“Goditet nga rryma një femër në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press

“Goditet nga rryma një femër në Ferizaj” plus 9 more Ferizaj Press


Goditet nga rryma një femër në Ferizaj

Posted: 17 Jun 2017 09:36 AM PDT

Të premtën në Ferizaj, përderisa një femër ishte duke punuar në një objekt të lojrave eshtë goditur nga rryma. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKU.

Policia po merret me rastin, transmeton Express.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ferizaj  16.06.2017 – 11:00. Derisa viktima femër K/Shqiptare ishte duke punuar ne objektin e lojrave është  goditur nga rryma elektrike me ç'rast ka pësuar lëndime trupore dhe  e njëjta është dërguar ne tretman  mjekësor ne QKUK-Prishtine. Rasti nen hetime.

Rektori Bajraktari po qëndron në Kanada, po merr pjesë në Konferencën për inovacionet në sektorin pyjor

Posted: 17 Jun 2017 09:12 AM PDT

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari, po qëndron për vizitë zyrtare në Kanada, ku po merr pjesë në Konferencën "Inovacionet në sektorin pyjor për një të ardhme të gjelbëruar", e cila po mbahet në Vancouver të Kanadasë.

Kjo Konferencë ka mbledhur shumë shkencëtarë dhe inovatorë nga vende të ndryshme, të cilët po diskutojnë rreth asaj se si mund të krijohet çasje inovative mjedisore dhe sociale për një të ardhme të gjelbëruar të shoqërisë sonë, inovacionet në dizajnin e drurit, për inovacionet në menaxhimin e pyjeve, polititikën dhe tregun, si dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për zhvillimin e sektorit të pyjeve.

Në këtë Konferencë, rektori Bajraktari e ka përfaqësuar UShAF-in me tri punime shkencore, ku përveq tij, autorë janë edhe profesorët Florit Hoxha dhe Rrahim Sejdiu. Gjatë këtyre prezantimeve, Rektori ka folur për kapacitetet tharëse të drurit në Kosovën Juglindore, për rëndësinë e marketingut në zhvillimin e sektorit të drurit, si dhe për koston e tharjes së lëndës së drurit.

Gjatë kësaj kohe, rektori është takuar edhe me njohës të mëdhenj të fushës së industrisë së drurit. Po ashtu, ai pati një takim edhe me menaxhmentin e lartë të Universitetit të Kolumbisë Britanike, me të cilët bisedoi për bashkëpunim ndëruniversitar në të ardhmen.

Konferenca është organizuar nga IUFRO divizioni 5 dhe Fakulteti i Pylltarisë në Universitetin e Kolumbisë Britanike, FPInnovations dhe Shoqëria e Shkencave dhe Teknologjisë së Drurit.

Jozyrtare ky është numri i deputetëve: PDK 21, AAK 10, NISMA 8

Posted: 17 Jun 2017 09:03 AM PDT

Në baze të të dhënave deri me tani, nga QNR, këta janë disa prej deputetëve të mundshëm që mund të zgjedhen nga koalicioni PAN.

Indeksonline ka sjellë listën e këtij koalicioni, në të cilën prinë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e më pas nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, kjo listë ende nuk është përfundimtare për shkak të dallimit të vogël në vota në mes të kandidatëve të PAN-it.

Vlen të theksohet se gjatë rinumërimit të votave dhe numërimit të votave me kusht nga diaspora ka mundësi të ketë ndryshime të emrave.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në ueb-sajtin e saj votat e secilit kandidat që garoi në zgjedhjet e 11 qershorit.

Pamje nga dëmet e shkaktuara nga zjarri në fermë në Babush të Muhaxherëve (Foto)

Posted: 17 Jun 2017 05:15 AM PDT

Babushi i Muhaxherëve- Lipjan .17.06.2017. Zjarri  që ka kapluar fermën e Muhamet Zeqririt nga Babushi i Muhaxherëve   në orët e vona të natës së mbrëmshme i ka shkaktuar dëme në bagëti duke djegur  28 krerë lopë nga 31 sa i kishte Brenda në stallë.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë ekipet e zjarrfikësve, policia e Kosovës, ekipet e fornzikës si dhe ekipet e KEDS-it si dhe përfaqësues komunal nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Lipjan .

Feti Krasniqi ,Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi   dhe Pylltari në Komunën e  Lipjanit tha se menjëherë me të marr lajmin kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me stafin e kësaj drejtori po bëjmë vlerësimin e dëmeve.

