INSAJDERI: “Futbollisti turk: E kemi analizuar mirë Kosovën” plus 19 more

INSAJDERI: “Futbollisti turk: E kemi analizuar mirë Kosovën” plus 19 more


Futbollisti turk: E kemi analizuar mirë Kosovën

Posted: 10 Jun 2017 09:40 AM PDT

Futbollistët e kombëtares së Turqisë, Berke Özer, Yusuf Yazıcı dhe Emre Akbaba në konferencë për media kanë thënë se presin pikët e plota ndaj Kosovës, dhe se janë të përgatitur për këtë ndeshje.

Ata kanë dalë në konferencë për media së bashku me trajnerin turk, Fatih Terim.

“E kemi analizuar Kosovën mirë. Unë jam shumë i lumtur që jam ftuar në skuadrën kombëtare, sepse kjo më jep edhe më shumë besim”, ka thënë futbollisti i Trabzonsporit, Yusuf Yazici.

Turqia luan nesër ndaj Kosovës në Loro Boriçi të Shkodrës, ndërsa e vlefshme për kualifikimet në Botëror.

The post Futbollisti turk: E kemi analizuar mirë Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Stërvitja e fundit e Kosovës para Turqisë, dy lajme të mira për Bunjakin

Posted: 10 Jun 2017 09:35 AM PDT

Djelmoshat e përfaqëesues së Kosovës janë duke u stërvitur në "Loro Boriçi", e fundit para ndeshjes me Turqinë, që do të zhvillohet në këtë stadium nesër nga ora 20:45.

Valon Berisha është duke u stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, ashtu si edhe portieri, Samir Ujkani dhe pritet të jenë të gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Turqisë.

Pas kësaj stërvitje, trajneri Albert Bunjaki, do të dalë në konferencë për media për të folur për sfidën me Turqinë.

The post Stërvitja e fundit e Kosovës para Turqisë, dy lajme të mira për Bunjakin appeared first on INSAJDERI.

Butoni i ri në Facebook, për Muajin e Krenarisë të komunitetit LGBT

Posted: 10 Jun 2017 09:33 AM PDT

Derisa Facebook ka kohë që lejon reagimin ndaj statuseve e fotografive me emocione si "haha" apo "happy", "like", "sad" dhe "angry", kjo për të treguar se si dikush ndihet ndaj një postimi, sot është shtuar edhe opsioni "pride".

Flamuri shumëngjyrësh që e karakterizon komunitetin gej, lezbik, transgjinor e biseksual tanimë është një emocion në Facebook i cili mund të përdoret nga të gjithë, shkruan KultPlus.

Për ta parë e përdorur këtë emocion duhet të bëni like faqen LGBTQ@Facebook. Ky nderim nga rrjeti social më i madh në botë po bëhet gjatë muajit të krenarisë – Pride Month – të këtij komuniteti.

Këtë muaj në shumë vende të botës shënohen paradat e komunitetit LGBT.

Ndërsa Facebook në një postim ka treguar se punëtorët e kompanisë së madhe në mbarë botën do të jenë të pranishëm në festën e madhe të komunitetit që në të njëjtën kohë është thirrje për paqe dhe pranim më të madh të këtij komuniteti.

The post Butoni i ri në Facebook, për Muajin e Krenarisë të komunitetit LGBT appeared first on INSAJDERI.

Erdogan presion shteteve arabe: Deri në përfundim të Ramazanit, zgjidhni mosmarrëveshjet me Katarin

Posted: 10 Jun 2017 09:28 AM PDT

Presidenti turk, Rexhep taip Erdogan, i tha ministrisë së jashtme të Bahrejnit se mosmarrëveshja midis Katarit dhe shteteve të tjera arabe duhet të zgjidhet deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka treguar ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Cavusoglu tha se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes Katarit dhe shteteve të Gjirit Persik.

