INSAJDERI: “Karikatura që tallet me Trumpin për ballinën e rreme në “Time”” plus 19 more |
- Karikatura që tallet me Trumpin për ballinën e rreme në “Time”
- “Grupi i terroristëve” ka një përfaqësues në Kuvend por a mund të marrë pjesë në seanca
- Të dytë zgjedhen deputetë por vazhdojnë thumbimet me njëri tjetrin
- Me një pyetje dhe pa asnjë premtim – Teuta Rugova edhe në mandat në Kuvend
- Nga Zagrebi në New York – Skandalet e zyrtarëve shtetëror nëpër botë
- Një foshnje braktiset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë
- Bolt: Dua të luaj me Dortmundin
- Si t’i eliminoni morrat nga flokët me receta shtëpiake
- Dënohen pesë çeçenë për vrasjen e ish-zëvendëskryeministrit rus
- Beteja e qytetarit nga Elbasani me bankën që e detyroi të paguaj dy herë kredi
- “Benny Blanco nga Bronx” brenda Konsullatës së Kosovës në New York
- Vdes një person në një aksident në Ferizaj
- Ky është deputeti që ka marrë më së paku vota
- Lista e kandidatëve të LAA që humbën zgjedhjet
- Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën e ardhshme
- Lista e plotë e kandidatëve të PAN-it që humbën zgjedhjet
- Konsullata ndërprenë punën zyrtarit të saj i dyshuar për lidhje me krimin
- Bale nuk e duron dot më krahasimin me Neymar
- Mbytet një person në pishinën e Gërmisë
- Mbi 20 mijë fëmijë mund të vdesin nga uria në Somali
| Karikatura që tallet me Trumpin për ballinën e rreme në “Time” Posted: 29 Jun 2017 09:33 AM PDT Mediet ndërkombëtare kanë vazhduar të "ngacmojnë" presidentin amerikan Donald Trump, pasi u mësua se ai ka përdorur ballinën e rreme të revistës Time të krijuar nga vet ai. Në ballinën të cilën ai e ka vendosur nëpër katër klubet e golfit të zotëruar nga Trump, shihet fytyra e tij dhe ai përshkruhet si "një gjigant televizioni". Dhe, sa për të "kënaqur" presidentin, mediumi i njohur amerikan Neë Yorker ka publikuar një karikaturë ku Trump është i vizatuar në ballinën e Time, ndërsa afër tij shkruhet: "Trump është i mahnitshëm". Në fakt, besohet se autori ka dashur që të tregojë se edhe kjo "ballinë" është bërë nga vet Trump, duke bërë disa lëshime të vogla teknike sa për të ironizuar me veprimin e presidentit kundërthënës. Karikaturat e New Yorker janë ta famshme në Amerikë dhe jo rallë kanë nxitur reagimin e publikut./Insajderi.com The post Karikatura që tallet me Trumpin për ballinën e rreme në “Time” appeared first on INSAJDERI. |
| “Grupi i terroristëve” ka një përfaqësues në Kuvend por a mund të marrë pjesë në seanca Posted: 29 Jun 2017 09:25 AM PDT Frashër Krasniqi është kandidati i vetëm nga grupi i të akuzuarëve për terrorizëm nga Lëvizja Vetëvendosje që ka arritur të hy në Kuvendin e Kosovës. Kransiqi i cili së bashku me Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Atdhe Arifin ishin në listën e kandidatëve për deputet, ka arritur të hy në listën e 32 deputetëve të VV-së në Kuvendin e ri të Kosovës. Krasniqi ka marrë 7 mijë e 237 vota dhe kësisoj ka arritur të bëhet deputet ndërsa pas tij më e votuara nga ky grup është Adea Batusha me 4 mijë e 700 vota. Atdhe Arifi ka arritur të marrë 3 mijë e 730 vota ndërsa Egzon Haliti vetëm 1 mijë e 420 vota. I akuzuari tjetër në këtë grup, Petrit Ademi, nuk ka qenë në listën për deputet. Si njëri ndër të akuzuarit për sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, Krasniqit dje me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak deri me datë 28.08.2017. Në rast të mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, para datës 28 gusht, Frashër Krasniqi, mund të marr pjesë në seancë vetëm me lejen e kryetarit të Trupit gjykues. Avokati Tomë Gashi, ka shpjeguar rrugën ligjore që ia mundëson Frashër Krasniqit pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. "Do të bëjmë një kërkesë të posaçme tek gjyqtari, përkatësisht kryetari i Trupit gjykues, Beqir Kalludra. Gjyqtari nuk ka kurrfarë arsye që të mos e lejojë këtë. Besoj se klienti im, Frashër Krasniqi si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk do të duhej të kishte asnjë problem për pjesëmarrje në seancat e Kuvendit të Kosovës", thotë Gashi për gazetën "Monitor" Por, nëse Krasniqit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe pas datës 28 gusht 2017, atëherë Gashi thotë se leja duhet kërkuar nga kryetari i Trupit gjykues sa herë që Frashëri do të marr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës. "Nëse nuk ndryshon masa e arrestit shtëpiak e cila është vazhduar deri me 28 gusht, atëherë nëse seancat caktohen, do të duhet të kërkohet leje e veçantë, dhe besoj se Kryetari i Trupit gjykues do të lejojë një gjë të tillë. Ligji e lejon, kështu që nuk do të ketë kurrfarë problemi për pjesëmarrjen e tij në seancat e Kuvendit të Kosovës", ka theksuar Gashi. Në anën tjetër, pasi u përzgjodh si njëri ndër deputetët e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar votuesit e tij duke premtuar se do t'i përfaqësojë besnikërisht. The post "Grupi i terroristëve" ka një përfaqësues në Kuvend por a mund të marrë pjesë në seanca appeared first on INSAJDERI. |
