INSAJDERI: “Exit polli Gani Bobi nxjerr PAN-in fitues, Vetëvendosje e dyta” plus 19 more

INSAJDERI: “Exit polli Gani Bobi nxjerr PAN-in fitues, Vetëvendosje e dyta” plus 19 more


Exit polli Gani Bobi nxjerr PAN-in fitues, Vetëvendosje e dyta

Posted: 11 Jun 2017 10:17 AM PDT

Një exit poll i Institutit Gani Bobi ka nxjerrë koalicionin PAN si fituese të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Risia e këtyre zgjedhjeve, sipas këtij hulumtimi, është se Lëvizja Vetëvendosje, është partia e dytë më e votuar në Kosovë.

PAN ka marrë besimin e 40 për qind të votuesve, LVV 30 për qind, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternativa 27 për qind.

Të dhënat janë grumbulluar nga 2500 respondentë, të cilët kanë treguar për cilën parti kanë votuar pasi që kanë dalë nga qendrat e votimit.

The post Exit polli Gani Bobi nxjerr PAN-in fitues, Vetëvendosje e dyta appeared first on INSAJDERI.

Hoti: Asnjë incident në veri të Kosovës

Posted: 11 Jun 2017 09:52 AM PDT

Besim Hoti, zëdhënës komandant i policisë për veriun, ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident në Veri të Kosovës.

Hoti tha se procesi zgjedhor në komunat veriore të vendit ka kaluar pa probleme, sipas tij një sukses i tillë është meritë e institucioneve për përgatitjet paraprake.

"Procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës ka kaluar pa probleme apo incidente të mundshme. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për të zbatuar planin operativ. Policia e Kosovës nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme të regjionit të Veriut", ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova.

Hoti ka thënë se edhe pas mbylljes së procesit të votimit është edhe faza tjetër, përcjellja e votave deri tek qendrat e numërimit.

"Kur them që ka kaluar procesi pa incidente sigurisht është meritë e institucioneve. Nuk është dhe aq befasi sepse ne jemi përgatitur dhe për skenarët më të këqija të mundshme. Pas mbylljes së procesit është faza e karter e procesit zgjedhor. Ne përcjellim votat deri në qendrat e numërimit të votimit për shkaqe sigurie", ka thënë Hoti.

The post Hoti: Asnjë incident në veri të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Mjekët rusë urdhërohen të bëjnë “teste të virgjërisë” tek të miturat

Posted: 11 Jun 2017 09:50 AM PDT

Mjekët në Rusi raportohet të jenë udhëzuar të kryejnë teste të virgjërisë tek vajzat e mitura.

Sipas Daily Mail, komiteti hetues rus ka udhëzuar mjekët që të kërkojnë dëshmi të aktivitetit seksual tek vajzat nën moshën 16 vjeçare.

Ky urdhër ka ngritur pakënaqësi publike tek gjinekologët dhe politikanët, të cilët besojnë se ky kontroll do t’i bëjë vajzat e reja të hezitojnë të vizitojnë doktorët kur kanë nevojë.

Megjithatë, ministri rus i shëndetësisë, Vladimir Shuldyakov, tha se mjekët duhet të ndjekin urdhërin dhe “të informojnë policinë për të gjitha rastet kur humbet virgjëria, si dhe për rastet e shtatzënive dhe aborteve që përfshijnë vajzat nën moshën 16 vjeç”.

Urdhri udhëzon mjekët të kontrollojnë “integritetin e himenit” dhe të kërkojnë shenja të dëmtimit të tij.

Kjo vjen disa muaj pasi shteti rus ka dekriminalizuar pjesërisht dhunën shtëpiake, me ç'rast të drejtat e grave mbeten të mangëta.

Vendimi për t'i dhënë më pak dënime abuzuesve ka nxitur zemërim nëpër gjithë botën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, edhe është akuzuar për seksizëm javën e kaluar kur i tha një intervistuesi që nuk ka kurrë ditë të këqija pasi nuk është grua.

"Nuk jam grua, kështu që nuk kam ditë të këqija. Nuk dua të ofendoj askënd. Kështu është vetë natyra e gjërave. Ka cikle të caktuara natyrore", ishte shprehur Putin. /Insajderi.com

The post Mjekët rusë urdhërohen të bëjnë "teste të virgjërisë" tek të miturat appeared first on INSAJDERI.

