Një burrë i madh shteti – për vdekjen e Helmut Kohlit appeared first on INSAJDERI. |
| Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e Kohlit Posted: 16 Jun 2017 10:20 AM PDT Ish-kancelari gjerman Helmut Kohl, vdiq sot në moshën 87 vjeçare, presidenti i vendit Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka shprehur dhembjen duke thënë se Kosova kurrë nuk do ta harroj mbështetjen që ai kishte dhënë. "Gjermania dhe gjithë bota humbën Helmut Kohl. Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e tij për lirinë tonë dhe zemrën e madhe që lutej për refugjatët tanë. Prehu në Paqe", ka shkruar Thaçi./Insajderi.com
The post Thaçi: Kosova kurrë nuk do të harroj mbështetjen e Kohlit appeared first on INSAJDERI. |
| Presidenti i Barcelonës: Messi ishte afër Interit Posted: 16 Jun 2017 09:57 AM PDT Lionel Messi ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me Barcleona-n duke bërë që spekulimet sërish të rrethojnë të ardhmen e pesë herë fituesit të "Topit të Artë". Kjo nuk është hera e parë që Barça gjendet në këtë situatë, me Messi-n që në 2006-ën mund të bëhej rekordi i merkatos së transferimeve. Klubi italian i Inter-it ishte i gatshëm të shpenzonte një shifër marramendëse për të marrë yllin katalanas në Milano. Por asokohe presidenti i katalanasve Joan Laporta u pozicionua me vendosmëri kundër një oferte të tillë. "Ka qenë viti 2006 kur Inter-i bëri një ofertë. Ata ishin gati të paguanin 150 milionë euro për klauzolën, të cilën ne më pas e çuam në 250 milionë euro, por kam marrë gjithmonë siguri nga babai i Messit, Jorge. I thash atij: Ata mund të paguajnë klauzolën, por unë nuk do ta shes. Ai do të jetë i lumtur këtu, do të fitojë lavdi. Atje do të fitojë vetëm në aspektin financiar. Djali yt është i destinuar të bëhet më i madhi i historisë së futbollit dhe ne kemi skuadrën që do ta ndihmojë ta arrijë. Do ta shijojë lavdinë", zbuloi Laporta në një intervistë për "The Guardian". Ndërkohë Laporta pati fjalë të mira për Messin ai tha se Leo është një futbollist i ndërthurur mes Cruyff dhe Maradona-s. "Jam shumë Cruyffist (adhurues i Johan Cruyff), por ajo që dhuron Messi e bën atë më të mirin e historisë. Edhe Johan e ka thënë këtë. Futbolli i Messi-t është i bukur dhe rezultativ. Për mua më të mirët e të gjitha kohërave janë Cruyff, Maradona dhe Messi. Leo është një ndërthurje e Cruyff dhe Maradona-s, por ai është Leo Messi".(Telesport) The post Presidenti i Barcelonës: Messi ishte afër Interit appeared first on INSAJDERI. |
| Nënkryetari i AKR-së kërcënon me dorëheqje, nëse krijohet koalicioni me PDK-në Posted: 16 Jun 2017 09:57 AM PDT Agim Bahtiri, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka thënë se nëse partia e tij bën koalicion me PDK-në, ai do të jap dorëheqje nga partia. Në një intervistë me Klan Kosovën, Bahtiri ka thënë se ai është duke u munduar ta luftojë të keqen e vendit. "Ne do të marrim vendim të përbashkët, por në nëse AKR-ja shkon me PDK-në, Agim Bahtirin nuk do ta ketë më", ka thënë Bahtiri. Tutje Bahtiri, ka thënë se Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë. "Unë i përkrahi të rinjtë, ata i kanë 70% të rinj – ata e kanë një frymë për ta mundur të keqen. Po mendoj se AKR duhet ta ketë këtë qëndrim, që të shkoj në këtë drejtim", ka thënë ai. /Insajderi.com The post Nënkryetari i AKR-së kërcënon me dorëheqje, nëse krijohet koalicioni me PDK-në appeared first on INSAJDERI. |
| Deputeti i LDK-së me tri banesa, një shtëpi dhe 60 ari tokë Posted: 16 Jun 2017 09:47 AM PDT Me një pagë prej rreth dy mijë eurosh si deputet, Nuredin Ibishi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka deklaruar një pasuri prej rreth 250 mijë eurosh në total. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Ibishi ka deklaruar tri banesa, një shtëpi dhe mbi 60 ari parcelë toke, raporton Insajderi. Tri banesat, Ibishi ka deklaruar se i ka blerë brenda katër vitesh, nga viti 2006 deri në vitin 2010. Një banesë me 80 metra katror, një tjetër me 63 metra katror dhe një tjetër me 81 metra katror, janë tri banesat e deklaruara nga Ibishi në AKK. Deputeti i LDK-së ka deklaruar edhe një shtëpi, të cilën thotë se e ka trashëgimi familjare, shkruan Insajderi. Ndërkaq, Nuredin Ibishi ka deklaruar edhe mbi 60 ari parcelë tokë në total. Të gjitha këto pasuri të paluajtshme, ai i ka deklaruar në emër të vet. Ibishi po ashtu ka deklaruar tri vetura. Njërën prej veturave e ka deklaruar në emër të vet, ndërsa dy të tjera të bashkëshorteve të tij. /Insajderi.com