"Sapo kemi marrë informatën jemi në vendin e ngjarjes bashkë me stafin profesional dhe po bëjmë përpjekjet për vlerësimin që na takon ne si drejtorat dhe në harmoni me kapacitetet tona buxhetore. Na vije keq qe këtij fermeri I ka ndodhur kjo pasi është një nga fermerët potencial të komunës sonë dhe do të bëjmë përpjekje që me kapacitetet që I ka komuna ti dalim në ndihmë" ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tha se në si Drejtori e Bujqësisë  do të mundohemi të ndihmojmë aq sa na lejojnë mundësit buxhetore por adresa  për një ndihmë më adekuate është Ministria e Bujqësisë.

Edhe pronari I fermës Muhamet Zaeqiri i cili në këto raste e kishte të vështirë të pajtohej me këtë humbje të 28 krerëve lopë  tha se momenti kur është vërejtur zjarri ka qenë shumë vonë të bëhet diçka.

Në momentin kur kemi vërejtur se zjarri ka kapluar fermën kam vrapuar që të shpëtojë atë që është e mundur por ishte shumë vonë. Kam hapur derën nga ku kanë dalë një lopë dhe dy viça  por për të hyrë Brenda ka qenë e pamundur.

Sipas Zeqirit  zjarri ka mund të vije nga ndonjë defekt i rrymës por me këtë po merren ekipet e forenfzikës së Policisë së Kosovës dhe ekspertët e rrymës nga kompania KEDS.

Ekipet nga Komuna dhe Ndeërmarrja Pastërtia kanë filluar largimin e lopëve të ngordhura dhe groposjen e tyre në lokacionin e caktuar.

 

Në Babush të Muhaxherëve djeget stalla me 28 krerë lopë

Posted: 17 Jun 2017 01:40 AM PDT

Ferizaj. 17.06.2017. Mbrëmë rreth orës 23 :50 në Babush të Muhaxherëve,komuna e Lipjanit, është djegur një ferm ku për pasojë kan ngordhur edhe 28 krerë lopë.

Në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrëfikësit dhe kanë lokalizuar zjarrin. Ferma është pronë e Muhamet Zeqirit.

Ekipet e policisë dhe ato të forenzikës po merren me gjetjen e shkaktarit të zjarrit i cili këtij fermeri i shkaktojë humbjen e 28 krerëve të lopëve.

Muhamet Zeqiri i tha FerizajPressit se ngjarja ka ndodhur në orët e vona dhe ka qenë e pamundur të intervenohet.

“E vetmja qeë kam mund teë bëjë ishte të hapja derën e shtallës ku tre vjeta kanë dalë ndërsa tjerat të gjitha kaneë ngordhur” ka thënë Zeqiri.

Ilirjana Luzha hap ekspozitë personale

Posted: 16 Jun 2017 11:55 AM PDT

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj është hapur ekspozita me  40 punime të artistes Ilirjana Luzha, punime këto të cilat për herë të parë po ekspozohen para dashamirëve të artit.

Ilirjana thotë se ka kohë që ka filluar t'i bëj këto punime duke theksuar se nuk do të ndalet me kaq.

I lumtur për suksesin e Ilirjanës u shpreh edhe babai i saj. Ai tha se talentin e Ilirjanës për art e ka vërejtur qysh në moshën 5 vjeçare.

Mësimdhënësi i artit, Alaudin Elezi, thotë se Ferizaj po u jep hapësirë talentëve të rinj dhe po bëhet qendër e artit.

Udhëheqësi i Galerisë së Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu, bëri të ditur se kjo është ekspozita e tetë me radhë gjatë këtij viti dhe e dyta në kuadër të manifestimit "Ditët e Kulturës".

Ekspozita e Ilirjana Luzhës do të qëndroj e hapur 1 muaj, transmeton Televizioni Tema.

Veteranët e UÇK’së: Tejkaloni ambiciet personale, prioritet krijimi i institucioneve

Posted: 16 Jun 2017 11:37 AM PDT

Komunikata e veteranëve të UÇK-së:

Ne veteranët e Luftës së Koshares, duke e parë gjendjen e paragjykuar pas zgjedhore, ju bëjmë thirrje spektrit politik në Kosovë, që të tejkalojnë ambiciet personale, interesat e ngushta grupore-partiake dhe të vihen në mbështetje të shtetit të Republikës së Kosovës, interesave të tij dhe bërjes së tij shtet funksional.

Në këtë ju obligon besimi i dhënë i qytetarëve të Kosovës, pritjet e tyre dhe rekomandimet e partnerëve strategjik ndërkombëtarë për stabilitet politik dhe institucional. Prioritet janë krijimi i institucioneve të Kosovës dhe shtyrja përpara e agjendave politike vendore dhe në konstalacion ndërkombëtar. Na obligon parimi politik se interesat e vendit dhe raportet me partnerët strategjik, duhet të determinojnë sjelljen dhe vendim-marrjen politike.