| Të dytë zgjedhen deputetë por vazhdojnë thumbimet me njëri tjetrin Posted: 29 Jun 2017 09:07 AM PDT Kur rezultatet e kandidatëve për deputet ende nuk ishte zyrtare, kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haraidnaj, kishte thumbuar kandidatin tjetër për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj për dështim në rajonin ku ai ka garuar. Të dytë këta kandidat për deputet kanë arritur të futen në Kuvendin e Kosovës por thumbimet mes tyre kanë vazhduar edhe të enjten. Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka vazhduar ta thumbojë Daut Haradinajn nga AAK. "A e din kush ku mbeti Daut Haradinaj!? Tregoni dikush që votat janë numëru dhe se jam zgjedhur deputet me mbi 49 mijë vota se mos është ende në Beleg tu u marrë me numërimin e votave të mia. Përndryshe, Lëvizja jonë fitoi 16 deputetë më shumë se në vitin 2014, gjithsejtë 32 deputetë, ndërsa AAK-ja nga 11 që kishte tash i fitoi vetëm 10.", ka shkruar Molliqaj. E i mënjehershëm ka qenë reagimi i deputetit tjetër të zgjedhur, Haradinaj. Haradinaj në emisionin "Imazh" në RTK ka thënë se Dardan Molliqaj është mirë që ta shikoj numrin 50, duke aluduar në votat që ai ka marrë në zgjedhjet e 11 qershorit. Haradinaj ka thënë se ai nuk ka asgjë personale me Molliqajn. Molliqaj sot ka pyetur se ku është Haradinaj, duke ironizuar mos është duke ia numëruar votat në Beleg, vendlindjen e zyrtarit të VV-së. The post Të dytë zgjedhen deputetë por vazhdojnë thumbimet me njëri tjetrin appeared first on INSAJDERI. |
| Me një pyetje dhe pa asnjë premtim – Teuta Rugova edhe në mandat në Kuvend Posted: 29 Jun 2017 09:06 AM PDT Skena e rrallë dhe ndoshta e vetme që vajza e presidentit historik Ibrahim Rugova, Teuta, mbahet mend nga legjislatura e kalaur e Kuvendit të Kosovës ku ajo ishte deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës është ajo kur Hashim Thaçi kundërshtari kryesor i babait të saj, u zgjodh president. Thaçi ia dorëzoi Teuta Rugovës lulet që i mori me tu zgjedhur në postin e presidentit, ku një votë e mori edhe nga vet Rugova. Një herë tjetër, Teuta Rugova kishte drejtuar disa minuta një seancë të Kuvendit të Kosovës. I kishte rënë të merrej edhe Albin Kurtit, të cilit njëherë ia kishte ndalur fjalën e më pas ia kishte vazhduar edhe për dy-tre minuta. E hera e vetme kur ajo foli ishte një pyetje tejet klishe: çfarë do të bëjë Qeveria për të ndalur emigrimin e të rinjve. Kur kishte vendosur t'i hyjë politikës e të garojë për postin e deputetes në legjistlaturën e kaluar të Kuvendit ajo kishte premtuar se do të ishte zëri i të rinjve kosovar, por kjo nuk kishte ndodhur. Ndërsa në fushatën parazgjedhore për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit, ajo nuk bëri fare fushatë. Nuk dha asnjë premtim. Nuk ishte në asnjë emision televiziv. Megjithatë Teuta Rugova duket se i ka votuesit besnik që nuk kërkojnë asgjë nga ajo. Rugova, e cila në zgjedhjet e vitit 2014 kishte arritur të marrë mbi 37.178 vota ndërsa në zgjedhet e 11 qershorit 2017 ajo ka arritur të marrë vetëm 10,073 vota. Përkundër numrit të madh të votave të humbura, megjithatë Rugova, ka arritur të futet në Kuvendin e ri të Kosovës që pritet të konstituohet shpejt. Por a do të flasë më shumë Teuta Rugova në këtë legjislaturë, mbetet të shihet./Insajderi.com The post Me një pyetje dhe pa asnjë premtim – Teuta Rugova edhe në mandat në Kuvend appeared first on INSAJDERI. |