The post Deputeti i LDK-së me tri banesa, një shtëpi dhe 60 ari tokë appeared first on INSAJDERI. |
| Pacolli flet për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen Posted: 16 Jun 2017 09:26 AM PDT Nënkryetari i AKR-së, njëherësh kreu i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri sot gjatë ditës i ka propozuar partisë së tij që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje rreth formimit të Qeverisë. E lidhur me propozimin e Bahtirit, lideri i AKR'së Behgjet Pacolli, thotë se ende nuk ka vendosur se me kë do të bëjë koalicion pas zgjedhor. Kontaktuar nga Gazeta Express, Pacolli është shprehur se AKR po e pret rezultatin final të zgjedhjeve dhe për të mësuar se sa kandidatë nga partia e tij kanë siguruar ulëse në Kuvend, dhe pastaj t'i shoh opsionet se me kë do të rreshtohet për formimin e Qeverisë. "Ne për momentin nuk kemi asnjë plan për ndonjë koalicion. Po i presim rezultatet e zgjedhjeve, t'i shohim numrat se sa deputetë po mund t'i kemi në Kuvend dhe pastaj do t'i shqyrtojmë mundësitë", ka thënë Pacolli. "Ne jemi parti liberale, dhe si e tillë nuk ka pengojmë mendimet e pjesëtarëve të tjerë të partisë. Z. Bahtiri ka mundur të thotë për Vetëvendosjen, por ai është mendimi i tij. Ne jemi të vendosur që t'i presim rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj shohim", ka thënë në fund kreu i AKR'së, Behgjet Pacolli. E ndërkohë Agim Bahtiri gjatë ditës për Express ka thënë se partiatë cilës ai i takon nuk duhet që të bëjë koalicion me partitë që deri më tani kanë udhëhequr me shtetin. "Unë kam deklaruar se në këto zgjedhje, fitues është Vetëvendosja dhe vetëm ajo është fituese në këto zgjedhje. Unë jam në koalicion me VV-në në nivelin lokal, qeverisja qëndron jashtëzakonisht mirë", ka thënë Bahtiri. "Unë mendoj se çdo deputet i cili del nga këto zgjedhje duhet ta dëgjojë frymën e qytetarëve. AKR mendoj se duhet të dalë me një qëndrim që të mos i bashkëngjitet asnjëherë së keqes", ka thënë nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri. /GazetaExpress/ The post Pacolli flet për mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen appeared first on INSAJDERI. |
| Një fëmijë me gërvishtje në dorë lajmërohet në polici, luante “Balenën Blu” Posted: 16 Jun 2017 09:26 AM PDT Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se loja e quajtur "Balena Blu" ka sjellë gjashtë raste në rajonin e Prishtinës ku fëmijët ishin bërë pjesë e lojës tashmë të rrezikshme. "Ne e kemi lëshuar një informacion për t'i njoftuar qytetaret se është duke qarkulluar një lojë që ka pasoja për fëmijët", ka thënë Kelani për Klan Kosovën. Kelani ka thënë se gjashtë raste të fëmijëve që e kanë luajtur këtë lojë, janë lajmëruar sot në polici. "Sot i kemi të raportuara gjashtë raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve një rast nga Drenasi dhe tjerat nga Prishtina", deklaroi ai. Sipas policisë, njëri nga fëmijët ka gërvishtje në dorë. "Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë", ka thënë Kelani. /Insajderi.com The post Një fëmijë me gërvishtje në dorë lajmërohet në polici, luante “Balenën Blu” appeared first on INSAJDERI. |
| Trump pranon se është nën hetime Posted: 16 Jun 2017 09:16 AM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se është nën hetime në rastin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016. Në një postim në Twitter, presidenti po ashtu duket se akuzoi zëvendësin e prokurorit të përgjithshëm amerikan për “gjueti shtrigash”. “Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga personi që më ka thënë të shkarkoj drejtorin e FBI-së”, shkroi Trump në Twitter. Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka marrë përsipër hetimin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr në muajin mars, njofton rel. Rosenstein më pas ka emëruar këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, për të udhëhequr hetimet.