Avokati i Popullit: Tri ankesa për parregullsi

Posted: 11 Jun 2017 09:42 AM PDT

Gjatë ditës së sotme në Zyrat e Institucionit të Avokatit të Popullit, janë paraqitur tri ankesa për parregullsi në procesin zgjedhor.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se një ankesë është paraqitur në Zyrën qendrore në Prishtinë dhe dy të tjera në zyrën rajonale në Mitrovicë.

Institucioni i Avokatit të Popullit, për herë të parë gjatë procesit të votimit, ka mbajtur të hapur Zyrën qendrore dhe ato rajonale, me qëllim të pranimit të ankesave eventuale nga qytetarët.

The post Avokati i Popullit: Tri ankesa për parregullsi appeared first on INSAJDERI.

Kompanitë e basteve favorizojnë Izraelin kundër Shqipërisë

Posted: 11 Jun 2017 09:40 AM PDT

Përfaqësuesja e Izraelit shihet si favorit kundër Shqipërisë nga kompanitë e basteve. Vendasit kanë koeficientin 1.91 për triumfin, ndërkohë që kuqezinjtë e De Biasi 4.60.

Situata nuk është aspak e lakmueshme tek kombëtarja e Shqipërisë e cila nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit.

Pavarësisht kësaj dje para medieve kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj tha se ndaj Izraelit do të luajmë vetëm për fitore.

Shqipëria ka siguruar vetëm gjashtë pikë në pesë ndeshje në kualifikimet e kampionatit botëror 'Rusi 2018' duke u renditur kështu në pozitën  e katërt.

Shqipëria në ndeshjen e parë kundër Izraelit ka pësuar humbje me rezultat 3 me 0./Insajderi.com

The post Kompanitë e basteve favorizojnë Izraelin kundër Shqipërisë appeared first on INSAJDERI.

Rafael Nadal thyen rekord në French Open

Posted: 11 Jun 2017 09:37 AM PDT

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal ka fituar titullin e kampionit për të dhjetën herë në French Open, pasi ishte në garë me zviceranin, Stan Wawrinka në finalen e ditës së sotme.

Nadal, 31 vjeçar është bërë personi i parë në histori në garën e meshkujve që ka fituar 10 tituj të tillë në French Open.

Loja ka zgjatur dy orë dhe ka përfunduar me rezultat 6-2, 6-3, 6-1, në të mirë të tenistit Nadal.

Ky është titulli i 15-të, Grand Slam për Nadal, i cili ka qenë shumë i emocionuar pasi ka fituar në finale.

"Jam shumë i emocionuar. E kam të pamundshme të shpreh atë që po ndjej", ka thënë ai, njofton rel.

Momentalisht Nadal ka vetëm tre trofe më pak Grand Slam, në krahasim me rivalin e tij Roger Federer.

 

The post Rafael Nadal thyen rekord në French Open appeared first on INSAJDERI.

Votimi me letërnjoftime të Serbisë është i lejuar

Posted: 11 Jun 2017 09:21 AM PDT

Votimi me letërnjoftime të Serbisë, në situata specifike, është i lejuar edhe në Kosovë. Në komunat veriore të Kosovës janë shënuar votime me dokumente serbe.

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit KQZ-ës, Enis Halimi ka thënë se "të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët gjenden në listat e votuesve, kanë të drejtë që si dokument identifikimi t'i përdorin dokumentet që parashihen sipas ligjit dhe që janë të saktësuara edhe me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve".

The post Votimi me letërnjoftime të Serbisë është i lejuar appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje raporton për kërcënim të vëzhguesve në Prizren

Posted: 11 Jun 2017 09:16 AM PDT

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se se persona me bexha të rrejshëm janë futur nëpër dhomat e votimit në shkollën “Motrat Qirazi” në Prizren, duke kërcënuar vëzhguesit.

"Ka ndodhur një incident, disa persona janë futur nëpër dhomat e votimit të cilët kanë qenë të pajisur me bexha false dhe kanë bërë presion dhe kërcënime ndaj vëzhguesve dhe votuesve", tha ai.

Ndërsa për bexhat tha se nuk kanë qenë nga ato zyrtare të KQZ-së.

"Bexhat nuk kanë qenë validë, nuk kanë qenë ata të cilët i ka lëshuar KQZ-ja", ka thënë ai.

