“Haradinaj nesër në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

“Haradinaj nesër në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Haradinaj nesër në Ferizaj

Posted: 04 Jun 2017 09:38 AM PDT

“I nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj, nga koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, ditën e hënë më 05.06.2017 do të qëndrojë në Ferizaj. Gjatë fushatës së tij në sheshin e qytetit të Ferizajt, me fillim nga ora 17:30, kryeministri i ardhshëm Haradinaj do të shpalosë para ferizajasve programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fton të gjithë qytetarët e komunës së Ferizajt që të ndjekin nga afër propozimin e Haradinajt për një qeverisje të mirë, si dhe të dëgjojnë të përkrahin deputetin e ardhshëm nga radhët e këtij subjekti, Xhavit Zariqi.” u tha në një komunikatë të lëshuar nga shtabi i AAK-së.

Veseli në Ferizaj: PDK fiton në çdo stinë, në vjeshtë qeveris me Ferizajn

Posted: 04 Jun 2017 06:36 AM PDT

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli gjatë një tubimi zgjedhor me qytetarët e Ferizajt, ka thënë se në Ferizaj do të fitojnë bindshëm për të qeverisur në katër vitet e ardhshme, njofton Klan Kosova.

Veseli përpara qytetarëve përsëriti edhe njëherë programin duke iu vënë fokus të veçantë ekonomisë, bujqësisë, shëndetësisë e arsimit.

"Në Ferizaj do të fitojmë bindshëm për të qeverisur katër vitet e ardhshme".

"Fillimi i ri – Pas 12 qershorit mos të vonohemi, por të ecim fuqishëm përpara, shpresa e Kosovës së re, fuqizimi i Kosovës sonë sovrane, fuqizmi ekonomik, transformimi i vendit tonë në një vend të zhvilluar ekonomikisht".

"Do të përkrahim ndërmarrësit që janë heronj të Kosovës, ata të cilët po punojnë për ta çuar Kosovën tonë përpara, ata që po prodhojnë, ata që po krijojnë vende të lira pune, do t'i përkrahim në mënyrën që të zgjerojnë prodhimtarinë e vet".

"Fillimi i ri- mbështetje për fermerët, bujqit, ne duam të prodhojmë në republiken tonë, kjo është ajo që do ta bëjmë pas 12 qershorit, duke dyfishuar buxhetin në bujqësi"

"Fillimi i ri- fuqizimi i rinisë, më shumë se 70% këtu janë të ri, duhet t'i fuqizojmë ata duhet t'i bëjmë ata të cilët e meritojnë se rina s'është vetëm e ardhmja por edhe e tashmja, këtë rini duhet ta përgatisim për ekonomin e tregut të lirë, për konkurrencën që të jetë e gatshme të ballafaqohet me konkurrencë globale".

"Fuqizmi i gruas në republikën e Kosovës, do ta bëjmë këtë me fillimin e ri".

"Nuk do të lejojmë më të pasurohet e gjithë bota në kurrizin e sëmundjen tona, kemi mjekët të jashtëzakonshëm, janë të aftë, të mirë, do t'i fuqizojmë ata, do ta fuqizojmë sektorin e shëndetësisë publike, nuk do të lejojmë që nga Kosova të ikin mjekët tanë jashtë për shkak të kushteve të punës, do t'ju rrisim pagat dhe do t'i përmirësojmë kushtet e vendit të punës".

"Do ta kemi edhe një ushtri të fuqishme, prioritet qysh në mandatin e fillimit të "fillimit të ri".

"Do t'i përkrahim në të gjitha format, pensionistët".

Në fund, Veseli tha se shtetin s'mund ta udhëheqin njerëz që s'kanë guxim të marrin vendime e njerëz që se njohin Kosovën si shtet të pavarur.

"S'mund ta udhëheq Kosovën dikush që njeh si shtet të pavarur, shtet sovran, veç Serbia

se njeh flamurin e shtetit të Kosovës, a ju besohet këtyre".