The post Trump pranon se është nën hetime appeared first on INSAJDERI. |
| Dyshohet se falsifikoi rezultatin e votimit në Deçan, ngritet kallëzim penal ndaj një personi Posted: 16 Jun 2017 09:10 AM PDT Prokuroria e Shteti ka njoftuar sot se ka ngritur 12 kallëzime penale ndaj 13 personave të dyshuar për shkelje ligjore gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Prokuroria ka thënë se ka ngritur kallëzim penal për dyshim të “falsifikimit të rezultatit të votimit” ndaj një personi në Deçan. “Një (1) të dyshuar (Komisioner) për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i rezultateve të votimit", nga neni 219 në komunën e Deçanit, që ndiqet nga Prokuroria Themelore në Pejë”, njofton Prokuroria e Shtetit. /Insajderi.com The post Dyshohet se falsifikoi rezultatin e votimit në Deçan, ngritet kallëzim penal ndaj një personi appeared first on INSAJDERI. |
| Haradinaj priti në takim ambasadorin që “kishte gënjyer” kundër tij Posted: 16 Jun 2017 09:10 AM PDT I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert. Haradinaj dhe Chabert kishin polemizuar me njëri-tjetrin rreth mbajtjes së Haradinajt në Francë, gjatë këtij viti. Haradinaj, gjatë takimit të sotëm me Chabert, biseduan për procesin zgjedhor, si dhe për rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të këtij procesi. Por lideri i AAK-së e kishte quajtur "gënjeshtar" ambasadorin francez, vetëm një muaj më parë, raporton Insajderi. Në një deklarim publik muajin e kaluar, Haradinaj kishte reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të Francës në Kosovë, Didier Chabert, i cili kishte thënë se "lideri i AAK-së po mbahej në shtetin francez për shkak të akuzave të reja ndaj tij." Haradinaj, pasi u kthye nga Strasburgu, tregoi arsyet për të cilat ai hetohej nga Gjykata e Colmarit, duke hedhur poshtë deklaratat e ambasadorit Chabert për akuza të reja ndaj Haradinajt. Madje, ai e quajti papërgjegjësi të madhe të diplomatit francez, i cili nuk kishte për bazë asnjë vendim që dëshmonte se ndaj Haradinajt kishte akuza të reja. "Me dëgju ambasadorin duke i komentu provat ligjore, duke thënë se këto janë prova të reja se nuk janë gjykuar në Hagë. A ka qenë ambasadori në Hagë, apo në çfarë është bazuar ky ambasadori i nderuar. Ja kam thënë publikisht se ka rrejt, se as gjykata nuk ka marrë vendim a është lënda e re apo e vjetër", ka thënë Haradinaj, në emisioni Komiteti të Gazetës Express. Haradinaj ishte arrestuar më 4 janar të këtij viti në Francë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga shteti serb. Ai ishte liruar më 27 prill, pas vendimit të Gjykatës së Colmarit në Francë. /Insajderi.com The post Haradinaj priti në takim ambasadorin që "kishte gënjyer" kundër tij appeared first on INSAJDERI. |
| Donnarumma zëvendësues i Buffonit tek Juventusi Posted: 16 Jun 2017 08:57 AM PDT Në Spanjë janë të bindur; e ardhmja e Gigio Donnarummas është tek Reali i Madridit, por mediat sportive italiane raportojnë se Juventusi është vënë në lëvizje fill pas refuzimit të rinovimit të kontratës me Milanin nga ana e portierit 18-vjeçar. Gazzetta Dello Sport shkruan se pak pas këtij lajmi ka pasur një takim mes drejtorit sportiv të Juventusit, Beppe Marotta dhe Mino Raiolas, agjentit të Donnarummas. Zyrtarisht u tha se në këtë takim është diskutuar në lidhje me kontratën e Moise Kean, një tjetër talent nën tutelën e Raiolas dhe pjesë e bardhezinjëve, por zërat se në këtë takim është folur edhe për portierin e Milanit i shtoi fakti që Juventusi ka pezulluar thuajse në të njëjtën orë negociatat me Arsenalin për portierin Szczesny. Transferta në këtë fazë duket e pamundur, për faktin që nëse do të mbërrinte në Torino, Donnarumma nuk do ta kishte të sigurt vendin e titullarit, pasi Buffon ka edhe një tjetër vit kontratë me bardhezinjtë. Donnarumma cilësohet si pasaardhësi i kapitenit të Juventusit tek Italia dhe për këtë ka marrë edhe vetë bekimin e "Buffon", por nëse tek Italia do të zëvendësojë atë kokë për kokë, mbetet për t'u parë gjatë kësaj merkatoje nëse do të bëjë të njëjtën gjë edhe tek bardhezinjtë. The post Donnarumma zëvendësues i Buffonit tek Juventusi appeared first on INSAJDERI. |