Cavusoglu tha gjithashtu se baza ushtarake e Turqisë në Katar, në të cilën Erdogan miratoi legjislacionin për vendosjen e trupave turke, kishte për qëllim të kontribuonte në sigurinë e të gjithë rajonit të Gjirit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet me Katarin të hënën, duke e akuzuar atë për mbështetjen e militantëve islamikë dhe armiqve të tyre Iran. /Insajderi.com

The post Erdogan presion shteteve arabe: Deri në përfundim të Ramazanit, zgjidhni mosmarrëveshjet me Katarin appeared first on INSAJDERI.

Dënohen vendet evropiane që nuk pranojnë refugjatë

Posted: 10 Jun 2017 09:26 AM PDT

Bashkimi Evropian si duket e ka marrë me seriozitet zbatimin e politikës së kuotave të detyrueshme për shtetet anëtare.

Nëse ndodh e kundërta, vendet do të përballen me dënime nga BE-ja.

"Javën e ardhshme do të trajtohen procedurat për shkelje të kontratës. Nuk është vendosur ende për këtë, por unë jam i qartë se do të ketë masa të tilla", tha Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian për "Der Spiegel".

Plani i shpallur nga Komisioni Evropian në vitin 2015 detyron shtetet anëtare të BE-së për të pranuar një pjesë të 160.000 emigrantëve, kryesisht nga Siria, Eritrea dhe Iraku, të cilët janë të vendosur në Greqi dhe Itali në bazë të kuotave në varësi të madhësisë së tyre dhe fuqisë ekonomike.

Megjithatë, disa nga shtetet e Evropës Lindore, kryesisht Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, njoftojnë në mënyrë të qartë se nuk do të respektojnë planin për pranim të emigrantëve, transmeton albinfo.ch.

Komisioni Evropian deri më tani ka bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se nuk do të tolerojë mospërfilljet e planit dhe do të kërkojë nga vendet që deri në qershor të fillojnë të pranojnë emigrantë në përputhje me kuotat e përcaktuara.

Komisioni ka njoftuar tashmë se do të ketë sanksione për ata që nuk respektojnë planin.

Juncker në një deklaratë për "Spiegel" thekson se ai vetë e ka "humbur durimin", duke shtuar se duhet të merren "masa drastike" për të filluar procedurat ligjore në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

 

The post Dënohen vendet evropiane që nuk pranojnë refugjatë appeared first on INSAJDERI.

Vdes në moshën 88-vjeçare aktori që portretizoi Batmanin

Posted: 10 Jun 2017 09:21 AM PDT

Adam West, aktori i njohur që ka luajtur rolin e Batman-it në serinë televizive të viteve 1960, ka vdekur në moshën 88 vjeçare. Ai vuante nga sëmundja e leukemisë.

Ai mbahet mend nga adhuruesit e kinematografisë për portretizimin e superheroit Batman, në emisionin ABC, i cili u zhvillua për tre sezone nga viti 1966 deri në vitin 1968.

Në një deklaratë për shtyp, familja e tij tha: “Babai ynë gjithmonë e ka parë veten si Batman dhe synonte të bënte një ndikim pozitiv në jetën e tifozëve të tij. Ai ishte dhe gjithmonë do të jetë heroi ynë “. /Insajderi.com

The post Vdes në moshën 88-vjeçare aktori që portretizoi Batmanin appeared first on INSAJDERI.

Trump akuza Katarit: Sponsor i madh i terrorizmit

Posted: 10 Jun 2017 09:17 AM PDT

Donald Trump akuzoi Katarin për sponsorizimin e terrorizmit në nivelet më të larta, në një përshkallëzim të jashtëzakonshëm të konfliktit diplomatik me një prej partnerëve më të rëndësishëm ushtarak të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë të premten, numri një i Uashingtonit tha se kishte ardhur koha për t'i bërë presion Katarit t'i japë fund financimeve dhe ideologjisë së tij ekstremistë.

"Shteti i Katarit, fatkeqësisht ka qenë historikisht financues i terrorizmit në një nivel tepër të lartë. Vendosa së bashku me sekretarin e shtetit Rex Tillerson, gjeneralët tanë dhe ushtarakët se ka ardhur koha t'i kërkojmë Katarit t'i japë fund këtyre financimeve dhe gjithashtu ideologjisë ekstremiste", tha Trump.