| Nga Zagrebi në New York – Skandalet e zyrtarëve shtetëror nëpër botë Posted: 29 Jun 2017 09:03 AM PDT Në fund të korrikut të vitit 2013, disa qytetarë kroatë ishin ankuar në polici se në një udhëkryq kanë vërejtur një Mercedes me targa diplomatike, që po lëvizte "zig-zag" duke rrezikuar personat e përfshirë në trafik. Drejtuesi i automjetit ka qenë Urtak Hamiti, atë kohë ministër-këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Kroaci. Mediat që kanë raportuar rreth këtij rasti njoftonin se Hamiti, që është djali i ish-deputetit të LDK-së, Sabri Hamitit, kishte refuzuar urdhrat e policisë për të fikur motorin dhe për të dalë nga vetura ndërsa dyshohej se ka qenë në gjendje të dehur. Shteti kroat pretendonte se ai ka goditur një veturë gjatë kohës sa ka qenë duke drejtuar mjetin e tij. Veprimi i tij kishte nxitur autoritetet kroate që kërkonin nga Kosova të merren masa ndaj tij. Por, sjellje të pahijshme nga ana e zyrtarëve të misioneve jashtë vendit ka pasur edhe në raste të tjera. Insajderi ka raportuar në shkurt të këtij viti se një zyrtar i konsullatës së Kosovës në Cyrih, Mehmet Bislimi, priste kosovarët që kanë nevojë për shërbime konsullore me këmbë mbi tavolinë. Insajderi kishte publikuar edhe një fotografi të këtij personi duke bërë një gjë të tillë. Por, ai më vonë ka thënë se këmbët për të pushuar mbi tavolinë i kishte vendosur gjatë pushimit të punës. Por, kulmi i skandaleve mund të jetë arritur nga Albert Veliu, shofer në Konsullatën në New York, i cili po akuzohet nga shteti amerikan për pastrim të parave dhe trafikim me narkotikë. Albert Veliu, 34 vjeçar, së bashku me shtetasin amerikan, Anthony Noterile, janë dërguar në Gjykatën Federale në Bruklin të Nju Jorkut. Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe. Veliu së bashku me një tjetër shtetas amerikan i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i "La Cosa Nostra", kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës. Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar në ndërkohë se ia ka ndërprerë punën Veliut. "Konsullata konfirmon se personi në fjalë ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike", thuhet në njotimin e MPJ-së. "Pas pranimit dhe verifikimit të informacionit zyrtar me autoritetet vendëse për përfshirjen e dyshuar të tij në aktivitete të paligjshme dhe arrestimit të tij mbi bazën e këtyre dyshimeve, Konsullata e Përgjithshme në New York ka vendosur t'ia ndërpresë marrëdhënien e punës me efekt të menjëhershëm", thuhet ndër tjerash në komunikatë./Insajderi.com The post Nga Zagrebi në New York – Skandalet e zyrtarëve shtetëror nëpër botë appeared first on INSAJDERI. |
| Një foshnje braktiset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë Posted: 29 Jun 2017 08:53 AM PDT Një foshnje e gjinisë femërore është gjetur në oborrin e një shtëpie në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, të enjten herët në mëngjes, dhe nuk dihet se nga kush është lënë aty. Burri, me inicialet F.S., ka treguar për Express se në orën 05:00 të mëngjesit i ka dëgjuar të qarat e një foshnje të braktisur në oborrin e shtëpisë së tij, ai menjëherë e ka lajmëruar rastin në polici. "Sot rreth orës 5 të mëngjesit në oborrin e shtëpisë sime dikush ka lënë një foshnje të porsalindur. Kur u zgjova në mëngjes pashë fëmijën e posa lindur duke qarë dhe menjëherë lajmërova policinë. Policia erdhën e morën dhe dërguan në spital", ka rrëfyer F.S, i cili shpreson t'i gjendet ndonjë i afërm foshnjës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Qazim Bajraktari" në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka thënë për Express se foshnja është vajzë dhe se mjekët kanë konstatuar gjendjen e mirë shëndetësore të kësaj foshnje. Ndërkohë që policia po merret me rastin. The post Një foshnje braktiset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë appeared first on INSAJDERI. |
| Bolt: Dua të luaj me Dortmundin Posted: 29 Jun 2017 08:47 AM PDT Usain Bolt e ka marrë seriozisht mundësinë për të qenë pjesë e një ekipi futbolli si Borussia Dortmund. Sprintieri xhamajkan që do të tërhiqet përfundimisht nga garat e Atletikës, e do të stërvitet në qendrën sportive të klubit gjerman, gjë që e ka konfirmuar vet rekordmeni botëror. "Kemi folur me drejtuesit e klubit, do të stërvitem me futbollistët e kësaj skuadre. Të shohim sesi do të shkojnë gjërat. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, atëherë do t'u them se jam gati për të ecur përpara dhe se jam gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë. Në rast të kundërt nuk do të jetë aspak problem për mua", tha Bolt. Usain Bolt, për të cilin Botërori i Atletikës në Londër do të jetë aktiviteti i fundit në disiplinën e tij sportive, nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për futbollin, ku do të kërkojë të përfshihet pas fitoreve të 8 medaljeve të arta Olimpike në garat 100, 200 dhe 4×100 m. The post Bolt: Dua të luaj me Dortmundin appeared first on INSAJDERI. |
