“Hoti në Ferizaj: Qeverisja e ardhshme e koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa do të stopojë burimet korruptive” plus 7 more Ferizaj Press |
- Hoti në Ferizaj: Qeverisja e ardhshme e koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa do të stopojë burimet korruptive
- Viktimë e rrezikshme!
- Shkolla fillore “Abetarja” në Softaj , shënon ditën e saj
- Edhe në fshatin Varosh fillon rregullimi i rrugëve
- Foto të reja: Edhe në qytezën e Kaçanikut është hapur e pamja për Lavdrim Muhaxherin
- Pse subjektet politike e harruan veriun e Kosovës? !
- Zariqi: Koha me fitue koalicioni PAN më n’krye Ramush Haradinajn (video)
- PDK merr mbështetje edhe në Greme të Ferizajt
| Posted: 08 Jun 2017 09:16 AM PDT Ferizaj.08.06.2017.Koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa mbajti të enjten tubim zgjedhor në Ferizaj, ku shpalosën programin qeverisës dhe prezantuan kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës. Kandidati për kryeministër nga radhët e këtij koalicioni, Avdullah Hoti, tha se Ferizaj është qyteti me shpirt të ndërmarrësisë dhe bizneseve të ndershme. Ai u zotua se programi qeverisës i koalicionit ofron zhvillim të hovshëm ekonomik, punësim, të ardhura dhe rritje pagash. "Ne kemi arritur rritjen ekonomike 4 për qind. Këto janë zotime besë dhe shpresë. Unë e kam parë në terren nevojën për ndryshim. Ju garantoj se vetëm ky koalicion do të shërbejë me ndershmëri dhe nuk rrahim gjoks, as kërkojmë pozita, por ne punojmë. Besoni se ne do ta integrojmë Kosovën dhe ne do ta bëjmë ushtrinë së bashku me NATO", ka thënë ai. Për më tepër, Hoti është zotuar se qeverisja e ardhshme e këtij koalicioni do të stopojë burimet korruptive, duke thënë se nuk i shantazhojnë investitorët. Kryetari i LDK, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka ofertën për zhvillimin më të mirë ekonomik dhe zhvillim të demokracisë. "Kush është më i forti? Avdullah Hoti. Ferizaj e ka kuptuar se ky koalicion e zhvillon vendin. Sepse ne kemi ofertën më të mirë për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të demokracisë. Ne nuk synojmë që problemet me Serbinë t'i zgjidhim nëpër fushata, por në qeveri dhe kuvend. Ne kemi dhënë shembull të qeverisjes si në nivel qendror, ashtu edhe atë lokal", ka thënë Mustafa. Ndërsa, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar votën e qytetarëve ferizajas në mënyrë që më 11 qershor koalicioni LDK-AKR-Alternativa të shënojë fitore. "Është e nevojshme vota juaj për të filluar punën për zhvillim ekonomik, rritje ekonomike 8 për qind dhe ulje të taksave për bizneset. Reduktimi i importeve nga Serbia 50 për qind. Infrastruktura hekurudhore dhe elektrifikimi i tyre. Program për edukim, shëndetësi dhe rrije ekonomike. Ndarje të gjyqësisë nga politika. Dhe besoj shumë se në mandatin tonë do të rrisim njohjet për shtetin dhe të anëtarësohemi në OKB. Andaj, jemi një koalicion dinjitoz për ta çuar Kosovën përpara", ka thënë Pacolli. Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa tha se nga dita e hënë i hapet rruga Kosovës për zhvillimin ekonomik dhe çrrënjosjen e korrupsionit me fitoren e LDK-së. “Rritjet shtetndërtuese të Kosovës do te definohen pas tre ditësh.Koalicioni i shpresës është përgatitur për të fituar këto zgjedhje.Me ardhjen e Dr Avdullah Hotit në krye të qeverisë do të hapet rruga e qeverisjes me duar të pastërta.Ferizajasit prej kohësh e kanë dëshmuar përkrahjen dhe vizionin e Rugovës që e kanë shndërruar në udhërrefyes për fitore të reja.Komuna e Ferizajt gjatë mandatit qeverisës të Isa Mustafës kishte rritjen më të madhe që nga paslufta. Ju Isa Mustafa ishit i vetmi që kthyet kokën nga Ferizaj dhe ndihmuat zhvillimit ekonomike. Gjatë qeverisjes suaj rritja e bizneseve arriti mbi 70 %. Nuk ka asnjë dyshim që vazhimësia e suksesshme e kësaj qeverisje do të jetë qeverisja e Dr Avdullah Hotit” ka thënë Muharrem Svarqa. |
| Posted: 08 Jun 2017 08:54 AM PDT Vështirë të pranohet fakti që njeriu mund të jetë viktimë dhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë. Gjithashtu, vështirë të pranohet fakti që një njeri i cili beson në cilëndo fe të jetë pikërisht viktima e rrezikshme. Por ja që jemi duke jetuar pikërisht në kohën kur viktima është më i rrezikshëm sesa krimineli dhe për fat të keq disa fetarë të jenë viktimat e këtij lloji. Jemi duke jetuar çdo çast me frikë e panik, me vaj e trishtim, me vrasje e gjakderdhje, me dhunë e tmerr, dhe kush është shkaktari? Pa fije dyshimi themi që shkaktar i gjithë kësaj katrahure janë të rinjtë e mashtruar që kanë rënë pre dhe janë kapur nga kthetrat e mashtruesve sikur shqiponja që kap prenë e saj e që padrejtësisht në emër të fesë bëjnë çdo të keqe në fytyrën e tokës! Si ka mundësi të ndodhë një gjë e tillë me fetarët? Po kjo ndodh për shkak se, imamët janë neglizhentë dhe indiferentë karshi kësaj dukurie, apo më mirë të themi nuk ia kanë dhënë hakun si duhet kësaj çështjeje. Pa dyshim, në vendin tonë kemi imamë të zotë, por ama, duhet që neglizhencën ta zëvendësojnë me punë të palodhshme dhe indiferencën duhet ta zëvendësojnë me aktivitete direkte në vetëdijesimin dhe ruajtjen e të rinjve nga mashtrimet e të vetëquajturve ''dijetarë të fesë''. Ngrihuni dhe mobilizohuni fuqishëm o imamë kundër kësaj të keqeje, ju keni potencial, madje të gjitha argumentet fetare janë në favorin tuaj. Mos jini neglizhentë dhe mos rrini indiferent ndaj kësaj dukurie, sepse neglizhenca dhe indiferenca juaj vetëm se e rrit numrin e viktimave të rrezikshme. Mobilizohuni me dituri dhe interpretoni argumentet fetare sakt dhe drejt. Mobilizohuni me trimëri dhe thuajeni të vërtetën pa frikë, se për këtë jeni përgjegjës, pra keni detyrë t’i thoni gjërat ashtu siç janë, edhe në qofshin të hidhura për ju. Feja të cilën ju përfaqësoni, porosit për paqe dhe harmoni e jo për dhunë e tmerr. Andaj, bëhuni shkaktarë që në botë të mos ketë kurrë më viktima të rrezikshme, të cilët mundohen pa ndalur ta mbjellin farën e së keqes (dhunës, terrorit, urrejtjes), por të ketë të rinj që promovojnë paqen dhe harmoninë në botë.