Por, Abrashi thotë që situata është sqaruar pasi kanë informuar përfaqësuesin e tyre të KKZ-së.

"Ne kemi ardhur këtu pasi antarja jonë është kërcënuar, së bashku me pjesëtarët e policisë e kemi rregulluar këtë çështje", përfundoi ai. /Insajderi.com

The post Vetëvendosje raporton për kërcënim të vëzhguesve në Prizren appeared first on INSAJDERI.

Katër komunat serbe prijnë me përqindje të votuesve

Posted: 11 Jun 2017 09:14 AM PDT

Katër komunat me shumicë serbe janë komunat e para që kanë numrin më të madh të përqindjes së votuesve deri në ora 16:00.

Komuna e Shtërpcës në bazë të të dhënave që KQZ-së prijnë me numrin më të madh të votuesve me 45 për qind.

Komuna e dytë që prijnë me numrin më të madhe të votuesve është Zubin Potoku me 43 për qind, ndërsa komuna e Ranilugut me 39 për qind dhe ajo e Pareshit me 38 për qind janë komunat me më së shumti qytetarë që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë.

Komuna me daljen më të ulët është Dragashi, me 19 për qind.

The post Katër komunat serbe prijnë me përqindje të votuesve appeared first on INSAJDERI.

Maloku: LDK e kënaqur sepse kemi 60 mijë votues më tepër

Posted: 11 Jun 2017 09:00 AM PDT

Doruntinë Maloku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë të dielën në një konferencë për media "se na gëzon fakti që deri në orën 15:00 kemi 60 mijë votues më tepër se në zgjedhjet e kaluara". Sipas saj, kjo është një shenjë e forcimit të demokracisë.

"Deri më tani ka pasur një pjesëmarrje të kënaqshme në procesin e votimit dhe ne presim që të ketë një numër dukshëm më të lartë të votuesve sesa në vitin 2014. Deri në orën 15:00 kanë qenë mbi 60 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara.  Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masovikisht në zgjedhje. Besojmë që dalja më e lartë në zgjedhje do ta forcojë demokracinë pjesëmarrëse në vend", ka thënë Maloku.

"Shqetësuese për ne është fakti që dy asamblistë të PDK-së nga Gjakova, Artan Nimani dhe Arben Rogova, figurojnë në listën e vëzhguesve përmes OJQ Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike, e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", ka thënë ajo, njofton LDK përmes një komunikate për media.

"Po ashtu, Fatmir Kastrati asamblist i AAK-së në Prizren thotë se të gjithë vëzhguesit e partisë së tij në këtë komunë janë regjistruar në emër të po kësaj organizate. Kjo paraqet shkelje flagrante të ligjit për zgjedhjet" ka thënë Maloku.

Sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson lartë reagimin e shpejtë të organeve ndjekëse për të gjitha parregullsitë e raportuara.

The post Maloku: LDK e kënaqur sepse kemi 60 mijë votues më tepër appeared first on INSAJDERI.

Trump pezullon vizitën në Britani për shkak të protestave

Posted: 11 Jun 2017 08:57 AM PDT

Donald Trump i tha Theresa May-t gjatë një bisede telefonike se nuk dëshiron të kryejë vizitën e tij shtetërore në Britani derisa publiku britanik të mbështesë ardhjen e tij.

Presidenti amerikan tha se nuk dëshiron të shkojë në Britani nëse do të përballet me protesta masive dhe duket se kjo lë në pritje vizitën e tij për një farë kohe.

Gazeta "The Guardian" shkruan se telefonata mes Trump dhe May-t u bë gjatë javëve të fundit dhe befasoi jo pak kryeministren britanike. Në fakt, kjo bisedë telefonike shpjegon pjesërisht pse thuajse nuk ka pasur diskutime publike për vizitën e Trump.

Kryeministrja britanike ftoi presidentin amerikan në Britani 7 ditë pas inaugurimit të tij, kur ajo u bë lideri i parë i huaj që e vizitoi në shtëpinë e bardhë. Në atë kohë, May tha se i kishte dhënë Trump-it dhe bashkëshortes së tij një ftesë nga mbretëresha dhe se presidenti e pranoi, shkruan Top Channel.

