“Ferizajasja, Hava Kurti Krasniqi pjesëmarrëse në Maratonën e leximit në Zvicër” plus 5 more Ferizaj Press

“Ferizajasja, Hava Kurti Krasniqi pjesëmarrëse në Maratonën e leximit në Zvicër” plus 5 more Ferizaj Press


Ferizajasja, Hava Kurti Krasniqi pjesëmarrëse në Maratonën e leximit në Zvicër

Posted: 10 Jun 2017 07:44 AM PDT

Me  një rezultat mjaft të suksesshëm duke lexuar : një faqe të mbushur për një minutë .

Në Kantonin e Cyrihut gjegjësisht në Horgen është organizuar Maratona e leximit që synon të arrij numrin në një milion pjesëmarrë. Janë shpërndarë libra nëpër disa lokale e biblioteka të qytetit ku lexuesit mund të zgjedhin librin e dëshiruar dhe kafen- nga projekti të oferuar. Leximi bëhet në lokal, natyrisht pranë derës së lokalit, kohën e leximit e shënon pronarja e lokalit.

Hava Kurti Krasniqi është pjesëmarrëse e kësaj maratone. Ajo ekskluzivisht për Botapress shprehet  "Është një projekt vërtet tejet i madhërishëm, që reflekton vlera dhe civilizim. Po Zvicra nuk u bë e zhvilluar nga rasti, jo, zviceranet i ke me libra në duar.Zviceranët i sheh kudo duke lexuar, lexojnë ulur në një gur, lexojnë nëpër stacione, nëpër trena, autobusa e anije, nëpër restorane etj. Kjo maratonë leximi shpreh edhe etjen e tyre për dije. Shpreh dashurinë e tyre për të zgjuar interesimin e popullit për të lexuar sa më shumë"

Në pyetje tonë se a është interesimi i madh për lexim, ajo përgjigjet " në njërin nga lokalet ku lexoj unë , e që është një lokal i lodrave për fëmijë, pjesmarrja më ka thënë se gati i është ofruar në një milion pjesmarrës janë, por ajo kishte frigë se a do të arrihej sakt njëmilionshi i lexuesve, sepse tani është qershor dhe kemi vapë e shumica i kalojnë pasditet pranë pishinave"

Projekti ka filluar me 17 maj dhe do të zgjasë deri më 15 qershor të këtij viti.Organizatore e projektit është Autorja zvicerane Monika Sigrist si dhe Wohn & Schlafkultur. Ndërsa donatorët janë të shumtë si bankat zvicerane, bibliotekat e projektet e ndryshme.

Lagja e thelle malore “Mahalla” në Zaskok shumë shpejt bëhet me rrugë të asfaltuar

Posted: 10 Jun 2017 05:21 AM PDT

Të shtunën në fshatin Zaskok, ka filluar së realizuari zgjerimi dhe asfaltimi i segmentit të jashtëm të qytetit që lidh rrugën kryesore të fshatit Zaskok me lagjen "Mahalla, e që lidhet më fshatin Greme.

Nga afër punimet në këtë projekt i ka përcjellë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorë të Drejtorive komunale dhe kryesuesin e kuvendit Faruk Gurin.

Kryetari Svarqa, këtë projekt e ka cilësuar si tejet të rëndësishëm, dhe i cili i lehtëson mjaft shumë jetën banorëve të këtij lokaliteti.

"Është një segment tepër i rëndësishëm për jetën e banorëve ku do t'ju mundësojë një qarkullim më të lehtë këtyre banorëve, sepse zgjerimi I rrugëve natyrisht që tashmë është një domosdoshmëri dhe krijon mundësi edhe për lëvizje të lirë të nxënësve, por edhe qytetarëve në këtë segment", ka thënë kryetari Svarqa, përderisa ka shprehur kënaqësinë e tij që gjendet në mesin e banorëve të fshatit Zaskok.

"Jam shumë i lumtur që po me jepet mundësia që të jem sot së bashku me zaskokakit, me të cilët kemi një bashkëpunim dhe një marrëveshje për lirimin e hapësirave publike në dobi të realizimit të këtij projekti. Ne tashmë kemi ndryshuar jetën në Zaskok edhe me investimet e realizuara paraprakisht, si dhe me rrugën kryesore si dhe me rrugën që shpije nga Zaskoki deri ne Doganaj, i cili segment është njëri ndër segmentet identitare të qeverisë komunale", ka deklaruar Svarqa.

Segmenti i unazës së jashtme të qytetit edhe sot është cilësuar si shumë i rëndësishëm për qarkullim.

"Unaza e jashtme fillon nga Prelezi i Jerlive përgjatë fshatit Kosinë, në drejtim të fshatit Dremjak-Balaj dhe Nerodime si dhe Manastric-Zaskok deri në Greme e Rakaj, dhe ky është një segment afër 30 kilometra dhe është investim i Ministrisë së Infrastrukturës për çka edhe më këtë rast ju shprehi mirënjohje në veçanti ministrit Lutfi Zharku", ka thënë kryetari Svarqa.

Kemajl Goca, banor i lagjes "Mahalla" në fshatin Zaskok, me këtë rast është shprehur tejet i kënaqur me realizmin e këtij projekti. Tha se një projekt i tillë i ka munguar fshatit Zaskok.

U bë e ditur se gjatësia e unazës së jashtme të qytetit ka një gjatësi prej 30 kilometra, ndërsa kushton 2 milion e 800 mijë euro.

 

 

Italianët të interesuar që ta përkrahin zhvillimin e arsimit profesional

Posted: 10 Jun 2017 05:04 AM PDT

Ferizaj.10.06.2017. Italianët të interesuar që ta përkrahin zhvillimin e arsimit profesional të Kosovës.Mundësi e mirë që nga ky bashkëpunim të përfitoi edhe Shkolla e Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji "Zenel Hajdini"

Një delegacion italian i kryesuar nga drejtori i Departamentit të Arsimit Paruniversitar, Ecio Delfino, ka vizituar sot Shkollën e Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji "Zenel Hajdini" në Ferizaj.Mësohet se kjo viztë përbënë hapin e parë drejtë nisjes së një bashkëpunimi në mes shkollave profesionale të Italisë dhe Kosovës.Me këtë rast zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT) kanë thënë se po punojnë ngushtë me palën italiane në jetësim e dy projekteve që do të ndikojnë dukshëm në avansimin e shkollave profesionale të Kosovës.
Agim Krasniqi, zyrta për trajnime në MASHT, ka thënë se ky bashkëpunim i nisur para një viti pritet që t'i jep rezultate e tij gjatë këtij viti me avancimin e dy projekteve.
"Jemi në avancim të dy projekteve të cilat do t'i shërbejnë kryesisht arsimit profesional, duke bërë shkëmbimin e përvojave të arsimit profesional italian, për t'i sjellur në Kosovë, në mënyrë që të krijohen lehtësira në ngritje e cilësisë së strukturave që i ofrojnë institucionet tona në raport me grupet e interesit, tregun e punës dhe nxënësit" ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër edhe pala italiane e ka vlerësuar këtë bashkëpunim duke thënë se Kosova ka një potencial të mirë që ofron në zhvillimin e arsimit profesional.
"Kam parë shkolla profesionale të avansuara, drejtor të përgaditur mirë dhe ambiente të mira pune.Këto janë parakushte për fillimin e një bashkëpunimi i cili do të shkoi në të mirë të të rinjëve.Ky është edhe misioni i jonë, ngase Evropa është e popujve dhe popujt duhet të takohen.Shkolla e ka misionin edukues, duke e rritur bashkëpunimin mund ta ndërtojmë të ardhmen" ka thënë Ecio Delfino, drejtor në Departamentin e Arsimit Profesional të Italisë.
Në anën tjetër edhe drejtori i SHMAT,  Abdullah Imeri, ka thënë se ky bashkëpunim është në të mirë të zhvillimit ngase krijon kushte për shkëmbim të përvojave, të cilat mëpastaj mund të barten edhe tek nxënësit.
"Falënderojmë MASHT-in që ka zgjedhur shkollën tonë sepse krijon mundësinë për ne që të vendosim kontaktin e bashkëpunimit me shkollat p    rofesionale të Italisë" ka thënë Imeri.
Ndryshe, këto vizita po shihen si një mundësi e mirë e vendosjes së kontaktit të bashkëpunimit me shtetet që kanë një nivel të lartë të zhvillimit të arsimit profesional.Ndoshta një fat të mirë do ta kenë edhe nxënësit dhe mësidhënësit e Shkollës së Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji "Zenel Hajdini" në Ferizaj.

 

 

Vetëvritet veterani i UÇK-së Njazi Bytyqi në Ferizaj

Posted: 09 Jun 2017 04:27 PM PDT

Pra pak kohësh është vetëvrarë me armë zjarri veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Njazi Bytyqi, nga qyteti i Ferizajt.

Rastin e ka konfirmuar njëri nga të afërmit e të ndjerit nga familja Bytyqi,njofton gazetari i Kohës Ditore nga Ferizaj.

I nderi që nga paslufta ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si "Trodon dhe Diazepan". I ndjeri gjatë periudhës së fundit ka punuar si Taksi në qytetin e Ferizajt.

Gjatë ditës së premte, i ndjeri kishte vizituar të afërmit, shokët dhe dashamirët por nuk kishte diskutuar me askënd se do të merrte një vendim të tillë për vetëvrasje.

Në shërbim të kujt është Bashkësia Islame në Kaçanik?

Posted: 09 Jun 2017 02:50 PM PDT

Madje, në xhami u dhanë të gjitha njoftimet, në emër të familjes së tij, për ata që donin të shprehnin ngushëllimet e tyre.

Muhaxheri thuhet të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në Siri, në natën ndërmjet 7 dhe 8 qershorit.

Florim Neziraj, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe tregon se për rastin dhe veprimet e tij ka biseduar edhe me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

Trainkos pajiset me vagonë të rinj (Video)

Posted: 09 Jun 2017 02:50 PM PDT

Me ta do të zëvendosohen disa të tjerë, që më nuk janë të përshtatshëm për pasagjerë.

Vagonat e vjetër kanë të drejtën e operimit afërsisht edhe 4 muaj.

Udhëtimin më të lehtë tashmë do ta kenë edhe personat me aftësi të kufizuara, gjë që në vagonat e vjetër nuk e kishin.

Trainkos pajiset me vagonë të rinj – 09.06.2017 – Klan Kosova