INSAJDERI: “Publikohen emrat e 21 deputetëve të zgjedhur të PDK-së” plus 19 more

INSAJDERI: “Publikohen emrat e 21 deputetëve të zgjedhur të PDK-së” plus 19 more


Publikohen emrat e 21 deputetëve të zgjedhur të PDK-së

Posted: 17 Jun 2017 10:04 AM PDT

PDK për herë të parë pasluftës do të ketë numrin më të vogël në Parlamentin e Kosovës. Në koalicionin PAN ka fituar vetëm 21 deputetë. Vota nuk kanë fituar figurat kryesore të partisë siç janë: Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Nait Hasani, Fadil Beka.

Bazuar në listën e hartuar nga vëzhguesit e koalicionit PAN, ku nuk janë përfshirë votat me kusht dhe votat e diasporës, PDK mbetet me vetëm 21 deputetë. 16 më pak se në zgjedhjet e fundit, ku kishte pasur 37 deputetë.

Tash, krejt koalicioni PAN ka arritur të fitojë vetëm  39 deputetë, prej të cilëve 10 të AAK-së e 8 të NISMA-s për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Kësaj radhe deputetë s'kanë arritur të bëhen dy Nënkryetarët e PDK-së, Hajredin Kuçi e Arsim Bajrami. As zyrtarët tjerë të kësaj partia si Nait Hasani, Fadil Beka e Naim Fetahu.

Mirëpo, kësaj radhe, në listën për deputetë kanë hyrë Mergim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut si dhe djali i Ukshin Hotit, Andini.

Veç kësaj, ligjvënëse në këtë legjislaturë do të jetë edhe mbesa e Presidentit Thaçi, Evgjenia.

Kjo është lista e deputetëve të PDK:

Kadri Veseli,

Sala Berisha Shala

Enver Hoxhaj

Mergim Lushtaku

Elmi Recica

Memli Krasniqi

Ganimete Musliu

Agim Aliu

Evgjeni Thaci-Dragusha

Andin Hoti

Fatmir Xhelili

Blerta Deliu

Xhevahire Izmaku

Bekim Haxhiu

Flora Brovina

Abdyl Saliu

Mexhide Mjaku-Topalli

Xhavit Haliti

Safete Hadwrgjonaj

Zenun Pajaziti

Nezir Cocaj

The post Publikohen emrat e 21 deputetëve të zgjedhur të PDK-së appeared first on INSAJDERI.

Prifti reformist akuzohet për abuzim seksual me fëmijët

Posted: 17 Jun 2017 09:59 AM PDT

Një prift i Kishës Reformiste nga Kantoni Aargau është arrestuar lidhur me dyshimet për abuzim seksual me fëmijë.

I akuzuari 68 vjeçar po mbahet në burg për hetime që nga muaji mars, kanë konfirmuar autoritetet përgjegjëse të premten për mediat zvicerane.

Duke qenë se personi në fjalë kishte punuar si prift edhe në kantonet Solothurn dhe Schwyz, hetime ndaj tij po zhvillohen në disa vende njëkohësisht, ka deklaruar avokati i tij, shkruan srf.ch.

Ndërkaq, i akuzuari ka mohuar që sulmet pedofilë të kenë pasur ndonjë lidhje me ushtrimin e profesionit të tij.

Prokuroria Publike e Aargaut dëshiron të pengojë lirimin e personit të dyshuar nga paraburgimi, transmeto albinfo.ch. Ajo sheh rrezikun e "errësimit" dhe përsëritjes së veprës.

The post Prifti reformist akuzohet për abuzim seksual me fëmijët appeared first on INSAJDERI.

Në Shqipëri kallëzim për ish-drejtuesit e burgjeve

Posted: 17 Jun 2017 09:52 AM PDT

Ministri i Drejtësisë në Shqipëri ka urdhëruar këtë të shtunë kallëzimin në prokurori të ish-drejtuesve dhe nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas një njoftimi për shtyp të MD, ata rezulton të jenë përfshirë në një skemë mashtrimi, ndaj dhe krahas kallëzimit është urdhëruar pezullimin apo shkarkim i menjëhershëm nga detyra.

Zyrtarët akuzohen se kanë aplikuar një skemë mashtrimi me rekrutimet në stafin e IEVP-së në Shkodër, duke bindur qytetarët se ishin pranuar.

Në përfundim të një hetimi administrativ, MD ka konstatuar se zyrtarisht nuk ka pasur asnjë të punësuar pranë IEVP-së në Shkodër dhe për rrjedhojë i ka kërkuar prokurorisë ndjekjen penale të zyrtarëve.

Gjithashtu, ministri Gazmend Bardhi ka kërkuar hetim penal ndaj shtetasve Ardit Hotaj, me funksion politik koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputetë për qarkun Shkodër, Agron Çela dhe Dritan Ylli.

Ndaj tyre rëndon akuza e "korrupsionit aktiv në zgjedhje", saktësohet më tej në njoftimin zyrtar.

The post Në Shqipëri kallëzim për ish-drejtuesit e burgjeve appeared first on INSAJDERI.

