INSAJDERI: “Latifi: Kushdo që beson se VV është fituese, ka nevojë për klinikë psikiatrike” plus 19 more

INSAJDERI: “Latifi: Kushdo që beson se VV është fituese, ka nevojë për klinikë psikiatrike” plus 19 more


Latifi: Kushdo që beson se VV është fituese, ka nevojë për klinikë psikiatrike

Posted: 14 Jun 2017 09:50 AM PDT

Blerim Latifi, këshilltar i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të cilësohet si fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit. Sipas tij, "duhet t'i thyejmë ligjet e logjikës dhe matematikës që të mund të themi se 35 për qind është më pak se 27 për qind".

"Por ne nuk mund të bëjmë këtë dhe kushdo që tenton, tregon se ka nevojë për një klinikë psikiatrike. Pra kjo është premisa e pashmangshme prej nga duhet të niset procesi: ai që ka marrë shumicën e votave në procesin elektoral duhet të formojë Qeverinë", ka thënë ai.

Ai ka thënë se në rrethanat aktuale nevojiten bisedime serioze politike.

"Në situatën aktuale janë të nevojshme bisedimet serioze dhe parimore politike që të krijohet një formulë që garanton stabilitet afatgjatë qeverisës. Është në të mirë të vendit dhe besoj fuqishëm se në ditët në vazhdim do të ndodhë një gjë e tillë", ka thënë ai në një intervistë për Gazetën Express.

 

The post Latifi: Kushdo që beson se VV është fituese, ka nevojë për klinikë psikiatrike appeared first on INSAJDERI.

Rusia ka blerë një televizion, gazetë dhe 3 portale në Tiranë

Posted: 14 Jun 2017 09:41 AM PDT

Kohët e fundit kemi lexuar shumë artikujt nga media ndërkombëtare prestigjioze, për rritjen e pranisë së Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe shpesh herë kemi parë reagime të ndryshme për vërtetësinë apo të këtyre lajmeve, shkruan në një vështrim të tij Mark Gjonaj, këshilltar në Asamblenë e New York.

Mirëpo, një studim i Qendrës së Studimeve Gjeopolitike Ndërkombëtare dhe shkrimit të profesorit amerikan Dev Injatus, del në pah se Shërbimet sekrete ruse (SVR) dhe shërbimi i Ushtrisë (GRU), kanë ndërtuar strategji të sofistikuara të luftës mediatike. Përmendet në studim jo pa rëndësi projekti i ashtuquajtur "NEË-Alb-TransfertMedia Contract", për të ndikuar në opinione publike përmes blerjes dhe përdorimi të mediave. Kanale mediatike jo dhe aq periferike janë ofruar të transmetojnë edhe në të gjithë Shqipërinë, kundrejt pagesave apo shitjes 100% të aksioneve, të produkteve televizive ruse apo sllave. Flasim për shifra që shkojnë nga 1 euro në e 1 milion e 400 mijë euro. Shuma e përcaktuar në kontratë pritet të përfshijë edhe implementin e procedurave për kalimin e pronësisë edhe të 1 gazete shqiptare me tirazh jo të vogël si dhe të 3 portaleve elektronike.

Me qëllim përfundimin e marrëveshjes së nënshkruar kanë mbërritur në Tiranë nga Moska sipërmarrës, gazetarë, analistë, studiues dhe diplomatë, të cilët fare mirë mund të jenë punonjës së shtetit rus. Ata kanë vizituar ambientet e këtij televizioni kanë diskutuar për instalimin e aparaturave të reja Satelitore për transmetim në HD.

Shtimi i numrit të"atasheve kulturorë", "atasheve tregtarë", pranë përfaqësive diplomatike ruse në Tiranë, Podgoricë, Shkup, Beograd dhe Prishtinë ka si qëllim krijimin e kushteve për hapjen e një qendre të njëjtë homologe të Nishit të Serbisë, por tani me seli në Tiranë. Kjo qendër së bashku me një grup gazetarësh-ekspertë të IT pritet të punojnë në Tiranë, ku dhe do të synohet shpërndarja e materialeve "kulturore" duke përdorur televizionin dhe median e sapo blerë.

Ndërkohë Televizioni në fjalë ka filluar të transmetojë filma-dokumentarë të prodhuara nga autoritet ruse, të cilat kanë si qëllim rritjen e influencës ruse në Ballkan dhe në Shqipëri.

Ndërsa përdorimi i gazetës tashmë për mbarë opinionin publik shqiptar dhe 3 portalet online po përdoren që prej vitit 2015 për shpërndarjen e materialeve të prodhuara nga Qendra e Emergjencave Civile në Nish të Serbisë dhe nga një qendër në Sofje të Bullgarisë.

Shitja e pronësisë së një pjese të medias shqiptare cenon rëndë konkurrencën e medias në Shqipëri dhe hap kapitullin e luftës së ashtuquajtur "Soft-War" edhe në Shqipëri. Objektivi kryesor i marrëveshjes nuk është thjesht përdorimi i kësaj media për qëllime të Moskës, por ajo rezulton të ketë një objektiv madhor: Kapjen e mediave dhe realizimin e shantazheve kundrejt konkurrencës së lirë me synimin e krijimit të kushteve për t'i falimentuar brenda dyvjeçarit 2017-2019.

Ndërsa blerja e 3 portaleve online është realizuar nga një kompani ruse me qendër në Serbi dhe kontrata është nënshkruar jashtë territorit shqiptar. Nuk dihen shkaqet e mos shpalljes publike të këtyre lloj marrëveshjeve që cenojnë rëndë lirinë e medias së shkruar dhe elektronike shqiptare.

Mos pasqyrimi i kësaj marrëveshje nga mediat shqiptare lidhet ngushtësisht me interesat e disa prej gazetarëve/analistëve/studiuesve dhe mediave shqiptare të caktuara, të cilat kanë lidhur "kontratë bashkëpunimi" me ambasadën ruse në Tiranë. Këta individë përdoren për të përhapur/realizuar qëllimet e ngushta të Moskës për të rritur influencën e te në opinion publik shqiptarë dhe me gjerë. Këto forma e metoda që po përdoren në Tiranë janë të njohura në shumë vende perëndimore.