Shumë diplomatë veteranë tha se ftesa ishte e parakohshme, por e pamundur të tërhiqej pas. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, pasi roli tradicional i Britanisë për të shërbyer si urë mes SHBA dhe Evropës është bërë më i ndërlikuar që pas votës për Brexit dhe politikave të Trump që kanë zemëruar aleatët evropianë.

Mjaft zëra në Britani, përfshirë kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan i kërkuan qeverisë britanike që të anulojë ftesën për Trump, por Londra zyrtare tha se vizita do të kryhet.

Por duket se ngërçin po e zgjidh vetë Trump, diçka e rrallë nga presidenti amerikan, duke kërkuar jo publikisht shtyrjen e vizitës së tij në Britani derisa sa publiku ishullor të jetë më miqësor ndaj tij, diçka që mbase do ët bëjë të presë gjatë.

The post Trump pezullon vizitën në Britani për shkak të protestave appeared first on INSAJDERI.

Në shkollën ‘Faik Konica’ nuk ka kutia për votim me kusht

Posted: 11 Jun 2017 08:39 AM PDT

Qendra e votimit Faik Konica aktualisht ka mbetur pa kutia te votimit me kusht, raporton zeri.info.

Me këtë rast, qytetaret tashme janë në radhë duke pritur që të votojnë.

Ndërkohe, arsyetimi i personave përgjegjës në këtë qendër, ka qenë se ato janë duke ardhur, ndonëse nuk kanë bërë të ditur se nuk e dinë kur do të mbërrijnë ato. /Zeri/

 

The post Në shkollën 'Faik Konica' nuk ka kutia për votim me kusht appeared first on INSAJDERI.

Vokrri: Futbollistët e Kosovës kanë mbetur pa votuar pavarësisht kërkesës

Posted: 11 Jun 2017 08:33 AM PDT

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka treguar se FFK i ka bërë një kërkesë KQZ-së për të iu ofruar mundësi futbollistëve të përfaqësues së Kosovës të votojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Vokrri në një intervistë për Klan Kosovën ka treguar se futbollistët kanë mbetur pa votuar për shkak se një kërkesë e tillë nuk ka mundur të plotësohet

"Ne kemi bërë kërkesë në KQZ për të ofruar votim por ka qenë e pamundur të organizohet votimi andaj futbollistet kane mbetur pa votuar", ka thënë Vokrri.

Vokrri më tutje ka thënë se ndeshja e Kosovës dhe zgjedhjet në të njëjtën ditë janë humbje për të dyja palët.

"Kanë humbur te dyja palët sepse ka njerëz që kanë që kanë pasur dëshirë të votojnë dhe ka njerëz që kanë dashur të votojnë. Andaj pres që stadiumi të jetë përgjysmuar por megjithatë  besoj që të paktën 7 apo 8 mijë tifozë të na mbështesin në stadium", ka thënë Vokrri .

Kosova luan sonte ndeshjen kundër Turqisë e vlefshme për kualifikimet e botërorit 'Rusi 2018' me fillim nga ora 20:45./Insajderi.com

The post Vokrri: Futbollistët e Kosovës kanë mbetur pa votuar pavarësisht kërkesës appeared first on INSAJDERI.

Serbët në veri votojnë me letërnjoftime të Serbisë

Posted: 11 Jun 2017 08:26 AM PDT

Serbët e veriut të Kosovës po votojnë pa u penguar në komunat Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, me letërnjoftime të vendbanimeve në Kosovë, të cilat i lëshon Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Serbisë.

Te gjithë ata që kanë letërnjoftimet e lëshuara nga Republika e Serbisë mund të votojnë pa probleme në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat po mbahen edhe në këto dy komuna në veri të Kosovës.

Ngjashëm edhe në dy komunat tjera, Leposaviq dhe Zubin Potok, qytetarët thonë se kanë votuar pa probleme me letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.(rel)

The post Serbët në veri votojnë me letërnjoftime të Serbisë appeared first on INSAJDERI.

Ndaj Izraelit, De Biasi i kthehet skemës klasike

Posted: 11 Jun 2017 08:21 AM PDT

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit "Rusi 2018", atë përballë Izraelit.

Humbja e fundit me Luksemburgun e ka futur në një situatë të paqartë skuadrën dhe trajnerin, për të cilin flitet që kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit.