Komentet e tij shënojnë ndërhyrjen më të drejtpërdrejtë lidhur me krizën që ka përfshirë vendet e Gjirit që prej së hënës, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj në rajon nisën një fushatë të koordinuar diplomatike dhe ekonomike për izolimin e Katarit.

Më herët gjatë javës, kreu i Shtëpisë së Bardhë mori meritat për bllokadën në një seri postimesh në "Twitter".

Të premten, Trump tha se liderët arabë, të cilët i kishte takuar në Arabinë Saudite muajin e kaluar, i kishin kërkuar të sfidonte Katarin, të cilin e akuzojnë për mbështetje të terrorizmit dhe aleancë me Iranin.

Ndërhyrja e presidentit amerikan vjen pasi Arabia Saudite dhe aleatët e saj sanksionuan disa organizata dhe 59 individë të akuzuar për lidhje me militantët islamikë, shumica e të cilëve nga Katari ose të lidhur me gadishullin e vogël, por shumë të pasur me naftë. /TCh

The post Trump akuza Katarit: Sponsor i madh i terrorizmit appeared first on INSAJDERI.

Djali i Trump, 80 “cicërima” kundër ish-drejtorit të FBI-së

Posted: 10 Jun 2017 09:11 AM PDT

Djali i presidentit amerikan Donald Trump ka postuar rreth 80 statuse në Twitter për të mbrojtur të atin dhe për të sulmuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, gjatë raportimit të tij në Senat lidhur me çështjen e njohur si "Russia-gate".

Mediat ndërkombëtare e kanë komentuar këtë veprim të Donald Trump Jr një nismë nxitëse, agresive dhe njëkohësisht të përpiktë, ndoshta të orientuar nga Shtëpia e Bardhë, ose avokatët e presidentit.

Trump Jr, që me të vëllain Eric menaxhon aktivitetet ekonomike të familjes, ka qenë gjithmonë shumë aktiv në fushatën e të atit, aq sa është konsideruar një ndër përfaqësuesit më efikas por edhe kontradiktorë të saj.

Sipas disa mediave, ai ka edhe ambicie politike, ndonëse është munduar ta fshehë. Më herët, në një intervistë për "Associated Press", ai e kishte përjashtuar mundësinë që së shpejti të kandidonte si guvernator i Nju Jorkut, por gjithsesi i kishte lënë "dyert" të hapura.

"Ndoshta një ditë. Nuk është diçka që kam ndërmend ta bëj tani, por kurrë nuk i dihet. Është interesante", kishte deklaruar Trump Jr.

The post Djali i Trump, 80 "cicërima" kundër ish-drejtorit të FBI-së appeared first on INSAJDERI.

Natali Velija në gjendje të keqe shëndetësore, thotë avokati i saj

Posted: 10 Jun 2017 09:09 AM PDT

E dënuara me 12 burgim për krim të organizuar dhe shpërlarje parash, Natali Velija është duke hasur në vështirësi me shëndetin brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan. Por, Qendra Korrektuese nuk po ia aprovon ushqimin e rekomanduar nga mjeku kardiolog.

“Gjendja e saj [Natali Velijajt v.j] nuk është e mirë. Ajo ka probleme me zemrën”, thotë avokati i saj, Ramë Dreshaj.

Velija, sipas avokatit të saj Ramë Dreshaj, ka shumë probleme brenda burgut të Lipjanit, mirëpo një nga problemet kryesore është gjendja shëndetësore e saj. Dreshaj nuk e di përse Qendra Korrektuese nuk ia lejon Veliajt ushqimin e posaçëm dietal që po i rekomandohet nga mjeku kardiolog.

“Nuk e di për çfarë arsye, atë mund ta dinë vetëm administrata e burgut. Unë e di që personat që janë nën vuajtjen e dënimit i takojnë të gjitha të drejtat që i takojnë. Nëse mjeku i rekomandon që me ngrënë këtë apo këtë, atëherë i takon kjo e drejtë", ka thënë Dreshaj, në një bisedë me Insajderin.

Dreshaj tregon se çfarë ushqimi është duke konsumuar gjatë këtyre ditëve Natali Velija.