| Vdiq ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl Posted: 16 Jun 2017 08:55 AM PDT Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjecare. BBC raporton se ai ka vdekur në shtëpinë e tij, në qytetin Ludëigshafen. Kohl e udhëhoqi Gjermaninë për 16 vjet (1982-1998) dhe ishte arkitetkt i ribashkimit të shtetit./Insajderi.com The post Vdiq ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl appeared first on INSAJDERI. |
| Eurozona i jep 8.5 miliardë euro Greqisë Posted: 16 Jun 2017 08:37 AM PDT Ministrat e Financave të Eurozonës kanë dhënë dritën jeshile në samitin në Bruksel për të zhbllokuar këstin e radhës prej 8.5 miliardë euro për Greqinë, pas vlerësimit pozitiv për programin e saj. Por, Athina nuk ka marrë diçka konkrete për çështjen e lehtësimit të borxhit, përveçse premtimit se masat për lehtësimin e tij do të jetësohen në mbarim të porgramit të ndihmës në vitin 2018, me kusht suksesin e zbatimit të reformave. Jeroen Dijsselbloem, President i Eurogroupit, tha: "Takimi ynë ka pasur në epiqendër Greqinë dhe ishte vendimtar për programin dhe unë ndjehem i kënaqur të njoftoj se ne kemi arritur një marrëveshje për të gjitha elementet dhe kushtëzimin e strategjisë së borxhit për të ecur përpara". Në bazë të marrëveshjes me kreditorët, Greqia do të duhet të ketë teprica primare të shkallës 3.5% deri në vitin 2022, ndërsa për vitet 2023-2060 kjo tepricë duhet të jetë nga 2% e lart. Shefja e FMN-së, Christine Lagarde ka sqaruar se FMN-ja do të marrë pjesë në programin grek vitin tjetër, kur reformat të kenë sjellë një rezultat akoma më të mirë dhe të sqarohen më shumë hollësitë për procedurën e lehtësimit të borxhit grek. "Ka pasur edhe progres të qartë për pjesën e dytë, e cila është lehtësimi i borxheve. Por, FMN-ja konsideron se ka më shumë për të bërë dhe në mënyrë të qartë nevojitet më shumë kohë për partnerët që të konkludojnë për procesin ose të identifikojnë masat dhe kohën për shtrirjen e borxhit që duhet të ristrukturohet me qëllim që të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë", tha Lagarde. Gjithashtu, Eurogroupi ka njoftuar se ka zgjatur kohën e pagesës së borxheve të Greqisë ndaj Mekanizmit Financiar të Stabilitetit Europian nga 0 deri në 15 vjet. The post Eurozona i jep 8.5 miliardë euro Greqisë appeared first on INSAJDERI. |
| Pasuria milionëshe e këshilltarit të Thaçit Posted: 16 Jun 2017 08:31 AM PDT Abelard Tahiri, këshilltari politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasuri prej 1 milion e 78 mijë eurove (1.078.000) në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2017. Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Tahiri ka deklaruar tri shtëpi banimi, një lokal afarist dhe një parcelë tokë, raporton Insajderi. Të gjitha këto pasuri të paluajtshme, këshilltari i Thaçit i ka deklaruar në emër të tij. Abelard Tahiri ka deklaruar një shtëpi banimi prej 330 metrave katror, me vlerë prej 360 mijë eurove. Tahiri ka sqaruar në AKK prejardhjen e parave për blerjen e kësaj shtëpie në vitin 2012. "Ndërtimi i shtëpisë është financuar nga shitja e tokës në Fushë Kosovë dhe nga biznesi familjar", thuhet në shpjegimin e dhënë nga Tahiri në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Ndërsa, shtëpinë tjetër të banimit me 