Trajneri italian, ndryshe nga ndeshja miqësore, këtë herë i është kthyer skemës besnike të tij 4-1-4-1. Me mungesën e Berishës, kapitenit Ansi Agollit dhe Bekim Balajt, De Diasi është munduar deri diku të përshtatet.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërkohë në repartin e mbrojtjes, i vetmi ndryshim është aktivizimi i Alijit në vend të Agollit, në krahun e majtë, e pjesa tjetër është e njëjta me Hysaj, Gjimshiti dhe Mavraj.

Përpara mbrotjes do të luajë Burim Kukeli, ndërkohë që katërshja e mesfushës përbëhet nga Roshi dhe Hyka në krahë, më pas Abrashi dhe Memushaj në qendër.

Ndërkohë që pika e referimit të sulmit për këtë ndeshje do të jetë Armando Sadiku, i cili mbetet më i preferuar për trajnerin italian sesa Sokol Cikalleshi, pavarësisht formës shumë të mirë që ky i fundit po kalon në kampionati turk.

Aktualisht pas 5 ndeshjesh, Shqiperia është në kuotën e 6 pikëve, në vendin e katërt në grup, 3 më pak sesa Izraeli i vendit të tretë. Ndeshja e mbrëmjes së sotme, Izrael-Shqipëri do të transmetohet drejtpëdrejt në SuperSport, në orën 20:45.

The post Ndaj Izraelit, De Biasi i kthehet skemës klasike appeared first on INSAJDERI.

Deliu Kodra: Festa tashmë ka filluar për ‘Fillimin e Ri’

Posted: 11 Jun 2017 08:10 AM PDT

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se tashmë festa për fitoren e “Fillimit të ri” ka filluar.

Ajo ka postuar disa fotografi ku shihen disa qytetarë duke shkuar në qendrat e votimit në Skenderaj me daire e këngë.

"Festa veç ka filluar për Fillimin e Ri! Gëzimi ndër shqiptarë nuk bëhet pa daulle! Le të jehojë ky tingull shqiptar përjetësisht në këto troje! Rrnofshim plot shëndet e gëzime! Natyrisht, gjithë bashkë!", ka shkruar ajo.

The post Deliu Kodra: Festa tashmë ka filluar për 'Fillimin e Ri' appeared first on INSAJDERI.

Delawie i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Posted: 11 Jun 2017 08:04 AM PDT

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se është i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një postim në Twitter, Delawie ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

"Bazuar në raportimet e vëzhguesve, KQZ është duke bërë punë të shkëlqyeshme në organizimin e zgjedhjeve," ka shkruar Delawie./Insajderi.com

The post Delawie i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor appeared first on INSAJDERI.

Proces i qetë zgjedhor në komunat me shumicë serbe

Posted: 11 Jun 2017 07:51 AM PDT

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës janë duke u zhvilluar edhe në komunat me shumicë serbe në vend. Në Komunën e Graçanicës, pas hapjes së qendrës së votimit në shkollën "Mbreti Milutin", qytetarët serbë me të drejtë vote ia kanë mësyrë vendvotimeve për të realizuar të drejtën e tyre të votimit.

Një numër qytetarësh të cilët tashmë kishin realizuar këtë të drejtë, thanë për Radion Evropa e Lirë se presin që pas zgjedhjeve të ketë më shumë paqe dhe liri të lëvizjes, si dhe punësim për të rinjtë.

Nevena Steviq, tha se pas zgjedhjeve pret një jetë më të mirë për qytetarët e komunitetit serb.

"Po, kam votuar. Po pres një jetë më të mirë dhe mbijetesë në vendit tim, punësim për të rinjtë dhe paqe në shtet", tha Steviq.

Zhika Mirkoviq, tha se për serbët e Kosovës ështe e rëndësishme paqja, lëvizja e lirë dhe bashkëjetesa me komunitetet tjera, të cilat pret që pas zgjedhjeve të përmirësohen edhe më tej.

"Pres që të ketë paqe dhe liri, të lëvizim lirshëm dhe të jemi ashtu siç kemi qenë, e jo që ta kërcënojmë njëri tjetrin se do t'i përzëmë serbët ose që serbët do të sundojnë. Jo kështu, por të jemi ashtu siç kanë qenë minatorët dikur, të gjithë për një dhe një për të gjithë. Nuk kemi pasur problem asnjëherë", tha Mirkoviq..

Pritje të ngjashme, për periudhën pas zgjedhjeve, ka edhe Slava Filipoviq.