“Unë sot isha në vizitë tek ajo, dhe është e vërtetë që ajo sa e herë që e vizitoj, ka ankesa. Por ajo sot më tha që e ka vetëm një trangull, një domate dhe një jogurt dhe asgjë tjetër. Rekomandimi është një ushqim dietal sepse ka probleme me zemrën dhe i është rekomanduar nga kardiologu”, tregon Dreshaj.

Për problemet me të cilat klientja e tij është duke u përballur në Qendrën Korrektuese në Lipjan, avokati Ramë Dreshaj thotë se do t’i drejtohet edhe Ambasadës së Gjermanisë.

“Të hënën unë do t'iu drejtohem me një shkresë institucioneve kompetente rreth kësaj. Me ua tërheq vërejtjen dhe me iu drejtu Ambasadës gjermane, sepse ajo është shtetase e Gjermanisë", ka thënë ai.

Velija, e cila vuan dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ishte arrestuar në nëntor të vitit 2012 nga policia e EULEX-it,  pasi dyshohej se si pronare e  firmës "Consulting EU Sh.p ,kishte  përvetësuar rreth 1, 4 milion euro, mjete këto që do të duhej  t'ia transferonte ndërmarrjes austriake "Österreichische Staatsdruckerei" (OeSD), e cila kishte prodhuar pasaportat e Kosovës.

Që nga ajo kohë, e deri tash janë bërë rreth pesë vjet nga qëndrimi i saj prapa grilave.

Në dhjetor të vitit 2014,  pas një procesi gjyqësor,  Velija dënohet nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 12 vjet burgim, dënim ky i cili u zbrit nga Gjykata e Apelit në 8 vjet burgim dhe gjobë prej 25mijë eurove.

Ajo akuzohej nga një prokuror i Eulex-it në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për nëntë vepra penale, përfshi krimin e organizuar, pastrimin e parave, vjedhjen e rëndë, mashtrimin, shmangien nga tatimi, shpërdorimin, keqpërdorimin e besimit, falsifikimin dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Përveç saj, në këtë rast ishte dënuar edhe bashkëpunëtori i ngushtë e Veliajt, Fisnik Blakaj, i cili nga 11 vjet sa ishte dënuar nga shkalla e parë, ky dënim i ishte zbritur në 6 vjet nga Apeli dhe  gjobë prej 25 mijë eurove.

Dënimit nuk u kishin shpëtuar as vëllai i Fisnikut, Betim Blakaj, i cili ishte dënuar më 1 vit burgim dhe 3.000 euro gjobë, Ergyn Dogani me 5 vjet burim dhe 15 mijë euro; Imer Fazlia me 2 vjet burgim dhe gjobë prej 8.000 eurosh, kurse Nazmi Thaçi me 1 vit burgim dhe 5.000 euro gjobë.

Ndërkaq, Jakup Blakçori dhe Sefedin Shala ishin shfajësuar nga veprat penale, të cilat rëndonin mbi ta. /Insajderi.com

 

The post Natali Velija në gjendje të keqe shëndetësore, thotë avokati i saj appeared first on INSAJDERI.

Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook

Posted: 10 Jun 2017 09:03 AM PDT

Një gjykatë në Pakistan, ka dënuar me vdekje një shiit me arsyetimin se ai ka postuar në Facebook, informacion që gjykata e ka konsideruar si blasfemi.

Dënimin ndaj 30-vjeçarit Taimoor Raza, e ka bërë të ditur gjyqtari Shabbir Ahmed në një provincë lindore në Punjab.

Sipas gjykatës, Raza ka postuar më 2016, në Facebook përmbajtje poshtëruese për udhëheqësit fetarë sunitë si dhe për gratë e Profetit Muhamed.

Sipas ligjeve të ashpra për blasfeminë në Pakistan, dënimi me vdekje mund të aplikohet kundër të gjithë atyre që akuzohen për fyerje të Zotit, Islamit ose personaliteteve fetare.