Shkruan: Shkelzen Marevci |
| Shkolla fillore “Abetarja” në Softaj , shënon ditën e saj Posted: 08 Jun 2017 05:29 AM PDT Ferizaj.08.06.2017. Struktura udhëheqëse të qeverisë lokale të Ferizajt, drejtues të shkollës, prindër, nxënës dhe mësimdhënës, gjatë ditës së sotme morën pjesë në shënimin e ditës së shkollës "Abetarja" në fshatin Softaj. Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili tha se arsimi dhe edukimi në vendin tonë sot ndodhet para disa sfidave. "Unë jam i lumtur për rezultatet që po arrihen në përgjithësi, në shkollat tona përkundër hendikepëve tona që nuk po arrijmë ti orientojmë nxënësit semimaturantët në drejtime profesionale të cilat do të ndikonin në lidhjen e mësimit me mësimin praktik dhe do të krijonin kushtet me hapjen e vendeve të reja të punësim", ka thënë kryetari Svarqa, përderisa, ka shtuar se të gjitha këto aktivitetet po shënohen edhe falë dëshmorëve të kombit të kësaj ane, siç janë: Kemajl Hetemi, Gëzim Sahiti, Arsim Rexhepi, Rexhep Demiri dhe Fatmir Kërqeli. Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar edhe drejtori i kësaj shkolle Ismet Balaj, i cili foli për jetën dhe veprën e dëshmorëve, por edhe për suksese dhe sfidat që përballen si shkollë. Në emër të familjarëve të dëshmorëve të pranishmit i ka përshëndetur Vehbi Kërqli. Me këtë rast u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik, i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle, por edhe u ndan mirënjohje për kryetarin e komunës, Muharrem Svarqa dhe drejtorin e deritanishëm të kësaj shkolle Xhevdet Shabanin. Po asht janë vendosur edhe kurora të freskëta me lule tek lapidari i dëshmoreve Kemajl Hetemi, Gëzim Sahiti, Arsim Rexhepi, Rexhep Demiri dhe Fatmir Kërqeli. |
| Edhe në fshatin Varosh fillon rregullimi i rrugëve Posted: 08 Jun 2017 04:47 AM PDT Ferizaj.08.06.2017. Komuna e Ferizajt, këtë të enjte ka filluar investimet e saja edhe në fshatin Varosh, ku vlera investimeve kap shumën mbi 60 mijë euro. Nga afër punimet në rregullimin e rrugëve dhe rrugicave të fshatit Varosh i ka përcjellë kryetari i komunës, Muharrem Svarqa, së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin, si dhe bashkëpunëtore të tjerë. Kryetari Svarqa, me këtë rast vlerësoi se investimet që po bëhen në fshatin Varosh, janë investime të cilat i kanë munguar këtij lokaliteti që ka numrin e banorëve shumë të madh. "Sa herë që fillojnë projektet është një kënaqësi e radhë sikurse edhe sot që fillojmë në fshatin Varosh, që është një nga fshatrat më të afërta t zonës urbane të komunës së Ferizajt, i cili përkundër investimeve që janë kryer në të kaluarin ka pasur nevojë për investime dhe për të mbyllur ciklin e investimeve në këtë fshat, sepse kemi të bëjmë edhe më projekte të tjera", ka thënë kryetari Svarqa. Ai tutje është shprehur se në fshatin Varosh, meriton edhe projekte te tjera që pritet të hyn në projekt-buxhetin e vitit 2018. "Unë i përgëzojë banorët për këtë projekt, dhe natyrisht i ftojë të punojnë bashkë duke identifikuar edhe nevoja të tjera bashkë me këta që udhëheqin fshatin, qoftë edhe përmes debatet publike që do ti organizojmë tash për hartimin e projekt-buxhetit, por edhe përmes planifikimeve që do ti bëjmë për buxhetin e vitit 2018, dhe ti përcaktojnë prioritete e tyre, që në aq sa është mundësia buxhetore të përfshihen aty, sepse kemi të bëjmë me një nga lokalitete më të rëndësishme të komunës së Ferizajt, i cili do të ndikojë në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të