| Si t’i eliminoni morrat nga flokët me receta shtëpiake Posted: 29 Jun 2017 08:41 AM PDT Morri, apo me term mjekësor pediculus humanus capitis, është njëri prej parazitëve më të përhapur në botë, i cili në thelb nuk është i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Morrat nuk mbajnë sëmundje ngjitëse. Këto insekte mikroskopike jetojnë në flokë, afër lëkurës së kokës, shkruan Healthline. Morrave iu nevojitet të ushqehen me një trup tjetër për të mbijetuar. Burimi i tyre i ushqimit është gjaku i njeriut, të cilin e marrin nga lëkura e kokës. Më poshtë janë disa metoda të cilat tregojnë si të mënjanohen morrat në mënyrë natyrale. Krehër i veçantë Standardi për heqjen e morrave është të krihni flokët rregullisht, pjesë pas pjese. Këtë duhet ta bëni me një krehër të veçantë, (mund të blihet në barnatore). Ky krehër është i dendur për të hequr morrat dhe vezët e morrave, apo si i njohim këto të fundit në gjuhën popullore me emrin 'thnija'. Vaji i ullirit Kjo lëndë e kuzhinës mendohet të jetë një eliminues i shkëlqyer i këtyre parazitëve. Morrat duket se mbyten dhe vdesin kur vaji i mbulon vrimat e tyre të frymëmarrjes, por duhet të aplikohet brenda natës nën një kapak dushi sepse morrat mund të mbijetojnë pa marrë frymë për orë të tëra. Uthulla Disa njerëz besojnë se uthulla prishë ngjitësin që morri femër përdor për t’i bashkëngjitur vezët e saj në fijet e flokëve. Acidi acetik në uthull konsiderohet i dobishëm në "dëbimin" e morrave. Shpesh rekomandohet uthull e bardhë, apo i përzier me ujë. Mirëpo kjo ende nuk është vërtetuar shkencërisht. Hudhra dhe limoni i athët Aroma e fortë e hudhrës mund të vrasë morrat. Bëni një pastë duke bluar 8 deri në 10 karafila hudhër dhe përzieni me 2-3 lugë limoni të athët. Aplikoni përzierjen në lëkurën e kokës dhe lejoni atë të qëndrojë në kokë për 30 minuta, para se ti pastroni flokët me ujë të ngrohtë. /Insajderi.com The post Si t'i eliminoni morrat nga flokët me receta shtëpiake appeared first on INSAJDERI. |
| Dënohen pesë çeçenë për vrasjen e ish-zëvendëskryeministrit rus Posted: 29 Jun 2017 08:30 AM PDT Janë shpallur të fajshëm pesë persona të cilët kanë qenë të akuzuar për vrasjen e ish zëvendëskryeministrit dhe politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, në vitin 2015. Juria e një gjykate ushtarake në Moskë e ka dhënë vendimin pas një gjykimi që ka zgjatur dy ditë. Juria nuk ka mundur të marrë vendim unanim, mirëpo shumica kanë votuar në të mirë të dënimit. Pjesëtarët e jurisë nuk kanë paraparë ulje të dënimit për fajtorët e vrasjes. Pesë të pandehurit, Zaur Dadayev, Anzor Gubashev, Shagit Gubashev, Khamzat Bakhayev, and Tamerlain Eskerkhanov, janë nga Çeçenia dhe të gjithë janë dënuar për kryerje të vrasjes me pagesë. Personi i gjashtë, ish pjesëtar i ushtrisë çeçene, Ruslan Mukhudinov, është dënuar në mungesë për organizimit të krimit. Pesë të pandehurit e kanë deklaruar veten si të pafajshëm, njofton rel. Gjykimi për këtë rast ka filluar në tetor të vitit 2016. The post Dënohen pesë çeçenë për vrasjen e ish-zëvendëskryeministrit rus appeared first on INSAJDERI. |
| Beteja e qytetarit nga Elbasani me bankën që e detyroi të paguaj dy herë kredi Posted: 29 Jun 2017 08:28 AM PDT Familja Bozhiqi paditi një bankë të nivelit të dytë dhe shoqërinë përmbarimore për pavlefshmëri kontrate kredie bankare dhe rrëzim të një urdhëri ekzekutimi. Për fat ata i kishin ruajtur faturat dhe dokumentet që vërtetonin pagesat. Banka ku familja Bozhiqi, nga Elbasani, kishte marrë kredinë në përfundim të saj e kishte transferuar atë tek një tjetër kredidhënës dhe ky i fundit i kërkoi qytetarëve të shlyenin sërish të njëjtën shumë. "Ne kemi marrë dy herë kredi, një herë 500 mijë lekë dhe një kredi tjetër 250 mijë lekë, të cilat i kemi shlyer me këste mujore. Me kalimin në bankën tjetër na komunikohet se kemi kredi të pashlyer. Për këtë na ka ardhur përmbarimi dhe kërkon sekuestrimin e pasurisë", thuhet në padinë e familjes Bozhiqi. Nisur nga provat e paraqitura gjatë gjykimit, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi pro kredimarrësve, por ky është rasti i rrallë kur një qytetar fiton përballë bankave. Avokati i çështjes, Altin Ago, thotë se abuzimi në këtë rast ishte shumë i qartë dhe i vërtetueshëm, por sipas tij shumë pak qytetarë kanë mundësi t'i vërtetojnë të drejtat e tyre dhe rastet e fituara përballë institucioneve nuk numërohen as me gishta. "Qytetarët