Human Rights Watch ka thënë se në Pakistan gjatë vitit 2016, janë arrestuar 15 persona për akuza rreth blasfemisë.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se në Pakistan shpesh abuzohet me ligjet e blasfemisë duke i përdorur si zgjidhje të hakmarrjeve personale.

The post Në Pakistan dënim me vdekje për një postim në Facebook appeared first on INSAJDERI.

Mediet kiliane: Sanchez tek Man.City punë e kryer

Posted: 10 Jun 2017 08:53 AM PDT

Sipas raportimeve nga mediet kiliane, superylli i Arsenal, Alexis Sanchez ka finalizuar transferimin e tij te Menachester City. Sulmuesi 28-vjeçar shijoi sezonin e karrierës së tij me "Topçinjtë" duke kulmuar me fitimin e FA Cup në Wembley.

Por, dështimi për të konkurruar dhe garuar për titullin kampion në Premier League, ka udhëhequr në spekullime mbi të ardhmen e ish-futbollisti i Barcelonës dhe nëse ai do të rinovonte ose jo kontratën e tij me Arsenal, kur ndodhet tashmë vetëm 1 vit larg skadencës së marrëveshjes aktuale me "Topçinjtë".

Me aludime mbi destinacione të mundshme si City, Chelsea dhe Bayern Munich, gazetari i famshëm kilen, Fernando Solabarrieta "plasi bombën" duke deklaruar se Guardiola fitoi garën, duke siguruar shërbimet sulmuesit të Arsnela, për tu ribashkuar kështu me Sanchez.

Në një barazim 1-1 me Rusinë, në prag të Kupës së Konfederatave, Sanchez asistoi me një shërbim perfekt për ish-anësorin e QPR, Mauricio Isla, që shënoi për Kilin, shkruan Telesport.

Nga ana e tij, trajneri Arsene Wenger ka deklaruar se kohët kanë ndryshuar dhe Arsenal thjeshtë nuk ka pse shet më futbollistët më të mirë.

The post Mediet kiliane: Sanchez tek Man.City punë e kryer appeared first on INSAJDERI.

15 ngjarjet më të rëndësishme të 10 qershorit ndër vite – ndër to edhe Kosova

Posted: 10 Jun 2017 08:41 AM PDT

Gazeta spanjolle, La Vanguardia, ka renditur ngjarjet më të rëndësishme të datës 10 qershor që nga viti 1776. Nga 22 data të renditura, ndër to përmendet edhe një datë e rëndësishme për Kosovën.

Më 10 qershor të vitit 1999, NATO pati lajmëruar përfundimin e bombardimeve të Jugosllavisë pas 79 ditë sulmi. BE-ja pati autorizuar vendosjen e forcave ndërkombëtare për Kosovë (KFOR) dhe krijimin e një administrimi për territorin.

Këto më poshtë janë gjithë datat e rëndësishme:

1776 – Kongresi i Filadelfias miraton Deklaratën e Pavarësisë të Shteteve të Bashkimit.

1813 – Dekreti i asamblesë legjislative të Cadiz-it i cili në mënyrë të qartë njeh të drejtën e pronës intelektuale.

1847 – Krijimi i Spanjës, nga urdhri Mbretëror, i Regjistrit të Përgjithshëm të Pronës Intelektuale.

1907 – Auguste Lumiere prezanton fotografinë me ngjyra në Paris.

1924 – Giacomo Matteotti, përfaqësues dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste Italiane, kidnapohet dhe vritet nga grupi fashist.

1931 – Konflikte serioze të punëtorëve në Spanjë, kryesisht në minat e Austrisë dhe në mes të fshatarëve.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Italia shkon në luftë. Kapitullon ushtria norvegjeze. Qeveria spanjolle deklaron "luftë jo-aktive".

1948 – Inaugurohet ekspozita e 16-të ndërkombëtare e mostrave të Barcelonës, në të cilën janë bërë testet e para të televizionit në Spanjë.

1953 – Bashkimi Sovjetik heq dorë që ka në pronë ngushticat e Bosforit dhe Dardanelet.

1967 – Mbaron lufta gjashtë ditore. Izraeli pushton territorin Egjiptian në lindje të kanalit të Suezit, mund ushtrinë jordaneze dhe pushton gadishullin Sinai.