"Kemi votuar për njeriun në të cilin kemi besim se duhet ta udhëheqë këtë popull në Kosovë. Presim diçka me të mirë. Deri më tash asnjëherë nuk ka qenë mirë. Por tash ta shohim se a do të jetë më mirë apo do të jetë më keq", tha Filipoviq.

Procesi zgjedhor në Graçanicë, deri më tash, është zhvilluar i qetë.

Të qetë e ka vlerësuar zhvillimin e procesit zgjedhor edhe në komunat veriore të Kosovës, Jan Braathu, shef i misionit në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

"Po shpresoj që procesi do të vazhdojë kështu gjatë gjithë ditës në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore. Po ashtu, unë shpresoj që procesi i zgjedhjeve të shkojë i qetë në mbarë Kosovën", theksoi Braathu.

Misioni i OSBE-së ka rreth 200 vëzhgues në katër komunat veriore të vendit, në të cilat janë hapur 44 vendvotime.

Disa qytetarë serbë të Komunës së Mitrovicës së veriut, të cilët nuk deshën të prezantohen, pasi që kishin votuar thanë se pritjet e tyre pas zgjedhjeve nuk janë të mëdha.

"Nuk pres diçka konkrete, përveç që ta kemi më mirë", tha qytetari serb i Mitrovicës veriore.

Ngjashëm tha edhe një bashkëqytetare e tij.

"Presim të jetë më mirë, asgjë më shumë. Të paktën që fëmijët të jenë të qetë", tha qytetarja serbe.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se procesi i votimit në katër komunat veriore të Kosovës deri më tash po zhvillohet i qetë.

Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për veriun e vendit, ka thënë se nuk është raportuar asnjë incident.

"Policia e Kosovës është në krye të detyrës në të katër komunat më veriore të Kosovës, në të gjitha qendrat e votimeve. Sa i përket informacioneve, që vijnë nga të gjitha qendrat e votimeve, nuk kemi asnjë telashe deri më tani. Sigurisht që do t'i përcjellim për së afërmi të gjitha ngjarjet dhe do të kemi bashkëpunim të ngushtë me të gjitha autoritetet tjera të përfshira në këtë proces zgjedhor".

Sidoqoftë, në veri të Mitrovicës, sot është parë të jetë i pranishëm edhe Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të cilit kohëve të fundit, Qeveria e Kosovës në disa raste ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë për shkak të disa deklaratave të bëra./REL

The post Proces i qetë zgjedhor në komunat me shumicë serbe appeared first on INSAJDERI.

AAK: Votimet e sotme referendum për të ardhmen e Kosovës

Posted: 11 Jun 2017 07:49 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për medie këto zgjedhje  po i cilësojnë referendum.

"Votimet e sotme i cilësojmë një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë votuesve që deri në këtë moment nuk e kanë kryer obligimin qytetar të dalin në vendvotime, sepse vota e tyre e përcakton fatin e vendit për katër vitet e ardhshme", thuhet në ketë njoftim.

Më tutje në këtë njoftim sipas AAK-së zgjedhjet po zhvillohet në frymë konstruktive dhe të qeta.

"Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në përputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore", thuhet në njoftim.

"Bëjmë thirrje që procesi zgjedhor të mos lëndohet përmes përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve dhe qe t'u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa presione", thuhet në njoftim.

The post AAK: Votimet e sotme referendum për të ardhmen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Dalja në zgjedhje: Prinë Shtërpca, e fundit komuna e Dragashit

Posted: 11 Jun 2017 07:40 AM PDT

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16;00 kanë votuar rreth 28 për qind e votueseve.

Komuna e Shtërpcës, në bazë të këtyre të dhënave, prinë më numrin më të madh të votueseve, apo me dalje në zgjedhje deri në 45 për qind. Komuna e Zubin Potokut është e dyta me 43 për qind, pasuar nga Ranilugu, me rreth 39 për qind, kurse komuna e Parteshit, me 38 për qind.

Në Prishtinë, deri në orën 16:00, kanë votuar 33 për qind qytetarëve më të drejtë vote.

Komuna me daljen më të ulët është Dragashi, me 19 për qind.

The post Dalja në zgjedhje: Prinë Shtërpca, e fundit komuna e Dragashit appeared first on INSAJDERI.

Related Posts: