“Haradinaj flet si Kryeministër, tregon për punët që do të bëjë” plus 8 more Gazeta Tribuna |
- Haradinaj flet si Kryeministër, tregon për punët që do të bëjë
- Përqindja e votuesve në Gjilan deri më tani
- Numri i votuesve deri më tani në Drenas
- Tentohet vota e dyfishtë
- Hyn për të votuar me fletëvotime në çantë, arrestohet nga policia
- Partia Demokratike e Kosovës i kundërpërgjigjet Dardan Sejdiut
- Raportohen parregullsi në qytetin e Pejës
- Numri i votuesve në Suharekë
- Vula të dyshimta në fshatin Mihaliq
| Haradinaj flet si Kryeministër, tregon për punët që do të bëjë Posted: 11 Jun 2017 12:34 PM PDT Kandidati për kryeministër të vendit nga koalicioni PKD-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka shprehur bindjen se do të jetë kryeministër i Kosovës. Tha se kanë marrë mjaftueshëm vota për krijimin e Qeverisë dhe se është e gjatë lista e punëve që do të bëjnë. Haradinaj ka treguar se cilat do të jenë punët e para që do t'i bëjë në marrjen e mandatit të kryeministrit. "Kemi fitu bindshëm dhe rezultati është i mjaftueshëm për krijimin e Qeverise", tha Haradinaj The post Haradinaj flet si Kryeministër, tregon për punët që do të bëjë appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Përqindja e votuesve në Gjilan deri më tani Posted: 11 Jun 2017 08:46 AM PDT Dalja e votuesve në qytetin e Gjilanit deri në ora 17:00 ka arritur në 29.59 përqind. Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor dalja në votime e qytetarëve të Gjilanit është në rritje e sipër duke u llogaritur nga përqindja që ishte në orë te para të mëngjesit. Gjilani ka gjithsej 129 vendvotime. The post Përqindja e votuesve në Gjilan deri më tani appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Numri i votuesve deri më tani në Drenas Posted: 11 Jun 2017 08:41 AM PDT Pjesëmarrja e votuesve në përgjithësi në Kosovë nuk ka qenë edhe aq e lartë deri më tash. Vetëm në Komunën e Drenasit, deri në orën 17:00 kanë dalë 2236 votues. Indeksonline jus jell më poshtë edhe disa nga qendrat e votimit në këtë komunë dhe numrin e voteusve. Drenas 2236 votues Krajkovë 628 votues Korriticë: 430 votues Sankofc: 825 votues Tërstenik: 1060 votues Poklek: 550 votues Negrofc: 570 votues The post Numri i votuesve deri më tani në Drenas appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Posted: 11 Jun 2017 08:09 AM PDT Parregullsitë për votimet të dyfishta po bëhen edhe në kryeqytetin e Republikës. Raportohet se në shkollën "Faik Konica" të Prishtinës është vërejtur një telashe. Tek qendra e votimit 1903E, një person ka tentuar të votojë dy herë, madje aty shiheshin edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Mirëpo, komisionerët nuk e kanë lejuar të njëjtin të votojë pasi në gishtërinjtë e tij janë vërejtur shenjat. The post Tentohet vota e dyfishtë appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Hyn për të votuar me fletëvotime në çantë, arrestohet nga policia Posted: 11 Jun 2017 06:59 AM PDT Zyrtari policor Xhevat Ibraj, ka bërë të ditur se kanë arrestuar një person në shkollën fillore "Asdreni" në Pejë, për shkak se i njëjti ka hyrë për të votuar duke pasur me vete një çantë me fletëvotime. Lajmin për "Betimi për Drejtësi" e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj. Ky i fundit tha se personi në fjalë është arrestuar dhe me pas është ndaluar me urdhër të prokurorit. The post Hyn për të votuar me fletëvotime në çantë, arrestohet nga policia appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Partia Demokratike e Kosovës i kundërpërgjigjet Dardan Sejdiut Posted: 11 Jun 2017 06:26 AM PDT PDK e Skenderajit i është kundërpërgjigjur kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i cili gjatë një konference për media ka thënë se në Skenderaj koalicionet janë dakorduar që të votohet për pa verifikime. Përmes një komnikate për media, PDK-së, Vetëvendosje po tenton të dëmtojë procesin zgjedhor në Skenderaj. Vetëvendosje, përmes komisionerëve të saj po tenton ta dëmtojë procesin zgjedhor në Skenderaj. Ja njoftimi i tyre: Shtabi Zgjedhor i degës së PDK-së në Skenderaj, në orët e fundit ka vërejtur tendencën e komisionerëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta njollosur dhe pë ta dëmtuar procesin zgjedhor në Skenderaj. Komisionetër dhe vëzhgesit e këtij subjekti duke parë rrjedhën demokratike të procesit zgjedhor dhe fitoren e madhe të PDK-së që po ndodh në Skenderaj, po tentojnë me përpjekje dëshpëruese të bllokojnë vendvotimet në Qendrën e Votimit në Vajnikë. PDK në Skenderaj siguron se nuk do të lejohet që askush të bllokojë, të njollosë ose ta manipulojë rrjedhen e procesit zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve të Skenderajt. Dega e PDK-së në Skenderaj e informon publikun se procesi i votimit në Skenderaj po shkon shumë mirë dhe nuk është evidentuar asnjë problem në 35 Qendrat e Votimit. Dalja e qytetarëve të Skenderajt është e kënaqëshme. Në disa Qendrave të Votimit dalja deri në ora 14:00 ka arritur në mbi 35 %. The post Partia Demokratike e Kosovës i kundërpërgjigjet Dardan Sejdiut appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Raportohen parregullsi në qytetin e Pejës Posted: 11 Jun 2017 04:35 AM PDT Një qytetar i komunës së Pejës ka hasur në parregullsi rreth fletëvotimeve në një qendër në Pejë. Live për Tribuna Channel tha se kishte telefonuar në numrin e postuar për ankesa, mirëpo nuk kishte pasur mundësi të lidhej me dikë, pasi që sipas tij ishte lajmëruar sekretaria telefonike duke thënë se "ky numër nuk ekziston" The post Raportohen parregullsi në qytetin e Pejës appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Posted: 11 Jun 2017 04:22 AM PDT Nga ora 7 e mëngjesit kur janë hapur qendrat e votimeve në Suharekë deri në orën 11 kanë votuar 5900 persona. Në përqindje i bie që kanë votuar 9.11% The post Numri i votuesve në Suharekë appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Vula të dyshimta në fshatin Mihaliq Posted: 11 Jun 2017 04:21 AM PDT Në fshatin Mihaliq të komunës së Vushtrrisë janë gjetur 18 fletëvotime të dyshimta ku vulat nuk përmbajnë logon e hartës së Kosovës. Këto janë raportuar tek autoritetet, por ende nuk janë shpallur të pavlefshme. The post Vula të dyshimta në fshatin Mihaliq appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