1999 – Më 10 qershor të vitit 1999, NATO pati lajmëruar përfundimin e bombardimeve të Jugosllavisë pas 79 ditë sulmi. BE-ja pati autorizuar vendosjen e forcave ndërkombëtare për Kosovë (KFOR) dhe krijimin e një administrimi për territorin.

2005 – Rrëshqitja e dheut në një shkollë në verilindje të provincës Heilongjiang të Kinës vret me qindra fëmijë.

2008 – Shtetet e Bashkimit Evropian pajtohen të zgjasin limitet e ditëve punuese në një maksimum prej 65 orësh në javë.

2010 – Konflikte etnike shpërthejnë mes Kyrgyzit dhe Uzbeksit në Kyrgystan, e cila në dhjetë ditë shkakton më shumë se 400 vdekje dhe 375 mijë njerëz të zhvendosur.

2015 – Papa Françesk miraton një procedurë për të gjykuar peshkopët për rastet e pedofilisë. /Insajderi.com

The post 15 ngjarjet më të rëndësishme të 10 qershorit ndër vite – ndër to edhe Kosova appeared first on INSAJDERI.

Presidenti fton qytetarët të dalin të votojnë

Posted: 10 Jun 2017 08:31 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që kanë të drejtë vote, të dalin nesër të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

"Nesër mbahen zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje janë mundësi tjetër për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne. Prandaj, si president i juaji, me lejoni t'ju thërras që të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar. Vota e juaj është thelbi i demokracisë, e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë".

"Nesër, të gjithë ju që keni të drejtën e votës, dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj, votoni për familjet tuaja, votoni për konsolidimin e shtetit dhe votoni për të ardhmen euroatlantike të vendit", ka thënë Thaçi.

Thaçi më tutje ka falënderuar KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në dhe institucionet e tjera të cilat janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejt.

"Falënderoj edhe njëherë të gjitha institucionet, KQZ-në, Policinë e Kosovës, OSBE-në, mediet, shoqërinë civile, BE-në dhe vëzhguesit nga BE-ja dhe nga PE-ja, ambasadat e shumta që janë angazhuar të garantojnë një proces elektoral të drejtë dhe të suksesshëm", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e mesazhin e kreut të shtetit të datës 31 maj të cilin e ka rikthyer./Insajderi.com

Presidenti fton qytetarët të dalin të votojnë

The post Presidenti fton qytetarët të dalin të votojnë appeared first on INSAJDERI.

60 për qind të të rinjve pa punë, kosovarët presin me muaj për një vizë

Posted: 10 Jun 2017 08:19 AM PDT

Në Kosovë zgjedhjet janë të dielën. Por, në vend se të jenë duke ndjekur fushatat e partive politike, shumë kosovarë janë veçanërisht të zënë me diçka tjetër: të qëndrojnë para ambasadave të disa shteteve të BE-së në Prishtinë.

Është televizioni holandez "Nederlandse Omroep Stichting" (NOS), që ka përgatitur një reportazh nga Prishtina këtë javë, për çështjen e vizave.

Adil Jashari, një qytetar nga Kosova qëndron para Ambasadës së Zvicrës në kryeqytet. Në duar, ai mban një dosje me dokumente dhe pasaportën. Ai dëshiron që të shkojë në Zvicër, tek disa shokë të tij.

Tre muaj ka pritur Adili që të ketë një termin për vizë. Tani, kanë kaluar javë, ndoshta edhe muaj, që ai është duke pritur një përgjigje.

"Kjo pritje e pafund është poshtëruese. Dhe viza ende mund të na refuzohet", deklaron Adil Jashari.

Papunësia

Kosova është njëra nga shtetet me përqindjen më të lartë të papunësisë në Evropë. Më shumë se 30 për qind janë të papunësuar, qëndrojnë në shtëpi. Në mesin e të rinjve, gjendja është edhe më dramatike: 60 për qind prej tyre nuk mund të gjejnë punë.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk mund të lëviz lirshëm në shtetet e BE-së. Kosovarët ndjehen të lodhur.