Afganistan, ushtari vendas hap zjarr ndaj atyre të huaj

Posted: 17 Jun 2017 09:36 AM PDT

Një ushtar afgan ka hapur zjarr ndaj trupave të huaja në një bazë ushtarake, duke lënë të plagosur disa ushtarë amerikanë.

Sulmi ndodhi në një bazë në veri të vendit, këtë të shtunë, ka deklaruar një oficer për BBC.

Ndërsa një zëdhënës i komandës amerikane në Kabul hodhi poshtë zërat se 4 ushtarë amerikanë kishin mbetur të vrarë.

Burimet saktësuan se një numër i pacaktuar ushtarësh kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në bazën Camp Shaheen. Ushtari që hapi zjarr mbeti i vrarë nga reagimi i ushtarëve të tjerë.

Në bazën në fjalë, që ndodhet në qytetin verior Mazar e Sharif, në provincën Balkh, mban 209 trupa.

The post Afganistan, ushtari vendas hap zjarr ndaj atyre të huaj appeared first on INSAJDERI.

Gjysmë milionë euro pasuri të trashëguara të deputetit të PDK-së

Posted: 17 Jun 2017 09:22 AM PDT

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Bislim Zogaj, i cili është edhe deputet nga radhët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës nuk mund të ankohet tek familjarët e tij për pasurinë e trashëguar.

Pasuria e paluajtshme që Zogaj ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit është afër gjysmë milionë euro, e që të gjitha ai ka deklaruar se i ka të trashëguara nga familja e tij.

Zogaj ka deklaruar se ka shtëpi në vlerë prej 100 mijë euro, oborr në vlerë prej 45 mijë eurove dhe ndërtesë në vlerë prej 20 mijë euro. Të gjitha këto, Zogaj thotë se i ka të trashëguara nga familja në vitin 2002.

Viti 2002 ishte fatlum për Zogajn, teksa ai nga familja e tij trashëgojë edhe një lokal afarist në vlerë prej 60 mijë eurove, raporton Insajderi.

Bislim Zogaj në vitin 2013 kishte marrë dy donacione nga vëllai i tij: banesë me 136 metër katror që vlera e saj cilësohet 129 mijë e 670 euro, ndërsa donacionin e dytë nga vëllai i tij. Me këtë donacion të dytë, Zogaj ka deklaruar se iu trashëguan edhe dy vend-parkime. Vlera e tyre cilësohet të jetë 12 mijë euro.

Zogaj si pasuri të paluajtshme ka edhe një shtëpi në vlerë të 83 mijë eurove që është emër të bashkëshortes së tij. Ai, në sqarimin e tij për prejardhjen e pasurisë së kësaj shtëpie ka thënë se vjen nga kursimet, ndihma familjare dhe huazimet.

Zogaj të hyra vjetore merr nga Kuvendi i Kosovës (20 mijë e 393 euro), NLB Prishtina (1 mijë e 597 euro), Pensioni Invalidor (2 mijë e 700 euro) dhe PTK (1 mijë e 786 euro). /Insajderi.com

The post Gjysmë milionë euro pasuri të trashëguara të deputetit të PDK-së appeared first on INSAJDERI.

Numri i të vrarëve nga zjarri në Londër supozohet se mund të arrijë në 58

Posted: 17 Jun 2017 09:20 AM PDT

Policia në Londër thotë se numri i supozuar i personave të vrarë nga zjarri më herët këtë javë në një ndërtesë shumëkatëshe, tash është 58 vetë.

Deri tash është konfirmuar se në këtë tragjedi janë vrarë 30 vetë, ndërsa 28 të tjerë konsiderohen të zhdukur apo supozohet se janë të vdekur, ka thënë sot komandanti i policisë së Londrës, Stuart Cundy.

Ndërtesën 24 katëshe, Grenfell Tower, e ka kapluar zjarri i fuqishëm në mëngjes të 14 qershorit.

Komandanti Cundy tha, po ashtu, se mund të ketë pasur më tepër njerëz në ndërtesë se sa konsiderohet tash, kështu që numri i të vrarëve mund të rritet përsëri.

Sipas tij, mund të kalojë edhe një javë, derisa përfundimisht të dihet numri i personave të vrarë nga ky zjarr i fuqishëm.

Cundy ka premtuar një hetim komplet lidhur me këtë zjarr.

Autoritetet e qytetit në Londër sot e kanë mbyllur një pjesë të sistemit të metros së qytetit, për shkak të rrezikut që mbetjet e zjarrit në ndërtesë të bijnë në binarët e afërt hekurudhorë.

Departamenti i zjarrfikës tha se ekipet po punojnë për sigurimin e ndërtesës dhe për hapjen e dy linjave të metrosë, sa më parë që të jetë e mundur.

The post Numri i të vrarëve nga zjarri në Londër supozohet se mund të arrijë në 58 appeared first on INSAJDERI.

Higuain i thotë lamtumirë Dani Alves, më pas e fshin mesazhin

Posted: 17 Jun 2017 09:05 AM PDT

Gonzalo Higuain postoi një mesazh lamtumire për shokun e ekipit Dani Alves, më pas ai mesazh u fshi nga mediat sociale.

Spekulimet që braziliani do të largohet nga Torino vetëm një vit pas transferimit janë rritur ditët e fundit. Raportohet se ai kërkon një kontratë më afatgjate, por bardhezinjtë nuk janë të gatshëm t'i përmbushin kërkesat lojtarit.