nënshkruajnë kontrata që nuk i lexojnë dhe më pas vuajnë pasojat", thotë ai ndërsa tregon për shumë raste që e kanë humbur procesin përballë përmbarimit, por edhe vetë institucioneve bankare. Sipas një investigimi të publikuar nga BIRN, transferimi i kredive konsumatore nga bankat te kompanitë e mbledhjes së borxhit dhe më tej të përmbaruesit privat shpesh shoqërohet me kosto shtesë dhe të paligjshme për konsumatorët, të cilët për shkak të kulturës së dobët financiare bëhen pre e lehtë e abuzimeve, në një treg pa mbikëqyrje dhe në vakum ligjor. Sipas Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor Privat, rritja e numrit të kompanive financiare jobankare gjatë viteve të fundit, zhvillimi i tyre me ritëm të shpejtë si dhe transferimi apo shitja e portofoleve të kredive me probleme, nuk është shoqëruar me miratimin e një kuadri rregullator përkatës. Edhe pse zhvillimi i këtij sektori sjell avantazhe të shumta për sektorin bankar, mungesa e kërkesave të qarta rregullative mbart rreziqe për sigurinë juridike dhe garantimin e të drejtave të kredimarrësve. Operatorët ligjorë jobankarë në Shqipëri operojnë me licencë "factoring" të licencuara nga Banka e Shqipërisë, dhe mbështeten tek marrëveshje e cedimit të kredisë të parashikuar në Kodin Civil. Kundërshtimi i vendimeve përmbarimore konsiderohet nga qytetarët si mundësia e fundit e shpëtimit për t'i ikur ekzekutimit të një vendimi gjyqësor apo sekuestrimit të pasurisë. Në gjykatën e shkallës së parë Elbasan për vitin 2016 janë regjistruar 106 kërkesa për kundërshtim vendimi përmbarimor, nga të cilat 20 kërkesa janë refuzuar, 48 të pushuara dhe vetëm 16 janë pranuar për gjykim. Gjyqtarja Idush Maliqi thotë se janë shtuar çështjet për kundërshtim vendimi përmbarimor për të fituar pak kohë, por përgjithësisht përmbaruesit respektojnë procedurën dhe vendimi nuk është në anën e qytetarëve. Ajo thotë se qytetarët nuk duhet të merren me vendimin përmbarimor, por me vetë çështjen në themel kryesisht kundër bankave, por edhe me subjekte të tjera. Përmbaruesi privat Halit Cani i tha BIRN se për fat të keq qytetarët janë të painformuar. Sipas tij kundërshtimi i vendimeve përmbarimore nuk i jep asnjë shanc qytetarit që të fitojë. "Qytetarët kundërshtojnë vendimet e përmbarimit ndoshta të pa informuar mbi mënyrën se si funksionon procedimi përmbarimor. Ata mendojnë si hallkë të fundit kundërshtimin e vendimit përmbarimor ndërkohë që duhet të merren me çështjen në themel. Ka shpesh kontrata abuzive apo edhe shkelje të cilat kalojnë gjatë procesit të gjykimit. Qytetari duhet të mbështetet pikërisht në çështjen në themel dhe jo të besojnë çdo gjë që ju thuhet se mund të fitojnë një kundërshtim vendimi përmbarimor. E vetmja gjë që ndodh në rastin më të mirë është pezullimi i përkohshëm", tha Cani. Në zyrën e tij janë me qindra dosje përmbarimore. Qytetarët përballen shpesh me inspektoriatin ndërtimor, me bankat për sekuestrimin e pasurisë apo të llogarive bankare për shkak se nuk kanë lexuar mirë kushtet e kontratës apo kanë neglizhuar në kohë pagesa që pas shumë vitesh janë kthyer në miliona për shkak të kamatvonesave që shpesh sipas juristëve janë në kundërshtim me ligjin./Reporter.al The post Beteja e qytetarit nga Elbasani me bankën që e detyroi të paguaj dy herë kredi appeared first on INSAJDERI. |
| “Benny Blanco nga Bronx” brenda Konsullatës së Kosovës në New York Posted: 29 Jun 2017 08:19 AM PDT Historia e Veliut që të mërkurën u arrestua nga autoritetet amerikane nën akuzën se ka bërë pastrim parash përmes trafikimit të narkotikëve dhe shitje të armëve dhe e personazhit "Benny Blanco" nga filmi "Carlito's Way" me rol kryesor Al Pacinon, është pak a shumë e njëjtë. Veliu ka arritur të mashtrojë shtetin e Kosovës ndërsa Benny Blanco në filmin e regjisorit Martin Bregman arrin ta mashtrojë bosin e krimit dhe drogës Carlito. Filmi për Carliton është një ndër filmat më të respektuar të aktorit Al Pacino pas "The GoodFather" sipas kritikës amerikane të filmit, për shkak të shtrirje kinematografike të historisë kriminale, ndërsa "filmi" për Albert Veliun a.k.a "Benny Blanco" është një histori që tregon dështimin e shtetit për të punësuar njerëz të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me krimin. Arrestimi i tij, të martën, ka qitur në pah edhe arsyen pse Velut i referohen me këtë nofkë, pasi vet Veliu skaj emrit të vërtetë në llogarinë e tij në FB e ka të vendosur edhe nofkën e tij "Benny Blanco", shkruan