"Ndjehemi të bllokuar dhe të lënë anash. Realiteti është se të gjithë duan të dalin nga këtu. Kështu që po, Evropa është një mundësi e mirë për një jetë më të mirë", shprehet Jashari.

 

The post 60 për qind të të rinjve pa punë, kosovarët presin me muaj për një vizë appeared first on INSAJDERI.

Daka: Jemi gati për nesër, kemi hequr 70 mijë persona nga listat

Posted: 10 Jun 2017 08:09 AM PDT

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në vend, Valdete Daka, ka treguar se është gjithçka gati për mbajtën e zgjedhjeve ditën e nesërme.

Daka na një intervistë për DË ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe nesër janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

"Po tashmë jemi vetëm pak orë para fillimit të ditës së zgjedhjeve ne i kemi përgatitur të gjitha ashtu siç ka qenë e paraparë", ka thënë ajo, përcjell Insajderi.

Daka pret që nga këto zgjedhje të mos ketë problem me listat, ajo ka thënë se janë larguar rreth mijë persona nga këto lista të cilët kanë vdekur ose kanë humbur nënshtetësinë e kosovare.

"Po ne kemi arriturat të i heqim rreth 70 mijë persona të vdekur dhe ata të cilët e kanë humbur shtetasin. Pra diku rreth 70 mijë në total", ka thënë ajo.

Daka ka thënë se përgatitjet për zgjedhje janë bërë edhe në veri të vendit, ndërsa ka pranuar për gjendjen e tensionuar mes partive serbe.

"Edhe në veri të Mitrovicës është organizuar dhe është gjithçka në rregull ka pasur tensione në mes të partive serbe në atë pjesë por besoj që nuk do ta prishin ditën e zgjedhjeve dhe gjithçka do të shkojë në rregull. Kemi vëzhgues të mjaftueshëm komisionar dhe normalisht që manipulimi i votave në ditën e zgjedhjeve nuk varet nga ne por nga partitë politik", ka thënë ajo.

Daka ka njoftuar se rezultatet preliminar do të dihet në orët e vona të ditës së nesërme ndërsa, rezultatet do të tregohen edhe online menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve./Insajderi.com

The post Daka: Jemi gati për nesër, kemi hequr 70 mijë persona nga listat appeared first on INSAJDERI.

Kompanitë e basteve nënvlerësojnë Kosovën, e vlerësojnë sa Gjibraltarin

Posted: 10 Jun 2017 07:44 AM PDT

Kosova ka shumë pak gjasa që të fitojë ndeshjen ndaj Turqisë të dielën, vlerësojnë kompanitë e basteve.

Kompanitë e basteve i kanë vendosur koeficient të lartë përfaqësueses së Kosovës, ndërsa fitorja e mundshme e Turqisë është kuotuar me një koeficient tejet të vogël.

Kompania ndërkombëtare e basteve “Bet 365” e ka vlerësuar me kuotë 19.00, një fitore të mundshme të Kosovës ndaj Turqisë. Fitorja e kombëtares turke, sipas “Bet 365”, vlerësohet me kuotë 1.18.

E të njëjtin vlerësim, kompanitë e basteve i kishin bërë edhe kombëtares së Gjibraltarit të shtunën në ndeshje ndaj Qipros. Fitorja e Gjibraltarit vlerësohej me një kuotë 19.00, edhe pse luante në shtëpi, ashtu sikurse Kosova.

Kosova luan ndaj Turqisë të dilën me fillim nga ora 20:45. Ndeshja luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com

The post Kompanitë e basteve nënvlerësojnë Kosovën, e vlerësojnë sa Gjibraltarin appeared first on INSAJDERI.

Maqedoni, vitin e kaluar 497 raste të vdekjes së dhunshme

Posted: 10 Jun 2017 07:43 AM PDT

Nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar në Maqedoni humbën jetën 497 persona, që është për 3.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2015, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Të vdekurit nga vdekja e dhunshme në vdekshmërinë e përgjithshme përbëjnë 2.4 për qind. Struktura e vdekjeve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, sikur në vitin 2016, ashtu si dhe në vitet e kaluara, pjesën më të madhe (76.1 për qind) e përbëjnë meshkujt.