Nga analiza e përdorimit të mediave rezulton që në vendet perëndimore i kushtohet një rëndësi e madhe përdorimit të mediave dhe lirisë së shtypit nga ana e Rusisë, me qëllimin e realizimit të interesave të saj në këto shtete. Dy rastet më flagrante kanë qenë zgjedhjet e fundit presidenciale, të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Francë.

Në të dyja rastet, furtunat mediatike filluan pas hakerimit të informacioneve konfidenciale, nga ana e shërbimeve të inteligjencës ruse, të Partisë Demokratike në SHBA dhe të Emmanuel Macron, kandidatit për president në Francë. Bombardimi i përditshëm i publikut nga media të financuara nga Moska, për të influencuar votën e tyre në favor të kandidatëve të preferuar të saj, ishte aq i madh saqë presidenti francez i sapo zgjedhur Macron, në një konferencë për shtyp me presidentin rus Putin, akuzoi televizionin Russia Today dhe agjencinë e lajmeve Sputnik si "agjent influence dhe propagande që shpërdanin lajme të rreme për të".

Fushata mediatike që Moska ka filluar në Shqipëri është e përqendruar te opinioni publlik dhe perceptimi i tyre se Shtetet e Bashkuara kanë një farë tërheqje nga angazhimi i tyre në rajon dhe BE ndodhet në krizë identiteti. Synimi, qartazi, është ofrimi për shqiptarët i një modeli tjetër nga ai perëndimor dhe përshkrimin e Rusisë si një fuqi benjine që i është rikthyer lavdisë së dikurshme.

Me gjithë përpjekjet që administrata ruse po zhvillon, është shumë e vështirë që orientimi euro – atlantik i Shqipërisë të ndryshoj, për vetë faktin sepse modeli alternativ që po na serviret është një model politik autoritar. Mbi të gjitha na kërkohet që t'i kthejmë shpinën dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA dhe BE, për një shtet, ekonomia e të cilit është shumë e vogël për të mbajtur mbi shpatulla aspiratat globale.

Elitat politike shqiptare, sado pa eksperiencë qofshin, e dinë mirë këtë fakt se kontrolli i padrejtë i medias dëmton rëndë imazhin e profesionistëve, gazetarëve, studiuesve dhe të vetë Shqipërisë.

 

The post Rusia ka blerë një televizion, gazetë dhe 3 portale në Tiranë appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: PAN arriti fitore “modeste” në zgjedhje

Posted: 14 Jun 2017 09:20 AM PDT

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, duke folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit, ka thënë se fitorja e koalicionit PAN është fitore modeste.

"Është një fitore modeste, konsideroj se është çështje e numrave, PAN ka për obligim që të sigurojë numrat dhe të krijojë institucionet", ka thënë ai.

"Është fitore modeste por që i jep mundësi krijimit të një koalicion qeverisës", ka shtuar ai.

Haradinaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se pavarësisht deklarimeve të partive të tjera, PAN mbetet fitues i këtyre zgjedhjeve.

"Përderisa kemi 40 deputetë, kjo nënkuptohet kush është fituesi. Kemi vërtetuar se koalicionet paszgjedhore nuk njihen dhe nuk mandatohen për krijimin e institucioneve, pikërisht për këtë jemi futur në koalicion parazgjedhor", ka thënë Haradinaj. "Liderëve të PAN-it u takon që të krijojnë numrat dhe nuk shoh as një problem për krijimin e Qeverisë së ardhshme".

Ai ka insistuar se tash është obligim i krerëve të PAN-it që të kenë numrat e duhur për krijimin e Qeverisë.

E për Haradinaj, duket se numrat nuk janë problem për këtë koalicion, që ka dalë i pari në rezultatet preliminare të 11 qershorit.

"Kemi pasur fushatë stabile, kemi ruajtur gjuhën e komunikimit, kemi pasur një palë zgjedhje që ishin si test i demokracisë e tani krijimi i institucioneve i takon shumicës dhe është obligim i liderëve të PAN-it që të sigurojnë numrat", ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

"Mendoj se do të shkojë 1 javë deri tek krijimi i Qeverisë dhe institucioneve, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja".

 

The post Haradinaj: PAN arriti fitore "modeste" në zgjedhje appeared first on INSAJDERI.

Arrin në 12 numri i të vdekurve nga zjarri në Londër

Posted: 14 Jun 2017 09:16 AM PDT

Policia britanike ka njoftuar se numri i të vdekurve pas djegies së ndërtesës në Londër ka arritur në 12, njofton The Guardian.

Zjarri në ndërtese shpërtheu pak para orës 01:00 të mesnatës së mërkurës në Grenfell Toëer në rrugën Latimer, pranë Notting Hill.

Kulla është të paktën 24 katëshe dhe përmban 120 apartamente. Ndërsa 200 zjarrfikës kanë luftuar me flakën me rreth 40 motor për fikje.

The post Arrin në 12 numri i të vdekurve nga zjarri në Londër appeared first on INSAJDERI.

Tri funksionet e Rexhep Selimit si “zyrtar i lartë”

Posted: 14 Jun 2017 09:05 AM PDT

Rexhep Selimi është një nga anëtarët më të pasur të Lëvizjes Vetëvendosje por në deklarimin e sivjetmë të pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion bie në sy diçka tjetër.

Pasuria e tij nuk është se ka ndryshuar dhe aq, por pozitat e tij si "zyrtar i lartë" janë rritur. PËrpos postit si deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe anëtar i kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi është bërë edhe "zyrtar i lartë" tek "Tifozët Kuq e Zi".

Në dokumentin e deklarimit të pasurisë së Selimit shkruhet se ai është anëtar i Tifozave Kuq e Zi.