Është moment kritik kur klasa politike duhet të reflektojë kulturë institucionale, vetëdije shtetërore dhe shtet formuese, përgjegjshmëri politike-institucionale dhe diplomaci konstruktive për të ruajtur pozicionin ndërkombëtar të Kosovës, garancitë dhe garantuesit e pavarësisë së Kosovës dhe shtet ndërtimit, natyrisht, të udhëhiqeni nga vlerat nacionale me karakter integrues dhe promovuese të paqes.

Historia më e re e Kosovës njeh burrështetas (siç ishte presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova), i cili në momente kritike për shtetin, diti të tejkalojnë vetveten, dhe diti të del jo njëherë, mbi interesat partiake, të unifikoj spektrin politik vendor, për tu vënë në shërbim të interesave të shtetit.

Çdo gjë i ka rrënjët në tokë, veç liria i ka ne gjak. Kjo do të thotë se para nesh është Kosova, prapa nesh është historia, që na obligon që të marrim vendime në të mirë të kombit dhe të atdheut. Prandaj, duhet të kujdesemi që veprimet tona, si do të vlerësohen në të ardhmen prej Zotit dhe Historisë.

Vdes Helmut Kohl, Kancelari që bashkoi Gjermaninë

Posted: 16 Jun 2017 11:37 AM PDT

Kohli e drejtoi Gjermaninë për 16 vjet. Ai mbahet mend për ribashkimin e Gjermanisë si dhe kontributin e tij të madh politik e ekonomik për integrimin e Evropës.

Partia e Helmut Kohlit, Bashkimi Kristjandemokrat, CDU, konfirmoi të premten të dhënat e medieve se ish-Kancelari ndërroi jetë.

Partitë që s’i shlyejnë borxhet nuk mund të certifikohen për zgjedhje lokale

Posted: 16 Jun 2017 11:36 AM PDT

Kësaj rritje të buxhetit do t'i kontribuojnë edhe dy partitë që deri tash ishin në pushtet PDK e LDK.

Mul Desku, kryeshef i Sekretariatit në PZAP ka treguar se deri tash për t'i paguar këto borxhe është interesuar vetëm koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe partia "Fjala", por jo edhe të tjerat.

Ai ka përsëritur se të gjithë ata që nuk i shlyejnë këto borxhe nuk do të mund të certifikohen për zgjedhjet lokale.

Që prej shpalljes së zgjedhjeve në PZAP kanë shkuar 354 ankesa e apele, nga to janë miratuar 141 derisa janë refuzuar 124 ankesa dhe apele.

Me numrin e ankesave të deponuara në PZAP prin Instituti Demokratik i Kosovës me 71 ankesa, pastaj Lëvizja Vetëvendosje, Demokracia Plus, LDK-AKR-Alternativa, PDK-AAK-Nisma e të tjera.

Kryesisht ankesat kanë qenë për blerje të votës, fotografim të votës, kërcënim, përdorim të gjuhës nxitëse, asistim për të votuar, bartje të personave për të votuar, votim të dyfishtë, thyerje të heshtjes zgjedhore e të tjera.

Kosova së shpejti me reciprocitet ndaj targave të Serbisë

Posted: 16 Jun 2017 11:36 AM PDT

Delegacioni kosovar arriti që të vendosë parimin e reciprocitetit në tabelat e automjeteve të Serbisë, e cila vendoste tabelat "prova" në mënyrë të njëanshme ndaj veturave me regjistrimin RKS.

Por, pavarësisht që nënshkrimi i saj ndodhi më 14 shtator të vitit të kaluar dhe jetësimi do të duhej të niste në nëntorin e po atij viti, vetëm në këtë qershor, Ministria e Brendshme ka nisur procedurat e prokurimit, për t'i blerë ngjitësit e bardhë, që do të vendosen në tabletat e shteti serb.

Pa dhënë shumë detaje, Ministria e Brendshme nëpërmjet një komunikimi elektronik ka bërë të ditur se: "Me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë, MPB-ja ka filluar proceduarat e tenderimit për vendosjen e letër ngjitëse apo "stikersave'', në tabelat e automjeteve të lëshuara nga Republika e Serbisë. Ne kemi përzgjedhur kompaninë që shumë shpejt pritet të na furnizojë me këtë letër ngjitëse", bëhet e ditur nga kjo ministri.