kësaj ane, sepse edhe ky fshat ka një numër të madh të bizneseve të regjistrua dhe po kontribuojnë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Ferizajt, si dhe në rritjen e prosperitet dhe mirëqenies ekonomike dhe sociale të komunës sonë", ka deklaruara kryetari Svarqa. Ndërsa, vet banorët e fshatit Varosh, u shprehen tejet mirënjohës ndaj komunës së Ferizajt, për të gjitha investimet që po bën në fshatin e tyre. "Është një investim tejet i qëlluar për neve banorët, sepse vërtet kemi pasur nevojë për rregullimin e rrugëve", tha Vehbi Zymberi nga lagja Tafa në fshatin Varosh. U bë e ditur se në fshatin Varosh do të asfaltohen rreth 1500 metra rrugë, ndërsa vlera e këtij projekti kap shumën mbi 60 mijë euro. |
| Foto të reja: Edhe në qytezën e Kaçanikut është hapur e pamja për Lavdrim Muhaxherin Posted: 08 Jun 2017 03:41 AM PDT Familjarët e Lavdrim Muhaxherit shihen duke pritur njerëz në të pamën që e kanë hapur vetëm për burra në këtë pjesë të qytetit. Ndërkohë që edhe gratë e kësaj familje tashmë kanë hapur të pame në Kovaçiçë të Kaçanikut. Ata nuk kanë pranuar që të flasin në pyetjet e drejtuara nga gazetari i Gazetës Express, së nga kush e kanë marrë lajmin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit.Gazeta Express, gjendet në vendlindjen e Muhaxherit, dhe shumë shpejtë do të sjellë detaje të reja nga ky rast. E ndërkohë vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, pak pas orës 00:00 të mesnatës të së enjtes e ka konfirmuar edhe axha i pjesëtarit të ISIS, Bajrami. Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se "vëllai im ka rënë shehid", dhe lutet që "Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë. Muhaxheri dyshohet t’i jetë bashkuar luftimeve në Siri gjatë verës së vitit 2013. |
| Pse subjektet politike e harruan veriun e Kosovës? ! Posted: 07 Jun 2017 01:57 PM PDT Shkruan Hamdi Ndrecaj-Komandant PANTERI , kandidat për deputet nga radhët e PDU (Partia Demokratike e Unitetit) |
| Zariqi: Koha me fitue koalicioni PAN më n’krye Ramush Haradinajn (video) Posted: 07 Jun 2017 01:00 PM PDT Xhavit Zariqi, AAK, në Rrokum Roll në Televizionin Rrokum, ka thanë se asht e randësishme që në këtë vend me fillue ndryshimi dhe madje edhe ata bindshëm. Ai ka thanë se kjo ma së shumti, i duhet qytetarëve dhe të ardhmës, së tyne. Derisa kur ka folë për Vetëvendosjen, ai ka thanë se kjo e fundit nuk ka drejt edhe me kërkue votën prej qytetareve, ngase nuk e njeh shtetin e Kosovës. Simbas tij, koalicioni i tyne asht i perspektivës dhe i mirëqenies për qytetarët. E për Isa Mustafën, ai ka thane se kur ai ka qenë Kryeminister, ka ndodhe zbrazja ma e madhe në vend. Për ma shume shihne videon e plotë. /Rrokum.Tv
|
| PDK merr mbështetje edhe në Greme të Ferizajt Posted: 07 Jun 2017 12:52 PM PDT Ferizaj.07.06.2017. Në Greme të Ferizajt kandidatët për deputet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma kanë marrë mbështetje nga banorët e këtij fshati , një nga fshatrat më të mëdha të Komunës së Ferizajt. Në këtë takim elektoral kandidatët Elmi Rçica, Agim Aliu, Mexhide Mjaku-Topalli dhe Xhelal Gashi, kandidat nga Kaçaniku, kanë shpalosur platformën zhvillimore të Fillimit të Ri. Mbështetja e madhe dhe e pa rezervë që na dha sot fshati Greme është tregues i qartë i fitores së pa diskutueshme që Ferizaj do t’ia japë PDK-së dhe platformës, kanë thënë përfaqësues të PDK nga ky tubim elektoral. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