Përndryshe në emrin e Selimit janë dy banesa në vlerë të 156 mijë eurove, veturë në vlerë 8 mijë euro dhe pagë prej 18 mijë e 655 eurove në vit si deputet./Insajderi.com

Shkarko dokumentin e deklarimit të pasurisë së Rexhep_Selimit 

The post Tri funksionet e Rexhep Selimit si "zyrtar i lartë" appeared first on INSAJDERI.

Policia bastis një “fermë klikimesh”

Posted: 14 Jun 2017 09:04 AM PDT

Tre qytetar kinez janë arrestuar në Tailandë pasi që kanë pranuar se kanë operuar me një :fermë klikimesh".

Kapiteni i policisë në departamentin e emigracionit, Itthikorn Atthanark ka thënë se të dy burrat kinez kanë shpjeguar mënyrën se si janë paguar duke gjeneruar pëlqime (Likes) false për klient të ndryshëm në internet duke përfituar kështu nga 2,950 deri në 4,400 dollarë në muaj.

Fermat e klikimeve përdorën për të rritur numrin e pëlqimeve në mënyrë që të rrisin prestigjin dhe profitin nga ueb faqe të ndryshme online.

WeChat është platforma sociale më e përdorur në Kinë dhe kjo platformë ishte cak i këtyre klikimeve false, përcjell Express.

Policia ka konfiskuar 476 telefon celularë dhe rreth 347,200 SIM kartela në një shtëpi në në provincën Sa Kaeo, rreth 200 kilometra në lindje të Bangkokut. Të arrestuarit ngarkohen me aktakuzën për operim pa leje pune si dhe shmangie nga pagesa e taksave të importit për pajisjet telefonike.

 

The post Policia bastis një "fermë klikimesh" appeared first on INSAJDERI.

Neonazistët gjermanë “pushtojnë” ishullin spanjoll

Posted: 14 Jun 2017 09:00 AM PDT

Neo-nazistët gjermanë gjithnjë e më shumë po përhapën në Majorka, duke treguar tatuazhet e tyre dhe flamujt SS dhe admirimin e thellë ndaj Hitlerit.

Një koncert u ndërpre javën e kaluar në një pijetore gjermane, kur një grup i madh i simpatizantëve të Hitlerit shpalosi një flamur nazist dhe filloi të këndonte ‘të huajt jashtë’.

Policia gjithashtu po shqyrton sulmin seksual të dy grave që pretendojnë se janë ngacmuar nga një bandë gjermane.

Media lokale raportoi se banditë gjithnjë e më raciste janë vërejtur haptazi duke treguar admirimin e tyre naziste në baret famëkeqe gjermane në Majorka, si Ballerman dhe Bierkoenig, në vendpushimin e El Arenal.

Gjatë një koncerti të premten e kaluar nga këngëtarja gjermane Mia Julia në Bierkoenig, flamuj me shenja naziste u panë në turmë ndërsa dhjetëra banditë neo-naziste bërtitën ‘Auslander Raus!’ (Të huajt jashtë), duke harruar se vetë ishin mysafirët në vendi të huaj./Insajderi.com

 

The post Neonazistët gjermanë "pushtojnë" ishullin spanjoll appeared first on INSAJDERI.

“Kukullat e dashurisë kosovare” në Panairin e Artit në Basel

Posted: 14 Jun 2017 08:38 AM PDT

Dardan Zhegrova, për secilën prej kukullave, ka në mendje një njeri dhe ndjenjat për atë njeri. Kukullat nisën fillimisht me të verdhë, dhe vazhduan me ngjyra kafe, të bardhë, argjendtë, kaltër, pink dhe ngjyrë ari.

Tri kukulla të artistit që para pak kohësh fitoi çmimin "Artistët e së nesërmes" – në bashkëpunim me artisten Lola Sylaj, janë pjesë e Art Basel Liste 2017. Art Basel është Panair Arti në të cilin Zhegrova po paraqitet me punët e tij, në kuadër të LISTE – një prej ngjarjeve që ndodhë paralelisht brenda Panairit.

Kukullat kanë nisur si ide në vitin 2015-të, si një përkthim fizik i ndjenjave të artistit.

"Ndihem jashtëzakonisht i kënaqur të prezantoj punën time në një ndër Panairet e Artit më të përfolura në Evropë. Personalisht është ndjenjë e veçantë që poezitë dhe instalacionet shumë intime e personale të miat janë tashmë publike dhe audienca mundet me qenë pjesë e me bashkëndje me to" tregon artisti për KultPlus.

Kukullat e tij janë ekspozuar nga Lambdalambdalambda – galeria nga Prishtina e cila bashkëpunon prej kohësh me artistin. Zhegrova ka tri kukulla në Basel, atje ku ato presin edhe të blihen nga artadashësit që e vizitojnë panairin.
Ngjyrat e kukullave përfaqësojnë simbolika të ndryshme.

Kukulla flori, ngjyrë ari, i kushtohet një çifti dhe veprimeve të njërit kur një i tretë lidhet në këtë shoqëri, por me një shkëndijë dashurie. E kaltra merret me takimet që ndodhin online, me anë të aplikacioneve për takime me njerëz të ndryshëm. Kukulla e argjendtë, në anën tjetër, është dedikim për një person, ndërsa ngjyra vjen si totem në këtë udhëtim ku nuk ka asnjëherë ndalesë për të gjetur dashurinë.

"Krejt njerëzit e kemi brenda dashurinë për njëri tjetrin dhe romantizmin e momenteve kur reflekton ndjenjat për një person të caktuar. Falënderoj Katharina Schendl dhe Isabella Anna –Maria Ritter për punën dhe mbështetjen, ka dy vite që jemi në bashkëpunim dhe kuptohemi mirë me njëri-tjetrin" tregon artisti.

Tatjana Danneberg dhe Hanne Lippard janë dy artistet tjera që përfaqësohen nga e njëjta galeri dhe janë pjesë e këtij Panairi.  / KultPlus.com 

The post “Kukullat e dashurisë kosovare” në Panairin e Artit në Basel appeared first on INSAJDERI.