Kështu që një lëvizje në Premier League ose Kinë e pret mbrojtësin e djathtë. Higuain ndezi më tepër thashethemet kur postoi një mesazh lamtumire në mediat sociale, shkruan Telesport.

"Ishte një kënaqësi të luaja me ty. Të uroj gjithë të mirat dhe shpresoj të takohemi përsëri," shkruante Pipita.

Gjithsesi, mesazhi u fshi vetëm pak çaste më vonë, duke lënë të kuptohet se Hiaguain me deklaratën e tij kishte bërë publik një fakt që nuk është konfirmuar akoma nga klubi. Dani Alves është përfolur për një kalim te Chelsea ose Manchester City.

The post Higuain i thotë lamtumirë Dani Alves, më pas e fshin mesazhin appeared first on INSAJDERI.

Arabia Saudite refuzon ofertën e Turqisë për ndërtimin e bazës ushtarake

Posted: 17 Jun 2017 08:57 AM PDT

Arabia Saudite ka refuzuar një ofertë të Turqisë për të ndërtuar një bazë ushtarake në mbretëri, duke thënë se "nuk mund ta lejojë" Ankaranë të vendosë një ushtrinë në territoret e tyre, sipas Agjencisë Saudite të Lajmeve.

Agjencia zyrtare shtetërore tha të shtunën se mbretëria nuk ka nevojë për bazë turke, të ngjashme me atë të ndërtuar në Katar, në vend pasi që "aftësitë ushtarake saudite janë në nivelin më të mirë ndonjëherë, me pjesëmarrje të madhe."

"Forcat e armatosura saudite janë duke marrë pjesë edhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe bazën ajrore turke Incirlik, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së sigurisë dhe stabilitetit në regjion", ka thënë një zyrtar, shkruan Aljazeera.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi presidenti turk Erdogan kishte treguar për televizionin portugez se i ka ofruar Arabisë Saudite të ndërtojë një bazë ushtarake.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka vizituar mbretërinë të premten duke e takuar edhe mbretin Salman. Ndërsa është larguar të shtunën.

Përderisa sipas agjencisë së lajmeve takimi ka qenë pozitiv, marrëveshja për bazë ushtarake nuk është arritur. /Insajderi.com

The post Arabia Saudite refuzon ofertën e Turqisë për ndërtimin e bazës ushtarake appeared first on INSAJDERI.

Kush do të bëhet kryeministër, Kurti apo Haradinaj?

Posted: 17 Jun 2017 08:44 AM PDT

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, krijuan një situatë të vështirë rreth formimit të qeverisë së re. Asnjë koalicion apo parti politike nuk doli fituese bindëse e zgjedhjeve, me çka janë kushtëzuar koalicionet e reja paszgjedhore, për formimin e qeverisë së re.

Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, si ftuese në këto zgjedhje, mori më se 34 për qind të votave, e që mund të sigurojë jo më shumë se deri në 40 ulëse në Kuvend.

Por, ky numër, sipas vlerësimeve të analistëve, nuk i mjafton këtij koalicioni ta formojë qeverinë, pavarësisht që si pjesë e saj, në bazë të Kushtetutës, duhet të jenë edhe komunitetet pakicë.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur vetëm nëse merr shumicën e votave (61 vota) të të gjithë deputetëve nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Analistë të çështjeve politike në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë japin vlerësimet se si mund të arrihet që Kosova të krijojë qeverinë brenda një kohe të shkurtër pa krijuar bllokadë dhe vonesa.

Politologu Ramush Tahiri konsideron se procedurat janë shumë të qarta për krijimin e qeverisë dhe se nëse këto procedura respektohen, atëherë i mundësojnë Kosovës që brenda 45 ditëve ta ketë qeverinë.

"Me Ligj dhe me Kushtetutë dhe me precedentët që i kishim në zgjedhjet e vitit 2014, me mendimin e Gjykatës Kushtetuese, pas certifikimit të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe zgjedhjen e organeve të Kuvendit dhe verifikimin e mandateve të deputetëve, presidenti i Kosovës, në konsultim me partinë apo koalicionin fitues, në këtë rast me koalicionin PAN, e cakton mandatarin dhe për këtë e njofton Kuvendin e Kosovës".

"Nëse PAN insiston ende në Ramush Haradinaj si kandidat të saj për kryeministër, atëherë presidenti e dekreton Haradinaj mandatar për formimin e qeverisë", thotë Tahiri.

Sipas tij, mandatarit më pas i mbeten edhe 15 ditë që të krijojë koalicionin qeverisës.

"Pasi që PAN i ka 38 apo 39 deputetë, e që nuk është e mjaftueshme për të votuar qeverinë, sepse duhen 61 deputetë, ata duhet të bëjnë koalicion nga partitë ose me Vetëvendosjen që i ka 31 deputetë ose me LDK-në që i ka 30 dhe plus komunitetet, që janë 20. Pra, varet çfarë koalicioni të madh mund të bëjë Ramush Haradinaj", thotë Tahiri.

Në rast se i nominuari nga koalicioni PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, nuk arrint'i ketë 61 vota, atëherë sipas Tahirit, presidenti i Kosovës brenda afatit prej 10 ditësh duhet t'i japë rastin një mandatari tjetër, sipas së njëjtës procedurë.

"Në këtë rast duhet t'i jepet mandatarit të Vetëvendosjes dhe kandidatit për kryeministër Albin Kurti. Nëse Kurti arrin që të krijojë qeverinë me LDK-në dhe ka 61 vota dhe nëse aty janë edhe minoritetet joserbe, atëherë bëhen 71 që është e mjaftueshme të votohet qeveria. Në këtë rast Kosova do ta ketë qeverinë në afat brenda 45 ditëve", thekson Tahiri.

Politologu Tahiri thotë se nëse nuk do të veprohej kështu, atëherë do të kishte anashkalim të demokracisë si dhe shkelje të Kushtetutës që do ta dërgonte vendin në zgjedhje.

Në anën tjetër, Emrush Ujkani, njohës i zhvillimeve politike dhe integruese thotë për Radion Evropa e Lirë se është me rëndësi që zgjedhjet kanë kaluar mirë dhe rezultati është pranuar nga të gjitha partitë politike.

Se kush do të duhej ta formonte qeverinë, nënvizon Ujkani, është diçka e thjeshtë dhe se këtë duhet ta bëjë ai i cili do të mund të krijojë numrin e mjaftueshëm të deputetëve.

"Rezultati zgjedhor ka prodhuar një situatë të re ku kemi tri parti kryesore që nuk qëndrojnë larg njëra prej tjetrës dhe pashmangshëm ky rezultat e imponon nevojën e koalicionit të madh dhe të qëndrueshëm që do të krijonte stabilitet politik në vendin tonë. Sa do të jenë në gjendje partitë tona që të arrijnë konsensus, është çështje që do të marrë kohë, e ndoshta mund të rezultojë edhe me kriza dhe ngërç politik", thotë Ujkani.

Sidoqoftë, të dy të nominuarit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, në intervistat dhënë për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se do ta krijojnë qeverinë e re.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj,ka thënë se nuk do të lejohen improvizime dhe se Qeverinë do ta formojë koalicioni që i ka fituar zgjedhjet.

"Tash jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputetëve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe rolin e komuniteteve e të gjithëve në Qeveri. Po ashtu, do të diskutojmë, do të konsultojmë edhe organizime politike ose parti politike shqiptare për ndërtimin e Qeverisë", ka thënë Haradinaj.

Derisa, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në intervistën për Radion Evropën e Lirë ka thënë se nga këto zgjedhje Vetëvendosje shënoi një rezultat të jashtëzakonshëm dhe kësisoj u shndërrua në partinë e parë politike në vend.

"Nuk mund të ketë Qeveri të re nga regjimi i vjetër. Prandaj, ne jemi të bindur që i takon Lëvizjes Vetëvendosje që ta formojë Qeverinë e re dhe këtë do ta bëjmë duke u takuar dhe duke biseduar, në radhë të parë me partitë e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe deputetë individualë, të cilët janë nga koalicioni PAN", ka thënë Kurti.

Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. /REL

The post Kush do të bëhet kryeministër, Kurti apo Haradinaj? appeared first on INSAJDERI.

PDK kundërshton “Prishtinalitë e Vjetër”: Po provohet të na jepet epitet i partisë së katundarëve

Posted: 17 Jun 2017 08:31 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës nuk është dakord me formimin e shoqatës së prishtinalive, kryetari i kësaj partie në Prishtinë Lirak Çelaj po thotë se krijimi i këtij forumi po bëhet për qëllime partiake të LDK-së.

Çelaj po thotë se PDK-së po provohet të i jepet epitet i partisë së katundarëve për shkak të përkrahjes që ka në zonat rurale.

"Absolutisht s'ka asnjë argument në këtë drejtim, unë ju gjej ma shumë qytetarë brenda PDK-së se sa në LDK, ky është debat ma koti, është tendencioz. Janë mundu që PDK-në ta etiketojnë si parti të Drenicës  ose e katundarëve por absolutisht nuk është e vërtetë një gjë e tillë”, ka deklaruar ai.

Iniciativën e Bardhyl Metës dhe Muhamet Mustafës, Çelaj po e quan debat i kotë dhe debat racistë.

"Unë nuk qenkam në dijeni për këtë debat por në parim nuk e di se cili është qëllimi i këtyre e as se çka kanë me bo me këtë gjë. Jam kundër regjionalizmave, na jemi popull i vogël dhe me ja nis e mu nda kështu në krahina e rajone ne dëmtohemi shumë, pra s'kemi nevojë", ka thënë Çelaj për Gazetën Express.

"Me qenë një iniciativë e qytetarëve të Prishtinës që nënkupton të gjithë banorët por jo  “prishtinalitë e vjetër”, iniciativa të tilla ka pas edhe më herët pra për mbrojtjen e qytetit  me reagua për interesa të qytetit, në këtë parim pse jo është në rregull por jo kështu “prishtinali të ri e të vjetër” pasi këto ndarje nuk na bëjnë mirë" është shprehur Çelaj.

The post PDK kundërshton "Prishtinalitë e Vjetër": Po provohet të na jepet epitet i partisë së katundarëve appeared first on INSAJDERI.

Vaji i kokosit më i dëmshëm se gjalpa dhe yndyra e kafshëve

Posted: 17 Jun 2017 08:19 AM PDT

Për vite me radhë vaji i kokosit është cilësuar si zgjidhje për gjithë problemet e shëndetit.

Lëkurë e thatë? Përdor vaj kokosi! Flokë të dobët? Vaj kokosi! Mbi peshë? Vaj kokosi!

U bë zgjedhje e shumë njerëzve për ushqim duke zëvendësuar vajrat tjera, shumë blogerë duke treguar për të mirat e këtij vaji.

Tani sidoqoftë, ekspertët kanë folur jo dhe aq mirë për këtë vaj. Ata kanë thënë se është po aq i dëmshëm sa edhe dhjami i kafshëve.

Përderisa avokado dhe arrat kanë yndyra të mira, vaji i kokosit është yndyrë e ngopur dhe për këtë arsye nuk është më i mirë se sa gjalpa, ka thënë Asociacioni Amerikan i Zemrës në këshillën e tyre të publikuar së fundmi.

Ata thonë se ky vaj mund të ngritë kolesterolin e dëmshëm, edhe pse shpesh shitet si ushqim i shëndetshëm.

Përdorimi i shpeshtë i vajit të kokosit mund të rezultojë në mbyllje të arterieve dhe rritje të sëmundjes dhe sulmit në zemër, shkruan The Independent.

82 për qind të vajit të kokosit është i ngopur, që është më shumë se sa gjalpa (63 për qind), yndyra e mishit të lopës (50 për qind) dhe të derrit (39 për qind).

Gjithashtu, ky asociacion ka thënë se nuk ka fakte të vërtetuara të cilat janë në pajtueshmëri me pretendimet e njerëzve që vaji i kokosit sjell përfitime shëndetësore.

Ata rekomandojnë të limitohet konsumimi i yndyrave të ngopura, dhe të zëvendësohet me yndyra të pangopura të perimeve.

Ndër tjerash, burrat nuk duhet të hanë më shumë se 30g të yndyrave të ngopura në ditë, ndërsa gratë jo më shumë se 20g.

"Ne rekomandojmë të zëvendësohen yndyrat e ngopura me ato të pangopurat në dietën tuaj – duke përdorur vajra në vend të gjalpës dhe duke zgjedhur ushqime si avokado, peshk, arra dhe fara në vend të ushqimeve me nivel të lartë të yndyrave të dëmshme si biskotat, tortat, çokollata dhe mishi me dhjamë", ka thënë Victoria Taylor nga Fondacioni Britanik i Zemrës për BBC News. /Insajderi.com

The post Vaji i kokosit më i dëmshëm se gjalpa dhe yndyra e kafshëve appeared first on INSAJDERI.

Guardiola kritikohet nga Schweinsteiger

Posted: 17 Jun 2017 08:18 AM PDT

Që marrëdhënia mes trajnerit spanjoll, Pep Guardiola dhe mesfushorit gjerman, Bastian Schweinsteiger, nuk ishin perfekte kjo dihej, por gjithsesi, ky i fundit u largua nga Bayern Munich, për të tjera motive.

Si për shembull, për të ndryshuar ambient pas shumë viteve dhe trofeve të fituar me ekipin bavarez, si dhe për tu bashkuar te Manchester United me trajnerin holandez, Louis van Gaal, që e drejtoi në vitet 2009-201, te Bayern Munich.

Mensfushori gjerman, pas dështimit të eksperiencës së tij te United, sidomos pas ardhjes në krye të "Djajve të Kuq", të trajnerit Jose Mourinho, tashmë ka nisur një aventurë të re në Amerikë, te Chicago Fire.

Në një intervistë të dhënë për "Die Zeit", ndër të tjera ka dhënë edhe një një perceptim të tijin në lidhje me ish-trajnerin e tij te Bayern Munich, Pep Guardiola, që tashmë drejton skuadrën e Manchester City.

"A u largova unë nga Bayern Munich për shkak të Guardiolas? Mendoni vërtetë se ai kishte kaq shumë pushtet atje?", deklaroi Schwinsteiger. /telesport.al

The post Guardiola kritikohet nga Schweinsteiger appeared first on INSAJDERI.

Parlamenti shqiptar funksionalizon vettingun

Posted: 17 Jun 2017 07:49 AM PDT

Parlamenti votoi në bllok listën me 27 emrat e komisioneve ku përfshihen edhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit me zëvendësuesit e tyre, të cilët u votuan në komisionin parlamentar pak ditë më parë.

Për të përfunduar procedurën e votimit në komision të ngritjes së organeve të vettingut, deputetët lanë fushatën elektorale, por tonet shumë të larta dhe kërcënuese, veçanërisht mes LSI-së dhe socialistëve, nuk u reflektuan tek deputetët e tyre.

Të vetmi që kundërshtuan këtë listë ishin dy deputetët e lënë jashtë liste nga Lulzim Basha; Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi. Ish kryetarja e Kuvendit e ndau listën me 27 emra në dy pjesë.

"Në këtë listë ka miq personalë të Kryeministrit, njerëz militantë, politikë dhe të paaftë. Pjesa tjetër e emrave janë të paktit Rama-Basha. Nëse ky është produkti i paktit tuaj, kjo është një këmbanë alarmi. Nuk më shkon mendja që të votoj në bllok njerëz që kanë mbyllur çështje personale gjyqësore me para. Po fortifikoni korrupsionin në sistemin e drejtësisë", tha Topalli.

Replikën zonjës Topalli ja dha Kryeministri Rama.

"Jozefinë, unë i hodha një sy listës dhe nuk e kam parë ndonjëherë dhe nuk e kuptoj se ku i gjete gjithë këta miq dhe gjithë këta shokë të mi. Ti përmende Ina Ramën dhe Ina Rama nuk është mikja ime, pavarësisht se Ina Rama është shembull i shkeljes së të drejtave të njeriut. Njoh Albana Shtyllën dhe jam shumë krenar që ajo është këtu. Njoh edhe Sokol Çomon në distancë, të tjerët nuk i njoh. Më vjen keq që e mbylle me kaq nivel të ulët karrierën tënde parlamentare për këtë moment, se unë jam i bindur që do të rikthehesh një ditë këtu. Ky Vettingu është gjëja e duhur, por është kaq e vonuar dhe kaq e domosdoshme saqë ka mbështetjen e gjithë popullit shqiptar, majtas dhe djathtas. Nëse është vonuar deri këtu, jeni ju në radhë të parë përgjegjës", deklaroi ai.

Ai që i dha fund "me forcë" replikës ishte kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

"Të lutem, po të vazhdojmë kështu ai tjetri mund të bëjë replikë një orë dhe unë nuk e ndaloj dot me Kushtetutë", tha ai duke kaluar direkt në votim pa ja dhënë fjalën Astrit Patozit.

Në fund të votimit të fshehtë, lista me 27 emra kaloi me 100 vota pro, dy kundër, me gjasë vota e Patozit dhe Topallit dhe pesë abstenim.

The post Parlamenti shqiptar funksionalizon vettingun appeared first on INSAJDERI.

NISMA thotë se do t’i ketë 8 deputetë

Posted: 17 Jun 2017 07:48 AM PDT

Të paktën tetë deputetë nga koalicioni PAN janë të NSIMA-s për Kosovën, ka thënë partia e udhëhequr prej Fatmir Limajt përmes një komunikate për media.

Sipas një komunikate për media zë NISMA-s, është bërë e ditur se kjo ka pasur një rritje të madhe, dhe do të ketë në Kuvend së paku tetë deputetë.

"Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet", thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në këtë mbledhje ka thënë se po pritet certifikimi i rezultateve, dhe do të formohet qeveria sipas tij me Ramush Haradinajn kryeministër.

"Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejtë pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit", bëhet e ditur në njoftimin e NISMA-s. /Insajderi.com

The post NISMA thotë se do t’i ketë 8 deputetë appeared first on INSAJDERI.

Me çfarë çmimi synonte Komuna e Prishtinës ta shiste “Audi Q7“

Posted: 17 Jun 2017 07:47 AM PDT

Vetura zyrtare me të cilën vozitej ish kryetari i Prishtinës Isa Mustafa, por që nuk u përdorë asnjëherë pasi që në pushtet erdhi Shpend Ahmeti, kur kishte dal në për herë të parë në shitje në korrik të vitit 2014, i ishte caktuar çmimi fillestar prej 41 mijë e 810 euro.

Kjo procedurë e shitjes u anulua, pasi nuk kishte pasur asnjë ofertues të interesuar.

Një ditë pas anulimit, Audi Q7 doli përsëri në shitje me të njëjtin çmim, por as kësaj herë Komuna e Prishtinës nuk arriti ta shes.

"Audi Q7", i blerë për 76 mijë euro në vitin 2011, me motor 4.2 dizel – me tërheqje katërrotëshe dhe vetëm 75 mijë kilometra të kaluara, do mbetjet në garazhin e komunës duke u amortizuar.

Një përpjekje tjetër u bë tek pas tri viteve, në prill dhe maj të këtij viti, fillimisht me çmimin fillestarë prej 31 mijë euro e pastaj 25 mijë.

Por larg këtyre çmimeve të caktuara nga Komuna e Prishtinës, tek sot "Audi Q7" arriti të shitej për vetëm 22 mijë e 500 euro, aq sa u ofruan në ankand.

Kështu përfundoi edhe beteja e Shpend Ahmetit për ta shitur këtë veturë e kishte filluar ende pa u zgjedhur kryetar, me arsyetimin se një kryetari të komunës nuk i duhet një veturë aq luksoze me shpenzime të mëdha.

Tash pronari i ri Audi Q7 është Lulzim Kastrati nga Peja, i cili sipas Nazmi Kryeziu, drejtori i Shtëpisë së Ankandeve pagesat duhet të bëhen brenda tri ditësh pune.

"Të mërkurën është afati për kryerjen e pagesës dhe në momentin, kur kryhet pagesa blerësi mund ta marrë atë çfarë ka blerë në ankand", ka thënë ai. /Insajderi.com

The post Me çfarë çmimi synonte Komuna e Prishtinës ta shiste "Audi Q7" appeared first on INSAJDERI.

Kryetari i komunës me rrogë 1.200 euro, deklaron veturë 16.000 euro

Posted: 17 Jun 2017 07:31 AM PDT

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) një veturë të blerë personalisht prej tij në vlerë prej 16 mijë eurove.

Bashota, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka treguar tipin e veturës që posedon, mirëpo ka deklaruar se veturës së blerë në vitin 2015, është 16.000 euro.

Ai ka deklaruar edhe pagën e tij si kryetar i Komunës së Klinës. Por, paga e tij vjetore nuk e kalon vlerën e veturës që ka blerë. Bashota ka deklaruar një pagë vjetore prej 14 mijë e 807 euro, e që në muaj i bie të jenë rreth 1 mijë e 200 euro pagë, raporton Insajderi.

Gjithashtu, Bashota ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit edhe një veturë të bashkëshortes së tij, me vlerë 8 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Klinës ka deklaruar po ashtu edhe një shtëpi në vlerë prej 100 mijë eurove. Këtë shtëpi, ai thotë se e ka trashëgimi familjare.

Bashota ka deklaruar edhe një banesë, në vlerë prej 15 mijë eurove, edhe pse ka sipërfaqe prej 321 metra katror. Banesën, Bashota thotë se e ka blerë nga paratë familjare. Po ashtu, Bashota ka deklaruar në AKK edhe 2.7 hektarë parcelë tokë.

Sokol Bashota është kryetar i Komunës së Klinës që nga viti 2009. /Insajderi.com

 

The post Kryetari i komunës me rrogë 1.200 euro, deklaron veturë 16.000 euro appeared first on INSAJDERI.

Putin: Sanksionet e reja komplikojnë marrëdhëniet Rusi-SHBA

Posted: 17 Jun 2017 07:29 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi se sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kundër Rusisë prishin marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një intervistë të publikuar të shtunën, Putin i ka thënë agjencisë së lajmeve TASS se “ato sigurisht komplikojnë marrëdhëniet ruso-amerikane”, mirëpo lideri rus ka theksuar se është shumë herët për të folur për një përgjigje të mundshme ndaj sanksioneve.

Senati i SHBA-ve të enjten votoi sanksione kundër Rusisë për shkak të dyshimit për përfshirjen e kësaj të fundit në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA.

Projektligji, i cili u miratua me 98 vota pro dhe vetëm dy kundër, ka të bëjë me individë rusë të akuzuar për korrupsion dhe me pjesëmarrës në sektorët kyç të ekonomisë ruse.

Në intervistën në fjalë, Putin ka thënë se nga shkaku i sanksioneve, Rusia do të detyrohet të bëjë disa ndryshime, por se ato nuk do të çojnë në një “kolaps”, shkruan AA.

Sanksionet u kritikuan nga Gjermania dhe Austria sipas të cilave të njëjtat bëjnë promovimin e interesave të ekonomisë amerikane.

The post Putin: Sanksionet e reja komplikojnë marrëdhëniet Rusi-SHBA appeared first on INSAJDERI.

Blerësi i Audi Q7 të Isa Mustafës thotë se e bleu “lirë” veturën

Posted: 17 Jun 2017 07:07 AM PDT

Audi Q7 e Isa Mustafës është shitur sot në ankand publik për 22 mijë e 500 euro. Kjo veturë ishte blerë 76 mijë euro për ish-kryetarin e Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Veturën e shumëpërfolur që kishte vetëm 70 mijë kilometra të kaluara, arriti ta blejë Lulëzim Kastrati nga Peja.

Blerësi tha se është adhurues i veturave të shtrenjta dhe nuk ka pasur kurrfarë qëllimi që t'i ndihmojë Shpend Ahmetit ta përmbushë një nga premtimet elektorale.

"Nuk më pengon që e ka vozitur Isa Mustafa, përkundrazi… Çmimi është i lirë", tha Kastrati.

Ai deklaroi se pagesa për veturën nuk ihste në vlerë reale, por ai ka thënë se ka përfituar nga blerja e Audi Q7.

“Jam simpatizues i automjeteve, dhe më pëlqejnë veturat. E di që e ka pasur çmimin më të lartë në fillim, dhe kjo nuk është vlera reale, është lirë… nuk është shtrenjtë”, ka thënë ai. /Insajderi.com

The post Blerësi i Audi Q7 të Isa Mustafës thotë se e bleu “lirë” veturën appeared first on INSAJDERI.

Milani i gatshëm për shkëmbimin Ronaldo-Donnarumma

Posted: 17 Jun 2017 07:06 AM PDT

Milan-i duhet të jetë i përgatitur për të diskutuar për një lëvizje në merkato e cila mund të përfshijë Cristiano Ronaldo-n dhe Guanluigi Donnarumma-n, ka thënë drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli.

Sulmuesi portugez raportohet se ka kërkuar të largohet nga Real Madrid-i këtë verë duke bërë të shpërthejnë spekulimet lidhur me të ardhmen e tij. Nga ana tjetër te Milan-i, Donnarumma ka refuzuar të nënshkruajë kontratën e re duke ngjallur pakënaqësinë e drejtuesve dhe tifozëve të klubit kuqezi.

Ndërkohë kampionët e La Liga-s prej kohësh janë në kërkim të një portieri pavarësisht se gjasat janë për një rinovim të atij aktual Keylor Navas. Në këtë pikë 18-vjeçari i Milan-it Donnarumma duket se është në radarët e "Los Blancos", ndërkohë që Mirabelli ka thënë me shaka se ka një mundësi e cila mund të tërheqë interesin e klubit të Serie A.

"Nëse Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid-i dhe këta të fundit duan Donnarumma-n, atëherë ne do të jemi të gatshëm për të diskutuar me presidentin Florentino Perez", ka thënë Mirabelli për "Corriere dello Sport".

Por për Donnarumma-n nuk interesohet vetëm Real Madrid-i. Edhe kampionët e Italisë, Juventus-i gjithashtu ndjek portierin e ri, i cili konsiderohet si një pasues i denjë i trashëgimisë së Buffon. Në këtë pikë Mirabelli shtoi:

"Do të isha i çuditur nëse Marotta do të kishte thënë të kundërtën. Marotta është shumë i talentuar në tregun e transferimeve, ndaj nëse atij i duhet një portier, ne jemi këtu. Për momentin nuk ka ndodhur asgjë. Për momentin nuk kemi pranuar oferta. Nuk ka çmim për të dhe ne nuk duam ta shesim. Jo tani. Dëshira jonë ishte ta bënim Donnarumma-n simbolin e Milan-it dhe tifozëve tanë duke i ofruar gjithçka që kërkon ky rol. Ai do të ishte kapiteni i skuadrës, kishte një ofertë të konsiderueshme duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe situatën e Milan-it: 25 milionë euiro neto për pesë vjet që janë 50 milionë euro bruto për klubin", shkruan Telesport.

Për sa i takon refuzimit të Donnarumma-s për të rinovuar kontratën Mirabelli tha:

"Në aspektin njerëzor ishim shumë të mërzitur, veçanërisht sepse nuk kishte shanse për negociata. Nuk është e vërtetë që të enjten situata me Raiolën ishte e tensionuar dhe që ne kemi debatuar me të. Thjesht sqaruam gjërat duke ndarë rrugët tona. Jemi shumë të mërzitur, po ashtu edhe tifozët tanë. Dhe e them me respektin më të madh për Gigio-n dhe Raiola-n: secili është i lirë të bëjë zgjedhjen e tij. Tani ne jemi duke kërkuar një portier të denjë për Milan-in. Kushdo që do të veshë fanelën e Milan-it duhet ta ketë të qartë peshën e saj".

The post Milani i gatshëm për shkëmbimin Ronaldo-Donnarumma appeared first on INSAJDERI.

May u akuzua se nuk u interesua sa duhet për zjarrin në Londër

Posted: 17 Jun 2017 07:04 AM PDT

Theresa May është kritikuar se është "johumane dhe e pamerakosur" pasi u ishte shmangur pyetjeve lidhur me zjarrin e ndërtesës Grenfell në Londër.

Në një intervistë me BBC, May ka quajtur incidentin i cili ka vrarë së paku 30 persona "tërësisht tmerrues", raporton The Independent.

Por kur është pyetur nëse ka dështuar në gjykimin e ndjenjave të publikut, May e anashkaloi pyetjen.

Intervistuesja sugjeroi se publiku ka nevojë për pranim të përgjegjësisë nga qeveria.

Por May u përgjigj: "Ky është një zjarr i tmerrshëm që ka ndodhur. Njerëzit kanë humbur jetën, disave u është shkatërruar shtëpia, ata kanë ikur për jetën e tyre duke mos pasur asgjë".

May u pyet disa herë nëse nuk e kishte kuptuar nevrikosjen e publikut ndaj saj. Dikur intervistuesja edhe shtoi faktin se May nuk ishte takuar fare me banorët e ndërtesës.

Përsëri ministrja i iku përgjigjes.

"Ishte një tragjedi e tmerrshme që ka ndodhur", tha ajo. Njerëzit kanë humbur jetën, disa kanë humbur gjithçka, posedimet, shtëpinë gjithçka, kishte thënë ajo. Çfarë ne po bëjmë është vendosja në vend e ndihmave që do t'i ndihmojë ata.

Intervistuesja provoi edhe në një mënyrë tjetër, duke sugjeruar se tragjedia mund të ishte parandaluar, duke theksuar në këtë rast raportin e vitit 2013 i cili kishte rekomanduar të vendosen impiante ujitëse rreth ndërtesës, por kjo nuk ishte bërë.

Më pas përmendi edhe veshjen e dobët dhe lehtë zjarrvënëse të ndërtesës.

Por, Theresa May ishte këmbëngulëse në përgjigjen e saj duke thënë se "do të gjejmë se cili është shkaktari i zjarrit". Ajo tha se shërbimi zjarrfikës është duke e bërë këtë.

"Është e rëndësishme që t'i shkojmë deri në fund kësaj dhe të gjejmë saktësisht se çfarë ka ndodhur", ka thënë ajo.

Përderisa zyrtarët dhe zjarrfikësit, që po merren me këtë çështje, kanë thënë se raporti i hetimeve mund të mos publikohet për vite të tëra. /Insajderi.com

The post May u akuzua se nuk u interesua sa duhet për zjarrin në Londër appeared first on INSAJDERI.