Pjesën më të madhe të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, janë “rastet tragjike” me 71.2 për qind, “vetëvrasjet” me 25.2 për qind dhe “vrasjet” me 3.6 për qind.

Në kategorinë “raste tragjike” pjesën kryesore (26.0 për qind) janë të vdekurit nga “shkaqe të tjera të jashtme nga lëndime aksidentale”.

Në kategorinë e rasteve “vetëvrasje”, ku vdekja ka ndodhur si pasojë e “varjes, ngufatjes dhe asfiksimit”, paraqesin pjesën më të madhe me 13.5 për qind, shkruan AA.

Në kategorinë “vrasje”, shkaku dominant i vdekjes është “përpjekja për shkaktim të lëndimeve trupore me mjet të fortë”, me pjesëmarrje prej 1 për qind në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës të Republikës së Maqedonisë.

The post Maqedoni, vitin e kaluar 497 raste të vdekjes së dhunshme appeared first on INSAJDERI.

Funksionaliteti i ri i WhatsApp sjell tërheqjen e mesazheve të dërguara

Posted: 10 Jun 2017 07:42 AM PDT

A keni dërguar ndonjëherë diçka në WhatsApp dhe më pas jeni penduar për të? Një mesazh? Një shprehje dashurie? Epo të gjithë janë penduar për diçka të paktën njëherë.

Por mos u frikësoni sepse WhatsApp pritet të shpejti të lançojë një funksionalitet i cili ju mundëson të tërhiqni mesazhet.

Ju do të keni 5 minuta kohë për tu penduar për veprimin tuaj dhe të tërhiqni mesazhin. Sipas WABetaInfo, një sajt i cili teston funksionalitetet e reja të WhatsApp, aplikacioni do të ketë funksionalitetin e ri me versionin 2.17.30+.

Përdoruesit mund të tërheqin mesazhet, statuset, videot, GIF, dokumente e madje dhe replika të statuseve. Çdo gjë pothuajse mund të tërhiqet brenda 5 minutash.

Aktualisht WhatsApp është në versionin 2.17.30 që do të thotë se mbase versioni i radhës vjen me këtë funksionalitet.

The post Funksionaliteti i ri i WhatsApp sjell tërheqjen e mesazheve të dërguara appeared first on INSAJDERI.

Të plotfuqishmit e botës bëhen refugjatë

Posted: 10 Jun 2017 07:27 AM PDT

Të braktisësh pozitat institucionale, protokollet dhe vizitat ndërkombëtare për t'u vënë në petkun e refugjatëve.

Kjo ndodh në pikturat e artistit sirian Abdalla Al Omari, të cilat janë ekspozuar në Dubai, me titullin "The Vulnerability Series".

Artisti ka marrë liderët më të fuqishëm të botës, që nga Donald Trump e Obama, deri tek Putin, Hollande e Merkel, duke i portretizuar si refugjatë që shtegtojnë për një jetë më të mirë, apo të braktisur në ndonjë qoshe rruge, në shoqërinë e një shisheje.

 

The post Të plotfuqishmit e botës bëhen refugjatë appeared first on INSAJDERI.

Marrëveshje e kryer, Juventus transferon Schick [video]

Posted: 10 Jun 2017 07:20 AM PDT

Juventusi ka arritur marrëveshje me Sampdorian për transferimin e sulmuesit 21-vjeçar nga Çekia, Patrick Schick.

Siç raporton Sky Sport Italia, Sampdoria ka pranuar ofertën prej 25 milionë eurove për sulmuesin shtatlartë, njofton Insajderi.

Për Juventusin ky është transferimi i parë në këtë afat kalimtar veror.

Për Schick, i cili shkëlqeu sezonin e fundit tek Sampdoria, ishin të interesuara edhe Tottenhami dhe Interi. /Insajderi.com

The post Marrëveshje e kryer, Juventus transferon Schick [video] appeared first on INSAJDERI.