SHBA: Kongresmeni i plagosur është në gjendje stabile shëndetësore

Posted: 14 Jun 2017 08:30 AM PDT

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një fushë të bejsbollit, sot në shtetin Virgjinia, duke e plagosur anëtarin e lartë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Steve Scalise, republikan nga Luiziana, dhe tre persona të tjerë, derisa ekipi i ligjvënësve dhe stafi i tyre ushtronin para një loje për qëllime humanitare.

Steve Scalise, që është i treti për nga pozita e republikanëve në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, është në gjendje stabile shëndetësore dhe i është nënshtruar operacionit, për shkak të plagës nga sulmuesi me armë në vendin Aleksandria të Virgjinias, ka njoftuar Zyra e tij.

Nga ky sulm janë plagosur edhe dy policë, megjithqë zyrtarët thonë se lëndimet e tyre nuk konsiderohen të rrezikshme për jetë.

Zyra e anëtarit tjetër të Kongresit, Roger Williams, tha se një anëtar i stafit të tij është qëlluar dhe është dërguar në spital.

Senatori republikan, Jeff Flake, u tha reporterëve në vendin e ngjarjes, se 25 senatorë dhe kongresmenë ishin duke ushtruar kur janë shkrepur afro 50 të shtëna nga personi i armatosur, derisa njësitet e sigurisë së ligjvënësve janë përgjegjur me zjarr.

Zoti Flake tha se i dyshuari ishte njeri i bardhë me flokë të zeza, në moshën 40 e deri në 50 vjeçare.

Ligjvënësi republikan, Mo Brooks, i tha rrjetit CNN se duket se ishte vetëm një sulmues.

Shefi i policisë, Michael Brown, u tha gazetarëve se policia në Aleksandria është përgjigjur tre minuta pasi ishte thirrur dhe se i dyshuari është në arrest, pasi ishte plagosur nga policia.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai dhe zëvendëspresidenti, Mike Pence, "janë të vetëdijshëm për incidentin me të shtëna në Virgjinia dhe për së afërti po i monitorojnë zhvillimet", njofton rel.

"Steve Scalise nga Luiziana, një mik i vërtetë dhe patriot, është lënduar keq, por do të ripërtrihet plotësisht. Mendimet dhe lutjet tona janë me të", ka shkruar presidenti Trump në rrjetin Twitter.

The post SHBA: Kongresmeni i plagosur është në gjendje stabile shëndetësore appeared first on INSAJDERI.

Woods shtrohet në një qendër rehabilitimi pas problemeve me mjekim

Posted: 14 Jun 2017 08:22 AM PDT

Pas problemit që pati me policinë dy javë më parë, ku u arrestua në drejtim të makinës nën gjendjen e ilaceve, golfisti amerikan Tiger Ëoods ka pranuar të shtrohet në një klinikë rehabilitimi, në mënyrë që të mos humbasë kujdestarinë e fëmijëve të tij.

Mediat amerikane bëjnë me dije se golfisti më i famshëm do të qëndrojë për 28 ditë në një qendër rehabilitimi, pas shqetësimit që ka patur ish-bashkëshortja e tij Elin Nordegren në lidhje me gjendjen psikologjike të sportistit dhe mundësinë që ai ka për t'u kujdesur për fëmijët.

Ëoods ka prenotuar të gjithë katin e klinikës "Jupiter Medical Center" për t'u kuruar nga varësia që ka prej medikamenteve.

Që nga viti 2014 sportisti i famshëm amerikan është operuar 4 herë në shpinë dhe prej një viti nuk merr pjesë në asnjë turne. Ëoods është fitues i 14 turneve Major dhe dy javë më parë u ndal nga policia, pasi ishte në gjendje gjumi në makinë, të cilën e kishte parkuar anash rrugës, njofton telesport.

Ai qëndroi disa orë në burg dhe më pas u la i lirë, pasi u konfirmua se disa mjekime kishin bërë reaksion.

The post Woods shtrohet në një qendër rehabilitimi pas problemeve me mjekim appeared first on INSAJDERI.

Kompanitë që prodhojnë më së shumti ekrane në botë

Posted: 14 Jun 2017 08:12 AM PDT

Të dhënat më të fundit tregojnë se LG Display është kompania numër 1 në botë e prodhimit të paneleve të ekraneve duke rritur shitjet për 30 muaj me radhë.

Divizioni mobil i LG-së mund të mos shijojë të njëjtin sukses, por LG Display është histori tjetër. Falë shitjeve të televizorëve dhe marrëveshjeve me kompani si Apple, LG ka ruajtur vendin e parë në botë sipas firmës britanike të shërbimeve financiar HIS Markit.

Kjo firmë raporton se gjigandi Koreano Jugor ka shitur 35.42 milion ekrane në tre mujorin e parë të këtij viti.

Ekranet me madhësinë 9 inç ose më shumë përbëjnë 21.4% të shitjeve globale. Në vendin e dytë vjen BOE Display, një prodhues Kinez me 21% të shitjeve.

Nga ana tjetër ai që mendonit se do të ishte rivali më i afërt, Samsung Display është vetëm në vendin e tretë me 10% të shitjeve globale.

LG në vitet e ardhshme do të përkushtohet plotësisht ndaj ekraneve OLED praktikisht duke monopolizuar tregun. /PCWorld Albanian

The post Kompanitë që prodhojnë më së shumti ekrane në botë appeared first on INSAJDERI.

Pasuria e Ministrave në detyrë të Kosovës

Posted: 14 Jun 2017 08:05 AM PDT

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot pasuritë e zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat janë deklaruar në këtë agjenci.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Mahir Yagcilar, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme shtëpi, banesa, truall dhe ar me vlerë rreth 240 mijë euro dhe një veturë 6 mijë euro.