250 metra katror, që Tahiri e ka të deklaruar në emër të tij, thotë se e ka blerë nga kursimet e biznesit familjar dhe shitja e një banese. Kjo shtëpi është deklaruar në vlerë 150 mijë euro. Këshilltari politik i Thaçit ka deklaruar edhe një lokal afarist me 300 metra katror, me vlerë 250 mijë euro, njofton Agjencia Kundër Korrupsionit. Këtë lokal të blerë në vitet 2001-2002, Tahiri ka sqaruar se është blerë nga kursimet familjare. "Kursime nga biznesi familjar në vitin 2000 dhe shitja e shtëpisë, 1500 marka", thuhet në sqarimin e Tahirit për prejardhjen e pasurisë për blerjen e lokalit afarist. Ndërkohë, Tahiri ka deklaruar edhe një parcelë tokë prej 52 ari, të blerë në vitin 2017. Këtë parcelë tokë, këshilltari i presidentit thotë se e ka paguar pjesën më të madhe, derisa i ka mbetur borxh edhe 8 mijë euro blerësit. Tahiri ka sqaruar edhe prejardhjen e parave për blerjen e kësaj toke. "Ndërrimi me tokë 44 ari, 30 mijë euro nga shitja e parcelës, 30 mijë euro kredi. 161 mijë euro kursime nga paga, 7 mijë e 900 euro nga shitja e veturës dhe 8 mijë euro borxh blerësit", thuhet në sqarimin e Tahirit në AKK. Pas deklarimit të shtëpive dhe parcelës së tokës me mbi një milion euro vlerë, Tahiri ka deklaruar edhe ndërtimin e një shtëpie malore. Kjo shtëpi, sipas Tahirit ka vlerë prej 30 mijë eurove. Kjo shtëpi, që është në emër të Tahirit, sipas tij është trashëgimi familjare dhe është financuar pjesërisht nga kursimet e tij. Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit është deklaruar edhe paga vjetore e Tahirit. Ai ka një pagë prej mbi 22 mijë eurove në vit. Po ashtu, ai ka deklaruar se merr mëditje prej 2 mijë e 900 eurove nga mëditjet në Presidencë. Më parë, Tahiri ka punuar si këshilltar politik i Hashim Thaçit, edhe kur presidenti i tanishëm i Kosovës mbante postin e kryeministrit. /Insajderi.com The post Pasuria milionëshe e këshilltarit të Thaçit appeared first on INSAJDERI. |
| Kleriku budist pranon abuzimin me fëmijët Posted: 16 Jun 2017 08:26 AM PDT Kleriku budist nga qyteti gjerman i Augsburgut ka pranuar abuzimin shumë vjeçar të fëmijëve. Sipas mediave lokale, kleriku emri i të cilit nuk u zbulua më shumë se dhjetë vite ka abuzuar me fëmijët e moshës nga 4 deri në 13 vjeç. Thuhet se ka poseduar rreth 2800 fotografi dhe video të pornografisë së fëmijëve, ndërsa mund të përballet me një dënim me burg deri në 15 vite. Prokuroria gjithashtu ka konstatuar se ai ka abuzuar edhe me dy fëmijët e gruas, burri i së cilës kishte vdekur, dhe me të cilën kleriku kishte marrëdhënie të ngushta. Ai është arrestuar që nga viti i kaluar, dhe theksohet se ka përdhunuar një refugjate e cila ishte vendosur në kishë. The post Kleriku budist pranon abuzimin me fëmijët appeared first on INSAJDERI. |
| Bahtiri e pëlqen idenë e koalicionit me VV-në Posted: 16 Jun 2017 08:09 AM PDT Kanë mbetur më pak se një për qind të votave të panumëruara që të rrumbullakohet procesi dhe rezultati përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor. Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i PAN-it ka fituar 33,98 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni LAA me 25,7 për qind të votave. Por partitë politike tashmë kanë filluar që t'i analizojnë opsionet rreth formimit të Qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në. Njësoj janë shprehur edhe disa pjesëtarë të koalicionit LDK, AKR, Alternativa. Zyrtarë të LDK-së, po ashtu, janë shprehur se nuk të bëjnë koalicion me LVV-në. Megjithatë, brenda koalicionit LAA, ka zyrtarë që mendojnë se duhet bërë koalicionin me LVV-në. Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë të premten për Express se partia të cilës ai i takon nuk duhet të bëjë koalicion me PDK-në. Bahtiri thotë se fituese e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje, andaj partia e tij duhet të rreshtohet krah këtij subjekti politik. "Unë kam deklaruar se në këto zgjedhje, fitues është Vetëvendosja dhe vetëm ajo është fituese në këto zgjedhje. Unë jam në koalicion me VV-në në nivelin lokal, qeverisja qëndron jashtëzakonisht mirë", ka thënë Bahtiri. Tutje ai ka dhënë edhe një mesazh për deputetët e partive politike në vend të cilët do të arrijnë t'i sigurojnë ulëset e tyre në Kuvend. Thotë se ata duhet ta dëgjojnë frymën e qytetarëve. "Unë mendoj se çdo deputet i cili del nga këto zgjedhje duhet ta dëgjojë frymën e qytetarëve, qytetarët e kanë dhënë frymën e VV-së. AKR mendoj se duhet të dalë me një qëndrim që mos t'i bashkëngjitet asnjëherë së keqes, dhe e keqja vie nga kjo frymë nga e cila folën qytetarët", ka thënë nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri. /GazetaExpress/ The post Bahtiri e pëlqen idenë e koalicionit me VV-në appeared first on INSAJDERI. |
| 12 kallëzime penale ndaj 13 personave për shkelje ligjore gjatë zgjedhjeve Posted: 16 Jun 2017 08:09 AM PDT Në zgjedhjet e 11 qershorit, Prokurori i Shtetit deri më tani ka në proces të ndjekjes penale 13 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votës dhe veprave tjera që ndërlidhen me procesin zgjedhor. Prokurori i Shtetit njofton qytetarët se gjatë tërë procesit të zgjedhjeve, prokurorët kanë qenë të angazhuar në parandalimin e cenimit të drejtës së votës dhe ndjekjen penale ndaj kryerësve të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Në kuadër të mbrojtjes së votës Koordinatorja nacionale Laura Pula ka thënë së për dallim nga keqpërdorimet që kanë ndodhur në zgjedhjet e vitit 2014 në të cilat janë përfshirë 58 persona, në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Prokurori i Shtetit deri më tani ka në proces të ndjekjes penale vetëm 13 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votës dhe veprave tjera që ndërlidhen me procesin zgjedhor. Prokurori i Shtetit gjatë procesit zgjedhor ka reaguar në të gjitha informatat e paraqitura për veprat e pretenduara penale kundër të drejtës së votimit. Gjatë këtij procesi zgjedhor Prokurori i Shtetit e deri me sot 16 qershor 2017, ka pranuar 12 kallëzime penale ndaj 13 personave të dyshuar si kryerës të veprave penale kundër të drejtës së votimit. Kallëzimet penale të pranuara dhe të proceduara janë si në vijim:
Nga të gjitha rastet e lartcekura, tani më janë ngritur katër aktakuza dhe janë shqiptuar tre aktgjykime dënuese.
The post 12 kallëzime penale ndaj 13 personave për shkelje ligjore gjatë zgjedhjeve appeared first on INSAJDERI. |
| Miley Cyrus ka hequr dorë nga marihuana Posted: 16 Jun 2017 08:07 AM PDT Më parë Miley ka qenë mjaft e njohur për stilin e saj të jetës rebele, të cilit ia ka dhënë lamtumirën jo shumë kohë më parë. Ajo ka folur për arsyen që la marihuanën gjatë shfaqjes në The Tonight Show me Jimmy Fallon. 24-vjeçarja thotë se vendimi për të lënë marihuanën erdhi pasi vuante makthe të tmerrshme natën. Tani ajo është fokusuar në publikimin e albumit të saj të gjashtë. "Ky regjistrim në këtë moment është albumi më i rëndësishëm që kam bërë ndonjëherë. Kështu që dua të sigurohem që të jem super e qartë në mënyrën se si flas", tha ajo. Ish Hannah Montana, e cila sapo ka publikuar dy këngë, Malibu dhe Insipired nga albumi i ardhshëm, thotë se është me pasionuar se kurrë ndaj regjistrimeve, shkruan TCh. "Duket sikur askush nuk ka vdekur nga kjo farë e keqe, por askush nuk ka pirë aq sa kam pirë unë", i ka rrëfyer ajo Jimmy Fallon. The post Miley Cyrus ka hequr dorë nga marihuana appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