"Kosova ka nevojë që populli mos të ndahet, nuk kemi kohë për të humbur, nuk ka as Kosova jonë asnjë komoditet për t'i humb miqtë e vet, me SHBA, Angli, Gjermani, Francë, Itali".

Policia britanike: E kemi nën kontroll incidentin

Posted: 04 Jun 2017 02:43 AM PDT

Shefja e Policisë Metorpolitane, Cressida Dick, ka thënë se furgoni i përdorur në sulmin e mbrëmshëm shkeli këmbësorët në Urën e Londrës para se të vazhdonte drejt Borough Market, transmeton Express.

Ajo shtoi se tre sulmuesit më pas i sulmuan këmbësorët me thika ata se të vriteshin nga policia.

Shtatë civilë u vranë dhe 48 të tjerë u plagosen në këtë sulm.

"Ky incident është nën kontroll," ka thënë Dick.

Ajo ka thënë se tash prioritet për policinë është që të gjejë më shumë detaje rreth sulmuesve.

"Jemi duke e kryer një hetim të shpejtë me mjete shumë të rëndësishme," ka thënë ajo./Express/  

Merkel: Gjermania i qëndron pranë Britanisë së Madhe pas sulmit në Londër

Posted: 04 Jun 2017 02:42 AM PDT

Ajo ka thënë se Gjermania është në anën e Gjermanisë në luftë kundër terrorizmit, transmeton Express.

"Sot, ne jemi të bashkuar përgjatë të gjithë kufijve në tmerr dhe trishtim, por njëjtë edhe në përkushtim," ka thënë Merkel në një komunikatë për media të lëshuar sot.

Ajo ka thënë se në të gjitha format e luftës kundër terrorizmit, Gjermania është në anën e Britanisë.

"E theksoj për Gjermaninë: në luftë kundër të gjitha formave të terrorizmit, ne fuqishëm rreshtohemi në anën e Britanisë," ka thënë ajo.

Në sulmin e mbrëmshëm, tre persona u shkelen këmbësorët me një furgon në Urën e Londrës, më pas dolën nga ai dhe filluan t'i sulmonin këmbësorët me thika, para se policia t'i qëllonte me armë për vdekje që të tre./Express/ 

Mustafa ngushëllon kryeministren britanike për sulmin në Londër

Posted: 04 Jun 2017 02:42 AM PDT

Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri Mustafa ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush."Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet terroriste në Londër. Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë me ju!", thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa drejtuar kryeministres britanike, Theresa May.

Vriten tre sulmuesit e Londrës, ja detajet (Foto)

Posted: 04 Jun 2017 12:03 AM PDT

Nga sulmet e mbrëmshme në Londër janë vrarë 6 presona dhe mbi 30 të tjerë janë lënduar.

Policia bënë të ditur se 6 viktimat janë marrë në një kombi nga sulmuesit dhe janë therur në Urën e Londrës para se policia të mund të ndërhynte e t'i vriste sulmuesit.

Mbi tragjedinë ka reaguar edhe presidenti Francës Macron, ai ka thënë që Franca, më shumë se kurrë , i qëndron afër Mbretërisë së Bashkuar.

Një minibus shtyp këmbësorët në Londër (Foto)

Posted: 04 Jun 2017 12:03 AM PDT

Makina thuhet të ketë kaluar në trotuar në orët e mbrëmjes.

Dëshmitarët thonë se policë të armatosur shihet te vendi i ngjarjes.

Policia ka thënë spo merren me incidentin.

Ura është mbyllur në të dy drejtimet.

Ashkalitë Kërkojnë Drejtësi Përtej Përkatësisë Etnike në Kosovë

Posted: 03 Jun 2017 03:36 PM PDT

Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkanlive për Integrim tha se drejtësia në Kosovës do të jetë e barabartë për të gjithë pa marrë parasysh kombësinë.

"Drejtësi do të ketë në Kosovë kur nuk shikohet kush është shumicë apo pakicë", tha në mes tjerash Rrahmani.

Ai si prioritet të qeverisjes tha se e kanë digjitalizimin e lëndëve që janë në gjykata.