Insajderi. Por Ministrisë së Punëve të Jashtme, duket se nuk u ka bërë përshtypje ky detaj, kur ka vendosur ta punësoj si shofer në institucionin diplomatik në SHBA, edhe pas arrestimit e ka shkarkuar nga detyra. Në filmin "Carlito's Way", Benny Blanco është personazhi që në fund të filmit e vret Carliton, në një stacion treni, ku Carlito është gati të përfundoj misionin e tij, largimin nga krimi dhe ikjen në Karaibe. Para kësaj, Carlito hedhë poshtë disa oferta për partneritet Benny Blanco (luajtur nga aktori John Legyizamo). Gjërat fillohen të nxehen kur Carlito nisë një romancë me ish-të dashurën e Benny Blancos, një balerinë e klubeve të natës. Benny Blanco, megjithatë në një rast shpëtohet nga vet Carlito por kjo nuk e bënë atë të jetë mirënjohës. Teksa Carlito shkon për të kapur trenin ku dy bashkëpunëtorët e tij Gail dhe Pachanga e presin, ai zihet në prit nga Benny Blanco. Ai e qëllon Carliton disa herë në bark me një armë dhe i tregon se bashkëpunëtori i tij Pachanga është tashmë bashkëpunëtor i tij. Megjithatë në "filmin" e shtetit të Kosovës, Benny Blanco (Agim Veliu), nuk del triumfues. Ai nuk arrin të vras aski por as nuk "vritet" nga shteti i Kosovës por nga një shtet tjetër, ai i SHBA-së. Zyrtari i konsullatës kosovare u arrestua dje bashkë me vëllain e tij dhe disa shokë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar të trafikut të drogës e armëve. Zyrtari i konsullatës, Veliu u arrestua nën akuzën se ka bërë pastrim parash përmes trafikimit të narkotikëve dhe shitje të armëve, shkruan Insajderi. Dyshohet se Veliu, 34 vjeçar, së bashku me një tjetër shtetas amerikan i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i "La Cosa Nostra", kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës. Veliu kishte ndihmës edhe katër kosovarë tjerë, Xhevat Gocaj, Agim Rugova, Ekram Sejdija dhe Alban Veliu. Ata kishin bërë pastrim parash në vlerë prej 800, 000 mijë dollarë. Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe./Insajderi.com The post “Benny Blanco nga Bronx” brenda Konsullatës së Kosovës në New York appeared first on INSAJDERI. |
| Vdes një person në një aksident në Ferizaj Posted: 29 Jun 2017 08:17 AM PDT Të enjten rreth orës 13:57 minuta, në dalje të fshatit Talinoc i Muhaxherëve të Ferizajt, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, si pasojë e të cilit ka humbur jetën 17 vjeçari, (L.S). Rasti ka ndodhur në rrugën lokale Talinoc i Muhaxherëve-Rahovicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se, sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi i veturës me targa lokale, (L.S, 17-vjeç), si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kushteve të rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga dhe është rrokullisur me automjet. Me këtë rast, ngasësi ka marrë lëndime të rënda trupore, raporton Lajmi.net Viktima është konstatuar, nga ana e mjekut në Emergjencën e Ferizajt, se ka ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Me rast janë duke u marrë hetuesit e njësisë së trafikut rrugor Ferizaj. The post Vdes një person në një aksident në Ferizaj appeared first on INSAJDERI. |
| Ky është deputeti që ka marrë më së paku vota Posted: 29 Jun 2017 07:58 AM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Përveç rezultatit të subjekteve politike është publikuar edhe numri i votave sa kanë marrë kandidatët për deputetë. Nga shifrat e publikuara del se me vetëm 534 vota, Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka arritur të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme. Në Kuvendin e Kosovës janë 120 ulëse për deputetë prej të cilave 10 janë të ruajtura për përfaqësuesit e komunitetit serb, dhe 10 të tjera për përfaqësuesit e komuniteteve të tjera, prej të cilave 4 për komunitetin e romëve. The post Ky është deputeti që ka marrë më së paku vota appeared first on INSAJDERI. |
| Lista e kandidatëve të LAA që humbën zgjedhjet Posted: 29 Jun 2017 07:55 AM PDT Nga më shumë se 120 kandidatë për deputet nga lisa e përbashkët e partive të koalicionit LKD- AKR- Alternativa, vetëm 29 arritën të sigurojnë vota për një ulëse në Parlamentin e Kosovës. Ndërsa 91 të tjerë kanë mbetur jashtë. Kjo është lista e plotë e kandidatëve për deputet/e LDK-AKR-ALETRNATIVA që mbeten jashtë parlamentit. Sylejman Çerkezi Vlora Dumoshi Sabri Hamiti Agim Ademaj Valon Murtezaj Naser Osmani Muhamet Mustafa Bardhyl Meta Melihate Tërmkolli Besnik Krasniqi Albena Reshitaj Amir Ahmeti Labinotë Demi-Murtezi Vesel Makolli Mirlindë Gashi Satmifer Kryeziu Neshad Asllani Mimoza Ibishi Haki Demolli Avdil Halimi Besa Gashi Vezir Januzi Sadri Ferati Njomza Emini Blerim Grainca Agim Bahtiri Refiqe Tërnava Beka Sami Boroci LuanShllaku Myzejene Selmani Mirlinda Sopi Xhevdet Krasniqi Jeton Ujkani Arta Haxhaj Ismet Hajdini Kimete Bytyçi Milazim Haliti Bahrie Haxhiu Agim Krasniqi Skender Hyseni Ardita Rizvanolli Hysni Gërguri Salih Morina Synavere Rysha Ali Sadriu Fidan Mustafa Sadije Jakupi Shaip Surdulli Bajram Gecaj Arbërore Riza Hasan Preteni Melita Kallaba Isa Agushi Muharrem Ibrahimi Jeton Svirca Selvete Shurdhani Dardan Velija Liman Zeqiri Bekrije Nazifi Kastriot Jahaj Flutra Bektashi Fadil Aliu Faton Peci Afërdita Morina-Biffar Nexhat Ramadani Reshat Nurboja Edi Puka Halim Muçolli Nuredin Ibishi Fitore Geci Valbon Krasniqi Sokol Havolli Albert Lila Nehat Emrullahu Faruk Nura Hazir Borovci Vehbi Imeri Gëzim Devolli Zeqir Hashani Bajrush Ymeri Elhami Shala /Insajderi.com The post Lista e kandidatëve të LAA që humbën zgjedhjet appeared first on INSAJDERI. |
| Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën e ardhshme Posted: 29 Jun 2017 07:38 AM PDT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit. Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në një konferencë për medie ka shpjeguar se pas afro katër ditëve do të mund që të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. "24 orë i kanë kandidatët, apo partitë, kush konsideron që diçka nuk është në rregull. Mandej PZAP i ka 72 orë, d.m.th. që i bie katër ditë deri tek certifikimi", ka thënë ajo. Daka pret që deri në fund të javës së ardhshme të bëhet certifikimi i rezultateve. Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe partitë e tjera kanë fituar 39 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse, LDK-AKR 29 ulëse dhe Lista Serbe 9 ulëse. /Insajderi.com The post Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet javën e ardhshme appeared first on INSAJDERI. |
| Lista e plotë e kandidatëve të PAN-it që humbën zgjedhjet Posted: 29 Jun 2017 07:16 AM PDT Nga më shumë se 120 kandidatë për deputet nga lisa e përbashkët e partive të koalicionit PDK, AAK Nisma dhe të tjerët, vetëm 39 arritën të marrin vota për tu futur në parlament. Ndërsa 81 të tjerë kanë mbetur 81 prej tyre. Kjo është lista e plotë e kandidatëve që mbeten jashtë parlamentit. Kandidatët e PDK-së Edita Tahiri Hajredin Kuçi Kurtan Kajtazi Rrustem Musa Selvije Halimi Nait Hasani Naim Bazaj Bislim Zogaj Muharrem Xhemajli Bekë Berisha Rafet Rama Beatrisa Pista Arsim Bajrami Muhamet Latifi Drita Kelmendi Kukaj Niazi Kryeziu Naim Fetahu Fadil Beka Ukë Berisha Kadri Kastrati Shaip Muja Zenun Elezaj Ardian Sejdiu Xhelal Gashi Drita Kadriu Avni Klinaku Avdyl Ymeri Kandidatët e NISMA-s Bajram Hasani Enver Hoti Haxhi Shala Muharrem Kuçi Besim Shyti Valdete Bajrami Violeta Dema Anita Mulolli Manuela Koni Isni Kilaj Kandidatët AAK-së Gazmend Abrashi Ali Berisha Muharrem Nitaj Halil Matoshi Bali Muharremi Lahi Brahimaj Besnik Tahiri Smaj Latifi Lulzim Kabashi Xhavit Zariqi Gani Dreshaj Rexhep Kadriu Fitim Selimi Fatmir Humolli Anton Berisha Fadil Fazliu Zenun Elezi Naim Sahiti Lutfi Bilalli Bekë Berisha Enver Gashi Magbule Shkodra Diellza Hoti Burbuqe Bakija Ilirjana Gafurri Elmaze Nura Arbresha Nallbani Valentine Bajrami Zoje Lleshi Xhyljeta Kuçi Drita Kukaj Skender Hebibi Jehona Shyti Ramush Agushi Leonora Morina Mejreme Uka /Insajderi.com
The post Lista e plotë e kandidatëve të PAN-it që humbën zgjedhjet appeared first on INSAJDERI. |
| Konsullata ndërprenë punën zyrtarit të saj i dyshuar për lidhje me krimin Posted: 29 Jun 2017 06:55 AM PDT Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhënien e punës me shoferin e saj, Albert Veliu i cili është arrestuar nga autoritet amerikane nën akuzën për pastrim të parave, shitjen e armëve dhe trafikim me narkotikë. "Konsullata konfirmon se personi në fjalë ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike", thuhet në njotimin e MPJ-së. "Pas pranimit dhe verifikimit të informacionit zyrtar me autoritetet vendëse për përfshirjen e dyshuar të tij në aktivitete të paligjshme dhe arrestimit të tij mbi bazën e këtyre dyshimeve, Konsullata e Përgjithshme në New York ka vendosur t’ia ndërpresë marrëdhënien e punës me efekt të menjëhershëm", thuhet ndër tjerash Ndër tjerash Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar se Veliu ka nënshtetësi amerikane