Yagcilar ka deklaruar të hyra prej rreth 26 mijë eurove, në paga dhe mëditje, bashkë me gruan e tij.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, është një prej zyrtarëve më të pasur. Ai ka deklaruar patundshmëri në vlerë 280 mijë euro, veturë rreth 8 mijë euro, depozita në bankë 162 mijë, kredi 144 mijë euro dhe para të gatshme 31 mijë euro. Përmes pagave, Bajrami paguhet rreth 6 mijë euro bashkë me gruan.

Memli Krasniqi ka një banesë me vlerë 100 mijë euro. Ministri i Bujqësisë gjithashtu ka deklaruar bibliotekë prej 11 mijë eurosh e piktura me vlerë 4 mijë euro si dhe para kesh 29 mijë euro.  Krasniqi merr pagë rreth 36 mijë euro në vit bashkë me gruan e tij.

Valon Murati ka banesë prej 130 mijë eurosh, veturë 18,500 euro, para të gatshme 23,400 dhe paga e mëditje prej 16 mijë eurosh në vit.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar dy shtëpi me vlerë të përbashkët prej 400 mijë eurosh, aksione në kompaninë Abellardo dhe Kolegjin ESLG me vlerë 57 mijë euro, kredi të ndryshme prej 35 mijë euro dhe paga vjetore prej rreth 20 mijë eurosh.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar dy banesa me vlerë 128 mijë euro, para të gatshme 25 mijë euro, veturë 5,800 euro dhe borxhe 24 mijë euro. Prej pagave, ministri Hoti përfiton 20 mijë euro në vit, kurse gruaja e tij 5,800 euro në vit.

Haki Demolli që drejton dikasterin e FSK'së, ka deklaruar patundshmëri prej 371 mijë eurosh, veturë 4 mijë euro, 4 mijë euro para të gatshme e 12 mijë euro detyrime. Nga pagat, Demolli merr 3 mijë euro në muaj.

Lufti Zharku ka patundshmëri 320 mijë euro, aksione në vlerë prej 43 mijë euro e para të mbajtura prej rreth 30 mijë euro. Për blerjen e aksioneve, Zharku ka detyrime prej 51 mijë euro.

Rexhep Hoti ka patundshmëri prej 270 mijë eurosh. Ministri i Kulturës ka deklaruar edhe një borxh prej 100 mijë eurosh ndaj një personi fizik. Bashkë me familjen, Hoti ka deklaruar pagë vjetore prej 36 mijë eurosh.

Ministri Ferat Shala ka deklaruar patundshmëri prej 350 mijë eurosh, dy vetura prej 35 mijë eurosh, 25 mijë euro para të gatshme e 30 mijë euro kredi. Ai ka pagë 25 mijë euro në vit.

Ministri i Punës, Arban Abrashi ka dalë një prej zyrtarëve më të pasur. Vetëm të patundshmëritë, ai ka deklaruar 930 mijë euro pasuri. Para që i mban në institucione financiare, Abrashi ka deklaruar 66 mijë euro. 200 mijë euro, Abrashi ka thënë se i ka detyrime, kurse rreth 2500 euro pagë mujore.

Skënder Hyseni ka deklaruar gati gjysmë milioni euro pasuri të patundshme. Një Audi ai e ka vlerëson 35 mijë euro, kurse më shumë se 6 mijë euro i mban në bankë. Nga ministria ai paguhet 14 mijë euro në vit.

230 mijë euro ka patundshmëri kryediplomati Enver Hoxhaj. 121 mijë euro ai ka deklaruar se i mban në bankë, kurse 10 mijë euro e vlerëson veturën e tij Audi A6. Paga ai merr gati 18 mijë euro, kurse 3 mijë të tjera i ka në bankën e Amerikës.

Imet Rrahmani, ministri i Shëndetësisë, ka 25 mijë euro pasuri e 10,500 euro dy vetura. Rreth 40 mijë euro ai i mban në bankë, kurse ka deklaruar 10,600 euro detyrime. Nga ministria ai paguhet 16,440 euro në vit.

Hykmete Bajrami patundshmërinë e saj e vlerëson 317 mijë euro. Në bankë ajo mban rreth 5 mijë euro paga dhe mëditje nga qeveria paguhet rreth 20 mijë euro.

Ish-ambasadorja në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, ka patundshmëri prej 370 mijë eurosh. Ajo ka deklaruar borgje ndaj bankave 174 mijë euro.

Ministri Dalibor Jevtic ka patundshmëri prej 358 mijë eurosh, dy vetura 35 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe aksione në Telekomin e Serbisë me vlerë prej 500 eurosh.

Blerand Stavileci ka patundshmëri prej rreth 150 mijë euro, veturë prej 5 mijë eurosh e para të gatshme prej 7,300 eurosh si dhe dy kredi në banka. /gazetametro.net

 

The post Pasuria e Ministrave në detyrë të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Reagon LDK ndaj Haradinajt: S`ka koalicion me PAN-in

Posted: 14 Jun 2017 07:49 AM PDT

Menjëherë pas deklaratave të kandidatit për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinajt se më LDK-në kanë traditë bashkëpunimi, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët në koalicion duke e hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes në një koalicion me PAN-in.

Përmes një komunikatë dërguar nga LDK thuhet se deklaratat e Haradinajt janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin e të gjitha strukturave të LDK-së, partnerëve të saj dhe elektoratit " i cili më 11 qershor me votë plebishitare vendosi për ta dërguar PDK-në në opozitë".

"Koalicioni përjashton çdo mundësi bashkëpunimi dhe nuk ulet për diskutuar me askënd që ka për qëllim ta mbajë PDK-në në pushtet. Insistimi i çdokujt për të bashkëpunuar me LDK-në, për t'ia zgjatur pushtetin kapësve të shtetit nuk do të vije në konsiderim asnjëherë".

|z. Haradinaj thirret në bashkëpunimin me LDK-në në kohën e Presidentit Rugova, por ai bashkëpunim kishte një qëllim tjetër, dërgimin e PDK-së në opozitë, ndërsa tani Haradinaj kërkon bashkëpunim me LDK-në për ta mbajtur PDK-në në pushtet", thuhet në reagim.

Për  më tepër thuhet se LDK qëndron prapa vendimit të koalicionit të djathtë se nuk ulet për të biseduar për koalicion eventual me PDK-në dhe as me partnerët e saj dhe e konsideron të kotë dhe tendencioz çdo deklarim të çdokujt për mundësinë e përfshirjes së LDK-së në ndonjë formulë qeverisëse me PDK-në.

"LDK dhe partnerët e saj të koalicionit janë duke pritur certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit dhe veprimet do t’i ndërmarrin në përputhje me vullnetin e elektoratit të tyre", thuhet në fund të komunikatës. /Insajderi.com

The post Reagon LDK ndaj Haradinajt: S`ka koalicion me PAN-in appeared first on INSAJDERI.

MAShT: Provimi i maturës shtetërore ka përfunduar me sukses

Posted: 14 Jun 2017 07:40 AM PDT

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), i uron të gjithë maturantët në Republikën e Kosovës me rastin Testit të Maturës Shtetërore 2017.

Komisioni  e vlerëson të suksesshëm organizimin dhe administrimin e Provimit të Maturës (pjesa e parë), dhe konstaton se atij i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim. Provimi është mbajtur në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionerë.

“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, veçanërisht, falënderon mediat dhe gazetarët, policinë dhe monitoruesit që e kanë përcjellë gjithë procesin dhe kanë kontribuar në të mirë të procesit.

KShM konstaton se këtë vit tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë dukshëm më të vogla se vitet më parë. Janë identifikuar dhe raportuar disa raste të izoluara të tentimit për shpërdorim, ndërsa të përfshirët në to do të sanksionohen sipas Ligjit, njofton rtklive.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i qershorit) mbahet më 24 qershor 2017.

 

The post MAShT: Provimi i maturës shtetërore ka përfunduar me sukses appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi tronditës i adoleshentes shqiptare për “Balena Blu”

Posted: 14 Jun 2017 07:34 AM PDT

Vajza adoleshente nga Gjirokastra rrëfen për Top Channel sesi e perfshinë njerëz të panjohur në internet në lojën vrasëse Balena blu.

Ajo tregon sesi dëmtonte veten fizikisht dhe i dërgonte foto kriminelëve në distancë. Dhe sesi u zbulua nga mësuesja e shoqet. Adoleshentja paralajmëron moshatarët t'i rrinë larg lojës që mund t'u marri edhe jetën.

"Kam lozur lojën Balena Blu e cila është një lojë e rrezikshme. Kam luajtur në telefonin e shoqes sime e cila e kishte si aplikacion në telefon dhe bashkë me atë luajtëm. Pasi nisëm ta luanim këtë lojë të rrezikshme ka qenë shumë e vështirë për ta lënë, pavarësisht se informacionet i kam marre pasi kam nisur ta luaj lojën. Por ka qenë shumë e vështirë për ta lënë”, tha ajo për Top Channel.

Ajo thotë se lojtarve u kërkohej të bënin disa veprime të rrezikshme.

“Si për shembull, të kërkonte informacionet e tua si emri, ditëlindja, mosha, emrat e prindërve dhe informacione rreth vetes. Të kërkonin fotot e tua dhe të prindërve”, vazhdon rrëfimin ajo.

Thotë se komunikimi bëhej në anglisht e jo shqip.

“Gjithashtu kërkonte të gjuaje veten me shpullë dhe që të ishte i sigurt të kërkonte foto. Kërkonin të rrije pa bukë, të zgjoheshe në ora 4.00 të mëngjesit, ose të presësh duart në formën e balenës ose damarët”, tha ajo.

Adoleshentja nga Gjirokastra thotë se ajo kishte arritur në nivelin 33,  dhe se i kërkohej të priste venat, po që ajo ka hequr dorë pasi që thotë nuk kishte guxim.

“Para se të shkoja në nivelin 33 u kam thënë shoqeve se e luaj këtë lojë, nuk e di si po ai më kishte kërkuar që të mos i tregoja njeriu. Dhe shokët e mi menduan që të premten që s'kisha shkuar në shkollë mos më kishte ndodhur ndonjë gjë dhe lajmëruan mësuesen dhe i thanë se unë e përdorja këtë lojë të rrezikshme. Dhe ajo më ka ardhur në ndihmë dhe e denoncoi edhe në polici këtë lajm”.

Ajo ka shpëtuar por ka një porosi të rëndësishme për të gjithë. 

“Ju them të gjithë bashkëmoshatarëve dhe prindërve që të mos e luajnë këtë lojë se është e rrezikshme dhe janë të gjitha të verteta dhe ata të thonë që nëse vdes fiton lojën ose ngjallesh prapë, gjë që s'është e vertëtë se unë s'kam parë njeri që të ngjallet. Dhe nëse në rrjetet sociale ju flet Balena Blu, se ju flet edh aty dhe ju merr edhe numrin e telefonit, ju duhet t'i thoni "jo" ose të shkoni në polici ta denonconi", rrëfen vajza.

The post Rrëfimi tronditës i adoleshentes shqiptare për "Balena Blu" appeared first on INSAJDERI.

Google Car del në pension

Posted: 14 Jun 2017 07:03 AM PDT

Google nxjerr në pension makinën e vogël me të cilën deri tani ka eksperimentuar sistemin e saj të drejtimit autonom.

Makina që ka bërë miliona kilometra në rrugët amerikane zëvendësohet nga mjetet tregtare, duke nisur nga minivan Chrysler Pacifica, për të bërë testet e para nga vetë qytetarët.

Që nga dalja e tij në 2014, makina e quajtur nga skuadra e Google si "Xixëllonjë", "u mendua si një platformë eksperimentale dhe jo për prodhim në masë", shpjegon Waymo, shoqëria e Google që merret me makinat autonome.

"Tani që kemi kaluar në fazën tjetër, duke i përdorur nga njerëzit makinat tona në të përditshmen e tyre, jemi gati të tërheqim flotën e Xixëllonjave dhe të përqëndrohemi në integrimin e teknologjisë sonë në makina si Pacifica", tha ai.

Megjithatë Xixëllonjat nuk do të zhduken: do të përfundojnë në dis muze mes të cilave Computer History Museum i Mountain View dhe Design Museum i Londrës.

The post Google Car del në pension appeared first on INSAJDERI.

Milan ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, por drejtuesit nuk do të ndalen me kaq

Posted: 14 Jun 2017 06:57 AM PDT

Milan nuk di të ndalet në këtë merkato vere, diçka që ne nuk e kemi parë prej tyre në një kohë të gjatë. Fassone premtoi se do të kompletojë të paktën 2/3 e listës së Milan-it deri më 5 korrik dhe ai është duke punuar shumë për të mbajtur premtimin e tij.

Ata filluan me Musacchio, pastaj nënshkruan me Kessie dhe Ricardo Rodriguez para përfundimit të nënshkrimit me ish-sulmuesin e Porto-s, André Silva të hënën. Fassone dhe Mirabelli kanë qenë në gjendje të mbyllin marrëveshjet e mëdha në një kohë të shkurtë, André Silva është prova.

Menaxheri i Milan-it u takua me Jorge Mendes në Cardiff dhe ishin në gjendje të mbyllnin një marrëveshje 8 ditë më vonë (fakti që Porto kishte nevojë për para ndihmoi). Milan ka investuar në 4 lojtarë të kualifikuar, të cilët janë të gjithë nën moshën 27 vjeç, pasi duan të ndërtojnë një Milan të fortë për të tashmen dhe të ardhmen.

Le të hedhim një vështrim më të thellë në investimet e kuqezinjve: Musacchio i kushtoi Milan-it 18 milionë euro, Ricardio Rodriguez 15 milionë euro + 3 milionë euro bonuse (gjithsej 18 milionë euro).

Sa për Kessie, Milan goditi një marrëveshje huazimi për 2 vite me një detyrim për ta blerë – ai do t'i kushtojë 30 milionë euro. Së fundi, André Silva i kushtoi Milan-it 40 milionë euro (duke përfshirë bonuset).

Duke marrë parasysh edhe paratë e bonusit, Milan-i ka harxhuar 106 milionë euro në tregun e transferimit (përfshirë të gjitha transferimet, edhe e çmimin e Kessie, edhe nëse do të paguhet vetëm për dy vite). Megjithatë drejtuesit e rinj nuk do të ndalet këtu, pasi Milan ka planifikuar disa lëvizje të tjera që priten të mbyllen në ditët në vijim, shkruan Telesport.

Ata duan të mbyllin një marrëveshje për rinovimin e kontratës së Donnarumma-s, por janë gjithashtu afër Biglia dhe Conti-t. Krychowiak është gjithashtu një mundësi, ashtu si Kalinic dhe Forsberg.

Duke folur për sulmuesin e Fiorentina-s, edhe pse André Silva mbërriti, Milan-i mund të dëshirojë të afroj një sulmues veteran të Serie A për ta ndihmuar portugezin të përshtatet me ligën italiane. Merkato sapo ka filluar dhe Milan ka befasuar, por drejtuesit premtojnë të tjera afrime. Ditë të nxehta na presin.

The post Milan ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, por drejtuesit nuk do të ndalen me kaq appeared first on INSAJDERI.

“Agnus Dei”, shfaqet në Berlin, Chicago, Stockholm e Toronto

Posted: 14 Jun 2017 06:52 AM PDT

Agnus Dei, do të vazhdoj rrugëtimin në eventet botërore edhe gjatë muajve në vijim, shkruan KultPlus.

Edhe mbas pesë vitesh udhëtimi, filmi Agnus Dei me skenar e regji të Agim Sopit, prodhim i AS Film Production nga Prishtina, vazhdon të jetë ambasadori më i denjë i Kosovës. Për pesë vite me radhë Agnus Dei ka prezantuar Kosovën në më shumë se 180 festivale të botës dhe i ka sjellur vendit 84 çmime kinematografike. Vetëm gjatë këtij muaji, Agnus Dei do të përfaqësoj Kosovën në pesë festivale të rëndësishme ndërkombëtare.

Agnus Dei do të shfaqet sonte në natën përmbyllëse të Alternative Film Festival në Toronto – Ontario, ku është i nominuar në disa kategori, si Filmi më i mirë dramatik, Aktori më i mirë – Astrit Alihajdaraj dhe Aktorja më e mirë, Dafina Berisha., pastaj do të vazhdoj në Berlin International Cinefest i cili mbahet nga data 10 -25 qershor në Berlin, pastaj nga 16 – 24 qershor në eventin më të rëndësishëm të Nigerisë, Real Time Film Festival i cili mbahet në Lagos, kurse nga data 18-24 qershor në Ilinois International Film Festival i cili mbahet në Chicago Harris Theater, dhe së fundmi nga 28 qershor – 06 korrik, në Stockholm Independent Film Festival i cili mbahet në Stockholm. Agnus Dei, do të vazhdoj rrugëtimin në eventet botërore edhe gjatë muajve në vijim.

The post "Agnus Dei", shfaqet në Berlin, Chicago, Stockholm e Toronto appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj: Me LDK-në kemi traditë bashkëpunimi

Posted: 14 Jun 2017 06:51 AM PDT

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma, Ramush Haradinaj, thotë se nuk do të lejohen improvizime dhe se Qeverinë do ta formojë koalicioni që i ka fituar zgjedhjet.

Ai beson se Qeveria e re do të formohet një javë për certifikimit të rezultateve dhe beson se ka një traditë të bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila mund të vazhdojë edhe në qeverisjen e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, ju jeni kandidat për kryeministër i një koalicioni që ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit. Por, mandatet e fituara në Kuvend, sikur nuk u garantojnë formimin e Qeverisë pa një koalicion të ri. Si do të veproni në këtë rast?

Ramush Haradinaj: Tash jemi në pritje të rezultatit final, por afërsisht dihet numri i deputeteve të koalicionit tonë. Kushtetuta jonë parasheh edhe rolin e komuniteteve e të gjithëve në qeveri. Po ashtu do të diskutojmë, do të konsultojmë edhe organizime politike ose parti politike shqiptare për ndërtimin e Qeverisë.

Radio Evropa e Lirë: Do të diskutoni apo keni filluar diskutimet për një koalicion të ri?

Ramush Haradinaj: Tani kuptohet, komunikimi ekziston dhe është i vazhdueshëm, por ato zyrtaret duhet të ndodhin kur përmbyllet certifikimi i rezultatit dhe pasi të marrë nominimin zyrtar, por po, jemi në punë e sipër këto ditë.

Radio Evropa e Lirë: I bëni ftesë ndonjërit prej subjekteve politike nga koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën që të bëhen pjesë e Qeverisë tuaj eventuale?

Ramush Haradinaj: Unë kam pasur një traditë bashkëpunimi më LDK-në nga Qeverisja në të kaluarën në kohën e koalicionit me presidentin Rugova. Jam i hapur për të biseduar me ta. Pra, është e mundshme.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj e dimë se si kanë qenë raportet në të kaluarën, por po flasim tash për tash, sot për sot?

Ramush Haradinaj: Nuk mund ta precizoj nëse është ftesë, por ne jemi në përgatitje e sipër të marrëveshjeve potenciale me partnerët. Pra, unë kam një traditë pune me LDK-në nga e kaluara. Kemi një komunikim, ta quaj ashtu ,të hapur dhe është e mundshme, por nuk mund ta paragjykoj kaq herët ose si do të shkoj rrjedha.

Radio Evropa e Lirë: Me Vetëvendosjen, jeni të gatshëm të shkoni në koalicion?

Ramush Haradinaj: Njihemi edhe me ta po ashtu. Me siguri do të komunikoj edhe me ta që të shohim si është perspektiva e punëve në të ardhmen. Mirëpo ju thash që jemi në nivel punë që votuesit kanë vendosur kush është fitues i zgjedhjeve. E kemi numrin e caktuar të deputetëve, i kemi komunitetet që në bazë të Kushtetutës e kanë rolin e vet kushtetues edhe në Qeveri edhe në Parlament, do të diskutojmë edhe në organizimin e politikës shqiptare, por s’dua ta precizoj si do të rrjedhë.

Radio Evropa e Lirë: Do të thotë, ju nuk keni diçka konkrete aktualisht, sa i përket asaj se si do të duket Qeveria e ardhshme?

Ramush Haradinaj: Unë kam diçka konkrete, por nuk e kam ende për ta lajmëruar për opinion. Por, ajo që mund t’i siguroj qytetarët e vendit është se në një afat të shkurtër kohor pas nominimit zyrtar, pas certifikimit të rezultateve, mendoj në më pak se një javë, do të formojmë qeverinë e vendit.

Radio Evropa e Lirë: të martën, ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u deklarua se ai do të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së ardhshme. Si e shihni ju pretendimin e Albin Kurtit?

Ramush Haradinaj: Nuk e marrë në shqyrtim atë që ai e thotë. Proceset janë të qarta. Dihet se si rrjedh procedura. Ne e kemi bërë një përvojë nga e kaluara. Pra, nuk kemi mundësi që të krijojmë improvizime që bllokojnë e as improvizime që e vonojnë Kosovën. Nuk do të bëjmë më improvizime, jemi serioz në punë. Pra, mandatin që na është dhënë nga qytetari, do ta zbatojmë.

Radio Evropa e Lirë Pra ju nuk parashikoni ndonjë afat të gjatë kohor për formimin e Qeverisë?

Ramush Haradinaj: Jo, nuk do t'i humbin kohë vendit. Pra, në afatin më të shkurtër kohor do të veprojmë me Qeverinë.

Radio Evropa e Lirë Përafërsisht kur i bie?

Ramush Haradinaj: Një javë nga certifikimi, por certifikimi final e bën KQZ-ja. Në momentin kur ata kryejnë punë, ne brenda javës do të jemi të gatshëm.

The post Haradinaj: Me LDK-në kemi traditë bashkëpunimi appeared first on INSAJDERI.

Ermonela Jaho nderohet me “Nderi i Kombit”

Posted: 14 Jun 2017 06:51 AM PDT

“Të duash vendin tënd nuk do të thotë të bërtasësh në disa momente emocionale, por ti dedikohesh me qetësi dhe qëndrueshmëri përgjatë gjithë jetës tende”, ka thënë Jaho.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndarë medaljen "Nderi i Kombit", për sopranon shqiptare Ermonela Jaho, e cila nuk ishte e pranishme për të pranuar medaljen, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht për këtë medalje, vetë Jaho ka shkruar në rrjetin social facebook. Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e saj.

Duke kerkuar ndjese per pamundesine per te qene fizikisht ne ceremoni, dua te falenderoj presidentin Bujar Nishani per nderimin qe me beri permes kesaj medalje. Te gjithe ne shqipetaret perfaqesojme kombin tone ngado qe punojme dhe jetojme. “Te duash vendin tend nuk do te thote te bertasesh ne disa momente emocionale por ti dedikoesh me qetesi dhe qendrueshmeri pergjat gjithe jetes tende”… Ja dedikoje kete titull te rendesishem prinderve te mije te mrekullueshem, te cilet me rriten me dashuri ne zemer per vendin tim dhe qe rrenjosen tek une vlerat e verteta per jeten. Ju falenderoj edhe nje here per vleresimin

The post Ermonela Jaho nderohet me "Nderi i Kombit" appeared first on INSAJDERI.