Nsërsa për moskorruptimin e gjykatësve dhe të prokuroreve, Rrahmani tha se kjo bëhet nëse  rriten pagat atyre.

"Gjyqtarët e prokurorët nuk do të korruptohen kur kanë paga të mira", tha Rrahmani.

Përfaqësuesit e PDK-së janë duke munguar edhe në debatin e sontëm parazgjedhor për sundim të ligjit dhe siguri publike, për herë të katërt rresht.

#DebatPernime që po moderohet nga Jeta Xharra e që po transmetohet në TV21 është duke u mbajtur pa përfaqësuesit e partisë e cila ka qenë pjesë e qeverisë së Kosovës që nga viti 2008 duke drejtuar dikasterë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe sigurinë, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Madje në dy mandate rresht, PDK ka drejtuar edhe qeverinë.

PDK ka kushtëzuar pjesëmarrjen në debat me dhënien e një hapësire më të madhe për përfaqësuesit e kësaj partie në krahasim me subjektet tjera në garë.

Dje, Adnan Merovci, kryetar i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), tha për KALLXO.com se kjo kërkesë e PDK-së është e kundërligjshme.

Debatin mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Youtube në linkun e mëposhtëm:

Mbahet Festivali i Recitatorëve në Ferizaj

Posted: 03 Jun 2017 02:57 PM PDT

Sonte në sallën e teatrit "Adriana"- Ferizaj, u mbajt Festivali i Recitatorëve, organizuar nga Sektori i Kulturës, në bashkëpunim me Klubin Letrar "De Rada" – Ferizaj. Juria e përbërë nga: Ben Apolloni – regjisor, Faruk Buzhala – shkrimtar, dhe Arben Marevci – aktor/dramaturg, vlerësuan kandidatët, të ardhur nga tri kategori të nivelit të shkollave të fillore dhe të mesme të Komunës së Ferizajt.
FATOSËT
Vendi i parë: ERINA SAHITI
Vendi i dytë: TRINGA NUREDINI
Vendi i tretë: VJOLA PREKPALAJ
SHKOLLA FILLORE
Vendi i parë: DRIN BAJRAKTARI
Vendi i dytë: PJETËR NIKOLLA
Vendi i tretë: KALTRINA COKLI
SHKOLLA E MESME
Vendi i parë: BESIANA MUSA
Vendi i dytë: DORUNTINË ALIU
Vendi i tretë: ELONA SPAHIU


Çmimi special "Misret Halili": EDONA SALIHU
Duke cilësuar këtë aktivitet të suksesshëm, të gjithë ata që kontribuuan për realizimin e këtij festivali. Falënderim i veçantë për punën dhe bashkëpunimin shkon për dy selektorët: Ali Krasniqi dhe Vjollca Ahmeti, që kanë punuar me nxënësit kandidatë për më se dhjetë ditë rresht.
Ky aktivitet u mbështet nga MKRS, përmes Klubit Letrar "De Rada", ndërsa realizoi Sektori I Kulturës- DKRS Ferizaj.
Në emër të gjithë ekipit organizativ, i urojmë të gjithë fituesit, po ashtu edhe të gjithë garuesve për një përvojë të mirë në interpretim të fjalës së bukur – poezisë.

Ministria e Arsimit e gatshme për testin shtetëror të maturës

Posted: 03 Jun 2017 01:42 PM PDT

Por, Ministria e Arsimit ka bërë përgatitje për testimin e 31 mijë maturantëve, meqë numri i atyre që kanë dështuar në testimin e vitit të kaluar, shkon në 6 mijë.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri, bën të ditur se janë mbi 200 qendra të testimit, mbi 2 mijë e 500 administrues, si dhe 500 komisionarë.

Ndonëse gjatë procesit të testimit për çdo vit janë shënuar parregullsi dhe janë dhënë kritika të shumta në adresë të MASHT-it, se nuk po e organizon siç duhet maturën dhe nuk po arrihen kurrfarë rezultatesh, kryetari i Komisionit të Maturës, Azem Guri, pret rezultate të mira.