dhe nuk ka të drejtë të gëzoj asnjë privilegj diplomatik. "Konsullata konfirmon se personi në fjalë ka qenë i angazhuar si vozitës, në cilësi të stafit lokal, nga themelimi i konsullatës, pasi ka vetëm nënshtetësi amerikane dhe nuk gëzon kurrfarë privilegjesh dhe imunitetesh diplomatike", thuhet ndër tjerash në njoftim. "Konsullata e Kosovës në New York, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e saj do të bashkëpunojë me autoritetet e shtetit pritës nëpërmjet kanaleve zyrtare në lidhje me rastin e sipërpërmendur", ka përfunduar njoftimin MPJ. Albert Veliu, 34 vjeçar, së bashku me shtetasin amerikan, Anthony Noterile, janë dërguar në Gjykatën Federale në Bruklin të Nju Jorkut, nën akuzat që kanë të bëjnë me pastrim të parave dhe trafikim të narkotikëve. Po ashtu, Veliu është akuzuar edhe për shitjen e një arme AK-47, një raketë anti-tank M80 dhe Zolja e pajisur me një raketë 64 milimetërshe. Veliu së bashku me një tjetër shtetas amerikën i akuzuar për veprën e njëjtë, Christopher Curanovic, bashkëpunëtor i "La Cosa Nostra", kanë krijuar një skemë të paligjshme të pastrimit të parave, përmes shitjes së drogës./Insajderi.com The post Konsullata ndërprenë punën zyrtarit të saj i dyshuar për lidhje me krimin appeared first on INSAJDERI. |
| Bale nuk e duron dot më krahasimin me Neymar Posted: 29 Jun 2017 06:54 AM PDT Rivalë, Gareth Bale dhe Neymar padiskutim që janë. Jo vetëm sepse secili prej tyre zhvillohet te njëri nga dy rivalët e përbetuar të La Liga-s, Real Madrid dhe Barcelona. Dy lojtarët mbërritën në kampionatin elitar spanjoll në 2013-ën për shifra astronomike: 101 milionë euro për Bale te Real Madrid, 95 milionë euro për Neymar te Barcelona. Që atëherë ata janë krahasuar pa pushim nga shtypi iberik. Një situatë e cila, 4 vjet më pas, është bërë e padurueshme për uellsianin. Në shifra, madrileni dhe katalanasi janë krahasuar që në vitin e parë në La Liga. Sezonin e kaluar braziliani ka kaluar dukshëm në avantazh, ai ka luajtur mesatarisht 71% të minutave, kundrejt 56% të britanikut. Ky i fundit, duhet përmendur, nuk u kursye nga dëmtimet. Për sa i takon golave, sërish Neymar është në avantazh të konsiderueshëm, shkruan Telesport. Ai ka shënuar 105 gola që nga 2013-a kundrejt 67 të Bale. Një shifër jo në lartësinë e një lojtari që u ble aq shtrenjtë. Madje muajt e fundit në kryeqytetin e Spanjës përflitet se në rast të mbërritjes së Kylian Mbappe në "Shtëpinë e Bardhë" këtë verë, i humburi i parë do të jetë Gareth Bale. The post Bale nuk e duron dot më krahasimin me Neymar appeared first on INSAJDERI. |
| Mbytet një person në pishinën e Gërmisë Posted: 29 Jun 2017 06:53 AM PDT Një person është mbytur sot në pishinën e Gërmisë rreth orës 14:00, ndërsa me urdhër të policisë njerëzit e pranishëm janë larguar nga pishina. Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për Insajderin se personi i vdekur është një 69-vjeçar me inicialet B.K. Ahmeti ka thënë se vdekjen e kanë konstatuar ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit rasti është shpallur si vdekje e dyshimtë. "Rasti vdekje e dyshimtë ka ndodhur rreth orës 14:00. Presim raport prej mjekësisë ligjore për të treguar shkakun e vdekjes", ka thënë ajo. /Insajderi.com The post Mbytet një person në pishinën e Gërmisë appeared first on INSAJDERI. |
| Mbi 20 mijë fëmijë mund të vdesin nga uria në Somali Posted: 29 Jun 2017 06:47 AM PDT Organizatat humanitare paralajmërojnë se pa ndihma të vazhdueshme ndërkombëtare, më shumë se 20.000 fëmijë në Somalinë e prekur nga thatësira mund të vdesin nga uria gjatë muajve në vazhdim. Organizata "Save the Children" të enjten njoftoi se rritja e numrit të rasteve të kequshqyerjes akute është përshpejtuar në disa prej nëntë zonave somaleze. Bëhet e ditur se hulumtimet e reja tregojnë se në gjendje urie janë disa pjesë të Bririt të Afrikës, shkruan AA. Humanitarët theksojnë se pa ndihmën e 1.5 miliardë dollarëve (rreth 1.31 miliardë euro) Somalia mund të përballet me urinë si ajo e vitit 2011, kur humbën jetën më shumë se 250 mijë njerëz. Gjysma e viktimave kanë qenë fëmijë. Mijëra persona kanë humbur jetën gjatë thatësirave të fundit teksa Somalia përballet me reshjet e dobëta të shiut dhe kolerën, ndërsa përskaj gjithë kësaj shumë njerëz janë bllokuar në zonat nën kontrollin e grupit ekstremist Al-Shabab. The post Mbi 20 mijë fëmijë mund të vdesin nga uria në Somali appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












